Drama PREKESE e Fatjonës së masakruar në Qafë Thanë

14 Shtator 2012, 11:39Sociale TEMA

Prindërit e varfër në palcë do rrisin dy jetimë. Ata e mësojnë lajmin vetëm kur u vjen trupi i vdekur në shtëpi, ndërkohë që gazetarët kishin mbërritur më përpara

Prindërit e Fatjona Sulës, 24- vjeçares që u masakrua me gurë në Qafë Thanë, nuk kanë qenë në dijeni për asgjë deri sa trupi i vajzës iu ka mbërritur kufomë në shtëpi.

Në një shkrim të gazetës “Panorama” përshkruhet gjendja e mjerueshme  e kësaj familje në fshatin Orenjë të Librazhdit.

Agim dhe Fiqirete Sula kanë qenë duke punuar teksa gazetarët kanë mbërritur, megjithatë ata janë treguar të gatshëm për t’i ftuar në një shtëpi gjysmë të rrënuar, që s’është as e tyrja. Të moshuarit 60- vjeçarë, Agimi i cili as nuk dëgjon, as nuk flet dhe Fiqiretja që dëgjon dhe flet sa për të thënë jetojnë në katin e dytë të asaj shtëpie së bashku me nipin (4 vjeç) dhe mbesën (2 vjeç). Ato flenë, hanë dhe ulen në dy dyshekë pa krevat, që i përdorin si tavolinë dhe si kolltuk.

E ndërsa tre vajzat e kësaj familje janë larguar për ta nxjerrë nga skamja këtë familje, nëna e tyre fillon të tregojë.

“Kam tri vajza, por jetojnë në Përrenjas. Këto dy fëmijët janë të njërës prej tyre, Fatjonës. Kur ju pashë në derë, u merakosa pak. Me mëngjes më mori në telefon Lola (vajza e vogël), dhe më tha se Fatjona ishte përplasur me një makinë. Më tha se është në spital dhe po mjekohet”, rrëfen nëna.

Teksa lëmon kokat e vogëlushëve, rrëfimi i nënës vijon vetvetiu.

“Është shumë vështirë këtu, sidomos për vajzat. Dy të mëdhatë i martova në fshatin Zhyrrë. Në Hotolisht. Vajza ime e madhe, Blerina, u martua me një burrë që tani ka mbetur i paralizuar, se u aksidentua në minierë. I duhet të punojë dhe të mbajë familjen. Edhe Fatjona u martua dhe u nda pas tre vitesh. U kthye në shtëpi me djalin e vogël dhe me barkun 5 muajsh. I shoqi dehej, e rrihte atë dhe djalin e vogël dhe gati sa nuk dështoi fëmijën. Është kjo vajza (tregon vogëlushen në prehër). Kur erdhi në shtëpi, më tha: Nëse nuk do të më pranosh të kthehem, unë do të vras veten. Se po nuk ika që atje ai do të më vrasë fëmijën që kam në bark. Atëherë më mirë vdes dhe vetë, sesa të më vrasë fëmijën”, tregon Fiqiretja.

Ajo rreket të shpjegojë vështirësitë e jetës ku me bukë e ku pa bukë. Kështu që tri motrat me ndihmën e njëra- tjetrës vendosen në Librazhd e Përrenjas për bukë e gojës.

“Ikën para dy vitesh Blerina dhe Fatjona, më pas morën edhe motrën e vogël, Lolën. Janë bërë bashkë dhe na ndihmojnë nga pak, se nuk u del as për vete. Po punojnë te një grua që quhet Flutura. Aty edhe flenë”.

Ajo vijon të flasë dhe të tregojë se pse nuk ka shkuar t’i shohë ndonjëherë vajzat.

“Është rruga e gjatë, kushton. Ne nuk kemi aq para sa të shkojmë t’i vizitojmë. Kemi edhe fëmijët për të mbajtur, nuk kemi ku t’i lëmë. Veç Fatjona vjen vetë shpesh. Çdo dy javë kthehet dhe shikon fëmijët, u blen gjëra. Çmendet për këta. Kur vjen ora për të ikur, shpërthen në lot, i puth pafund dhe mezi shqitet prej tyre”, pohon ajo.

Dhe më pas vjen një moment kur gruaja shikon makinën e funeralit dhe shtang. Ndërsa i shoqi i pagojë mbytet në ngashërima. Me të vegjlit pranë tyre kanë shpërthyer të gjithë në lot. Fëmijët me siguri sot nuk e kuptojnë pse.

Të afërm tregojnë se Fatjona nuk ka shfaqur shenja dëshpërimi, dhe dy ditë para ngjarjes ka pasur një takim me të motrën.

“Erdhi te puna ime së bashku me dy miqtë e saj që unë i njihja. Më kërkoi të pinim kafe bashkë. Unë nuk doja, por ajo insistoi dhe shkuam në Elbasan. Mu duk pak e mërzitur, por ajo asnjëherë nuk i tregonte problemet e saj, nuk hapej me askënd. Para se të largohej më puthi, më vendosi unazën e saj në gisht dhe iku”, thotë e motra.

Kontakti i fundit i saj ka qenë një telefonatë që i ka dërguar një mikeshës së saj me emrin Mimoza, ku i ka kërkuar ndihmë, por pa arritur të përfundojë bisedën.

Fatjona Sulaj është masakruar me gurë derisa ka dhënë jetën nga i dashuri i saj 27- vjeçar Çelnik Maliqi, i cili ka pohuar në polici se krimi makabër e ka kryer me pretendimin se gruaja e tradhtonte me të tjerë.

 

34 komente në “Drama PREKESE e Fatjonës së masakruar në Qafë Thanë”

  1. Dean says:

    Popull i cmendur.Vajti e vrau vajzen e botes pa pike meshire Psikopati.
    Do Zoti dhe gjen paqe ne at Bote ku ka vajtur ajo Vajze e shkret,se Shqiperia eshte si Spitali Numer5,me ne krye ”doktorin” e shpellave.

    1. raimondi says:

      Ai qen e meriton ta varin__Cfare njerezish te felliqur ka midis nesh..

      Gjynaf e shkreta vajze …

    2. The President Republic-Islamic republic of vicidol says:

      O POPULL SHQIPETAR A NUK E SHIHNI SE ATY SKA ME SHTET ATY KA MBARUAR GJITHSHKA KRIMINELI TURK I PABESE SALIH BERISHA KA IK PER LESH KARI NGA TRITE DHE ESHTE BERE SI VESHGJAT AY QEN KERKON TE SHTYJE DHE KETO MUAJ DERI NE ZGJEDHJET E ARDHESHME SE TASHME E DI QE SKA ME SHANS TE MBIJETOJE ME NE PUSHTET OR PAPULL GJUMASH E FRIKACAK PO NGRIHUNI MORE DIGJENI SHQIPERINE SI ME 97 SE MALOKU ISLAMIK BERISHA PO E VRET KETE POPULL A E KUPTON JUVE APO JO : KE PRISNI TA HEQE NGA PUSHTETI KRIMINELIN BERISHA…????? ASNJE NUK E RRUAN PALLEN NGA EUROPA POR DUHET LUFTE CIVILE DIGJENI KOMPLET SHKATERROJENI FAMILJEN E KETIJ BARBARI ANTISHQIPTAR ME EMER TURK SALIH BERISHA

  2. EliSa says:

    Jete makaber, histori makaber! Sigurisht qe jemi te dytet pas Gjermanise ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/childrens-day-erishajt.html

  3. Aleksandër Matrënga says:

    vetëm dënimi me vdekje mund të zbus krimin e rëndë që ka ndodhur.Disa thonë se është psikopat vrasësi,aq më mirë ,që të vën mend ata që kanë pak tru në kokë.Vrasja me gurë është nga më makabret dhe i përket periudhës parakristiane ,prandaj edhe dënimi i tij duhet të jet i tillë.Ndryshe ,krimi dhe kriminelët bëjnë davet në këtë vend mostër të populluar nga monstrat dhe të drejtuar nga një qeveri monstër.

  4. elinor says:

    Ky realitet shqiptar eshte teper i trishtueshem; me teper sa c’mund te mbaje njeriu. Nderkohe qe pushtetaret pasurohen pa kufi dhe hartojne ligje qe kjo pasuri te mos u publikohet, njerezit e thjeshte vuajne si ne mesjete.
    Jam pa fjale!
    Kam udhetuar shpesh ne keto fshatrat e Librazhdit por nuk mbaj mend ndonjehere qe te kam vu re njerez aq te keputur sa te mos kene as edhe nje tavoline buke. Vetem dy dysheke ne toke! Keta njerez nuk mund te quhen gje tjeter vecse skllever te familjeve ne pushtet. Keto jane pasojat e nje qeverie qe vjen ne pushtet me vota te vjedhura, e mban pushtetin me force duke vrare protestuesit dhe qe nuk mendon per asgje tjeter pervecse cilin tender tjeter te manipuloje dhe si te shtroje terrenin per grabitjen e mandatit te ardhshem.
    Kjo eshte arsyeja per te cilen kam kerkuar qysh heret, vazhdimisht, qe opozita duhet te udheheqe popullin ne protesta deri ne largimin e kesaj qeverie fashiste, me cdo kusht. Por jam perballur me militante te Rames dhe PS-se qe akoma besojne se vota e largon nje qeveri te tille.
    Kanceri shqiptar ishte ne fazat e tij te hershme para 4 vitesh, sapo ishte zbuluar. Kurse tani ka kaluar ne metastaze si pasoje e kesaj pritjeje absurde te pafund.
    Njerez si Fatimja jane qelizat qe po vdesin cdo dite qe kalon nga trupi i ketij kombi.
    Nuk ka kimoterapi qe e sheron me kete kancer. Nevojitet patjeter nje nderhyrje kirurgjikale.

    1. futja kot says:

      Elinor nuk para bej komente por ne kete rast e ndjej se duhet te te them dicka ty si dhe atyre qe shpesh shkruajne ne blogun e temes dhe qe te keqen e gjejne para se gjithash (dhe vetem) tek Saliu a thua se vete jane modele qytetarie apo mbartes te moralit dhe etikes.

      Elinor realiteti shqiptar eshte i trishtueshem sepse eshte rezultat i sjelljes se gjithe shoqerise shqiptare duke filluar nga koka e duke vazhduar poshte e me poshte perfshi mua dhe ty qe fajin edhe per kete rast dramatik ia hedh vetem qeverise a thua se pushteti lokal apo dhe shoqerine civile nuk kane nje rol per te luiajtur ne keto situata qe t’ua lehtesoje sadopak vuajtjet ketyre fatkeqeve (e per mua fatkeqet e vertete jane ata femije te cilet nuk e di se si do te rriten). Por mPyeteni nje here edhe ata deputetet tuaj te zones se ndofta dine dicka me shume dhe nese mund te bejne akoma dicka per kete situate dramatike.

      E sa i perket marrjes se pushtetit me protesta ty me duket se te ka ngelur ora para 65 vjetesh. Sepse ti nuk me dukesh shume ndryshe nga ata protestuesit e dhunshem ne Bengazi apo Kairo ku dhuna prodhon vetem viktima te pafajshem.

      1. O shoku futja kot!

        Elinor ka plotesisht te drejte, sepse 80% e krimeve ne Shqiperi ketu perfshi dhe vetevrasjet, ndodhin si resultat i gjendjes sociale ne vend.Shume njerez fillojn pijen nga papunesia dhe fukaralleku,sic in ka ndodhur kesaj fatzezes me te shoqin qe ky e rrihte te shkreten edhe kur kjo ishte shtatzen,dhe kjo u detyrua te ndahej prej tij,dhe te shkonte tek prinderit e saj te varfer dhe te kishte nje fund te tmerrshem.Te jemi te sincert, historia e ka vertetuar se 100 vitet e fundit kombin tone e ka sunduar tradhetia dhe arroganca.

  5. beso says:

    varferia eshte maskarallek.Ne flasim perdite per Tiranen brenda Unazes se vogel,se periferia eshte te vesh duart ne koke.E tere Shqiperia e sali berishes eshte nje Bathore gjigande,ku 1000 s’kane buke te hane ndersa 1 lan kembet me qumesht dallendysheje.Mos pèritni shtet social edhe per 100vjet te tjera”pavaresi”!

  6. loreta says:

    akoma shqiperia dallohet per kafsheri, me fal qe po e them, po cheqin grate atje, si me qene pakistan

  7. GJILANASI says:

    O ZOT, O ZOT PO KU ËSHTË BRE KY SHTET PREJ MUTI, PO A I BIE NDOJHER N’MENDJE KËTIJ SHPELLARIT SE QKA ËSHTË KA NDODH POSHT ME POPULLIN E PAMROJTUR … O KY VETË LYP PLUMB N’BALL MORE MEDET PER KETË POPULL T’ NGRAT N’ DUAR T’KUJT KA MBET… TURP EDHE PER NE T’ GJITHË Q’LEJOJM NJË T’SMUR MENTAL TË NA UDHËHEQ… TUPP

  8. albogentivlora says:

    Kur lexon historite e dhimbshme te popullit tone qe ka gati 70 vjet ne diktature, te vjen te bertasesh aq sa te tremben dhe malet. Kemi qe nga viti 44 qe jetojme ne skamje dhe nen thunder. Keta pleqte e shkretuar me mire te vdisnin bashke me vajzen e tyre se sa te rrojne keshtu. Ta merr tjetri femijen pa gje te keq fare. Atij djalit duhet tja rrjepin mishin si te kecit.

    Nuk te ben te lexosh me gazetat se degjon makabritete nga me te tmerrshmet. Vend i mallkuar eshte bere te ikesh naten.

  9. mico says:

    Ketu nuk ka shtet jemi me keq se bangladeshi

  10. jorida says:

    E tmerrshme, mendimet te bllokohen nga kjo histori e dhimbshme syte te erresohen dhe uron vetem qe te jete nje imazh i harruar i kohes se Migjenit….Shqiptaret po transformohen dita-dites.
    Ata qe kane marre detyren e “me te mencurve” te ketij vendi jane kthyer ne egersira qe mbjellin vetem terror dhe urrejtje nga ku cdo dite lindin dhe rriten egersira te reja. Te varferit mbijetojne, vriten e vetevriten dhe lene pas krijesa te varfera dhe akoma me te vuajtura…Te ndershmit, te miret jane kthyer ne shpirtra fantazma pas luftes, plagosjes, perdhunimit dhe enden ne kohe derisa te marrin vendimin; te rrine apo te ikin nga kjo cmenduri e pafundme?
    Ne 100 vjet shtet pa shtet, shqiponja ka thyer krahet,,,,

  11. Treviso says:

    Ngushullime familjareve.
    Nga dita e sotme une do tja drejtoj ngushullimet presidentit te vendit
    dhe kryeministrit sali Berisha.Do vije nje dite qe do ti hyje ne shpine e tyre fjala ngushullime prej popullit.

  12. elinor says:

    Natyrisht qe eshte produkt i shoqerise, o ti ‘futja koti’. Dhe per kete une nuk mund te fajesoj direkt saliun. Por ajo qe une po them, qe tipa “te ndristshem, modele qytetarie” si ti nuk po arrijne te lexojne ne mes te rrjeshtave, eshte se shoqeria jone eshte e semure rende dhe se kjo semundje e ka bazen tek varferia e madhe. Natyrisht qe kjo vrasje nuk ka lidhje me ceshtje ekonomike, ose te pakten keshtu duket ne plan te pare, por vrasesi patjeter duhet te vuaje nga probleme mendore – nje njeri normal nuk e ben nje gje te tille. Dhe keto problemet mendore, sillu nga sillu, dhe lidhen me skamjen dhe zymtesine e te ardhmes. Prandaj edhe une gjithnje i shoh problemet sociale si te lidhura ngushte me qeverisjen e keqe te vendit dhe degradimin e thelle te ekonomise. Nuk ka asnje arsye qe ekonomia e Shqiperise te ndikohet nga kriza boterore per arsye se Shqiperia i ka te gjitha epersite konkurruese me vendet e tjera te zhvilluara – krah te lire pune me bollek, burime natyrore te mjaftueshme, lende e pare relativisht e lire, etj. Pra Shqiperia duhej te ishte nje vend shume simpatik persa i perket investimeve te huaja por kjo nuk ka ndodhe deri me sot. Pse? Perseri vime tek qeverisja; nje korrupsion i shfrenuar dhe pasiguria e investimeve nuk ka se si te mos i detyroje firmat e huaja te rrine sa me larg ketij vendi. Rezultati: njerezit po hane njeri-tjetrin. Dikush i ngul thiken ne zemer nje gruaje ne syte te femijeve per t’i grabitur nje varese ari; dikush tjeter vret per gjak; i cmenduri i fundit thote se “e vrava se kisha dyshime se me tradhetonte” e shume e shume te tjera. Do te thuash ti se keto jane produkte te injorances! Natyrisht qe po. Por injoranca e ka burimin tek skamja. Nuk ka se si te te bjere nder mend te kapesh librat me dore kur zorret zihen me njera-tjetren ne bark.
    Keshtu qe i/e dashur ‘futja kot’ mos ia fut me kot dhe mos u mundo te kapesh me mua per arsye qe vetem ti i di por me jep nje dore, meqe i paske nja dy fije mend sa te jesh ne gjendje t’i lidhesh dy-tri fjali bashke, qe t’i sensibilizojme te rinjte shqiptare sa me shume per ate qe ata nevojitet te bejne. Largoju prej atij instiktit te erret njerezor ku kerkon ta ulesh tjetrin ne menyre qe te ndrihesh vete lart apo te ndihesh mire. Nuk eshte e thene te jesh dakord me opinionet e te tjereve por leji ironite dhe sarkazmat apo poshterimet menjane dhe jep nje mendim pozitiv, konstruktiv.

  13. lali says:

    mico. Ketu nuk ka shtet, por edhe shoqeri civile .

  14. Bangladeshari says:

    Ti mico!por dhe Shqiperia jone qe vjen pas Gjermanise i mer te keqen Bangladeshit,ju more te shkrete ju ka ngelur ora e koha bashke se e merni si etalon i se keqes ate shtet,por hapini zgavrat e kokes e shikoni se cbehet ne ate vend se cfar rritje ekonomike ka pasur ai vend keto vitet e fundit,atje ka filluar prodhimi automjeteve nga firma Japoneze e Koreano Jugore,prodhohen anije te tonazheve te larta nga firma Norvegjeze ete mos permendim industrine e lehte ku jane pushtuar dyqanet e H&M e IKEAs ne gjithe boten e shume dyqane te firmave te njohura jane pushtuar nga prodhimet e tyre te pambukta te cilesise se larte,atje ne kemi pare se cfar ben nje shtet per popullin.Vertet qe dhe atje ka korrupsion e perqindja e larte e popullit eshte e varfer por ndryshimet keto vitet e fundit jane aq te medha sa ta mbyllin ty dhe ne gojen,kur ben krahasimin.Prandaj dhe jam dakort me ate fjaline tende.

  15. Lini një Përgjigje says:

    Nuk ka fjale me te pershtateshme sesa keto te Millosh Gjergj Nikolles (Migjenit)

    POEMA E MJERIMIT

    Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
    kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
    kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
    që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
    edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
    të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
    E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
    therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
    profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
    shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

    Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
    asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
    balli që e ka, syt që e shprehin,
    buzët që më kot mundohen ta mshefin –
    janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
    të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
    mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
    me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
    Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,
    zhele fund e maje, flamujt e një shprese
    të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.

    Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
    Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
    mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
    lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
    kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
    kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
    edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
    n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
    Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
    që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

    Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
    dridhet posi flaka e mekun qirini
    nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
    ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
    ku foshnja e smueme qan si shpirt’ i keq
    tu’ ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
    e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
    mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
    Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
    e ama s’e don, por vetëm mallkon.
    Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
    ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!

    Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
    të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
    ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
    kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

    Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
    don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
    atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
    kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
    dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
    një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
    Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
    qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.

    Mjerimi punon, punon dit e natë
    tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
    tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
    e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
    Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
    në ditë – vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.

    Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
    buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
    trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
    që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
    dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
    ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

    Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
    -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
    por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
    mund që të len kujtim ditën e dikurshme
    kur pullaz’ i shtëpis u shemb edhe ra
    nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,
    kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
    plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
    ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.
    Kështu nën kambë të randë të zotit t’egërsuem –
    thotë prifti – vdes ai që çon jetë të dhunuem.
    Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
    mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.

    Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
    Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
    të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
    në fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
    E gota e turbull, gota satanike
    tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni –
    dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,

    nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
    Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
    kur njëqind i derdh një nga një në fyt.

    Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
    dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.

    Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
    dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
    që t’apin litarin të shkojsh fill’ e të varesh
    ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

    Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!
    Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
    të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
    i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
    tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ në shplakë.

    Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
    në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
    Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
    ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

  16. Erla Qato says:

    Skemi per tu bere kurr, kurr, kurr njerez.

  17. erjon says:

    NE JEMI NJEREZIT ME KOT NE RUZULLIN TOKESOR. AJO VAJZE SOT NUK ESHTE ME DHE NJEREZIT E SAJ VUAJNE FATKEQSINE QE JU NDODHI KURSE NE DISKUTOJME PER PARTI TE CILAT NA I KANE QIRE NENEN. IKNI O BYTH QIRA DHE MOS KOMENTONI ME.

    1. elinor says:

      Nuk kam cfare t’i them shume ketij erjonit, se ky duket cfare pjelle bastarde eshte por me teper e kam me TemA qe i poston komente te tilla te disa pushtave si ky me siper!

  18. Himn says:

    Migjeni, I pavdekshem, Migjeni, pergjigja me universale e Te gjitha koherave, Migjeni, realiteti yne shume shokues ne kete 100 vjetor Te Pavaresise!

  19. Ali Pasha says:

    Duhet te ngrihet ai popull dhe te kerkoje denimin me vdekje per keta barbare se po behen vrasje me gjakftohtesine me te madhe pa e kthyer koken mbrapa e te shikojne se cfare lene mbrapa. Le te mos hyme edhe ne Europe po qe nevoja se eshte ajo europe e famshme qe po na katandis ne kete fare derexheje duke u tallur me njerzit e varfer te Shqiperise me anen e zedhenesve (politikaneve djall me fytyre njeriu) te tyre ne Tirane qe u majmen e po majmen dita dites nga varferia e popullit te tyre. NGREHU O POPULL E KEPUTI VARGONJTE QE TE KANE MBYTUR QE KUR KE LERE

  20. Joni says:

    O Zot cfare mjerimi, cfare fatkeqesie. Ruajna o Zot se vete s’jemi te afte.

    1. Lini një Përgjigje says:

      Nuk eshte zoti ai qe te rregullon fatin.
      Eshte vete njeriu qe duhet te dale zot i fatit te tij!

  21. Tepelena. says:

    Ngushëllime për familjen…dhe uroj që zoti të verë dorë e të rrisë të paktën dy fëmijët jetimë…!Për vrasësin…le ti bëhet ajo që i bëri asaj vajze të gjorë e të pafat…!Dënim me vdekje me gurë…ashtu sikurse masakroi atë fatkeqe,ashtu e masakrofshin edhe atë kanibal,vampir….!-
    —Shpresoj që mbase ndonjëra nga OJQ e shumta shqiptare dhe të huaja që vegjetojnë në shqipëri,të bëjnë diçka edhe për familjen e varfër dhe dy fëmijët jetimë…Komuniteti,komuna,njerëzit e lagjes a fshatit..kanë mundësi ti nxjerrin së paku nga thonjtë e përbindëshit mjerim….!-Shpresoj të mos ketë vdekur akoma solidariteti njerëzor…Edhe pse shteti ka vdekur para shumë vitesh në Shqipëri…!

  22. Teuta says:

    William Sheakspeare : ” S’ka gje me te tmerrshme kur idiotet qeverisin qorrat…”

  23. ad says:

    Duhet denimi me vdekje nuk ka rruge tjeter per kto shtaza te ndyra qeveria e ardhshme duhet ta parashtroj ket ceshtje mjaft me me detyrimet kundrejt Europes nuk ka cna duhet Europa kur vendi po basdardohet ne menyre te tille eshte kjo Europe qe po na ben te humbim durimin

  24. Andon says:

    Ah more Celnik, ti duhesh vrare me buke ne goje. I hoqe atyre dy zogjve te vegjel nenen. Ah more felliqesire, me duart e mia do doja te te merrja shpirtin.
    Te uroj nje ngordhje te ngadalte, dhe ne agoni.

  25. Futja Pordhes kot says:

    Gjithmone habitem qe kane mbetur ende femra ne vend; vetem qeverise mos ja vini fajin se vetem 8 vjet qeverisin!
    Njerez qe jetojne ne meshire te fatit e ne Nje stad natyror e Jo social! 22 vjet populli Sheh se si veniten vlerat e vdes shpresa! Vetem politikanet skane faj Kurse ne jemi bashkefajtor. Mbi te gjitha gazetaret qe si kan syte ne ball e sdallojne Gjermanine e vogel ne Adriatik!

  26. Obergruppenfuhrer says:

    Burgu komunist i Burrelit duhet kthyer ne nje kamp shfarosje i tipit Auschwitz! Kafshet duhet te detyrohen te bejne pune te detyruar deri ne 5 vjet ku rracionet e ushqimit duhet te jete shume te vogla, tamam si ne Auschwitz. Pasi te jene bere kocke e lekure kafshet arabe dalin te panevojshme dhe vetvetiu duhen derguar ne dhomen e gazit ku merr fund edhe mizeria e tyre. Pas kesaj trupat e tyre te felliqur digjen ne krematorium dhe hiri i tyre hidhet neper halet publike ku i behet muti siper dhe ata zhduken njehere e pergjithmone, tamam sikur nuk kishin ekzistuar fare.
    NDERTONI AUSHWITZ URGJENT!!!

  27. Roberta says:

    Me vijne ne mendje shprehja klasike e probagandes se konsumuar pro shqipetare: Shqipetaret e kane ¢arr rrugen e historise me shpate ne dore… ¢a shpate e shpate oreee?! Ne kemi ngelur me fakte akoma ne kohen e gurit….Jo mor njerez jo, nuk jemi aq fisnik sa duam te dukemi! Jemi nje popull me njerez banal, si gjithe te tjeret. Jemi njerez me genin e kriminalitetit cik me te zhvilluar se sa te tjeret se jemi te shartuar me turq, te cilet nga ana e tyre jane shartuar me mos me keq racash.

    VAJ VATANI E MJERE MILETI!!!

    U prefte ne paqe shpirti i asaj vajze edhe pse e shoh te veshtire qe ti prehet me ata dy zogj jetim ne duart e dy njerezve te rraskapitur dhe dermuar nga jeta…

  28. lorenci says:

    shoh se shumica flene akoma e shajne ate qe tregon te verteten por kur e keqia tu trokas ne dere cdo bejne valle to tusin flamurin e partise 2 femije kane ngelur ne rruge pa nene e pa mbeshtjetje ekonomike kurse vilat shtohen ne kurriz te popullit nga pushtetaret dhe na shanin Enverin e RAmizin si hajdut turp zgjohuni nga gjumi e hidhini ne plera tradhetaret e kombit qe po e shesin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje