“Karrigia kokës” si model i sotshëm politik

27 Shtator 2012, 17:20Blog TEMA
“Karrigia kokës” si model i sotshëm politik

Nga Erind Bejko

Lajmet e shpeshta për sjellje të dhunshme kundër sho-shoqit të dëgjuara muajt fundit dashur padashur ma kishin mësuar veshin dhe teksa dëgjoja fillimin e kronikës se në qytetin X u godit Y person, kurioziteti human më shtynte të dëgjoja se kush ishte viktima e radhës. Po kur dëgjoj se viktima e radhës ndaj sjelljes së dhunshme fizike ishte një person i cili brenda mureve të Gjykatës së Tiranës goditet me karrige në kokë nga kryebashkiaku i Kukësit, në këtë rast ndjesia personale shkon përtej kuriozitetit human dhe dëshira për reflektim dhe reagim është e madhe.

 

I parë nga çdo këndvështrim normal,veprimi injorant dhe adoleshentesk i kryebashkiakut te Kukësit të lë një shije të hidhur por e parë nga këndvështrimi i agresorit, ndoshta e ka edhe nje element te pozitiv. Në fund të fundit, për çfarë i ishte dëgjuar ndonjëhërë zëri këtij të fundit. Parimi se në jetë mbahesh mënd për rregullat që ke thyer e bëri kryebashkiakun njeriun me te famshëm te ditës. Po sigurisht që edhe fakti se në politikë nuk ka reklamë të keqe mund të jetë një ogur i mirë për qytetarin e parë të Kukësit.

 

Në politikë, budallallëku nuk është e metë do thoshte Napoleoni.

 

Dhe reflektimi shkoi përtej një veprimi dhe përtej një kryebashkiaku. Politikanët dhe njerëzit qe drejtojnë këtë vend, a janë te gjithë njësoj? A janë të gjithë thjesht disa persona te cilët premtojnë urë aty ku s`ka lumë? A janë të gjithë disa kollarexhinj të cilët për t’u bere padron, pozojnë njëherë në 4 vjet si shërbëtorë? A janë të dyja modelet e qeverisjes mes të majtës dhe të djathtës njësoj?

 

Mjafton të hedhësh sytë në shumicën e bashkive të mëdha dhe të vogla në vend për të kuptuar diferencën se jo të gjithë janë njësoj. Teksa sheh Tiranën e transformuar realisht nga Edi Rama, lehtësisht e kupton diferencën që ka nga pasaardhësi i tij i cili në salla të ndriçuara flet për çudira dhe në realitet shtron rrugë me gjatësi disametroshe. Diferenca mes kryebashkiakëve të djathtë dhe të majtë në Shqipëri sot është si nata me ditën.

 

Në qytetet, të cilat qeverisen prej disa mandatesh nga Partia Socialiste si Vlora, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Pogradeci, Korça të mjafton vetëm një xhiro e bërë për të kuptuar sesi ndryshojnë dita- ditës dhe sesi realisht përmirësohet jetesa e qytetarëve. Edhe ne qytete ku rishtazi ka pasur rotacion ne zgjedhjet e fundit te pushtetit vendor si Kavaja ndryshimi në infrastrukture, gjelbërim, pastrim dhe ndriçim është i dukshëm. Këto qytete janë njëkohësisht dhe më të preferuarat për realizimin e projekteve te zhvillimit nga ana e fondacioneve dhe organizatave te huaja ç’ka tregon haptazi vizionin e drejtuesve te cilët me “karrige kokës” kanë tentuar t’i bien stanjacionit duke punuar brenda dhe jashtë mundësive që buxheti dhe granti i cunguar Sali Berishës ju jep.

 

Në thelb të refleksionit që lindi nga agresioni i kryebashkiakut te Kukësit nuk është thjesht krahasimi mes disa burrave socialiste kryebashkiake dhe atyre demokrate, por modeli i qeverisjes. Kryebashkiakët janë sot garancia qe tregon kontrastin mes mirëmenaxhimit të pushtetit vendor nga socialistet dhe keqmenaxhmit absolut të pushtetit qendror. Teksa ministritë përlyen ditë e më shumë nga skandalet dhe abuzimet e njëpasnjëshme, Shqipëria dhe shqiptarët po kuptojnë se nuk është e nevojshme të ndryshosh një qeveri me një tjetër, por të çrrënjosësh një model qeverisjeje qe të godet me “karrige kokës”.

 

23 komente në ““Karrigia kokës” si model i sotshëm politik”

  1. Ismeti says:

    Eshte per te qeshur me keto qe deklaron ky pordhamani i Ministrise se Mbrojtjes. Per cfare sekreti behet fjale ne kete Shqiperi kur ne krye te saj eshte njeriu i UDB- se?!! Ne ka shtet pa breke e pa sekret ne kete bote eshte Shqiperia e sotme.

    1. Gore V. says:

      Mekanizmi funksionon keshtu Erind:
      Zyrtari, ka karrike! E heq nga bytha e te bije kokes! Ti nuk ke, se nuk je zyrtar dhe nuk i bie dot ?

      1. fule says:

        Shpellaret do ti fitojne zgjedhjet me palle dhe karrike kokes, do thoshte Sokol Olldashi.

        Vetem se kesaj radhe eshte vete Doktori qe rrezikon te thyej qafen.

        Te biesh nga Kryeminister ne te Pandehur, nuk eshte gje e vogel.

  2. toni says:

    Ore po pse e ulni kaq nivelin ju te Temes ? Ca jane keto shkrime pacavure ?! Nejse foton e paska derguar trendy ky tipi…ahahahahaha

    1. SALIU me karrike says:

      QEVERIA JONE KA BLERE SHUME KARRIKE,PRANDAJ KUJDES JU PA KARRIKE!
      KENA DHANE URDHEN QE KUSH HYN NEPER ZYRAT TONA MOS ME UL NE KARRIGE SEPSE ATO I KENA PER VEDI…
      NE DO TE PAJISIM EDHE USHTRINE ME KARRIKE SEPSE QENKAN SHUME TE EFEKTESHME…..

  3. opinionisti says:

    Shkrim i turpshem. Ky djali, pervec deshires per te treguar qe partia socialiste dhe kryebashkiaket e saj jane me te miret (punon ne bashkine e Kavajes ky), e ka transmetuar nepermjet nje formulimi feminor dhe aspak te qarte. Me vjen keq, qe perpos diplomave qe marrin gjetke jashte shtetit, zbardhin pergatitjen medioke ne aspektin intelektual. Padiskutim qe denohet ajo qe ka bere kryetari i bashkise se Kukesit, padiskutim qe kryebashkiake demokrate nuk e kane bere mire punen e tyre, padisktuim qe disa kryebashkiake socialiste po bejne nje pune dinjitoze, por ti o bir, duhet te heqesh dore nga bilbilosjet apo shkrimet ne publik. Uroj qe te kesh vertet dicka me vlere, qe te kane besuar ate post qe ke (pervec se mund te dish kompjuterin dhe ndonje gjuhe te huaj…)

  4. toni breshia says:

    po normale qe kryetaret e ps jane me te mire se keta injorantet e pd dhe ky popull me ne fund ka filluar te kuptoje ndryshimin e mes tyre

  5. anisa says:

    epo jepini forca se vetem me kryebashkiake nuk mbahet pushteti.,,.nuk e shikoni qe sali berisha ju ka blloku dhe fondet ketyre
    ps duhet te kete deputete ashtu sic ka dhe kryebashkiaket

  6. lika says:

    boll hengrem karrike kokes o erind, duhet tju biem ne kokes atyre te pd tani

  7. evi says:

    partia socialiste duhet te fitoje zgjedhjet se po fitoi perseri saliu na mori lumiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  8. goni says:

    po pse o erind ti po krahason kryetarin e kukesit me vangjush dakon, niko peleshin, gjiken etj, po ska te krahasuar more as nga kultura, as nga vizioni dhe nga asgje tjeter.. nejse, shume e gjeture kjo e karriges kokes si model politik

    1. qytetari says:

      me te vertete qe kryebashkiaku i kukesit ska te krahasur me asken, ai eshte vecese nje trupeshk,nje bythemadh e cila i eshte trashur edhe me shume ne karrigen e bashkise,ai eshte nje kryehajdut me çizme qe me parate e qytetareve ka ndertuar nje pallat supermadheshtor personal,por qe e ka maskuar nen emrin e nipit te tij,ai eshte nje fodull dhe asgje me shume,dmth ai i ka fituar votat ne saje te preferences qe paten verioret per partine demokratike qe Berisha u ndertoi autostraden dhe kaq eshte ai, dmth ai eshte askushi,por qe e hengri shume mire me PD-ne.NO COMENT PER ATE BANDIT

  9. gledis says:

    perpos faktin qe po jetojme cdo dite me friken se do na vjedhin shtepine ,do te na masakrojne rrugeve per nje celular apo nje i cmendur me makine qe ska polic qe e ndalon do te na marre jeten,tani degjojme edhe per shenja dhune nga ata qe teorikisht duhet te benin te gjitha perpjekjet per te na garantuar mbrojtje nga cdo forme e dhunes..kjo eshte e turpshme dhe e frikshme.mdryshimi eshte domosdoshmeri primare dhe u takon vetem votuesve

  10. igli says:

    shkrim shume real dhe i vertete..ky eshte realiteti polotik dhe e verteta e ketyre qe turp tu thuash kryebashkiake..erindi ska pasqyruar asgje tjeter pervec asaj qe ekziston dhe qe duhet te marre fund sa me shpejt te jete e mundur

  11. arteimsa says:

    per funksionare te korruptuar kemi degjuar aq shume saqe tani duket sikur nuk na ben me pershtypje por qe te goditet dikush ne salllen e gjyqit per me teper ,e ben situaten edhe me te rende..une personalisht edhe sikur kukesin ky tipi ta kishte shnderruar ne paris ,nuk do ta voptoja me sepse nje individe qe nuk di te sillet si njeri nuk mund te qeverise..e turpshme..

  12. irsi says:

    a ka me nevoje per raste te tjera per te kuptuar se sa te ndryshme jane te dyja partite dhe figurat e tjera..me teper se kaq do ishte katastrofe..megjithate per doktorin mesiguri cadra mund te jete nje pistolete ama karrigia eshte nje send i bute qe nuk i ben dem askujt :P..forca per 2013 se keshtu nuk vazhdohet

  13. toni says:

    shkrim i qarte dhe shume real ..erindi ka plotesiht te drejte ne ato qe thote dhe nje gje te tille do e kuptonte dhe thoshte kushdo qofte i ps apo pd se relaiteti flet vete..mjafton te shikosh ceshte bere ne qytetet qe erindi permend dhe dallimin me spaleve mund ta beje kushdo..tani e rendesishme eshte qe te behet kalimi nga niveli bashkiak ne ate qendror

  14. griselda says:

    ky eshte gjesti qe e demostron realisht cpo ndodh ne kete vend ama karrige kokes po hane qytetaret cdo dite me cdo gje qe ndodh ne kete vend e me kete qeverisje..ps e pati ne dore te tregonte potencialin e saj me ato bashki qe fitoi dhe sic me te drejte thuhet ne shkrim provat e ndyshimit ndermjet modeleve te qeverisjes jane mese te mjaftueshme..nuk besoj se ka me ende dyshiom se si do te jete rezultati i zgjedhjeve ne 2013

  15. vini says:

    do te ndihesha me mire sikur ta dija qe ai kyebashkiak(turp ta therrasesh keshtu) ta kishte bere ate veprim se di shprehjen e napoleonit dhe per publicitet por ne fakt jam i bindur qe eshte vetem budallalleku,injoranca etj faktore qe fatkeqesisht nuk i posedon vetem ai kryebashkiak por dhe dhjetra te tjere ,perfshire dhe deputete..realiteti flet vete,ps duhet vetem te mbroje votat ne 2013 se pd me kta njerez ua ka bere gjerat akoma me te thjeshta

  16. elton says:

    Ore po c’eshte ky “shkrim” ?! O Mero, nderro kryeredaktorin se po te boton shkrime te nivelit ordiner. Sa per te qeshur ! Hahahahahaha…pale komentet “pro”…hahahahahahahaha. Ah mer bythpambuke e mendje flluske.

  17. ona says:

    e turpshme dhe e frikshme..nese nje drejtues sillet ne kete forme te tille cmund te presesh pastaj nga qytetaret?? duhet ndryshim dhe rrenjesor madje

  18. blerta says:

    shume e trupshme por te pakten uroj qe tu kete treguar ,ashtu si dhe shume shembuj te tjere fatkeqesisht sec perberje ka aprtia politike ne pushtet dhe cnjerez zgjedh per te vene ne role drejtuese..shume i qarte ndryshimi mes 2 partive ne cdo aspekt

  19. stivi says:

    pergezime shkrim vertete i qarte dhe shume real..natyrisht qe kur dikush thote dicka do kete dhe nga ata qe nuk do bien dakort(pavaresisht se ktu ska asgje per te cilin mund te kundershtosh gjithsesi)ajo qe nuk kuptoj eshte pse nuk po lexoj asnje koment negativ qe te kete ne perberje ndonje argument dhe jo ofendime personale. megjithate eshte e qarte qe gjen vend shprehja kur smudn te fitosh me rruge te drejta fillo ofendo kundershtarin..prove tjeter per fitore te sigurta te zgjedhjeve ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje