Përveç një personi që ishte roje, nuk gjen askënd aty. Drejtori i Albpetrolit, Ferdinant Murati, që njëkohësisht është dhe kryetari i Partisë Demokratike për degën e Fierit, ka marrë urdhër të mos ketë asnjë komunikim me median. Është ky i vetmi informacion që jep roja në hyrje të Albpetrolit. Sa i përket punëtorëve, 4325 vetë, që figurojnë aktualisht në borderotë e “Albpetrolit”, janë shpërndarë si mizat e dheut. Asnjëri prej tyre nuk pranon të flasë, ndërsa frika e humbjes së vendeve të punës qëndron si shpata e Demokleut duke i kërcënuar bukën e përditshme. Naftëtarët Bisedat për privatizimi i “Albpetrolit” gëlojnë në të gjithë qytetin e Patosit, sepse shumica e familjeve të këtij qyteti mbahet me punën në sektorin e naftës. Për momentin kryetari i PD për degën e Fierit është perëndia që i falen për hir të bukës së përditshme naftëtarët e zonës. Patosi, qyteza e ndërtuar për nxjerrjen dhe përpunimin e naftës, në vitin 1946, duhet të ishte një ndër më të pasurat në vend. Nuk ke nevojë për statistikat zyrtare të papunësisë për të kuptuar që qyteti i vogël vuan varfërinë. Nëpër lokale kafeja kushton 300 lekë të vjetra, sepse klientela është kryesisht nga të papunët që janë në mazhorancë. Nënkryetari i Bashkisë së Patosit, Artan Velçani, thotë se njerëzia aty mban frymën gjallë nga emigracioni, kryesisht Greqi dhe në Itali. 45 përqind e popullsisë jeton me ndihmë ekonomike. Pjesa më e madhe e banorëve të Patosit janë naftëtarë ku për më shumë se 30 vjet kanë shërbyer në sektorë të ndryshëm të koorporatës “Albpetrol”. 43 vjet punë, tani pa pension Në Patos ziejnë më shumë bisedat se si u shkatërrua ndërmarrja që në fund të viteve 80-të numëronte 25 mijë punonjës e nxirrte 2 milion e 20 mijë ton naftë në vit. Për 22 vjet, “Albpetrol” është trajtuar si ndërmarrja për të ushqyer gojët e pangopura të militantëve nga radhët e forcave politike. Këtë të thotë Muza Gazhaj, naftëtar me kategorinë e 7-të. Musai ka punuar 43 vjet në ndërmarrjen e “Alpetrolit”. Sot është i papunë dhe nuk gëzon asnjë pension. 70 përqind e mushkërive nuk i funksionojnë për shkak të gazit që ka përthithur gjatë gjithë jetës së tij. Në vitin 2010, Musa Gazhaj sëbashku me qindra naftëtarë të tjerë u pushuan nga puna. Vendimi u bazua mbi reformën në prag të privatizimit të ndërmarrës, por Musai thotë se reforma nuk ishte gjë tjetër veçse zëvendësim emrash me militantë . “Unë, edhe pse isha me kategorinë e 7-të u pushova sëbashku me qindra shokë të mi. Nuk ishte reformë, por zëvendësim emrash me militantë politikë. Po të shoshësh sot listpagesat e Albpetrolit, punëtorët janë mësues, agronomë apo dhe fshatarë që nuk kanë asnjë eksperiencë në fushën e nxjerrjes dhe e përpunimit të naftës. Shumë sektorë të ndërmarrjes janë të mbyllur dhe të punësuarit marrin rrogën kot duke qëndruar në shtëpi. Ndërsa ne detyrohemi t’i drejtohemi gjykatës për të përfituar të paktën një pension. Kam filluar punë në Alpetrol qysh fëmijë, tregon Musai,- aty kam gjithë jetën time dhe mos të marr një pension është e tmerrshme”- thotë Musa Gazhaj. “Nuk bëhet fjalë për t’u pasuruar, por për bukën e gojës.”,- shton Musai. Të njëjtin fat kanë Durim Xhaxhaj e Çuman Çela që janë në mesin e 1924 naftëtarëve të pushuar nga puna në emër të reformave, që ata i konsiderojnë vetëm politike. I janë drejtuar gjykatës për zbatimin antiligjor të reformës. Naftëtari i kategorisë së shtatë ende sorollatet gjyqeve, ndërsa të tjerët kanë preferuar të heshtin në pritje të mëshirës së padronëve të rinj. Shkresa që firmosi Murati Ndërkaq, disa shihen si të nënës dhe disa si të njerkës. Ekzistojnë një sërë shkresash që drejtori demokrat i “Abpetrolit”, Murati, i ka firmosur për pagesën e të paktën 92 personave. Sipas kësaj shkrese, e firmosur më 1 janar të vitit 2011 nga Ferdinand Murati, ata trajtohen me një rrogë mesatare prej 290 mijë lekë të vjetra. Sipas naftëtarëve, një pjesë e mirë e tyre as që janë punonjës të shoqërisë./shekulli
O MUSA ME QENE SE MESUESIT E PD TE KANE REMBYER PUNEN,PENSIONIN JETEN,TI I VDEKUR SE I VDEKUR JE.PO TE MESOJ NJE GJE TE VOGEL SI TE PERPIQESH TI DHE SHOKET E TU.E DI QE NUK KE MUNDESI TE HAKMERESH ME BERISHEN SEPSE MBAN ANTIPLUMB,POR ME FERDINAND MURATIN,TURKUN E SULLTAN MURATIT MUND TE HAKMERESH.BEJI PRITE DHE HIQJA KOKEN DHE DREJTESIA VIHET NE VEND.BASHKOHUNI O TE MJERE DHE TE MUNDUAR NAFTETARE DHE LUFTONI ME CDO MJET NE NUK DONI TE VDISNI SI MIZAT QE I SHTYPIN ME KEMBE.ANKIMET DHE QARAVITJET NUK I DEGJON KUSH,AS EVROPA AS AMERIKA SE KANE HALLET E VETA.DILINI ZOT VETVEHTES.
Po te vdekur e te vdekur jeni,cohuni behuni Herojne.
Jo vetem bla bla bla.
P.sh. Bujar Cjapi injorant,trafikant,pergjegjes i burimeve njerezore ne Albpetrol,ky inorant qe nuk di shkrim e kendim si mund te vleresoje specialistet e naftes….Ferdinant Murati nuk di per vete ku bie nafta se eshte mesues fizike dhe familjen e ka ne Kanada..Enkelejda krye hajdute qe u ka mbijetuar te gjitha partive,Turi kryehajdut ,po ju iken thella e vjedhjes nga dora,per te mos folur per veterineret ,agronomet,arsimtaret dhe fshataret qe nuk vene fare ne pune ,por me skandali eshte qe paguhen njerez qe nuk jane fare ne Shqiperi,nje investigim i thjeshte mund te gjeje ata qe jane jashte dhe paguhen ketu.Permasa e asej qe ka ndodhur ne Albpetrol eshte katastrofike prandaj gaetareve dhe partive opozitare ju del detyre qe te hetojne per keto skandale
aaaaa,naftetari,korrigjohu te lutem,,Enkeleda,ka ardhur drejtoresh ne qark,ne drejtorine e turizmit,,,,jooooo mos qesh te lutem,,pse kot e kemi gjithe ate vajze ne….po e kemi ze–dhenesen e LSI,mor te marrte e mira,,pse pa pune do rri ajo,,,hehe apo nuk me ka dhe gjithe ate *shoqeri*,me prefektin,,ehe i nderuar naftetar,eshte i LSI dhe perfekti,,dhe shoqerine e kane perfekte,ik andej rri pa pune ti dhe une,,aha nuk jemi as te shoqerise,po une se per ty se di nuk jam as e partise…eshte histori e vjeter,nuk me ka dashur qe ne kohen e *xhaxhit*,partia e F.Muratit,,,hahaha shyqyr o perendi qe nuk na ke lene ne nivelin e ktyre!!!!
Shkrim qe trajton nje realitet jo te hidhur, por kriminal. Aq vjedhje jane bere ne Albpetrol nga ky Sulltan Murati, sa varjen ne litar nuk e meriton. I duhet prere mishi me gershere.
Me qindra anetare te PD, marin rroga, pa punuar. Eshte bere mire tani. Askush nuk e njeh ate qe mer page, pasi leket terhiqen ne banke. Keta njihen vetem nga bisedat e drejtperdrejta qe behen rastesisht me te.
– Ku punon, shoku? Po hic, o ! Ja mar nje page nja 400 mije leke andej nga Albpetroli. Pse, ka vdekur PD-ja ?
Nuk e di a do ti futet kush, ndonjehere, ketyre abuzimeve skandaloze qe po ben Sulldinand Murati ne Fier dhe sidomos ne Albpetrol ?
Edhe nëse do të bëhet ndalimi i kësaj vjedhjeje masive në emër të pd…një gjë dihet!Eksperienca e hidhur e shtetit grek…është adaptuar dhe përshtatur më së miri edhe në Shqipëri…!Por…sikur vetëm në naftë ka abuzime të mëdhaja….Po në farmaceutikë,ilaçe,spitale,arësim,administratë,asistenca sociale…e abuzime me tendera,e të tjera pa fumd…!Kudo ku ka para dhe përfitime të tjera materiale…!Prandaj,qeveria që do dali nga zgjedhjet e ardhshme…nëse nuk është përsëri PD…(ka pak gjasa të jetë…)Do ketë shumë punë për të bërë…Një punë të vështirë…të cilës po ti shkojë deri në fund….mund të mbetet përgjithmonë në pushtet…!Edhe në kohën e Zogut..nuk ishin më të mëdha abuzimet me pasurinë e vendit….Ai do të mbahet mend si njeriu që e shiti Shqipërinë tek të huajt….Deri më sot..Se në këtë kohë kemi një tjetër grabitës dhe armik të pasurisë dhe plaçkës së shqiptarëve….!në vitet që do pasojnë nëse ndërrohet qeveria…Shqiptarët do të marrin vesh të vërtetën e tmerrshme dhe të hidhur…!
Ah sa ka per te shkruar ketu….nuk mbaron vetem me mjerimin e atyre te papuneve,po shiko ata qe jane te detyruar te punojne.100 mij lek te vjetra do tia lene atij te fortit qe i mban ne pune,atij qe e rregullon me shefin e madh F.Muratin.Ngelen me pak se 200 mij te vjetra,po nga nje bingo ne kerkim te nje parajse,te nje fati qe i ka mallkuar qe diten qe linden aty,po dhe nje gote raki e pine,sepse nuk ka si te perballet fytyra e gruas se *eger*,kur vete te shtepia,sepse ajo nuk di as çfare te bej me pare me ate lemoshe…Keshtu pra 1 ne 5 familje jane te ndare,mesataria 2 kalamaj,dhe ata qe ne teori jane familje rrojne ne kufijte e ekzistences humane.12 vjeçaret ,vjedhin tubo ,i shesin per hekur,lene shkollen ..kur ti u thua qe jane ne rrezik ,qe luhet e ardhmia e tyre nqs lene shkollen,ata me shohin dhe me qeshin ne fytyre duke me thene:i vetmi rrezik qe kemi eshte se mos hame ndonje plumb nga rojet e bankersit,ose nga te zotet e tokave ku futemi.Dhe ty diçka te perzihet ne stomak,sepse nuk di çfare tu besh.Shkon te SHSSH,sepse je e sigurt qe perball ktij mjerimi ata do bejne diçka ,patjeter,,,ehe te shohin te çuditur,dhe te thone :ju keni ardhur te interesoheni per dike,qe se keni asgje????po pse çte duhet ty????dhe atje ti meson qe DRRRRRREJTORRRRRIIIII eshte i PD,nje ish-polic,qe ka bere part-time ekonomikun,rryshfetet i numuron mire ,jua garantoj,jooo keshtu te pret ai ,sepse eshte kurioz,do te dije kush je ti,ajooooo qe nis ate makinen e madhe,,nejse shikon qe ka te beje me dike qe pppfffff,eshte mesuar andej ,andej jashte mo,nga ajo europa,qe do integrohemi,dhe nxjerr sekretaren ,ate militanten e kendeshme,qe eshte imitim i keq i nje prostitute volgare,dhe te thote:jo zonje nuk u takon ndihma ekonomike,sepse kane toke…Kane toke ???Edhe??s’kane toke e ka bankersi,po u rrezon dhe shtepite,jo me toke…Dhe del qe aty me nje tmerr me te madh sesa ai i mjerimit,sepse ky eshte shteti,ai shteti qe te perfaqeson,te integron dhe zoti te me ruaje,ato zyra qe ne teori une duhet te punoj,jam specializuar per kte pune….mos o zot,do punoj me dr-militantin e PD,aaa, se harrova emerimin e firmos F.Murati,por habia me e madhe ishte se duhej te veja une te zyra e atij,,,me erdhi per te qeshur ,thashe se po benin shaka—jo nuk vajta –po as ai nuk firmosi–ehe ska problem ,mua nuk me duhet asgje,por talljen dhe mjerimin ku i kane zhytur kta njerez,sepse nuk eshte rroga qe u kane hequr,eshte dinjiteti,krenaria e te qenit kryefamiljar,mundesia e mbajtjes se familjes,e shkollimit te femijeve,dhe po ekzagjiroj paksa,bleria e nje fustani te ri per gruan e vet,sepse ka akoma ato qe kur eshte martuar–Njerez,une nuk mesohem dot me kte,por i shoh perdite,perdite me vjen nje histori me e keqe se ajo e dites se djeshme—-eh kto nuk di kur dhe si do rregullohen,por FERDINAND MURATIT,PD E GJITHE LAVIREVE BURRA APO GRA QOFSHIN TUA MBAJ ZOTI NE LLOGARI GJERI TE BREZI I 10,dhe prape nuk do jem e kenaqur!!!!!!
Nga i ke gjetur ato 25000 punonjes te naftes ti ore alifmatrak arithmetike;Kombinati Metarlurgjik qe kishte afersisht 50 fabrika e kishte totalin 7000 punonjes duke futur ketu edhe ato ndertuesit e asaj vepre.Ore por ai sektori i naftes as nuk i kishte 3000 punonjes .aman ore aman per te pashkolluarit komuniste.prandaj humbi PPSH sepse kishte futur ne krye te shtetit idiotet e injorantet e pashkolluar si ky qe deklaron 25000 punonjes ne sektorin e Naftes.Tru i difektuar Laberie.