Qyteti është ajo gjë e cila ndriçon natën. Qyteti është planeti drejt të cilit rendin me afsh të futen meteorët e veturave a kamionëve ku dëgjohet një radio e mirë, qyteti është dielli I natës rreth të cilit rrotullohen e presin larg fshatrat si mëtonjësit rreth Penelopës, rreth qytetit digjen (për të) vetmitare pikat e karburantit apo reklamat me neon e me fjalë që kushdo I kupton. Qyteti është ajo gjë që na duhet për të shpuar natën e për të dalë tek drita artificiale e jetës bashkë; qyteti është ajo gjë që na duhet kryesisht kur erret, qyteti është macja vanitoze e prehrit e ndërkaq qeni rojtar vrasës me pagesë i pragut I kalon në dispozicion evolucionit, qyteti është të prishësh muret e larta e të trasha rrethuese e të ndërtosh me gurët e tyre stola për të fejuarit në parqe apo piedestale për monumentet e heronjve a poetëve që vdiqën për të mbrojtur qytetin. Qyteti na duhet që të organizojmë vetmitë në një mandala urbanistike ndër-besimi.
Autori I këtyre rreshtave është njëri prej atyre ish-qytetarëve të ndershëm të Tiranës, I cili e përjeton katundarizimin e pandalshëm të qytetit të vet në një formë të qetë traumatike. Thjesht qëndron mbyllur në shtëpi, duke mbajtur njëkohësisht hapur televizorin, radion dhe revistën e rradhës on line për të simuluar rreth vetes qytetin. Autori i këtyre rreshtave gjen një mijë e një arsye për të mos dalë në një territor përjashtues që deri dje me të drejtë quhej Tiranë, një territor I minuar ku ndërtesat dhe trafiku duket sikur kanë kërkuar strehim politik në një oborr ambasade, dhe kacafyten me njëra-tjetrën për një pëllëmbë vend. Ritmi I jetës në këtë territor tashmë përcaktohet nga vetmia e njeriut I cili e ka ndërtuar kullën pa ndonjë arsye të dukshme veç hallit dhe interesit në gërxhin oportun duke injoruar për vdekje praninë e të tjerëve. Si në fshat njerëzia I hedhin nga penxherja e kullës plehërat ku të duan, duke harruar se kur I hidhnin në bahçe ashtu lëkurat e fikut apo duqet pa filtër të cigareve, kalbeshin në dhe për një javë, e shishet e qeset e plastikës apo ambalazhet me llak nuk I tret dot betoni I trotuarit… Njerëzit kanë mbartur fshatin me vete në një mentalitet plot male e gremina që ua ndalojnë përfytyrimin dhe I izolojnë nga përjetimi I tjetrit si I njëjtë. Jo vetëm konfliktualiteti urbanistik i cili konsumon përditë të ardhmen, e jo thjesht nerva, para e viktima, edhe arroganca gjuhësore vërtitet mbi kokat e të gjithëve si shenjë fizike e mungesës së qytetit. Tamam si në një kulturë rurale nomade, gjuha e shpallur, si ajo në media, ashtu në tabela, dokumente zyrtare e regjistrime të tjera funksionale të fjalës në publik, rrezaton një stad oral. Përbuzja e semaforëve gramatikë dhe normëzimi I zhargonit, dialektalizmat (me motive ideologjike apo analfabetike), iniciativa e lirë dhe liberalizimi I skajshëm në importin e termave janë pjesa tjetër e peisazhit pseudourban shqiptar, e cila na ndjek nga pas edhe kur flemë, edhe kur vdesim. Nëse për të shkoklavitur kolazhin rurban, Merz-in pervers të pallateve mbi pallate e të rrugëve pa rrugë në Tiranë, do na mjaftonte… ta braktisnim këtë qytet për ta rithemeluar diku tjetër, Merz-it dadaist të gjuhës që po përdhoset përditë, nuk e di se sa kohë do të na duhet t’ia dalim për ta qëruar e selitur nga e para. Bërja e qyteteve dhe gjuhëve (me shkronjë të madhe-kapitale) ka nevojë për një dorë të vetme dhe autoritare, kurse shqiptarët të vetmet fusha ku kanë vendosur ta zbatojnë me themel liberalizmin, demokracinë janë gjuha dhe urbanistika.
Gjithsesi, të shtunën që kaloi, në të rënë të muzgut, mora rrugën nga Tirana për në Durrës, në një premtim për të gjetur qytet. Ishte premtimi i poetit Arian Leka që organizonte një mbrëmje leximesh poezie nën muret e vjetra të kalasë pranë portit të Durrësit. Ashtu si të pasurit që ia lejojnë vetes të dekorojnë shtëpitë e tyre me antikuariate, dhe sa më të vjetra ato aq më të pasur ata, po aq edhe qytete të tilla fisnikërohen nga prania e monumenteve të lashtësisë. Dhe mbase qytetari është ai që personifikohet në qytetin, dhe e mbart në ndërgjegje vetvetiu një pasuri, një vlerë apo edhe një sherr të qytetit të tij. Në një kënd të shëtitores tradicionale të qytetarisë durrsake, midis përmendores kushtuar heroit të rezistencës dhe avllisë antike të kalasë, krejt përbri varganit ritual të mbrëmjes durrsake me këmbësorë që shijojnë ecejaken me nge buzë detit, ishin montuar nën qiell të hapur dritat dhe fonia dhe karriget për shijuesit e poezisë. (Me një finesë të habitshme, organizatori I këtyre leximeve publike, kishte hapur në bibliotekën e qytetit gjithë skedat e poezisë, dhe kishte gjetur kështu emrat e vërtetë të lexuesve të poezisë, e atyre u kishte bërë ftesa për në mbrëmje.)
Para se të mbërrij në Durrës, nuk mundem të mos transmetoj nja dy incidente simpatike të rrugës për atje. Midis Kanionit të Madh që sajojnë pallatet idiotësisht të larta pranë stacionit të trenit të Tiranës, një peshk I kuq dekorativ fluturoi që nga lart nëpër ajër si tek “Arizona Dream” dhe u parkua me një zhurmë të vogël mu në mes të makinave në rrugë. Duke brofur nga emocioni u bërtita shokëve të aventurës (Goni, Elvana, P.N.)-“Ja, njëherë që dola unë nga shtëpia, po bien peshq nga qielli!” Dhe shyqyr që me peshkun nuk ra edhe akuariumi, nga dritarja e lartë e kullës, ku mbase fëmija mistrec I rradhës kishte flakur mbi njerëzit-miza aty poshtë objektin e çuditshëm të rradhës. Po aty pari, një mesoburrë rreth të pesëdhjetave na ndaloi dhe krejt I prerë në fytyrë na tha me zërin e spikerit të lajmeve-“Sekret ushtarak: Amerika po prodhon shi dhe borë artificiale!” Koha në fakt premtonte për shi, dhe duke lexuar para publikut më pas në Durrës poezitë e mija dhe të Rudian Zekthit, nën tingujt e muzikës pakistaneze e armene, nisi vërtet të binte shi. I strehuar nën mikrofonë e projektorë në një kamare të murit të kalasë, duke shpejtuar pak ritmin në leximin e poezive të mija të gjata, vëreja sesi spektatorët në karriget e veta nuk lëviznin nga vendi megjithë shiun që binte, dhe një pamje e tillë më kujtoi të premtet e dimrit në oborrin e xhamisë, ku besimtarët, kokëulur në shi, në nderim të të Zotit të Shtëpisë, presin me durim të mbarojë predikimi apo lutja. Ashtu edhe qytetarët, të etur për qytet, të etur për një marrdhënie apo koordinatë që I qytetëron, të etur për t’u grupuar vetvetiu, të etur për të dëgjuar një fjalë në gjuhë letrare, nuk mund të lëviznin. Ata nuk mund ta linin përgjysëm seancën. Nuk besoj se po dëgjonin me kaq religjiozitet vargjet e mija apo të kolegëve të tjerë aty, sa besoj se nuk donin t’I lëshonin ato karrige për t’iu rikthyer tatëpjetës së përditshme demokratike drejt fshatit.
Shkruar mjaft bukur dhe theres si prej thike te holle…
Ervin Hatibi….ishin fillimet e viteve 90….
Nje djal i talentuar dhe qe mbushte faqet e gazetave me poezit e tij moderne dhe me kujtohet qe kur vdiq kengetari i ri Kurt Cobain ai ishte shum i merzitur dhe shkruajti nje artikull teper nostaligjik qe un studenti provincial e lexova dhe me ka ngelur ne mendje.
Sot ne vitin 2012 fotografia qe shoqeron kete shkrim paraqet nje Ervin qe shum mund ta ngaterronin me nje TALIBAN,dikush mund te thot se keshtu jan shkrimtaret e medhenj.
Depresioni dhe Drogat ndoshta kan deformuar poetin dikur te talentuar,qe sot shqetsohet me te drejt per katundarizmin e Tiranes. .
Ajo Tirana qe ti dhe un o Ervin kemi ne kujtimet tona esht transformuar ashtu si pamja jote.
Ky eshte evolucioni miku im.
Po ta shikosh pakez me kujdes ky shkrimi i ketij Talebanit Bjond lol,
eshte nje shkrim racist brenda se njetjes race_-Dhe kjo eshte gjeja me e primitie qe asnje europian nuk mund ta imagjinoj
Absolutisht , ne asnje gazete tjeter te botes moderne nuk do lejohej ky shkrim
Mero ka bere nje tolerim ne demtimin e ndergjegjes se tij profesionale qe e ka lejuar kete shkrim
Po te nisesh sipas shkrimit te ketij qebapit tirans duhetqe ketu ne USA , psh ,
te gjithe keta emigrantet meksikane te largohen fare nga USA, sepse niveli i qytetarise se ketyre krahasuar me ameirkanet eshte jashtezakonisht i ulet _-Eshte zero fare
Ose duheshin ndjekur nga USA te gjithe emigrantet arabe qe jane te gjithe antiamerikane
dhe kane nje menyre jetese skandaloze ne kundershtim me qytetarine amerikane
Mitpo USA jo vetem i lejon keta ne USA , por i lejon edhe te ndertojne xhami , ti mbajen grate me perce
USA lejon emigrantet meksikane qe jo vetem nuk kane civilizim fare, por bejne nga 10 femije dhe thtihin gjithe fondet e taksave amerikane ,…….
Pra ne demokraci ne shikojme se USA , por edhe vende te tjera demorkatike lejojne te vijne e te jetojene ne New York,. Las Vegas LA, Miami etj etj
popullsi qe mbi te gjitha nuk jane te kombesise se tyre, dhe kane edhe nje nivel skandaloz te ulet kulture e qytetarie ne cdo aspekt …..
Tani more Ervin lejohen te vijne e te jetojne ne New York City keto popullsi tamam barbare e me kulture tribale , dhe ti thua qe t’u prish rehati i nje qyteti si Tirana
qe eshte nje qytet qesharak , krahasuar me keto metropole kulture e civilizmi
Mendoj se ky shkrim tregon handikapin e shoqerise shqiptare dhe vecanerisht te disa intelektualeve prodhace qe e drejtojn thiken
nga populli i tyre
me pa te drejte duke treguar se kane mangesi ne konceptin e shteteformimit dhe ne konceptimin e civilizimit ne sistemin demokratik____-
—Kete mangesi kryesisht e kane ata intelektuale te mbyllur me deficenca te theksuara ne percpetimin e Civlizimit te nje kombi, civlizim qe sherben per formimin e Shtetit
Keto teori te percudnuara te ketyre Intelektualuceve jane njelloj si qimet e tepruara qe shemtojne fytyren fisnike te te Habibit ,
ashtu edhe keto teori jane te jashte kohe, te huaja dhe te SHEMTUARA per demorkacine
sepse helmojne kohezionin e shoqerise sone duke fyer njerezit tane … …
Shkrim shume i dobet ne Koncept
Nqs shoqeria jone vuan sot ne lidhje me mangesite qe shfaqin njerezit tane te ardhur nga periferia, kjo vuajtje eshte cmimi qe ne paguajme ne rugen tone drejt progresit dhe civlizmit modern Dhe nuk po paguajme ndonje cmim te madh, sepse sic thashe shtetet demorkatike po paguajne nje cmim te tille jo per popullsine etyre , pro per popullsite e huaja qe tek e fudnit fare mund te mos e prnaonin nje gje te tille, duke i ndjekur emigrantet_APO DUKE I IZOLUAR
Por jo. Shtet demoKRatike e quajne boten si nje familje te madhe dhe e quajne per detyrim moral qe ti ndihmojne edhe popullsite e huajA per tu civilizuar ne shtet e tyre , biles edhe duke i paguar shpenzimet e tyre personale …..
Nga ky princip iluminist qe nisen gjithe bota moderne ne trajtimin e emgiranteve te huaj, aq me shume duhet te nisemi edhe ne kur flasim per njerezit tane te ardhur nga rehtet periferike –..
Hatibi shkruan mire, por kesaj radhe e ka totalisht GABIM.
Pershendetje Raimond.
Te lexoj gjithmon me kenaqsi.
Pershendetje Fredi ! Faleminderit
Keto qe thote ky jane te huaja per kohen e sotme, se ne jemi ketu dhe natyrisht calojme ne drejtim te civilizimit krahasuar me vendasit , e megjithate shoqeria ketu na ben vend dhe na pranon ne gjirin e saj, pavaresisht se i duhet te luftoje me te metat tona ..
Problemi tek ne eshte se kete mentalitet feudal te zbukuraur me fjale moderne te Hbaibit
e kane edhe shumica skorpionsave qe vegjetojne neper forumet drejtuese te PS-se…..
Keta mburren me aftesine se dijne te bejen xhiro ne bulevard , duke ofenduar pjesen e atyre njerezve tane qe tani kane ardhur ne qytet
Dhe kjo eshte fatale sepse ben qe te votohet akoma me shume Berisha , i cili eshte shume populist dhe i prnaon te gjithe ne gjirin e tij , e nuk ben gafa qe te vendose ne krye njerez te tille mendje shkurter
Ne fakt eshte fyese te arsyetosh me frymen e ketij shkrimi qe ka bere Hatibi,
dhe eshte e paimagjinueshme kjo ndarje qe ben ky, aq me teper qe Shqiepria nuk ka pasur ndonje lloj qytetarie, se qytet tona kane jane te vogla fare , dhe mund te quhen lagje te vogla krahasuar me qytet gjigande qe ka kjo bote
Ne e risim dhe e forcojme qytetarine duke afruar sa me shume njerez ne qytetet tona, pavaresisht nivelit te tyre kulturor..Se njerezit duke jetuar s e bashku mesojne nga njeri tjetri, edukohen dukepare dhe duke biseduar me njeri tjetrin
Edhe kur bisedon me nje njeri me nivel te ulet kulturor ti mund t emesosh edhe nga ai per nje moment ,
sepse sic thote Oscar Wilde : “………edhe ne nje emndje Injoranti ka vend per nje ide Gjeniale …….”
Ndaj sa me te medha te behen qytetet tona aq me mire eshte per civlizimin e popullsise shqiptare
Pasi kur qyteti eshte i madh , edhe idete qe njerezit do te shkembejne me njeri tjetrin
do jene me te shumta, zgjidhjet e problemeve do jene me te larmishme
dhe kjo do coje ne lindjen e mendimeve me te drejta dhe me te sakta
…Gje qe con me shpejt drejt progresit shoqerine tone …
Sipas meje ne shkrimet tona ne duhet te sponsorizojme dashruine per njeri tjetrin , per njerezit tane kudo qe jane se kjo rit frymen e bashkepunimit dhe te ndergjegjes komebtare qe na con drejt lumturise s eperbashket
___Sic thoshte dikur nje kenge Bashkim Alibalit qe e kam degjaur ne Ju tube,
Kenge qe ka me te vertet ne themel Civlizimin modern te sotem , kur thote :
“…..Se lumturia qe te jete e vertete s’kerkon vetem TY & Mua
..Me mijera Zemra Bashke kerkon AJO…..
Ndaj ne te gjithe duhet qe te ecim nen frymen e kesaj Kenge kaq Moderne qe nxit ne Civlizimin total te shoqerise–Ashtu sic esht ne te gjitha shoqerite moderne sot te cilat ne duam ti ndjekim si shembull per shoqerine tone
Ne nuk duhet te shikojme qe te promovojme dashurine per Pushtet apo per nje superioritet te nje shtrese te shoqerise kundrjet shumces dermuese , se kjo shakteron kombin tone
___Ndaj do thosha se ajo kenge e Bashkim Alibalit eshte nje kenge tamam Moderne
_Ajo kenge duhet te jete Forca levizese e jona drejt Modernizmit te shoqerise shqiptare
se ecen ne te njejtin RITEM m frymen moderne te kohes se sotme, ndersa,
ky artikull eshte …….shume mbrapa ne kete drejtim . Calon shume….
___Ky artikull tregon se ne fytyren moderne dhe fisnike te Ervinit
jane ritur dhe po e pushtojne “shkurret” e …..Mesjetes
Gjermania eshte e mbushur me te huaj,turq,shqiptar,arab,rus e aziatik.
Ata jane tani ketu dhe nuk mundesh me i kthy mbrapsht,njesoj si Tirana qe ne nje fare menyre eshte drejt rruges per tu bere nje Metropoli i shqiptarve nga te gjitha trevat,me katundare,malsor dhe fushor.
Nuk duhet ti injorojm as ti percmojm ata katundaret e pakulturuar,por te perpiqemi ti integrojm ne jeten qytetare.
Duhen politika integruese,shteti duhet te veproj sa me shpejt per edukimin dhe shkollimin e te ardhurve sot dhe sa me shpejt,duke hapur kopshte dhe shkolla publike,
se neser do te jet shum vone.
Neser armata e te papunve,te ardhurve nga jugu dhe veriu,te pashkolluarve,do te jete ajo qe do te rrezikoj jeten e perbashket ne Tiranen qe po humbet civilizimin.
Krimi po marshon i pashqetsuar rrugve te metropolit shqiptar.
Varferia dhe injoranca jane armiqte e demokracise se re shqiptare,dhe kjo gje i mban ne pushtet Demagoget dhe Neo-diktatoret
Fredi pasi qe shkruan nga Hanburgu e di me mire se une se ne gjermani zbatohet nje ligj strikt ndaj ketyre dukurive dhe ajo qe kam pare dhe qe dallon nfa londra eshte se kete ligj e ndihmon edhe vet popullata shumice. Pra nje hedhje e nje qese mbeturinash do te gjykohet nga pushteti duke qene i ndihmuar nga vet popullata vendase. Ne londer p.sh gjen mbeturina ne rruge edhe me keq se sa ne Prishtine.
Juve u preokupon pamja e jashtme e Ervinit dhe ky mentalitet nuk eshte i preferuar ne perndim dhe pikerisht per kete mentalitet ka shkruar edhe Ervini.
Rreziku eshte intelektualizimi i cdo gjeje duke sjellur largimin e publikut sepaw nuk trajtohen thjeshte arti dhe fusha te tjera. Centralizimi kulturor qe po ben Rama duke bere cdo gje tek bulevardi dhe kryeministria ka shnderruar ne shkretetire kulturore periferine dhe rrethet. Femijet dhe te rinjte marin informacion nga Playstation dhe jo nga mjetet e leximit apo artit sepse ato nik ekzistojne.
S’di cfare ka ndodhur, por sot te tera kritikat per zhvillimin e Tiranes, per sjelljet jo-qytetare te “qytetareve”, u digjkan shume veteve.
Evin Hatibi ne kete shkrim, pershkuan ate cfare shikon dhe ndjen. Pikerisht ate qe e bejme te gjithe ne kafe, ai ka guximin ta beje publike.
Por se pse qenka kaq keq te kritikosh publikisht njerezit dembele si Benin e Hasimes, apo ata qe hedhin plehrat nga ballkoni, apo ata qe ndertojne rruge e pallate pa plan e ktheje qytetin ke kaos, qenka kthyer ne akt “mendjmadhesie dhe kompleks madheshtie”.
Ervini dhe njerez si ai ne Shqiperi, vuajne seriozisht per c’do tulle te vene keq, e per c’do shkelje qe shikojne. Te tjere, ata qe se vene ujin ne zjarr per sa kohe te kene leke per restorante apo benzine per makinen, shkruajne sa here u shkel ne kallo, e kritikojne ata qe kane guximin te mendojne ndryshe e i quajne ata “mendjemedhej”
Mendimi im per autorin eshte si per rralle pak veta, por megjithe mprehtesine e stilit dhe te mendjes, artikulli eshte racist, egoist dhe vuan nga deliri i madheshtise. Keshtu mendoj, sidomos pas 12 vitesh ne emigrim. Ndoshta do te mendoja ndryshe sikur te mos kisha dale nga Tirana kurre, ose sikur te kisha shkuar kudo me shpatulla te ngrohta prej sponsorizimeve te dikujt tjeter. Dhe patjeter qe mendoj keshtu, fale librave sociologjike qe me kane mesuar te shoh me larg se hija e hundes time, dhe fale nje aleance shpirterore empatike, pothuaj te lindur – me viktimen sociale te cdo lloj shoqerie dhe cdo lloj kohe. Katundarizimi i Tiranes krijohet nga kultura e ngushte dhe me kufinj ndares qe ish-shteti komunist ka lejuar dhe perkrahur, duke diskriminuar Veriun ne dallim nga Jugu, dhe Jugun ne dallim nga Qendra. Dallimet krahinore se cilave i referohen metaforat “malok”, “laluc”, “tirons” etj, ne nje vend me ethnicitet, race, histori dhe gjuhe te perbashket tregojne injorance sociologjike, dhe racizem brenda races. Natyrisht qe eshte shteti i qelbur shqiptar qe ka shkaterruar urbanistiken dhe nocionet e perkatesise se te ardhurve nga rrethet, qe jo per faj te tyre jane akoma thellesisht rurale dhe te pakulturuara, por nje njeri si Hatibi, i mrekullueshem sic ka qene Hatibi ne cdo pikepamje, nuk e kuptoj sesi mund te shohe kaq miopisht per kete ceshtje, dhe te mos arrije te mos-paragjykoje me koken e vet shume te mencur. Ne nje vend te ndare ne dallime krahinore si Shqiperia ceshtja shtrohet si te zhvillohen menyra praktike, mundesisht te zbatueshme te jeteses se perbashket, ne te cilat diversiteti te mos zhduket si me gome, por te negociohet ne nje nocion marrje-dhenie diskursi dhe influence te perbashket. Ku nocioneve te perkatesise kulturore, te mos iu duhet te varen nga “kultura e perbashket kryeqytetase” sic e mendojne kryeqytetasit. (Kush jane kryeqytetasit? E cdo te thote te jesh kryeqytetas ne Tirane?). Fjala kyce ne kete proces eshte hibridizim kulturor, ose bashkejetese qytetare bashkeperfshirese, e tille qe te destabilizoje dominancen e qendres.
po sala?
sal demokrati…
sal malfshati
sal vicidoli
qe perjashta
jo prej shalve t’ lokes doli
por midis shkurresh
lopa e polli
foshnje e pafajshme
me brir djalli mbi kry
ma te mdhenj se t’kaprollit
ik ore ruju ti se le nam .
Eh, mor Ervin ! Ne besojme tek kultura dhe kerkojme qyteterim. Ata besojne tek paraja dhe kerkojne te pushtojne boten e qyteteruar. Emigracioni i dergoi ne Itali, Gjermani, Angli. Shqiperia i dergoi te benin trafiqe droge e qeniesh njerezore. Bene parà dhe u kthyen per te pushtuar teritore. Pushtuan qytetet. Zoterojne rruget dhe tavolinat e lokaleve. Flasin me ze te larte. Ti i degjon. Nuk guxon tu thuash: – zoti qytetar, ju lutem flisni me ze te ulet!- se ai s’te degjon. Ai bertet perseri. Cfare ke qe sheh? Dhe me arrogance zbulon nen xhakete koburen.
Ti qytetar i perjetshem i Tiranes, tani je perzene me dhune nga rruget e qytetit tend. Ato nuk jane me te qytetit. Ato jane te malsoreve te Bajronit, apo ne dac te Migjenit, qe dikur zbrisnin ne qytet me mushka, jo bars. Sot , hapi rrugen Benz-it C-KLASS.
Per ty ka mbetur jotja vtem 70 m katror, i rrethuar nga muret e shtepise. Por edhe aty perdorin dhunen verbale dhe hyjne. Hyjne dhe te ndotin akustikisht. Nga katet e para, nga rruget. Mund te te behen edhe fqinj. Nje dite do te trokasin ne dere:- Te japim nje pazar te mire, na e shit shtepine? Me keto leke, blen dy ne Yzberish. Hajt mos u mendo, mer paret dhe na liro shtepine ! Ik nga qyteti, o qyq, qytetar! Tani jam vet qytetar !….si…Tani jam vet perandor ! Dhe thone se historia perseritet,….por tragjikisht.
Respekte plako!
Fatkeqesisht vetem 10% e popullsise ta kupto hallin…
o rajmond
hajt e ma rruj ti se m’o thy brisku.
dhe masanej ene ma kap i her prej qafe………
Nga ke hum mor plak?Na shkruj me teper,se na duket sikur na iken trullosja e gjate qe na ka kap.
Qëkur je “qytetar” ti hatib (o Zot ,çfarë mbiemri!)?
Se ,edhe vetë Tirana nuk ka ndonjë histori qytetërimi; gjithë-gjithë bëhen a s’bëhen 80 vjet qëkur fshati i shallvarexhinjve dumbabistë Tiranistan filloi të transformohej paksa prej ITALIANËVE drejt njëfarë “qyteti” . Aty zure vend edhe ti, dhe tashmë nuk do t’a ndash me askënd këtë qytet “tëndin”… Ama, nuk e keni për gjë t’i dërgoni fëmijët në Romë, Athinë, Berlin, Paris, e madje të kërkojnë shtetësi atje. Edhe ato janë tuajat, o tiranistanas?
By the way: ajo mjekra s’më ngjan shumë qytetare, por disi… arabe e shkretëtirës.
Lexoje edhe nje here me qetesi se c’eshte qyteti o katundar i mire:
“Qyteti është ajo gjë e cila ndriçon natën. Qyteti është planeti drejt të cilit rendin me afsh të futen meteorët e veturave a kamionëve ku dëgjohet një radio e mirë, qyteti është dielli I natës rreth të cilit rrotullohen e presin larg fshatrat si mëtonjësit rreth Penelopës, rreth qytetit digjen (për të) vetmitare pikat e karburantit apo reklamat me neon e me fjalë që kushdo I kupton. Qyteti është ajo gjë që na duhet për të shpuar natën e për të dalë tek drita artificiale e jetës bashkë; qyteti është ajo gjë që na duhet kryesisht kur erret, qyteti është macja vanitoze e prehrit e ndërkaq qeni rojtar vrasës me pagesë i pragut I kalon në dispozicion evolucionit, qyteti është të prishësh muret e larta e të trasha rrethuese e të ndërtosh me gurët e tyre stola për të fejuarit në parqe apo piedestale për monumentet e heronjve a poetëve që vdiqën për të mbrojtur qytetin. Qyteti na duhet që të organizojmë vetmitë në një mandala urbanistike ndër-besimi”.
ti as sa mjekera e tij nuk ke vlere o rob,
————-
E nxoren koken te gjithe xhihadistet sa pane fytyren satanike te kryexhihadistit.
te ishe ti sa 1% e ervinit do ishe lumtur o katundar. kur ne me ervinin ishim europiane ne vetet 90 ti ndoshta nuk e die kush ishe prandaj te rekomandoj te gjesh vetveten perpara se te kritikosh ervinin. me vjen te bertas kur lexoj njerez si puna jote qe marrin guximin dhe gjykojne ervin hatibin te cilin dhe vete kadare e ka quajtur si pasuesin e tij. turp qe ti o i mjere merresh me emrin dhe jo me personin qe eshte shume me i zgjuar se ty o vemje qe fatkeqesisht ke lindur ne shqiperi.
Ilir mendo para se te flasesh. se je injorant.
Gjergji
”Qyteti” ne vetvete eshte 1 simbolike e Civlizimit dhe 1 kerkese Shpirterore e poetit(Ervinit ne rastin tone) per kapercimin Gjigand qe supozohej se shoqeria shqiptare duhet te kishte bo tashme nga e kaluara e vet.Ketu nuk flitet per ”qytetar” apo ”fshatar” ne kuptimin e mirfillte te fjales,por ti duket se nuk e ke formimin e nevojshem intelektual me ”pertyp” shkrime te kesaj natyre.
Ervini eshte 1 Djal ke Zoti dhe meriton as me shume,e as me pak,por vecse RESPEKTIN dhe SIMPATINE tone,dhe ne betejat e veta Shpirterore eshte me shume QYTETAR se shume shqiptar te tjere qe ti mendon se jane te ”qytetruar”.
Persa i perket ”mjekres” se tij,mua personalisht me ngjan me mjekren e Jezu Krishtit dhe sinqerisht qe nuk me shqeteson fare.Megjithate,po te paralajmeroj se Ervin Hatibi eshte bjond,qe nga ana gjenetike eshte tregues i faktit se parardhesit e tij kane banuar ne keto troje(apo diku me lart,Zoti e di)mijera vjet para se te mberrinte myslimanizmi ne Shqiperi.T’a thashe kete hollesi,sepse besoj se e di edhe ti vet se,”bjond” eshte 1 mutacion gjenetik qe ka ndodh ne Evrope,diku ke 8mij vjet perpara.Pra,duke pasur kete Informacion ne trunin tat,beji vetes 1 nder dhe mos e akuzo Ervinin si njeri te ardhur nga ”shkretetirat”,ashtu sikurse edhe ti aludon.
Une nuk besoj ke myslimanizmi,por myslimanizmi,ne mendjen dhe shpirtin e 1 njeriu si Ervini,eshte me te vertet 1 fe paqesore.
Edhe 1 here,se u zgjata shume.Shkrimi i mesiperm nuk ka te bej fare me moshen e Tiranes,80,180 apo 280 vjecare,ashtu sikurse e trajtove ti problemin.Thjesht 1 Simbolik qe truni yt nuk e kap dot.
Gjith te mirat.
Dakord totalisht me ty shoku!
ktyre esht me i rrah ne shputa nje dit po dh nje dit PO!
shkrim i holle,si nje kitare çfaredo ne gishtat e nje mjeshtri.Por argumenti eshte i madh sa bota.Krijimi metropoleve e ka zanafillen ne Romen antike,ndonese me ne lashtesi akoma,kur mbreterit krijonin qytetet e reja duke ndjelle popujt ne gostine e momentit.Mendo qe rrojme pak ne kete dynja,nje grime levizjeje(koha eshte levizje)dhe sa gjera n’a ikin pa i pare e pa i provuar;ndryshe,pa i jetuar!Me shekuj e shekuj qytetet simbole te qyteterimit(Aleksandria e Egjiptit,Stambolli,Venecia,Parisi,etj,e tashme Nju Jorku)u rriten sproporcionalisht njeheresh jo vetem me dashamires te artit,por edhe banore.Do ndodhte kjo edhe me Tiranen,ndonese me nje kaos dhe anarki marramendese.Zhvendosja e popullsive rurale drejt metropoleve,po te marresh shembull Kinen kap shifra monstruoze.Qindr milione fshatare ne vit zhvendosen drejt metropoleve dhe qendrave te reja indusriale.ç’ti besh,keto jane kohet tona!Duam apo nuk duam ne,revolucioni industrial firmos dhe vulos ligjet e veta.E verteta eshte se kjo prish”prish”poezine ambientale,njesoj sikur pranveres t’i mungojne dallendyshet,se fshatrat kane nevoje per fshatarin.Por sensi i bisnesit nevojit nje logjike te forte ekonomike;pallatet e medha behen atje ku apartamentet shiten me shume.Me kujtohet kur Arto Paasilina tek nje roman sarkastik hipotezon se Nju Jorku abandonohet nga banoret sepse komunalet nuk arrijne me ta çlirojne nga pleherat urbane.Pra,krijuan nja 200 km me tutje ne Nju Jork te ri.Nuk thote me Paasilina sesi i vajti puna Nju Jorkut te abandonuar,por mendoj se i kane futur ndonja 10 bomba amerikanet,nga ato Blubomb,se ata çdo per hall te permasave te medha e gjejne zgjidhjen tek bombat sa me te medha.Suksese te metejshme me poezite mrekullueshme E.Hatibi!
KITARRE me dy RR o pederasta tirane.
BIRRA me 2 RR dhe jo BiRa.
Ervin, me ka marrur malli te pi nje kafe dhe te lexoj dicka nga libraria jote.
s.a.
…ose, më mirë,ndiqni bashkë videon e egjiptianit,”Innocence…”, duke ngritur b… përpjetë!
Ç’na i taksi turko-mongoli këto plehra në tokën tonë të bekuar arbnore …
SHALOM to all israelis!
Shkrimi duket si nje perpjekje per te treguar identitetin e vet pacavureshkrusit dhe mendoj t’ja ket arritur me se miri ne nji far menyre.
Kur e shef ate surrat ne foto shkrimi te duket si nje vetironi
e qe simptoma katundarizem te jete ngjitese .
Nuk e di ne cfar aspekti do ti dukej vetja qytetar ktij surrati ne foto.
Nuk arrij te kuptoj se ne cfar pasqyrash shikohen te tille dallkauke ,qe i japin te drejten vetes te zhgarravisin shkrime te nje niveli rrugesh i cili me publicistik ska te bej aspak .
Kur dal me familjen time dhe dikush shkel rregullat e qarkullimit rrugor, une nxehem dhe them do te jete “magjyp”. Rris shpejtesine per ti pare faqen dhe gati gjithemone me del “magjyp” dmth. emigrant. E shifni qe eshte magjyp! i them familjes sime. Djali me kritikon gjithemone per qendrim “racist. Nje here i revoltuar me thote ne nje Italiane elekuente “Babi raca humane eshte nje dhe e pandare, ngjyra e lekures eshte e ndryshme gjaku eshte i kuq per te gjithe. E hiq dore nga kjo fobi kunder qenieve njerzore qe jane ndryshe nga te.” Une falenderoj djalin tim adoloshent per kete mesim, pasi ketu ne perendim mesohen keshtu dhe jo ashtu zoteri.
ervini osht qytetar e kalu qytetarit mer..
ai osht poet.
dhe poet me shpirt ama,jo si ata qe i kan pas knu rregjimeve dhe mbreterve e sulltanve te kuq a blu,per nji tas me kos..
ai ka per pol magnetik vec letersin..
or tunxh
po ku merrni vesht ju se cer osht jeta.
ju dini vec me honger nga goja dhe nga mytha..
çkina mer jahuuu na bone humor tirone eee?
pol mnjetik e…? bravo bravo! a do e pish nje biRë ?
ha mer jaho ti qenke klas fare qe merke vesh nga poezia ene nga qytetrimi.
Qytetar neri tek enveri…
hajt te mort lala t’ligen
as qe nuk e loxova shkrimin. teper i gjat fuck you
Ky nuk eshte shkrim per gazete…nejse e ka teperuar pak duke quajtur shqiptaret taliban,ne fund te fundit paraqitja e tradheton…meqe ra fjala kam qene na klase paralele tek Asim Vokshi,pikerisht ne vitet 90 qe flet ai shoku me larte….Kur te tjeret benin revulucion,Edvini revulucionin e bente me mjeker…gjepura shoku gjepura si keto te sotmet…nje artist i rendomte ..Metropolet jane per te gjithe,ne fund te fundit edhe fshatari i maleve te thella e ke te drejten e qyteterimit…Njeriu i qyteteruar shperndan qyteterim,ciniku shperndan racizem,urrejtje ,perbuzje…e cudishme eshte se pallavron si qytetar,por aspak i qyteteruar …
tobestafrullah cfare surrat talebani
O zot. Na mbyten maloket.
Nga nje hashash ne tjetrin, ky eshte titulli i ketij habib afganit
Ervini nje nga penat premtuese ne letersi dhe publicistike qe nuk duhet vleresuar nga pamja e jashtme sepse Hatibi eshte me qyteta se cdo qytetar tjeter pa mjekerr dhe floke te gjata.Shkrimi nuk eshte racist aspak por vetem kulturor dhe nisur nga kjo deshiroj te them se qytetet tona jane kthyer ne streha te njerezve gjithfaresh qe kujtojne se ne qytet duhet jetuar si ne fshat dhe u sjllur si ne katund. Kur dihet shume mire qe qyteti kerkon jete komunitare ku s’mund te kete gardhe ,vija uji dhe zgjidhje fshatce por kulture,edukate qytetare dhe zgjidhje gjyqsoare per problemet e ndryshme. Ne qytetet tona u zbatua per nevoja politike te dites teoria e Maos “fshati te rrethoje qytetin” pasi edhe mentaliteti i politikane tane ne pergjithsi nisur edhe nga vendlindja e tyre te con ne kete llogjike pasi ata kane ardhur nga fshatrat biles nga ata me te humburit e Shqiperise bashke me problematikat e tyre ne kulture dhe mentalitet. Fakti me domethenes per kete eshte edhe agresiviteti i tyre i shprehur ne jeten e tyre politike. Qytetet tona do ta vuajne edhe per disa kohe normalizimin e gjendjes kulturore dhe sjelljes normale si qytetare.Nuk mjafton vetem ndricimi per treguar se jetojme ne qytete po r duhet ainje tjeter ndricim sidomos ai i brendeshem qe eshte ndricimi kulturorqe e ben qytetin te rezatoje drite.
Dy fjale, “Adolf Hitler”.
Ai dinte te bente metropol dhe t’ia gjente vendin shalomistave dhe injoranteve qe merren me leshin e te tjereve.
Plako te thashe qe s’ka per te te marre njeri vesh!
Edhe ata qe kane qene qytetare jane katundarizuar. Keshtu ndjehen me mire…
Eshte nje shkrim qe e mendon cdokush qe kerkon gjerat me normale nga qyteti kunjeton, ku ndan endrrat e ku rritet e plaket, sdo kete jete te dyte ,arsye qe eshte e mjaftueshme per te pasur sy gjykues per gjithcshkruhet me lart .E vertete qe bota mban ne gjirin e tyre te qyteterimit emigrante lloj lloj, qe mbase bien ne kundershti me mentalitetin e kuluren e vendit ku jetojne , po ama mundohen te jene umile dhe te adaptohen me deshire apo me pahir, po emigrimi verior (skam asgje me origjine e tyre ) po kam me menyren e tyre te ashper te adaptimit , me imponimin qe bejne cdo dite , me mungesen e vizionit per te ardhmen, Tirana eshte bere nje fshat i madh e i shemtuar ku glojne pafund makinat e bukura te blera pa djerse , ku glojne njerez te ashper e paedukate qe su drejtohesh dot as kur ke te drejte . Kur do jetojme qete e te kemi deshire te pime nje kafe rehat ????? mbase koha do rregulloje ca gjera po mentaliteti eshte shume i veshtire te ndryshoje , e keshtu ikin ne neper bote.. Komike -tragjike
Ervin për fjalorin ti vetë ke qenë një nga njërëzit me mahninë të ri-aktivizoje, të instaloje dhe risillje në diskurs publik apo mediatik turqizmat, të folmen tironçe. Kjo është e pakta. Si krzeredaktor i Dritës Islame, nuk e di se çfare kuptimi kishte aj punë në lidhje me qytetarizimin e një vëndi me busull te humbur. Gjithë këto vite mendoj se ke patur vëmendje komplet të pamerituar pasi i ke sherbyer me devotshmëri një kauze ndoshta diametralisht të kundërt me ëndrrat, dëshirat dhe orientimet e shqiptarëve. Këtij qyteti ke 17 vjet që nuk i sjell asgjë, përkundrazi ke qenë vetë një nga simbolet dëshpëruese, demotivuese dhe fatkeqe, me përkushitmin shpirt shitur ndaj dorës që me sa duket të ushqente. Do ketë gjithmonë një grup idiot shqiptarësh që do të adhurojnë përjetësisht njerëy që tregtojnë me interesat e popullit të tonë. Me këtë shkrim me sa duket ka ardhur koha që Ervin Hatibi të rikthehet në vete, siç besoj edhe është evidente dhe e qartë. Ndoshta disa këtu e shohin dhe e ndjejnë këtë ne këtë shkrim. Është evidente qe nuk është kurrë vonë. Është provë paditurie ekstreme ose e një lloji Political Correctness idiote që te duket si normale dhe e zakonshme që dikush të përqfojë ideologji apo religjione shtypëse dhe pastaj të shihet si ndonjë hero province. Shqiptarët kanë arritur në atë derexhe sa të pranojnë figura që përfaqësojnë fundamentalizma të të gjithë llojeve si gjëra normale. Kjo duke filluar nga terrori komunist, tek njerëzit me ideologji të shpallura nazi-fashiste apo ekstreme neo-liberalizmi gjithmonë në shërbim të interesave të të tjerëve. Uroj të ri-fitosh lirinë tënde, vërtetësisht. Shqipëria po kthehet në një vënd të pabanueshëm dhe këtu jemi bashkë në të njëjtën llogore dhe situatë. Por ndryshimi në rradhë të parë duhet të vijë nga vetë ne, përfshi këtu edhe ty. Gjithë të mirat dhe shëndet.
Mendimi im per autorin eshte si per rralle pak veta, por megjithe mprehtesine e stilit dhe te mendjes, artikulli eshte racist, egoist dhe vuan nga deliri i madheshtise. Keshtu mendoj, sidomos pas 12 vitesh ne emigrim. Ndoshta do te mendoja ndryshe sikur te mos kisha dale nga Tirana kurre, ose sikur te kisha shkuar kudo me shpatulla te ngrohta prej sponsorizimeve te dikujt tjeter. Dhe patjeter qe mendoj keshtu, fale librave sociologjike qe me kane mesuar te shoh me larg se hija e hundes time, dhe fale nje aleance shpirterore empatike, pothuaj te lindur – kaq te ndjere e ndjej, me viktimen sociale te cdo lloj shoqerie dhe cdo lloj kohe. Katundarizimi i Tiranes krijohet nga kultura e ngushte dhe me kufinj ndares qe ish-shteti komunist ka lejuar dhe perkrahur, duke diskriminuar Veriun ne dallim nga Jugu, dhe Jugun ne dallim nga Qendra. Dallimet krahinore se cilave i referohen metaforat “malok”, “laluc”, “tirons” etj, ne nje vend me ethnicitet, race, histori dhe gjuhe te perbashket tregojne injorance sociologjike, dhe racizem brenda races. Natyrisht qe eshte shteti i qelbur shqiptar qe ka shkaterruar urbanistiken dhe nocionet e perkatesise se te ardhurve nga rrethet, qe jo per faj te tyre jane akoma thellesisht rurale dhe te pakulturuara, por nje njeri si Hatibi, i mrekullueshem sic ka qene Hatibi ne cdo pikepamje, nuk e kuptoj sesi mund te shohe kaq miopisht per kete ceshtje, dhe te mos arrije te mos-paragjykoje me koken e vet shume te mencur. Ne nje vend te ndare ne dallime krahinore si Shqiperia ceshtja shtrohet si te zhvillohen menyra praktike, mundesisht te zbatueshme te jeteses se perbashket, ne te cilat diversiteti te mos zhduket si me gome, por te negociohet ne nje nocion marrje-dhenie diskursi dhe influence te perbashket. Ku nocioneve te perkatesise kulturore, te mos iu duhet te varen nga “kultura e perbashket kryeqytetase” sic e mendojne kryeqytetasit. (Kush jane kryeqytetasit? E cdo te thote te jesh kryeqytetas ne Tirane?). Fjala kyce ne kete proces eshte hibridizim kulturor, ose bashkejetese qytetare bashkeperfshirese, e tille qe te destabilizoje dominancen e qendres.
Plotesisht dakord me ty E. Bendo, por duhet shkruar per kete pune vazhdimisht, jo thjeshte me komente ketu, sepse pjese e erresires qe ka kapluar Shqiperine eshte urrejtja qe kane “elitat” per popullin. Fenomen ky tipik ky i popujve historikisht te skllaveruar. Megjithate ka nje te vertete ne shkrim, qe eshte e pamohueshme, se katundarizmi shpirteror dhe intelektual, ka zaptuar si ndoshta asnjehere me pare qytetin dhe qytetarine. Fatkeqesisht ky lloj katundarizmi global na pushtoi per nje kohe te gjate edhe vete Hatibin. Sidoqofte, per kedo qe jeton ne Shqiperi, eshte e perbashket ndjesia qe ai percjell ne shkrim. Problemi eshte qe alternativa e tij, me stilin dhe besimin qe perfaqeson tashme hapur dhe boterisht eshte me keq se ajo qe ai kritikon. Eshte nje katundarizem ekstrem global perkunder katundarizmit lokal. Ervini, per kete ceshte do bente ndoshta mire te rikthehej tek Malcolm X dhe njehere se ndoshta e ka harruar, ne lidhje me vete-percmimin dhe urrejtjen e popujve te skllaveruar ndaj vetes. Nje nga arsyet pse Shqiperia ka mbetur ne kete derexhe qe eshte, eshte ndoshta se shume njerez si ti kane zgjedhur te ndertojne veten dhe jeten diku tjeter. Ne rastin e Hatibit, ai ndoshta u orientua nje periudhe te gjate ne nje hapesire tjeter gjeografiko-filozofike. Problemi eshte qe per keto ceshtje duhet folur por edhe punuar praktikisht sepse ekziston tashme nje tendence qe shqiptari ose te shitet per nje thes me miell tek kushdo qe ia ofron, ose te bukose trurin me hashash dhe ti duket sikur te tjeret po i marrin qytetin, si te ajo kenga e Ermal Mamaqit per fushaten e Olldashit.
Ervin Hatibi eshte nje nga te paktat vlera qe akoma vazhdon te pakompromisohet.Nje aset… dhe me vjen keq qe skuptohet nga normalja.
Artikulli,mendoj, eshte nje zhgenjim i endres dhe realitetit.Ai zhgenjim qe per fat te keq preket cdo moment nga kushdo,por eshte dhene mjeshterisht nga Ervini.
Do deshiroja te te shijame teper ,plako
Komentet e para jane ato te cilat i japin arsye dhimbjes qe ka cdo kush qe kerkon te ruaje me kembengulje pasurine shpirterore. Nje shkrim mjaft real dhe i mahnitshem.
Faleminderit qe shkruan Ervin! Te lutem, beje me shpesh….
prej ato floke o Qyp ftyr turku. Se s’po na thua asgje te re.
me pak fjale dhe me shume vepra.
Keni te ghithe manine e te shkruarit gjate…. o TIRANàsssss breke shkurter!!!
Ti Ervini qe kritikon sa here punon per Shqiperine aman? Ervin Hatibi eshte poet, dhe me shkrimet e tij punon per Shqiperine. Punon sidomos per tí hapur syte dhemendjen injoranteve si puna jote. Po injorantet injorante mbeten.
Racizmi eshte tipar i njerzve intolerant dhe per te qene i sjellshem i mendjeve jo shume te hapura dhe mbytura nga meskiniteti dhe xhelozia e njerezve qe fajesojne gjithe boten per deshtimin e tyre dhe pamundesine e suksesit ne jete. Megjith respektin per Hatibin qe me sa duket jeton ne kullen e tije te fildishte i shkeputur nga rrealiteti, do te doja te theksoja se metamorfoza e qytetit, me te mirat ose te keqiat e vetea eshte nje fenomen i pashmangshem drejt progresit, sepse filozofia e Hatibit do ta kishte lene Tiranen ashtu sic ishte 100 te shkuara nje fshat te vogel ku tirrte Ana, dhe do ta detyronte Hatibin te afirmonte talentin e tij ne poezi diku ne ndonje qender me te madhe te kultures bashkohore.Vetem se Hatibi ka lindur ne nje shtepi perdhese tiranase pas pallatit te oficerave , nuk i jep atij te drejten ti heqi cdo shqiptari tjeter te jetoj ne te. Vihet re qe edhe njerez te tjere me origjine prej vendesh te tjere qe jetojne prej kohesh ne tirane dhe paten fatin te metamorfizohen , jane tani kunder te ardhurve rishtas, paradoks, kush e ka vuajtur racizmin ne kurrizin e tij nuk duhet te jete racist. Megjithate besoj Hatibin nuk e shqeteson ky fenomen.Une mendoj qe ate e shqeteson me shume percudnimi i qytetit fizikisht dhe moralisht, per te cilin faji kolektiv vjen perseri ne ndihme.
Hatibi ngasheron faktin qe eshte i pafuqishem te ndryshoje realitetin ne te cilin jeton, dhe zgjedh vetizolimin si shenje proteste ndaj ketij realiteti,ketu nuk ndajme te njejtin mendim, refuzimi i ndarjes se pergjegjesive dhe pacifizmi ndaj realitetit shtypes bie ere falimentimi intelektual, dhe eshte po aq i demshem sa edhe konformizmi, pajtimi me realitetin,.Ne menyre te vazhdueshme eshte vene re nje konfuzion total ne orientimit fizik dhe moral jo vetem te Tiranes ne vecanti por te gjithe vendit ne pergjithesi, ne rendje te deshperuar per te mos pranuar varferine dhe degradimin qe ajo sjell, ne nje legjende misri te shekullit te 21.Ndryshimet kerkojne kohen e tyre,dhe gjithmon me kujton kur studjonim teorine e evolucionit te Darvinit dhe pyesnim mesuesit ,perse majmunet nuk transformohen ne njerez sot, sepse procesi i trasformimit te njerezve merre miliona vjet dhe jeta jone ne rastin me te mire eshte 100. Por fakti me shqetesues eshte kur kahu i ndryshimeve eshte ne drejtim te kundert, pra, nga njeriu ne majmun.Ketu futet ne figure lokomotiva qe me sa duket ne realitetin tone ne menyre te qellimshme apo mungese trenisti eshte nduke ecur ne drejtim te kundert.Shqiperia duket si nje tren i tej mbushur pas plazhi, ku disa varen prej dyersh dhe dritaresh, disa bien e disa bien viktima te linjave te tensionit te larte nga deshira dhe nevoja per te kaleruar vagonat, me angushtine dhe padurimin per te arritur sa me shpejte ne destinacion, duke mallkuar trenistin qe me qellim apo nga injoranca po e orienton trenin ne drejtim te kundert larg Tiranes per nuk e di se ku………………………….