Në Tiranë Banka Qendrore tha se aktiviteti ekonomik i vendit pritet të jetë i ulët. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori Ardian Fullani tha se rritja ekonomike është e kushtëzuar nga rënia e konsumit dhe e investimeve private si dhe nga mungesa e stimujve fiskal, si pasojë e politikave të ndjekura nga qeveria për të garantuar qëndrueshmërinë makroekonomike. Për shkak të një niveli shumë të ulët të të ardhurave, qeveria është detyruar të kufizojë shpenzimet dhe investimet.
Ekonomia shqiptare nuk po jep ende shenja të forta gjallërimi. Ndonëse sipas Bankës së Shqipërisë pritet që ajo të vazhdojë të ketë një rritje pozitive, sërish ritmet mbeten të ulëta. “Aktiviteti ekonomik në vend pritet të mbetet i ulët, i kushtëzuar nga ecuria e dobët e konsumit dhe e investimeve private dhe nga hapësirat e pakta për stimul fiskal”, deklaroi guvernatori Fullani.
Rënia e konsumit ka kohë që ka dhënë shenja dhe siç shpjegoi edhe zoti Fullani, kjo situatë rrezikon të sjelle efekte të tjera zinxhir: “Frenimi i konsumit si reagim ndaj pasigurisë mbi ecurinë ekonomike në të ardhmen, mund të shndërrohet në një spirale ndikimesh të ndërsjella midis treguesve makroekonomikë. Tkurrja e konsumit shoqërohet me rënie të kërkesës së brendshme, duke çuar në ngadalësim të rritjes ekonomike dhe në rënie të të ardhurave të familjeve në një kohë të dytë”.
Ndërkohë edhe investimet private mbeten sipas bankës relativisht të ulëta.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Partia Socialiste përmes Sekretarit për Programin, Ilir Beqja.
Ai tha se Fullani përgënjeshtroi Berishën, që thotë se fuqia blerëse është rritur.
“Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, që deri më sot nuk ka ditur kurrë të përgënjeshtrojë propagandën e Kryeministrit, në një konferencë për shtyp e përgënjeshtroi Sali Berishën, duke thënë se ekonomia jonë po kalon momente kritike. Madje, për herë të parë Guvernatori Fullani pranoi se fuqia blerëse në vend ka rënë, duke vërtetuar argumentin e bërë publik prej javësh nga opozita. Gjendja të cilën po kalon kryeministri Berisha është aq e pashpresë, sa jo vetëm propaganda nuk mund ta përmirësojë, por gënjeshtrat e njëpasnjëshme të tij po përgënjeshtrohen çdo ditë edhe nga vetë institucionet që ka vendosur nën diktat,” tha Beqja.
“Ekonomia shqiptare është fatkeqësisht në krizë. Këtë e pranojnë jo vetëm konsumatorët dhe sipërmarrësit, por edhe institucionet zyrtare. I vetmi që me kokëfortësi nuk pranon krizës, e kësisoj refuzon të marrë masa antikrizë, është Kryeministri Berisha. Por Sali Berisha është në kundërshtim edhe me vetë parashikimet e Ministrisë së tij të Financave, e cila parashikon se deri në fund të vitit 2012 skenari më i mirë nuk parashikon rritje ekonomike, ndërkohë që rritja ekonomike mund të jetë edhe negative. Në të njëjtën kohë, vetë parashikimi i qeverisë shqiptare përmes vendimit numër 544 në datën 1 gusht 2012, projekton se deri viti 2012 do të shënojë një ulje të fitimit të kompanive në masën 23% më pak krahasuar me vitin 2011. Po ashtu, i njëjti parashikim projekton se edhe vetë të ardhurat gjatë vitit 2012 do të jenë të paktën 0,5% më të ulëta se viti 2011,” vijoi Beqja.
Nga budallalleku ta kete thene Fullani ?
Nuk ka mundesi, baca nuk rren!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/lule-o-sali-berisha.html
Edhe ne qofte se nuk do e dhoshte Fullani E DIME NE VUKAREJTE cfare kemi konsumu para 3 viteve,e cfare tani.Berishes i shkon gati nuk ka faje,te dale te shikoj popullin se cfar mjerimi eshte.
Per kllounin Fullani, ekonomia Shqiptare ndryshon drejtimin brenda dites: sot shkelqen, neser ka marre te tatepjeten … aftesite parashikuese per ekonomine e vendit per Fullanin jane po aq te sakta sac mund te jete parashikimi i kohes qe mund te beje nje profan duke pare perendimin dhe duke perseritur ate qe ka degjuar kalimthi se po te jete perendimi i kuq, moti neser do te jete me diell…. sic duket nuk i ka buzeqeshur Berisha sot … FullanI! shko luaj rolin e mondanit se mbase te shkon me mire me kilet qe ke se sa te luash rolin e ekonomistit…sec mu kujtua edhe nje barsalete e kohes qe qarkullonte per ty… thone qe kerkoje nje celes shtepie dhe shoket te dhane celesin e dollapit… thone se te nesermen u the shokeve se ja kishe kaluar shume mire…hghghghg…