Dy mëlçitë në qafën e Berishës dhe mundësia e votës plebishitare në 2013-ën

4 Tetor 2012, 16:46Blog TEMA
Dy mëlçitë në qafën e Berishës dhe mundësia

E kane fituar betejen me korrupsionin?

Nga Eduard Zaloshnja

Në Shqipëri, duke përjashtuar zgjedhjet parlamentare që vetëm formalisht janë quajtur si zgjedhje (1946-1987 dhe 1996), janë regjistruar vetëm dy fitore plebishitare elektorale. E para u regjistrua në vitin 1992, pasi Partia e Punës, e cila e filloi qeverisjen duke furnizuar popullsinë me bukë me triska dhe e përfundoi me rezerva drithi për vetëm 6 ditë bukë, u detyrua t’ia lërë vendin në dorë një qeverie teknike. E dyta u regjistrua në vitin 1997, pasi Partia Demokratike, e cila i kënaqi fillimisht shqiptarët me mirazhin ekonomik të skemave piramidale dhe i zhgënjeu krejtësisht me shkërmoqjen e tyre, u detyrua edhe ajo t’ia lërë vendin në dorë një qeverie teknike.

Teori konspirative rreth krijimit të një qeverie teknike kanë qarkulluar edhe në ditët e sotme, pasi Edi Rama takoi Ilir Metën në Gjirin e Lalzit dhe bëri thirrje publike për një qeveri të re para 100 Vjetorit të Pavarësisë. Dhe në qoftë se kjo gjë do të realizohej nëpërmjet një mocioni mosbesimi ndaj Berishës, ndoshta do të krijoheshin kushtet për një votë plebishitare në zgjedhjet e 2013-ës. Një kapiten Berishë i larguar nga timoni i anijes, do të bëhej një katalizator i fortë për abandonimin e saj nga shumë e shumë minj që janë majmur në hambarin e anijes gjatë 8 vjetëve të fundit…

Por Ilir Meta, në edicionin e fundit të emisionit “5 Pyetje nga Babaramo”, e përjashtoi në mënyrë kategorike mundësinë e krijimit të një qeverie teknike para zgjedhjeve të 2013-ës. Dhe pa 4 votat kuvendore të LSI-së, është praktikisht e pamundur që të krijohet një qeveri teknike. Sepse duhen 71 vota në Kuvendin e Shqipërisë që të zëvendësohet Berisha me një kryeministër tjetër. Përndryshe, duhet të ndodhë një katrahurë si ajo e 1992-shit apo e 1997-ës, për t’u krijuar një qeveri teknike…

Por a ekziston mundësia që të kemi një votë plebishitare në 2013-ën, në kushtet kur në krye të qeverisë do të jetë Berisha? Ndoshta jo, sepse në qafën e Berishës janë varur dy mëlçi, që ai patjetër do t’i kullufisë dhe do t’i japin fuqi të mjaftueshme për të shmangur një votë plebishitare kundër tij.

E para është mëlçia që Vetro Energy i vari për privatizimin e Albpetrolit. Dhe kushton plot 850 milion euro ajo mëlçi! “E tërë kjo shumë do të kthehet në mirësi për qytetarët. Kam parasysh këtu rrugë, shkolla për fëmijët e tyre, ujësjellës, kanalizime. Kam parasysh kanale vaditëse, mbështetje të fuqishme për fermerët shqiptarë, të cilët po rrisin çdo vit në mënyrën më të admirueshme prodhimin e vendit. Nuk shkon asnjë qindarkë për shpenzime të administratës, e tëra do të përdoret për qytetarët në katër anët e vendit,” tha Berisha në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Këtë deklaratë ai e bëri fill pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që të ardhurat nga privatizimi i Albpetrolit të shkojnë kryesisht për shlyerjen e borxhit publik. Sepse FMN-ja mendon për stabilitetin afatgjatë financiar të vendit, ndërsa Berisha, me sa duket, mendon vetëm e vetëm për zgjedhjet e 2013-ës…

Dhe 850 milionë euro të shpenzuara në një vit zgjedhor, me një shënjestrim elektoral tek zonat ku PD-së mund t’i rrezikohen mandate kuvendore, do të shërbenin si një digë e mirë për të mos lejuar një përmbytje plebishitare në zgjedhje (850 milionë euro janë pothuaj sa 40% e buxhetit të shtetit, ose sa 10% e Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë).

E dyta mëlçi e varur në qafën e Berishës do të jetë kryetarja e re e KQZ-së (mund të jetë edhe kryetar, por gjasat janë të mëdha që të jetë kryetare). Berisha ka demonstruar deri më sot se di të zgjedhë në krye të KQZ-së njerëz që humbjet ia kthejnë në fitore dhe fitoret ia kthejnë në fitore të thella. Kjo eksperiencë historike e Berishës të bën të mendosh se kryetarja e re e KQZ-së, që edhe kësaj radhe duket se do të zgjidhet nga ai, d.v., nuk do të lejojë kurrsesi një humbje plebishitare të padronit të vet.

Në këto kushte, përkrahësve të zjarrtë të opozitës, që aq shumë e dëshirojnë një fitore plebishitare të saj si në 1997-ën, ndoshta do t’u duhet të kënaqen me një rotacion pushteti si ai i 2005-ës, i cili nuk erdhi si pasojë e një vote plebishitare për Berishën, por prej taktikave të ndryshme të koalicioneve. Mos të harrojmë se Berisha rierdhi në pushtet vetëm sepse koalicioni i tij arriti të prodhojë 75 mandate kuvendore me më pak se 42% të votës popullore…

http://respublica.al/opinion/2012/10/03/dy-melcite-ne-qafen-e-berishes-dhe-mundesia-e-votes-plebishitare-ne-2013-en

8 komente në “Dy mëlçitë në qafën e Berishës dhe mundësia e votës plebishitare në 2013-ën”

  1. plaku says:

    Une nuk jam jurist, por nga sa pashe ne Wikipedia plebishit do te thote te besh nje referendum pra ne vend te demokracise parlamentare te perdoresh demokracine e drejte per drejte. Kete gje e ben shpesh Zvicra dhe popullin voton thjeshte po ose jo. Ne vitin 1992 une kam qene vete ne Shqiperi dhe atje nuk u be ndonje plebishit por u bene thjeshte zgjedhje dhe pas zgjedhjeve u krijua parlamenti rapresentativ. Nuk arij te kuptoj pse autori flet per plebishite.Zgjedhjet e vitit 2013 do te jene zgjedhje te zakoneshme, sipas planit te miratur te zgjedhjeve qe do behet nga kuvendi. Ne keto zgjedhje do zgjidhen deputetet dhe shumica e deputeteve ( qofte edhe me koalicjon ) do formoje qeverine. Pra do jene zgjedhje rapresentative dhe jo plebishitare.
    M.q.s nuk jam jurist, mund ta kem edhe gabim. Ne se dikush merr vesh nga keto gjera do tja dija per nder te me tregonte se ku e kam gabim.
    Faleminderit paraprakisht.

    1. juristi says:

      juridikisht,ti plak ke te drejte. por autori ketu nuk ka folur per plebishit, por per fitore plebishitare ne menyre figurative. pra per fitore te permasave te medha qe krijojne shumica parlamentare qe dominojne kuvendin, si ne 1992 dhe 1997, ku u krijuan shumica me 2/3

      1. plaku says:

        juristi,
        Shume te faleminderit per pergjigjen profesjonale dhe shume bindese. Kam mendimin se nuk eshte kurre vone per te mesuar nga njeri tjetri.

  2. luis says:

    Berisha eshte me i afte te manipuloje mendjet e trasha te shqiptareve se sa te vjedh votat.Shqiptareve sikur tua kesh bere te 99 e ti keshe shkerdhyer para e prapa harrojne shpejt vetem a di ti genjesh bukur ose te pakten nje thes miell para votimeve dhe gjithcka rregullohet me se miri ne favor te tij.
    Po jap nje shembull te thjeshte sa per ta ilustruar se per periudhen 22 vjecare qe perkon me pothuajse vetem me nje emer pra me te Berishes pothuajse nuk ka familje qe ne forma te ndryshme te keq qeverisjes ose me mire te themi te pelqyerit e tij per te qeverisur ashtu ne forma mafioze te kete te vrare,neperkembur,te aksidentuar nga mungesat e kontrollit te shtetit,te zhdukjeve pa lene gjurme,te vrasjeve brenda familjes,me komshiun,te afermin,mikun,shokun e megjithate ky popull injorant nuk fajeson asnjehere qeverine por fajesojne veteveten dhe votojne perseri kete palaco.
    Me shqiptaret nuk mund te jesh kurr optimist por vetem pesimist i perjetshem.Eshte shansi qe vertet ta shporrim me vote kete njeri se me force as qe mund te behet fjale me nje popull qyqman dhe e di se nje fare Elinori qe komenton shpesh ne kete forum nuk do ishte dakord sepse ky gjithnje fajeson opoziten dhe jo popullin ne nje kohe qe po e perserise se ky edhe nepermjet votes ka mundesi qe te votoje kete maskara qe di te genjeje e te beje aleanca edhe me djallin dhe jo opoziten qe po u tregon te verteten e dhimshme dhe nje lider si Edi Rama qe ka dhene prova se di te punoje megjithe pengesat e panumerta te saliut.
    Zoterinj nuk eshte aspak fajtor as Edi Rama as opozita por vetem ne si popull e pike se nuk mund te gjendet kund nje popull i tille qe te votoje po ate person qe e peshtyn cdo dite.
    Njeriun e ndershem shqiptaret e duan per vitrine dhe nuk duan ta ndotin,mos o Zot psh Edi Rama te beje aleance me maskarenjt sepse sipas tyre Berisha duhet ti beje keto dhe perseri le ta votojme.
    Ah me nxjerrin zorret e barkut disa kur fryhen si gjela se popullin duhet te dish ta organizosh.Cilin popull,kete popull qe edhe po ta kafshosh ne vesh nuk nxjerr ze vec di te llomotite.

  3. Shtegtari says:

    Mjaft me endrra o njerez te mire!
    A del dot njeri te me thote nje rast te vetem kur SALIU i I-re e ka leshuar pushtetin me vote? Vertet kujtoni se do ta leshoje me 2013?
    Tani ne qafen e tij veç 2 melçive qe permend Zaloshnja varen edhe ca te tjera po aq te medhaja si “Presidenti” “gjykatat” ShIK-u se shpejti edhe prokurori i pergjithshem etj, etj.
    Ata qe i sherbenin me 97 pavarsisht qelbesirelleqeve qe kishin bere refuzuan te shkojne aq larg sa te zbatojne urdhrat e ketij perbindeshi per te qelluar apo mitraluar nga ajri protestuesit ndersa 2011-a tregoi se edhe ne kete drejtim AI ka marre masat e nevojshme dhe ka ne sherbim te tij BANDITE qe nuk ndalen para asgjeje…
    (20)13-a eshte numer ters dhe une kam shume frike…..
    Mjere ne…..

    1. shqiperia says:

      AUTORIT TE SHKRIMIT DOJA TI THEM , JU LUTEM FLISNI ME SHKOQUR
      ME QELLIM QE MOS TE KERKOJME PERKTHYES.
      FATKEQSISHT NUK JEMI TE GJITHE GAZETARE.

      1. kalorsi says:

        bashkohem me mendimin e shtegetarit Berisha i ka bere
        pregatitjet me kohe . ILIR MUTI eshte benjamini i tij
        Rama gallofi eshte i shituri i tij .
        gjithesesi ja leme kohes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje