Krimi i radhës brenda familjes është shënuar në Laprakë të Tiranës. Mbrëmjen e djeshme shtetasi 44 vjeçar, Edmond Doku, ka masakruar me thikë bashkëshorten e tij, Rolanda Dokun.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prani të djalit 10-vjeçar të çiftit Doku, i cili është lemerisur nga skena makabre.
“Djali ka parë të gjithë skenën, ai është tmerruar. Nga njëra anë kapte për krahu të atin duke tentuar t’i hiqte thikën nga dora, i lutej të mos qëllonte nënën e tij, nga ana tjetër me celularin e Rolandës i telefononte dajës dhe i kërkonte ndihmë”, ka treguar një dëshmitar për gazetën Panorama.
Agresori ka qëlluar me 5 thika në bark bashkëshorten dhe ka urdhëruar: “Të mos guxojë ta prekë njeri me dorë derisa t’i dalë shpirti”, ndërkohë që i ka kërcënuar me armën e ftohtë në duar.
Më pas ka telefonuar vjehrrin duke i thënë: “Ju kisha paralajmëruar, por nuk e besonit se çfarë jam në gjendje të bëj. Tani vajzën e keni të vdekur”.
Kjo situatë ka vazhduar për 35-40 minuta derisa kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë arritur ta fusin me forcë në makinë.
Sipas dëshmitarëve, mësohet se autori i krimit i ka zënë pritë bashkëshortes 36 vjeçare, e cila po kthehej nga shtëpia e prindërve, të cilët jetojnë pak metra më larg, bashkë me djalin, të cilit do t’i merrte librat në shtëpi dhe do të kthehej sërish tek prindërit, pasi ajo kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin, ndonëse nuk ishte zhvendosur përfundimisht.
Dëshmitarët pohojnë se gruaja ka pritur që të shitet apartamenti, që të merrte pjesën e saj, në mënyrë që Edmondi të mos i linte të gjitha paratë në bixhoz.
Ndërkohë gishti i fajit ngrihet edhe ndaj gjykatës, e cila ka dhënë një urdhër mbrojtje, por i ka lënë të dy në një banesë, pa përcaktuar distancën që duhej të mbante i shoqi. Edhe pse gruaja ankohej për dhunë sistematike, gjykata nuk ka nisur një hetim për ngjarjen e rëndë.
ncncnc ca vrasje prej krimineli..plerat,,duhet te vdesin njerezit qe te marrin masat gjykata e sashenkes..
gjykata = 0
Me polici dhe gjykata nuk mund te ndalet kurre cdo shqiptar i cmendur (qe jan shtuar shum kohet e fundit) i cili vendos te vrase gruan, komshiun, shokun, vjehrin, ish dashnoren, etj, etj, etj.
Ky lloj vrasesi eshte nje race e cuditshme ne ket vend. Te nesermen thojn “isha i pire, nuk e di cka kam ba”
Me tmerron niveli gjakatar i nje pjese jo te vogel te popullsis ne ket vend. Nuk e kuptoj ku kena ra dhe ku po shkojm.
E kam thene disa here por TemA nuk i publikon komentet e mia ….
VETEM AUSCHWITZ!
VETEM DHOME GAZI PER KETO NJEREZ!
VETEM KREMATORIUM QE TE MOS T’I MBETET AS NAMI AS NISHANI, NJESOJ SIKUR TE MOS KISHTE EKZISTUAR FARE!
Sa rende dhe sa perjetesisht e ka goditur te birin ky i padenje te quhet as legen. Ajo e gjora se paku nuk jeton me ne kete shtet makaber ku ne te tjeret bejme sikur jetojm dhe ne fakt jemi deshmitare te tragjikomedive te perditshme… deri sa te vije radha jone…
Duhët të denohët me vdekje si prandaj me mire kriminelet te vdekur sesa familjet te trishtuara.