Pseudogarat për kryetar partie

21 Shtator 2012, 16:55Politika TEMA
Pseudogarat për kryetar partie

Ndonëse liderët politikë kanë çimentuar prej vitesh pushtetin në krye të forcave që drejtojnë, ata nuk ia kanë kursyer publikut pseudogarën për kryetar. E fundit ndër farsat e prodhuara nga politika është rivaliteti i aktruar në Lëvizjen Socialiste për Integrim mes Ilir Metës, që u largua nga Partia Socialiste dhe Luan Ramës, edhe ky zyrtar i lartë në partinë e vjetër, raporton Vizion Plus.

Jo vetëm kaq, por Luan Rama përdori dhe sloganin e nismës së ambasadorit amerikan Arvizu,“Act Noë”, për të deklaruar se aty e gjeti frymëzimin për t’u futur në këtë garë e për të shpallur ambicien për kreun e LSI, ndonëse ai vetë dhe të gjithë e dinë se rivaliteti ndaj Metës është veçse një fasadë.

Por, rasti LSI është ne fakt një përsëritje e njëllojtë e asaj që kanë bërë në më shumë se dy dekada, drejtuesit e forcave të mëdha, që prej fillimeve të pluralizmit në vend.

Çifti i parë që krijoi precedentin e një gare kryekëput false, ishte mes ish-presidentit komunist Ramiz Alia dhe socialistit Namik Dokle, në vitin 1991 për postin e kreut të shtetit. Më pas dukuria u përsërit me të njëjtën butafori mes Sali Berishës dhe Uran Butkës, madje dy herë brenda të njëjtit çift.

Në zgjedhjet e vitit 1999, rivali i kryeministrit Berisha ishte Uran Butka. Në atë kohë kuvendi i demokratëve i dha Sali Berishës 594 vota, ndërsa Uran Butkës 81 vota. Dyshja Berisha-Butka u përsërit në vitin 2005, përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të korrikut 2005.

E njëjta skene u rishfaq ne Partine Socialiste në garën për kreun e saj mes Edi Rames dhe Maqo Lakrorit në fund të vitit 2009, ku i pari e mori drejtimin e partisë me 93% të votave. Pavarësisht nga lloji i votimit me apo pa parimin “një anëtar një vote”, gjithmonë fituesit kanë qenë të ditur që në nisje për shkak te lojës së dobët të aktorëve politikë.

E vetmja garë e vërtetë mund të quhet ajo për kreun e PS-së në vitin 1999, mes Fatos Nanos dhe Pandeli Majkos, ku i pari mundi ta merrte partinë me 30 e ca vota më shumë në një garë të vërtetë e të ashpër, e që rezultoi me një rezultat shumë të ngushtë.

Të pashqetësuar në autoritetin e tyre dhe kontrollin e partive, liderët politike kanë arritur të krijojnë perceptimin e të gjithëpushtetshmit brenda partive të tyre duke i kthyer këto të fundit shpesh në çifligje private të disa emrave që nuk pranojnë të largohen nga skena. Ndërsa ata që rëndom janë përdorur në këto gara, janë mjaftuar me shpërblime të majme ose modeste.

12 komente në “Pseudogarat për kryetar partie”

  1. ANETAR i LSI says:

    luan RAMA nuk ka nevoje te frymezohet nga ambasadori AMERIKAN,,, JO dhe jo,,, luani frymezohet nga krietari i partise se INTEGRITETIT ilir FLORIRI..AI qe eshte shangisti i politikes INTEGRUESE ME VILA NE BUZE te detit,,,,ilir INTEGRUSI paguan KESH ne dore ata qe punojne per INTEGRIMIN…I vetmi qe e do shqiperine e INTEGRUAR ESHTE ilir INTEGRUSI,, e do aq shume shqiperine sa e do te gjithen per vehte…eshte edhe XHELOZ PER SKRAPIN,,, FLORIRIN,,, KONçESIONET,,,DHE per TENDERAT….

    1. Turpi I kombit keta te tre says:

      Shikoku sa TE bukura ka leshkat Meta

      1. laberishte says:

        Hidhet L.Rama ne gare me Meten
        Nje Tiger i marre,nje Luan prej Leter.
        Do ndryshojme LSI-ne
        per me e rrit edhe pak Hajnine.

        Rine”Serioz” qe te mos gajasen
        E dine edhe vete qe kane ardhe prej glase.
        Jemi te “zote” thone te bejme zhbllokimin
        edhe me dreqin koalicion,
        per ti kthyer Syte nga Perfitimi…

    2. B. Haxhiu says:

      Na e la peshqesh garen Ramizi me Namik Doklen, po kta nxonsat ja kalun edhe profesorit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/presidenti-i-shqiperise.html

    3. luani says:

      Pse nuk ishte gare e vertete edhe mes Edi Rames dhe Nanos?! Ktij te fundit si del e keqja as nga viena! Pra paskan qene dy me 0 per PS perballe gjithe te tjereve

  2. peci luku says:

    NE FOTO PISET E SHQIPERISE (3GOMERET E TREDHUR )LIRIA QAHET XHOANA QAHET MONIKA KA TE TJERE SE VICI VIC ESHTE THOTE .JU ERDHI FUNDI LEGENAVE VRASESVE HADUTERVE KUR TI SHIHNI NDO NJE DITE TE VARIN VETEN NGA FRIKA E POPULLIT POPULLI U ZGJUA PO PREGATITET TI KAPI

  3. Selam Selaria says:

    Nashti keta te LSI-se filluan te fryjne dhe bythen me Arvizune.

  4. arrori says:

    ti, antari i lsi-se,duhet te mesosh se kalane tek gjiri i lalzit ilir plehra ia shiti ethem ramadinit dhe inva mules per 1.5 miljon euro.thone se ajo nuk ishte vile,por nje kala e vertete.

  5. voica says:

    Paragraf i mare nga shkrimi:
    “Jo vetëm kaq, por Luan Rama përdori dhe sloganin e nismës se ambasadorit amerikan Arvizu,“Act Now”, për te deklaruar se aty e gjeti frymëzimin për t’u futur ne këtë gare e për te shpallur ambicien për kreun e LSI, ndonëse ai vete dhe te gjithë e dine se rivaliteti ndaj Metes është veçse një fasade.”
    Mero, ja fut kot dhe ti nganjehere. E dhe dje kete lajm? -PO.-Pse e zgjeron perseri sot?
    Mjafton ky paragraf me lart qe njerezit t’i zeje te vjellet nga neveria.
    Sa me shume nisma “politike” te ketij lloji te kete, aq me shume tregohet se si perceptohemi ne si popull nga keta. Une per veten time e di: per Luan Ramen duhet te kem medoemos pamjen e nje kerriçi te rritur. (Lum si une qe e di ç’jam).Per Ilirin, Saliun etj etj, dihet se ç’dele te perendise jemi ne.
    Ne fakt, ti Mero, nuk ja fut kot. Shtypi ate detyre ka-te tregoje realitetin, qe ne kete rast jemi ne, debil-populli qe më ç’te na bejne dhe ne ngelem duke shfryre ne faqe blog-jesh e gazetash. Mire na i bejne!

  6. salah says:

    Comedy Patrone Ilir Meta: Luan Rama Mafia

  7. Tepelena. says:

    Farsa e radhës…!Me sa duket Lsi-i paska humbur lidhjet përfundimisht me realitetin…Të mjerët Ata…!

  8. Ndoc Sukaj says:

    Ka vite qe jemi mbushur me kukulla neper parti dhe ne qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje