Strategjia e zgjedhjeve, Klosi: Ruajtja e votës dhe koalicioni

7 Tetor 2012, 16:02Politika TEMA

Identifikimi i zgjedhësve, ruajtja e votës dhe shtimi i rradhëve të koalicionit opozitar, përbëjnë boshtin kryesor të strategjisë së PS-së për fitoren e zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare. Sekretari Organizativ i kësaj partie, Blendi Klosi, deklaron në një intervistë për “AS”, pikat kryesore të kësaj strategjie për fitoren në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

“Të gjithë funksionarët e lartë të partisë janë të ngarkuar, të mirëorientuar, mirëstrukturuar, për të pasur mundësi që në çdo kontakt me qytetarët të shpalosin mirë arsyet përse njerëzit duhet të votojnë programin “Për një rilindje shqiptare”. Kemi një punë të madhe për të bërë në terren për të evidentuar zgjëdhësit shqiptarë. Rezultatet e para kanë dalë dhe shifrat janë të frikshme e për këtë PS duhet të bëjë një punë shumë të madhe. Kemi shumë punë për të zbutur informalitetin e madh në infrastrukturën zgjedhore”, deklaroi Klosi.

Ndërsa duhen edhe tetë muaj për të shkuar në zgjedhje, është planifikuar nga strukturat drejtuese socialiste, angazhimi në një aksion intensiv antiqeveritar i drejtuesve, deputetëve si dhe figurave emblematike të kësaj partie të grupuar në Këshillin e të Urtëve.  Ndërkohë që menaxhimi i votës ditën e zgjedhjeve përbën shqetësimin kryesor për socialistët.

“Mendoj që Kodi i ri Zgjedhor na ka dhënë më shumë hapësira dhe mendoj që me këtë Kod përfaqësuesit e PS-së kanë më shumë më tepër hapësira për të marrë informacion. Gjithë kjo luftë shkon në një gjë që duhet të ishte detyra kryesore e shtetit, të japi informacion forcave politike për të shkuar në këtë garë. Ne këtë informacion e morëm me një luftë shumë të madhe dhe tani kemi detyrën të zbatojmë strategjinë tonë, që është puna”, deklaroi Klosi.

Pjesë e strategjisë elektorale të PS-së renditen edhe marrëdhëniet me aleatët dhe përpjekjet për aleanca të reja. Synimi është rreshtimi në koalicion me PS-në i sa më shumë partive politike, qofshin këto edhe me program të djathtë, siç është edhe FRD e drejtuar nga Bamir Topi.

Një ditë më parë, Sekretari socialist për Zgjedhjet, Bashkim Fino, u shpreh se PS ka ftuar të bëhen pjesë e koalicionit të gjitha partitë që janë të interesuara për të rrëzuar qeverinë Berisha.

13 komente në “Strategjia e zgjedhjeve, Klosi: Ruajtja e votës dhe koalicioni”

  1. SKENDER BEU I VJETER says:

    HAPNI SYTE O BLEND DHE LERINI PORDHET ME STRATEGJIRA.DERI DO PLUMB.JA MORET INFORMACION ,PO NESE I VJEDH ZGJEDHJET KANIBALI DHE DEL FITUS ME VJEDHJE CVLERE KA INFORMACIONI QE DO MERNI.PREGATITNI GRUPE PER RRUAJTJEN E VOTES DHE GRUPE GODITESE NDAJ ATYRE QE JAPIN SHENJA TENTIMI VJEDHJEJE.DHE MBI TE GJITHA NGRINI POPULLIN ME KEMBE DUKE JU DHENE TE HANE DHE TE PIJNE PARA QENDRAVE TE VOTIMIT DUKE I MBAJTUR NE GADISHMERI TE NDERHYJNE KUNDER HAJDUTLLEQEVE DHE KUNDER POLICISE DHE BANDAVE TE PAGUARA USHTARAKE PARAUSHTARAKE QE DO BEJNE VJEDHJET KETE RRADHE ME SHUMICE PASI POPULLIN E KA HUMBUR SALIU.

    1. ka mundesi says:

      O Blend!
      Po cfare kujtoni ju, se kafsha nuk po i merr keto masa?
      Neqoftese ju keni per detyre per te ruajtur voten,kafsha ka detyre te vjedhi sa me shume. Ketu puna eshte te dali populli masivisht ne votime qe firot nga vjedhjet te jene minimale.

    2. EH says:

      Kam frike se; Edhe kesaj rradhe do jua fusi faktori nderkombetar ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/beni-mondi-affaire.html

    3. altin says:

      Skender-Beu, i ke rene pikes. Nuk ka alternative tjeter PS vec ruajtjes se votes me cdo menyre. “Strategjirat” jane sebepi per per justifikimin e deshtimit te neserm.
      Mire eshte qe Rama mos ti “besoje” shume eksperteve te tij, por tu kerkoj deputeteve te ngrene njerezit ne kembe diten e zgjedhjeve.

  2. ILIRET says:

    Z.Klosi! Jo vetem identifikimi i zgjedhesve, por edhe motivimi i tyre. Ju thoni se jane intruktuar strukturat dhe deputetet dhe po punojne per kete qellim. Une ju them se te gjithe genjejne.. Deputetet mashtrojne. Ata punojne vetem per te futur veten ne lista. Nuk takohen me njerezit. Nuk kane identifikuar votuesit sidomos, ata indiferente si dhe ata te lekundur. I njihni kategorite e zgjedhesve qe nuk votojne?Nuk besoj se i njihni.
    Ruajtja e votes. Kryesoret jane qendrat e votimit, aty behet nami. Keni njerez per ne QV, jeni ne rregull, nuk keni, pergatituni per humbjen e radhes…!

    1. Fiona says:

      Blendi, pikesepari krijoni sigurine brenda vetes dhe mos lejoni luften brenda llojit. Vetem pas kesaj mund te hidhni syte per aleanca te mundshme. Natyrisht, rreshtimi rreth liderit eshte nje taktike qe vjen vetiu me afrimin e dites se zgjedhjeve. Motivoni njerezit, kjo sjell sinergji.

  3. LORA says:

    Sot,Artan Laze,nje nga anetaret (ne ikje ) te KQZ-se na ben publikisht me dije merakun e tij,shume te drejte,per mungesen e rregullores se punes se KQZ-se.Mos edhe kjo, eshte nje nga sigurite qe na jep Blendi Klosi????? Me kaq sa thote me siper,zotiBlendi,vetem me ben me dije se funksionaret impotente te Klosit do te bejne te njejten gje si me 2009-en e 2011-en;do te jene me kilometra larg manipulimeve te dr.dhjeramanit.
    Si do ta garantoje nahija e Klosit mosvotimin e shumefishte?????Po listat,qe deri me sot,nxjerrin me teper votues se banore ne Shqiperi???

  4. bushi says:

    More, keta horra te kuq provokatore, qe bejne sikur nuk e kane kuptuar pergjigjen e qarte e te prere mohuese te drejtuesve kryesore te FRD, cfar kerkojne akoma? Sidoqofte, ajo qe nuk po e kuptojne, eshte puna pa dashje po punojne ne favor te kesaj alternative te re te shpreses se rilindjes se besimit ne ardhjen e demokracise se vertete (pa komuniste e spiuna) ne vend. Dhe, ky pinjolli i mesiperm i Kloseve te kuq, si dhe te tjeret, le te vazhdoje te punoje per alternativat e reja, qe ua kane prishur tashme gjumin dy “zonjave” te vjetra…

  5. tomori i beratit says:

    O Blendi.VOTA ne Shqiperi, me vjen keq qe po ta them ty, sepse ndofta e di me mire se une por po ta perseris. AJO mbrohet vetem me GJAK.

  6. Tepelena. says:

    PS,ishte dikur partia kryesore opozitare…ndërsa tani kanë ndryshuar shumë gjërat…!Tani më saktë mund të thuhej:Ps,është ndër partitë kryesore opozitare…por jo e vetmja…Menaxhmenti i punës së PS..nuk mund të bëhet sidomos nga Klosi…B.Klosi është një figurë që i humbet pikë asaj partie…Madje sapo e dëgjon këtë politikan…të vjen në mendje krahasimi:Do të ishte njësoj sikur këtë punë për Partinë socialiste ta bënte i dërguar i berishës..Bodja…Kaq efiçent është ky bledi…!-
    -Përpiquni më mirë o ju të PS…të arrini koalicjone me AK e FRd…(por jo me Ndokën..a me Metën që kërkoni,ka ikur ajo kohë..)…se sa të ushqeni idenë se do të fitoni të vetëm zgjedhjet..

  7. Din Kruja says:

    O Blendi,i gjati i PS-se te ka vene ne detyren e sekretarit organizativ ne funksion te endrres se tij per t’ja nxjerre themelet PS-se. Je personi me i besueshem tek krahu tjeter. Po te ishe tamam i majte, “Klani” s’do ta mbante asnje dite ne pune tet shoqe. Je ne konflikt te paster interesi me detyren qe mbulon ne PS. Po te ishe i sinqerte me te majten vete ti duhej te jepje doreheqjen nga te gjitha funksionet qe mbulon ne kete parti, perfshire dhe mandatin e deputetit. Por mbasi si puna jote tek PS-ja jane shumica e pjestareve te forumeve drejtuese te saj, qendro dhe ti aty deri sa ta varrosni ne qershor 2013. Me kontributin e Ed Rames dhe ushtareve te tij, si modeli yt, Partia jote do te ishte e lumtur po ti kape 15 % te votave. Prandaj dhe LSI nuk largohet nga istikami qe ka zene djathtas prej disa vjetesh.
    Kur flet per aleanca me parti te tjera perfshire dhe FRD, me teper e ben per diversion, me detyre te”posacme” per tu demtuar imazhin atyre. Ti e di mire qe cdo aleance e AKZ \, FRD e te tjerave me PS-ne do ti shkaterronte keto Parti, pasi ato shpresojne te marrin me shume vota djathtas dhe ne qender. Koalicioni me PS-ne do ti conte per te kerkuar vota majtas dhe ne qender.
    Ne mbyllje Blendi te them se e dime se sa e ruan voten e majtisteve. Dha shpjegime te qarta edhe ndermjetesi i takimit te Lalzit. Detyren e hyzmeqarit te PD-se ke vite qe e ben ne menyre brilante. Aferim te qofte! Mbas qershorit 2013 dhe shperndarjes se PS-se me shkon neper mend se ti, Kac Islami dhe te tjeret qe nuk jeni biznesmene, nuk do ta keni te veshtire te kapni detyra te larta ne administraten shteterore, qofte dhe ministra.

  8. luis says:

    Fitorja ne favor te opozites do jete jo vetem e padiskutueshme por e paparashikueshme.
    Dy pika kryesore e bejne kete fitore qe nuk duhet diskutuar.
    E para njerezit jane te vetdijshem qe per te rrezuar Berishen dhe qe te mos kete me mundesi per tu ankuar si me 1988 se votat u moren me gryken e armeve te votojne dhe jo te bejne sehir ne saje edhe te nje angazhimi te strukturave te partise me njerez te devotshem qe do u japin zemer dhe do u rrine prane duke i nxitur te votojne dhe ceshte me kryesorja duke pasur ne krahin kundershtar njerez te inkriminuar eshte menduar qe edhe opozita te kete njerezit e vet ose sic mund te quhet ndryshe ata qe nuk i pertojne belase per tiu kundervene cdo mundesie te pales tjeter per manipulim me ane te forces dhe ryshfetit,cka ne kete te fundit eshte menduar qe keta njerez te jene jo vetem njerez qe vertete jane militante te flakte te opozites por edhe te mirpaguar per te mos lejuar te manipulohen ne kete drejtim.
    E dyta faktori nderkombetar eshte vene ne levizje me forma te ndryshme por qe do shihen me vone ne punen e tyre qe Berisha te pesoje humbje spektakolare si nje njeri i panevojshem pas nje periudhe te tejzgjatur ne pushtet ku shkak kryesor qe eshte edhe ne favorin e tyre sepse si nje person gati ne humbje te ekuilibrit mendor kerkon te beje aleanca me vende qe jane te shigjetuara per keq nga faktori nderkombetar dhe qe po shihen qarte se si pasoje e keq qeverisjes se tij bandat kriminale shqiptare jane bere shqetesim per europen me trafiqe armesh,landeve narkotike dhe te prostitucionit.

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Lamon & Brothers dhe shume banka te tjera falimentuan sepse drejtuesit e tyre keq perdoren drejtimin e tyre!!! Falimentimi i bankave nuk erdhi nga fakti qe policija apo forcat e tjera te sigurise nuk arriten ti ruajne ato. Falimentimi erdhi nga vete drejtuesi e bankave !!!!
    Fallimentimi i zgjedhjeve ne Shqiperi ka ardhir si pasoje e drejtuesve te ketyre zgjedhjeve Krim Berishes, Nano, Rama, KQZ, OSBE et, etj….
    Zgjedhjet e ardheshme do jene nje fallimentim akoma me spektakolare se te tjerat pasi psikopatia e krim Berishes vjen duke u renduar !!! Dhe ju keni firmosur kodin e kapitullimit !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje