Babai i saj
Nga Klodi Leka
Programi televiziv ‘E diela shqiptare’ e bëri hapjen e saj ndryshe..,përmes një ngjarjeje të rëndë për shqiptarët e për moralin e tyre qesharak që i shemb si subjekte sa herë u çirret publikisht.
Skena qe kjo: Një publik paragjykues,një gazetar skarco dhe një psikologe që më tepër ndërsente sesa e qetësonte zënkën e dy vëllezërve që fyenin rëndë njëri tjetrin se kush duhet të paguante për kujdesjen e babait,çuarjen e tij apo jo në azil,morali pa përgjegjësi i të madhit kundrejt papërgjegjësisë së emancipimit të konceputar si individualizëm pa respekt e pa dashuri i të voglit.Thënë shkurt,u gjykua babai si kufomë e një rendi të rënë e ndarës të këqinj tokash.
Megjithatë ndyrësia qëndron tek mospërmendja e një Babai tjetër,të atij që dha kontribut pesëdhjetëvjeqar për ndertimin e shtetit të të gjithëve e që si kusur mor poshterimin e të bijve,për shkak se shteti i tij ka rënë në pronësinë e të paktëve,fare të paktëve;te Babait që ka një pension qesharak,asnjë lehtësirë sociale dhe i rënë në mesin e katërudhëve.
Ky Baba s’u permend qëllimisht sepse nuk është kalbësirë morale ku mund të zhgërryhet opinioni publik,por subjekt politik që uleret fort për të drejtat e tij pas përmbushjes gjysmëshekullore të detyrave robëruese.S’u permend sepse na rikujton të gjithëve renien në paturpësinë e dekadencës me regjimin autoritar: komprominin e dy vëllezërve për të qën viktima të njeqind(mije) familjarëve të tjerë,e këta bien në kompromise kafshatash me familjen e shtypit qeveritar ndërsa këta të fundit në kompromise korruptive prej miliona eurosh me familjen qeveritare,e cila ua vjedh dy të parëve.
Së fundmi,m’u ndërmend një bisedë me një ish’funksionar qeveritar që dëftonte përvojen e tij kur në ’96 sëbashku me disa funksionarë të tjerë shkuan në Danimarkë te shikonin si funksiononte sistemi i atjeshem shtetëror,dhe kur një zyrtar i moshuar nisi tu dëftonte taksimin proporcional të të ardhurave të tij prej dhjetra mijë dollarësh me arsyetimin se kur të mos punonte më, sigurimet shoqërore do i siguronin një jetesë të rehatshme dhe një të ardhme të shëndetshme për femijët,shqiptaret u hodhen duke i thënë mënyra sesi mund ti shmangte taksat.
Keshtu duhet të ishte dhe Babai shqiptar,dhe dy vëllezërit që shqyhen në sy të publikut..,nëqoftëse zyrtarët e fshehjes së taksave,shpronësimit,skamjes,dhunimit të pasurive të përbashkëta nuk do të na mposhtnin e të na shtypnin në kompromisin korruptiv të nje rendi trupash,ku Babai e të gjithë shtresat në nevojë duhet të gjejnë arsyen për të ekzistuar,por jo Lirine,sepse Liria vdes kur nuk ka trup: komunitetin dhe shtetin.
Ne shenje!
“E diela shqiptare” po degradon dalengadale, duke u zhytur ne mocalin ku eshte zhytur pronari i saj Sandri.
Ai program nga program i familjes shqiptare po kthehet ne program te te pak perkedhelurve te pushtetit qe tallen me perbuzje me pjesen tjeter te popullit te varfer dhe pa mbeshtetje.
Morali i zbukurimit te realitetit me cupa te bukura dhe diva te ekranit qe jetojne ne nje bote tjeter, hollivudiane, te financuar nga parate e publikut te varfer qe i sheh eshte pa dyshim shkalla e fundit e fshehjes se realitetit dhe zevendesimit te tij me nje realitet virtual.
Totem dhe Tabu. Freud