Nishani takon emigrantët shqiptarë, i kërkojnë të drejtën e votës dhe mundësi për mësimin e gjuhës shqipe (VIDEO)

19 Shtator 2012, 20:16Sociale TEMA

Pas takimeve në Bashkimin Europian dhe në NATO, presidenti Bujar Nishani u takua me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Bruksel.

Krijimi i një ministrie për emigracionin, mësimi i gjuhës shqipe, e drejta e votës, lehtësimi i procesit për marrjen e një certifikate apo i shtetësisë shqiptare, janë disa nga problemet që hasin shqiptarët jashtë atdheut, për të cilat presidenti premtoi se do t’ia transmetojë qeverisë dhe Parlamentit.

“Nuk mund të jetë shqetësim kjo gjë dhe shteti ka gjithë detyrimet e për detyrë që të krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme për këto raste. Ajo që unë do të bëj është që do t’ia transmetoj menjëherë qeverisë,” deklaroi Nishani.

Nga ana e tyre, emigrantët treguan për problemet e ndryshme që hasin. “Kam dëgjuar nga drejtori i Gjendjes Civile se është kompjuterizuar gjendja civile, mirëpo konsullata apo konsulli thonë: “unë nuk kam akses”. Kjo me thënë të drejtën është pak alarmante, sepse konsulli, ambasadori janë përfaqësues serioz të shtetit e të mos kenë akses sa një punonjëse e gjendjes civile, që është trashur duke marrë prej 20 vjetësh atje në Shkodër, në një komunë, është pak paradoks”, u ankua një prej tyre.

“Hapim një numër telefoni celular në Shqipëri dhe ta mbyllin ata. Askujt nuk i shkon në mendje t’u thotë atyre kompanive se sa harxhon një klient atje për një vit, ne e harxhojmë për dy muaj. Emigracioni e jep aq kontribut sa që një e treta e popullit shqiptar me banim jashtë atdheut ta ketë një ministri”, tha një tjetër.

Nga ana e tij, Nishani u përgjigj: “Në Shqipëri, ne në fakt nuk kemi një ministri, por ka një institut dhe drejtori të posaçme pranë Ministrisë së Jashtme, pra departament të posaçëm, i cili merret tërësisht me çështjet e diasporës. Por që pavarësisht si ndërtohet ky institucion, ne kemi nevojë ta kemi më dinamik”.

Numri i shqiptarëve në Belgjikë vlerësohet të jetë rreth 60 mijë. Ata kanë emigruar në periudha të ndryshme, para dhe pas viteve ’90, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia./TCH

http://youtu.be/HBzai15bJXc

15 komente në “Nishani takon emigrantët shqiptarë, i kërkojnë të drejtën e votës dhe mundësi për mësimin e gjuhës shqipe (VIDEO)”

  1. tourkofagos says:

    kush po e qeth Erdoganin,qe te mesoi skip…….

    1. Alb-Germani says:

      Robert Hajdhi, është një nga anëtarët e partisë neonaziste të “Agimit të Artë”, i cili ka qenë pjesë edhe e sulmeve të ekstremistëve që i janë bërë emigrantëve në Greqi.Pa dyshim ky tourkofagosi eshte vellai i tij.Prandaj cdo koment i tij duhet injoruar.
      TRADHTAR,

  2. Albani UK says:

    O Ju cunat e Brukselit, na dergoni ndonje foto gallate nga Nastradini!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/nastradini.html

    1. Lush Perpali says:

      Ai me mustak asht kelmendasi?

      1. Lush Perpali, Tirane Shqiperi says:

        Po kush je ti qe flet ne emrin tim o gomar. Une jam Lush Perpali ish deputet i PS. Kush eshte ai gomar me lart qe flet ne emrin tim. Me emrin Lush Perpali mund te kete edhe njerez te tjere , por deputet i Ps-se me kete emer kam qene vetem une. Une kam marre masa dhe po e gjej se kush eshte ky ndytesyra qe flet ne merin tim duke thekusar se paska qene edhe deputet i ps, por ky ndytesyre do te ma paguaj shtrenjte sikur edhe nje here te shkruaj ne emrin tim . Dil ne emrin tend te vertete o gomar se nuk kane cfare te bejne , aq me shume se dukesh qe nuk je ndoj fare burri qe duhesh per gje derisa synon te vjedhesh identitetin e tjetrit. Behu deputet o hajvan meqense te paska mbetur merak, por mos shkruaj ne emrin tim o felliqesire, sepse une nuk ngaterrohem me njerez si ti. Shume shpejt do te gjeje se kush je dhe do te ma paguash shtrenjet o debil.

  3. antipatrea says:

    … Dhe ne takim diskutoi edhe “Kelmendasi” qe jeton ne Hollande por punon me tendera ne Belgjike,i cili di edhe flamandisht per ςudi… Dhe ne fund te takimit te gjithe te pranishmit brohoriten deri ne orgazem – “SALI ENEVER JEMI GATI KURDOHERE”

  4. zhduku says:

    pse ke shqiptare ne bruksel

    1. mahmut says:

      Jo vetem qe paska po qenkan dhe pa tru,sepse shpresojne tu zgjidhe hallet Nishani.

  5. Drini says:

    Po ky handikapi pse nuk e heq ate dosjen nga dora???

  6. Aleksandri says:

    Bujari lè nishan nè mergimtaret shqiptarè te Belgjikes. Shumica e shqiptareve nè Belgjikè janè plehra tè shqipèrise, njè pjese janè kriminelè PD-istè tè vitit 97 dhe pak mund tè kete tè ndershèm. Tè gjithè isgin pleq qè banojnè nè shtepi shteti tè dhena nga bashkitè dhe tè gjithè jetojnè me asistencè. Dhe Bujari shkoi e takoi ata atje duke u thene ejani nè zgjedgjet e ardhme bèn namin me pushkè se komunistet patriot do na marin pushtetin. Eja na ndihmoni neve tè mbajmè pushtet e tè shesim tokat shqiptare.

  7. Ore, ca te kete valle ne ate dosjen qe mban gjithmone me vete Nishani? Te jete dosja e Shkelzenit?

  8. Buja says:

    Ai mezi mban brekt e veta edhe nje dosje i duhet le tja mbajne te tjeret ate dhe te shikoje mos bie kund

  9. george says:

    o sahanderr,,e para te dhjefsha ne emrin tend se “aleksandre” ke pseudonimin ti mender m,,.shqiptaret e belgjikes nuk jane ata qe mendon ti o katerkembesh,,,,por jane integruar ne jeten e vendit ku jetojne.ne se ti njeh pak kompjuterin futu e gjej me teper informacion se ku jane ,si erdhen e ku kane arritut e ku do te jene pas disa vitesh.

  10. solde says:

    Pashe televizionin ne lajme, por dhe lexova komentet ketu. Secili flet sipas berihase, themi ne, kur flet kot fare se nuk ka se ç’te beje. Ne Belgjike ka nje kontigjente shqiptaresh te mrekullushem (ka dhe nga ata qe nuk e meritojne kete shprehje) dhe pergjithesisht nje bashkeharmoni midis tyre.Kete e prishin vetem institucionet e shtetit shqiptar si perfaqesuesit e konsullates dhe personalitete te shtetit kur vijne apo dhe te partive politike. Ne çdo feste kombtare konsullata shqiptare ne Belgjike organizon feste fshehurazi vetem me militatnte e me ftesa nen dore nga ana e tyre ! Eshte e çuditeshme , ne krahasim me festat qe organizojne greket, spanjollet, portugezet etj qe jane te hapura dhe per te gjithe. Edhe kesaj radhe, jo ashtu si tha top channel se presidenti Nishani pati nje takim me “perfaqesuesit e emigranteve te Belgjikes”, tradita vazhdoi. Nuk u pa ndonje lajmerim ne lokalet shqiptare, vetem peshperitje vesh me vesh, ata qe jane te lidhur me konsullaten, pra militantet e tyre. Po e konkretizoj pa emer: Me merr ne telefon dikush ( me bindje te konsullates) e me thote ke ftese per takimin me Nishanin? Jo, i theme. Njeri me pyeti dhe mua, tha, e i thashe nuk kam. Po do shkosh, i thashe, une? Jo, jo tha, ata i bejne vete e i shperndajne vete. Nuk eshte ndonje probleme i madh, por perçarja vjen nga Shqiperia, nga shteti meme. Emigranteve ne Belgjike shteti belg u ka garantuar te gjitha te drejtat si qytetare belg , sipas ligjeve, por ka edhe nga ata qe jetojne akoma ne veshtiresi. Nje bindje kam: kur te behet Shqiperia si Belgjika , do kene kaluar ndonje njeqind vjet, vetem se politika dhe shteti shqiptar eshte ne pike te hallit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje