Bulo: Deklaratat e Berishës për zëvendësimin e shqipes me anglishten, një mallkim i dytë për gjuhën tonë

17 Shtator 2012, 12:28Sociale TEMA

Akademiku, Jorgo Bulo, në një shkrim për “GSH”-në është shprehur se nuk mund të pajtohet kurrsesi me deklaratën e kryeministrit Sali Berisha që tash e tutje gjuha e shkollave të larta në Shqipëri të bëhet anglishtja.

“Duhet të them që në krye se në këtë rast nuk jam i një mendjeje me kryeministrin pikërisht për shkak të asaj që ai vetë deklaroi disa ditë më pas po në mbledhjen e qeverisë kur, duke kërkuar me të drejtë që mësimi i gjuhës të ndahet nga mësimi i letërsisë, theksoi se gjuha shqipe duhet të jetë një lëndë lider në sistemin tonë të arsimit. Në këtë vështrim mua sugjerimi për të ndryshuar shtyllën gjuhësore të arsimit të lartë publik më duket i nxituar, jo racional, jorealist e aspak “vizionar”, sepse nuk merr parasysh pasojat largvajtëse dhe as koston kulturore që do të kishte zbatimi i këtij propozimi.”

Ai i kundërpërgjigjet edhe një shkrimi të Fatos Tarifës ku plot zemëratë deklarohej ndaj “heretikëve” që nuk e pranojnë idenë e kryeministrit, e cila sipas tij shpreh “një frymë të kozmopolitanizmit dhe realizmi, si dhe një qëndrim vizionar.

“Me ç’ka shkruan z. Tarifa dëshmon hapur se mbijetojnë sot edhe kësaj dite specia e “provincialëve levantinë “siç i quan Konica shqiptarët e kompleksur nga prejardhja e tyre “provinciale”, që për të mbuluar atë e veshin një pelerinë fallco evropiane, a hedhin me një gjest butaforik kapelat e uniformave universitare në ceremonitë e shumta të diplomimit, dhe kur diplomat janë fallco”, pohon Bulo.

Ai duke shtuar, perifrazon Konicën, i cili thotë: “Këta levantinë janë plotësisht të bindur se shqipja është një gjuhë e dobët dhe e pazonja të përdoret për të biseduar punë me rëndësi ose për të shfaqur ndjenja të holla. As më pak e as më shumë nuk thotë edhe z. Tarifa, duke harruar se me këtë  gjuhë “të dobët” Konica me shokë krijuan vepra të mëdha arti”, tregon Bulaja.

Bulja thotë se pas 125 vitesh të shqipes si gjuhë e shkollës dhe prej 100 vjetësh si gjuhë e shtetit shqiptar këtij “mekanizmi shprehës të klasit të parë” (Kadare) propozohet t’i priten krahët, t’i hiqet mundësia  e funksionimit sie tillë, duke e zbritur në një gjuhë të penguar”.

“Po të ishin gjallë në këtë 100 vjetor dëshmori i gjuhës shqipe P.N. Luarasi dhe një nga veteranët e çështjes kombëtare, luftëtari dhe kronikani i kryengritjeve që çuan në fitoren e Pavarësisë, autori i komedisë “Mallkimi i gjuhës shqipe” Mihal Gramenoja, do ta përjetonin këtë si një mallkim “të dytë” të gjuhës shqipe. Por, ndërsa mallkimi “i parë” vinte prej pushtuesve dhe prej njerëzve të patrikanës greke të Stambollit, për ironi të fatit, ky “i dyti” vjen prej shqiptarëve”.

Bulja nënvizon se shqipja ka statusin e gjuhës zyrtare dhe shteti ka detyrimin kushtetues për mbrojtje e kujdes të veçantë.

34 komente në “Bulo: Deklaratat e Berishës për zëvendësimin e shqipes me anglishten, një mallkim i dytë për gjuhën tonë”

  1. mire e ka saliu,,, por duhet mesuar edhe gjuha e VUçIDOLIT??????????????

      1. Vlora1912 says:

        ….”Por, ndërsa mallkimi “i parë” vinte prej pushtuesve dhe prej njerëzve të patrikanës greke të Stambollit, për ironi të fatit, ky “i dyti” vjen prej shqiptarëve”??????!!!!???

        Profesor i nderuar

        A jeni i sigurt qe keta te “Dytët” jan Shqiptar??
        A jeni i sigurt që këta te “Dytet” nuk jan pushtues???

        Gjithsesi keto shprehje/thënie te Barbarit te Vuçidolit nuk kane asgje reale….Jane shashka tymyese…Ca zhurëm dhe tym per te mbuluar horrleqet e shumta..

    1. feniks says:

      Akoma nuk e keni kuptuar,o njerez,se Sali Berisha,qe prej 22 vjetesh ZBATON PIKE PER PIKE SKENARIN SERB TE ZHDUKJES SE PLOTE TE KOMBIT SHQIPTAR,DUKE FILLUAR NGA MONUMENTET E HISTORISE SONE TE LASHTE,qe vidhen per dite) e deri tek GJUHA SHQIPE!!!
      AI ESHTE NJE ARMIK I RREZIKSHEM I KOMBIT SHQIPTAR DHE SI I TILLE DUHET TRAJTUAR BARAZ ME TE GJITHE PUSHTUESIT,BILE ME KEQ AKOMA!!!
      Ai e ka PERCARE KOMBIN SI MOS MEKEQ,INTELEKTUALET I KA BLERE ME LEKE E TERROR,DREJTESINE E KA FUTUR NEN KEMBE,OPOZITEN E KA PERDHOSUR SI GELASE,NDERKOMBETARET I KA BASHKEPUNTORE TE TIJ,etj!!!
      TE GJITHE NXITOJNE TE FITOJNE ZGJEDHJET E JO TE LULEZOJNE SHQIPERINE!!!
      SHQIPERIA SOT NUK KA ZOT POPULLIN,POR KLIKEN BARBARE SERBE TE SALI BERISHES!!!

  2. AHA says:

    O i nderuar profesor ,mos u merr me budallalleqet e Sales ,ai ka aresyet e veta qe i leshon ato,keput nje budallallek ashtu kot e heq mendjen e botes nga realiteti sa te shtyje ca dite e te gjeje budallallekun e rradhes…

    1. Vlonjati says:

      Jo zoteri, mos e merrni me kaq lehtesi kete problem. Para disa kohesh, dijetari i nderuar Rexhep Qosja, argumentonte se i ashtuquajturi globalizim dhe rendja pas gjuhes angleze, si mjet komunikimi, do te conte ne asimilimin e disa kombeve. Ne ku po shkojme me kete trapin qe kemi ne krye ?

  3. psikologu says:

    saliu nje merak ka deri ne mani:FRONIN,te tjerat vrime e fundit e kavallit,ala s’e njoihni salen?.

  4. Aishja prej Sauku says:

    Ja ka kerku Riki-kikiriku i Departmentit amerikon.
    Osht bo Shqipnia e Ciljetes,Republik banonesh,ma keq se Kosta-Rika e Riki Martinit( te cilin e kom dasht shum,por tani ka vu musteqe me lesh te zi,si posht kamve te zhole-finen,qi thon se garden e Repuplikes i ka knoq si religjionaret-French

  5. Ilir, Freiburg says:

    I nderuari Profesor,

    te me falni por vetem per nje gje dua Tju korrigjoj.
    Ju shkruani:
    “Por, ndërsa mallkimi “i parë” vinte prej pushtuesve dhe prej njerëzve të patrikanës greke të Stambollit, për ironi të fatit, ky “i dyti” vjen prej shqiptarëve.”
    Nuk e besoj dhe as qe kam per ta besuar kurre se Sali Berisha eshte shqiptar. Ai eshte po aq shqiptar sa Esat Pashe Toptani dhe Ahmet Zogolli, qe per pushtet shesin cdo gje: keta njerez nuk kane komb por vetem shtetesi!

  6. Treviso says:

    Zoti Bulo, te falenderoj per patriotizmin qe tregon me kete shkrim shume me vlera kulturore.
    Shqiperia ka 20 vjet qe eshte e pushtuar nga nje regjim me i keq se fashizmi. Po ben te gjitha perpjekjet per ta mbajtur kete regjim por si te gjithe regjimet e tjera dhe ky ka filluar te kalbet me shpejtesi.
    Ky regjim me emrin Sali,eshte i drejtuar nga mafja europjane.Mir qe teritoret po i fal, por kerkon te zhduki dhe gjuhen shqipe.Kete nuk e besoj qe ja kerkon mafja,se eshte e pa arritshme por eshte idjotizmi i tije.

  7. dembel stambolli says:

    Per korraket turkomongole gjuha shqipe eshte e huaj ,nuk e kane mesuar ndonjehere u duket e veshtire per trurin e tyre neandertal prandaj e sulmojne sepse nuk e ndjejne si gjuhe te tyre.Fatkeqsisht do ia arrijne qellimit sepse jane shumice dhe mbas disa vitesh aty ndoshta do flitet turkoanglisht,keshtu nuk behet ne medresete turke ne Tirane e Durres?

  8. HORRI bulevardit says:

    Kur Sali Berisha ta kete cuar deri ne fund planin serb, te zhberjes se shqiptareve, atehere ju intelektualet ne rradhe te pare, do te jeni te turperuar per gjithe jeten.
    Ju vertet keni mare grada shkencore, por ju ne fakt, u bete njesh me miopine tuaj, duke ndenjur indiferente, karshi shume gjerave e deri ne tradheti kombetare, qe ben dhe po ben Sali Berisha.
    Te qendrosh indiferent karshi qendrimit armiqsor qe po mban Sali Berisha ndaj Shqiperise, eshte njesoj sikur te pajtohesh me politiken e tij antishqiptare.
    Ndoshta me vone do te justifikoheni se nuk kishim cfare te benim, por shqiptaret sdo ti pranojne, ju duhet tani te ngrini zerin, duhet tani sa jeni akoma ne kohe dhe zeri juaj akoma degjohet, ti thoni stop politikes se Sali Berishes, le tju heqi nga puna, mos rrini duarkryq per nje vend pune, se ne fund nderi juaj si intelektuale, do te njolloset.
    Bejeni tani, duhet vete akademia e shkencave ti beje thirrje te gjitheve, te ndalojme Sali Berishen, sa pa e shitur dhe coptuar kete vend. Me heshtje vetem se jemi te humbur.

  9. Petro says:

    Faleminderit Profesor!
    Si mund te mesojme anglishten kur nuk mesojme te shkruajme e te flasim shqip?
    Ministri i Arsimit i viteve 30, i diplomuar ne Rome, kur priste delegacionet italiane u fliste shqip. Kjo eshte prove dinjiteti po dhe dashurie per gjuhen e nenes dhe per te gjithe ata qe e prune ate te gjalle deri ne ditet tona megjithe agresionin kulturor te fqinjeve.

  10. kosmos says:

    zoti profesor te cmendurit i hapet rruge .

  11. LEKURESIOTI says:

    SaLIU MBASE KA NDONJE MARVESHJE TJETER SI AJO PER DETIN…

  12. Baki Gjoligu says:

    Tani qe shiti e pe shet Shqiperine do te eleminoje edhe gjuhen
    Shqipe,duke e bere ne fillim nje gjuhe te penguar.Haram o Sali.

  13. kris says:

    Gjoja respektoni gjuhen….. dhe shkruani ne 3 menyra te ndryshme mbiemrin e autorit Bulo …Bulja…dhe Bulaja….kjo eshte per te vene kujen…..

    1. kirurg says:

      shume e drejte! e papranueshme dhe skandaloze kjo pakujdesi e redaksise, per kedo qe te ishte, por sidomos per nje njeri te nderuar si akademik Jorgo Bulo! duhet te kerkoje falje dhe ta ndreqe urgjentisht!

  14. trust_no1 says:

    Problemi yne profesor i nderuar eshte se armiqte e shqipes i kemi lexuar vetem ne librat e historise. Dhe megjithese ju jemi falur heronjve te saj, na eshte dukur e tejkaluar idea per te mbrojtur gjuhen tone. Po ja qe historia perseritet (edhe pse si komedi per here te dyte). Por profesor, nga ju presim te na thoni se c’duhet bere per ta mbrojtur ??? (Edhe pse per vete jam shume i qarte ne kete pike.)

  15. Dukati! says:

    Sali Sërbi! Ti hash mutin shqipes bashkë me tarifën E PA ATDHE.

    1. shqipja says:

      une mendoj qe ai e din mire qe kjo eshte nje marrezi ,nje cmenduri,
      shqiperia dhe kur ishte koloni e turqise , nuk e humbi
      ghuhen e saj. me kete i ka vene vulen qe eshte antishqipetar.
      ai me vete thote qe kesaj shqiperie po i bej 101 dhe prap
      keto nuk kane se c’te me bejne .
      shpresa vdes e fundit.

  16. zekthi says:

    DALENGADAL , ME QELLIM APO NGA BUDALLALLEKU PO E NXJERR KOKEN. DO MESOJME KINEZÇEN,RUSISHTEN, SERBISHTEN, ANGLISHTEN ETJ. SHQIPTARET E KANE RUAJTUR GJUHEN SHQIPE MIJERA VJET LARG MEMEDHEUT ( Arbereshet, Morenasit e Morese ) kudo qe kane qene. Emigrantet kudo neper bote ,kerkojne tu mesojne gjuhen shqipe femijve . Gjuha e ka ruajtur nje popull.
    Halli i ketij dhe Josefines eshte gjetke: Ne nje te ardhme populli shqiptar te humbas gjuhen e tij dhe te shuhet edhe si komb. Me sa duket tani ne fund ustallaret e shterngojne te veproje. Te ishin Rilindasit dhe Patriotet e vertete gjalle se ne keto kohera ka vetem beniamin te Qeverive .

  17. albani says:

    Shtese komenti: Mallkimi “i parë” vinte prej pushtuesve dhe prej njerëzve të Patrikanës Greke të Stambollit; i “dyti” vjen perseri prej pushtuesve te Shqiperise (Sali Maloku me maloket e tjere – jo vetem qe e kane pushtuar Shqiperine nga Vermoshi ne Konispol, por edhe e kane perdhosur, shitur, djegur, grabitur dhe vrare), por edhe prej Komunitetit Musliman ne Tirane, me ne krye Salih Fundamentalistin Islamik, dhe perfaqesuesin zyrtar te Shqiperise ne Konferencen Isklamike. Mendoj se keto mjaftojne! Ky eshte armiku i gjuhes shqipe, i hitorise se Shqiperise dhe i cdo gjeje qe ka shenjen e shqiptarizmes dhe atdhedashurise. Lumturohet kur digjen pyjet, kur shkaterrohen lumenjte, kur vriten njerez, kur shitet pasuria kombetare, etj.

  18. str says:

    ne fakt me teper se veteasimilimin Sala provon popullin si ai fshatari qe provon gomarin se sa mban…po he ti veme edhe nje bare dru,pa dale ti veme e dy,mbaka …po ta shohim ti heqim edhe samarin e ti shtojme dyfishin ,mbaka prape…strrrr…deri sa te ngordhe gomari nuk ndjehet!

  19. ATILA says:

    Hedh nje budalla nje gur ne uje dhe 10 te mencur nuk e nxjrrin dot. E hodhi salibudalla gurin e ne tani na duhet ta nxjerrim. Beni sikur se degjoni c’thote e mos u merrni me te. Ne 2013 i duhet perplasur vota kunder ne ate surratin e peshtire.

  20. durresi says:

    o komentator te temes mos harzhoni kohen kot
    keto jane pallavra . turp te merreni me budallalleqet
    e saliut . jane disa tema per tu injoruar . z

  21. Bato says:

    Sala zbaton detyrat si agjent i serbeve te cileve u sherbeu edhe ne rastin e Rambujese. Synimi i atyre qe e komandojne kete agjent antishqiptar jane qe vendi yne te jete sa me i percare, me sa me pak intelektuale, me arsim te gjymtuar( vetem ne 7 vjet te sundimit te Sales jane bere 7 “reforma” ne arsim ), me ekonomi krejtesiaht te rrenuar, qe te kthehet ne nje vasal te armiqve te Shqiperise.Mos i quani shaka teorite e tij antishqiptare. Duhet perseritur thirrja e Julius Fucik: ” NJerez, jini vigjelente! ” , sepse po neokolonializohemi dite pas dite permes sharlatanit antishqiptar, Sali Vici- doli.

  22. h says:

    po pse mo e hoqet kinezcen kaq shpejt

  23. Tepelena. says:

    Së pari një falënderim nga thellësia e zemrës për prof. e nderuar..z.Jorgo Bulo!Një nga të paktët akademikë që i ka mbetur ende gjuhës shqipe.Një jetë të tërë kushtuar shkencës…!Respekt dhe përulje të thellë,për këtë mendjendritur!Panteoni i kulturës shqiptare e ka ruajtur një vend të veçantë për të…!Jetë të gjatë profesorit të nderuar Jorgo Bulo!-
    –Së dyti,pajtohem me komentuesin me pseudonimin Kris,respekt edhe për të,që e vuri në dukje një -gabim të rëndë ortografik.Mund të ndodhën gabime të tilla,por do të ishte e pafalshme të ndodhte pikërisht kur flasim për gjuhën shqipe.Në respekt të gjuhës dhe të gjuhëtarit akademik J.Bulo,artikullshkruesi duhet të kërkojë ndjesë,pasi të bëjë ndreqje gabimesh në kontekst…-
    -Gjuha shqipe është pasuri themelore kombëtare,një nga elementët thelbësorë të kombi,dhe si e tillë,askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të.Qoftë ky edhe kryeministri i shqipërisë.Institucioni përgjegjës i saj është
    Instituti i Gjuhës,ndërsa organizmi më i lartë i saj që mund të bëjë ndërhyrje në të është Kongresi i Gjuhës Shqipe.Tjetër gjë se K/ministri shqiptar,e ka si një gjë normale të ndërhyjë e të fut hundët kudo.Këtu i duhet thënë me gjithë fuqinë ndal zoti i vetëshpallur ”i plotfuqishëm”por vetëm i pasurive materiale dhe monetare të shqiptarëve.(Kleptokrat…)!-Mua më çudit gjithashtu edhe qëndrimi gati indiferent i një pjese të mirë të komentuesve…Ata flasin me një lehtësi aq të madhe sikur të ishte fjala për vjedhje fiqsh,nga kryeministri dhe jo për thesarin e gjuhës shqipe…
    -Ka një prapavijë sidoqoftë,ajo që thotë k/ministri shqipfolës për gjuhën.Të zëvendësohet nëpër shkollat e larta gjuha shqipe me anglishten,thotë,me mendjelehtësi,më e pakta gjë,kryeministri,gjë që përbën një Krim të rëndë.Atentat ndaj gjuhës shqipe.Cili k/ministër i ndonjë vendi tjetër që pretendon se ka një pasuri të madhe kulturore dhe historike,e që të gjithë themi se ndjehemi krenarë me këto pasuri,do ta thoshte këtë që tha ai…?Cili do të ishte ai qytetar i thjeshtë i ndonjë vendi që do të bënte këtë faj kaq të rëndë…?Kryeministri është në atë vend që është,jo për të shkatërruar gjuhën shqipe.Ai e ka detyrim kushtetues ruajtjen,mbrojtjen e gjuhës kombëtare nëpërmjet mekanizmave ligjorë që i jep detyra e tij kushtetuese.-Natyrisht se do më thonë shumë qytetarë se ai vret në mes të ditës qytetarë të pafajshëm dhe përsëri e quan një të drejtë të tij.Kështu do besonte ,në fakt gjithkush që e dëgjoi ti drejtohej kryetarit të opozitës pas vrasjeve që bëri në 21 janar,gati dy vjet më parë…Ndërsa,kryeministri mund të besojë shumë e shumë gjëra të tjera se është në të drejtën e tij që ti bëjë,por nuk do të thotë se këtë duhet ta përkrahim edhe ne,të tjerët.Atij,sidomos,i duhet treguar vewndi.Të paktën në këtë blog,të gjithë duhet të reagojmë me forcë dhe plot indinjatë…I duhet ndalur dora gjakatare kryeministrit,i cili në këto 20-vjet pushteti absolut,vetëm ka prishur dhe shkatërruar me themel gjithçka që ka gjetur në këtë vend!Qëllimi i tij me sa duket është të bëjë një histori të re,ku të jetë protagonisti i vetëm i saj…-Fakti është se ai ka bërë histori në këtë vend,por ka një ndryshim thelbësor historia e tij,me kriteret që respekton populli jonë në sistemin historik të vlerave.Historia e tij është makabre.Ndoshta,ngaqë është e tillë,prandaj edhe kryeministri kërkon të shkatërrojë gjuhën me të cilën është shkruar kjo histori e zezë e tij.

  24. agim basha says:

    Së pari një falënderim nga thellësia e zemrës për prof. e nderuar..z.Jorgo Bulo!Një nga të paktët akademikë që i ka mbetur ende gjuhës shqipe.Një jetë të tërë kushtuar shkencës…!Respekt dhe përulje të thellë,për këtë mendjendritur!Panteoni i kulturës shqiptare e ka ruajtur një vend të veçantë për të…!Jetë të gjatë profesorit të nderuar Jorgo Bulo!-
    –Së dyti,pajtohem me komentuesin me pseudonimin Kris,respekt edhe për të,që e vuri në dukje një -gabim të rëndë ortografik.Mund të ndodhën gabime të tilla,por do të ishte e pafalshme të ndodhë pikërisht kur flasim për gjuhën shqipe.Në respekt të gjuhës dhe të gjuhëtarit, akademik J.Bulo,artikullshkruesi duhet të kërkojë ndjesë,pasi të bëjë ndreqje gabimesh në kontekst…-
    -Gjuha shqipe është pasuri themelore kombëtare,një nga elementët thelbësorë të kombi,dhe si e tillë,askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të.Qoftë ky edhe kryeministri i shqipërisë.Institucioni përgjegjës i saj është
    Instituti i Gjuhës,ndërsa organizmi më i lartë i saj që mund të bëjë ndërhyrje në të është Kongresi i Gjuhës Shqipe.Tjetër gjë se K/ministri shqiptar,e ka si një gjë normale të ndërhyjë e të fut hundët kudo.Këtu i duhet thënë me gjithë fuqinë ndal zoti i vetëshpallur ”i plotfuqishëm”por vetëm i pasurive materiale dhe monetare të shqiptarëve.(Kleptokrat…)!-Mua më çudit gjithashtu edhe qëndrimi gati indiferent i një pjese të mirë të komentuesve…Ata flasin me një lehtësi aq të madhe sikur të ishte fjala për vjedhje fiqsh,nga kryeministri, dhe jo për ‘’vënie dinamiti’’ në thesarin e gjuhës shqipe…
    -Ka një prapavijë sidoqoftë,ajo që thotë k/ministri shqipfolës për gjuhën.Të zëvendësohet nëpër shkollat e larta gjuha shqipe me anglishten,thotë,me mendjelehtësi,më e pakta që thotë,kryeministri,gjë që përbën një Krim të rëndë.Atentat ndaj gjuhës shqipe.Cili k/ministër i ndonjë vendi tjetër që pretendon se ka një pasuri të madhe kulturore dhe historike,e që të gjithë themi se ndjehemi krenarë me këto pasuri,do ta thoshte këtë që tha ai…?Cili do të ishte ai qytetar i thjeshtë i ndonjë vendi që do të bënte këtë faj kaq të rëndë…Por,edhe cili qytetar I ndonjë vendi, do mund ta pranonte me kaq indiferentizëm këtë krim makabër të kryeministrit të vendit të tij?Kryeministri është në atë vend që është,jo për të shkatërruar gjuhën shqipe.Ai e ka detyrim kushtetues ruajtjen,mbrojtjen e gjuhës kombëtare nëpërmjet mekanizmave ligjorë që i jep detyra e tij kushtetuese.-Natyrisht se do më thonë shumë qytetarë se ai vret në mes të ditës qytetarë të pafajshëm dhe përsëri e quan një të drejtë të tij.Kështu do besonte ,në fakt gjithkush që e dëgjoi ti drejtohej kryetarit të opozitës pas vrasjeve që bëri në 21 janar,gati dy vjet më parë…Ndërsa,kryeministri mund të besojë shumë e shumë gjëra të tjera se është në të drejtën e tij që ti bëjë,por nuk do të thotë se këtë duhet ta përkrahim edhe ne,të tjerët.Atij,sidomos,i duhet treguar vewndi.Të paktën në këtë blog,të gjithë duhet të reagojmë me forcë dhe plot indinjatë…I duhet ndalur dora gjakatare kryeministrit,i cili në këto 20-vjet pushteti absolut,vetëm ka prishur dhe shkatërruar me themel gjithçka që ka gjetur në këtë vend!Qëllimi i tij me sa duket është të bëjë një histori të re,ku të jetë protagonisti i vetëm i saj…-Fakti është se ai ka bërë histori në këtë vend,por ka një ndryshim thelbësor historia e tij,me kriteret që respekton populli jonë në sistemin historik të vlerave.Historia e tij është makabre.Ndoshta,ngaqë është e tillë,prandaj edhe kryeministri kërkon të shkatërrojë gjuhën me të cilën është shkruar kjo histori e zezë e tij. –Ti themi kryeministrit jot ë heqim gjuhën nga Universiteti,por t ë shtojmë orët e gjuhës nëpër shkolla,dhe universitete…Anglishte,frëngjisht,rusisht,kinezçe, e çdo gjuhë tjetër,seicili mund ta mësojë,në daç edhe por detyrim ligjor duhet të kemi së pari:Mësimin e gjuhës shqipe.Gjuhën e nënës.Të tjerat janë domosdoshmëri në proceset globale,dhe culture njëkohëssisht.Themeli I kësaj domosdoshmërie dhe culture është sidoqoftë,gjuha shqipe.Ajo gjuhë,me të cilën ky kryeministër bindi para disa vitesh shqiptarët se kishte ndryshuar,dhe do të donte të pamundurën për ta çuar atë në çdo cep të botës ku ka shqiptarë…!

  25. Nenvleftesimi says:

    Shume komentues ketu bejne gabim qe e nenvleftesohne ceshtjen.
    Nuk dua te hiqem I mencur pi une ka kohe qe e kam ndjere kete gje dhe ka qene objekt busede me kunatin tim ne telefon. Me kundershtonre gjithmone dhe e quante absurde.
    Reforma e pare e sales nisi me dokumentacionin ne organet qeveritare dhe detyrimin e zyrtareve qe punihne ne qeveri per te njohur angliahten. Si dhe detyrimin e tere mesuesve te dine angliaht. Duke u bere e detyrushme ketu fillon te behet e detyrueshme ne jeten e perditshme. Nje kult ka sala, me leni tw qeveris e te vjedh dhe bej cte doni

  26. PRENKA says:

    …KY SALI ZIU,-BERISHA,
    -PO I FUTË HUNDËT KUDO…
    KOMBIN TA TJETËRSO…
    -PO KUNDRRMON SI BISHA,
    E LODHUR -PARA SE ME NGORDHUR!…
    SA MIRË KA KLITHË I MADHI,
    MËSUESI I POPULLIT,
    -DHASKAL TODRI:
    “QOFSHI TË MALLKUAR, O, TË PABESË!…
    -KJO VLEN PËR SALI ZINË DHE KLIKËNE TIJ!…

  27. PRENKA says:

    QOFSHI TË MALLKUAR O TË PABESSË!
    (DHASKAL TODRI ).

    …KY KRYE M…, SALI ZIU,-BERISHA,
    -PO I FUTË HUNDËT KUDO…
    KOMBIN TA TJETËRSO…
    -PO KUNDRRMON SI BISHA,
    E LODHUR -PARA SE ME NGORDHUR!…

    SA MIRË KA KLITHË I MADHI,
    MËSUESI I POPULLIT,
    -DHASKAL TODRI:
    “QOFSHI TË MALLKUAR, O, TË PABESË!…
    -KJO VLEN PËR SALI ZINË DHE KLIKËN E TIJ!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje