Totozani: Të ngrihet Këshillit Koordinues kundër gjakmarrjes

23 Shtator 2012, 14:12Sociale TEMA

Nisur nga statistikat shqetësuese të fenomenit të gjakmarrjes javëve të fundit, Avokati i Popullit i ka nisur një letër rekomanduese Këshillit të Ministrave për “marrjen e masave të menjëhershme në zbatim të nenit 7 të ligjit nr. 9389, datë 04.05.2005 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes” për përgatitjen dhe nxjerrjen nga Këshilli i Ministrave të akteve nënligjore të parashikuara në nenet 4, 5 dhe 6 të këtij ligji.

Në një njoftim të Avokatit të Popullit thuhet se ligji në fjalë është miratuar në vitin 2005, me qëllim marrjen e masave për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes. Por, në bazë të informacionit që Avokati i Popullit ka marrë nga Këshilli i Ministrave, rezulton se nga miratimi dhe hyrja në fuqi e ligjit, nga drejtuesi i Këshillit Koordinues nuk është marrë asnjë iniciativë për organizimin dhe mbledhjen e këshillit, i cili ndër të tjera, përcakton detyrat dhe masat konkrete për organet ekzekutive e ato të pushtetit vendor.

Sipas Avokatit të Popullit, ky ligj ka si qëllim të organizojë dhe të koordinojë më mirë masat dhe luftën e organeve shtetërore, institucioneve të tjera shoqërore, shkencore, fetare etj., si dhe të përcaktojë një strategji afatgjate për parandalimin dhe eliminimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri.

Ligji parashikon edhe nxjerrjen e akteve nënligjore, dhe sipas AP-së, nxjerrja e këtyre akteve nënligjore do të krijonte mundësinë që ligji të vihej në zbatim.

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri i vendit, Sali Berisha propozoi ndryshime ligjore sa i përket fenomenit të gjakmarrjes, duke kërkuar që për ata që vrasin për gjakmarrje, vrasin apo plagosin një punonjës policie, të parashikohet dënimi maksimal me burgim të përjetshëm.

6 komente në “Totozani: Të ngrihet Këshillit Koordinues kundër gjakmarrjes”

  1. LIQUID says:

    Sa mbrapa qe jemi ,duhet pranuar ,,,,

    1. raimondi says:

      Sala e tha shume mire :–Denim me burg te perjeteshem per ata qe vrasin per gjakmarje.pike

      Te mos lene asnje shteg per tolerim ne kete rast, Megjithate gjakmarja prape do vazhdoje
      Vetem denimi me vdekje i ve fre gjakmarjes….

  2. e verteta says:

    Me e pershtatshme do te ishte qe kiti institucion te rendesishem ti vihej emri “KESHILLI PAJTUES I GJAKMARRJEVE”,jo keshilli kordinues…

  3. Din Kruja says:

    Igli, duke qene qe eshte prodhim i Edushkes dhe me deshiren e ambasadoreve te huaj, deri tani eshte marre pothuajse vetem me romet dhe LGBT. Edhe per rastin konkret tallet, pasi ai e di mire qe situata e rendit ne Shqiperi nuk zgjidhet me zbatimin e ligjit te vitit 2005 per Keshillin Kordinues. Totozani duhej te “bertiste’, “te uleriste” per ato probleme reale qe ka siguria e rendit. Por Totoja ka mbetur pa ze pasi ashtu do edhe komandanti i tij Edvini.
    O Igli vazhdoni te shijoni jeten,te ra bingo per postin qe more. Te dy me Edin jeni qingja te urte per delet qeveri,keshtu qe keni rastin te pini qumesht pa hesap.

  4. Sinani says:

    Pse nuk ka polici ne Shqiperi? Cfare jane keto budallalleqe, per te mos thene dicka tjeter! Jo do i c’kisherojme, jo do i c’xhamizojme! Co policine aty dhe zgerdhiji ata qe vrasin pas ferres!

  5. preshevali says:

    Edhe 1000 këshilla gjakmarrjen s’do ta humbin.
    Pukevilli qysh moti e ka thanë:
    ” shqipetarët nuk janë të egër, por mungesa e ligjësis i banë të tillë ”
    Pra vetëm shteti i së drejtës e humb ketë dukuri,
    dhe përderisa shteti i se drejtës mungon; njerztit do ti marrin gjërat në
    dorë vetë dhe kështu do të vazhdoj të jetoj hakmarrja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje