Inxhinieri i dhunuar nga kryetari i Bashkisë: Refuzova vjedhjen e buxhetit

22 Shtator 2012, 11:48Sociale TEMA
Inxhinieri i dhunuar nga kryetari i Bashkisë: Refuzova vjedhjen e buxhetit

Inxhinieri i sulmuar nga kryebashkiaku

Refuzimi i shumës prej 25 milionë lekësh të vjetra , i ka kushtuar karrigen kokës inxhinierit kuksian Muhamet Dalaçi. Dhe kjo gjë ka ndodhur në një sallë gjyqi. Sipas inxhinierit, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, i cili e goditi në gjyq, ka tentuar ta fusë atë në një skemë korruptive për të vjedhur para nga buxheti.

Gazeta “Shekulli” ka nxjerrë në pah materialet e deponimit të inxhinierit para oficerit të Policisë Gjyqësore në Kukës.

Sipas inxhinierit, ai ka kryer një projekt shkolle dhe për këtë ka marrë pagesën. Por pak kohë më vonë ka gjetur në llogarinë e tij bankare 25 milion lekë të vjetra, të justifikuara me një projekt shkolle. Por duke qenë së inxhinieri e ka marrë pagesën, ka refuzuar që këtë shumë t’ia dorëzojë kryetarit të Bashkisë, duke u përdorur kështu si mashë për të tërhequr para nga buxheti në mënyrë të parregullt.

Për më tepër inxhinieri thotë se kryetari i Bashkisë, në rrugë informale, i ka kërkuar jo shumën që i ka hedhur në bankë, por dyfishin e saj, 51 milion lekë. Inxhinieri ka lajmëruar Ministrinë e Financave për këtë çështje duke u kërkuar që të marrin paratë në buxhet. Pasi është detyruar të njoftojë zyrtarisht Drejtorin e Përgjithshëm të Thesarit, Eduard Ypi, më pas dhe ministrin e Arsimit, Myqerem Tafajn, ai nuk ka marrë ndonjë përgjigje, kështu që ka kërkuar që shuma e hedhur në llogarinë e tij të mbetet e bllokuar.

Ndërkohë që ka vazhduar të kërcënohet nga Halilaj që t’i paguante shumën. Tani çështja ka mbetur në dyert e gjykatës.

20 komente në “Inxhinieri i dhunuar nga kryetari i Bashkisë: Refuzova vjedhjen e buxhetit”

  1. ajdin says:

    Halilaj per mendimin tim eshte hajduti me i madhe qe ka kuksi.Si ka mundesi ky kafshe te godas me karrike ne sallen e gjugjit.O hasan ,O hajdar, si o zagar i bjene tjetrit me karrike. Kushe eshte ai gomar kuksjan qe te jep voten ty o zagare .E di ke leke po nuk ke zemer ,o qene me bishte te Saliut.Ne 97 nuk u thue nje xame ne kukes,ti arrite te godasesh tjetrin per greket e ilir metes;TURPE o bicjan i dhier.Shiko pak ministrat e Ilirit te gjithe Greke,ti do luftosh me kuksjante per Sali Bithen q………rin. Harem buka. Do rregulloj kaq e aqe ndertesa ne kodrat e liqenit,ku jane o klysh Berishe,me karrike ne salle te gjugjit.GJUKATA DUHET SIPAS LIGJIT TI VENDOS HEKURAT,po te isha une gjukata cfar do bente?NJe qese me mill Berishes u shkatru vendi,20 polic pa pune.O KUKSJAN TE FSHINI FAREN E KEQE,te mos na efiktoj ku zagar.REFUZOVA VEDHJEN E BUQETIT e godita: Shiko cfare flet zagari.Emri im i vertet,isha ne gushte ne Kukes nuk pashe astenje ndrushim qe ti qe 5 vjet ke bere.TI JE HAJDUT I SALES ……..PIKE

  2. ILIRI says:

    TURP PER QYTETARET E KUKESIT. TURP TURP TURP KE KENI VOTUAR PER KRYETAR BASHKIE. NJE COPE MISHI PO DREJTON TE GJITHE QYTETARET E KUKESIT. TURP PER ELEZET, TURP PER ZENELET, TURP PER CENGET. T’IU VIJE TURP QE IU DREJTON KY KATUNDAR I TRASHE.

    1. hidrauliku says:

      e more ti Ilir ke te drejte qe thua turp per kete e turp per ate, por edhe per keta qe i permend ti nje mut me i madh se hasan halili jane, se mire ky kryemaskarai halili qe e vune me pislleqe partia demokratike, por nuk eshte se u jane mbaruar djemte e mire kukesit ka me shumice qe rrine qytetave te tjera te shqiperise dhe nuk vijne ne kukes.Sa per elez, cenge e zenel dhe keta 5 pare si bejne, kane mbetur ne kuadrin e te paqenurve. Sepse nje zv/drejtor policie kuksian ka kukesi z.Xhavef Elezi dhe pese lek nuk i ben, dhe e dini ju se pse e mbajne ne polici qe: “kur te ndodhe ndonje ngjarje ne Kukes, shkon Xgaferi dhe i pajton si ne kohen me kryepleq ngaqe i njef qe eshte prej Kukesi”, po pse more Ilir me te tille njerez behet shteti ligjor, me te tille drejtues ecen policia perpara si ne kohen e Leke Dukagjinit me pajtim gjaçesh dhe jo me ligje”.E njejta gje ishte dhe ne kohen kur ishte Ylber Zeneli kryetar bashkie dhe ai asgje nuk beri.Ateher kesaj i thone hypi ujkut e ndjelli qenteMos e pyet per Kukesin dhe kuksianet qe kane mbetur ne doren e me te paafteve,sepse te aftet rrine rrugeve dhe nuk ju ofron njeri pune dhe pushtet,sepse pushtetin e kane kapur te inkriminuarit.

  3. fl says:

    Te dhjefsha 10-20% Dashnoret e Saliut si ky i pari i Kuksit, i duan te gjitha dhe menjehere ?

  4. rudini says:

    njerez si inxhenjeri kuksian iduhen kuksit dhe mbare shqiperise!!!!!prandaj cili ndjehet i tille,ne çdo cep te shqiperise edhe ne diaspore ,mblidhuni dhe bejeni fora.çojini ne burg te korruptuarit,e di qe jane shume por duhet filluar nga lart.sepse peshku aty fillon e qelbet.bravo edhe nje here inxhinjerit!!

  5. Xen Berish Deledashi says:

    po ti mer te thara i kishe duret

  6. ILIRI says:

    Atehere pse e votoni kete njeri qe nuk keni simpati per te. tregojeni me voten tuaj qe kete njeri nuk e meritoni. nuk them te votoni nje force tjeter politike sepse une personalisht jam me prane PD. Por ne asnje menyre te mos pranohen jashteqitje te tilla per te drejtuar Kukesin.

  7. HORRI bulevardit says:

    Saliu arriti qe ndershmerine, ta nxjerri jashte mode, si te vjeteruar.
    Sot kush eshte i ndershem, eshte ne rradhe te pare budalla, idjot dhe nuk jane te pakta rastet, kur i kurdisin lojen dhe fundin e shef ne burgjet e Saliut.
    Korrupsioni ekziston ne te gjithe boten demokratike, por ne Shqiperi korrupsioni eshte kthyer ne krim dhe te vret mbas kraheve.

  8. Dada says:

    Nuk eshte aspak per t’u habitur .Sheh rrushi rrushin dhe piqet ,thote populli.Kete bejne pushtetaret tane te zgjedhur nga veta dora e popullit qe nga kryeministri Sali me femijet e tij te pangopur dhe deri tek policet e rrugeve.Ne katruren shqiptare pazari eshte i prere me jep te jap.Per ndryshe ik pirdhu se nuk merrem me ty.Kjo eshte logjika e thjeshte,njeri vjedh buxhetin,tjetri vjedh bankat ,nje tjeter tenderat,nje tjeter vjedh fondet e caktuara per ndertimin e rrugeve.Se nga dalin gjithe keto fonde nuk e dime,te gjithe vjedhin ,te gjithe mbushin qe nga mengjesi kafet dhe qendrojne duke u marre me thash e theme,te gjithe jane paraqite te shoqerise shqiptare.Mendoj se duhet te kthehet ligji kunder paraziteve,qe te detyrohen njerezit te punojne dhe jo te rrine rrugeve.Keshtu nukjetohet me.Vendi eshte kthyer ne sketerre dhe vendosur ne shkallen me te fundit te sketerres se paraqitur nga shkrimtari italian Dante Aligeri.

  9. Halili says:

    Muhamet Dalaci, nje emer i njohur ne specialistet e ndertimit Kuksiane dhe ne rrethin e ndertueseve me gjere. Injohur gjate gjithe karieres se tij indershem e korrekt.
    Ku jane sot ndertuesit, Shoqata e ndertueseve te Shqiperise, cfare presin ende, kur do te prononcohen?
    Muhamet, shpreh keqardhjen time per incidententin e ndodhur dhe mos u terhiq nga presionet dhe kercenimet e uliganeve.
    Nuk e meriton Kukesi nje udheheqje te tille.Kukesi ka patur e ka njerez te ditur e te mencur qe mund ta drejtojne me dinjitet.
    E dhe nje here shpreh keqardhjen time, per inxhinierin e talentuar Kuksian Muhamet Dalaci.

    Halili

    1. alketa says:

      ke shume te drejte z.halili sepse dhunohet nje gazetar e ngrihet shoqata e gazetareve ne mbrojtje te tyre, dhunohet nje mjek e ngrihet ne kembe e gjithe turma e mjekeve, me te drejte e pa te drejte,sepse mjeket dihen se si jane me te korrupruarit,ndersa dhunohet nje ing specialist dhe shoqata e ndertuesve nuk ngrihet ne kembe per te mbrojtur kolegun e tyre, keta ngrihen ne kembe vetem kur kane te bejne me interesat e ngushta personale,vetem atehere kur ka te beje me tregun e banesave kur nuk u shiten.Turp t’ju vije qe nuk ngrihen te tere kunder ketij akti aq sa fisnik i z.Dalaçi,por aq sa karagjoz i kryebashibuzukut te bashkise se kukesit,por siç duket te rralle jane ing si z.Dalaç,sepse te tere i pranojne aferat korruptive te ofruara nga banditet ne pushtet,ndaj nuk kane moral qe te ngrihen.Ndersa persa i perket z.Dalaçi me veprimin e tij te denoncimit, i lumte pavarsisht nese gjen ose jo mbeshtjetjen e qeverise apo te organeve te “drejtesise”,te pakten ai ndermori nje hap demokratik qe askusht nuk e mori deri me sot.Madje dje ne nje kafene me beri pershtypje biseda e dikujt ne nje tavoline ku gumezhinte lokali per rastin ne fjale, i cili pohoi qe: “Po me vjen inat qe kete hap (denoncimin ose perballjen me kryemaskarain e bashkise)e mori nje goran dhe jo nje lumjan,pasi çfare nuk u ka bere kuksianve ky maskara ne keto vitet e mandatit te tij dhe askush nga ne burrat nuk ndermori nje hap te tille me ja perplas turinjeve hapur”.Ky kryetar bashkie eshte bashibuzuku me i madh i hitorise qe ka njohur jo vetem Kukesi, por kam pershtypjen ne mbare Shqiperine.Dhe te jeni te bindur ju te dashur komentues qe keto nuk jane mllefe personale, por jane mllefet e mbare kuksianeve,por qe ai i ka terrorizuar duke ju hequr perkrahjen,duke i kanosur me heqje nga puna etj etj dhe ndaj se ka hapur njeri gojen.Ai eshte njeriu me antiligjor qe kemi njohur deri me sot,asgje nuk ka bere per kete qytet ne keto 5 vite,pervecese ka ndertuar pallate dhe lokale madheshtore me parate e taksapaguesve kuksiane,mdaje ai i ka edhe punonjesit e tij pa paga prej kaq muajsh.Por a e dini ju te dashur komentues dhe qytetare se ne bashkine e kukesit prej me shume 3-4 vitesh nuk eshte paguar asnje para per punonjesit per tatimin e pagave dhe sigurimet shoqerore te tyre dhe askush nuk merr guximin ta denoncoje ate hajdut, sepse drejtori rajonal i tatim taksave eshte nje goran frikacak,por jo trim si z.Dalaci edhe drejtoret e tjere qe kane kaluar te tatimeve kane qene falagat e ketij kryebashkiakut hajdut.Bashkia e kukesit eshte kapur nga kontrollet me vjedhjet me te medha dhe trashanike dhe askush nuk ka marre ndonje hap per ti denoncuar edhe kur jane denoncuar jane mbyllur çeshtjet nga kryehajdutet e prokurorise, mdaje financiert e kapur me shkelje kaq te medha jane derguar me rritje nga ky kryemaskarai financire te spitalit rajonal te kukesit,pasi vjedhjet ishin bashkepunuese me kryetarin e bashkise,por mos harroni te perkrahur edhe nga kryemaskarai deputeti FATOS HOXHA. Nje kontroll te fuqishem i duhet ushtruar edhe UNION BANK ne Kukes nga Drejtoria Qendrore e UNION BANK ne Tirane dhe jo vetem nga kjo por edhe nga selia e saj qendrore ku e ka ne Europe,pasi z.Halili ka pergjegjese aty gruan e tij dhe te gjitha veprimet dhe maskaralleqet i kryen nepermjet kesaj banke.O Zot sa ka per te folur per kete hajdut, per ete maskara, per kete te degjeneruar, per kete pazarli, per kete bashibuzuk, per kete fodull, per kete idiot e shume e shume te tilla qe i meriton ti thuash. ZOTI E DENOFTE se ndoshta i eshte mbushur kupa me duket

  10. Klenti says:

    Sa ka vjedh Hasan Halili kjo nuk eshte asgje, por besoj se do vije koha dhe do ti hapen edhe atij letrat , ai e ka vendin ne burg , bashke me Fatos Hoxhen qe eshte ortak !

  11. Bujari ju degjon says:

    Nuk e kuptoj pse nuk arrestohet kryetari i bashkise?Hajde shtet muti,hajde,Edhe ne Afganistan ka me shtet se ne Shqiperi.

  12. pazari says:

    Ishalla nuk ishte ndonje prishje pazari

  13. davidi says:

    muhamet dalaci nuk besoj se eshte nje njeri i ndershem, ai do kete qene bashkepunetor i kryetarit ne fillim, por pastaj eshte trembur per ndonje aresye dhe ka prishur planin. nuk behen derdhje milionash nga projektet ne llogarite personale te personave te perfshire ne to qofte privatisht apo institucionalisht. karrikja kokes e konfirmon kete, kryetari reagoi si kafshe pikerisht sepse u zhgenjye nga ish bashkepunetori.

  14. Landi says:

    kujdes semos ju ndryshon deshmine gjyqtarja se nga keta gjyqtare c nuk pret,e bejne ankand kush paguan me shume.(pa e njohur gjyqtaren ne fjale)

  15. NINO says:

    po te isha une shteti inxhinierin e veja kryetare bashkie ndersa ketij plehres qe gjuan me karrike ne koke do i jepja denim per jete,dhe te kontrollohet pasuria e tije ti konfiskohet dhe gjysma ti kaloje inxhinierit.atehere ky kok tuli nuk do gjuante me inxhinierin por do gjuante murin me koken e tije.fai eshte i shtet rrumpalles se i lene kryetaret e bashkive komunave te vjedhin si te duan dhe as kush nuk ndershkohet,ka vdekur kontrolli i shtetit ,ka vdekur financa kane vdekur te gjithe,ka vdekur dhe shtet rrumpalla.

  16. arbenG says:

    Hasan Halili eshte jashqitja qe drejton Kukesin….turp per qytetin qe drejtohet nga nji kafshe..

  17. tironsirefugjat says:

    Te cohesh te godasesh me karike mu ne sallen e gjygjit perpara nje trupi gjykus jo inxhinierin por edhe nje te pandehur per akte me te renda ,tregon qe nuk je ne nje sall gjyqi perpara nje trupu gjykus por ne nje stall te kthyer ne mejhane me nje trup servitoresh servila te pushtetit bashkiak .Turp jo vetem per kuksianet por per te gjitha hallkat e nje drejtesie qe nuk egziston dhe i jep mundesin nje “sulltani”bashkiak te ket nen pushtetin e tij nje qytet te ter me ato pershkrime qe Alketa na i sjell ne tavolin Akoma kta klysh diktatoresh gjejn terren e shkelin mbi nje popull qe diktatura ,frika ,e servilizmi qe ajo prodhon nuk i ka “zgjuar” nga ky tmer 50 vjecar qe kaluan ! Plehra si ky kryetar e njohin mir kte psikologji dhe shetisin mbi kta viktima mjeran sepse jan te imonizuar nga mbeshtetja zinxhir e dhunusve e krmineleve politikan te koruptuar deri ne gryk ! Mir e ke Alketa ,i drejtohesh Zotit se zot ne shqiperi qe quhet drejtesi nuk ka e per rjedhoj sic ju lutem Zotit per 50 vjet le te vazhdojm ti lutemi akoma ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje