Nëse në vitin 2005 shpenzimet e shërbimit të borxhit i kushtuan secilit prej nesh 99 dollarë, në vitin 2011 këto shpenzime i kushtuan secilit prej nesh 171 USD
Nga Ilir Beqja
Borxhet janë bërë një temë e nxehtë e jetës publike, mediatike dhe politike në Shqipëri.
– Borxhi që shteti ka marrë ka arritur 8 miliardë dollarë.
– Borxhi i keq që individët dhe sipërmarrjet i kanë bankave tregtare ka kaluar 1 miliard dollarë.
– Borxhi që qeveria u ka sipërmarrësve të punëve publike ka kaluar 100 milionë dollarë.
– Borxhi që KESH u ka të përmbyturve të nënShkodrës është 30 milionë dollarë. Borxhi që KESH koncesionarëve të HEC-eve të vegjël është 10 milionë dollarë.
– Borxhi që qytetarët kanë në listat e dyqaneve vazhdon të rritet dhe askush nuk e di realisht sa është.
Ku po shkojmë? A vazhdohet kështu? Dhe çfarë do të thotë gjithë ky borxh?
Nuk ka asgjë të keqe të marrësh borxh për t’u rritur, zhvilluar e përmirësuar. Mjafton që të kesh një plan të qartë sesi do ta shlyesh këtë borxh, që do të thotë rritja, zhvillimi e përmirësimi duhet të të ndihmojnë të kesh para për të jetuar e për të shlyer borxhin.
A ka ndodhur kjo tek ne në Shqipëri? Të dhënat zyrtare tregojnë se për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. Borxhi është rritur më shumë sesa kemi arritur të rritemi, ndërkohë që shpenzimet për shlyerjen e borxhit janë rritur akoma më shumë. Ja ilustrimi në grafikun 1 i ndryshimeve në periudhën 6 vjeçarë 2005 – 2011.
GRAFIKU 1
Në vitin 2005 borxhi publik ishte rreth 4,7 miliard USD dhe çdo shqiptari që jetonte në Shqipëri i përkiste 1,575 USD. Në fund të vitit 2011 borxhi publik arriti vlerën rreth 7,7 miliardë dollarë dhe çdo shqiptari që jetoi në Shqipëri i përkiste 2,704 USD. Rritja në 6 vjet është 72 %. Çdo fëmijë i lindur në Shqipëri në 1 janar 2012 ka lindur me një borxh prej 2,704 USD.
Vetëm në 6 vitet 2005 – 2011 është krijuar 39 % e borxhit publik që kemi. Thënë ndryshe, për çdo 100 lek borxh të krijuar në 20 vite, 39 lekë borxh është krijuar vetëm në 6 vitet e fundit. Në grafikun 2 ilustrohet grafikisht borxhi për banor duke krahasuar vitet 2005 e 2011.
GRAFIKU 2
Borxhet rriten, por më shumë rriten shpenzimet për pagesën e borxhit.
Nëse në vitin 2005 shpenzimet e shërbimit të borxhit i kushtuan secilit prej nesh 99 dollarë, në vitin 2011 këto shpenzime i kushtuan secilit prej nesh 171 USD dhe kjo ilustrohet në grafikun 3.
GRAFIKU 3
Në vitin 2011 janë shpenzuar 480 milionë dollarë për shërbimin e borxhit. Në vitin 2011 çdo familje shqiptare shpenzoi çdo muaj 51 USD për të përballuar pagesën e borxhit të qeverisë. Pra shërbimi i borxhit u kushton familjeve shqiptare më shumë se fatura mujore e energjisë elektrike.
dhe saliu i kenaqur qe pret shiritat nga 5 here me leket tona???????’ KU eshte merita e saliut qe mer borxh ne emer te qytetareve shqiptare??????mos valle do i paguaj saliu e ilir meta??jo jo DO ti paguajne demokrate e socialist pra SHQIPTARET…
Borxhi eshte sherbimi dhe trashegimi qe monstra e Shpellarve do i lere si kopil tek dera Shqiptarve ne vitet qe vine.
O Ilir! me duket se fjalet/shkrimet e tua po shkojne ne vesh te shurdhet!
Shqiptaret nuk po kuptojne se cfare po thua> Nuk po kuptojne te verteten e hidhur. Cdo shqipo lind me 2700$ borxh!!!
Dhe tragjedia qendron ne faktin qe te gjitha asetet e Shqiperise po shiten! Duhet te ishim + …
Mallkuar qofshin autoret e ketij krimi monstruoz!
http://imazheshqip.blogspot.com/
do te thote qe çdo shqiptare duhet te punoje nje vit falas per te lare BORXHET qe morri saliu?????????”a nuk eshte kjo nje SKLLAVERI??????
Po shqiptaret kane nga 2700$ borxh nese eshte e vertete ajo qe po shkruan Ilir Beqja, sepse ai i merr te dhenat nga INSTAT-i i kryekriminelit qe ska lene gje pa shtene ne dore dhe jo nga informacione te pamvarura qe per mua jane shume me teper se 2700& per te mos thene qe shuma e borxhit real duhet te jete teper e frikeshme per shqiptaret por jo per kryekriminelin qe i shiti dhe te gjitha asetet keshtu qe shqipove do ju bjere te shlyejne kete borxh nga taksat e bisneseve te vogla se te medhate spaguajne asnje lek taksa. Pra ta gezojme shqiperine per nja tre breza se nuk mendoj se i shlyejme me shpesh keto borxhe ose tjetra ne mos Evropa na ka ndare qe ne marreveshjen e 1913. Keshtu qe ju o veriore do queni serbe kurse ne jugoret do quemi greke?!
Sali Berisha eshte jo vetem nje gomar qe nuk di te ndertoj shtet por edhe nje maskara qe di te vjedh per vehten e tij dhe te ofroje gjithe llumin e shoqerise shqiptare rreth vehtes se tij deri sa vjen nje dite dhe si pasoje e kokfortesise se tij vendi te shkoje ne nje rremuje te llahtarshme si ne 97 dhe pastaj si nje spurdhjak u ofron opozites qe te veprojne si te duan e mundesisht te krijohet qeveri e pajtimit kombetar.
Eshte mesuar ky lapanjoz te dale pa lagur me keto marifete sepse ky ka etje te llahtarshme pe pushtet por e do pushtetin atehere kur ta kene stabilizuar te tjeret dhe pastaj perseri ta coje ne humnere dhe perseri te fillohet nga zeroja per opoziten.
Eshte e qarte si drita e diellit se opozita neser do kete nje ekonomi te shkaterruar ne menyren me skandaloze por shkerdhatat saliniane si tipi me pseudonimin Llogjika dhe disa te tjere qe na paraqiten ne kete forum do versulen megjithe mllefin ndaj pushtetit te neserm qe mbase i duhen vite per ta sjelle ne gjendjen normale.
Po mos te ishin njerezit e ndershem per keta salistet do ishte mire qe karministri i tyre te rrinte ne pushtet perjetesisht deri sa nje dite edhe keta budallenj duke dhene shpirt te therrisnin si dikur Beqir Balluku para pushkatimit te rroje partia dhe shoku Enver.
Injorantat nuk kane te sosur ne kete vend por si ne kohen e saliut asnjehere nuk besoj te kete vuajtur ai vend nga te tillet.Shqiperia me saliun eshte kthyer ne nje vend ku te kaplon frika dhe pasiguria sepse asgje nuk mund te te mbroje sepse shteti nuk ekziston me keq se 97 dhe eshte vertet per tu habitur si ka mundesi te gjenden hajvana qe e mbrojne kete monster idiote.
Ne nje koment te djeshem per vleresimin e Saliut tipi me emrin llogjika me ishte versulur me epitete te ndryshme por i them ketij zoterie se neve na ka ardhur shpirti ne maje te hundes jo vetem nga kryekari i juaj por edhe nga ju lapanjozet e qelbur qe mbroni perjetesisht nje kafshe te tille sepse me adhuruesit i tij qe jane si puna e jote nuk mund te behet as edhe njehere te vetme nje muhabet serioz se po bere ndonje verejtje ndaj ketij pisi te versulen si kafshe athua se u ke ofenduar gruan apo motren.
Si perfundim ju me emrin Llogjike nuk keni aspak llogjike prandaj eshte mire qe ato mllefet e tua shko e shfryj ne me ato si puna e jote.
Ai me emrin Llogjika ka llogjike kelmendase ?
Nejese nuk e di sa i vjeter je ti ketu po nje pjese e tyre jane parazit qe komentojne me kompetence fshatari nga jshte Shqiperise, te tjeret nga ndonje vend fqinj. Sic ka nga ata qe shkrepin pushken per Saliun ka dhe nga ata qe shkrepin komentin, fatmirsisht po dalin ne minorance edhe brenda llojit te tyre.