Pezullohet gjyqtari Neritan Tabaku, nuk zbardhi vendimin për Ilir Xhakjan

5 Tetor 2012, 18:40Politika TEMA
Pezullohet gjyqtari Neritan Tabaku, nuk zbardhi vendimin për Ilir Xhakjan

Ilir Xhakja

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në një mbledhje me dyer të mbyllura, ka vendosur që të pezullojë gjyqtarin e Durrësit, Neritan Tabaku, duke e akuzuar se qëllimisht nuk ka zbardhur vendimin për Ilir Xhakjen, që është nën akuzë për vrasjen e kryekomisar Adem Tahirajt.

Vendimi për pezullimin e tij duket se ka ngrënë shumë kohë, pasi shumë gjyqtarë në vend nuk zbardhin vendimet e tyre. Në këtë mënyrë do duheshin pezulluar edhe shumë gjyqtarë të tjerë.

Gjatë hetimeve për motivet e vrasjes së kryekomisarit, hetuesit ranë në gjurmët e precedentëve penalë të Ilir Xhakjas. Ai akuzohej për vrasje, kërcënime dhe trafik, vepra të nisura që nga viti 1994.

Ilir Xhakja është shpallur fillimisht fajtor nga Krimet e Rënda dhe është dënuar me 21 vjet burg për vrasjen e shtetasit Qerim Maloku. Ky vendim ishte lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit dhe është prishur në vitin 2009 nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me argumentimin se kjo akuzë që i atribuohet të pandehurit sipas ligjeve në fuqi nuk është në kompetencë të Krimeve të Rënda, por e Gjykatës së Rrethit.

Pasi çështja është rishqyrtuar në shkallën e parë në Durrës nga gjykatësi Neritan Tabaku, ai i ka pushuar akuzat e tjera duke lënë vetëm atë të armëmbajtjes pa leje dhe e ka dënuar me kohën e paraburgimit  duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga burgu. Zbardhja e këtij vendimi nuk u publikua asnjëherë dhe kjo zvarritje pengoi prokurorinë që të apelonte çështjen.

11 komente në “Pezullohet gjyqtari Neritan Tabaku, nuk zbardhi vendimin për Ilir Xhakjan”

  1. demi_terbuar says:

    E lexuat mir ca shkruan? Ky njeri ka qe ne vitin 1994 qe ka vra,ka pre,ka trafiku,ka kercenu,ka grabit…. sa Qeveri jan nderru nga ’94 deri sot?
    S’esht vetem faji hales,po edhe ato qe kan qen para tij ne krye te shtetit skan bo gjo per te nalu element si ky tipi ne foto.
    Kush esht drejtu nga njerz si Sali Berisha,Fatos Nano,Ilir Meta…. E kan ne tiparet e tyre vjedhjen,rrenimin e shqiptarve.
    Populli me i bastardu ne gjith Europen e me gjer,ne jena!

  2. Vlora says:

    kjo eshte kategoria qe vdes per berishen.

    ata e duan vendin mish-mash, le te vrasin e te presin sa tu haje shpata.

    1. Uarda says:

      S’ka lidhje fare kjo qe thua ti.
      Ai eshte nje kriminel dhe kaq. Per gjyqtaret tane legena, fajin me te madh e kane Topja dhe Moisiu.

  3. liri a vdekje says:

    mund ta apeloje ky zoteria vendimin

  4. tani says:

    Vetem pezulluar…?!po ligji per imunitetet ka hyre ne fuqi?e prek kete rast?

  5. Rexhin says:

    Ne burg duhet te shkoi plehu e jo ta pushojne qelbesiren ,plumbin kokes do dhe ky gjytar i shitur pas parase

  6. ardian says:

    psiqku sali me keto tipa mbahet kriminela e vrases me pagese e shume e shume gjera te erreta te krimit se i don per vota se eshte mese i sigurte qe nuk fiton kurre,haram e pacin ata qe e mbeshtesin akoma sali krimineli dhe kurre hajrin mos befshin se kur nuk e kane njohur SALI bastardin keto 20 vjet me gjemat e zeza vrasjet piramidat etj nuk kane per ta njohur me ose keshtu i guston shqiperia hale me ne krye halen e vicidolit ..

  7. realiteti says:

    O dem,
    qe te rrofte ajo mendje,qe e ke aq shum sa don ti shesesh dhe te tjereve.Nuk i denojne qeverite kriminelet,por i denojne prokurorite dhe gjykatat,te cilat akoma edhe sot shumica prej tyre jane ne dore te ish juristave te kohes se Enverit qe njihnin vetem ligjin e luftes se klasave…

    1. demi_terbuar says:

      Skam per vete jo tju shes tjerve… Mos ngatrro saliun me haxhiun.
      Qeveria korruptive me strukturat e saj te helmume nga korrupsioni.
      Prokuroria i arresto po ska prova per ti akuzu se e ka mush xhepin Burgaj edhe i ka fshi provat.
      Sot kush e ka ne dor gjyqsorin mor “realist”?
      Ina Rama servilja ca ka bo kto 5 vite me gjykatat e drejtsin? Ilir Meta,Prifti,21 Janari,Gerdeci,vrasjet politike….
      Je leter e djegme n.q.s ke votu per PS apo PD ne kto vite.
      Turp tet ju vij qe keni votuar si PD si PS.
      S’dini ku e ka deren Europa e jo te beheni antar!

  8. Sum Gruda says:

    Cda gje kam prite dhe lufte Atomike, por kurre nuk e kam prite ket lloje horllekut ne Shqiperi.
    Kur njerezit ijshin te pastert dhe te dlire , lexo Cajupin e Mjeden , Naimin e Samiun. Por kohet kane ikur nuk do siellen me, ai faqe zi duhet burgosur me burge te perjetshem, gjyqtari Tabaku duhet lidhur per bisht te Kalit e te behet pluher.

  9. Ndoc Sukaj says:

    ,,Gjykates,, me ,,diplome,, te ketij niveli ka plot ne gjykatat e te gjitha niveleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje