Artan Laze: Në KQZ rrjedhja e mbledhjes ndryshohej nga një ‘sms’ që vinte

7 Tetor 2012, 14:36Politika TEMA

Ish-Anëtari i KQZ, Artan Laze, është rrëfyer sot për Shqiptarja.com për vështirësitë që ka përballuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2009 e 2011, përballë Ristanit e mazhorancës. I pyetur nga gazetarja Artemisa Hoxha ai është shprehur që gjatë punës nuk kanë pasur presione direkte, por presioni psikologjik nga ajo çfarë thuhej në Kuvend, në media e në jetën e përditshme. Ai kujton se “në disa raste ndonjë sms bënte që rrjedha e mbledhjeve të merrte drejtim tjetër, e ku nuk bëhej dot e mundur, kërkohej kohë nga shumica që të shtyheshin mbledhjet për gjoja konsultime. Them gjoja, se me kë konsultoheshin? Përveçse jo me ne, asnjëherë nuk e kam marrë vesh.” Nisur nga kjo Laze propozon që në kodin e ri zgjedhor të mos lejohen telefonat gjatë mbledhjeve të KQZ dhe mbledhjet të mos shtyhen pa arsye ligjore.

Ndër problemet e punës, Laze kujton që rregullorja e punës e kërkuar nga opozita me ngulm, ende nk është miratuar. Probleme kishte me listat e zgjedhësve pasi “Ministria e Brendshme nuk ka qenë korrekte në raportimet e saj. U tolerua si gjithmonë ngritja e vendeve të votimit në ambiente private…” Laze gjithashtu kujton se “Nuk u respektua siguresa e Kodit që dy anëtarë të kenë të drejtë të kërkojnë prova e ato të mos refuzoheshin” si dhe “marrëdhëniet shumë të ndara mes kryetarit e nënkryetares pasi kjo e fundit nuk u lejua të përmbushte detyrën e saj si detyrim ligjor i sanksionuar në Kod…”.

Laze, në fund e mbyll duke shprehur besim që një femër kryetare mund të sjellë një frymë më tolerante dhe se do t’i kthehet profesionit si gjyqtar.

http://respublica.al/artikuj/2012/10/07/artan-laze-ne-kqz-rrjedhja-e-mbledhjes-ndryshohej-nga-nje-sms-qe-vinte

10 komente në “Artan Laze: Në KQZ rrjedhja e mbledhjes ndryshohej nga një ‘sms’ që vinte”

  1. HORRI bulevardit says:

    Ti thua se nje femer mund te sjelli fryme tolerante, por me qellu ndonje femer si Zhozi apo Mersila Doda, si tja bejme pastaj.

  2. I-lir says:

    Po nga i gjejne keta eunuke mendore e seksuale ?! Sa largohen fillojne e tregojne, sa jane aty rine si mumje egjipti gek mek se ne bejne, ul e ngri doren me urdher. A na tregon ky eunuk se kur te pakten ka votuar apo ka pasur ndonje mendim ndryshe nga n/kryetarja? Ja ky eshte anetari dhe intelektuali eunuk qe ka bere dhe mbikqurur procesin zgjedhor.

  3. kel ukaj says:

    E mjaftueshme kjo deklerate qe shteti te nderhyeje per sekustrimin e celulareve dhe arrestimin e ketij komploti kunder kushtetutes. Por meqenese shtet nuk ka pasi shqiptaret jane barbare e nuk organizohen ne “polis” e ne shtet atehere themi, rrofte Sali Krimineli! Poshte Shqiptaret!

  4. keli says:

    O Kel Ukaj po mesazhet Rama ja dergonte ketije majmuni.
    Metoden e sms eshte metoda e Rames me depudet.A nuk ju dergoji sms dilni nga greva e urise?Dilni nga salla e parlamentit per kodin penal?E sa e sa here.

  5. buni says:

    gjeja me minimale qe mund te behej eshte qe celularet te hiqeshin nga perdorimi per te gjithe punonjesit e zgjedhjeve duke filluar nga perfaqesuesi me i thjeshte i qendres se votimit e deri tek kryetari /a e kqz

  6. tironci says:

    O tano? Pse flet mer lal per sms? Thuje mer lal qe ED Roma te ka marre ne telefon dhe te ka sha me liber shpije! Mos na trego sms mer Burre i dheut!!!!!

  7. GENCI says:

    ah more artan meqe ke shpetuar pa e ngrene ndonje shpulle pas veshit mire eshte puna.

  8. Uarda says:

    Me z.Laze kam njohje personale. Ka qene gjyqtar ne Gjirokaster dhe atje eshte njohur me Ramen. Thone qe ka patur dhe nje raport dashuror mes tyre. Bile thone qe disa shprehje te simpatise se z.Laze per z.Ristani, u bene shkak i prishjes se tij me z. Rama.
    Megjithate problemi qe ai ngre, qendron.
    Dhe z.Laze i ka shume inat gjerat e ngritura. Kembengul fort derisa i ul. Me cdo mjet!

    1. ska rendesi says:

      Po ti u bere xheloze keshtu, se ta kaloi ty ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje