Mungesës së investimeve nga ana e Bashkisë së Tiranës, veçanërisht në shtimin e hapësirave të gjelbra, tani po i shtohet edhe një problem tjetër akoma më shqetësues: shkatërrimi i parqeve ekzistuese për të përmbushur interesat klienteliste dhe korruptive të drejtuesve të kësaj bashkie.
Sot në orët e para të mëngjesit banorët e zonës tek ish- Fusha e Aviacionit, që ndodhet në territorin e Njësisë Bashkiake Nr. 7, janë përplasur me përfaqësuesit e një biznesi privat, i cili kishte nisur të vendoste sipër hapësirës së gjelbër një kënd lodrash, nën dijeninë e plotë të Bashkisë së Tiranës. Jo vetëm kaq, por ky biznes kishte prerë disa pemë të mbjella aty, për të liruar hapësirën ku do të vendoste pajisjet e parkut.
Banorët kanë kundërshtuar me forcë shkatërrimin e kësaj pjese të parkut, për të cilin vetëm dy vjet më parë janë investuar nga bashkia e drejtuar në atë kohë nga socialistët, 5 milionë euro. Ata nuk kanë lejuar vazhdimin e punimeve dhe kanë këmbëngulur se për ta është më i rëndësishëm parku dhe hapësira e gjelbër se sa një park lodrash me pagesë, të cilit bashkia duhet t’i gjejë një vend tjetër më të përshtatshëm. Me banorët e zonës janë bashkuar edhe deputetët socialistë Vasilika Hysi e Besnik Bare, si dhe kryetari i Njësisë bashkiake nr.6, Erjon Koka, të cilët kanë mbështetur protestën e drejtë të banorëve.
Deputetja Vasilika Hysi tha se ky është akti i katërt shkatërrues madhor i Bashkisë së Tiranës në një vit që qeveriset nga pala tjetër: “Ne sot kemi ardhur këtu për të denoncuar shkatërrimin e radhës që po bën Bashkia e Tiranës. Ky është parku i dytë më i madh në Tiranë, investim i Bashkisë së Kryeqytetit, në kohën që drejtohej nga Edi Rama dhe që u përurua duke pasur 28 mjedise që do ofronin shërbim falas për fëmijët, familjarë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar etj. Para se të ngrihej parku këtu ka qenë një vendgrumbullim i inerteve, plehrave dhe bagëtive. Po të shikoni sot këta banorë kanë përfituar një rritje të mirëqenies dhe të vlerës së banesave të tyre, por edhe bizneset kanë një mjedis më të mirë. Çfarë ndodh? Brenda një muaji janë dy biznese private që Bashkia i vendos këtu pa asnjë lloj leje duke shkatërruar hapësirën e gjelbër. PS dhe deputetët e saj nuk janë kundër bizneseve, përkundrazi jemi për rritjen e zhvillimin e tyre, por kërkojmë që ato të zhvillohen sipas rregullave. Ky është shkatërrimi i katërt që bën Bashkia e Tiranës. Ju kujtoj Sheshin “Skënderbe” ku taksat e qytetarëve të Tiranës shkuan dëm. Rrugën pedonale e cila sipas interesave të kryetarit të Bashkisë kthehet në qofteri e birrari. Prerjen e pemëve në parkun e madh të Tiranës dhe së fundi ky këtu që është shkatërrimi i katërt i madh që bën ky institucion. Jemi këtu në krah të qytetarëve sepse kemi marrë jashtëzakonisht shumë ankesa, telefonata çdo ditë nga qytetarë për këtë shkatërrim. I kërkojmë kryetarit të bashkisë të ndërpresë veprimet shkatërruese të mjedisit”.
Pasi ja kanë arritur qëllimit për të zmbrapsur në ditën e sotme firmën që tentonte të zinte hapësirën e gjelbër, banorët të mbështetur nga të zgjedhurit socialistë janë shprehur të vendosur për të mos lejuar në asnjë rast abuzimet e bashkisë së Tiranës, që synojnë të shkatërrojnë një park për interesa aspak transparente dhe shumë të dyshimta korruptive.
E mo mos boni kshu! I duhet kunotit per nji muhabet, ashtu osh puna.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/luli-i-partise-luli-i-bashkise.html
te tilla probleme ka ne cdo shtet , ppr kur ne vendin tone ka probleme
she me te medha , kto te duken thermija .
shpreh habine perse socialistet flene ghume per ceshtje me serioze
dhe .grihen dhe protestojne per keto .
Pse ja fut kot. Ku guxon njeri ne nje shtet normal te shkaterroje nje park qe u ka kushtuar taksapaguesve aq shume.
Ky eshte problem teper i madh, po te kesh parasysh qe ky b*q* i ri i Bashkise ishte kunder betoni dhe hekurave te kohes se Rames…
Chirac, ish presidenti francez ou denua me 3 milion euro gjobe plus brug me kush pasi perpara 20 vitesh, kur ishte kryetar bashkie ne Paris, kishte futur ne pune militante te partise se tij, pra pune fiktive.
Nese Basha ka dhene urdher per prishjen e atij parku dhe ndertimin e nje biznesi privat ne te, pra interesi personal te dale mbi ate kolektiv, atehre le ti behen si rrodhe pas kembeve, deri sa ta kuptoje qe te luash me fatet e popullit nuk eshte loje femijsh, po ka pasoja.
luli nuk di gje
e ka bere kunati me koke te tij
krimi me i madh qe i eshte bere Tiranes ishte shkaterrimi i fushes se aviacionit.Duke punuar per vite me rradhe atje te vjen keq te shohesh masakren nedrtimore qe u be mbi te vetmin aerodrom t kryeqytetit per interesa malokerie.Viti 1992 dibrane,kuksian dhe tropojane jane te ardhurit e pare qe filluan te nxjerrin guret e aerodromit dhe te ndertojne shtepite e tyre me bekimin e Zhulalit dhe gjeneralit te tij Perlat Binaj dhe Astrit Jaupi qe do te mbeten turpi i ish aviacionit.AN-2 ishye nje avion shumeperdorimesh qe u shit per buke goje ne vazhden e krimeve te panumerta te kesaj qeverie me pasurine ushtarake.
Posi,hapni syckat mire se te gjithe aty e kan mendjen,t’ua hedhin juve duke xhvatur e vjedhur, e juve tu lene pa gje.Keni pesuar si ato grate llafazane qe tere diten marrin neper goje dynjane:”Perderisa filani kalon shpesh andej,me duket se ia ka vene syrin filanes…”
Eshte dora e Kunatit te plerave me Dionis Teneqen ej robt do tju a bojm
erdhi.
Ky Lul-zimja shume po e lubrifikon “vaginen” e pasme…sic duket e dika paraprakisht se ne c’burg do te perdori hiret e tij natyrore…flitet ne Peqin ku do te ndaje dhomen me Old ass hi-in
Ku i ke letrat per kete biznes, e pyeste gazetarja pronarin qe kishte filluar te instaloje nje kend lojrash, mbasi kishte prere dhe pemet ne ate teritor, shko pyet ne bashki, ja kthente pronari i lojrave, se skishte asnje dokument te tregonte, por qe ishte i sigurte qe bashkija e Tiranes e kishte marre ne mbrojtje, megjithese edhe vete kryetari i asaj njesie bashkiake, ishte aty dhe protestonte me banoret se ai nuk kishte asnje dijeni per ate kend lojrash, qe po prishte nje investim prej 5-miljon eurosh, te ndertuar po nga ajo bashki, ne kohen e Edi Rames.
Kjo eshte bashkija e Tiranes dhe e Lulzim Bashes, ai ka nje detyrim te madh kundrejt shume biznesmeneve te forte, qe ti plotesoje angazhimet qe i ka dhene kur e ndihmuan me menyrat e tyre per fitoren e shemtuar dhe ai vete kryebashkiaku smund ti lere menjane keta, se e di qe smund ti kunderpergjigjet, zonat e biznesit jane paracaktuar para zgjedhjeve.
kesaj i thone dhe telashet nuk kane te sosur .
45 vjet e beri kete vend si deshi arqitekt enveri
duke ti futur bunkieret ne oborr, tani na kane ardhe arqitekt
arqitekt te tjere qe nuk po lejne park pa prishur
po ku te hankohemi tek salka apo edka. lulka e rregullon
pstjeter kete pune .
punojn gjith naten eksavatoret na lejn pa gjume,pastaj ndezin na i zjarr e nigjohet muzike me cifteli (kur kane pushimin si duket),po pse s’germojn diten xhanem????
Kryetari i bshkise se tiranes zoti Basha eshte i vetedishen qe erdhi ne krye te bashkise me vota te vjedhura,ai eshte i vetedishem qe populli nuk e votoi mandatin e pare, do ta votoje ne te dytin/ prandaj do beje ceshte e mundur te zhvase sa te jete e mundur duke zene parqet lulishtet trotuaret
Jane pjesetaret e pushtetit qe po e bejne parkun jeshill lojera per femije. I ka dhene leje Lulzim basha dhe i ka thene beje fakt te kryer dhe nuk kane se cfar te bejne me dhe me vone ta legalizojme. Aty te rrine te gjithe banoret te mos e lejojne hajdutin e 200 milioneve te rruges te beje parkun lojera femijesh per kunatin e vet ose per ndonje mafioz tjeter te pushtetit.