Biberaj: Bashkimi i votave me Rusinë, Azerbajxhanin dhe Ukrainën e pozicionin Shqipërinë me bllokun lindor të ish-republikave sovjetike. Votat e Rusisë dhe Azerbajxhanit ne KE kanë qene gjithmonë kundër interesave shqiptare në Ballkan dhe kundër pavarësisë së Kosovës
Ish-zv/presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, aktualisht anëtar i kryesisë së Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj ka reaguar lidhur me votën e delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, votë kundër rezolutës mbi “përcaktimin e të burgosurit politik”, paraqitur në Asamble nga Komiteti i Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut.
“Votimi i delegacionit shqiptar kundër rezolutës dhe bashkimi i votës me ish-republikat e Bashkimit Sovjetik si Azerbajxhani, Rusia apo Ukraina, e pozicionon padrejtësisht Shqipërinë në bllokun e ish-republikave sovjetike, ku nuk ka demokraci të vërtetë, ku opozita për arsye të represionit është pothuajse inekzistente, ku opozitarët vriten ose janë nëpër burgje, ku nuk ka shtyp dhe media të lira, ku korrupsioni ka pushtuar çdo qelizë të jetës, ku qeverisin oligarkët e rinj që në fakt janë ish-drejtuesit e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, apo fëmijët e tyre,” tha Biberaj.
“Vota e delegacionit, përveçse përgjegjësi individuale, është edhe përgjegjësi politike, institucionale dhe kombëtare, dhe në asnjë lloj rasti vota në Këshillin e Europës nuk mund të orientohet nga klubet e miqve të korridoreve apo kafeneve të Pallatit të Kongreseve në Strasburg.
Vota në unison e maxhorancës kundër rezolutës, fatkeqësisht është votë kundër vlerave dhe frymës së demokracive euro-atlantike si dhe parimeve bazë të Këshillit të Europës për demokracinë, shtetin ligjor dhe të drejtat e njeriut.
Kjo votë kundër në këto moment merr edhe një vlerë simbolike shumë negative dhe dëmton rëndë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, pasi Shqipëria ka edhe kryesimin e Komitetit të Ministrave te KE-së dhe nëpërmjet kësaj vote Shqipëria po i kërkon Europës që të aplikojë modelin rus, bjellorus, azerbajxhanas, ukrainas apo shqiptar të demokracisë,” theksoi Biberaj.
“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka edhe një memorie, pasi Shqipëria është anëtare me të drejta të plota që nga viti 1995, dhe duhet kujtuar se vota e delegacioneve të ish-republikave të Bashkimit Sovjetik si Rusia apo Azerbajxhani, kanë qene kundër interesave të shqiptarëve në Ballkan dhe konkretisht kundër pavarësisë së Kosovës,” tha ai.
Në fund Biberaj thekson, se “vota e delegacionit shkon sinkron me modelin qeverisës në Shqipëri që imiton modelin rus, bjellorus apo azerbajxhanas duke treguar edhe një herë orientimin lindor të kësaj maxhorance që mbetet peng i së kaluarës komuniste, apo peng i pazareve të kryeministrit shqiptar me dinastinë që drejton Azerbajxhanin që nga vitet ‘1970”.
…dhe te mendosh qe nje dite te jemi ne BE,te marrim drejtimin e saj sipas rotacionit dhe ne krye te jete vucidolsi.
Fundi i botes.
TURPI I RADHES
Shqiperia po ndryshon … ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
Po edhe maloket si azerbajxhanasit jane dhe eshte e drejte qe ti qeverisesh si te tille. Demokracia kurre nuk ka per te ardhur per kete brez te degjeneruar dhe budalla.
Eshte veprimi i radhes pro sllav, qe ben SRB-i. Ja thoni atyre kosovareve qe e quajne baba te kombit…. Ne fakt per baba le ta mbajne, se ua ka koj nonen….
SA LEKA KANE MARE MESAGJERET E SALIUT ISLAMI, IDRIZI DHE PERNACKA PER TE VOTUAR PER KOMUNISTIN AZER ALIEV NE KiE?
Degjoni o dallkauke nje histori te vertete nga nastradini dhe ngrini veshet e gjate qe te mesoni, se kjo qe ka ndodhur me Shqiperine tani ka shembelltyren e saj vite me pare me Hungarine e Mikut te Jozefines, Orban Futbollistin. Ne vitin 2004 nje Polic i Larte i Azerbaxhanit vret ne Budapest nje Polic te Larte te Armenise dhe Gjykata hungareze e denon me 25 vjet burg. Per hakmarrje apo gjakmarrje nga konflikti Nagorni Karabah midis dy shteteve nuk dihet, por dihet se pasi beri 8 vjet burg ne Hungari Polici i Larte i Azerbaxhanit, papritur dhe papandehur Hungaria e ekstradon kete kriminel vrastar ne Azerbaxhan per te vuajtur ne token amtare pjesen e mbetur te denimit. Por c’ndodhi ne fakt? Ne aeroport kete KRIMINEL vrastar e priti Presidenti Komunist Ilhan Aliev me lule ne dore dhe e shpalli HERO KOMBETAR, me pas e shperbleu me nje rroge te majme per 8 vjetet e burgut ne Hungari dhe e caktoi si Drejtor te Pergjithshem te Policise se Shtetit azer. Ku eshte edhe sot e kesaj dite. Por c’ndodhi me pas? Armenia menjehere nderpreu maredheniet me Hungarine dhe zboi ambasadorin hungarez me dajak ne dore. Rreth 300 vende qe Hungaria perfaqesonte ne Armeni mbeten pa perfaqesi ne kete vend te ish- BRSS-se. Shtypi investigativ dhe media hungareze, filloi te remoje ne dokumentat e skandalit dipllomatik dhe ne pah dolen ryshfete ne miliona EUR per zyrtare mjaft te afert te Kryeministrit hungarez. Por c’ndodhi me pas? ASGJE! Thote nastradini, sepse “Cudia me e madhe zgjet vetem tre dite”, por hungarezet filluan te pyesin vazhdimisht: “Sa LEKA ka mare Orbani per te liruar Policin Vrastar azer?” Prandaj edhe nastradini pyet:
SA LEKA KANE MARE MESAGJERET E SALIUT ISLAMI, IDRIZI DHE PERNACKA PER TE VOTUAR PER KOMUNISTIN AZER ALIEV NE KiE
Analize interesante,por ai mut Azerbajxhani ka nafte,ka miliarda Dollar…….dhe dikujt ndoshta nuk i intereson Demokracia dhjere lindore,aq sa perfitimet nga pazaret me te.
Te shohim kur te shterojn puset e naftes ne Arabine Saudite se si do ta gjykojn Demokracine e atij vendi.
Hë,si thua,ziftin apo pekun,apo te dyja?-jo mor jo se te dhembin,me mir Xhixhat,Valixhet me mall te gjelbert se sa pekun dhe ziftin.
Thojn shpirti i njeriut nuk blihet,thojn……
PO QENDROJ EDHE 4 VJET TE TJERA , DO TE BDHEMI SIC ISHIM
ME PARE NE KOMUNIZEM
Asht Azerbaixhani,Rusia,Serbia e shume vende diktatorialo-komuniste,qe kerkonin voten e Shqiperise.Sali Serb berisha asht gati me ju sherby eproreve te tije serbe.Edhe albpetroli qe u shit,asht ne doren e Alievit,per te lare borxhet e Rezart Tac Kurves,por ne fakt asht Arqiime Berisha,qe zotron ate pasuri kombetare.Firmat fantazme,qe hiqen si amerikane me qender ne Singapor,jane hilet e Sali Kurves.Ak dhe FRD,qe kerkojne mos me u bashku me PS,kunder Berishes,jane thjesht vegla te tije.Qellimi me marre sadopak vota te Ps,sic futi ne loje Hysni Milloshin per bashkine e Tiranes.Hysniu{i hangert shpirti mut}mori 1700 vota te majta.Prandaj ata votues qe jane krah PS,te qendrojne solide dhe te shtojne radhet,sepse jane shumice ne Shqiperi.Spiunet e te huajve ne qeveri,me Sali Kurven ne balle,po na shesin edhe shtepite tona.
Turp. Keta po e vertetojne cdo dite qe jane antikombetare. Keto duhet te pergjigjen nje dite, qe na kane cperfaqesuar ne kete menyre. 2013 duhet te jete vit shume i rendesishem, qe te shfarosen nga arena politike keta perbindsha komuniste, filo serbo, greko, rus bolshevik.
Megjithate doli nje tropojan qe mesoi nga gazetaret beratas dhe skraparllinjë qe pothuaj te gjithe e varrosen Ilir Meten,kete korb te Zi te korrupsionit.Tropoja me kete ze interesant ka thyer akullin.Biberaj megjithate te kete kujdes sepse Sali Shpella eleminoi Azemin pse e quajti ne gazete”Kallam i gjate i Ramizit qe duhet thyer!”Biberaj duhet te krijojë mbeshtetes te shumte ne zonë sepse kam degjuar se mund
te kete probleme nga banda e Sali shpelles!…Shume e turpshme dhe e pakonceptueshme renditja me Sllavet komuniste staliniste(ka pasur komuniste idealiste dhe duhen respektuar)Saliut Tropoja duhet t’i tregoje vendin per djemte e vrare!Shqiperia per voten kunder Europes!Shtypi duhet t’i meshoje shume ketij fakti teper te rende,bile me i rende se bashkimi pa referendum ne Konferencën Islamike!Saliu do ndeshkim personal si dhe ata tre votuesit mizerabël dhe plotsisht antishqiptarë!…
Po Spanjen qe votoji edhe ajo kunder mos eshte republike Ruse?
Jo, po eshte nga te paktat vende qe se ka njohur Kosoven ashtu si Rusia. Apo s’ju plasi ju “patriotve”?
Po na dilni qe te gjith ju si Nene Teresa.Berisha ka parasysh gazin e Azerbajxhanit qe do te vij ne shqiperi dhe jo tekat e Samaritaneve idiote Enveriste.Gjithmone shqiptaret kane humbur se kane qene Idealiste naive qe per hater te Botes shqelmojne interesat e tyre jetike dhe une mendoj se ajo ka ikur ose duhet te iki dhe duhet te bshikojme e te vejme ne balance interesat e tona ekonomike.Zoti Biberaj leri derdellitjet ala Enver se edhe Amerika kur ka interesa ekonomike i thyen ligjet e Demokracise ,nuk e shikon si e mbron Amerika Arabine Saudite te Naftes? qe Arabia Saudite eshte si nje vend i Mesjetes per nga ligjet demokratike njerezore.Mjaft me shurr politike Enveriste qe deklaronte neve do te Ham edhe Bar por vetem Marksizmin nuk e tradhetaojme,etj.
O menkar o gje e trashe. Nuk krahasohet Rusia me Arabine se jane dy gjera krejt te ndryshme. Arabia eshte shtet islamik dhe ligjet i ka te bazuara ne islam. Eshte nje teme shume e nxehete dhe duhet te jesh i kujdesshem kur hap ndonje teme. Rusia ligjet mund ti kete demokratike por kurre nuk i zbaton. Atje eshte me keq se ne afganistan miku im. Te drejtat e njeriut me shume shkelen ne Rusi dhe ne Kine se sa ne vendet arabe. Po ju qe e doni Saliun aq shume jeni shume qorra per te pare realitetin.
Po shyqyr qe dole nga brima e miut o Mentar Biznesmeni, se kishe humbur fare dhe na kishte mare malli ketu ne TEMA. Sepse SHEKULLI na la urraten nga frika e Sali Demokratit si gjithe media dallkauke albaneze. Degjo nastradinin qe te mos i besh LEMSH gjerat o Mentar Biznesmeni Famoz i Shqiperise Demokratike te Kohes se Qepes. Ishte pikerisht Enveri ai qe vertiste BYTHEN E KURVES me te gjithe komunistet, qe i vinin verdalle: Ne fillim me Titon e Jugosllavise, qe ne Mukje ne vitin 1943 kur refuzoi oferten e anglezeve per bashkimin e trojeve shqiptare per nje politike PROPERENDIMORE. A e di se cfare u tha Oficereve te Larte te Inteligjent Servisit Enveri? Ta thote nastradini nese nuk e di. Ai u tha, qe Shqiperia do te behet Republike e Jugosllavise, sepse pas saj qendron Rusia Bolshevike me pasuri te pafundme. Me pas Enveri e vertiti BYTHEN E KURVES me Stalinin dhe Hrushcovin, por kur e pa se po i lekundej pushteti i pakufizuar ne Shqiperi ja ofroi BYTHEN E KURVES Mao Ce Dunit te Kines Komuniste, derisa mbeti ne Dimrin e vetmise se Madhe dhe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si mos me keq. Duke e transformuar ushtrine e MENTAREVE tru-peshq si bisha pylli, qe mendonin vetem per kafshaten e gojes. Prandaj edhe Sali Berisha, Sekretari i Partise se Punes dhe Miku e mjeku i familjes se Enver Kurves e ka pervehtesuar kaq mire kete NUMER me vertitje te BYTHES SE KURVES per sy e faqe nga Brukseli dhe per LEKA nga Moska. Lexoje shkrimin e nastradinit per Presidentin Famoz te Azerbaxhanit me Policin azer kriminel, qe t’i therrasesh trunit, por me shume MORALIT te biznesmenit, qe biznesin nuk e bazon tek bytheshitja, por tek puna e vet. Sa per gazin e Pellgut te Kaspikut dhe te Azerbaxhanit, qe enderron ti dhe Saliu meso nga nastradini se jane vene shume shtete ne radhe, me projekte te gateshme NABUKO, RRYMA JUGORE, RRYMA BLU, te cilat do te furnizojne Europen Qendrore nepermjet tokes, jo si fantazite shkencore te Saliut nepermjet Adriatikut. Ashtu si edhe Korridori 8, gazesjellesi nga Azebarxhani permes Adriatikut, me pas permes Alpeve per ne Evropen Qendrore eshte me shume nje FIKS IDE e Kryeministrit shqiptar, se sa nje projekt i realizueshem ne praktike. Qe te vertisesh BYTHEN E KURVES me Azerbaxhanin e komunistit Aliev, kur nuk ka filluar akoma projekti i gazesjellesit, kur akoma nuk ka mareveshje midis shteteve te tranzitit, kur nuk ka akoma studim teknik si do te kaloje Adriatikun ky tubacion, kur akoma nuk ka leje mjedisore nga Organizatat nderkombetare te Mjedisit e shume e shume te tjera kjo do te thote se mesagjeret e Saliut ne KiE nuk kane pasur parasysh Interesat Kombetare me votimin e tyre te TURPIT, por interesat e xhepave te tyre dhe te familjes se BOSIT. Prandaj o Mentar Djali lexo shkrimin e nastradinit me siper, qe te behesh pak me i ditur ne punet e biznesit te ryshfetit me Azerbaxhanin dhe te mos flasesh me llogje kavaje ne TEMA per Arabine Saudite, SHBA-s dhe Demokracine. Sepse kur i ke dhene fjalen te fejuares tende, qe do te martohesh me te dhe do te krijosh familje, nuk mund te shkosh me nje femer tjeter naten e dasmes. Sic po ben Sali Komunisti dhe Sali Enveristi me BE-ne ne praktike.
O Salixhi, ke permendur Enverin 5 here ne 10 rreshta. E keni te tiposur ne tru si Sala o pleq matufer.
O monstat e injorances. USA nuk voton kurre pro shkeljese se lirive dhe te drejtave te njeriut. Megjithese aleat, keto regjime i ka kritikur gjithmone ne kete pike.
Ps, A AK, FRD dhe shume opozitare, duhet kete rradhe te bashkohen kunder Sali Berishes, kete rradhe duhet ta heqim patjeter, do te ishte akoma me mire ta hiqnim perpara 28 nentorit, per 100 vjetor te zhdukim tradhetine.
Shume i zgjuar ky tropojani.
Zoti “Nastradin” je fantastik, po zor se e kuptojne shpellaret “kurvat” si thoni JU. Zotit Biberaj i ashte dashtun plot 22 vjet per ta kuptuar se kush eshte Sali Ram Berisha. Po kjo eshte pasoja Z. Biberaj dhe jo shkaku, shkaku eshte qe shume “kurva” e “kurvare” per 22 vjet i kane thur “osona o baraba” pisit Sali Berisha. Ti nuk mund te jesh opozite pasi je pjese e kesaj çurulldie. Per kete shqiptaret qe enderrojne nje shqiperi moderne e demokratike duhet te bejne kujdes me opozitaret e oreve te fundit.
“Kur tingelloi çasti yne i mbame,
e ditem me thane,
duem ngadhnjim e fitore mendimi te lire,
e s’duem qe per hir te kalbsinave te vjetra
te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit,
e te kendojme prap kangen e trishtimit
kangen monotone pashpirt te skllaverise
te jem nje thumb i ngullun nder tru te njerzise”
DUEM NGADHNJIM!