Prezantohet Vetro Energy: Aksionari kryesor, Rezart Taçi. 850 milion euro do shkojnë në buxhet të shtetit

5 Tetor 2012, 13:33Politika TEMA
Prezantohet Vetro Energy: Aksionari kryesor, Rezart Taçi. 850 milion euro

Fituesit e kompanisë Albpetrol, dolën sot në një konferencë për shtyp. Në krah të tyre ishte edhe biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi.

Në fillim prezantimin e tyre e bëri një vajzë e re, e cila tha se konsorciumi fitues është me qendër në Singapor dhe në Hjuston, SHBA.

Në panel ishte Mathew Roszak, që foli në emër të SilkRoad dhe Peter Huddleston, që ka folur në emër të Vetro Energy.

Ata thanë se partneri i tyre strategjik në Shqipëri do jetë ARMO dhe Rezart Taçi. Ata vlerësuan biznesmenin shqiptar dhe thanë se nuk do merrnin pjesë në tender nëse nuk do ishte Taçi. Ata deklaruan se do ecin përpara së bashku me ARMO-n.

Aksioneri më i madh me 51 për qind është biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi përmes një kompanie që ka ngritur në singapor me emrin ‘Hyppo Oil’, ndërsa 49 për qind zotërohen nga amerikanët e ‘Silk Road’.

I pyetur nga mediat se përse emri i Taçit nuk u prezantua më parë, biznesmeni u përgjigj: “Për të mos influencuar procesin e privatizimit. Jam prezantuar përmes entitetit. Nuk jam fshehur”.

Ndërkohë vetë Taçi tha se në arkën e buxhetit të shtetit do të shkojnë 850 milion euro.

Kurse Roszak tha se: “‘Vetro Energy’ është e orientuar drejt zhvillimit por pa lënë mënjanë çështjet mjedisore”.

“Ne jemi të orientuar drejt rritjes dhe zhvillimit. Ne duam të përmirësojmë shkallën e operimit dhe të trajtojmë çdo çështje mjedisore që mund të ekzistojë”.

39 komente në “Prezantohet Vetro Energy: Aksionari kryesor, Rezart Taçi. 850 milion euro do shkojnë në buxhet të shtetit”

  1. voica says:

    -Taci me pasuri te ngrira
    -i ka lek azerbaxhonsit, atij shokut te ngushte te Sales,
    -avokat i azerbaxhonsit ne gjyq ishte avokatja e Argites,
    -tenderin e fituan amerikanet,
    -Taci eshte partner i tyre,
    -Sala i uroi pa u mbyllur tenderi
    Mos ka ndonje gje qe nuk shkon ketu apo jam une pak i trashe,e?!

    1. jimmy says:

      Pse ngaterroheni me taci e paci,e bleu bac sala me leket tona.Ta gezoi kur populli eshte i humbudh dhe rri me duar ne koqe.

      1. vani says:

        O Jim gjali po edhe ti mbledhim pasurite e te gjithe shqiptareve nuk arrin dot te mbledhesh as gjysmate atyre lekeve.. Mos e mendoni veten kaq te rendesishem se s’ju shkon. Ju nuk prodhoni..ju vetem qendroni bareve dhe merrni ne goje ata qe punojne..
        Kur do ndryshoje ky mentalitet nuk da ta kuptoj kurre.

  2. Durim Gjata says:

    E mori lumi edhe kete aset te shqipareve.
    PO ky CACI i ka nja 100 milion euro borxh shtetit. Do i paguajne edhe ata edhe kete borxh. Apo hiqja Lenes dhe veja Prenes ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/with-us-you-just-cry.html

  3. hydajet says:

    nuk tha 550 milion por 850 milion kte e ndegjum me ze dhe figur prandaj mos dizinformoni ne kete menyr .

  4. ai burri says:

    EC TACO, te lumte.
    Nga maja ne maje po ulesh.

    1. ema says:

      Nga maja ne maje po ngrihet or burr me b te vogel..

  5. kapo says:

    E me dhe ne u trembem dhe thame saliu e shiti albpetrolin te amerikanet kapitaliste. jo mo jo e paska blere po saliu po parate i kane sjelle si duket ca amerikane sa per tu dukur.se ne fund te fundit me leket tona u ble vetem se leket bene ca xhiro neper banka ne bote se dhe aty ne banken tone po mykeshin.Pastaj xhaxhi rezarti eshte biznesmen i fuqishem kot nuk ben reklame ai te stadiumi i milanit.do ta drejtoje shume mire dhe kete detyre te re qe i ka dhene partia.

  6. Çimi, shoku i Melamin says:

    Alooo Çimi jam… perseri…

    E thashe moj e thashe….
    po kujt ja thashe….
    qe ne dt 7 Shtator kur u hapen ofertat, qe priteni kur te dali “Rezart Taqi nr.2” dhe ja ku na doli sot ne konfernceeeee…

    Çimi, shoku i Melamin — 7 Shtator, 2012 në 3:48 pm
    Alooo Çimi jam… shoke
    E moren dhe Albpetrolin. Priteni kur te dale ndonje “Rezart Taqi” nr 2 tani…
    Alooo Çimi jam… shoke, nuk kisha ndonje gje tjeter per te thene…
    Eh mo Taqke, mo Taqke, te te shohim kur te mos jete Saliu me cfare emri do luash poker….???
    Alooo Çimi isha… shoke mos me thoni perseri qe as kete nuk jua thashe…

    1. Tan Lepri, shoku i Rames says:

      Ti e the Cimo po na e hudhen dhe ket rradh se Rama ishte i haperdam me ca pun te tjera. Po ka per ta pa Familja se ca ka per tju punu Rama vitin tjeter qe do fitoj zgjedhjet.

  7. asso says:

    po kush ish emri i tij deri tani????Sikur ishte thesht kompani amerikane??Paska kompani ne qytetin e bukur te Singaporit Taci( se keshtu tha ne konf shtypi,)?????Se atje qenka me me leverdi??/I lumte bytha o shqiptare, qeshte e ironizonte, pyetej ai kuklla i komp “meme ” amerikane e i thosh Taci ” mbylle se pergjigjem une”.Po ne te na e bejne nga mbrapa eshte pak, se e kemi hak.Bejme demstrim per cdo budallallek dhe nuk dijme te ngrihemi e organizohemi gjithe shqiptaret nga veriu ne jug qe mos na vjedhi e bej prone nje njeri i vetem , taci me emer sot por Berisha do dal emri neser.Mortja na hengert!!!!!

  8. Eni says:

    Ato 400 milion euro qe ja kishte borxh Taci Albpetrolit, nuk ja kthen me. I bjen qe ne total nga 850 milion euro, minus borxhin e ja blerevec 450 milion euro.

  9. Çimi, shoku i Melamin says:

    Alooo Çimi jam…
    O Mero, po na merove sot mo burre,
    shume ngadale po na i nxjerr komentet sot, ja keni varur punes…
    Sot qe ishim ne forme per debat, nuk dalin komentet, eh VL.
    Alooo Çimi isha… Mero, ta thashe se nuk e mbanjam dot…

  10. genci dhe agimi says:

    pastrim usd qe transferoen me offshore amerikane..stil i viteve 90 qe vetem tani po i shohin shqiptaret ne keto shifra

  11. Lini says:

    heeeeee Sali heeee ku dreqin i con ato lek mor kafshh se per ti gjet e dim se kujt ja merr po per ca dreqin i do gjith ato lek se as 7 breza mas teje skan per ti prish dot kto qe ke von der tani ti.

  12. Claus says:

    Ja pra qe me ne fund Familja ne ikje e siper nga pushteti po rremben pasurite nentokesore te Shqiperise.
    Mallkimi i shqiptareve do ta zere, mallkimi i atyre naftetareve do ta zere qe per dekada me radhe mbeten me gisht ne goje, nese Edi Rama nuk e anullon kete koncesion.
    E si mundte qe Familjes ti ikte nga duart kjo pasuri? Ja pra qe Sali Berisha na u ben tani Sheik i Shqiperise Saudite.
    Nuk ja linte kurre ai ne dore nje kamarjeri dhe vete te dilte pa gje.
    Prapa kamarjerit fshihet Familja. Edhe sikur ne gjyq nderkombetar te shkoje kjo ceshtje, ai koncesion duhet te anullohet. Kety hyjne dhe ato firmat kriminale te lobingut me Patton-Bogs e ku ta di une.
    Protestat e nafteterave duhet te fillojne dhe te mos lene gje pa bere kunder ketij shfrytezimi qe do tu behet duke i bere skllever te Familjes mbi token dhe pasurite e tyre.

  13. Zalua says:

    Pse kush kishte dyshim qe do linte Argita me Shkelzenin Albpetorolin?! Mos shkruani budallalleqe, Rezart Taci eshte vetem nje emer pas te cilit fshihen Argita dhe Shkelzen Berisha. Sa per 850 milion eurot keto pritini pasi te shesin naften e albpetorolit qe ti marri shteti. Varja..ne jemi nje mut kombi me nje mut opozite dhe mire na e ben kjo Familje monstrash.

    1. genci says:

      Nje lukuni parazitesh dhe antuikapitalistesh vetem te shajne dine dhe te shohin enderra me berishen. Nuk kuptohet se cfare problemi ka nqs rezart taci apo kushdo bisnesmen tjeter shqiptar eshte aksioner ne keto privatizime. Eshte gjeja me normale te bote kjo qe ka ndodhur.

    2. Elife says:

      Mire e ke Zalo, po iu duhen parate te gjoreve – Argita te beje ndonje operacion te behet pak femer dhe Xeni te marre ndonje hormon te mashkullizohet pak. duhen shume para qe te behen surreter te pertypshem

  14. MEMEDHETARI says:

    Nuk kemi se cfare te themi tjeter vecse nje pershtatje te editorialit te djeshem te Mero Bazes:
    “Fundurrina ne…konference shtypi”!!!…

  15. lake says:

    perderisa nuk reagojm ka per ta mar dhe breket qe kemi veshur na pelqen te meremi shum thashethemi keshtu e kemi ne shqiptaret

  16. beso says:

    Para shume vitesh u nda nafta ne dy pjese,Albpetrol dhe Armo.Me kete blerje i bie qe monopoli qe atehere u nda tani te ribashkohet.Qe gjerat te shkojne ne vend ashtu si do zoti duhet te behet nje revoulcion dhe te shtetezohet perseri sektori i naftes,qe as e dime kush e kishte,kush e shiti dhe kush e bleu.Po nuk besoj te jene dakord amerikanet,jo ata qe kane emrin tek shorti i fituesit(qe te pakten jemi te lire t’i shajme me ç’u permban pragu)por ata qe vendosin per rrezime qeverish dhe bombardime.Jemi te kapur,me keq se nje republike bananesh!Keta amerikanet nga Singapori po na sigurojne qe çeshtjet mjedisore do na i respektokan ne maksimum.Mos more,ju s’po dekontaminoni dot ne mes te Amerikes do na e bekeni kete ne feudin e sali rrumpalles.

  17. Vjedhje sade fare says:

    Po pse mor albanistanas do ta lente Sala kete pasuri?Edhe kete rradhe e hongret sapunin per djathe?As pare nuk kane per tu derdh ne buxhet te shtetit,asgjo,do thone i derdhem,ku jane do thoni ju,aty tek garrumlli do thone ata.Kjo kompania qe e bleu gjasme,as nuk e di ku bie nafta,asigjo,ato robt qe dolen ne tv,kane more nje dore pare,dhe mbas nje viti nuk do ja degjoni mo zonin.Me thone te drejten,Sales i duhet edhe nji kater vjetsh tjeter,sa me stabilizu kete biznesin e ri,dhe pastaj albanistanasit te luftojne per demokraci.Per hajer na qofte me kete gjume te modh qe na ka zone.

  18. Kol Tivari says:

    Voicas; Taci nuk i ka lek borxh Azerve por nje banke ju ka borxh Azerve.Ne kete banke kane kapital disa te Ps ne mes tyre Ditmir Sulejman Bushati e co.Partner per ne Shqiperi natyrisht qe Tacin do te marrin mos kujtoni se do te bashkpunojne me Sharrat e Drurit Puke apo me ndonje Ndermarrje Zoteknike.Taci nuk ka falimentue por ishte propogande.
    Rendesi ka qe shteti te marre leket.Po falimentoji Albpetrol shteti e sekuestron dhe e shet prape.Po fitoji Rama do e anulloje ka thene.Por sdihet se amerikanet ja cojne patkojt prej diellit.Te shohim

  19. naftetari says:

    Thojeni troc,Albpetrolin e privatizoi Sala,prandaj coi Ferdinant Muratin drejtor qe ta shkaterronte pastaj ta vidhte,.Valle do mbaje me Lejden shefe finance qe te vjedhi me,po Turin te prokurimet,,aman po me Bujar Cjapin cfare do beje.Ku do i coje mlitantet e tij veterinere me e cilet zevendesoi inxhinieret.Bravo Sali futua dhe te tuve se nuk e kane ndjere akoma po do e ndjejne shume shpejt.Rrofte Sala,mama Liria dhe djali i saj i adoptuar Rezart Taci,petet e byrekut filluan te hapen

  20. Bujari po ju degjon! says:

    Komentuesa te dashur. Mos u merzisni fare, une sapo te nderroj kete gocen e bukur “Silvia Konti” do vendos prokurore te pergjithshem ate qe do me thot Baba Saliu dhe do ta urdheroj urgjentishte te hetoj thelle, po thelle fare, kete aferen e albpetrolit. Paraprakishte ju siguroj se ky eshte nje privatizim shume transparent. Hetimet vazhdojne.

    1. Elton Dashi says:

      Tenderi ishte transparent. Fakti qe eshte ne mes i njejti person qe ka Armon nuk e ben ate me pak transparente. Thjesht ka qene me te drejte me i interesuari per te mbyllur ciklin. Nese do ishte Qeveria nga mbrapa do ti kishte shitur te dyja ne te njejtin moment te njejtit person por s’mendoj aspak keshtu.

  21. Jona says:

    Bravo gazetareve investigative qe nuk arriten te marrin asnje informacion se Albpetroli ishte blere nga Taci. Jeni shume te zotet.

    1. kapo says:

      ja se e ka fajin shtypi tani se cfare horrleqesh ka ne koke baca.

    2. genci says:

      o jona nuk eshte e rendesishme emri se kush e blen, por mendoj qe e rendesishme eshte cmimi i larte i ofruar dhe cfare e pret sektorin ekonomik nga ky privatizim. Te pakten ajo qe eshte e sigurte eshte se u fitua nje shume e konsiderueshme parash dhe besoj se perkthehet e mire per ne qytetaret

  22. bledar says:

    Nje terbim i vertete , tipike per njerez qe fshihen ka plasur neper kete blog. Vetem sharje dhe vetem urrejtje. Askush nuk sheh te punoje dhe jetoje me punen e vet por vetem te shaje. rezart taci, eshte pjese nje grupi biznesi dhe po sheh te ece me bizbnesin e vet. Nuk mund te behen prokurore letyrat e blogjeve dhe te gjejne te verten kur e verteta ehste vetem puna.

  23. bushi says:

    Petet e lakrorit po hapen… Tani fillon akti i fundit i “komedise”… Do te shikojme cudira, vetem prisni edhe pak…

    1. qemali says:

      cfare petesh u hapen o bush. nuk ka asnje cudi, eshte e bardhe mbi te zese. Taci eshte burre serioz, hallall ia befte zoti. ate rrugen ne ballsh na i beri, aq donim ne, ne uzine punojme.
      ishalla do na hapi Taci vende te reje pune me kete privatizim

  24. aldo kola says:

    Nuk po marr vesh mor burre.. ne fillim u tha qe eshte bere nje oferte e cmendur per albpetrolin pastaj u tha qe nuk ishte aq e madhe sa duhej te ishte. Tani problemi eshte qe eshte Taci ne mes. Po kaq antishqiptare jeni mor burra? Sa dinim qe ishin vetem amerikanet na shkonte per mbare tani na djeg.
    Mund te ma thoni pak? Mendoni se s’do paguhen keto leke? Kush eshte ai burr nene qe rri pa i marre ato leke qe do i japin fryme ekonomise dhe politikes aktuale.
    Mos u merrni me dokrra po me thelbin. Keto leke i duhen shqiptareve dhe vetem duke mbeshtetur keto kompani mund te kemi nje rritje ekonomike, ulje te cmimit etj..
    Reflektoni shqiptare.

  25. Me lamin says:

    Alooo ! C i i i m i i i i i i i ! ! !
    E vertete qenka ajo qe na the ti.
    E morem vesh edhe ketu ne burg. Nje mut do te mare shteti, nga privatizimi.
    E paska mare falas Taci !
    C i i m i i i i i ! Si na e futi Taci ?
    Pse nuk e morem ne Albpetrolin ?
    Nuk ke lozur mire C i i i m i i i.
    Na iku Albpetroli nga duart…

  26. m1m1 says:

    Kesaj i thone Hyp se te vravam zbrit se te vrava,
    Kjo kompani ne duart e shtetit po merte fund, per kete besoj te gjithe jane te qarte. Tani akuzoni perse ka ofruar kaq shume R.Taci. Bravo i qofte eshte i zoti dhe i ben veprimet si biznesmen perendimor jo llapa llapa si gjithe te tjeret. Tani nuk kuptoj ku qendron problemi… tek emri? Po te gjithe komentuesit do kishin dicka te komentoni kushdoqofte personi qe do fitonte tenderin, Do kishit preferuar ke? nje rus? Kinez? Atehere???
    Bravo i qofte Rezartit!

  27. ismeti says:

    Lat nam o njerez. lere te lulezoje vendi. me thuaj nje vend ne bote atje ku ekziston natyrisht (jo ne vend diktatoriale) qe nuk eshte pro privatizimeve. hallall rezart, te kane inat prandaj flasim keshtu.
    Ne ne ballsh te falenderojme!!!

  28. kasapi says:

    A mor Rezi tu befsha kurban.
    Nga te ligjte s’gjete derman
    Daja suksesin nuk ta fal
    Nese me te nuk e ndan

  29. kapricozi says:

    Shyqyr qe vuri dore amerika per kete djale se po e hane te gjalle shqiptaret. Jepi Rezart konge kane per te thur. Je shpirt njeriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje