Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vijuar edhe sot denoncimet e tij në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes, por duke iu përgjigjur edhe kryeministrit Sali Berisha, që i quajti trillime këto deklarata. Berisha e kërcënoi Braçen me padi për nxjerrje të dokumenteve sekrete.
“Dje Sali Berisha me kërcënoi personalisht, politikisht, me burg!!! PO! Unë jam kundërshtar politik i Sali Berishës, të gjithë e dinë këtë! Sali Berisha të tillët si unë i burgos dhe i vret!! E ka dëshmuar gjatë mandatit të tij të parë sesi i ka burgosur, e ka dëshmuar këtë mandat sesi ka vrarë Fatmir Xhindin, Remzi Veselin, Ziver Veizin, Hekuran Dedën, Aleks Nikën, Faik Myrtaj. Vetëm këtë di të bëj! S’di gjë tjetër! Nuk ka asnjë mënyrë të ballafaqimit demokratik me kundërshtarin veç kësaj. Nuk e do lirinë e kundërshtarit, lirinë për të folur, lirinë për tu shprehur, lirinë për të konkurruar, lirinë për t’u ballafaquar, lirinë për t’u kontrolluar demokratikisht nga kundërshtari, ashtu siç thotë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë! Si kudo në vende demokratike,” tha Braçe.
Më pas ai e pyeti Berishën nëse është i klasifikuar urdhri i Imamit për të shpenzuar 1.58 milion euro për një pajisje përgjimi, pak pas 21 janarit.
“E sfidoj Sali Berishën dhe po e pyes drejtpërdrejtë:
A është i klasifikuar urdhri nr 146 datë 3 shkurt 2011, i nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes Imami që shpenzon 1. 589. 400 euro për blerje pajisje interceptimi elektronik? Cilën kategori të klasifikimit ka ky urdhër nga ato që parashikon ligji, tepër sekret, sekret, konfidencial, apo i kufizuar?
Pse është blerë kjo pajisje në 3 shkurt 2011, fill pas 21 janarit dhe nën të njëjtat praktika të denoncuara nga ne më parë për të njëjtat pajisje të përgjimit ambientale? Ku është kjo pajisje tani? Ku ka qenë që nga dita e hyrjes në Shqipëri dhe deri ditën e sotme? Kush e ka përdorur dhe për ç’qëllime e ka përdorur? A ka dalë ndonjëherë jashtë Shqipërisë kjo pajisje?
Po e pyes Sali Berishën dhe ministrin e tij të mbrojtjes, a ka vënë në dijeni NATO-n Ministri i Mbrojtjes Arben Imami për blerjen dhe qëllimin e përdorimit të kësaj pajisje? Po i pyes të dy bashkë, cila ka qenë përgjigja që ka marrë?
Të vijmë tek detyrimet ligjore që lidhen drejtpërdrejtë me blerjen e kësaj pajisje, në referencë të ligjit për veprimtarinë e Shërbimit Informativ Ushtarak;
A e ka vënë në dijeni Prokurorin e Përgjithshëm ministri i mbrojtjes Arben Imami për blerjen e kësaj pajisje- siç kërkon ligji për SHIU-n?
A ka marrë miratim për ta disponuar këtë pajisje nga Prokurori i Përgjithshëm Ministri Arben Imami, siç e kërkon ligji për SHIU-t?
A ka nënshkruar ndonjë marrëveshje për procedurat e përdorimit të saj me Prokurorin e Përgjithshëm ministri Arben Imami, siç e kërkon ligji për SHIU-t?
A është ushtruar ndonjëherë kontroll nga Prokurori i Përgjithshëm mbi procedurat e përdorimit të kësaj pajisje nga SHIU, siç garanton ligji për SHIU-n?”
brace e ke gabim
saliu nuk ka vrare njeri
ai vete ka dhene urdher per vrasjet
nuk eshte e njejta gje,pastaj urdherat nuk jane me shkrim keshtu qe nuk e kap ligji
te lumte o brace.
i fute ne vrime te miut hajdutet.
Vrima e miut 3 grosh per tigrin prej letre ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/makthet-e-saliut.html
ca kerkon more brace kembet e gjarprit
me mir leri mos i nxirr ne publik
se do ti mbulojne ata maskarenje zullumet
te pakten kur te merrni ju pushtetin
ti fusni ne birruc keta te pa ngopur
O zoterinj opozitare! Per te gjitha pyetjet qe shtroni ju mos i kerkoni Sales pergjigje. Gjithshka qe ka lidhje me forcat e armatosura nuk varet me nga qeveria shqiptare, e mire apo e keqe. Varet nga NATO, respektivisht nga USA. Kete e parashikon kontrata e marteses me futjen e Shqiperise ne NATO. Edhe ju edhe qeveria jeni syleshe qe nuk e kuptoni qe NATO si organizate eshte nje lavatrice e madhe per larje parashe, nen emrin secret, top secret, qualified etj.etj. Blejra e pajisjes se pergjimit eshte aprovuar nga ambasadori amerikan pas urdherave nga CIA, per te rifreskuar te dhenat e personave potencialisht te rrezikshem per USA. Kete rast e bete edhe me ideal ju te opozites, qe pasi moret direktiva nga ambasada amerikane nuk e cuat deri ne fund protesten, po late te vriten persona 100% te pafajshem. Po te ishte vrare ndonjeri nga ju, Arvizu e kishte gati deklaraten per ta quajtur Salen diktator. Prandaj heren tjeter kur te dilni ne protesta (po jua mbajti), cojeni deri ne fund. Nga cicerimat e juaja eshte ngopur Shqiperia. Rregjistrohuni ne Akademine e Arteve per kanto ose recitim
BRACE ME DUKESH SE DO TE SHKOSH PER GJAH KETO DITE, ESHE E DI VETE PASTAJ SI KTHEHESH ME EKSPERTIZEN E TROPOJANEVE QE KE IKUR PA DASHJE NGA KJO BOTE.
ky mor njerez po ja nxjerr shpirtin sali qenit e ben kelushit .te lumte mor erjon ..
MIRENJOHJE,Erjon Braces;per perkushtimin e punes me rrenje.Vetem keshtu merr kuptim opozicioni dhe perfaqesimi dinjitoz i shumices reale te Popullit Opozitar.
O Tani
Brace nuk shkon per gjah por po e con veten per lesh.Ka harrue se asht heq imuniteti dhe shpifja eshte e denueshme.Shperdorimi i dokumenteve te MM cenon sigurine jo vetem te Shqiperise por edhe te Natos.Tregtine e armeve e bene Amerika e se pyet njeri.Amerikanet furnizojne kryengritesit arabe ne rruge dytsore por Brace me porosi te Rames dhe celules antiamerikane po kerkon te sabotoje amerikanet.
Brace nuk shkon per gjah por tash shkon ne burg besoj se ne cdo vend te botes ligji eshte ligj.
Erjon Braces:Siç kërkon ligji eshte detyr qytetare te kerkohet, je ne opozit por duhet te ndrosh parti, je per Kuq e Zi.Rinia duhet te permbysi te vjetren Brigante….e te vendosi ligjin dhe regullat e jetes SHqiptare…
Ti Kol dhe co, duket qe sapo ke dale nga shpella dhe kujton se po na tremb. Or shoq, shigjeta po doli nga harku, nuk kthehet me pas. Nuk ka zog kurve qe ti mbylli gojen shqiptareve dhe aq me shume deputetit. Ruaj me mire bythen tende se do te te ngulet ndonje hu…….. Hajt lum shoqi naten e mire!
Brace je i madh! Fol se na ka ardhur shpirti ne maje te hundes. Vetem degjo, se mos i harroni keto kur te vini ne pushtet, se e keni zakon ju. Jo per gje po jeni te share deri ne brez te trete!
…Lesh me tresh o tivari qe s’ta var njeri… Te rrosh vete se mendja te ka lene shendene,ose sic i themi ne ketej nga ana jone ti rron per mungese varri. Ai shefi yt psikopat duket mire kur zihet ngushte se thote :do t’ju vras,do te ta bej fytyren si kepuca,do te te fus ne burg… Pune malokesh,prandaj te pelqen edhe ty…
Ju i nderuar drejtues i kesaj gazete Ju lutem beni sa me pare PUBLIKE NJE LAJM PER OPINIONIN publik.
ME urdher te Ministrit Imami dhe Gjeneral Xhemal GJUNKSHI KA FILLUAR NJE TERROR I PAPARE. SURVEIM I TMERRSHEM NATEN DHE DITEN , neper koridoret e Ministrise dhe te Shtabit te Pergjithshem JANE VENDOSUR USHTARE BESNIK ULUR NE KARRIKE DHE ME BLLOK NE TAVOLINE REGJISTROJNE PERSONAT QE HYJNE DHE DALIN NE ZYRAT E ATYRE KUADROVE QE DYSHOJNE SE U NXJERRIN SEKRETET.
telefonate tyre jane non stop NE PERGJIM. Ne shtepite e tyre dhe levizjee tyre mbahen nen kontroll. E TEMERRSHME , keshtu nuk eshte vepruar kurre.
SIKUR TE ISHNIM NE LUFTE. ejani kur u therrasin per konferenca per shtyp dhe i shikoni megjithse eshte e veshtire se ju nuk u lejone te kaloni ne ato koridore. PRITET TE FILLOJE SHUME SHPEJT GJUETIA E SHTRIGAVE. faleminderit jam nje civil NE MINISTRINE E MBROJTJES POR ME DUKET VETJA SIKUR JEMI NE SHTETRRETHIM.
Mos u terhiq Erion!Dikur nje njeri qe sot eshte larg,pikerisht dhe nga keto kercenime,pasi te ka fshire gjakun me keto duar që po shkruan ketë koment,të ka bërë edhe nje foto në atë zyrë të thjeshtë shtypi duke botuar edhe shkrim për ty,atëherë…Pastaj ti u largove dhe humbe lidhjet pasi dikush të frynte në vesh erera tê ftohta !Vetem një herë rastesisht kemi shternguar duart ftohtesisht,pa miqsinë e parë!Dhe nuk jemi zënë,por ererat e ftohta ta ngrinin vështrimin.Tani me duket je zgjuar!Vërtet po lufton kundër mafjes qeveritare,korrupsionit dhe atij qe luftonim atëherë,Saliut të Vicidolit!Une me duket se kam mbetur po ai që te fshiu gjakun kur bishat e Bishës të gjakosën!…T’i ku e ke Metën?Monikën,Luan Ramën?E megjithatë ti sot si atëherë je më burr se ata!Mos u frikso!Të mbron e verteta dhe shqiptarët që duan ndryshim të madh.Duhet te pranosh se edhe ke gabuar!Nuk ka te vdekshem qe nuk gabon!Tani je rikthyer në Erionin e vertet qe edhe gjaku ne sy e faqe nuk e trembte!Saliu nuk di me se cfare ben!Nuk di as kush eshtë!Duhet larguar sa me parë dhe duket ti ke kontribut!Mos u terhiq se koha eshtë deshmitare e qendreses dhe denoncimeve te tua!Rikthimi në origjinalitetin pozitiv është veti trimash,dhe trupi nuk ka vlerën e kurajës!Ec me ndershmeri dhe atdhetari!…
bravo Erjon,por ruaje veten.Kam idene se tregtine e armeve e dirigjojne padronet e atij çunakut qe kishte fituar llotarine e gerdecit,pra s’do t’i gjejme dot fijet,por ama kemi te drejte te preokupohemi se po vidhemi edhe tek copa e bukes.Pasuria ushtarake,per aq sa vlen eshte prone e shtetit shqiptar dhe ato para te perfituara sherbejne per njemije hallet e ketij vendi.Prandaj t’a ngrejme zerin se te drejten s’ta jep kush po s’u ndje njeri.