Nga Mehmet Metaj
Në Konferencën e vjetore të Shoqatës Kombëtare të Komunave të Shqipërise (SHKSH) Z. Kryeministër filloi te shpalosi idenë e privatizimit të 90 % të pyjeve, për “decentralizimin” qeverisjes së pyjeve (kur nderkohe dhe sipëfaqet e kaluara në përdorim dhe pronësi komunave, rreth 50 %) e pyjeve, 750,000 ha nuk po menaxhohen e mireadministrohen prej tyre se s’kan kapacitete), pa marre parasysh dhe realitetit tonë “sui generis” për pa-mundësinë e privatizimit të tyre ku pyjet kan qënë tradicionalisht pasuri shtetërore bazuar dhe në përvojën e vendeve të tjera Evropiane. Por kete ide monstruoze dhe primordiale ai e shfaqi dhe keto dite ne nje takim me nnje delegacion Austriak per ekonomine.
Ligji i Pyjeve i miratuar në v. 1992, (ku për herë të parë u sanksionua pranimi i pronësisë private mbi pyjet dhe dhënia e 40 % të pyjeve në përdorim komunave, bazuar kjo në përvojen e shumë vendeve të ngjashme në tranzicion por dhe të perspektivës së mbarështimit afatë-gjatë të pyjeve ku pyjet, në ndryshim nga toka bujqësore në 90 % të tyre tek ne kan qënë tradicionalisht pronë shtetërore(vetëm në kohën e Monarkisë ato ju janë ceduar/dhënë për shfrytëzim të huajve me klauzolë konçesioni, ndërsa sot ne mund të bejmë adoptojmë një ligj konçesioni për disa kategori pyjesh dhe zonash të mbrojtura por jo ti privatizojmë ato). Edhe SHBA, që ka një strukture të qartë të pronësise mbi pyjet ka vetem 57 % pyje private, rreth kaq ka dhe Gjermania etj
Përse nuk duhet dhe nuk mund të privatizohen pyjet ne 90 % të tyre ?!:
1. Së pari unë dua të sjell në vëmëndje disa shifra, ne kemi sot rreth 1.5 mln ha fond pyjor, nga e cila rreth 1 mln ha jane pyje, (sipas inventarit të fundit, 2002) dhe pjesa tjetër janë shkurre, toke me bimësi pyjore etj, nga e cila mund edhe të studjojmë per tu venë në dispozicion të mbjelljeve me arrorë apo pemë frutorë. Dhe nga ky fond total ju jane dhënë në përdorim, duke filluar që nga v. 1996 dhe pas 2005-es dhe në pronësi, 750.000 ha (50 %) e tij (250) komunave të vendit.
2. Prej tyre ne kemi të shpallura si Zona te Mbrojtura (ZM) dhe Parqe Kombëtare (PK) rreth 375.947 ha (25 % te fondit pyjor) që mbrohen dhe menaxhohen si të tilla dhe në baze te Ligjit te Ri të miratuar për këtë qëllim (Nr. 8906 datë 6.06.2002) dhe sipas Strategjisë së Biodiversitetit dhe Ruajtjes së Natyres (miratuar me V.K.M. nr. 532 v. 2000) vendi ynë që tashmë ka marrë dhe angazhim ndaj BE-së do të shpall 15-18 % të teritorit të vendit ose repektivisht rreth 30 % të fondit pyjor si ZM (rreth 430,000 ha) tendence kjo e të gjitha vendeve të BE-së, dhe po të shtojmë këtu dhe rreth 300.000 ha pyje strikt të mbrojtura dhe pyje mbrojtes të tokës në zona të thepisura dhe ujëmbledhjësa (si Malësia e Gashit-Tropjë, ku kemi të vetmit pyje të mbetur të virgjër në Shqipëri, pyjet e Zall-Gjioҫajt-Mat, Pyjet e Pukës, pyjet mbrojtëse në basenet ujëmbledhës të hidrocentarleve tanë), totali i kësaj shkon në rreth 40 % e pyjeve, ose rreth 800.000 ha që mund e duhet të mbeten përgjithmone pronë shtetërore.
3. Ndërsa pjesa tjetër e pyjeve, rreth 50 % (750.000 ha ) ju kan kaluar tashmë (250) komunave në përdorim dhe pronësi ku mbetet të kompletohet proҫesi i kalimit si regjistrimi i tyre prej këtyre komunave dhe mirëmbajtja e shfrytëzimi sipas dispozitave ligjore, ku këto komuna dhe në rastet kur pyjet ju janë dhënë në përdorim apo pronësi direkte familjeve duhet dhe do ti paguajne për to dhe një taksë shtetit, që do të rezultoj nga shfrutëzimi dhe tregëtimi i materilit drusor dhe druve të zjarrit të dalë prej tyre, dhe së pari duhet që këto komuna të ngrenë kapacitetet e tyre per mbarështimin e pyjeve dhe Ministria e Brendëshme të krijoje strukturën e vet të Menaxhimit të Pyjeve Komunale.
4. Dhe në këto kushte nuk mund të privatizohen kurresesi 90 % e pyjeve (?!), por dhënia në përdorim të komunave 50-60 % e tyre (që pothuajse është bërë tashmë) pasi pjesa tjeter janë parqe, zona të mbrojtutura dhe të ndjeshme ekologjike dhe turistike dhe pyje mbrojtës në zona të ujëmbledhesave të mëdhenj të hidrocentraleve dhe lumenjve të tjerë që parandalojnë dhe sigurojnë vendin nga rreshqitjet dhe përmbytjet e zonave përreth tyre.
5. Sektori i Pyjeve, në kushtet e reja pas vitit 2005, dhënies se 50 % te pyjeve komunave, të imperativave të mbrojtjes dhe ripyllëzimeve në kushtet e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, por dhe të nevojës sonë akute të rehabilitimit dhe stabilizimit të erozionit dhe parandalimit të përmbytjeve në zonat malore dhe ujëmbledhësat e mëdhenj, mendoj se është momentum që sektori i pyjeve të merret në një analizë të posaçme, ku, pasi të jetë bërë paraprakisht një analizë ekonomike e këtij sektori të ndahen njëherë e mirë funksionet rregullatore me ato menaxhuese dhe saktësohet fondi pyjor kombëtar dhe ai komunal, dhe se sa nga ku fond do të mund dhe do të kaloj si fond bujqësor për mbjellje arrorësh etj.
6. Në disa vende perëndimore me traditë të pronësisë private mbi pyjet, shteti ju blen pyjet-privatëve për të formuar masive të mëdha për parqe kombëtare dhe rezerva natyrore me produktive për ruajtjen e biodiversitetit dhe që janë më kontribuese ndaj fenomeneve të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.
Me mbështetjen e BB-re dhe asistencën teknike të FAO’s (1996-2012..) tek ne janë hartuar dokumentave bazë të zhvillimit të sektorit të pyjeve, të cilat duhen zbatuar për një zhvillim real dhe qëndrueshmëri të sektorit të pyjeve dhe Shërbimit Pyjor si:
(i) Ligji i Pyjeve dhe Shërbimit Pyjor (me prerekuizit-zhvillimin e konceptit të transferimit dhe dhënies në përdorim-dhe pas 2005-ës dhe në pronësi të pyjeve komunave, dhe me mbështetjen e projektit aktual të zhvillimit të burimeve natyrore (BB, 2005-2012) u realizuan me V.K.M-të përkatese dhënie dhe në pronësi e rreth 50 % (750,000 ha) të pyjeve shteterore (250) komunave të vendit.
(ii) Strategjinë e re të pyjeve (me theks konservimi i pyjeve në Shqipëri, ndalimi i shfrytezimit të pyjeve dhe maksimizimi i funksioneve publike të pyjeve, vlerat e tyre eko-turistike, gjë që ka ndikuar dhe do të jenë një bazë dhe shtyllë-kryesore për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
(iii) Platformës për zhvillimin e reformës institucionale të sektorit të pyjeve, ku me shkrirjen e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave, do të formohej një Drejtori Politikash në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave, një Axhensi Menaxhimi për Pyjet (shtetërore, komunale, private) për këto të fundit në formën e shërbimit të ekstensionit, Axhensia që nuk u ngrit ende’, dhe ndoshta jemi i vetmi vend në Evropë që na mungon nje strukturë menaxhuese e pyjeve e ndarë nga strukturat rregullatore (politikëbërëse dhe kontrolluese ne MMPAU), dhe po kështu në ligjin e pyjeve është miratuar (Ligji Mbi Pyjet dhe Sherbimin Pyjor, nr. 9385 date 4.05.2005., neni 7), riorganizimi i 12-Drejtorive Rajonale të Pyjeve, duke ndarë njëherezai dhe funksionet rregullatore me ato menaxhuese, nga 36 që janë ende sot, kur në të gjitha vendet Evropiane një inspektor pyjesh ka në mbikqyrje jo më pakë se 1500-2000 ha pyje.
Sali Ram Berisha, ky pjelle e zeze e ketij Kombi, e katandisi kete vend me brek neper kembe. Do privatizoj edhe pyjet sikurse Greqia ndonje ishull sepse e coi vendin drejt asgjesimit ekonomik