Nga Eliza Dushku tek Eliverta Çoçka

7 Tetor 2012, 20:11Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Eliza Dushku bashkë me Angjela Martinin e disa shqiptarë të tjerë që kanë bërë karrierë nëpër botë, u mblodhën nga qeveria e Tiranës për një veprimtari që nuk merret vesh se çfarë është: promovim i kulturës shqiptare nëpër botë apo promovim i borgjezisë së re klienteliste të Tiranës. Kumbara e kësaj ngjarjeje është Lulzim Basha, i cili, me stilin e orientalizmit provincial, ka sajuar një “ballo” të madhe për të bërë fotografi me shqiptaret e shqiptarët e famshëm nëpër botë. Ajo që bie në sy është skota e madhe e qeverisë dhe klientëve të saj pasunarë që bëjnë fotografi me artistet e famshme për të ekspozuar fustanet e shtrenjta, byzylykët dhe kilogramët e florinjve hedhur rreth qafës. Ky lloj manifestimi ka tipologjinë dhe paradigmën e vet në traditën provinciale e patriarkale shqiptare. Ai të kujton haremet e pashallarëve të kohës së Turqisë, ku pashai i madh mblidhte në oborrin e tij njerëz të dëgjuar e shtronte darka e dreka pafund. Në këtë mënyrë, pashai i madh identifikohej me njerëzit e famshëm e të gjezdisur dhe fill pas kësaj, skribët e oborrit dhe përhapësit e opinioneve thurnin legjendat për dituritë e veçanta të pashait të madh që i kishte befasuar të gjithë, jo vetëm me sytë që picërronte, por sidomos me “mençurinë” dhe horizontin e gjerë. Ardhja e zonjave nga SHBA-ja apo vende të tjera të botës si shqiptare të famshme është një investim parazitar që bëhet si një lloj parade mode dhe ku nuk promovohet asgjë shqiptare, përkundrazi, aty shfaqet vaniteti fshataresk i një qeverie orientale, që mbledh një lloj cirku shëtitës dhe i vë ardhësit që të këndojnë apo të pozojnë me qeveritarët e lartë të këtij vendi dhe me servilët e pushtetit, për të krijuar modelin e shtetit sulltanor apo të udhëheqësve të ndritur që meritojnë lavdërimet e të gjithë shqiptarëve të njohur e të panjohur nëpër botë, për dritën e bardhë e për shkëlqimin që i kanë dhënë Shqipërisë komunisto-demokratike. Ndërkaq, ti, e nderuar zonjushë apo zonja Eliza, duhet ta dish se kryetari i Bashkisë së Tiranës që të pret ty me hosanara është një ish-ministër i Brendshëm që ka urdhëruar vrasjen e katër demonstruesve. Nuk e di si ndjehesh kur i jep dorën Lulzim Bashës? A nuk të duket se që andej kullon pak gjak? Nuk e di a të kanë thënë se në ditën e në natën që ju bëni ballo e hargaliseni nëpër hotelet luksoze të Tiranës, dhjetëra të burgosur politikë po bëjnë një grevë urie dhe po vetëflijohen, sepse pushteti i kryeministrit me të cilin ti pozon, nuk po i dëmshpërblen për vitet e rënda të burgut. Më në fund, nuk e di a të kanë thënë që përpara se të vije në Shqipëri për ballon me maska që po organizon qeveria e Lulzim Bashës, në një fshat të Korçës u sharrua me plumba kallashnikovi një grua. Ajo quhej Eliverta Çoçka dhe në kushtet e një mjerimi të skajshëm kishte zgjedhur të shiste trupin e saj që të ushqente fëmijët. Po le ta themi troç i pëlqente edhe aventura. Kur tradhtoi të dashurin e parë dhe u lidh me një të dytë, aty filloi edhe tragjedia. Shqiptarët janë aventurierë dhe dashnorë të marrë. Mirëpo tani ata rrinë edhe me kallashnikov në krah. Shtypi ka raportuar se ajo, atë natë që u vra, i shkroi të dashurit të parë se tani ndodhet në krahët e një tjetri. Ai u nervozua dhe gati u çmend, madje u çmend vërtet. Mori kallashnikovin dhe u nis te vendi ku Eliverta po bënte dashuri me të dashurin e dytë. I vrau të dy, vrau edhe veten. Një histori pasionante që po ta lexosh në një roman të mahnit me tragjizmin, ndërsa kur e lexon në gazetë si një ngjarje reale të trishton. Mirëpo morali që ka ndërtuar qeveria për të cilën ti pozon dhe jep ballo, ka ndërtuar një opinion hipokrit e arrogant që Elivertën e paraqiti këto ditë si njeriun më të ulët, si femrën më pa moral të botës, aq sa shtypi gati nuk e dënoi me vdekje të dytë. Trupin ia lanë në morg derisa erdhi familja e saj dhe e varrosi në fshatin e lindjes. Mua më dhimbset Eliverta dhe dhjetëra Eliverta të tjera që detyrohen të shesin trupin e tyre për të mbajtur familjen apo që e bëjnë thjesht për pasion. Në historinë e shoqërisë njerëzore janë përplasur dy paradigma. Në njërën anë është tipologjia e Ema Bavarisë, në anë tjetër tipologjia e dekorit femëror të pushtetit apo të sulltanateve. Besoj e ke dëgjuar që edhe modelja e famshme Naomi Kampbell u përfol se kishte marrë si dhuratë një diamant nga diktatori Tejlor. Edhe në rastin tuaj Eliza, ti dhe ata që vijnë në Tiranë për të bërë ballo me maska me qeverinë e Tiranës, e kanë të kotë që na fshihen pas folklorit nacionalromantik. Ju duhet ta dini se honoraret për ju, biletat apo paratë që ju merrni për shërbimet që po kryeni në Tiranë, për fat të keq, nuk janë shpërblim për aktin tuaj heroik në shërbim të atdheut, janë pagesa për shërbimet që ju i bëni udhëheqësve të korruptuar të këtij vendi dhe vrasësve të opozitës. Sot tipologjia moderne e njerëzve të famshëm është që të dhurojnë për të tjerët që kanë më pak, sepse ju dhe të tjerët si ju, kini qenë me fat dhe në çdo vend demokratik, solidariteti dhe humanizmi janë principet bazë. Ndaj unë do ta mirëkuptoja misionin tuaj, në qoftë se ju do të kishit ardhur në Tiranë vetëm, pa ftesën për të bërë ballo me maska me një qeveri të korruptuar e vrasëse si ajo e Tejlorit dhe të kishit shkuar fjala vjen në familjen e Ziver Veizit dhe t’i kishit paguar shkollën për një vit asaj vajze jetime, babai i së cilës u vra nga Lulzim Basha e Sali Berisha. Ose të kishit shkuar e të vizitonit të dënuarit politikë dhe me të ardhurat tuaja apo me ndonjë fushatë të nisur prej jush, të mblidhnit fonde për dëmshpërblimin e tyre ose më në fund, të kishit shkuar edhe në familjen e Elivertës së gjorë dhe të kishit bërë një dhuratë për fëmijët e saj jetimë, të cilët vuajnë dy fatkeqësi: humbjen e nënës dhe peshën e madhe të moralit që u ka hedhur mbi supet e njomë shoqëria jonë e çmendur, idiote dhe hipokrite. Ndaj në këto kushte, unë e ndiej veten më shumë bashkëqytetar fatkeq i Elivertës dhe nuk krenohem aspak me ju. Përkundrazi, e ndiej veten keq kur ju shoh të pozoni me lloj-lloj grash me fustane të shtrenjta e me varëse floriri që peshojnë disa kilogramë. Këtë Shqipëri unë nuk e dua, mbajeni për vete dhe promovojeni për të kënaqur epshet dhe lakminë tuaj, mua më mjafton Shqipëria e Elivertës. Shqip/

50 komente në “Nga Eliza Dushku tek Eliverta Çoçka”

  1. Dora G. says:

    E dhimbshme zoti Ilir. Po ne,fatkeqsisht, jemi mesuar ti kalojme keto me nga nje gote uje: “Cudia me e madhe 3 dite zgjat”
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/angela-martini-striptease-video.html

    1. Vlora1912 says:

      Pergezime Zoti Yzeiri.
      Asnjeher se keni ulur steken/fuqin e shkrimeve Tuaja.

      Sot Patriot I verte eshte ai qe thot “O sa keq me qen Shqiptar”, me sa duket
      ashiqare vetem personat e ballove te tilla ndihen mire me kete lloj Shqiperie. …….
      po ata Jan pak…. shum pak… me pak se 1% e shqiptarve

      1. Ben Chicago says:

        Nje idjot i vertet,nje vrasje ordinere qe ndodh kudo e lidh me mirenjohjen qe nje artiste e hollivodit ka per origjinen e saj.Dhe kommentet e injoranteve te tjere staliniste.O zot cfare kafshesh!!!

        1. e verteta says:

          Ben Chicago vazhdon te mbetesh nje idiot po pike shprese permiresimi. Edhe ato te dyja qe kane ardhur nga SH.B.A. e shesin trupin ne nje fare menyre. Ky eshte morali i jetes se bukurosheve andej. Prandaj mos shit dengla por ri ne ate dashakeqesine tende o i mjere.

        2. tironsi says:

          Kafshe je vet! Ca tipa si ty e mbajne ne kemb kete kryeminister kafshe qe po na merr frymen te gjitheve!

    2. Taulant says:

      Prisni qe Eliza te “lexoje”Berishen dhe Lul Bashen???
      Kush eshte Eliza ne fund te fundit?Po Anxheles se shkrete pse i bini ne qafe?Ajo di vetem te dali me breke ne foto , e shkreta.Kaq di.
      Po ne qe e votuam Berishen nuk kemi faj??
      (Ai qe e vodhi nuk ka faj fare?)
      Shkrim ne vazhden e justifikimeve per paaftesine tone per te qeverisur ne menyren e duhur.Absurditete te tilla degjojme qe shkojne deri ne ate pike sa fajesojne shqiptaret e Kosoves per zgjedhjen e Saliut.
      Te gjithe kane faj!
      Vetem ne votuesit ketu ne Shqiperi nuk kemi faj!

  2. shvejk says:

    Koncert ne vitin 1936.

    1. raimondi says:

      Ky shkrim ka nje te mete qe i drejtohet Elizes .

      Eliza vjen ne Shiperi e ftuar ng autoritet shqiptare dhe nuk merret me politken e brendeshme te Shqiperise

      Ajo vjen ti bej nje ndihme Shqiperise me aq sa mundet pavareishst se kush e drejton Shqiperine, si e drejton dhe problemeve te brendeshme qe ka Shqiperia

    2. artiles says:

      Pikes i ke rene, paralelizem me origjinal nuk ka. Kjo ka qene dhe eshte menyra se si klasa shqiptare e te pasurve (su themi dot as borgjezise, se nuk kane mentalitet borgjezi) dhe e politikaneve, kerkon te rezatoje pasurine dhe shkelqimin e saj.

      Nuk mund ti ve faj Elezis, se sic ka thene edhe Vranicki “ne shqiperi nuk dallon dot kush eshte engjelli dhe kush eshte djalli”.

  3. lora1 says:

    i shkelqyer ky shkrim i Ilirit,
    intelektual i rralle!

  4. tak fak says:

    Te lumte Ilir.

  5. VERONIKA says:

    Ju kam lexuar te shekulli i Kokedhise,ku per shaka ne nje kafe me thane qe te rubrika *opinion*,botoheshin akoma poezi per *xhaxhin*,nejse,nuk me pelqenin shkrimet tuaja,kishit gjithmone ate faktin e krahasimit te te keqes komuniste,dhe e ksaj te keqeje tani.Nuk e di,por ajo e kaluara ishte nje tmerr qe kaloi,dhe kjo eshte nje e keqe qe duhet shkulur,nuk ka nje rruge te mesme.Ky eshte nje shkrim brilant,nje dush i ftohte per ate amerikano-shqiptaren.Nuk kam fare idene kush eshte,sa e njeh Shqiperine,por nje prezantim i tille me kta babuine prehistorik eshte i pafalshem.Kto te fotografuarat,nuk krahasohen me Eliverten,ajo ishte e pashkolle,ne pamundesi ekonomike,qe ndoshta dhe burrin ja kane prezantuar ne fotografi,nga papunesia ,ka pare telenovelat,ku ka degjur se burrat behen xheloz,se pastaj vrapojne dhe te *mbajne *ne krahe*,e marrte dreqi hirushen,,dhe gaboi,me jeten e saj dhe te dy te tjereve,per mos te permendur dhe familjet,,ata i shikon jane femijet e asssaaaajjjj,jo se ne per djeni te fakteve te syve qe nuk na plasin mund te na kete zili dhe FBI-ja.Kto te fotografive,joooo kto jane e keqe e pasherueshme,sepse jane prostituta te shkolluara[nuk jam e sigurt,po do e kene blere ndonje diplom],kto jane prostituta te vetedijshme,te ndergjegjies,te mendjes,kjo nuk ka lidhje me prostituimin e trupit.Vereji M.Kryemadhit kur del ne ato asamblete e militanteve,e veshur me te zeza,pa tualet,pa te kuq,thua ti–sa e thjeshte sa e mireeeeee,,,uuuu zot na mbaj mendjen,shiko ktu te ballua e babuineve,vihen ne moster me florinjte e tyre,keni shume te drejte te lyer me gjak…nuk po shkruaj me se do kaloj ne ndonje term….keni te drejte :dhe une preferoj ate tragjedine e Elivertes,sepse me pune dhe shkolle do kaloje,por kjo e ktyre,,,hehe nuk ka sherim!!!!!!

  6. Iliri says:

    O Liro o rrote kari e thartume!!!! Po ca thu keshtu mer idiot me dy kembe…ha ndonje luge sheqer e embelsohu o burrac

  7. luis says:

    Tamam shpirt migjenian i te shkrojturit nga autori i cili vertet me ka mahnitur me kete realitet te dhemshur qe e ka paraqitur ne menyren me fantastike dhe bindese per ate qe e quan vehten njeri.
    Bravo autorit dhe turp per ato vajza qe pavaresisht se jane lindur e rritur ne vendin me demokratik te botes nuk kane marre as dinjitetin me te vogel te atyre aktoreve simotra te tyre qe nisen me nje palo xhinse ne mes te varferise afrikane dhe bejne dhurata per njerezit qe jane ne varferi te tejskajshme.
    Mir e thonin te vjetrit se kur shiptari behet pasha vret edhe babane dhe sic duket keto vajza nuk jane larguar nga geni shqiptar dhe rivrasin te tjere shqiptar me keto lavde dhe paraqitje qe bejne me pushtetaret vrases ku mjaft mire mund te thonin me pak fjale pa fyer askend se jemi te angazhuar me pune dhe na falni per mos marrjen pjese.

    1. beni says:

      O Luis kush eshte rritur ne Amerike o burre, Anxhela Martini??? Ne Shkoder more mik! Me vjen keq me e thene por ne nje familje ku jane baxhella me gjyshe, teze, nene etj etj.

  8. Tepelena. says:

    Niveli i lartë kulturor dhe sinqeriteti e ndershmëria e përshkojnë çdo qelizë të këtij shkrimi brilant,zoti Yzeiri.Një aristokrat i vërtetë i publicistikës…Të falënderoj për këtë shkrim…të goditur!

  9. PATRIOTI USA. says:

    Pergezime zoti Ylli Yzeiri. Sa shume nevoje kemi per te mesuar mbi te verteten e ati populli ku bejme pjese dhe ne. Kesaj i thone fshati digjet e kurva kriet. Keto zonjat e zonjushat me punen dhe emrin e tyre neper bote na nderojne te gjitheve dhe e ndjeme vehten krenar, pore kure mendojme qe i pret dhe percjell nje krybashkiak qe akuzohet se ka vjedhur miliona dollare ne rrugen Dures KUKES, QE ESHTE I PERZJER NE AFERA TE PISTA ME NJEREZIIT E GRUAS, QE VAZHDON LUFTEN E KLASAVE DUKE NEPERKEMDBUR EDHE FEMRAT NE KUNDERSHTIM ME STATUTIN E PUNONJESIT CIVIL. KURE AKUZOHET SE SE BASHKU ME SALI BERISHEN KANE URDHERUAR VRASJEN E 4 PROTESTUASEVE ME 21 JANAR. Nuke i nderon keto zonja e zonjusha fakti qe shikojne e degjojne bashen apo berishen, kure pjesa me e madhe e popullit marin buken me liste, qe shume shqipetare skane strehe, qe vrasjet, vetevrasjet, gjakemarja dhe hakmarja dhe ngujimi bejne kerdine. Mose njhja e ketije raliteti e zbeh vleren e personalitetit te ketyre zonjave, jo vetem ne shqiperi pore edhe jsashte saj.

  10. fule says:

    “Ai të kujton haremet e pashallarëve të kohës së Turqisë, ku pashai i madh mblidhte në oborrin e tij njerëz të dëgjuar e shtronte darka e dreka pafund.”

    Krahasim me i goditur nuk behet.

  11. SALI says:

    komplimente zoti Ilir.keto cingite e nuri beut te vitit 1936,po fyejn gjith shqipetaret,ky karshillek qe i bejen popullit keto cingi,eshte i pa tolerushem.sa keq qe ngjarje te tilla preken pak ne mendje.ku eshte rinia,shoqatat civile,aktivistet,ti presin e perciellin me domate keto rruspi politike,qe duke u vene ne sherbim te qeverise,te nje qeverie dale boje,fyejn nje popull te tere.

  12. Votren says:

    me pelqen shkrimi.Flm!

  13. Kopenhagen says:

    Je i madh Ilir. Sikur te me kishe lexuar mendjen, dhe po mendoja nje artikull tek “Shekulli”, shoqeruar me fotot e Juta B.
    Vetem nje gje mungon, perkthimi ne anglisht, dhe dergimi tek e adresuara.

    Te lumte pena dhe mendja.

  14. plisi metalik says:

    po osht demokraci or plak.
    ku kurva merr pushtetin dhe ..kurvnon,se ate zanot ka!

  15. Dituri Dizdari says:

    I nderuar Z.Ilir!

    I hodha nje sy artikullit tuaj,dhe vereva nje shkrim politik .Te respektosh gjithsecilin per cka ai mendon eshte detyre e gjithkujt, por ne kete artikull nuk ka asgje te perbashket me mbremjen gala e cila ishte e tille fale punes se mrekullueshme te fotografit z.Fadil Berisha ardhur enkas nga Amerika me nje galeri fotosh qe te mbeten ne kujtese, dhe stafit te menaxhereve, stilisteve, modeleve nga Shqiperia, Kosova, Amerika,fotografeve, kameramaneve e gazetareve te shumte qe shoqeronin kete eveniment shume te arritur.
    Eshte art z.Ilir, eshte kulture,eshte elite kulture dhe pse e organizuar nga nje kundershtar politik dhe ju jeni gazetar dhe si i tille vetem urime mund ti jepni artit qe po ngrihet ne kembe fale ngjarjeve si e mbremshmja ne pallatin e kongreseve, dhe te ndiheni krenar per mbremje qe perbejne ngjarje e qe jane aq te pakta ne Shqiperine tone perballe modes elite te kesaj bote.

  16. Tirona says:

    Ju lutem ju te Temes negocioni pak me Eliza Dushkun qe te shkoje te takoj pak Reshat Arbanen , jom i sigurt se i nderuari Arbana ka disa fjale per ti thene asaj.

  17. Tori USA says:

    Pergezoj kete Shqipetar te mire e me mend ne koke dhe e falenderoj per kete prononcim dinjitoz. Gazetaria e inteligjenca bene mire qe vazhdin te luftoj per te nxjerre ne siperfaqe bemat, xhevairet e klases sunduese, po kjo siperfaqe Ilir vellai eshte tejet e mbushur e nuk ka me vend per to, bile ka kohe qe kane filluar ti stivosin nje mbi nje neper sirtaret e DREJTESISE e cila deri tani ka vetem emrin te tille. Nuk di ne se sot ka akoma ndonje Shqipetar qe beson se forca e fjales (ku ne kete shkrim eshte nga me briliantet) do te ndryshoj dicka lidhur me inkursionin kriminal te kesaj klase, te ketij klani sundimtaresh famekeq? Per mua eshte njelloj si te mundohemi te shmangim duke e goditur me shpulla nje elefant te irrituar i cili na mer sakaq me trompen e tije e duke hungerruar na flak tutje… Personalisht ka shume vite qe kame qene dhe mbetem extremist lidhur me zgjidhjen e ceshtjes Shqipetare. Pra as fjalet qe njezet vite shtypi e ka ledhatuar dhe vetem kete vit ka filluar tja thot troc Sali Berishes “KRIMINEL”, as shpresa e madhe tek Amerika, as metodat demokratike te rekomanduara prej shkerdhates Europe, dhe asnje mut fuqi tjeter natyrore apo mbi natyrore vec plumbit nuk e shkul prej andej mortjen e ulur kembekryq ne vatrat Shqipetare. Ne se Sali Berishes nuk do ti mbillet kokrra e plumbit ne lule te ballit perpara 2013-tes kalvari do vazhdoj edhe per shume kohe…

  18. Lora says:

    pergezime per shkrimin. Nder me te miret qe kam lexuar. Edhe une jam me Eliverten. Te pakten ajo thjesht me kujton se sa i trishtuar eshte atdheu im. Ndersa keta te tjeret me ndezin gjakun se me kujtojne se si cdo dite qe kalon po me len pa atdhe. Cfare mallkimi ka rene valle mbi kete vend?

  19. titulli says:

    nga kurva ne..kurve!

  20. england says:

    Z.Yzeiri je si nje mjek i mire,qe i trajton ceshtjet atje ku plaget dhembin,kesaj i thone fshati digjet dhe shqiptarkat me banim ne Amerike krihen.Atyre vajzave qe kane ardhur nuk i intereson aspak se cfar ndodh ne shqiperi!vijne bejne qoken,marrin shperblimin,dhe thyjne qafen,duke ikur andej nga erdhen,arrita ne kete perfundim nga ajo cka pashe edhe nga emisioni i Arjan bythlepires Canit,pasi intervistoi ate pornostaren Martini,kjo e fundit cdo gje e bente ne shkembim te lekeve edhe per nje puthje,mund ta jepte por gjithmone per nje shume parash…

  21. hahaha says:

    le t’i kujtojme elizes kesaj dallaverexhies se saliut, edhe familjet e ngujosura dhe femijet qe jetojne me frike prej gjakmarrjes, ne nje kohe qe prostituta e patalentuar e hollivudit i sherben feudalit duke shitur imazhin e saj te dhjere.

  22. Rrok says:

    Cuditem me keta pseudo letrare apo pseudo kritike per nivelin e ulet dhe idete e varfera e pa leng qe hedhin ne leter.
    Perpiqen te vine me “stil e ide befasuese” por ne fakt shprehin mjaft lexueshem bindje politike, urrejte apo prefereca personale dhe cfare eshte me e keqja, perpiqen t’i servirin keto si “Probleme te medha sociale, sulltanate, kriminele, Taylore etjera absurditete.
    Perdorin shprehje gjoja te holla si “paradigma” nuk jane gje tjeter vecse imitime stilistike e frazeologjike te pa vend.
    Vini re:
    1. Paralelizmi apo interferenca kohore te tij per Artisten Hollivudiane Eliza Dushku me kurven ordinere te nje fshati malor korcar qe shkon njekohesisht me 3 meshkuj, jane nje artifice idioteske krejt pa vend.
    2. Adresimi dhe kerkesa qe i ben autori Eliza Dushkut qe ne vend te aktiviteteve te saj ne kete prag te 100 vjetorit te pavaresise per njohjen e vendi e te shtetit tone ne Amerike e ne bote, qe ajo te shkoje e te takoje qofte nje familje te nje te vrari ne demostrate… tregon jo vetem nje mungese perceptimi bashkekohor te vleresimit te figurave te tilla, por per me teper, te nje psikollogjie te vjeter komunisto-romantike ku aritsti apo lideri popullor shkon tek masat e qane hallet me to. Njekohesisht kjo tregon jo vetm dashakeqesi por dhe xhelozi injorante te autorit.
    3. Tipologjite dhe paradigmat ( qe ai perpiqet te fuse ne kete shkrim, jane nje imitim i varfer i disa shembujve te dhena ne ndonje leksion letrar per nxenes te klases se tete.
    4. Autori, Z. Yzeiri, ben dhe rolin e gjykatesit e te prokurorit, pervec atij te shkarravitesit letrar

    Do te ishte ne nderin tend te thoje dicka lidhur me aktivitetin e kesaj Shqiptaro-Amerikane te shquar ne misionin e saj diplomatik te njohjes se vendit tone.
    Po ashtu, ne kend-veshtrimin Letraro-artistik,(pasi pretendoni te jeni njohes i kesj fushe) do te ishte me mire te komentonit rreth dokumentarit te E.Dushkut, qofte duke kritikuar ndonje aspekt letraro-artistik te ketij dokumentari filmik.
    Nje keshile te vockel per kete pseudoletrar:
    Kur te shkruash here tjeter, perpiqu te kesh fjetur mire, te mos jesh i pire apo te jesh i relaksuar nga ndonje ndjenje pasioni, dahurije apo qofte njenje urrejtjeje.

    1. VERONIKA says:

      RROK,Frrok,Ndue,e di une me çna gjeti me kte rracen e shpellareve,,lexo pak ktu meqe ke marre mundimin dhe na sqaron per pr.sociale qe gjoja ky autori ,po ja paraqit mendjes tende te vogel si pr te medha.nuk jam dhe nuk behem avv.i tij po sa per ate krahasimin qendron i gjithi,,sepse kjo ELIZA,nuk ja mbaj mend mbiemrin dhe nuk dua te kthehem te artikulli,sepse nuk me intereson ajo,u be ajo qe eshte,pra nje vajze e kulturuar,ktu lexova qe paska ber dhe nje dokumentar,okkk kjo e nderon dhe na nderon,sepse qe atje te vendi i mundesirave te medha,atje ku nuk duhet te jesh militante,as dashnoria e dr,ose e krye-tarit te PD,kurse ajo *kurva ordinere*.e mendjes tende,ishte ketu ,tek ai fshati malor i Korçes,ose mund te jete dhe eshte e sigurt dhe atje te fshati jot shpellar,dhe kudo ne kete vend.Sepse ,ajo qe na e paraqit ti si urrejtje*politike*,eshte se ktu njerezve u kane ngelur vetem syte per te qare,arrorret per te mbjelle,dhe injoranca.Sepse hendeku i krijuar midis Elivertes dhe atij pushtetit qe ti po na e ngre ne piedestal eshte aq i thelle sa mendja jote e vogel nuk mund ta konceptoje.Eliverta kishte nje burre ,qe e konsideronte vetem kafshe riprodhuse–kto te tuat jane kujdesur qe burrat qe kane marre te kene aftesi vjedhjeje-vrasese,sa me te medhaja,,nuk ka rendesi riprodhimi,i ndihmojne te tjeret,eee vetem qe nuk dalin ne gazete,,vene jashte shtetit,secili ka katin e vet,dhe dashnorin-dashnoren e vet.Keshtu e kane kuptuar ate integrimin…Eliverta,nuk kishte dashnore,sepse qe shtrire atje te ferrat,mendoe nqs ke aftesi ,çfare *kenaqesie*,thjesht ne ate rutinen e saj mjeruse kishte krijuar ate tramen e saj,,mendonte se jetonte-thjesht merrte fryme,,kerkonte ate *princin*,e saj dhe ajo ,te gjitha e kemi zoteri,jua garantoj dhe gruaja juaj,sidomos me kto qe po shkruan,dhe dergoi ate sms,qe i kushtoi jeten,sepse kta princat sot,pushteti jot u ka dhene kallashnikovin ne dore,dhe injorancen ne tru.Korrigjo òfare te duash te artikulli,por lere fushen sociale jashte,sepse je injorant,,dhe mos harro se per te gjykur dike duhet te besh rrugen qe ka bere ai,te veshesh kepucet e tij,te ndjesh dhimbjen qe ka ndjere ai,dhe ndoshta,ndoshta do mund te gjykosh

  23. Adi says:

    I shkelqyer. Edhe une jam me Eliverten. Faleminiderit ILIR.

  24. ndoc rroku ,z yzeiri ka bere nje krahasim briliant

  25. Apolon says:

    turkofagos ishte ne ballon dhe priste te dashuren, ne nje cast i vjen e motra afer, dhe e pyet, cpo pret, dhe ai i thote ja nuk po me vjen dashnorja, i thot ajo dhe mua nuk po me vjen dashnori ,i thote turkofaosi se motres, hajde dhe ta bejme qejfin te dy sot , dhe duke i ber qejfin te mores turkofagosi, i thot e motra, woooow ti e paske me te madh se babi, i thot turkofagosi, keshtu me thot dhe mami, nje familje grekesh qe qihen familjarisht, sa turp, nje komb kurveri dhe pler.

    1. enea says:

      Ik ore cope gomari, cope injoranti, ti je Shqiperia idiote, hipokrite, dhe e prapambetur

  26. Arsen says:

    Une mendoj qe e ke tepruar me Eliza Dushkun.Ajo ka ardhur thjeshte per patriotizem dhe dashuri kombetare. Me kete llogjike qe eshte perdorur ne artikull, i bie te mos vinte as ne kohen e Nanos dhe as ne ate te Edi Rames sikur te behet kryeminister sepse te gjithe kane bere dicka te poshter per te cilen nuk duhej te vinte. Lereni Elizen… sepse nuk eshte si ne.

  27. KUSH ESHTE ELIZA PLEPI? says:

    O Ilir, po kush Eliza Plepi qe i paske kushtuar kaq shume kohe?Ajo eshte nje njeri i rendomte qe ka luajtur nja 2 filma dhe kaq.Ne ketej jetojme dhe sdegjojme gje per te, vetem ne shtypin shqiptar. Leri deficentet dhe ata qe nuk ju eshte tretur preshi i konviktit te gezojne, ju duket vetja sikut jane ne dhenien e cmimeve te Hollividudit dhe pozojne me yjet e tij

  28. Devolliu says:

    Qeveri kriminelësh.

  29. Tori USA says:

    Per Rro(c)kun, kete erudit te dites katran me boje. Kuptohet qe je nga ata te harremit te sulltan rrebeshit. Ata qe mendojne se Shqiperia do behet e njohur ne bote nepermjet allishverishit dhe chingive e theatrinave neper ballot e salloneve aristokratike dhe jo permes krijimit te standarteve te mirefillta demokratike. Dhe po te kujtoj se po e prishim seline tuaj te shenjte, se ju kalben hunjte qe mbanin me kembe ngrehinen ku u instalua punishtja e cila prodhoi per 20 vite krime e mynxyre per kete popull. Dhe e keqja eshte se ju laviret qe u jargavitet neper kembet e Zeusit tuaj turkoshak dhe bet te punoj ky impjant satanik, sado maska te perdorni neser do identifikoheni dhe do merni monedhen qe ju takon. Sa per publicistin e nderuar Yzeiri kot shqetesohesh per te. Ai eshte i joni dhe na e lini neve ta vleresojme.

  30. baro çorrogjafi says:

    Ne krenohemi per figura qe i japin emer Shqiperise jashte vendit,por nuk na vjen aspak mire qe keto nuk kane informacion per vendin e tyre,nuk njohin realitetin shqiptar dhe aq me keq Eliza do perkthyes edhe per gjuhen e nenes.

  31. Sidriti says:

    Nuk mund te gjesh me gjenial se Iliri ne shkrime te tilla. Mbeshtetja per Eliverten si fenomen e ben ate te pa arritshem, nderkohe qe Eliza eshte dytesore ne shkrim, mund te qe dhe dikush tjeter, qe me vanitetin e jetes se tij dhe kotesine perballe asaj qe quhet “realitet shqiptar” nuk ka faj, qendron ne “autobuz”.

  32. lora1 says:

    Para se te bente ate dokumentar me lluster, zonja eliza duhet te ishte dokumentuar mire ,
    boll me bakllave me sherbet qe na e ofron sala per dite ,po na perzihet ore e cast, na duhet te njohim edhe farmakun e ketij vendi, se vetem ai do te na sheroje.Iliri ka folur per farmakun tone , a e njeh zonja Eliza ate farmak? Si pretendon te llustroje realitetin kur nuk dokumentohet? Kaq e lehte qenkerka? Arwe po e perdorin por edhe ajo po i perdor ata qe porositesit sepse po i vjel.

  33. lora1 says:

    Para se te bente ate dokumentar me lluster, zonja eliza duhet te ishte dokumentuar mire ,
    boll me bakllave me sherbet qe na e ofron sala per dite ,po na perzihet ore e cast, na duhet te njohim edhe farmakun e ketij vendi, se vetem ai do te na sheroje.Iliri ka folur per farmakun tone , a e njeh zonja Eliza ate farmak? Si pretendon te llustroje realitetin kur nuk dokumentohet? Kaq e lehte qenkerka? Ate po e perdorin por edhe ajo po i perdor porositesit sepse po i vjel.

  34. Ilir, Freiburg says:

    Zoti Yzeiri, ju i drejtoheni znj. Dushku a thua se kjo zonjushe e nderuar duhet te pyese mire e te anketoje ndjenjat e secilit prej nesh se kujt duhet ti jape doren, apo me cilin duhet te dale ne fotografi. Ky mentalitet eshte i gabuar zoteri. Me pelqen, apo s’me pelqen mua dhe ty, e urrejme apo jo ne te dy Berishen dhe sojin e vet, Ramen me bashibozuket qe i vijne nga mbas, Meten e kurves LSI, Fevziun dhe bythelepiresit e tjere, ata jane te zgjedhur (packa se kane vjedhur votat si ju ka dashe qejfi) dhe prezantojne kete vend, kete bashki, kete shtyp dhe TV. E nuk na e ka fajin Eliza apo Belushi apo Martini qe ne pranojme te na e hipin te gjithe keta surreter para dhe mbrapa. S’na ngelet vec te presim qe te na mobilizojne Eliza dhe ambasadoret per te luftuar kete rregjim te urryer, pa shprese te vertete se e dime fort mire qe ata qe do vijne pas nuk do jene me te mire. Jo mor zoteri, cdo popull meriton udheheqjen qe ka dhe ne e meritojme plotesisht kete qe kemi. E pra te falenderojme Elizen qe na nderon me takimin dhe fotografite qe ben me perfaqesine tone, se me secilin prej nesh sigurisht qe nuk eshte e mundur.

  35. Gushekuqi says:

    Shikoni cfare tragjikomedie: Ne Angli,ne Itali por edhe ne Greqi,nuk te jepet nenshtetesia po qe se nuk kalon testin e gjuhes.Zonjushes Dushku,i jepet pasaporte kur per gjuhen e nenes i duhet perkthyes.Dhe ne kohen qe Eliza,e lindur dhe rritur ne Amerike,merr nenshtetesine shqiptare,bashkshortja e kryebashkiakut,e lindur dhe e rritur ne Shqiperi,e braktis ate. Cfare emri mund t`i vihet kesaj hipokrizie dhe realiteti fals? Shou i kohes se Sulltan Muratit te II-te.Respektet e mia.

  36. astritb says:

    Ilir,ke shume te drejte.Duhet te jeshe njekohesisht qorr dhe shurdh qe te mos shohesh dhe ndjeshe kete ,,baltovine-qenef-klan-qeverihane ,,,qe ne kemi durimin,pandjeshmerine,mosndjesine shoqerore deri ne drunjezim shpirterore.Ilir ke shume te drejte.!?.

  37. qytetar says:

    Personalisht njoh disa djem shqiptarë të kësaj moshe që kanë bërë karjere nëpër botë. Njeri prej tyre ka një formulë të tijën në biografinë e shkencës botërore të matematikës. Këto nuk ftohen, për aresye se ato i flasin vetem inteligjencës shqiptare, ndërsa të ftuarit “E kam bithen e mirë” i flasin fshatarsisë në pushtet, fatkeqsia tjetër është se këto aktivitete bëhen me parat tona.
    Ilir urime.

  38. kosovare says:

    me femra qe dalin pa brege ( mbathje ) neper foto qe reklamojne organet gjenitale eshte turp te krenohet qeveria me to .Turp.

  39. berti says:

    Sh. bukur z.Yzeiri,

    ne vendet diktatoriale keshtu veprohet,pas fallsitetit dramatik,

    fshihet

    korrupsioni gjigand

  40. Niko Maloku says:

    Vetem ne Shqiperi i kushtojne kaq rendesi Eliza Dushkut dhe, vecanerisht Angela Martinit. Ne Amerike, ato s’i njeh njeri. Si ato ka me mijera. Te behesh e famshme duke zbuluar bythen, nuk eshte as aftesi, as merite, as moral. Eshte thjeshte komercializem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje