Dy gjëra kam unë
E para: kjo, kjo dhe kjo…
E dyta: kjo, kjo…kjo.
E treta: më dëgjo këtu dhe më dëgjo mirë…
Edhe një gjë të fundit: Kjo, kjo dhe kjo…më dëgjon çtë them? Të ti përsëris edhe njëherë që të mos thuash pastaj që jo po harrova jo po nuk harrova?
1. Fillimthi, më lejo të të them që nuk është e lehtë të jesh djali i ish-kryebashkiakut të Tiranës, lërë pastaj djali i kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Nuk mund të them që të jesh djali i kryetarit të një partie tjetër është e lehtë sepse kjo është e pamundur. Të qenurit i ngjashëm me një figurë të njohur nga bashkëkombësit nuk është e lehtë, sepse të duhet të përballesh me njerëz të panjohur që të ndalojnë në rrugë për të të thënë: “Un babin tat e njoh që t’vogël…”
Bisedimi mund të vazhdojë, por edhe të ndërpritet shumë shpejt, kjo varet nga moti. Nëse bie shi, i panjohuri do përpiqet të të mbajë me bisedë ndërkohë që ti je pa çadër dhe ai është duke shtrënguar çadrën e tij si thesar, a thua se ka frikë mos ti ia rrëmben dhe ia fut vrapit. Nëse është kohë e bukur, ai do bëjë çmos që mos të lejojë krijim hapësirash të rehatshme për të qenë vetvetja. Në të dyja rastet duhet pasur kujdes me shëndetin. Jo vetëm me shëndetin e të panjohurit, jo vetëm me shëndetin tënd; pra jo vetëm shëndeti, por “shkollimi dhe shëndeti mbi të gjitha!”
Kur e pyes të panjohurin për emrin, ai mund të jetë burrë me flokë të rëna por me zërin ushtues, guxim herkulian, që më kthehet me sy të zgurdulluar nga habia apo trimëria e tepruar duke hapur gojën për një moment…
“E di ti kush jam unë, pse hiqesh kot sikur s’e di… pse, vërtet s’e dike ti kush jam unë? Si kështu? Po ai babai ç’të thotë, s’të flet për këto gjëra? S’të ka folur ndonjëherë për shoqërinë e tij të vjetër?” Një tigër i vërtetë i debatit.
Një tjetër formë klasike prezantimi nga një i panjohur është edhe kjo tjetra: “Ai baba jot nuk osht fare n’terezi m’nigjo mu…”
Por në të tilla raste, ta keni nga unë këtë, sugjerohet masë gjakftohtësie dhe vetëkontrolli në këto përballje, që gota prej qelqi të mos thyhet në kokën pa flokë ose jo të të panjohurit.
2. Zbritje në stacionin e Rinasit. Mbërritëm, më në fund. U lodhëm pak, por hajt mo, kështu janë këto gjëra, e ke parasysh vetë ti. Në një kënd, drita që pulsojnë (dhe kur do thuash ti, në mes të ditës pale-pale!) më detyrojnë t’i kushtoj pak sekonda rëndësi fenomenit të vëmendjes së imponuar.
Është një dyqan “Apex”, temë e preferuar nga pseudo-biznesmenë shqiptarë dhe njëkohësisht biznes në modë që prej rënies së enverizmit. Apeksi në këndin e aeroportit më kujtoi thënien që i përshkruan saktë dhe bukur disa fenomene të cilat mund të ndodhin vetëm në Shqipëri: “This is a miracle of freedom!”
Rrugës automobilistike drejt Tiranës, mund të them që rastis shumë rrallë të gjendet anës rrugës tokë e lirë e pangarkuar nga reklama të përbindshme si nga madhësia, ashtu edhe nga konteksti. Po ashtu nga fabrika tullash apo pllakash. Një nostalgji e lehtë për natyrën më pickoi zemrën, ndërkohë që kaloja mësipërmes këtyre reklamave, këtyre sovranëve të pakundërshtueshëm të jetës moderne.
Apeksi i bën thirrje kujtesës time për ngjashmërinë që ka në vendqëndrimin e tij grotesk me dyqanin e berberit gjatë erës komuniste, po në stacionin e Rinasit. Për ata që nuk e dinë, gjatë kohës që Enveri ishte midis atyre që flinin pak dhe punonin shumë, për të sjellë në jetë ëndrrën socialiste, u instalua në stacionin e Rinasit të ahershëm një berber, me detyrë të caktuar nga nëna parti, për të prerë flokë dhe mjekra të zgjatura të tregtarëve apo turistëve të ardhur nga jashtë kufijve hermetikë të Shqipërisë e cila mbartte me krenari, një botëkuptim dhe botëveprim kokëposhtë të gjërave. Sot, jemi në një situatë të ngjashme për nga përmasa groteske e saj por njëkohësisht është e kundërt, si të thuash, njëra ishte lule e diktaturës dhe tjetra është frutë i vendosur në shportën e mrekullive të lirisë.
3. Po ta shohësh me vëmendje, pjesa më e madhe e shqiptarëve janë përfshirë në një biznes si pronarë apo bashkëpronarë, me qëllimin e argjendtë “për të kap noi lek”. Instinkti bën të vetën, por mos të harrojmë që midis turmës së atyre që gjejnë njëri-tjetrin me anë të instinktit ndodhen edhe akademikë të cilët e zbatojnë qëllimin edhe në çaste delikate si për shembull gjatë kohës që ujisin lulet në ballkon, në mëngjes, në darkë apo në mesin e natës… Si mund të kapet leku me anë të luleve apo me anë të ujitjes së luleve?
Leku fitohet pa kapet, do thonin pleqtë. Ata të moshës së mesme do thonin diçka krejt pa kuptim, ndërsa të rinjtë jemi mësuar t’i mirëkuptojmë në heshtje për aftësinë e të jetuarit jetën si spektatorë. Asnjë kritikë në formë shigjete të përflakur nuk duket të përshkojë kërcënueshëm qiellin e patrazuar të të rinjve në Shqipëri. “Kritikat mbaji për vete” është fraza që i shpëtoi dikur, madje i shpëton edhe sot. Diçka e ngjashme në përmasat rebele me sloganin “Make love, not war”. Vetëm se duhet marrë parasysh që nëse dëshirojmë të vendosim në baraspeshë dy fraza të thëna në dy epoka të ndryshme, rezultati gjithsesi është i pamundur.
Bashkangjitur tendenca “për të kap noi lek”, e cila tek të rinjtë është akoma embrion, tek mosha e mesme ideali kryesor i jetës dhe tek pleqtë ish-ideali kryesor i jetës.
Nuk e mohoj që biznesmenët, ekonomistët, llogaritarët, fatorinot në autobuset, pronarët e shkollave private, pra të gjithë ata të cilët, fati, vullneti dhe jeta i lidhën fort me botën e Lizës, mund të jenë “çun i mirë shumë” ose “vajzë përsëmbari”. Mrekulli ndodhin dhe ato ndodhin thuajse një herë në muaj.
Megjithatë biznesmenët e pakompleksuar apo akademikët më fusin frikën sepse në vështrimet e tyre, ndeshem gjithmonë me një ndriçim të argjendte i cili nuk është veçse momenti kur ata ëndërrojnë për kapjen e shumës… Njëherë e një kohë shqiptarët thërrisnin: “Rroftë Bashkimi Sovjetik” ndërsa sot… Eh, sot…çfarë prisje ti, gjërat nuk mund të jenë më si dikur.
Natyrisht që edhe kjo periudhë është kalimtare, të paktën kështu uroj dhe kështu shpresoj. Do bëj çmos për të mos i folur të panjohurve që ndërpresin shëtitjet e mia në park, rrugica apo bulevarde, sepse ndodh që babanë tim e njohin që të vogël por njëherazi janë biznesmenë. Pra, si të thuash, me një gur ata të vrasin dy herë sikur ti të jesh zog, sepse i kanë të dy të këqijat pranë e pranë njëra-tjetrës të pandara dhe të pacenuara nga rendi i ri botëror.
4. “- Kohë e bukur sot. Qiell të pastër si këtë ditë, kam kohë që nuk kam parë.
– Ore, lëre diellin në punën e vet ti dhe më dëgjo mua se ç’po të them: ai baba jot nuk i ka mirë punët… a merr vesh ti apo s’merr vesh? A je burrë ti apo s’je?”
Fragmente të ndryshme nga biseda me burra shteti apo me burra mileti, bashkohen dhe veçohen me shpejtësi, duke krijuar ngjyra nga më të ndryshmet mbi telajon e errët të kujtesës time si për të me thënë edhe njëherë që e shkuara bashkë me të ardhmen time ndodhen në rrezik.
Në kohën kur im at përfundoi së shkruajturi “Kurbanin”, unë njoftova një nga të njohurit e mi në telefon për ngjarjen. Edi do botojë së shpejti libër, më dëgjon? Mbas një heshtje të shkurtër, nga ana tjetër e linjës u dëgjua një kollitje e lehtë dhe pastaj fjalët: “Normale që të dëgjoj. Ou? Libër? Hmmm… çne Edi libër o vlla? Ç’pati Edi, ai sikur ishte mirë… ?”
Mbas heshtjes time simbolike, një tjetër kollitje e lehtë u dëgjua nga ana tjetër e linjës, e ngjashme për nga mendjelehtësia me të paren dhe pastaj pyetja fatale: “Çdo bësh, do vish të dalim njëherë?”
5. Një trokitje e rëndë në derën e shtëpisë më zgjoi nga gjumi. Hapa sytë për te parë orën. 8:05. Aty për aty mu kujtuan malet e kritikave, qortimeve, shpotive dhe krahasimeve që më bënin shokët, familjarët, ndonjëherë edhe të panjohurit, për lidhjen time të pashpjegueshme me gjumin. Trokitja u përsërit në mënyrë ritmike. Dum-dum-dum. Duhet të jetë komshia që jeton sipër nesh mendova, sepse ajo zotëron në arsenalin e saj këto mënyrat vagneriane të trokitjes. Mbylla sytë dhe u shtriva përsëri. Trokitja e dorës së panjohur vazhdonte të ndihej edhe më e fortë se përpara.
Krahas kritikave për gjumin, në mendje më erdhi edhe një personifikim tjetër i posaçëm për mua, këtë herë nga gjyshja ime, maja e bajos:
Megaloman.
Ç’të bëja me gjithë këto personifikime, kritika, shpoti, akuza, superlativa, lavde, lajkatime, veçse t’i lidhja aty për aty me një rresht të Majakovskit: “Njerëzit jetojnë në ekstazë…”
Pritet të dalë në treg numri 5 i ajfonit (iPhone) një aparat elektronik pak më i madh se një paketë cigaresh me funksione të ndryshme: aparat për të folur dhe aparat për të mos folur. Aparat për të shkrepur foto dhe aparat për të mos shkrepur foto. Aparat që mbahet edhe në xhep dhe aparat që edhe nuk mbahet në xhep; aparat për të treguar që ka kushtuar së paku 500 euro etj. etj. Një aparat pra, që në kompleksitetin e vet edhe pse është ribotuar pesë herë (fjala e saktë është riprodhuar por zëre se po flasim për një libër të hapur) përmbajtjen e ka pothuajse të njëjtë, shumë pak gjëra ndryshojnë. Duhet të kem parasysh dhe të mos nënvlerësoj faktin që brezi nr.5 i ajfonit, ndoshta ka më shumë gjera për të thënë se brezat e mëpërparshëm, por njëherazi edhe shqiptarët kanë pa dyshim më shumë gjëra për të thënë se përpara. Disa nuk janë më fëmijë, të tjerë janë pjekur para apo mbrapa kohe, të tjerë janë kthyer nga karagjozë të vërtetë në moralistë të vërtetë dhe të tjerë janë kthyer nga të buzëqeshur në të zymtë. Ajfoni është mjeti ideal për t’i bërë shoqëri gjindjes së krijuar, me pak fjalë.
Disa ëndërrojnë kohën me diell, të tjerë sikur të ishin edhe një herë të rinj,
Të tjerë ëndërrojnë qytetet gjysmë të zhdukura të antikitetit, të tjerë ëndërrojnë vetëm ajFonin.
Çdo e keqe e ka një te mirë. Çdo e keqe e ka një të mirë se s’bën, përndryshe kot që jetojmë, e kupton vëllain tat? Jetojmë për të jetuar me gjithë të mirat ne vëlla, më kupton?… por unë ndonjëherë nuk kuptoj asgjë…
“Ai baba jot nuk osht n’terezi, m’nigjo mu ça po t’them… edhe nqofse do me e dit, un kom qen nga t’parët që ça kisha ia thash m’sy…”
Riçard Vagneri që trokiste te dera e shtëpisë time u largua dhe një qetësi provizore, paqësore dhe e bezdisshme u krijua aty për aty në dhomën time. Drama u largua përkohësisht…mendova…mendova…mendova që sjellja zbukuron njeriun dhe befas, me shpejtësi, më kaluan përpara syve të gjithë rastet kur kam rrezikuar të aksidentohem me biçikletë në rrugët e Tiranës.
Te lumte
Interesante.Me vjen mire qe Greg ka shkruar dhe ju e keni botuar.
Bravo!
Mendja me shkoi menjehere tek Zeni. E keni degjuar ndonjehere te flase?
Po te shkruaje?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html
Qi un jom me kacabuj,… ket ma ka thon nona qysh kur isha fmij i pabindun,..Nime,..un sapo mola lopen ene thash ti hudh nji sy Onlajnes,du me thon Temes,kur tak me kapi syni nji emen te bukur..Greg,…..
Greg..osht nji aktor i bukun Hollivudi
Greg Kinnear,..kshtu m’duket e qujn…por mbiemri Rama lajmaroi qelizat e mia te kaptines se do jet djali i Edit..dhe kshtu doli sapo fillova ta lexoj.
Shkrim i lezetshem,i cilter,i fresket,….po nuk e morra vesh se ku e kishte hallin ky Gregori.
Cudi e modhe kam fillu tu u trash ene ka trut,jo vetem nga vithjet,…..kshtu me thot Zakja,..kur si pelqen pergjigja qi i jap….Se din Zakja se Xheniferri i Lopesit osht tu fitu torba me pare vec prej rrimorrkjeve qi ka,marshalla falaj zot.
Per shemull,ta zem se un do shkruj nji artikull per baben tem Hasonin,qi osht Kryeplaku i Saukut.
Sa her me shofin njerzit,me nalojn ne xhade ene me thon se Hasoni si ka punet hiç mir…..un i shof ne kokordhok te synit ene ju them,..vet e keni fajin qi e zgjodhet Krye-plak,,jo jo un nuk jom si Gregori,ta jap xhevapin ashiqare,njilloj si Zholefina ne Palla-ment.Jo per nonji gjo po Hasoni,do me thon baba jem nuk u kujdes qi un te shkallohem ne Perendim,as qe te shkoj ene me u tret ka dhjami ne ndonji klinik private,por me martoi me shkusi me Zaken,ene jom trash sikur me pas punue ne Mek-Nolt .
Bukur ke shkrujt or Greg,se ti ke pas munsi qysh ne kohen e kamunizmit me pa Aroportin e Rinsit,kurse mue me ka dal bitha tajc tu punu ne kooprativ.
Tani ti vazhdon prap te shikosh nryshimet ne Rinas dhe komenton si snobist,un vazhdoj te kullos lopen lulishteve te Tirones,ene rri tan kujdes,se fmijt e vegjel qi lypin rrugve,mos ni vret baloshja jeme.
1 shishe tamel e shes 80 lek t’reja,ene me shku deri ne Rinas ose ke Wagneri jot qi ta prishi gjumin,me duhet nja 1000 shishe me i shit,…po puna osht se ku me len Zakja me kursy se i bon paret duhan ene raki.
Bukur ka shkarujt Gregori,….per mue thon se molla bie nen molle,se i ngjaj shum nones teme Mirvetes,pranaj erdhen taljont ene nuk hikin prej repartit te tankeve ne Sauk,..kurse per Grigorin qi osht i gjat,…duhet me than ,…se bananja i ngjan bananes….osht Kamplimento mos u afendo..
Aishe…ha ha ha ha…je super e forte ose i forte…ha ha , je NJESH !!!
…..Sa e dhjere a’ kjo Aishja
Me te dhjere nuk ka ne fshat
Ato breckat me tantella
Sa hije i kane ne shtat……… looooooool
p.s. Aishe mos e merr per ters , shkerdhate, se nuk ta kam me te futme _
Me kupto ndrejt ..ok?
Hajde shifemi !lol
Dje ti kishe datlindjen,Happy Birthday ….dhe nuk po te ufendoj se ishe veshun me kallore,ishe tan gzim…dhe pasi lexove ket shkrim te bukur,besoj se ke kalu ne orgazem…dhe njollat ne kostumin tand bezh,te kan bo mos dalesh prej shpije ne USA…
“Hap-pi Zberthei”.
…mos ma merr per te keq,se jo cdo kush kalon ne urugazem..Megjithse me than te drejten te kom pak si qef mre Rajmondo,…do zhgenjehesh se jom me brekushe te Victoria’s Secret,du me than “String Tanga” Nr 38..Shaka bo boj, e di,e di se te ka metun hatri se ta kom ngacmu pak nipçen…e vogel 2 metra te gjat.
hajt mo se çfar nuk te vret ..te forcon thuhet knej ka ne.
hahahaha Ok, Faleminderit per Urimin
–Nuk me ngelet qejfi mua kur ben kritika te shendeteshme dhe pa tendence
se nuk jam fanatik partiak,
Por nga sa shof une Zonja Aishe ti qenke edhe filozofe. Paske lexuar Nichen ,
se ai thote qe :
….” What does not kill us, makes us stronger” = Ajo qe s’na vret na ben me te forte….
Ti verteton ate qe kam thene une, se fshataret ne Shqiepri jane me te inteligjent se qytetaret
Por megjithate ,une te kuptoj menjehere kur thua nga keto gjana se kam lexuar njecike si shume ..hahahahaha
Bravo Aishe ! ( e kam fjalen per ate thenien e Nices)
Ate poezine qe te thashe ty eshte marre nga nje poezi e Pushkinit , qe flet per nje vajze fshati te kohes se Pushkinit,qe vrau veten se e la i dashuri
Poezia shkon keshtu
….Sa e bukur qe Tanjushka
me te bukur s’kish ne fshat
Sarafani me tantella
Sa hije i kish ne shtat
…Pika gjaku kish kurore
Balli i vajzes se pa fat
Sa e bukur qe Tanjushka
me te bukur s’kish ne fshat
__Kete fjalen Sarafani nuk e dija, dhe pyes nje exin tim ne Vlore e i them ca eshte ky Sarafani
Ajo me thote eshte fustan me ripa tek supet –atehere e mora vesh ca ishte Sarafani, se nuk e kisha haberin ca ishte
E meqe zume poturet ne goje , une u mbaj Armani te zeza me rip te trashe -hahahahaha Po I swear , ashtu i mbaj_
Hajde shifemi !lol
p.s. …tani ne kete moment qe une po shkruaj tv amerikan NBC tek
The Tonight Show me Jay Leno ka ftuar aktorin N. Liami
qe ka lozur ate filmin kunder atyre banditeve nga Tropoja “Taken”
Ai film na ka ofenduar shume , por ky eshte aktor i madh
Tv dha nje moment nga ai film …dhe po flet per ate film, po shyqyr nuk na zuri emrin ne goje .
Se e pyeti per nje pjese filmi ,ky Leno qe drejton programin i tha:
Kush te ndiqte me makine ne ruget e Stambollit ? (Ajo pjese ishte loz ne Stamboll)
Ky aktori ja preu shkurt ; Bad guys _-banditet .
Dmth nuk i zuri ne goje identittein e banditeve qe ne film jane disa shqiptare …
shume dakord me aishen !
-Bravo Nipce ! Shkrim i bukur, piktoresk .
Ky qenka djale tamam i talentuar dhe plot kulture __
Po e lexoj kete shkrim ketu ne nje starbucks ,(sot kam ditelindjen dhe jam veshur me gravate ) tip kafene amerikane .
Dhe midis zhurmes qe po me can trapin rencem ,po bej perpjekje heroike lol qe ta shijoj plotesisht kenaaqsine e menyres se te shkruarit te Gregut .
Sepse AI ka futur, midis modernzimit te te shprehurit te tij , si oaze te vogla , copra bisedash autentike te jetes qytetare shqiptare qe mua me kenaqin pa mase , se me kujtojne jeten time ne Vlore dhe me bejne te shperthej ne te qeshura here pas here…..
Mendoj se Greg me kaq sa ka shkruar duket qe eshte djale intleigjent , dhe duhet angazhuar ne …politke __
Ose te pakten duhen gjetur te rinj te tille qe te angazhohen ne politike, sepse nga sa shof ne shkrimin e tij ,pervec intelgijences dhe menyres fine te te shkruarit qe e shpreh mendimin me fjalor te pasur , tregon edhe nje PJEKURI , c’ka eshte e pazakonte per moshen e re
Ndaj them se te rinjte qe tregojne mendime te pjekura NE SHKRIMET E TYRE duhet te angazhohen ne politike
Ne fund fare , ajo trokitja tek dera me pelqen ne vecanti se me kujton veten time kur isha adoleshent ….
Edhe njehere, Bravo !
Mondi..edhe une me 25-Shtator e kom ditlindjen.
U bofsh 100-vjec ..nipce !
hahahahaahahaha Really ! Gezuar ditelindjen edhe ti Agim !
Edhe 100 vjec te tjera !
Dhe meqe je ne Detroit nuk dil ndonjeher eandej nga Teqja , ku eshte nje baba i cmendur fare hahahahaahahah Eshte edhe nga Fshatrat e Vlores hajvani
Ne 25 Shtator e ka ditelindjen edhe Rumenige , qe ka qene futbollist i Kombetares gjermane , ndersa tani e degjoj qe flet si specialist futbolli nganjehere edhe ne tv amerikan
Me pelqen, cdo fjale pa hequr pike apo presje.
Bravo Greg, autoironi, inteligjence, dardha bie nen dardhe !!
Shumë bukur, Greg! Te lumtë!
Te lumte Greg!
S`kishte si te ndodhte ndryshe,eshte djal artistesh ka nga ngjan.
Per nga stili i te shkruarit i perngjan Edit.
Vazhdo te shkruash ate qe ndjen e shikon dhe jo si pjesa dermuese e rinise qe vrasin kohen kafeneve pa reaguar absolutisht per ate qe ndodh rreth e qark.
O Gregor, urime per Arti-Kullin njehere … po si sdolem morr burre te pime donje Shvejps per qytetet e humbura antike…
Me respekt, Sokra! ?
Ato çfar shkruan Gregori jane te sakta (bota qe e rrethon) ,por ato qe shkruan “Ajshja prej Saukut” jane edhe me te sakta(bota tjeter qe e rrethon).
mund te shkruaja edhe mbiemrin, por mendoj dhe e kam si parim se cdo njeri perfaqeson emrin e tij, jo emrin e familjes apo fisit. Nuk di cte them per artikullin, vecse eshte i shkruar shume bukur , per ata qe kane minimalen e inteligjences per ta kuptuar cfare eshte shkruar… Per kedo, si me te njohurin e me te panjohurin sot, eshte shume e veshtire te jetosh jeten tende, se gjithmon nga fisi, lagjia, shoqeria apo i panjohuri ne rruge, do flase per ty, se e ka ne vend te ajrit te beje thashetheme e te meret me punet e tua. Ne nje Shqiperi te gjithe e njejne veten analiste te mirefillte politike, e te gjithe vetem per kete flasin, si ne mengjes se ndryshe nuk iu del gjumi, si ne dreke se ndryshe nuk kane oreksin e duhur, e sidomos ne darke se ne te te kundert nuk i ze gjumi. Pjesa per te cilen njerezve iu pelqen me shume te flasin, jane familjet e te afermit e politikaneve. A thua se iu jep buke kjo? Nje Shqiperi asnjehere nuk ka per ta kuptuar njeriu-njerine e gjithmon ka per ta “dashur” si arriu- arine kur ka perpara vetem nje peshk ne akullnaje e te dy luftojne kush ta shqyej i pari…
Nuk kam cte them,e ka thene vete Gregu,mua me ngelet vetem ti them bravo djal,vazhdo se je ne rruge te drejt,mos nigjo cfar thon cmirezinjt.
Bukur, tablo e jetes tone e pikturuar ne gri, megjithse qielli eshte i paster dhe dielli shkelqen.Gregu ka nje stil te vetin, delikat, revoltues por shik, dhe shqipja e tij eshte e embel ashtu sic e meriton te jete. Te uroj shume suksese ne kete hulli , Greg i dashur, vazhdo shkruaj por edhe revoltohu me shume, mos ki droje nga tonet e forta, sepse rinia e sotme qe fle ne kembe ,qe enderron nen avujt e alkolit, nen shtellungat e droges , te hashashit, e vetkenaqur me diplomat e Kristalit , Ufos etj, mbase do ta degjoje zerin tend te sinqerte. Ketu nuk ben me fajde as Vagneri, ketu duhet te bien topat qe te zgjohet ky milet…Me dhe nje kenaqesi te madhe pra ka nje shprese perderisa ka te rinj si ti.
Cfare diference me te urryerin Zen mongol gerdeci i sulltanit te Sal Brishes qe ka dal me bo ca pare ,knej nga kullotat e Tirones, tok me kopene nga shpellat e Vicidolit !!!
sikur mos ta kishe permend kte punen e berberit ne rinas, do ishte me mire, sepse rinasi i dikurshem nuk prekej aq kollaj or plak. Referoju me mir kohes tende se je shume i ri ti per te permendur rinasin.
basoj se do te na duhet te kemi me shume gazetare si Gregu ? artikull mese i realizuar, aktual dhe shume kuptimplote ? bravo greg
Do te me kishte pelqyer me shume po te mos kish bere prezantimin ne krye se djali i kujt ishte.
E lexova dhe e rilexova disa here shkrimin e Greg Rames!! Me pelqeu stili dhe forca e inteligjences ne te shprehurin e mendimeve, aq me teper kur keto vijne nga nje djalosh i ri, i paster shpirterisht, ndergjegjshmerisht e intelektualisht, Teper i vecante ky shkrim, qe me finese e inteligjence percakton ato detaje te shoqerise qe jane fenomene groteske e paralajmerojne vulgaritetin dhe mediokritetin , injorancen dhe paditurine, vetegjymtimin dhe vetevrasjen intelektuale te shoqerise e individit, skllaverine e e qytetarise e inteligjences dhe te bindin per te ripercaktuar karakterin e shumefishte te tyre ; artificiale, fallco e hipokrite,realitetin mjeran te tyre, te llojit brenda llojit, por edhe te shoqerise e te thyerjes se brezave …..E Greg Rama i sjell keto ne vemendje te shoqerise, vecmas te brezit te tij -te ardhmerise- Greg ben thirrje qe shoqeria te gjeje forma dhe metodat verbale dhe gjuhen simbolike te mirekuptimit njerezor e jetesor, Greg Rama ne kete shkrim nenkupton promovimin e produktivitetit te moralit njerezor e social kulturor e politik te shoqerise – e theksoj vecmas te ardhmerise… Urime! Respekte R. MOISIU
të falemndrerit razi brahimi a adriatik kallulli,kushdo që të jesh!
pa shpjegimin tënd vështirë se kuptohej shkrimi i çunit të babit!që përveçgeneve i unifikon fodullëku!
tashti po e kuptoj largpamësinë e mero censurë bazes!
ai e parashikoi që unë do të ndërroja mendim për shkrimin e pranuar me mik,prandaj e hoqi komentin tim!!!
jepi mero,deri tashti ke fshirë vetëm shkrimet kundër molit të trëmbur,kurse tashti po efshin dhe të çunit të babit!mos mbaj me hatër o mero!mos e këthe si “edi rama blog”ku filtrohet çdo gjë!
edi dhe i biri shajnë “enverizmin”(si e quan pampersi i edit),por në krah tjetër veprojnë njëlloj si enveri dhe sozja i keq i tij,sali çmendinë berisha!
I shkreti ti anticensure.Sa keq me vjen per ty.
Qe shkrujte or Geg mire bone ! Osht e drejta jote ! Qe ke shfaq pretendime me te medha se sa te mban truri edhe kjo osht evidente ! Qe i gjithe shkrimi osht nji mendjemadhesi patologjike ene kete hajt se nuk po e shikojme !
Or ti shoq , ne nuk jena akoma ne stadin ku komunikimi te jete si “humor anglez” ! E kena trunin e lodh nga skamja dhe varferia ! E di ti se truni ha 80% te sheqerit te trupit apo jo ? Ku ta gjejme ne sheqerin ? Ti e ke pa se dhe kur i gjujme “atij” vellait siamez te babes tat , neve miell dhe veze perdorim dhe jo sheqer !
Daku , para se ta hedhesh mendimin si nje rebus matematikor per me lodh akoma me shume mendjen e miletit , Fol SHqip ! E njeh Shqipen ? Fol Shqip or Tunxh ! Leni mendjemadhesite boshe se na tregon te kunderten e asaj qe perpiqesh !
Oj na u qepen keta Nanot dhe na e bene shqipen lemsh !
Bama, thua se e ke trurin te lodhur. Po mire o bir, kush te detyron qe te lexosh shkrime qe kerkojne mend per t’i lexuar.Me qe te mungon ky kusht lexo “RD” ose ndonje si puna e “Palomes”.Mos e vrit shume mendjen ore bir, se te duhet per te ngrene ndonje cap buke.
Aloooooo Çimi jam….Greg
Bravo!!!
Problemi eshte qe jeta nuk eshte vetem nje shkrim, i bukur, ironik, i goditur, por eshte si “vrapim maratone me pengesat”.
Uroj qe ne jete te vazhdosh, si te behet ty me e mira, por tani je 20 vjeç, te presim te 40, e deri te te 50, sepse po u bere lis nuk do te ngaterrohesh me ferrat, po u more me pleshtat do kruash kurrizin….
Aloooooo Çimi isha….Greg, uroje te me kesh lexuar, me iFone, apo pa iFone, per mua pak rendesi ka….
? me behet qefi per ty Greg, urime per durimin dhe pergezime per pjekurine edhe pse je 20 vjecar.
Të lumtë Greg për mënyrën e shkrimit që është shumë origjinale!!!
Disa “të gjithëditur”,që të kritikojnë nuk e bëjnë nga dituria, por nga xhelozia e mospërfytyrimit se shkrime të kësaj natyre janë të mundura që të bëhen nga një i moshës tënde! Injorantët nuk e kuptojnë se edhe nga kritika që bazohet në argumenta ,që nuk ekzistojnë,tregon shumë qartë injorancën e injorantëve llafazan ,të sëmurë nga mosmbyllja e gojës!!!
BRAVO GREG.Komplimente.Vertet djal qe vjen nga nje çift ARTIST.Shihni tani kur te shkruaj edhe zeni.Per çfare mendoni ju se do te shkruaj zeni?Per gerdecin,armet,trojet,vrasjet,shantazhet,.Nuk e di.SE e di ndokush le te ma thot?
Po si nuk e kuptoni mor tuzhavorre, ky Gargu ja ka shit emrin e tij Rames se madh. I gjithe shkrimi ishte koke e kembe si c shkruan palla i madh, ky palla i vogel ka turp edhe te ngreje koken e te te degjoje pa le te shkruaj.
Urime per shkrimin por nje keshille: Mos gabo te merresh me politike. Nje per shtepi eshte boll.
Komenti i Aishes prej Saukut vlen sa kater pikat e para.Do jete shkrim pa pelqimin e Edit,pavaresisht se babai do qe djali t’i shkelqeje.Jemi me fat ne qe s’i kemi”baj-et”te njohur,se eshte hall i madh.Me me”fat”jane ata qe s’kane”baj-e”fare,edhe pse buken duhet t’a gjejne ne koshat e plehrave.Qejfe-qejfe kjo dynja!Me shume vujane te famshmit,qe dalin te maskuar per nje xhiro te lire.E ka mire Aishja per Superkomentin.Po ate krahasimin e bananes ku e gjeti?
Kur fillova leximin e artikullit, mu shfaqën reklamat që përmënden. Sapo jam kthyer nga Shqipëria dhe kur po shkoja për Rinas…më dukej sikur po shkoja për tek spitali amerikan, pasi në gjithë rrugën, cdo 10 metra ishin reklamat e këtij spitali, asnjë sinjalistikë për rrugën, asnjë tebelë Rinas, apo aeroporti Nënë Tereza, joooo vetë spitali amerikan. Më pëlqeu shkrimi…vazhdo shkruaj.
shkrim impresionues, TE LUMTE GREG ke trasheguer PENEN E ARTE TE EDIT, vazhdo ta perdoresh me shume finese!
Gregun e kam pasur ne lagje, tek Shallvaret. Eshte vertet djale model dhe i edukuar. Shembulli i pare qe jo te gjithe femijet e politikaneve behen huligane. Duket familja e artisteve!
Te uroj gjite te mirat Greg!