Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Mueller- Holtkemper, në një intervistë për Deutsche Welle, sërish ka thënë se nuk e komenton dot qëndrimin që do mbajë Komisioni Europian për statusin. Por ajo tha se në vend janë miratuar ligje të mira, por rëndësi ka që të zbatohen.
“Më 10 tetor, javën e ardhshme, KE do të publikojë progres raportin e tij për Shqipërinë dhe vendet e tjera që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së. Në dhjetor kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së do të vendosin nëse Shqipërisë do t’i jepet statusi i vendit kandidat. Në Gjermani Bundestagu, Parlamenti Federal, do të votojë për këtë çështje. Por unë nuk mund të bëj komente për një vendim që do të merret në dhjetor 2012. Pas braktisjes së bojkotit të Parlamentit shohim një frymë të re bashkëpunimi mes palëve, shumë herë është arritur konsensus për pjesë të rëndësishme të legjislacionit dhe në disa fusha çështjet janë trajtuar në bazë të ligjeve dhe rregullimeve të reja ligjore. Por në përgjithësi, sipas pikëpamjes sonë, këto ligje të mira duhet të zbatohen,” tha ajo.
Zbulimi i fundit nga Fronti i Perendimit!
Fole moje Zonje fole se je me e nderuara e gjithe Botes,duke perfaqesuar shtetin me te forte Demokratike.
Po ku pyesin keta Komunista te rregur,jane mesuar te poshterojne dhe te mbajne ne skllaverim nje populll 3- 4 milion.
Le te mare shembull te pakten njerezit e thjeshte.
faleminderit Zonje e nderuar qe e keni ndimuar dhe vazhdoni te ndimoni nje popull te varfer dhe zemer gjere.
Rrpfte Shteti me Demokratik ne bote Gjermania.
ku jeton o shoku nuk e pe si e rrasen mrena at te shkretin qe ish denu qe ne 87 e kish bo gjith ato vite burg .79 vjec ishte gjyshi .nuk shikon ti kush futet e kush del nga burgu lale .