Nga Haki Kola
Toka mbart kufirin midis të gjallës dhe të vdekurës. Mbulesa e saj e sipërme, streha ku qeniet e gjalla qëndrojnë, është çelësi magjik i jetës në globin tonë. Kufiri midis jetës e vdekjes lëviz lart e poshtë, në favor e disfavor, ne thellësi apo sipërfaqe të tokës në funksion të ngjarjeve ekologjiko- klimatike e të sjelljes së gjallesave. Kur përdoruesit e tokës e prishin harmoninë midis komponenteve, vdekja fiton mbi jetën e fillon të ngjitet drejt sipërfaqes, njerëzit, bimët e kafshët komandojnë mekanizimin fatal, në favor të njërës apo tjetrës, kur vdekja fiton e shtrihet mbi sipërfaqe, toka e vdekur kthehet në shkretëtirë, siç ka ndodhur në 10 mijë vitet e fundit në vendet e banuara nga njerëzimi, shembuj tashmë të mirënjohura.
Kambanat e shkretëzimit janë shpeshtuar së fundmi edhe në tokën tone kodrinore e malore. Kulturat moralisht të pjekura e të konsoliduara të komuniteteve tona malore, jetojnë në harmoni si me tokën ashtu edhe me njera tjetrën, por çuditërisht s’po e gjejnë këtë harmoni me shtetin e tyre që feston tashmë 100 vjetorin e ngritjes. Rrethanat historike si pushtimet apo sistemet të ndryshme shoqërore, në emër të shtetëzimeve apo pushtimeve i cenuan këto kultura dhe imponuan kuadër ligjor e administrativ me ndikim negativ tek toka e bimësia natyrore, me pasoja tepër të rënda sociale.
Zonat rurale mbajnë akoma 51 % të popullsisë së Shqipërisë, në ato rurale malore 50% e banorëve, konsiderohen të varfër dhe 80% e tyre jetojnë me asistence sociale (UNDP 2009). Përdorimi pa plan dhe në anarki të plotë i pyllit dhe kullotës rurale, reflekton një efekt dramatik në vdekjen e tokës malore, si dhe në përkeqësimin e vazhdueshëm të kualitetit të jetës së banorëve apo gjysmës së Shqipërisë. Rishqyrtimi dhe legalizimi I marrëdhënieve të familjeve me fermat pyjore kullosore, mund te stopoje degradimin e mëtejshëm, shumë shpejt mund te diversifikojë fermën aktuale bujqësore, të thithë 40% të fondeve te BE për zhvillimin rural. Duke rritur punësimin e të ardhurat, rehabilituar e përdorur në mënyre të qëndrueshme pyllin, banori rural i siguron kombit shërbime ekologjike vitale, forcimin e identitetit e dinjitet njerëzor e kombëtar, punësim logjik e të vazhdueshëm, rregulla të parashikueshme e te monitorueshme për një zhvillim të shpejte e të sigurt në të ardhmen.
Duket që mungesa e mirëkuptimit midis ligjvënësve e banorëve rurale, është një faktor që po i shton favoret për pjesën e vdekur të tokës, e cila në Shqipërinë tonë po bëhet gjithnjë e më tepër shkëmb e gur. Si kudo në botë, njerëzimi e ka krijuar tokën bujqësore duke prerë e djegur pyjet, sipas rrethanave ekologjike e historike. Hapja e tokës bujqësore ka qenë me e kufizuar në zonat kodrinore e malore, për shkak të relievit. Nga gabimet është kaluar në pësime e reflektime. Fermeri ynë është kursimtar deri në ekstrem. Mban pyll vetëm për të vjelë degët, mban dele për të përdorur me shume bulmet se sa mish. Por e kërkon kufirin, ku sa, e çfarë. Në vendet e pjerrëta toka bujqësore humbet shpejt nga gërryerjet. Prandaj shpatet e pjerrëta janë mbajtur nga malësorët pronar, te mbuluar me drurë e bar, dy produkte që e ruanin tokën nga djegia e gërryerja , e prodhonin ushqim për qeniet e tjera, duke kontribuar në mbajtjen gjallë të tokës e jetesës së njeriut.
Raporti midis bimëve të kultivuara (toka bujqësore) dhe atyre natyrore bari e druri (toka pyjore e kullosore), është varur nga një kompleks rrethanash ekologjike e sociale që gjithmonë I kanë kapërcyer dëshirat e individëve të veçantë. Por faktikisht komunitetet që i kanë banuar ato mjedise, kanë trashëguar përvoje, qe e kanë pasuar nga gjenerata në gjeneratë, për të ndërtuar harmoni, e ruajtur masën, duke ushtruar aktivitete në gjithë këto burime natyrore, duke përcaktuar të drejta dhe detyrime të familjeve, fshatrave e më gjerë.
Ndërsa shkencëtarët tonë të pyjeve apo bujqësisë e biologjisë flasin dendur për ekologjinë, ekosistemet, apo biodiversitetin, duket që kurrë nuk kanë tentuar të analizojnë harmoninë e njeriut me biomasën e kultivuar e atë natyrore në zonat rurale malore e kodrinore. Shkenca e ekologjisë ka si veçori studimin e komuniteteve të gjalla me shumë specie bimore apo shtazore, në harmoni më peizazhin ku jetojnë për të vlerësuar sasinë dhe cilësinë e informacionit që rrjedh në sistem. Përveç impakteve ajo mund të identifikojë kufijte e sistemeve, si dhe mund të shohë kur informacioni mungon apo kur është i kërcënuar në mënyrë kritike. Jeta i ka mësuar malësoret tonë të bëhen pjesë e ekosistemit dhe të mos kenë kufi të ndarë në mes bimëve apo kafshëve të kultivuara me ato natyrore.
Duket se ekologët apo studiuesit tone të biodiversitetit e biologjisë e kanë përjashtuar nga analizat banorin rural si pjesë qendrore e ndryshimeve ne ekosistem, dhe janë përpjekur si me kuadrin ligjor ashtu edhe atë administrativ, aktivitetet e jetës së tij të përditshme për mbijetesë, ti ndajnë me mure të pakuptimta, ne dikastere te ndryshme e te njohin si legale vetëm aktivitet ne tokën bujqësore. Fondet IPARD për diversifikim të fermës digjen. Ferma digjet për tu diversifikuar e rritur prodhimin. Ne dukje të parë duket sikur administrata ka thjeshtuar punës e saj, ama kompleksiteti i jetës ne këto zona ka mbetur.
Banori rural është legal brenda gardhit të arës dhe ilegal sapo kalon tek pylli e kullota. Mjafton që problemi të shihet me një analizë holistike do të konstatohet qe të gjithë elementet në këtë sistem nuk janë të pafund dhe të gjithë elementet brenda sistemit influencojnë tek njëri tjetri dhe tek të tjerët. Është pikërisht metoda holistike ajo që merret me zgjidhjen e problemeve të ekologjisë. Ajo kërkon që të mendohet për të tërën dhe marrëdhëniet e saj me të tërën në sistemet e tjera. Çdo element ka integritetin e tij dhe nëse është i gjallë zotëron edhe aftësinë e vetërregullimit, duke vazhduar të ketë marrëdhënie me të tjerët brenda e jashtë sistemit duke bërë modifikimet në përputhje me pasojat. Bashkë me traditat e përdorimit të tokës, pyjore, kullosore e bujqësore, banorët ruralë kanë krijuar e trashëguar të drejtat e pronës apo përdorimit, si dhe detyrimet përkatëse. Mbeten për tu studiuar arsyet, por është një fakt që pranohet gjerësisht, ai që pavarësisht kuadrit ligjor, pas shembjes së regjimit komunist, banorët rurale i respektojnë kufijtë tradicionale (ilegale) të familjes, fisit apo fshatit për të përmbushur nevojat e tyre të brendshme, dhe këto rezultojnë më efikase krahasuar me sistemin e rëndë zyrtar ligjor e rrugët nga duhet kaluar për të marrë lejen e shtetit për ujin, barin apo gjethin.
Përgjithësisht, shteti nuk i nxjerr në tender zonat pyjore që me ligj zakonor përdoren nga grupe te caktuara në fshat. Kjo për disa arsye: për të shmangur konfliktin, por edhe vetë kompanitë private i shmangen ndërhyrjeve të tilla. Mos harrojmë që edhe materialin që rezulton për momentin tregu dhe kompanitë nuk e kërkojnë. Familjarët e shfrytëzojnë terrenin pyjor kullosor, ku gëzojnë të drejta tradicionale. Pra në vazhdimësi marrin nga pylli dhe kullota. Por ata nuk kanë të drejtë të rrethojnë, të mbjellin, të marrin masa për ruajtjen e ujit, të mbjellin bimë medicinale apo fruta të pyllit, kërpudha apo produkte te tjera. Produktet e pyllit apo të kullotës krahas plotësimit të nevojave të banorëve kanë treg të pakufizuar, pasi janë produkte të pastra biologjikisht. Janë mbi një milion hektarë pyje të ulëta e kullota, të cilat pavarësisht ligjeve, janë përdorur gjithmonë në mënyre spontane nga popullsia lokale, gjithmonë me titull të së drejtës të pa paracaktuar. Administrata shtetërore, institucionet edukative, ekspertët dhe politikë bërësit e legjislativi, kanë këmbëngulur vazhdimisht në mosnjohjen e së drejtës tradicionale, dhe zbatimit të ligjeve të shtetit. Popullsia lokale ka vazhduar në anën tjetër pa ndërprerë përdorimin spontan ilegal, si për kullotë, bimë medicinale, prodhim druri e prodhime te tjera. Degradimi ka qenë i vazhdueshëm, druri është kthyer në cung e shkurre të rralla, bari është djegur, shtresa e gjallë e tokës është pakësuar, vdekja ka rrokur një pjesë të madhe të territorit.
Ndërsa debatet në kërkim të shkaktarit të degradimit vazhdojnë…populli apo shteti, në mëndje të vjen ligji i vjetër Hobbgesian: kur shumica e njerëzve i binden ligjit, qeveria mund të zbatojë atë në mënyrë efektive dhe [relativisht] me çmim të ulët ndaj disa individëve që e thyejnë atë. Por kur bindja prishet në një shkallë mjaftueshmërisht të madhe, asnjë autoritet nuk ka mjaft forcë për të caktuar nga një polic për çdo shkelës të ligjit apo përdorues ilegal të territorit.
Në një ambient të tillë, kur ligji zbatohet çdo ditë e më me pak individët kanë një nxitje për të ndjekur interesat e tyre, pavarësisht nga çdo kufizimeve qe u bën ligji apo shkresa. Krahaso faktin që fshatarët që në mënyre ilegale, thjeshtë kanë ndarë tokën pyjore e kullosore sipas kanunit në vitet 1990, vazhdojnë duke i njohur e respektuar kufijtë e njëri-tjetrit, në këto zona nuk ka gjasa për të marrë dru njëri-tjetrit, apo fare rrallë ndodhin djegie masive të pyllit, ndërsa pylli i lartë që nuk i është nënshtruar kësaj ndarje, është prerë në mënyrë të paligjshme transportuar e përpunuar e eksportuar ndoshta nën syrin e verbër të juridiksionit të shtetit “(De Waal 2004: 46).
Fermeret e zonave malore te Shqiperise kane se shumti cerek ferma. Komponentet kryesore te fermave te tyre si kashnjetet, prozhmat, ograjat, zabelet, djerrinat, kullotat, nuk jane njohur nga shteti si pjese te pronave te fermereve. Ky eshte nje shans I humbur I shtetit shqiptar per te ruajtur token. Ky eshte nje shans I humbur I shtetit shqiptar per te ruajtur ujin. Ky eshte nje shans I humbur I shtetit shqiptar per te ruajtur bimet dhe druret. Ky eshte nje shans I humbur I shtetit shqiptar, per te punesuar banoret. Ky eshte nje shans I humbur I shtetit shqiptar per te prodhuar me shume ushqim organik, bimoase dhe energji. Ky eshte nje shans I humbur I shtetit tone per te ndertuar harmonine midis njeriut e natyres, ne vend te luftes aktuale qe ka ardhur si rrjedhoje e gabimeve sistematike te vazhdueshme te shtetit te Shqiptareve. Te udhetosh nga Vermoshi ne Konispol, takon në mbi një milion hektare mijra territore te degraduara e te eroduara te krijuara nga perdorimi I gabuar I tokes pa zot.
Duket se Shqiptaret e kane humbur aftesine per te menduar ne menyre te pavarur apo per te ndjere pergjegjesine per token ku neve jetojme dhe te ardhmen e saj. Rezultati eshte humbja e respektit per natyren dhe far e fisin tone. Mijra hektare pyje sapo e perfunduan tmerrin e djegies per muaj të tërë, duke e shëndrruar Shqipërinë tonë në një zjarr të madh nga veriu në jug, me një mjegull tymi që mbuloi male e fusha, lugina, fshatra e qytete. Kjo hapësire gjigande që u jepte jetë mijëra krijesave iu nënshtrua zjarrit të pamëshirshëm, pasi shteti shqiptar ka ndërtuar dhe zbaton politika të gabuara lidhur me raportet e fermerit me tokën.
Varfëria dhe vështirësitë që përballojnë banorët e zonave zonave rurale nuk njeh kufi. Pleq e të rinj trajtohen si refugjatë në tokën e tyre dhe mezi mbajnë shpirtin me njëmije e një makinacione të paimagjinueshme, në vend që të kurojnë e të venë në prodhim tokën e tyre, per vehten e tyre, për gjithë kombin e për gjeneratat që do e banojnë këtë tokë.
Vetëm të fortët kanë të drejta që na I demonstrojnë në cdo cast duke pushtuar hapësira e dëmtuar mjedisin e shqiptarëve në det fushë e mal. Jetojme ne një vend, ku zoti ka ofruar mjaft shanse për të mos patur të uritur, pasi toka mund të bëhet pjellore dhe klima është mjaft e favorëshme. Nëse do kurohej e do mbulohej me bimë nga fermerët cdo pëllembe e tokës, që fermeret e zonave malore gjithmone e kane demonstruar, do të kishte ushqim e ngrohje për të gjithë. Toka qëndron afër tyre dhe njerëzit nuk kanë të drejten e pronës, që të kujdesen për të e të mbajnë familjet e tyre. Duke mos u dhënë të drejtën për tokën, në një farë mënyre shteti u ka marrë pavarësinë, cka po duket një sfidë reale që tu rikthehet. Kjo I ka bërë këto malësor që të zbresin në anë të qyteteve, në kushte tmerrisht të vështira, ndërsa tokëa e tyre digjet , gërryhet e rrënohet. Kompletimi I fermes së tyre bujqësore me tokën që mbart shkurret, pyllin, kulloten, djerrinen, u hap dritën jeshile e shpresën që duke e administruar këtë territor, e koordinuar ne mes gjeneratve me punesim të ndonje anëtari të familjes ato do të sigurojnë jetesën e do prodhojnë shumicën e ushqimit ne vendin që kanë marrë trashëgim nga të parët e tyre. Ushqimet e prodhuara në fermen e tyre, do të kontribuonin edhe për shoqërine në tërësi, pasi do të pakësoheshin shpenzimet e nergjisë për prodhim e transport, e të tjera që I pasojne duke e ngushtuar hapësirën ekologjike të jetesës. Me sigurimin e të gjitha nevojave të domosdoshme, fermeri kontribuon në minimizimin e dëmëve dhe mvartësisë nga tregtia globale, aq e pëlqyeshme aktualisht nga administratorët tonë si burim marrëveshjesh korruptive. Pas disa vitesh lodhje e degradimi, bimësia e kafshët do të fillonin normalitetin, duke pasuruar hap pas hapi tokën, shtuar prodhimin që mund tju merret pa u cenuar jeten, duke mundësuar bashkepunim e ndihme reciproke edhe me fqinjet apo me vizitoret që do fillojne të shtohen e do kërkojnë të shijojnë ushqimet e mrekullueshme të prodhuara nga toka e klima jonë. Ndarja e pyllit dhe e kullotës sipas shtëpive e fshatrave nuk është fragmentizim. Natyra mbetet gjithmone nje. Biodiversiteti shtohet. Banoret jo vetëm nuk izolohen, por behen ura lidhëse për të shkembyer produkte e brande, që tokës tone I ka dhënë zoti mundësine të kenë shije shqiptare që kush e provon kudo e tregon. Do të jene turistët vendas e te huaj ata që do të vijnë e vizitojnë familjet e fermereve, ne vend të tregëtareve që sjellin aktulisht ushqime te prodhuar nga kimikate pa shije e vlera.
Shtetit tone, duhet ti kishin mjaftuar 100 vite, për ti hedhur sytë në tokën që i ka dhënë emrin e jetën. Asnjehere nuk është vonë për të hedhur syte e reflektuar, për të shpëtuar tokën tonë nga vdekja…
Nje shkrim teper special qe duhet vleresuar per emrgjencen qe paraqet.Po a e vrasin mendjen shtetaret tane qe kane vetem idera se si te pasurohen.
Kam pershtypjen se ky vend thjesht do perfundoje si disa zona te Afrikes ose Azise qe pasi i shfrytezohen deri ne shterrim te gjitha resurset c’popullohen ne mase dhe shkretohen.
Pse paska pasur pyje Shqiperia?Ne vitin 2000 kur po udhetoja per ne Tirane nga Kukesi neper Fushearrez, pergjate tere rruges nuk pashe askund pyje pos shkurre dhe me vete po mendoja,a eshte e mundur qe keto male te kene toke aq te keqe sa te mos te rritet asnje lis,mirepo meqe po udhetoja me nje fshatar nga rrethi i Kukesit,ia shpreha dyshimin tim atij ,por ai mu pergjigj se ne keto male kishte pasur pyje te larta, mirepo kishin filluar te priteshin ne kohen e Italise e po keto prerje pa asnje kriter i kishin vazhduar edhe komunistet derisa i kishin shkretuar tersisht malet.
PYJET DHE APOKALIPSI EKOLOGJIK QE PO TROKET !
Nga: Mehmet Metaj
Një parantezë për ndryshimet klimatike dhe ndjesitë ekologjike të kohës sonë:
Përcaktimi i Universit është përligjur tashmë nga teori të ndryshme shkencore, zanafilla e të cilave vjen që nga Greqia e lashtë dhe i famshmi Pitagora dhe filozofi korife´Aristoteli, të cilat kan reflektuar rreth nevojave immediate, reale dhe sociale. Ndërkohë një rreth vicioz ka ekzistuar në të gjitha epokat, që vjen dhe është prova e kuptimit të moralit që imponon pushteti duke dhunuar alternativat shkencore. Por ja le të shpresojmë nga “zbulimi” Zviceran i diteve të fundit i grimcës së Zotit ose grimca “Higg” që mund të na spjegoj enigmën e Universit.(?!).
Fizika helenistike e kthimit të përjetshëm u përkthye në favor të evolucionit linear, si vepër e disa teologëve, të cilët në fillimet e erës kristiane nuk pranuan aprovimin e historisë së shenjtë kundrejt ridimensionimit dhe rilindjes së botes natyrale. Në mënyrë supersonike natyra ka qënë gjithmone fotokopje e vetvetes, ndërkohe që njeriu e ka parë atë në funksione të ndryshme në vartësi të epokave.
Në gjithë rruzullin tokësor janë 4,1 miliard ha pyje. Nga sipërfaqja e përgjithshme e planetit tonë (Tokës) prej 51 miliard ha, 74 % mbulohet nga uji (oqeanet, detet, liqenet, lumenjt) kuse 26 % është tokë e that që përbën 13,18 miliard ha. Dhe 31 % e kësajë toke të thatë mbulohet nga pyjet, d.m.th afro 8 % e sipërfaqes së tokës së planetit. Po të zbriten këtu pyjet e ulëta (shkurre) të rritura në kufijt e kënetave dhe të tundrës, në shkretëtira dhe gjysëmshkretëtira, mbeten vetëm 5 % pyje të lartë. Per rreth 6,3 miliard popullsi i bie 0,6 ha pyll per capita. Ky është një thesar madhështor i tokës për njerëzimin.
Çdo vit pyjet si pjesa e gjelber e planetit thith 123 miliarde ton anhidrid karbonik. Pjesen me te madhe te barres e kane pyjet tropikale me 34 % te gazrave te absorbuar dhe me pas vijne savanat me 26 % edhe pse zene nje siperfaqe sa dyfishi i pyjeve tropikale. Shifrat janë marramendëse, por tendencat janë të qarta: planeti po shkon drejt një përplasje të madhe të interesave si nevojave në rritje per ushqim, të energjisë dhe të sigurisë së klimës ushtrojë presion në rritje mbi tokës dhe ujit. Shpyllezimi ne Amazona (Amerika Latine/Jugut): 4, 5 milion ha/vit dhe ne vendin e dyte Afrika me 0,4 milion ha/vit. Dhe tashme njerezimi per te paren here ne historine e tij ndodhet perpara nji momenti kur duhet te perzgjedh me emergjence, jo vetem persa i perket gjendjes dhe situatave te planetit Toke, por ne pergjithesi rreth kushteve qe e bene te mundur lindjen dhe pershtatjen e njeriut ne kete planet. Vetem individi/njeriu, i ҫliruar nga bestytnite dhe frengjite religjioze, mund te jete nje qenje relativisht e lire dhe te kontribuoje per shmangjen e katastrofave dhe apokalipsit ekologjik qe po troket forte tashme. (ndersa F. Niçe thote se “nese e verteta mund te arrihet ndonjehere ajo mund te arrihet nga nje individ, i cili hedh poshte gjithҫka qe shoqeria ose feja e quan te rendesuishme, vetem nje mbinjeri ose superman mund te jetoj ne menyre autentike dhe te suksesshme..”).
Dhe nderkaq te gjendur perballe ҫrregullimeve te dukshme klimatike globale dhe hijes se frikshme te nje apokalipsi ekologjik dhe kohet e fundit po flitet shpesh dhe per pyjet ne kuadrin e diskutimeve te shkaktuara dhe frymezuara nga debati global i ngrohjes se klimes dhe keto debate sapo kan dale nga tavolina e Samitit te Kopenhages ku dhe vendi i yne ndonese nje vend i vogel dhe pa pergjegjesi direkte ne keto ndikime mori angazhimet e veta ku pyjet jane epiqendra e diskutimeve.
Dhe tani le të kthehemi në temë cilat janë situatat që po kalon biosfera jonë dhe me ҫ’ínjorancë menaxhuese i përgjigjemi ne natyrës dhe pyjeve tanë sui generis !
Vendi ynë si vend mesdhetar është një vend relativisht i pasur me burime natyrore. Rreth 50 % e teritorit te vendit tonë është i mbuluar me pyje dhe kullota ( 1.5 milion ha pyje dhe 480 mije ha kullota). Por administrimi dhe qeverisja e tyre ne vite dhe sidomos gjatë periudhës së tranzicionit lë shumë për të dëshiruar dhe kjo për shumë arsye nje nga te cilat dhe me kryesorja eshte se ne kushtet e varferise rurale pyjet kan sherbyer dhe sherbejne si nje nga burimet baze te mbijeteses ne keto zona, dhe kjo ende po i lihet si nje mall pa zot apo si prone e shtetit d.m.th. e askujt, dhe jo e bazuar ne rregullin e ligjit, te koncesionit dhenjes ne perdorim etj.
Pa hyre thelle ne reminishencat e se kaluares krahas arritjeve dhe veprave te mdha qe u bene dhe ne sektoirin e pyjeve gjate sistemit te kaluar, si pyllezimi i masiveve te medha rreth 200 mije ha, sistemimi i prrenjeve dhe terreneve malore e te pjerreta si vepra antierozive etj, u shoqerua pashmangesisht dhe me vandalizma te tilla si shpyllezimi i rreth 280 mije ha per te krijuar toke buke, shpyllezimi i rreth 100 mije ha dushkajve per te krijuar kullota polifite, mbishfrytezimi i pyjeve te mbritshem, degradimi i dushkajave dhe mbikulltja, dhe se fundi ne fillimet e viteve ’90 prerja ne menyre te parikthyeshme e rreth 100 mije ha pyje dhe demtimi i mijera hektareve te tjere, prerja e drureve-gjelberues te mbjelle anes rrugeve auto ne rreth 150 km linear etj.
Pasojat e dukëshme dhe te “padukëshme”( po përmendim vetem tre) :
• Nga shkretëtirëzimi dhe vandalizmat ekologjike në pyje, sot ne kemi erozion drastik nga më të mëdhenjt ne botë, me një gërryerje të shkallës më të lartë dhe prurje të ngurta që matet nga 20-70 ton/ha/vit.( më e larta ne Evropë dhe nga me te lartat ne bote).
• Nga prerjet e pyjeve ne zonat e larta, kodrinore dhe malore, kan ndodhur përmbytje masive në zonat e Lezhës, Shkodrës, kemi mbushje të baseneve ujëmbledhës të hidrocentraleve, që një dite do të bëhen shqetësim për në por për më gjerë etj.
• Vihet re prej vitesh pakësimi i ujërave të lumenjve, tharja e burimeve dhe ndryshime klimatike e mikroklimatike, dhe në qytete shtimi i smogut dhe i dioksidit te karbonit, nga prerja e kurorave te qyteteve.
*Drejtor Ekzekutiv
Qendra e Studimeve dhe Konsultimeve Pyjore, ALBAFOREST
Toka vertete mbart kufirin midis të gjallës dhe të vdekurës, por kur behet fjale per qeniet njerezore, ndersa per bimet dhe gjallesat jo, se ato jane te gjalla dhe nen toke !
Përcaktimi i Universit është përligjur tashmë nga teori të ndryshme shkencore, zanafilla e të cilave vjen që nga Greqia e lashtë dhe i famshmi Pitagora dhe filozofi korife´Aristoteli, të cilat kan reflektuar rreth nevojave immediate, reale dhe sociale. Ndërkohë një rreth vicioz ka ekzistuar në të gjitha epokat, që vjen dhe është prova e kuptimit të moralit që imponon pushteti duke dhunuar alternativat shkencore. Por ja le të shpresojmë nga “zbulimi” Zviceran i diteve të fundit i grimcës së Zotit ose grimca “Higg” që mund të na spjegoj enigmën e Universit.(?!).
Fizika helenistike e kthimit të përjetshëm u përkthye në favor të evolucionit linear, si vepër e disa teologëve, të cilët në fillimet e erës kristiane nuk pranuan aprovimin e historisë së shenjtë kundrejt ridimensionimit dhe rilindjes së botes natyrale. Në mënyrë supersonike natyra ka qënë gjithmone fotokopje e vetvetes, ndërkohe që njeriu e ka parë atë në funksione të ndryshme në vartësi të epokave.
Në gjithë rruzullin tokësor janë 4,1 miliard ha pyje. Nga sipërfaqja e përgjithshme e planetit tonë (Tokës) prej 51 miliard ha, 74 % mbulohet nga uji (oqeanet, detet, liqenet, lumenjt) kuse 26 % është tokë e that që përbën 13,18 miliard ha. Dhe 31 % e kësajë toke të thatë mbulohet nga pyjet, d.m.th afro 8 % e sipërfaqes së tokës së planetit. Po të zbriten këtu pyjet e ulëta (shkurre) të rritura në kufijt e kënetave dhe të tundrës, në shkretëtira dhe gjysëmshkretëtira, mbeten vetëm 5 % pyje të lartë. Per rreth 6,3 miliard popullsi i bie 0,6 ha pyll per capita. Ky është një thesar madhështor i tokës për njerëzimin.
Çdo vit pyjet si pjesa e gjelber e planetit thith 123 miliarde ton anhidrid karbonik. Pjesen me te madhe te barres e kane pyjet tropikale me 34 % te gazrave te absorbuar dhe me pas vijne savanat me 26 % edhe pse zene nje siperfaqe sa dyfishi i pyjeve tropikale. Shifrat janë marramendëse, por tendencat janë të qarta: planeti po shkon drejt një përplasje të madhe të interesave si nevojave në rritje per ushqim, të energjisë dhe të sigurisë së klimës ushtrojë presion në rritje mbi tokës dhe ujit. Shpyllezimi ne Amazona (Amerika Latine/Jugut): 4, 5 milion ha/vit dhe ne vendin e dyte Afrika me 0,4 milion ha/vit;
Dhe tashme njerezimi per te paren here ne historine e tij ndodhet perpara nji momenti kur duhet te perzgjedh me emergjence, jo vetem persa i perket gjendjes dhe situatave te planetit Toke, por ne pergjithesi rreth kushteve qe e bene te mundur lindjen dhe pershtatjen e njeriut ne kete planet. Vetem individi/njeriu, i ҫliruar nga bestytnite dhe frengjite religjioze, mund te jete nje qenje relativisht e lire dhe te kontribuoje per shmangjen e katastrofave dhe apokalipsit ekologjik qe po troket forte tashme. (ndersa F. Niçe thote se “nese e verteta mund te arrihet ndonjehere ajo mund te arrihet nga nje individ, i cili hedh poshte gjithҫka qe shoqeria ose feja e quan te rendesuishme, vetem nje mbinjeri ose superman mund te jetoj ne menyre autentike dhe te suksesshme..”)
Dhe nderkaq te gjendur perballe ҫrregullimeve te dukshme klimatike globale dhe hijes se frikshme te nje apokalipsi ekologjik dhe kohet e fundit po flitet shpesh dhe per pyjet ne kuadrin e diskutimeve te shkaktuara dhe frymezuara nga debati global i ngrohjes se klimes dhe keto debate sapo kan dale nga tavolina e Samitit te Kopenhages ku dhe vendi i yne ndonese nje vend i vogel dhe pa pergjegjesi direkte ne keto ndikime mori angazhimet e veta ku pyjet jane epiqendra e diskutimeve.