Kur Ilir Babaramo, në emisionin e tij “5 pyetje nga Babaramo”, i bëri Jozefina Topallit pyetjen “Një grup të përndjekurish politikë janë në grevë urie – a keni ndonjë koment, sepse ju vini nga ajo shtresë?”, Jozefina u përgjigj se nuk kishte asnjë koment. Dhe kjo përgjigje nuk të çudit. Në qoftë se Jozefina do të mundohej të justifikonte qeverinë Berisha për vonesën në mbajtjen e premtimit për kompensimin e të përndjekurve politikë brenda 8 vjetësh, vetëm do ta irritonte këtë shtresë.
Zëri i kompensimit të të persekutarve politikë është i fundit fare ndër zërat e buxhetit të shtetit, për nga pesha specifike. Ai perbente vetëm 1 të njëmijtën (jo të njëqindën) e Produktit të Brendshëm Bruto në vitin 2011! Ndërkohë, qeveria shpenzon miliona euro për të reklamuar vetëveten apo për të modernizuar mobiljet e vilave të saj me paratë që mund të kishte kompensuar të përndjekurit politikë…
Nga ana tjetër, në qoftë se Jozefina do të mundohej të vinte në dyshim kredibilitetin e të ngujuarve në grevën e urisë, siç ka bërë ndonjë figurë e dorës së dytë apo të tretë të PD-së, irritimi që do të shkaktonte tek shtresa e të përndjekurve mund të ishte edhe më i madh – jehona e mbylljes me dhunë së grevës së urisë në vitin 1994 është ende gjallë tek kjo shtresë.
Pra, Jozefina, ashtu si Berisha dhe mediat pranë tij kanë zgjedhur taktikën e heshtjes ndaj grevës së urisë së të përndjekurve politikë, sepse vota e tyre mund të jetë tejet e rëndësishme pas 9 muajsh…
Vota e shtresës së të përndjekurve politikë, pa më të voglin dyshim, ndëshkoi Ramiz Alinë në zgjedhjet e vitit 1992, ku mori më pak se 33% të votave të shqiptarëve. Vota e të persekutuarve, pasi Berisha i nxorri me dhunë nga greva e urisë, duhet ta ketë ndëshkuar atë në referendumin për Kushtetutën në vitin 1994, ku ai mori më pak se 42% të votës së shqiptarëve. Vota e të persekutuarve, pasi Fatos Nano nuk bëri asgjë për kompensimin e tyre (ndërkohë që kompensoi vetveten për pak vite burg), duhet ta ketë ndëshkuar atë në zgjedhjet e vitit 2005, të cilat e nxorrën në pension politik.
Dhe në vitin 2013, shtresa e të persekutuarve mund ta ndëshkojë përsëri Berishën, në një kohë që ai mund të mos e ketë luksin e lejimit të rrjedhjes se votave nga thesi i tij elektoral, pavarsisht se në krye të KQZ-së mund të vërë një Ristan të ri.
Në vitin 2009, kur në krye të KQZ-së ishte Ristani i vjetër, koalicioni i udhehequr nga PD-ja nuk arriti të regjistronte ne favor te tij as 47% të votave (46.9% për saktësi). Dhe kjo ndodhte pas 4 vjetësh që ekonomia e kishte vazhduar inercinë rritëse të viteve 2000-05 (rreth 5.6% në vit), ndërkohë që të persekutuarit ende shpresonin për një kompensim të plotë financiar.
Ndërsa në vitin 2013, në qoftë se LSI-ja i bashkohet koalicionit të PS-së (shqiptarja.com raportoi se Rama dhe Meta do të paraqiten me një platformë bashkëpunimi pas takimit të tyre në Bruksel), 47 përqindëshi i 2009-ës mund të bëhet një ëndërr e paarritshme për koalicionin e PD-së, pavarësisht se sa i zellshëm mund të jetë një Ristan i ri në krye të KQZ-së. Dhe ja përse.
Një armiqësim i shtresës së të përndjekurve politikë mund ta shtyjë atë drejt partive të reja të djathta si FRD dhe AK, të cilat po tregojnë një solidaritet të spikatur me grevën e urisë së të burgosurve politikë dhe ndaj kësaj shtrese në përgjithësi.
Një shtresë tjetër, ajo e biznesmenëve të vegjël, e cila po vuan nga rënia e stërzgjatur e fuqisë blerëse, mund të joshet nga premtimet e PS-së për heqjen e taksës së biznesit të vogël dhe t’ia japë votën në masë në zgjedhjet e 2013-ës.
Një kombinim i këtyre dy faktorëve, dhe faktorëve të tjerë, mund ta zbresin koalicionin e PD-së në kuotën e rrezikshme 42%, të ngjashme me kuotën e referendumit të 1994-ës. Dhe ndoshta kjo qe arsyeja pse Jozefina nuk tha se “do t’i qesin prej zhelesh” të përndjekurit nga greva e urisë, ose që do ta bëjnë kompensimin e tyre shumë shpejt. Ajo tha se nuk kishte koment, ndoshta ngaqë pret të qartësohet pozita e LSI-së. Në qoftë se LSI-ja i bashkohet koalicionit të PS-së, dëmshpërblimi i të përndjekurve do të bëhet fët e fët me paratë e privatizimit të Albpetrolit… Ndërsa në qoftë se LSI-ja qendron në koalicion me PD-në, të përndjekurit mund “të qiten prej zhelesh”…
http://respublica.al/opinion/2012/09/29/perse-jozefina-skishte-asnje-koment-ndoshta-prej-lsi-se
Budallice!
Cka ka me than? I ka tradhtue te tana idealet e shkodranve e te perndjekunve. Rrin mas byths se berishes.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html
Fati i Nocit qe eshte martuar me nje burre.Kjo Burri mund te beje cdo gje per kenaqesi personale,eshte e dehur nga pushteti, se pushteti eshte si droga,noci vetem ligjerisht njihet si noc se nocerroku eshte Burri qe i ka vene thesin ne koke nocit
Po te rrinte mbas bythes se Berishes do te qe mire, lule fare, por une kam frike se ajo i rri ne peqi, pra ri midis shaleve te Berishes. Megjithate, si para apo mbrapa, ky cift eshte i goditur sbume.
Jozefina Topalli nuk ka humbur shijen e politikanes por ka humbur edhe shijen si femer.Kjo humbje e ka zanafillen nga marrja e diplomes pa merite ne institutin tekniko-buqsor.
te pakten per personin tim sme intereson te kompesohen ish te perndjekurit politik .sepse do te rendonin te taksa paguesit shqiptar.edhe une mund ta quaj personin tim te persekutuar sepse ashtu ishte regjimi i atehershem .megjithate une ju jap te drejt te gjitheve atyre qe kane vuajtur denime politike se ishte nje padrejtesi qe ju behej. per mendimin tim juve ju kan shfrytezuar kreret tuaj bashke me berishen . ju duhet te ishit nje parti politike jo organizat e persekutuar ju duhet te kishit te drejten e fjales ne parlament . dhe neqofte se do te udhehiqeshit nga parimet demokratike sdo ta lejonit komunistin sali te sillej si mbret ne shqiperi .ju duhet te ishit ne ball te shqiperis bashke me rinine.
Po ke sh. te drejte, ata (te perndjekurit politik)duhet te ishin ne ball te demokracise, por…. s’te lene batakcinjt e perndjekur ne krye te kesaj qeverie qe cdo gje mund te jen… vec se jo demokrat. Eshte njesoj sic fliste Enveri per komunizmin, qe as e dinte se c’ishte komunizmi. DUHET GRUSHTI I NAIMIT per ta shkundur nga themelet kete sistem te krimbur mashtrimi qe i ka rrenjet qe tek Enver Hoxha.
Sot mora vesh se edhe shoqja Zhozefine paska qene e perndjekur, qe do te thote se paska marre dhe pare dhe ish te perndjekurit presin zgjidhje te problemit.
Hapni dosjet dhe aty do te shihni penicilinen dhe dizenjatoren dhe shume te tjere.
—–Ky ZALOSHNJA me duket se do te zevendesoje KOSTERIOT ISLAMIN me keshilla per kualicione paraelektorale me LSI. , qe sipas tije do percaktoi dhe fituesin ne 2013. —Te besh kualicion me LSI eshte njesoj si te beshe nul gjithe perpjekjet e opozites per luften kunder korrupsionit per demokratizimin e vendit dhe shtetin e se drejtes , eshte njesoj si tu thuash shqipetareve do heqim BERISHEN por nuk do ndryshojme qeverisjen e keshtu te dashur miq komentues te kemi perseri nje qeveri me —bllok ne dore —por me km. EDI RAMEN dhe ne se ndodh keshtu jemi aty ku shprehen edhe analistet e pushtetit se dhe EDI RAMA eshte njesoi si BERISHA —Jo z. ZALOSHNJA kete kualicion nuk e deshirojme dhe ne se ndodh ai do te jete nje kualicion turpi i EDI RAMES —-
——Te perndjekurit politik dhe shkodranet nene uje kane votuar dhe do te votojne gjithnje BERISHEN edhe pse jua ka q… nenat me keq se diktatura . Tek keta votues te mos shpresoje asnje parti tjeter, jane idiota historik . Kemi 22 vjete qe presim demokracin ku dhe ata bejne pjese dhe ja ku jemi . Tu jepet demshperblimi dhe te mos i degjojme me keta idiota
O jozi !
Ke githe ato pare.
Mbilli floket perpara se po behesh tullace ( ose qethi shkurt , se po te bien shume ).
Me beso, dukesh shume keq me floket e gjate.
Kujdesu njehere per vete .
Pa regulluar te tere popullin mjeran mos u merni me te perndjekurit . Mendoj e kane mare boll. Ne populli i thjeshte punuam ,si per baballaret e te perndjekurve ashtu edhe per ideain njerezor me ndershmeri e cila u perbuz nga ish regjimi. Shikoni masen e populli qe ndertoi nje shtet si gjithe shtetet ,me te mire se shtetet e me pareshme shqiptare, SHIKONI SI KATANDISI PUNA E TE GJITHE NEVE .TE DEKLASUARIT NUK QUHEN KOT TE DEKLASUAR , PO NE QE S’ISHIM TE DEKLASUAR? ASNJE PARTI S’DUHET TE KUJDESET PER NE ? NGA NE , QEVERITE MOREN DJERSEN ,GJAKUN , E SHKATERUABN SI TE MOS KISH QENE KURRE E NA BENE TE EMIGROJNE FEMIJET . TE DEKLASUARIT MOREN PRONAT PA U LODHUR FARE ,PRONAT QE BABALLARET JA U VODHEN POPULLIT TE THJESHTE. . LE TE BEJE PARTIA E TYRE ME SHUME,MOS NA BINI NE TE PA DEKLASUARVE NE QAFE . PRONAT JA U KA MARE SALA E COMPANI , ATA LE T’JA U KETHEJNE BILES ME KAMATE ,JETOME NE KOHE MODERN KU KAMATA ESHTE E PERLIGJUR E E MBROJTUR NGA SALA. NE TE PA DEKLASUARIT ,S’KEMI PUNE HAKMARJE ME TE DEKLASUARIT. NE KEMI PUNE ME SALEN I CILI DUHET ME DO E MOS TI VJELLE ATO QE KA GELLTITUR PARA TS TI VIJE FUNDI. SIGURISHT AI NUK DO TE BEJE KETE VEPRIM ME
FRYMEN E PERENDISE POR DO EDHE PAK SHTYTJE NGA JO TE DEKLASUARIT KU BEJME PJESE UNE EDHE TI.