Nga Ornaldo Naqellari
…deshtë ZOTI që në duar të më binte AI, domethënë AI i vetmi shpëtim për ne. Do pyesni ju: Cili është AI?… dhe përgjigja do të vinte natyrshëm, laptopi im i vetëm dhe miku në orët e vona të natës. Tashmë, me nismën e re: “Shqipëria në moshën e internetit”, fletoreve të dashura do tu vëmë flakën dhe lapsave dhe stilolapsave do tu varim zilen!!!
Siç, po thosha më lart, kam ca kohë që unë dhe laptopi kemi krijuar një marrëdhënie të ngushtë me njëri-tjetrin, pasi në një farë mënyre, në një bote reciproke e mizore, vendosëm ti shërbejmë njëri-tjetrit(e bukur kjo).Pak rëndësi ka sesi u morëm vesh dhe në këtë rast, pyetja idiote klasike: Flet laptopi, s’ka vend o njerëz!
Vendosa,të shkruaj disa rreshta kot sa për të shtyrë kohën, gjë që të cilën, për ironi të fatit, e kërkon me qiri në Tiranë dhe të del e të tepron deri poshtë në jug në vendlindjen tënde. Nëpër rreshta lart e poshtë, mendova se diçka po dilte në dritë. Duke qenë se pasionin e shkrimit e morri lumi, pas mbarimit të gjimnazit ku vendin e zunë kafenetë dhe “mosha e internetit”, iu riktheva pasionit të vjetër, por tani, të revolucionarizuar dhe më të fuqishëm së kurrë. Mjaft më me dogma dhe ritme melankolie, por më shkrime serioze (edhe pse më duhet ta pranoj se nuk qe keq atëherë …
I frymëzuar nga fenomeni Facebook, që po na i merr sekondat e jetës me pikatore dhe po na bëhet më i mirë së vetë prifti nëqoftëse rrëfehemi, si dhe nga disa miqtë e mi që më kujtuan se dhe unë shkruaja dikur, vendosa të bëj këtë të fundit.
Natyrshëm pyetja: Po ç’e pate? S’kishte sesi të mungonte dhe përgjigja vjen nga një status që ma mundësoi një mikesha ime që besoj se kishte të njëjtin hall si unë:
“Nëse trashesh, të gjithë flasin se sa je shëndoshur,
Nëse dobësohesh, të gjithë mendojnë që je e sëmurë,
Nëse vishesh bukur, të gjithë mendojnë se je mendjemadhe,
Nëse vishesh keq, të gjithë mendojnë që nuk e mban veten,
Nëse qan, të gjithëve ju bëhet qejfi.
Nëse e shpreh mendimin tënd, atëherë je arrogante.
Nëse e mbron veten, je problematike.
çfarëdo që bën, do të të kritikojnë.
Nëse mburresh me atë çfarë je,
atëherë postoje këtë thënie në murin tënd,
dhe le të flasin të tjerët sa te duan…”
Ky shënim i lartpërmendur më bëri që të nisja dhe të plotësoja atë pak status që me siguri, mikeshën time nuk e la opsioni: “Freskimet e statusit duhet të jenë më të shkurtra se 500 shkronja. Ju tani keni shënuar 996 shkronja këtu. Bla bla bla”.
Pyetja që lindi më lart, me qetësinë dhe sigurinë në vetvete, duke pasur dhe parasysh një shprehje: “pirdh, pirdh se lirohesh”, e do dhe përgjigjen e vetë. Kjo përgjigje në fakt është e natyrshme, siç çdo njeri që do të shikojë vetëm hallin e vet dhe se ku i pikon çatia e tij dhe jo e komshiut, por në një vend ku jeta është si një kanoçe e shtypur (e bukur kjo, e kam fiksim si shprehje) bëhet më e komplikuar së ç’duket në të vërtetë.
Midis halleve të tjera që në fakt askush nuk ka nge t’i lexojë, edhe ku ka vend shprehja e profesorit tim: “kush ka hall të marri një bërxollë e një birrë e të vemi nga liqeni ta qajmë”, s’më ngelet gjë tjetër veçse të shkruaj, me ketë “revoltën” time modeste. As me shkon nëpër mend se në fund të fundit do nxjerr diçka në dritë me ketë që bëra, por e rëndësishme është ta provosh,të gjesh mënyrën për të thënë: Boll se na çave dërrasat!
2/1
Pas shumë orëve navigim në fund të ditës, vura re shumë çudira nga goja e njeriut: raportime orë e sekondë në procesverbalin Facebook, (ca nga halli e ca nga malli,alla anglishteje e menduar shqiptarçe) si dhe vendndodhje nëpër destinacionet ose “resorte”. Si dhe pas fjalëve dhe mendimeve të mykura e të stërthëna që më lodhën pafund,kulmi arriti kur diku lexova se dikë e kishte marrë malli për shkollën në ditët e verës, ku askujt s’ia ndjen për atë të shkretë, se jam i sigurt, se gjithsecili ka ardhur për të stakuar trurin dhe për të fjetur gjumë rehat rehat,me ushqim e gatim te koka…
Endrrat falas janë (faleminderit miqtë e mi që ma mësuat ketë shprehje dhe gjithsecili ëndërron të jetë president, deputet, mjek hajdut, ose shef, ku të rrijë e ti vijë leku pa harruar që i iku mosha e duhet të punoje për veten. Endrrat falas janë ku njeriu duhet ti shtrijë këmbët sa ka jorganin, e jo të hapet si vaji në lakra, pa harruar se nga vjen se bëhet Don Kishot pastaj. Nuk më ngelet gjë tjetër, më mire po iki të fle se përfundimisht me zuri koka!!!…
?
nuk kuptova,ma spjegoni nje cike’
I dashur laop top !
Sot qe te shkruaj kete leter jam mire, dhe deshiroj qe edhe ti te jesh mire fare
loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool hahahahahahahahaaha
Te fala mbushesi i topit …te lop top-it ..looooooool hahahahahaha
p.s shkrim i sakte shume .Te fut ne te thella e nuk del dot, ngelesh brenda hahahahaha
Nostalgjiket e Enverit duan te na mbushin mendjen se ishim me mire ne kohen e Dulles…
ca koment pa lidhje ke bere mo trap..ai djal i ri 20 vjec dhe ti thua nostalgjiket e enverit..ncncnc ca kafshe qe je pa pik llogjike….zoti te meshirofte dhe te rente ne koke ishalla
KETE QE THUA TI E KEMI TE GJTHE.Ke shoke sa te duash.JETE FERI PO BEJME. AH..AH sikur te kisha nje bexolle ta shkyja,po qe do kur skam buke e as krype.Flas me veten time une,jo me ate njeriun qe ka.JU BEFTE MIRE se une shikoj vetem enderr duke ngrene bercolla.Nje here dola te liqeni per te pire uje gjate jetes time.Shikoja disa kur hanin bercolla ,une nga inati ika me vrape.LAPTOPI IME SHOKU ME I NGUSHTE rri me te 24 ore nen stop.
Se ne fund te te fundit..edhe ai lypsi qe ska facebook i lumtur eshte..:p
Se edhe ai lypsi qe ska facebook..ne fund te fundit i lumtur eshte..:p :p
Haha.Ktu ka gallat .
Edhe sanco panco me gamorin e tij, tentoj shpesh her te shikohej
ne pasqyren e pellgjeve te ujit e ti dukej vetja si kronikar i don kishotit me laptopin e tij
ne dor rrugve te lajthitjes diku ne modernen e trurit mesjetar shqiptar .
Laptop-Palmare e cdo atrikull high-tech ne ditet e sotme jane te pashmangshme per 90% te njerezimit.
P.S
Nuk e kuptova perse shkruan ne femerore!!!!!
burgaxhiu lexo me vemendje. artikushkrusi citon:
Natyrshëm pyetja:Po çe pate?, s’kishte sesi të mungonte, dhe përgjigjia vjen nga një status që ma mundësoi një mikesha ime që besoj se kishte të njëjtin hall si une:
”Nese trashesh, të gjithë flasin se sa je shëndoshur,
Nëse dobësohesh, të gjithë mendojnë që je e sëmurë,
Nëse vishesh bukur, të gjithë mendojnë se je mëndjemadhe ,
Nëse vishesh keq, të gjithë mendojnë që nuk e mban veten,
Nëse qan, të gjithëve ju bëhet qejfi.
Nëse e shpreh mendimin tënd, atëherë je arrogante.
Nëse e mbron veten, je problematike.
çfarëdo që bën, do të të kritikojnë.
Nëse mburresh me atë çfarë je,
atëherë postoje këtë thënie në murin tënd ,
dhe le të flasin të tjeret sa te duan…”
sa te vemendshem jeni ju brugaxhit, sensitive per probleme xhenderi. nuk keni faj ?
soft soft soft. kemi nevoj per radikalitet i nderuar zoteri. me extrem heren tjeter
Epo ti çuni paske rene vone ne laptop!sala kur shkonte ne france per te nenshkruar per sherbimet sekrete franceze e serbe,aty nga vitet 74-er,pas kater vjet preçiz ne vitet 78-et merrte me vete nje laptop appel2(normal appel2 versioni laptop eshte prodhuar ne vitin 1983 dhe peshonte mbi 10kg dhe kushtonte 8500$)por sala si gomar qe eshte dhe peshon rende e transportonte me lehtesi…