Partia Socialiste ka akuzuar ministrin e mbrojtjes Arben Imami se po tjetërson pronat e paluajtshme përmes procesit të privatizimit.
Deputeti Taulant Balla ka theksuar se duke filluar nga sot PS-së do të zbardhë para shqiptarëve dosjen e plotë të korrupsionit dhe të badërdisë që është bërë me prona e paluajtshme nga ministria e mbrojtjes.
“Prej 3 vitesh nën drejtimin e Arben Imamit ushtria shqiptare është zhveshur pothuajss nga të gjitha pronat e paluajtshme. Përmes një procesi jo transparent janë hequr nga administrimi i ministrisë së mbrojtjes dhe janë shitur objekte dhe trojet e reparteve ushtarake, depove të armatimit pa asnjë ligj duke anashkaluar Kuvendin e Shqipërisë dhe me një errësirë të plotë Arben Imami po kryher një proces zhvatje të pronave” tha Balla.
Sipas tij, po privatizohen duke kaluar në pronësi të privatëve objekte të rëndësisshme brenda vijës së verdhë në qytete të ndryshme të vendit.
“Janë 17 milion e 134 mijë e 493 metra katror objekte dhe troje që ministri Imami po i tjetërson në drejtim të privatëve. Janë reparte ushtarake brenda vijës së verdhë. Në çdo cep të Shqipërisë këto prona të tjetërsuara nga një proces anti-kombëtar i drejtuar nga Imami që do ta kishte zili edhe ushtria më e egër” shtoi më tej Balla.
cojani gjykates te gjitha shkeljet se po morret pushtetin do ju thone kur e pate qe ishin shkelje pse nuk bete padi. italiani thote karta kanto. llogjet i merr era.
Imami ne Litar!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/beni-mondi-affaire.html
cna ka gjet ne,edhe sikur te jete e vertete, kur denancon ky tipi, duket komplet e paverte! A ma thote njeri.. perse?
Ku jane kryetaret e “Shoqatave te Pronareve”? Perse nuk flasin, perse nuk i drejtohen BE-se dhe Amerikes,te kerkojne prej tyre drejtesi, te urdherojne Berrishen te ktheje pronat e pronareve te ligjshem qe i ka grabitur. Ku jane kryetasret, apo dolen ne krye te shoqatave per te marre pronat e tyre, dhe nuk duan te dine per te tjeret.
po na shesin pasurite kombetare.E kane kthyer vendin ne prone private keta palacot.Duhet nje rruge tjeter,Duhet rotacion.
http://lajmetvip.com/
Kush i ka grabit,more Lym,sa shpejt e paske harruar se kush i ka grabitur dhe kush po mundohet me i dhene.Kaq pa mend te jene shqiptaret,zor se do ta besonte kush,por ja qe te tille qenkan…