Nga Mero Baze
Sokol Olldashi është treguar padyshim njeriu më politik në shpërndarjen e pareve të buxhetit të shtetit për reklama. Ai është treguar më politik dhe më pak dyshues për korrupsion personal, në mënyrën se si i ka shpërndarë ato. Nga 800 mijë dollarë që ka pasur në dorë për njoftimet e shpronësimet, 500 mijë ia ka dhënë gazetës RD dhe 300 mijë Sandrit dhe Fahriut së bashku. Çdokush që e dëgjon këtë lajm në PD, e justifikon pozitivisht gjestin e Olldashit. Kjo mes të tjerash dhe për nervozizmin që ka ngjallur lajmi për milionat e Frangajt edhe brenda PD-së. Ditët e fundit kam parë shumë njerëz të zemëruar të PD-së, që mërmërisin për milionat e tij dhe për haraçet që duhet të paguajë pushteti i tyre për Klanin. E shtyrë në kohë, kur ata e shikonin Klanin si një TV armik të tyre, zemërimi bëhet dhe më i madh.
Në këtë aspekt, gjesti i Olldashit shikohet më me simpati dhe vizaton në një farë mënyre ndarjen brenda pushtetit lidhur me PD e vjetër dhe “kollovarët” e rinj në pushtet. Nëse i hedh një sy ministrive që drejtohen nga njerëz që nuk kanë pasur lidhje me PD para vitit 2005, kur Klani ishte armik i saj, shikon se ata i kanë dhënë Frangajt milionat. Të tillë janë Basha, Imami, Ksera, Ruli etj. Ata janë në një farë mënyre të ardhur në një kohë me lugë në brez në pushtet dhe ndajnë paret mes tyre. I vetmi që është kujtuar që në këtë thes të madh paresh të zhvatura t’i japë një dorë të mirë dhe gazetës RD, është Olldashi. Dhe kjo natyrisht ia rrit pikët në PD.
Por pikërisht tek avantazhi i tij politik fillon dhe problemi i tij penal. Gazeta RD, përveçse është një fletushkë pa asnjë vlerë në tregun e medies, nuk është mes të tjerash një subjekt tregtar i pavarur. Së bashku me Zërin e Popullit ato janë dy gazeta partish, financat e të cilave janë të bashkuara me partitë përkatëse. Duke qenë gazetë e Partisë Demokratike dhe e financuar prej saj, duke mos pasur as formalisht dhe as juridikisht statusin e një gazete private në vend, financimi i gazetës RD me paret e buxhetit është një tanxhente e qartë e qeverisë për Partinë Demokratike. Unë e njoh pak a shumë strukturën e asaj gazete dhe shpenzimet e sa. Nuk i kap kurrë 100 mijë dollarë shpenzime në vit, edhe sikur kryeredaktori dhe 4-5 gazetarët t’i kenë dyfishuar rrogat. Pra, me një pagesë të tillë Olldashi e ka financuar RD për gati 5 vjet. Por problemi nuk është se janë paguar ata pak stenografë të telefonave të Berishës aty. Problemi juridik qëndron tek fakti se qeveria ka gjetur një mënyrë të financojë partinë e saj me pare të buxhetit dhe për një tanxhente të tillë Olldashi, tani që nuk ka as imunitet, duhet të hetohet dhe të japë dorëheqje. Ky është rasti më klasik dhe më flagrant ku një qeveri heq lekët nga buxheti dhe ia çon pa iu dridhur dora partisë së saj. Helmut Kol, kolosi që bashkoi Gjermaninë dhe rrëzoi Murin e Berlinit duke i dhënë shpresa gjithë Lindjes, iku nga politika për më pak se kaq lek, vetëm se dikush ia dha partisë së tij pasi kishte fituar disa tenderë nga buxheti i Gjermanisë. Në rastin konkret, gjesti është më i pafytyrë. Vetë ministri, pa tender, pa konkurrim, i ka prokuruar partisë së tij 500 mijë dollarë për propagandë. Me ato 500 mijë dollarë janë sulmuar liderët e opozitës, gazetarët kritikë me pushtetin, janë bërë fushata elektorale dhe është konkurruar në mënyrë të pabarabartë në një garë elektorale. Në asnjë rast në gjithë historinë e tanxhentopolit në Itali nuk ka një rast kaq të pastër përdorimi të pareve të shtetit për buxhetin e një partie.
Sokol Olldashi e ka bërë këtë se është një politikan që i dhimbset PD dhe shtypi i saj, pasi andej ka nisur karrierën politike. Për këtë PD duhet t’i jetë mirënjohës. RD po ashtu. Frangaj dhe Balliu nuk duhet t’i mbajnë mëri pse i ka dhënë RD dyfishin e pareve në raport me ata. Ai edhe pse ata nuk i do, u ka dhënë diçka dhe atyre, po për shkak të partisë. Por këtu mbaron bamirësia e tij dhe duhet të fillojë shteti ligjor. Duhet të ikë menjëherë nga zyrat e shtetit dhe të shkojë para drejtësisë. Pastaj le të rikthehet të luajë bilardo në oborrin e PD-së dhe të pijë ndonjë gotë me militantët, për të cilën e ka bërë këtë sakrificë. Ata me siguri do ta vlerësojnë që ka sakrifikuar për ta. Por drejtësia duhet të bëjë një shembull për kapjen e shtetit nga një parti që harxhon milionat e qytetarëve për propagandë gëbelsiane.
z mero kur do vihet kjo drejtesi????????per te kapur keta njerez???ne shqiperine demokratike nuk po kapen ata ministra me vrasje mbi kurris dhe jo me te arrestohet olldashi te pakten deri tani nuk akuzohet per ndonje vrasje,,ku eshte fatmir mediu,,pse nuk arrestohet,,ku eshte lulzim basha sa vrasje ka mbi kurriz,,e jo me sa leke ka vjedhur,,ky qeni olldashi te pakten i ka investuar tek gazetat e familjes,,po basha qe i futi ne xhep pse nuk vepron drejtesia,,prandaj z mero eshte e kote te flasim se keta do te dalin ndonjehere perpara drejtesise,,nuk e di me vone kur te vdesi saliu jone,,a do arrestohen keta mostra,,por deri tani ne kete moment as olldashit dhe askujt tjeter ne PD nuki hyn gjemb ne kembe z mero,,pershendetje…
Ore njerez pa logjike, horizont, pse u dashkaa bere vrasje qe te denohet ndokush, Ai qe vjedh nuk duhet denuar? C’eshte kjo llogjike. Te dy palet jane kriminele, Njerezit nuk kane leke per te blere buke, Olldashi merr parate nga buzheti- qe jane parate e qytetareve qe paguajne taksa per te rregulluar ambientin publik, dhe ja jep Gazetes qe te nxjerr vrer per kedo qe i kundervihet atyre, dhe pa dyshim ato para pastaj ndahen neper zarfa. Prandaj Olldashi cirret, dhe bertete me shume se te tjeret; ben si trim, te duket i forte dhe i “ndershem” qe te mos merren me te.
Te merret Prokuroria, ja ky eshte nje inicim per ta hetuar menjehere. Pse u hoq imuniteti. veproni ! Mero Baze eshte nje Gazetar, dhe eshte kaq ndihmues me analizat qe ben, Po Prokuroria ku eshte? VEPRONI! o te mjere.
Z.Majlinda me lloghike ! imuniteti e heq Berisha per te denuar ato qe ai don . dhe pa imunitet ai te vetet i mbron . kjo nuk kerkon shume lloghike.
denoncimet kane filluar rendshem,,,,,por denimet kur do te vijne?????
a ka valle gjykate qe mund ti denoje?
As ne kohen e Enver Hoxhes nuk kemi pesuar nje propagande kaq te ndyre e te felliqur!
Ky eshte nje regres gjigand i mediave shqiptare dhe i takon TemA-s dhe atyre pak mediave “vende vende” opozitare, qe te balacojne kete treg kaq “DACIBAO”!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html
Duke vlersuar maksimalisht perpjekjet e atdhetarit Mero Baze per te ndricuar vjedhjet e pafundme te qeveritareve nen drejtimin e bosit te lulelakres fuckberisha MENDOJ SE KETO SHIFRA NUK HABISIN NJERI NE SHQIPERI.
U vodhen hapur fare mbi 330 miljon dollare ne rrugen e kombit nga berisha -basha me frank wisnerat dhe jo vetem qe nuk u denua njeri por u shperblyen njerit i dhane votimet e 2009 tjetrit i dhane bashkine e tiranes.
Jane vjedhur miliarda dollare ne armatimet e ushtrise shqiptare si te babzitur berisha me mediun dhe tom ridgat dhe cifutat e berishes ne washington dhe jo vetem nuk u denua njeri por shkuan lart e me lart.
E vetmja rruge eshte te mblidhemi ne nje front kombetar pa dallim feje
krahine,bindje politike,origjine shteterore per te larguar kucedren berishe dhe palloshin edrama ku vecanerisht ky i fundit pas 21 janarit eshte nje kollone e peste.Me miell,me veze,me fasule,me patate,geshtenja deri dhe plumba te largojme me cdo kusht qelbesiren.
Edhe Martin LUTTER Kingun admistrata amerikane e keqperdori deri sa me ne fund ai fitoi me sakrifica dhe gjithe amerika e respekton kete legjende.
per HYSEN MERTIRIN;– PO çke o hysen qe na e kujton ”mostren” SONIL;;; DO TE NA LESH PA gjume??????edhe ate kemi mangut…na lere ne hallet tona,,,,PO BESON NE ZOTE mos na e kujto,, se na behen NERVAT kaçurela,, e te keqen VELLLAI,, KI MESHIRE
Olldashi ka bere deklarimin e pasuris se tij,sa lek ose volut ka dhuruar nga keto per PD dhe gazeten RD.
Trimi i madhe qe del ne ekranet televizive per te mbuluar zullumet e Berishes,nuk i trembet ligjit,pandeshkushmeria i ka dhene zemer,leket e popullit i duken te tijat.
Keto dhurata jane dhe forma koruptive per te mbajtur dhe per vete.
Shkurtohet shpenzimet dhe riten dollaret per propogande demokratiko-fashiste.
Pjesen e pare te editorialit e kuptova,d.m.th qe banda mafiose berishiane vazhdon te grabis,nuk po kuptoje conceptin ” shteti ligjor”Kapo i shtetit tone ligjor(te bejme finta sikur ekziston)eshte Bujar Mehmeti,parlamenti i perbere nga kollovar,i komandon Berisha,pushteti gjyqsor nga gjykates te korruptuar.Shteti ligjor ekziston vetem per ata,per ne ekziston vetem rakia,gezuar.
Ke thene nje gje me se te vertete z.Baze.Pushteti tashme ka vite qe e ka bere tradite qe nje pjese e ,,invesimeve publike,,te kthehen serish ne xhepat e zyrtareve te larte apo te ulet.
Nuk besoj kurre se do denohet ndonjeri nga keta politikan flliqesira, qe vene interesat e veta personale para popullit, qofshin keta nga PD, PS, PR apo ata gjarperinjet e LSIs. Te gjithe shqiptaret tashme kane humbur shpres ke politikanet(nqs do ti quanim keshtu keta hijena). Te gjith ata qe jane te perfshire ne politiken shqiptare jane te korruptuar 100% – fakt. Ne 22 vjet demokraci jo nje politikan i veteme eshte denuar per korrupsion(pervec Nanos qe i hengri te gjitha vetem dhe Sala ja rrasi 4 vjet. Sala nga ana tjeter i ndau me kelyshet e vete.). Personalish kam pak, po shume pak shpres ke Edi Rama, mos e ndryshon pak shqiperin sic beri me tiranen.
Peshendetje nga UK
…dhe na kishte marre malli per fjalen “tanxhente”…
SHQIPERIA,C’KA QENE,C’ESHTE,E CDO TE BENET ?
C’KA QENE…………….
E para. Anarkia fetare: Katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë (të lartë) bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bej se beu
dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anëtarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.
C’ESHTE…………….
E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë
si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
E katërta.Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim
përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur
Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte
një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurt që të nesërmen
do të prokllamohet patriot i madh.
C’DO TE BENET…………..
E pesta. Anarkia e idealeve: Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në
një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet
e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara
të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që mund t’i copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se
në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ia prenë; atëhere e kapi
me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri
do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku
KETO JANE THENE NGA NOLI PARA GATI 100 VJETESH…??
SHQIPERIA KA PER TE VUAJTUAR GJITHMONE…..!
Realist,
goditje e bukur. Pas kesaj me dhemb pak ne shpirt e nuk ndihem mire. Po s’ka gje, do kalojne pak minuta e do harroj, do shikoj se si te mbijetoje ne kete cope vend ku nuk e di me nese eshte atdheu im. Nuk e di se cdo pellembe ketu eshte shitur. E kane shitur, po mua as me moren leje, as me pyeten e as me njoftuan. Eshte edhe atdheu im e duhet ta benin. Nga e kuptove do thuash ti, qe eshte shitur? Po ja ngado te shkosh shiten vende pune, sidomos per mesues e profesore universiteti. Ai qe drejton institucionin e shtetit? jo vella jo ai nuk eshte drejtori ai eshte pronari. Po, po pronari. Cfare them edhe une, gjithe pronaret do me hidhen ne fyt tani. E ku ka pronare te jete aq i lirshem ne biznesin e tij.
Z.Mero, pa shikoni njehere rrotull ju lutem se cbehet ne arsim. E shitem edhe shpirtin, e thane intelektualin, e tkurren, ia thithen palcen deri sa e transformuan ne butak pa shtylle kurrizore. Si nje pelte e qelbur lekundet qe s’vlen me as per tia plasur ndonjerit surratit
Nese partia qe pretendon te marre pushtetin nuk i premton ketij populli se hajdutet e tij do ti vendose pas hekurave te mos pretendoje qe te marre voten e njerzve te ndershem,
Komenti qe MERO ben ne drejtim te qorrit te p.d i cili pa pike turpi cirret ne ekranet e t.v te ndryshme per vetem pune te ndershme qendron.Ky i pa fytyre eshte me agresivi kur del ne t.v a thua eshte me i ndershmi nder shushunjat e kesaj qeverie me antipopullore per 100vjet.Haram e ilace ju befshin parate e popullit fukara.Shpejt a vone do pergjigjeni nje dite.Drejtesia vonon por nuk harron.MERO me ate foton ku faraoni sali esat ram sheqeretoptani berisha me sander idiotin,fevzon e felliqur te klanit famkeq,bashke me kasandrat erla mehilli,abc news kurven qe ka bere nje femije por nuk dihet kush eshte babai,pra mund ta kete me shume vete e njeri nga ata mund te jete sander idioti vetem adn mund ta zgjidhe. Me ke kenaqur aq shume qe sa here cfaqet qesh me te madhe.Ti MERO e ben cdo dite punen tende me aq sa ke mundesi pra me pene,tjetra i takon popullit qe dje me miell sot me veze e neser me vote per ta shporr nje here e mire kete pacavure qeveri.Shpresoj qe vitin tjeter SHQIPTARET te kene nje qeveri qe mendon per ta.
Olldashi i ka dhene kaq shume ,por nuk dihet sa ja kane kthyer
ne xhep te tij nga kjo shume ?
Ju mendoni se nuk ka mare asgje ai Z.loni ?
Ky eshte kulmi.me parate e taksave tona tallin bythen keta pisa
O BENO,MOS BEJ NAIVIN,.A NUK ISHTE NANO AI QE PREMTOI SE DO I FUSTE NE BURG KLANIN E BERISHES.? A NUK ISHTE BERISHA QE DO FUSTE NE BURG KLANIN E ZEMUNIT NANOS?PREMTIMET IKEMI SAPER TE LARE GOJEN NE MENDER POLITIKANET SHQIPTAR.
Per cdrejtesi flet zoti Mero, kush eshte ajo drejtesi ne shqiptaret pos nuk shfarosem koleren Berishe me qeverine e tij hajdute ne shqiperi nuk ka per te pase ndrejtesi kurre se ajo eshte kapur nga ai dhe klika e tij .
ceshtja e korrupsionit eshte problem kaq i mprehte sa nuk ka raport te osbe,be ai, dhe fmn e bb qe nuk e ngrene me te madhe. korrupsioni tek ne ka nje histori te gjate ne vite kjo mund te vertetohet fare lehte me hetimin e pasurise te gjithe personave publik sindikata politikan qe kane udhehequr kete vend qe nga 1192 duke futur ketu dhe kohen kur qeveriste ps . privatizimet shikoni kush jane pronar te gjithe sahanlepiresit qe qendrojne mbrapa partive.korrupsion ne drejtesi aresyeja pse ?ato jane vendosur aty me urdhera politik per ti sherbyer ne te ardhmen. sot denoncohen ministrite e pd per shperdorim te fondeve publike per mediat prane tyre. deklaratat per njohje te publikut nuk kane efekt juridik por thjesht informues. ps duhet te kuptoj nje gje qe opozita duhet te beje denoncimet ne prokurori , dhe cfar do te ndodhe me vone eshte tjeter ceshtje. sot imuniteti eshte hequr, pd ka te gjitha institucionet ne varesi te saj ,keshtu pergjegjesia do te bjere ne te nqs nuk do te kete drejtesi. llafet i mere era kurse letrat mbeten.kete praktike ka ndjekur dhe pd per ministrat ps por ne nuk pam nje te denohej . keshtu nuk shkohet ne europe. se fundi faji nuk eshte jetim ,pergjegjesia bjen tek ne votuesit qe japim vote. thirrja e usa act now nuk eshte te marrim armet te rrezojme qeverine. kur pushteti merret me dhune demokracia merr fund. por njerzit te ngrejne zerin per padrejtesite te denoncojne korrupsionin te kerkojne referendum per ceshtje kardinale etjer. opozita me politiken e deritanishme ka dificite qe duhen riparuar. sot i behet thirrje asaj te votoj ligjin per gjykaten e larte duke e cilesuar bllokuese.pse? ajo eshte bere zbatuese e vendimeve te mazhorances,dhe per kete te nguli kembe qe ky ligj te miratohet jo si don pd por si e kane vendet si franca dhe anglia te cilet kane pervoje demokratike me te madhe ne be.
Po behen 6 vjet qe nga gerdeci e deri tani qe vetem “inventarizojme”se sa vjedhje,vrasje etj etj po ndodhin ne kete vend.Dhe ne kete rast Mero pershkruan shume sakte vjedhjen hapur nga buxheti i shtetit-tek reklamat per gazetat qe shumica ketyre mijra dollareve shkon ne xhepin e atij qe e jep dhe te atij qe e merr.Me hapur qe po vidhet nuk ka ku te shkoje me dhe po aq sakte qe po e pershkruan Mero.
Problemi eshte se “what the next” cfare do te behet me tutje me kete bande vrastare dhe hajdute te kryesuar nga nje qelbesire vicidoli qe shume shqipfoles e quajne k/minister.
Me gjithe keto gjera te tmerrshme qe kane ndodhur dhe po ndodhin kush eshte spjegimi ?
Klasa politike shqiptare eshte plotesisht e depersonalizuar,e shperfyteruar dhe nje pjese e mire e tyre ka “futur duart” ne nje fare menyre ne vjedhje biblike qe i eshte bere pasurise se shqiptareve.
Kurse shqiptaret e ndershem e ndjene vetem te tradhetur nga kjo klase politike por dhe te prere ne bese direkt nga dipllomacia amerikane.
Ne vitet 1991-1992 priti krahe hapur dipllomatet amerikane duke shpresur per dite te mira do te vinin ne nje sistem demokratik.Por me kete situate qe kemi sot mund te themi qe eshte instaluar nje junte e eger fashiste qe ka nje “make up” me pudrosje demokratike.
Fillimet e kesaj menxyre shqiptare e kane fillimin ne gabimet dhe gafat e dipllomacise amrikane ne shqiperi qe ne vend te dekomunistifikonin kete vend filluan gjuetine e shtrigave sipas doktrines rajeson -elezbiberaj .Ne vend te nje pajtimi kombetar midis gjithe shqiptareve filloi ofensiva e hakmarrjes nga pinjollet e komitetit te maleve,te mergates se qyqeve kunder ish kundershtarve te tyre.Njerzit me te felliqur te ketij sulmi kanibalesk ishin treshja e tropojaneve berisha-hajdari-elezi & company qe megjithese ishin fece te diktatures e perdhosen ate vend deri ne kete gjendje perverse qe eshte sot.
Eshte e trishtueshme qe perseri segmente te dipllomacse amerikane po e mbrojne me cdo kusht nje vrases gjakftohte dhe nje tradhetar disa here te interesave kombetare.Nuk eshte puna se dipllomacia amerikane merret me shqiperine.Ajo ka aq probleme te mprehta sa nuk do tja dije fare se cfare ndodh aty por vetem ka caktuar njerez qe te mbajne nje statukuo
qofte dhe kur vriten njerez ne bulevard ose kur vidhen votimet.
Me nje fjale dipllomacia amerikane po e shikon shqiperine me syzet e elez biberajt si ne 1991 kur e vune ne pushtet berishen me “puc demokratik” duke prishur votimet e 31 marsit 1991 duke improvizuar vrasjet e 2 prillit ne shkoder deri te prishjen kriminale te qeverise se stabilitetit.
Rolin me negativ ne keto 21 vjet te kesaj demokraZIE e ka luajtur lobi i berishes ne washington.Ne fillim keta njerez mafjoze kane vepruar ne menyre te maskuar me berishen por pas 2005 kane dale hapur legalisht.
Troc muhabeti keto jane thembra e Akilit qe berisha eshte gjalle sot.
Veprimtaria kriminale tyre qendron ne kete biznes:Nqs berisha duhet te laje gjakun e 21 janarit duhet shese “per nje cope” buke albetrolin.
dhe DASH mbyll syte pas kesaj masakre E njejta histori dhe me gerdecin: nqs doni Nato i ndyeri berishe duhet te falni miliarda dollare te fishkeve dhe armatimeve.Ky lob “powerfull” eshte aq i fuqishem sa mund te heqe parakohe nje ambasdor si Withers,mund te emroje nje ambasdor kukell si arvizu ,mund te mbuloje vrasje mafjoze si e trebickes apo akte kriminale si vrasja e 4 protestuesve te 21 janarit me ekspertiza humoristike te FBI.
Me vjen keq per shqiperine qe eshte ne gjendje reamincjoni qe mund te sherohet vetem ne debimin e mobsterit berishe me cdo lloj forme qofte demokratike me protesta apo me egzektim ne lule te ballit.
Dy here i jam drejtuar Presidentit te nderuar Obama njehere para 21 janarit 2001 per te nderhyre ne rruge diplomatike qe shqiperia te mos shkonte ne rrugen e ferrit si ne 1997.Heren e dyte i jam drejtuar pas njevjetorit te masakres se 21 janarit dhe i kam kerkuar ndihme qe te gjeje rruget per ta nxjerre nga ferri.Eshte per tu ardhur keq qe ne kete 100 vjetor te jete ne krye te sofres njeriu me pervers dhe komik ja vetem ne shqiperi por dhe ne te gjithe globin per te gjithe kohrat.
Nqs do jete mobsteri berishe ne pushtet akoma ne 28 nendor 2012 kjo do jete nje dite zie,do jete dita me e zeze ku shqipfolsit zvarranike do te festojne 100 vjetorin e shtetit pa shtet.Do ta festojne pikerisht me ate perbindesh qe e shkaterroi shtetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.Flamurin shqiptar e kam vene ne gjysem shtize pas 21 janarit 2011 dhe nqs qenberisha do te festoje kete 100 vjetor do te heq shqiponjen nga flamuri dhe do te ve nje gjarper ku do jete flamuri
i nje vendi te perdhosur me emrin SALBANI DHE BANORET E TIJ DO TE QUHEN TALEBANE DHE SALIBANE .
Olldashi eshte nje Al-capone shqiptar ose me mire produkt PD-je dhe shijaku dhe ka vjedhur aq para nga buxheti shtetit sa asnje qeveritar tjeter, bashkepunetoret e tij me te afert thone se ai merr 5-thase me Euro cdo dite dhe iken ku mund te ndosh kjo pervecse tek ne dhe ky Alldoshi na del dhe na ben karshillek duke inuguruar rruge si nje hajdut me cizme!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Z INA RAMA. KOHA QE JU KA NGELUR ASHTE E MJAFTUSHME PER TE HETUAR KRIMELET DHE HAJDUTET E QEVERISE ME TE KORUPTUAR NE EVROPE, QE PARAT E POPULLIT I KANE SHPENZUAR PER PROPAGANDE NE INTERES TE PUSHTETIT TE SALI BERISHES, PERDITE OPOZITA DENANCON SHIFRA DHE FAKTE MARAMENDESE SE SI HARXHOHEN PARAT E TAKSAPAGUESEVE PER TE MBAJTUR NE PUSHTET KETE PALO QEVERI NGA ME TE URYERAT DHE ME ANTIPOPULLORE MBAS ASAJ TE DIKTATORIT ENVER HOXHA.CFARE PRISNI, MOS KINI FRIKE NGA E DREJTA, PORE DENONI TE PADREJTEN, MAKUTERINE DHE HAJDUTERIN QE KULTIVOJE DHE PO ZBATON SHPELLARI I VUCITOLIT. ARVIZU I BERI THIRJE POPULLIT VEPRO SOT, KJO THIRJE ESHTE EDHE PER JU, ME DREJTESINE DHE ME JU ESHTE E GJITHE DIASPORA NE TER BOTEN.
Tangente eshte bakshish ne shqip.Tangentopoli(Bakshishhana)qe proçesi i hetimit qe rrezoi Batino Kraksin dhe sistemin e financimit te partive,qe funksiononte nga bakshishet qe merrnin ne shkembim te dhenies se tenderave.Ky rast i dhenies se 500 mije$ per RD eshte rast i paster korrupsioni.Ngjan si dy pika uji me rastin e Tangentopolit,pasi jo thjesht detyrohen bisnesmene te japin shuma nen dore per partine ne pushtet,por me keq akoma,qe nje ministri me shuma te medha nga buxheti financon haptas gazeten e partise ne pushtet.Nuk di çfare kerkon me prokuroria per te nisur urgjentisht proçeduren!
Ky është një skandal vërtet tangentesh dhe Mero Baze,nëse e nis mirë dhe ashpër kritikën,e përfundon atë në mënyrën më mizerabile,me Frangaj e Balliun që”s’duhet t’i mbajnë mëri…”dhe..(…) “po deshi pastaj të vijë e të loz bilardo në PD!”(?!)
Kjo tangente kriminale,financuar shtypi i partisë nga taksapaguesit shqiptarë që në shumicë nuk e duan këtë parti flamurzezë(bluja me shkronja te bardha dihet është ngjyra e dashur e Titos që la amanet të varrosej kështu),por mbi të gjitha sepse është e kunderligjshme.Z.Mero në vend të thellohet tek hetimi,pergjegjësia ligjore duke i kerkuar si media e lirë hetuesisë ndërhyrje,hetim dhe procedim duke u deklaruar në shtyp kryeprokurorja,merret me te ardhmen e Olldashit,njeriut më kriminal,pas Berishës dhe Bashës,në Shqipëri.Le ta pranojmë”lapsus”të z.Baze,fundin e shkrimit,por këtu ka vend që përditë t’i kërkohet Olldashit sqarim,ku e ka mbështetur ligjerisht dhe,natyrshëm t’i kërkohet drejtësisë të informojë sovranin rreth kësaj tangenteje kriminale!Rastet nuk janë të shumta,në botë,kështu dhe Kohl nuk është në këtë shkelje flagrante pavarsisht se e pranoi fajin dhe vetndeshkoi edhe Partinë,ku,dihet,zonja Mekel ishte ajo që e groposi me kritika brenda partisë dhe polemika edhe në shtyp!Kjo nuk mund të ndodh në partinë me flamur të zi të Titos,alias PD,shqiptare!…Aty është banda në veprim,ndaj është shtypi i lirë dhe vërtet me ideale demokratike që denoncon,kërkon pergjegjësi dhe kontrollon!Eshtë i vetmi mekanizëm i lirisë së Sovranit që ka mision t’i shërbejë atij!Që nesër Baze mendoj se duhet të formulojë pyetjet për Olldashin dhe të mos i ndahet këtij mafiozi që me lekët e taksapaguesve shqiptarë vitin e kaluar ka mizeri lëvizjesh me avione për të parë ndeshjet e futbollit në Spanjë dhe regjistri i aeroportit të Rinasit duhet të behet trasparent!Por financimi i RD( nuk ka rendësi si shitet ajo në treg)që duhet të bëhet vetëm nga Partia,dhe është normale,nga ministri Olldashi është shkelje e hapur e ligjit dhe taksapaguesit shqiptarë duhet të ndergjegjesohen si paratë e tyre shteti i kthen në tangente për partinë.Natyrisht opozita duhet të prononcohet ne shtyp dhe parlament dhe opinioni lexues të ndizet me komente të publikuara dukshëm!Eshtë një fakt tronditës që kërkon ndëshkim të ashpër ligjor!Mero besoj se do reflektojë!..
Shume i sakte komenti i Realist me goditje te sakte ne shenje.
Para disa kohesh edhe vete kam bere nje koment te tille se Shqiperia cfare ka qene ceshte dhe cfare do jete.
Ne pikepamjen time duke analizuar rrjedhojat historike te kombit shqiptar kam arritur ne perfundimin se shqiptaret me prejashtim te kohes se Gjergj Kastriotit te famshem nuk kane patur as edhe nje here te vetme nje periudhe per tu vleresuar pavaresisht disa spontaniteteve me disa burra te vecante qe duhen vleresuar si korifej te tjeret,flas per shumicen e popullit kane qene,jane dhe do jene njerez pa ideale,dritshkurter,servile qe i lepihen momentit dhe atij qe ka pushtet dhe shajne dhe sulmojne ate qe nuk eshte gjalle ose qe nuk ka pushtet.
Si mund te ece perpara nje popull i tille qe akoma edhe sot e kesaj dite eshte i dashuruar me sunduesin 5 shekullor turkun qe po per faj te tij jo vetem qe kemi te trasheguar fene e stepave te Azise dhe te arabeve,por jane skalitur ne gen veset dhe virtytet me te qelbura te anadollizmit.
Ne citimin e IZAISE profet qe eshte shkruar 800 vjet para KRISHTIT dhe qe gjendet ne Bibel theksohet pikerisht keshtu dhe qe i ngjan karakteristikave te popullit tone me ate izraelit”KY POPULL ME NDERON ME BUZE POR ZEMREN E KA LARG MEJE PRANDAJ FLAKE DO NDEZET ZEMERIMI IM NDAJ KETIJ POPULLI” dhe ska si te jete ndryshe edhe per ne qe gjithnje e kemi tradhetuar krijuesin tone dhe qe ne vazhdimesi kemi patur vuajtje dhe rrenim kur te gjithe kombet qe na rrethojne gjithnje kane qene me lart se ne.
Ndoshta per dike po bej rolin e nje predikatari te fese gje per te cilen nuk jam ashtu si duhet sepse nuk duhet kaluar ne te tjera dege dhe te fajesojme kot se koti individe apo ndonje grup jo se nuk jane pa faj por sepse thelbi qendron pikerisht ne ate qe shumkushi nuk do ta pranoje se pa zhdukjen e fese islamike dhe pasojave qe rrjedhin prej saj dhe pa rreshtimin ne ate qe e kemi tradhetuar si rrallekush ne bote fene e krishtere ne nuk kemi per te patur as edhe njehere te vetme perparim dhe mireqenie,perkundrazi vuajtje dhe rrenim dhe mos dashuri per vendin por braktisje duke shkuar pikerisht ne ato vende qe e mbajne gjalle kete fe te krishtere dhe qe perparojne dita dites ne saje te bekimit qe i jep i MADHI ZOT ne nje kohe qe ne mund ta gjejme pikerisht ne vendin tone mjafton qe te hedhim ate hap qe duhet bere por qe me duket e parealizueshme sepse ne karakterin e shqiptarit nuk qendron pendesa as kthimi perkundrazi qendrojne ne te keqen dhe nuk duan te terhiqen vetem neqoftese perdoret forca atehere behen si laviret por qe ne kete rast nuk ka puptim perkundrazi quhet hipokrizi dhe qe eshte e urryeshme per vete KRIJUESIN dhe cdo qenie qe quhet njeri.
I sigurt ne marjen e PeDe-se seshpejti, rivaliteti i tij me “dok dhjeramanin” (ne Itali pas vezeve te AKZ aksionet e pampers qe ju sherbyen dhjeramanit shenuan nje renie prej 20% per shkak te shumeperdorimit qe beri dhjeramani sipas formules – e verdha perpara, ngjyra kafe mbrapa) ..nejse rivaliteti i Old ass hi-it eshte evident sepse ka shume perfshirje te mbeshtetsve duke filluar nga oligarikisti i ndertimit Ulaj, dhe deri tek Majlinda e favoreve erotike, viktima e te perndjekurve Rusmajli, Zhozi qe e preferon duke menduar se e heq qafe lehte me vone, .. e shume te tjere qe sflene dot rehat nga frika e dok dhjeramanit.
Rrofte kryetari i i ri i PeDe-se OLD ASS HI. E ardhmja eshte e sigurt per demokratet
Mire ate klanin paguan qeveria parate tona se ai eshte privat ,dhe mire ben qe ka mundur te penetroje ne kete pushtet,por televizori shqiptar si i merr te gjitha ato reklama kur dhe ne qytetaret paguajmr taksen per te ai behet atij nga ndokush ku shkojne ato para ku programet jane vetem per pushtetin apo per njerez qe shkojne e vijne jashte shteti, ne kete vend keta pushta politikane ngalen vetem duke futur duart kudo,degjevo nje zedhenese te olldashit ku televizjonin shqiptar e bente bashke me tvklanin kurse top chenelin e permende vetem ku dhe shumen e jepte te perbashket,vetem ketu eshte nje gafe e cila as asaj nuk i druhen.lere te tjerat te cilat nuki e rruajne fare per kerkend sikur ky vend nuk ka ligje ku veten e quajne ligj e cdo gje te lehin populli si qeni ne hane se do tia dale me keta plehra qe vetem abuzimin e kane ne plan te pare.