Nga Arben Manaj
U bë disa kohë që vazhdon saga e dorëshkrimit të veprës së Kadaresë “Dimri i Vetmisë së Madhe”, duke u shndëruar në një histori të padenjë për personalitetet respektive të këtyre aktorëve me peshë në jetën politike dhe kulturore të Shqipërisë më shumë në diktaturë, sesa pas saj.
E drejta e autorit vihet përballë të drejtës së mosdhënies së një dhurate, ne posedim, nëse vërtetë ka qenë e tillë. Fakti që cështja ka shkuar në dyert e gjykatës dhe tashmë ka dal nga objekti i gjykimit tregon se sa e fortë është urrejtja e kahershme që këto personalitete kanë për kontributet e tyre në Shqipërinë komuniste, ndryshe nga letërkëmbimi i publikuar edhe së fundmi.
Përpjekja titanike për “ëngjëllizim” është patetike. Cdo shqiptar që ka jetuar në atë sistem i njeh mirë bëmat, meritat, vlerat dhe antivlerat apo mëkatet dhe pseudo-besnikërite e Nexhmijes dhe Ismalit.
Ata ishin dhe janë produkt të asaj periudhe historike në Shqipëri, të cilët mbijetuan komunizimin dhe post-komunizmin politikisht dhe fizikisht dhe kanë fatin njerëzor që 22 vjet pas rrënies së diktaturës të na rikujtojnë makinacionet, shëmtinë, paftyrësinë, mungesën e sinqeritetit në emër të mbijetesës, si dhe urrejtjen që e ka zanafillën në dekadat e para të instalimit të komunizmit në Shqipëri.
Nga e drejta për rikthim të një dorëshkrimi, cështja ka degjeneruar, për fatin e keq të të dy personazheve, në kush ka qënë më i mirë dhe kush ja ka pasur interesimin më shumë njeri-tjetrit.
Padyshim për ata që e njohin se si ka funksionuar ai sistem dhe kur ke jetuar në të, pavaresisht nga trajtimi i privilegjuar ose jo që ke pasur, e kupton se as Nexhmija nuk e donte Kadarenë dhe as Kadareja me gruan e tij nuk e donte Nexhmijen dhe burrin e saj.
Ata thjesht kishin një marrëveshje të heshtur jo xhentëllmenësh, por “shokësh”, dhe të nënkuptuar për domosdoshmërinë e njeri-tjterit, duke u shtirur si miqesor, ndërkohë që sejcili mbante thikën të fshehur pas shpine për cdo rast kundër njeri-tjetrit.
Ka shumë polemika për rolin e Kadares dhe vëndin e tij në historinë e Shqipërisë dhe historinë e letërsisë shqiptare dhe asaj botërore. Padyshim, personalisht besoj se Ismail Kadareja është shkrimtari më i madh dhe më i talentuar që ka prodhuar ndonjëherë ky vënd, një vlerë e papërsëritshme që duhet ruajtur me cdo cmim, si pasaportë e këtij kombi në botën e letrave botërore, por edhe si simbol mburrje për të demostruar se cilët jemi ne shqiptarët dhe cfarë vlera i kemi dhënë njerëzimit.
Të gjithë, ose shumica dërmuese e shqiptarëve jam i bindur se sa herë ndeshemi me të huaj rradhism Nënë Terezën, Kadarene, Skënderbeun, ndërsa ata, shumica na përmendin edhe Zogun dhe Enverin.
Disidenca e Kadaresë nuk ishte klasike dhe tipike si ajo që vihej re në vëndet e Lindjes, por e shprehur në liberalizmin e tij dhe nëntekstin, aq sa mund ti lejonte lupa e stërmadhe e strukturave të sistemit, që nga Lidhja e Shkrimtarëve e deri më lart.
Kadareja nuk ishte disident i mirëfilltë sic i njohim në Linjde, edhe pse kishte shanse si pak shqiptarë liberal të dilte jashtë shtetit, madje të shkonte edhe në Amerikë e të rikthehej më pas në Shqipërinë e izoluar më keq se Koreja e Veriut.
Dhe për këtë nuk i vihet faj dhe përzgjedhjet dhe motivet në fund të fundit janë edhe personale, sic bëjmë të gjithë ne për jetën tonë dhe mënyrën sesi e jetojmë atë.
Të vërtetën e di vetëm Kadareja dhe jam i prirur të besoj se ja njeh në vetevete njeriut dhe shkrimatrit Kadare, mëkatet e mosrebelimit dhe mosarratisjes kur kishte shumë mundësira më pare, dhe jo kur e morri ferra urratën.
Kadareja kishte mik edhe djalin liberal të Mehmet Shehut edhe ish shefin e Sigurimit të Shtetit, ose të paktën e shikoje në Bulevard të shëtiste me ta në publik. Por Kadareja mbetet Kadare edhe si shkrimtar edhe si njeri.
Nexhmija, gruaja e plotëfuqishme e të plotëfuqishmit të Shqipërisë, sic del edhe nga letër-këmbimi kishte edhe gurrin dhe arrën në dorë, të cilës i përuleshin të gjithë ose për idealizëm ose për të mbijetuar dhe zgjidhur cdo hall.
Dhe ajo e dinte fuqinë dhe pushtetin pakufi që kishte dhe duhet të kuptoj edhe se përse njerëz si Kadareja dhe të gjithë të përshtatshmit ndaj atij regjimi, i shtrinin dorën apo edhe dorë-shkrimet, për të mbijetuar.
Kërkesa e Kadaresë për marrjen e dorëshkrimit është një kërkesë normale, aq sa më duket anormale mbajtja me cdo kusht e dorëshkrimit nga Nexhmije Hoxha. Një dhurate e pasinqertë në rastin më të mirë, apo e rrëmbyer, nuk është dhuratë dhe nuk i duhet mbajtesit aktual.
Ajo në rastin e këtij dorëshkrimi për këtë roman lapidar të Kadaresë, ka një vlerë historike dhe si e tillë edhe sikur të mos kërkohej nga Kadare, e ka vëndin në Arkivat e Shtetit në rastin më të keq ose në arkivin e autorit në rastin ideal.
Mbajtja dhe shkuarje deri në gjykatë e dy mbi 75 vjecarëve të lë një shije shumë të keqe. Është nje sagë e padenjë dhe padinjitet e cila vjen nga korridoret e errëta të pushtetit të kaluar, ku sejcili e konsideronte njëri-tjetrin një të keqe të domosdoshme mbijtese fizike apo politike dhe për kaq duhet ti jenë mirënjohës njeri-tjetrit. Kryevesi i të gjitha veseve është mosmirënjohja, thoshte anglezi Shekspir.
anicensure,nuk je i pari.Here tjeter une pashe shume komente dhe shtova te timin.I kane fshire!Po s’me lexove do te thote qe kane fshire edhe kete te timen.I.K. tek gazeta TemA eshte PM(marke e mbrojtur).Ndoshta TemA ben mire,ose ndoshta ben shume keq.Varet sesi justifikohet çensura,por prape çensure ia thone emrin.