Rrokaj: Studentët nuk dinë më as shqipen bazike

18 Shtator 2012, 11:22Sociale TEMA

Nuk është e vështirë sot që të identifikohen mangësitë e studentëve, ku shumica e tyre me një stil të shkruari në mënyrë “paradoksale” e bëjnë të pamundur deshifrimin e shkronjave të tyre.

Skandaloze kanë qenë edhe rezultatet e një sondazhi të zhvilluar nga Departamenti i Gjuhësisë në Fakultetin e Filologjisë.

Dekani Shezai Rrokaj, në një intervistë për “Shekullin”, ka bërë të ditur se drejtuesit e Fakultetit Histori- Filologji e mbështesin nismën për ndarjen e gjuhës nga letërsia, dhe se kësaj nisme duhet t’i bashkëngjitet dhe hapi tjetër, që gjuha shqipe të bëhet e detyruar për të gjitha fakultetet.

“Konstatojmë mungesë të njohurive me të cilat vijnë nxënësit në universitet në shkrimin e gjuhës dhe përdorimin e drejtë të strukturës së gjuhës. Nisur nga një sondazh që është bërë nga Departamenti i Gjuhësisë, rezulton se të gjithë ata që mbarojnë arsimin e lartë, nuk zotërojnë shqipen standarde ashtu siç duhet. Kjo ishte një ndër arsyet që të gjitha profesionet e detyruara, pra të gjithë ata që japin provimin e shtetit, do të testohen edhe për zotërimin e gjuhës shqipe standarde. Duke marrë parasysh prestigjin që ka Universiteti i Tiranës, menduam që të gjithë ata që mbarojnë këtë universitet duhet të përsosen dhe nga pikëpamja e gjuhës shqipe standarde,” shprehet Rrokaj.

Tashmë gjithçka është bërë gati dhe teksti që do të vihet në dispozicion është lënda e praktikumit “Drejtshkrimi”, i cili do të futet në të gjitha fakultetet. Kjo lëndë do të jetë një semestër dhe do të jetë lëndë me zgjedhje. Specialistët kanë pohuar se për ata që do ta zgjedhin, zhvillimi i lëndës tre herë në javë është e mjaftueshme.

35 komente në “Rrokaj: Studentët nuk dinë më as shqipen bazike”

  1. terbaçjoti says:

    Fut ne program te universiteteve abetaren e re qe bere o Rrockaj!

    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/abetare-shqip-pacavure-patriotizmi.html

  2. doktori says:

    ti je i l.s.i me duket keshtu do na integrosh o rocke.

  3. çeço says:

    Ore Rro(ç)kaj, ti per vete a di shqip? A e di ti more hajdut abetaresh se gjuha shqipe nuk eshte as bazike, e as acide, por eshte gjuha baze.

    1. Sinani says:

      Hahaha! I madh Ceço trimi! Po ku e di Shezo mavria shqipen! Shezua vetem pordhe ka!

    2. tani says:

      identik ajo qe do shkruaja une! shqipen baze or rrok gomari jo bazike se nuk gjuha shqipe nuk eshte element kimik.

  4. Keshtu eshte kur ke Rrokaj si Dekan apo rektor dikur. Njeri qe bashke me Kulen i kane degraduar Sistemin arsimor, dhe kane qene pale me ata qe e shkaterruan arsimin.

  5. Ilir, Freiburg says:

    Flitet per drejtshkrim dhe shkruhet fjala standarte me d (standarde)?!

  6. elinor says:

    Se kush eshte Rrokaj, pak rendesi ka, por qe 90% e studenteve ne Shqiperi nuk dijne te shkruajne shqip, ky eshte nje fakt i pamohueshem.

  7. mjeku says:

    kur u be perseri Rektor ky? Apo keshtu i therret Lsi per ti bere qefin…..

  8. tomi qano says:

    Nuk ka gjuhe shqipe,as bazike dhe as acide,por ka gjuhe shqipe baze.

  9. Çimi, shoku i Melamin says:

    Alooooo Çimi jam…
    Tema, edhe gazetari ketij shkrimi nuk di shqip: “Studentët nuk dinë më as shqipen bazike” thuhet baze. Ah e paska thene me siper Tomi Qano. Nejse, mos thoni qe jemi te tere keq me gjuhen shqipe.
    Alooooo Çimi jam… e thashe se nuk e mbaja dot…besoj qe gazetari i ketij shkrimi nga kupton…;)

    1. elinor says:

      “Bazike” ka kuptimin elementare. Dhe po, eshte ne shqip; ne ate shqipen qe njeh shumica e shqiptareve, fjala eshte, se ajo e juaja kushedi nga ka ardhur!

      1. Shkopi says:

        Ti o Elinor qenke trap per vete. Gjuhe baze(bazike sipas teje dhe Rockes)nuk do te thote elementare, por themeltare, gje qe eshte krejt ndryshe nga elementare.Kurse fjala bazike ka kuptim vetem ne kimi ashtu sic thote edhe nje komentues tjeter me pare. Kur vuan nga aciditeti i stomakut merren ilace me baze bazike si psh NaOH.

      2. tani says:

        or lum miku! baze me bazike nuk jane fjale te njejtat! bazike eshte term qe perdoret per tretesirat ne kimi; ka tretesira bazike dhe acide. fjala bazike nuk eshte njesoj dhe nuk ka te njejtin kuptim si fjala baze. fjala baze ka per sinomin fjalen themel, themeltare, themelor etc qe nuk jane e nuk mund te jene sinonime to fjales bazike.

  10. ilir says:

    Po kur nuk dine mesuesit e gjuhes shqipe te shkruajne dhe te flasin shqip, si do dine studentet?? Shkoni ne drejtorite arsimore se cfare mesuesish te gjuhes shqipe emerojne ne shkollat tona dhe mesoni se cfare niveli kemi, duke filluar qe nga klasa e pare.

  11. Treviso says:

    Po te drejtojne dhe te japin mesim barinjte e dhive,mjafton qe te jene militante te P.D.s, keshtu do te shkojme perpara. Mos shkoni me larg,mjafton te ndigjoni gazetaret e T.V.SH. dhe te Klanit.Ato duhet te kthehen dhe te perserisin provimet e matures pastaj te perserisin universitetin ne degen e gazetarise.Kam ndigjuar nga politikane per emisionin e Arjan Chanit qe i benin publiçita si emisjon i shkelqyer.
    Nder keto politikan ishte edhe zonja Jozefina Topalli.Ky eshte emisjoni me i ulet qe nuk ka krahasim.Edhe Jozefina me politikanet e tjere qe e pelqejne kete emision,jane me te ulet se Arjan Chani.

  12. Zeni says:

    Jam plotesisht dakord me rektorin apo dekanin Shezai Rokaj.Nxenesit apo studentet e sotem nuk e zoterojne si duhet gjuhen shqipe.Qe prej 20 vjetesh ajo ka pesuar nje renie te dukshme si dhe te gjitha fushat e jetes, Kjo duket qarte ne shtypin e perditshem,ne TV ne Parlament etj.Gazetaret nuk dallojne te kryeren e plote nga e kryera e thjeshte. nuk dine te perdorin trajtat e shkurtera I dhe U,duke e zhdukur pergjithmone kete te fundit,gje qe ka cuar ne percudnimin e te folurit,kane futur fjale te huaja te panevojeshme si implementim,aplikim,luk,etj.ne vend te fjaleve te bukura shqipe zbatim,kerkese,pamje tje.Te tilla ka shume me se 20 te tilla.Nuk dine te lakojne emrat e pervecem,PSH i thashe Bush,ne vend qe te thone i thashe Bushit ,apo Agronit etj.Kjo eshte si rrjedhoje e mesimit te dobet ne shkolla dhe fakultete por edhe e punes se prinderve qe nuk u kerkojne llogari femijeve te tyre,por i ledhatojne duke ua blere notat me leke.Ne mesimin e gjuhes nje rendesi te madhe kane edhe mesuesit e lendeve te tjera pervec gjuhes,edhe ata nuk duhet te lejojne bastardimin e gjuhes.Ne shkollen e mesme ne kishim nje profesor historie qe kur benim detyra me shkrim na ulte nje note per mos njohjen e gjuhes,keshtu duhet te veprojne edhe mesuesit e lendeve te tjera,sepse gjuha perdoret ne te gjitha lendet.Por te meta ne mesimin e gjuhes kane edhe hartuesit e teksteve dhe fjaloreve.P,Sh.une sot jam i moshuar dhe nuk e di se si thuhet menyra urdherore e foljes Ngrej- ngreje apo ngrije, dhe shume folje te tjera,qe tani nuk me kujtohen dhe ndodh me nje menyre qe perdoret me shume ne te foluren e perditshme.Per te perdorur mire gjuhen shqipe,mendoj se gjuha shqipe duhet te mesohet mire ne te gjitha nivelet,por me shume ne Fakultetet Gjuhe-Letersi dhe Gazetari.I pari pergatit mesuesit e ardhshem te kesaj lende,kurse i dyti pergatit gazetaret qe jane perhapesit me te medhenj te gjuhes se shkruar dhe nuk ju lejohet asnje gabim.

    1. Une says:

      Zeni, menyra urdherore e foljes “ngrej” eshte ngrije. Sa per gazetaret s’ja vlen te diskutojme se shumica jane gazetare demokracie keshtu qe çdo gje kuptohet. Une i kam bere studimet e larta jashte dhe kisha ne program gjuhen e vendit. Jashte (te pakten ketu ku jam) gabimet ortografike ndeshkohen rende, nqs ke bere ndonje gabim ne cv qe dergon te ndonje firme per pune as qe e marrin mundimin te te kontaktojne se krijojne menjehere idene se njohurite e gjuhes jane te dobeta. Ndersa ne Shqiperi administrata eshte mbushur me shtaze qe nuk dine as te flasin as te shkruajne shqip……….e si mund te beje perpara ai vend kur udhehiqet nga injoranca e injorantet.

  13. Roland says:

    Ke te drejte profesor . Sa diploma keni firmosur per meuesit e gjuhes shqipe ? A ju kujtohen ? Tani , doemos , qe Ju duket e cuditshme pse shiptaret nuk dine gjuhen e tyre . Jam shume i sigurt qe edhe ju jeni kontribues per gjendjen e mjeruar

  14. nasi05 says:

    ok ketu tek ne gjithcka eshte skandal, mjafton te shohesh shumicen e komenteve neper internet dhe kupton se njerezit akoma nuk arrijne te dallojne q-ne nga ç-ja

  15. SHQIPERIA NE INJORANCE-MALOKERIE says:

    “SOT” 95% E SHQIPERISE ESHTE INJORANCA DHE
    MALOKERIA.KULTURA, QYTETERIMI DHE INTELIGJENCA
    E MIREFILLTE E KANE LENE SHQIPERINE QEKUR
    SALI BISHA ARMATOSI MALOKET ME ARMET E 97-TES.

  16. ZENI says:

    Faleminderit Une per pergjigjen se kjo fjale me kishte mbetur ne mendje kur punonim ne pune vullnetare ne pallat dhe kur donim te leviste vinci lart e poshte njeri thoshte ngreje dhe tjetri ngrije ,u be nje corbe. I thashe nje gjuhetari,emrin e te cilit nuk po e them,se hartuesit e fjaloreve kur bejne fjalorin duhet te vene pas foljes edhe menyren urdherore se njerezit po e ngaterrojne keq kete menyre,ka shume folje te parregullta qe ndryshojne krejtesisht siper shembull folja VIJ,etje.Kur shkruaj nuk me kujtohen,prandaj edhe nuk po numroj te tjera. Por me vjen keq qe gjuhen nuk dine ta perdorin te rinjte se ne te vjetrit e hengrem cairen.Me nderime Une,me siguri kemi qene shoke shkolle ne te njejten kohe.

  17. assault says:

    @Une, pershendetje! Desha vetem te te korrigjoja tek epiteti ‘shtaze’, sepse ata jane te pafajshem. Bile te gjithe militantet apo te tjere njerez qe zene karrige te pamerituara ne saj te marredhenieve nepotike nuk jane fajtore, por fajtor eshte sistemi. Shko ne Gjermani e shih, atje nuk te pyesin ‘ku e ke bere universitetin’, jashte apo brenda atje te pyesin: “çfare di te besh”?. Keshtu qe pasi thua se ç’di te besh, merresh ne prove dhe vetiu nese rezultatet nuk e justifikojne pritshmerine ti largohesh vete sepse pengohet sistemi….

  18. MALOKET RACE JO-SHQIPETARE says:

    SHQIPERIA SOT NJE KATRAURE MALOKESH
    INJORANTE, QE NUK DIN TE FLASIN APO
    SHKRUAJNE GJUHEN E VENDIT KU JETOJNE,
    SEPSE NUK JANE SHQIPETARE ME ORIGJINE
    DHE NUK DIHET NGA KANE ARDHUR NE SHQIPERI.

  19. MALOKET RACE JO-SHQIPETARE says:

    SHQIPERIA SOT NJE KATRAURE MALOKESH
    INJORANTE, QE NUK DIN TE FLASIN APO
    SHKRUAJNE GJUHEN E VENDIT KU JETOJNE,
    SEPSE NUK JANE SHQIPETARE ME ORIGJINE
    DHE NUK DIHET NGA KANE ARDHUR NE SHQIPERI.

  20. laua says:

    Shazoja eshte nga katundi Kocul i Vlores. Edhe sot e kesaj dite nuk ka mesuar ende te flase shipe standarte. Pale pastaj, ka bere edhe nje abetare me gjithfare gabimesh trashanike. Edhe deklarata e fundit tregon qarte injorancen e tij gjuhesore. U fut ne politike, se don te ruaje koken, me hajdutlleqet qe ka bere kur ka qene rektor dhe sot qe eshte Dekan. Eshte vertete i peshtire dhe i paafte, si shem te tejre qe drejtojne sot Universitetin e Tiranes, Dhori Kulen (bythen) ne krye.

  21. Ervin says:

    E perkrah plotesisht nje nisme te tille. Per vete kam bere lenden e gjuhes shqipe ne shkollen e mesme dhe me ka vlejtur jashte mase, pasi edhe pas 10 vjetesh ne emigracion, nuk e kam harruar drejtshkrimin/gramatiken e gjuhes sone te bukur shqipe. Ne kete lende futeshim ne detaje si per shembull “radhe” dhe jo “rradhe”, “brenda” dhe jo “brënda”, “proces” jo “proçes” etj, te cilat veshtire se harrohen. Por te shohesh nivelin e shkrimeve neper faqe shqiptare, kur dihet keta qe shkruajne kane mbaruar nje 8-vjecare, kane mbaruar te mesme, mbase edhe universitetin, eshte te zesh koken me dore.

  22. paskuqani says:

    Esht normale qe SHqiptaret te mos din mir shqipen, shiko shum gazetar shkruajn me gabime ortgrafike,pastaj shqiptaret kto njezet vjet nuk kan msuar por vetem kan bler deftesa shkolle, tani edhe ai qe nuk di te shkruaj esht doktor shkencash dhe holl holl duen par dhe dipllomat e dekanve, se ka rrezik jan me tetvjeçare,se parlamenti shqiptar esht mbushur plot me injorant pa shkoll qe kan bler dipllomat,SKENDER GJINUSHI DHE PAK TE TJER E DIN SE çfar heqin ne parlament me kta tipa,ka njezet vjet qe nuk lat gje pa bo me denigru dhe me shkatrru ate sistem shkollor qe na la PPSHja,ja arritet qellimit, tani mo na çani trapin, por vrisni veten me kta intelektual me diplloma fallco,o sistemi i rrumpalles.

  23. Arberor says:

    Qe Rrokaj me te gjithe “specialistet” e tjere jane hajvan kjo dihet, edhe pse rinia shqiptare vertet nuk di te flasi dhe shkruaj sic duhet. Por per fjalen “bazike” eshte ne fjalor, dhe e ka mire. Po u sjell perkufizimin nga fjalori.

    BAZIK mb. kim.
    Që përmban baza; që ka vetitë e bazës.

  24. alba says:

    Nga gjithë këto komente përsa i përket mungesës së njohjës së gjuhës tonë të dashur “shqipe” nga e gjithë popullata, sidomos këto 20 vitet e fundit, mund të them se shumë faktor kanë ndikuar negativisht për përgatitjen e brezit të ri.

    Para se të fillojmë të shajmë të tjerët duhet t’ia fillojmë nga vetja jonë.

    Shumë nga komentuesit e ketij siti kanë guxuar të korrigjojnë të tjerët ndërkohë që vet ata kanë bërë një ose disa gabime ortografike…

    Për të mos bërë të njëjtin gabim, do të shkruaj kritikat e mia duke u bazuar në eksperiencen time personale.

    Së pari, mund të them që kam qenë pak e dobët në lëndën e gjuhës shqipe në krahasim me lëndet e tjera të shkollës 8-vjeçare.

    Së dyti, mos-interesimi i brezit tim për të mësuar shumë mirë (jo vëtem lëndën e gjuhës shqipe, por edhe në të tjerat lënde), gjatë periudhës së viteve të para të demokracisë (1990 – 1994), ishte për shkakun se të gjithë në atë kohë e kishim mendjen që të largoheshim nga atdheu dhe të emigronim jashtë shtetit. Mësuesit vinin vetëm për të marr rrogën, ndërsa nxënësit shkonin sa për të kaluar kohën në shkollë. Mund të them se në atë kohë, kanë qenë shumë të paktë ata që kanë mësuar rregullisht në klasën time.

    Së treti, mungesa e një diksioneri për gjuhën shqipe i shtohet këtij problemi. P.sh., unë shumë herë kam patur nevojë të konsultoj në një diksioner se si shkruhet një fjalë në gjuhën frënge apo frëngjishte. Gjithashtu në të njëjtin diksioner kam mesuar e kuptuar se çfarë do të thotë kjo flalë apo një tjetër. Pra është shumë e domosdoshme të konsultohen botime te tilla, gjë për të cilën është e pamundur që të gjesh një të tillë për gjuhën shqipe. Në kohën e “Dullës” ka patur një farë diksioneri, por sot ku ta gjesh më një të tillë.

    Sot, e kam të veshtirë t’i besoj botimeve të reja pasi mund të gjej shumë gabime ortografike. Më kujtohet kur bleva në 1999 librin “Idioti” i një autori rus. Të them të vërtetën kishte shumë fjalë që nuk i’u a dija kuptimin, por mbi të gjitha gabimet ortografike më bezdisnin aq shumë sa që e mbulla atë libër dhe nuk e hapa më edhe sot e kësaj dite.

    Së katërti,nga njëra anë, është mungesa dhe serioziteti i Ministrit të Arsimit, i cili nuk bën asnjë përçapje për të realizuar testime të ndryshme për të parë nivelin e mësuesve që japin lëndën e gjuhë-leximit dhe nga ana tjetër, po ky ministër duhet të bashkëpunoj me gjuhëtarët më të mirë të vendit për të realizuar në shkallë vendi një metode të vetme e të përsosur të abetares për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe mbi të gjitha niveli i drejtëshkrimit të përmirësohet edhe në shkollat e mesme apo në universitetet e Shqipërisë.

    Së pesti, sot shumë veta hiqen si gjuhetar të mirëfilltë dhe ndoshta kanë botuar libra të ndryshëm. Por që një libër të ketë një vlerë ai duhet të vlerësohet nga një institucion serioz dhe që e kryen me profesionalizëm misionin e tij.

    Së fundi, duke e mbyllur komentin tim, dëshiroj që politikanët tanë të mundohen të realizojnë diçka të mirë për nje afat të gjatë dhe jo për një afat të shkurtër, pasi kjo është në dëm të popullit dhe në vend që ne të avancojmë përpara, bëjmë dy hapa prapa. Shkurt muhabetit, qëndrojmë në vend numuro…

  25. Maria says:

    Të dashur, njerëz!
    Fjala bazike (βασική) vjen nga greqishtja dhe është mbiemër e në këtë rast është shprehur përsosmërisht! Fjala bazë (βάση) është emër dhe nuk vendoset pas një emri. Ndaj hapni qitapet/defterët (po e them turqisht se ndofta kuptoni) nëse ju duhet të kritikoni një profesor shumë të mirë të gjuhës shqipe dhe mos u kapni pas bindjeve partiake për të ofenduar. Mbetshi me shëndet!

  26. Klajd says:

    Eshte per tu admiruar komenti yt Maria!
    Lexova me kujdes gjithe komentet dhe beri nje diference si nata me diten.
    Te gjithe kapen pas nje fjale qe eshte perdorur ne menyren me perfekte por nuk u hedhin nje sy komenteve te tyre qe jane te shkruara me gabimet maksimale ortografike…

  27. mira says:

    Maria:Nuk ja vlen te merreni me njerez pa moral ,Jemi krenar dhe me fat qe kemi ndjekur leksionet e dhena nga profesori jon i nderuar qe mbart brenda vehtes te gjitha llojet e ndjenjave njrezore ;Akademike :umane dhe prinderore

  28. zana says:

    O Arberor qe hajvan je ti kjo dihet po me mir shiko si do ju vej halli brezave sepse po kethehet analfabetizmi. Te gjithe duhet te bashkohemi me profesorin tone te nderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje