Ja sa duhet të paguash që të bëhesh mësues në Shqipëri

15 Shtator 2012, 09:55Sociale TEMA

Tregu i punës në Shqipëri është kthyer në katrahurë të vërtete. Shprehja “miku dhe leku” pëshpëritet nga çdo grupmoshë. Dhe me sa duket nuk është thjesht një shprehje, por është ana e një realiteti të zymtë.

Shumë nga ju mund ta dijë se sa  kushton një vend pune në arsim. Pazaret politike dhe çmimet për të pasur një vend pune si mësues  në Shqipëri janë të ndryshme.

Nëse mësuesi do të punësohet në një shkollë 9- vjeçare, tarifa është më e ulët se në shkollën e mesme. Ndërkohë që më shumë paguhet për shkollat e qendrës dhe më pak për ato të periferisë.

“Duhet të paguash para, të kesh lidhje politike, si dhe të gjesh personin  që të jetë i besuari i atij që të merr në punë dhe t’i japë zarfin me para. Shifrat janë të ndryshme, por kryesisht paguhet 3 milionë lekë , 5 milionë lekë”, është shprehur për  gazetën “Shqip” mësuesja me inicialet I.K, e cila punon prej 15 vitesh në Tiranë.

Në denoncimet në adresë të gazetës variojnë këto kosto për punësimin në shkollat e disa qyteteve:

Tiranë: 3 mijë- 5 mijë euro

Shkollat periferike: 2 milion- 2.5 milionë lekë

Cikli 9- vjeçar: 3.7 milionë lekë

Gjimnazet: mbi 6 milionë lekë.

Kukës: 0,5- 1 milionë lekë

Dibër: 1 milionë lekë të vjetra

Elbasan: 3 milionë lekë të vjetra

Lushnjë: 3- 5 milionë lekë

Fier: 3- 5 milionë

Berat: mbi 3 milionë

Shkodër: 3- 5 milionë

Lezhë: 3- 4 milionë

Vlorë: 1.5- 3.5 euro

Gjirokastër: 2- 5 milionë lekë

Durrës: 3- 5 milionë lekë

Korçë: 3 milionë lekë

Rroga mesatare e një mësuesi llogaritet tek 45 mijë lekë të reja, kështu që për të paguar koston e vendit të punës duhet të punojë të paktën një vit.

Në prononcimin për “Shqip”, zv. ministria e Arsimit Nora Malaj thotë se mitmarrja nuk denoncohet sepse në këtë rast dënohen të dyja palët, si ai që merr dhe ai që jep.

Sipas saj ky është viti i fundit që rekrutimi dhe punësimet  bëhen nga drejtoritë arsimore. Vitin e ardhshëm mësuesit do të merren në punë nga bordi i shkollave dhe qeverisja vendore.

 

21 komente në “Ja sa duhet të paguash që të bëhesh mësues në Shqipëri”

  1. pirati detit says:

    ky eshte sekreti: “po denoncove do e hash edhe ti”
    mitmarrja mbase nuk denoncohet shoqe nora, po shkeljet ligjore te shefave/drejtoreve tuaj jane aty dhe po behen mullar

    1. Norvegjezi i Ballkanit says:

      I duhen edhe nje vit korrje LSI SHPK-se qe ne zgjedhjet e reja te denoncoje mitmarrjen si plage e shoqerise shqiptare!
      Mua me vjen me shume keq per nje gje tjeter:
      Keta mesues, pjesmarrs aktive ne mitmarrje(pesore), po edukojne nje brez te ri qe nuk e ka pare ndonjehere Shqiperia.
      Ky eshte krimi me i madh ndaj te ardhmes se norvegjezeve te Ballkanit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-2.html

  2. Treviso says:

    Po shkollat kush i trajton L.S. I.ja? Asaje i takojne se eshte per integrimin e mafjes. Po kryetaret e bashkive nuk jane te gjitha te P.D.?
    Domethane qe ato jane bashkuar me P.D.dhe L.S.I se i bashkon interesi.
    E majta duhet te shkundet shume se e ka mbytur pluhuri.
    Cfar ndryshimesh jan bere ne bashkine e Durresit qe drejtohet nga e majta? Pas nje pune kolosale qe Beri Lefter Koka nuk eshte vure me duar.
    Nuk jam me partine e L.S.I.se por me njeriun qe punon.

  3. Zeqir Nela says:

    Po cmund te pres ky milet mesuesish nga nje surrat Minister Arsimi si Tafhaj nga golloborda qe ka zene dhe dashnore pale !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. kjo tregon se po INTEGROJME shkollat me standarte EUROPIANE,,,,

  5. Rexhin says:

    Ky eshte shteti i dyte mbas Gjerminise sipas thenieve te kryeministrit debil qe kemi dhe rrime e degjojme me goje hapur
    Turp……turp…..turp….turp

  6. latif bora says:

    Shtoni dhe Permetin ne listen e mesiperme ,mos e quani te pa rendsishem tarifa per mesuesit eshte 3000 euro,le qe eshte dhe njeri fodull e nuk te kthen as koken kur i flet.Qerojini keta njerez nga keto pozicione se jane bere te peshtire.

  7. Shqip says:

    Kjo shoqja Nora e LSI është ?
    E bëj këtë pyetje mbasi vitin e kaluar motra më kërkon që ta ndihmoj me euro për të zën një vend pune, si mësuese jashtë qyetit, dhe ndërmjetësi kërkonte 3000 euro. U ula në tavolinë me ndërmjetësin pimë kafe dhe gjatë bisedës doli se zv/ministrja e arsimit ishte kumbarja e këtyre gjërave dhe kishte pjesën e saj në çdo emërim.

  8. fshatari says:

    Ne Shqiperi nuk shtrohet pyetja se a ka korrupsjon dhe sa i madh eshte por shtrohet pyetja:a ekziston ndonje shprese e vogel per ndryshim?ne ate menyre qe te pakten qytetari shqiptar te mos perballet me rrushfetin kudo qe ndodhet.Kush e ka lexuar albanologun Robert Elsie e kupton qe shume pak shprese ekziston per kete popull qe te ndryshoje!Një rrëfim interesant i albanologut të njohur për vështirësitë e punës së tij në funksion të gjuhës shqipe. Elsie, që i njeh shqiptarët prej vitesh, arrin në një konkluzion trishtues. Ai thotë se nuk do jetonte kurrë në Shqipëri, pasi aty do çmendej. “Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë pak të egër. E di që është vetëm një fasadë se brenda e kanë shpirtin e mirë, por kanë një egërsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si lepur, nuk di të mbrohem. Unë vij këtu me shumë kënaqësi, por nuk besoj se mund ta përballoj të vij të jetoj përgjithmonë këtu. Ka shumë frustracion të jetës së përditshme. Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë te përplasem në pengesa, vetëm për të arritur diçka, kur në një vend tjetër e arrij menjëherë dhe pastaj jetoj jetën time,” tha Elsie për Shqip. E ndërsa duke krahasuar Shqipërinë e Enver Hoxhës me atë të Sali Berishës, shton: “Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, e më pas ai të lidh më personin që ty të intereson. D.m.th është njësoj si në kohën osmane, nuk është si një shtet.

  9. HORRI bulevardit says:

    Abuzimi, Mashtrimi, Varferia ekstreme, Krimi, Kercenimi, Ryshfeti, Degjenrimi.
    Kane vetem nje emer SALI RAM BERISHA dhe PD.
    Nuk ka hajer ky vend, ne qofte se ky person dhe shpura e tij, nuk futen mbas hekurave te burgut, per te gjitha keto qe ka instaluar me ndergjegje te plote.
    Dhe ne fund smund te harroj edhe ate me te rendesishmen, Tradhetine, duke falur per interesat e tija personale, per te mbajtur kolltukun e pushtetit, pjese nga teritori i shtetit shqiptar, ku pronar eshte populli shqiptar.

  10. qemoli says:

    po tomin prej kavaje ku e kini ne krye te listes si trafikant si mashtrues si mik i genc pollos i tafajit dhe si cubi ne te gjithe zonen e kavajes po ke ndonje hall toni me gjithe nje manaxher mustaqe mut me lon skuqin bejne nomin cfare te dush me be lazem lek se ka nji pallat loni tu e be dhe duhen ca lek dhe toni me ca zaberhona po e rjepin kete lloj mileti si i do qefi lonit te sales e njifni apo jo tan lilamani dhe luan skuqin dy fytyrat me te degjenerume ne te gjithe kete zone po sala i ka miq dhe ne skemi nga tja mbajme ti lujne zotin te vjedhin te rjepin te shkerdhejne si i do qefi se kane saliun tone te dashur

  11. Petro says:

    Ah Trevizo, sa gabim qe flet. Po te jap vetem dy shembuj per te treguar punen e mire qe ka bere Lefter Koka. Rrugen Tregtare se ciles iu thyen pllakat pas nje muaji dhe u zevendesuan disa here e ne fund rruga perfundoi me nje shtrese tjeter asfalti.U kthye ne identitet!!! A e di sa kushtonte nje pllake e tille?A e di sa ka kushtuar nje palme? Po dritat ne tabanin e rruges, si po shkojne?A punon ndonje?A e di sa kane kushtuar?
    Shko ne shkollen moderne te Spitalles.A e di qe tarraca pikon qe ne vitin e pare?A e di qe impianti i ngrohjes eshte montuar dhe nuk funksionon?
    Shko shiko ne shetitoren e Vollges. A punon ndonje drite dekorative neper ato blloqe betoni te vendosur atje.
    Trevizo, me vjen keq se ndoshta banon ne Itali dhe duhet te flitje ndryshe.Nuk mund te ndertohet vendi Trevizo nga njeres injorant, pa shkolle, me diploma te blera.Edhe pse kane para dhe paraja fsheh gjithshka, rezultati eshte ai qe eshte.Problemin nuk dua ta politizoj.Te dyja palet po bejne gare kush te pasurohet me shume dhe njerezit e shkolluar nuk i duan.I largojne.Duan yes man perreth. Trevizo paske qene shume i ceket ne gjykim.

  12. populli says:

    Si te jete bariu jane dhe delet.populli

  13. Bubullima LU says:

    – O mesues i nderuar,
    Pse ma mban koken me duar?
    Shkolla filloi si s,je i gezuar?
    Ne banga jane ulur femijet
    Presin per ti mesuar. .

    – Ah mor mesuesi i vjeter,
    Eshte ashti si thua ti.
    Ti ke punuar ne “diktature”
    Une dua te punoj ne “demokraci.

    -Po athere ,o djale
    C’halle te ka zene,
    Qe femijet me sy nga dera
    Per dite i ke lene?

    -Ah mor mesuesi vjeter
    Edhe pse punove ne “diktature”
    Per tu emeruar mesues
    Nuk pagove kurre.

    Po une dua te punoj
    Ne kete “demokraci”
    Po ,i nderuar,po s’pagove,
    Nuk te emron njeri.

  14. kel ukaj says:

    Pak e kane, duhet rrit çmimet akoma pasi jane te ulta. Femrat mund te paguajne ne natyre, ndersa burrat dyfishin e çmimit. Po nuk u moren keto masa urgjente plus krimi ne rritje Sali Berishen do ta keni edhe 100 vjet. Shqiptaret i heqin qeveritaret nje here ne 500, minimum 50 vjet. Per kete arsye e vetmja opozite eshte krimi, mundesisht i organizuar, dhe rryshfeti duhet te jete i larte e i padrejte, sproporcional. Krimi do te kete te korrura te mbara nuk ka shume puntore per fushaten. Vidhni ata qe vjedhin mundesisht merruni femijet peng dhe mos jepni afat te gjate sepse keshtu do te rrezikoni.

  15. Treviso says:

    Zoti Petro,e kam theksuar se jam me njeriun qe puno.Kam mbi 7 vjet qe nuk e kam shkellur Durresin.Mendimin qe kam shkruajtur i kam nxjere nga shtypi qe lexoj dhe nuk eshte se dua te lavderoj Lefter Koken dhe pse e njoh qyr kur ka lindur.Nuk dua ti ngreje vlerat Lefter Kokes se para nje muaj e kam kritikuar, po ne kete forum per gabimet e tije.Po ta kishe lexuar dy here shkrimin tim besoj se do e kuptoje me mire esencen.
    Zoti Petro ka rendesi qe te luftojme per mirqenjen e popullit dhe pse nuk kemi shume mundesi, por dhe me kaq nuk eshte keq.
    Te uroj shendet dhe pune.

  16. gezim says:

    E nderuar gazeta tema .Sot ke nje artikull qe me theri ne zemer kur e lexova,Jam mesues nca periferia e Korces.Kam frike ta them vendin se nga jam se do me heqin nga puna.Ketu ka mesues pa arsim perkates po me bujqesore te mesme ,viti shkollor filloi pa libra disa edhe sot si kemi mare.Drrute e ngrohjes vjet nga tre pjese erdhi nje pjse e njejta gje edhe sivjet.po ta mbajti fol/Neser je gati te lesh punen dhe femijet te mbeten rrugeve.Jegazeta merealiste dhe me e drejte

  17. Abedin Gramozi says:

    Shtoni edhe Kolonjen ne liste, se ai Mondi Lika qe drejton Drejtorine Arsimore eshte nje k..e kandari sa nuk ka njesi matjeje qe ta peshoje, qe gjithe lista per largime dhe emerime ne pune ja ben e shoqja nje kryekucke Notere me Tolin kryetarin e PD se….

  18. beth says:

    Ketu ne amerike ne pergjithesi vendos drejtori ke te marre ne pune dhe ai dhe mesuesit jane pergjegjes per nje provim qe behet ne fund te cdo viti me test nga qendra e shtetit .Mendoj se kjo praktike duhet ndjekur dhe ne shqiperi.Ne se shkolla nuk ka rezuktat ne keto teste te perviteshme (matematike dhe anglisht) atehere pasojat jane mbi drejtorin dhe mesuset e punesuar nga ai.Keshtu qe drejtoret do kene interes te punesojne personat e duhur se ndryshe do humbin karjeren e tyre .keto eksperjenca besoj do japin rezuktat te mire ne shqiperi.Une jam e bindur qe asnje drejtor nuk do ta lere vendin e punes per ndonje mesues.Te gjitha vendimet e drejtoreve duhen rishikuar nga nje qender (ose nje person i vetem ne qender) ne rast se ne ndonje rast eshte punesuar nje person qe ka kritere jo te mjaftushme ,atehere ai zv. nga me nje tjeter nga personi i qendres.Kurre nuk e kam kuptuar pse punojne aq shome njerez ne drejtorine arsimore.

  19. Me vjen keq ,o mesuesi i periferise se Korces.Ju thoni se kini arsimtar me arsimin e mesem bujqesor. Po a ka Korca mesues me arsim te mesem psdagogjik? Pa tjeter qe ka. Po une mendoj se nuk emrohen per arsyet e dhena ne shkrimin e sotem ne kete gazete.Po ndoshta eshte edhe arsyja se ata me arsimin pedagogjik te mesem apo te larte nuk dine te perdorin kompjutrin.Se mire ne ne ate kohe nuk kishim internet ne shkolla ,po ju kini internet.Per dru mos u lodhni se jane harxhuer fondet.Duhet te dini se edhe drut do importohen se bashku me plasmasin qe te mbulohen catite e shkollave.Ti e di, se je dhe nga periferia,ka me pyje per te prer dru?Ju thoni se nuk kini marr librat akoma,po ti perse je ,qe tua japesh me leksione. Ke klase te pare!? Pune e madhe. shkruaja ne nje cope leter si faqeja e abetares dhe ta mesojne.Te jesh me praktike. Sa per ate qe nuk e tregin emrin ,ben shume mire se nuk jemi ne diktature ,po ne demokraci ,ku fjala eshte e lire. Ne te shkretet qe punuam ne diktature ,i paisnim me libra e fletore se nuk dinim sesi jepej leksioni. Keshtu i dashur ul koken e puno se kushtet i ke ideale. Arsimi ka qene ne plane te pare per qeverine.

  20. Shhhhhhhhhhhhht se ju degjojne ata pronaret e sindikatave i njihniapo jo po ja u kujtoj une Hajdut Xhafer Dobrushi(FSASH) dhe Hajdut sakat fatkeqesidht Bajram Kruja(FSASH) se keta mbrojne te drejtat e mesuesve pasi i vjedhin mire e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje