Nga Ernest Bunguri dhe Arta Tozaj, Bruksel
Ec e ngec, me përparime gjysmake, është karakterizuar integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian që prej se janë shkruajtur raportet e para të Komisionit për vendin. Ndërsa ecja është vënë re dukshëm në hartimin e votimin e pafund të ligjeve, strategjive apo planeve të veprimit, gjërat kanë ngecur vazhdimisht tek zbatueshmëria. Pa transformim nuk mund të ketë integrim, e për këtë, një herë e një kohë, ish Komisioneri për çështjet e Jashtme Chris Patten, do të thoshte hapur një të vërtetë që vlen edhe sot.
Lord Chris Patten, ish-Komisioner i BE për çështjet me jashtë, fjalim para Bundestagut Gjerman, viti 2004:
« Strategjia jonë për Ballkanin është një strategji politike. Ne duam që të gjitha këto vende të përparojnë pasi kjo ndihmon mbarëvajtjen e reformave ekonomike dhe politike si dhe garanton stabilitet për të gjithë. Ky është interesi i qartë i Bashkimit Europian. Sidoqoftë, ky proces nuk mund të kthehet vetëm në një varg ndreqjesh politike. Nuk mund të jetë një çështje e vendeve që pretendojnë se bëjnë reforma dhe ne pretendojmë se iu besojmë. »
Shqiperia ne skanerin e Raportit te Stabilizim Asocimit
Ne Raportin e stabilizim-asociimit 2002 thuhet: « Shqipëria vijon të pushtohet nga një kulturë politike konfrontuese, ku interesat individualë mbizotërojnë mbi ato të përgjithshëm me rezultatin e shpeshtë të destabilizimit politik dhe të një qeverisje të varfër. Zgjedhjet nuk janë ende të standarteve ndërkombëtare. Gjyqësori mbetet një problem madhor, arësyetimi ligjor është shpesh i dobët dhe korrupsioni është i gjithë përhapur. Zbatimi i përgjithshëm i kuadrit ligjor është i varfër. »
Ne raportin e stabilizim-asociimit 2003: « Klima e re politike çoi drejt një farë progresi në zbatimin e rekomandimeve të bashkësisë ndërkombëtare për të përmirësuar procedurat zgjedhore. Gjithsesi, nuk është bërë mjaft për t’iu përgjigjur kërkesave kushtetuese sa i përket kthimit dhe kompensimit të tokave të çpronësuara gjatë periudhës së komunizmit. Ndërsa u shënua progres në zhvillimin e një bashkëpunimi të mirë rajonal, zbatimi i sundimit të ligjit mbetet i mangët, veçanërisht për shkak të institucioneve të dobëta ligjformuese, kapaciteteve të kufizuara administrative, korrupsionit dhe krimit të organizuar. »
Raporti i stabilizim-asociimit 2004: « Qeveria ka vijuar të deklarojë se përparimi i Shqipërisë në Procesin e Stabilizim-Asociimit është një prioritet parësor. Gjithsesi, veprimet e saj nuk kanë mbështetur gjithnjë këtë angazhim. Shqetësim të veçantë përbëjnë ato çështje qëndrore me sundimin e ligjit. Kjo përfshin luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe funksionimin e sistemit gjyqësor. »
Raport Progresi i vitit 2005: « Për sa i përket situatës politike, Shqipëria ka bërë progres në përforcimin e institucioneve të saj gjyqësore dhe të administratës publike, por duhet të zbatojë strategjitë dhe ligjet me më shumë forcë për ta përmirësuar edhe më tej funskonimin e tyre. U bënë përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe për të përmirësuar të drejtat e njeriut. Nevojitet angazhim i mëtejshëm për të shënuar rezultate domethënëse. Shqipëria ka vijuar të luajë rol pozitiv në rajon. »
Raport Progresi i vitit 2006: «Klima e biznesit vijoi të vuajë për shkak të klimës së varfër ligjore, siç është mangësia e të drejtës së përcaktuar qartë për pronat, nga infrastruktura e varfër, furnizimi i paqëndrueshëm me energji dhe nga korrupsioni i përhapur gjithandej. »
Raport Progresi i vitit 2007: « Në përgjithësi, Shqipëria vijoi adresimin e korrupsionit, një prioritet kyç i Partneritetit Europian. Qeveria po ndërmerr një qasje më strategjike, por korrupsioni mbetet i gjithëpërhapur dhe përbën një problem shumë serioz. Nevojitet ende më shumë punë në të gjitha aspektet e këtij problemi, përfshirë llogaridhënien e gjyqësorit dhe transparencën e fondeve të partive politike. »
Raporti Progresi i vitit 2008: « Koordinimi ndër-institucional dhe ai ndërmjet agjensive në luftën kundër korrupsionit mbeten i dobët. Një Departament për Kontrollin e brendshëm të administratës dhe antikorrupsionin, i Këshillit të Ministrave, i raporton direkt Kryeministrit. Sidoqoftë, nuk ka një kuadër efektiv institucional për të koordinuar, vëzhguar dhe zbatuar politikat antikorrupsion në të gjithë administratën publike. Një qasje më sistematike është e nevojshme për të luftuar korrupsionin në përgjithësi, veçanërisht rryshfetet e gjithëpërhapura në gjyqësor, polici, dhe në sektorin shëndetësor dhe të doganave. »
Raport Progresi i vitit 2009: « Në përgjithësi Shqipëria ka vijuar të adresojë korrupsionin, një prioritet kyç i Partneritetit Europian. Kuadri ligjor dhe strukturat ndërinstitucionale janë ngritur, por zbatimi mbetet i parregullt. Angazhimi i autoriteteve për të luftuar korrupsionin nuk është mbështetur me zbatim konsistent të ligjeve. Nevojitet një qasje më sistematike dhe më strategjike për të luftuar korrupsionin, duke ngritur një sistem llogaridhënie në administratën publike dhe në gjyqësor, si dhe duke rritur transparencën. Gjurmët e besueshme të provave për verdiktet dhe ndëshkimet në rastet e korrupsionit nuk janë vendosur, veçanërisht për nivelet e larta të korrupsionit. Korrupsioni mbizotëron në shumë fusha dhe vazhdon të përbëjë një problem veçanërisht serioz . »
Opinioni i vitit 2010: « Megjithë kuadrin e përmirësuar institucional dhe ligjor, korrupsioni mbetet i gjithëpërhapur në Shqipëri. Fusha që përbëjnë shqetësim të veçantë janë rryshfetet dhe korrupsioni në gjyqësor, në sektorin e shëndetësisë dhe në lidhje me sistemin e kthimit dhe kompensimit të pronës. Mungesa e transparencës në financimin e partive politike, e cila lejon ndikimin e papërshtatshëm të politikës, përbën një problem të konsiderueshëm. Nuk ka prova se raste të niveleve të larta të korrupsionit. Nuk ka asnjë dëshmi që raste të nivelit të lartë të korrupsionit të hetohen, ndiqen penalisht dhe të gjykohen. Ekziston mungesa e gjurmëve të provave në rastet e dënimeve të korrupsionin në të gjitha nivelet. »
Raport Progresi i vitit 2011: « Disa masa të kufizuara paralajmëruese u ndërmorrën nëpërmjet nisjes së iniciativave për rritjen e ndërgjegjësimit. Megjithatë, zbatimi i përgjithshëm i masave antikorrupsion mbetet i pamjaftueshëm. Korrupsioni mbizotëron në shumë fusha dhe mbetet një problem veçanërisht serioz. »
Beteja e humbur kunder krimit dhe korrupsionit
Edhe gjatë këtij viti në Shqipëri energjitë u shpenzuan për pjesën politike të prioriteteve, me ethe të forta për reformën zgjedhore apo atë të imuniteteve.
Por çfarë dhe sa është bërë në vend realisht në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve e krimit të organizuar? Për këtë na ndihmojnë raportet konfidenciale të përgatitura për Komisionin Europian, nga katër ekspertë të vendeve anëtare. Misioni i tyre i fundit në Shqipëri u zhvillua në muajin maj. Top Channel sjell në « Exclusive » një pjesë të analizave e rrëfimeve të tyre për fushën më të ndjeshme të politikës së zgjerimit : sundimin e ligjit.
Ja se cfare thote nje ekspert i BE: « Kultura e pranimit të korrupsionit është e gjithëpërhapur në Shqipëri. A ndodh kjo ngaqë njerëzit nuk e kuptojnë dëmin që shkaktohet nga korrupsioni dhe sa i dëmton ai jetët e tyre, apo sepse ata thjesht nuk besojnë se ka ndonjë gjë që mund të bëhet kundër tij, është e pamundur të thuhet. Atje ka një besim të gjerë e të përhapur se virtualisht çdo institucion i vendit vuan nga nivele të larta korrupsioni, përfshirë Parlamentin, gjyqësorin, dhe shërbimet publike në përgjithësi. Edhe jashtë shërbimit publik, në sektorin privat presin t’iu jepen dhurata për shërbimet e tyre, me shuma mbi, dhe përveç të ardhurave të tyre normale. Kështu ndodh veçanërisht në mjekësi dhe raportohet gjithashtu deri diku në edukim, ku ka fjalë se duhet paguar që të merren rezultate të mira në provime. »
2
« Korrupsioni në gjyqësor është një burim i veçantë shqetësimi pasi është vetë gjyqësori ai që duhet të përbëjë një nga institucionet kyçe në luftën kundër korrupsionit. Në vend të kësaj është mjaft e qartë se një numër domethënës gjykatësish kanë vesin e pranimit të rryshfetit në këmbim të një gjykimi të favorshëm për personin që e jep atë. Ka fjalë se vetë gjykatësve iu kërkohet të paguajnë për të garantuar transferimin në pozicione të mira apo përgjithësisht në lidhje me emërimet dhe ngritjet në detyrë. Sigurisht që për ne është e pamundur që të kemi një pamje se sa e shtrirë është kjo praktikë, por fjalët duket se kanë një shkallë përputhshmërie. Raportime korrupsioni ka edhe për shërbimet e policisë dhe prokurorisë. Gjithsesi, treguesit që morrëm tregojnë se problemi nuk është kaq akut në këto fusha sa në gjyqësor. Megjithëkëtë, çdo korrupsion në polici dhe prokurori përbën shqetësim të madh. »
« Një tipar i qëndrueshëm që hasëm ishte se në fusha ku kishte vend për masa anti-korrupsion, autoritetet përgjegjëse nuk kanë burimet e duhura, sillen në një mënyrë shumë reaktive dhe duken hezitues të luftojnë korrupsionin në një mënyrë proaktive. Duke patur parasysh se shumica e veprave të korrupsionit ka vetëm dy palë, e që të dy kanë kryer një vepër penale, gjë që përbën një stimul të fuqishëm për ta mbuluar, është e rallë që këta persona me dëshmi të drejpërdrejtë rryshfeti ose korrupsioni ta denoncojnë, përveç rasteve kur për arësye personale dikush vendos të tregojë të vërtetën. Për këtë arësye, në luftën kundër korrupsionit, është e nevojshme të përdoren mjete proaktive si operacione të fshehta, përgjime të fshehta apo ofrim imuniteti nga prokuroria në këmbim të dëshmive. Në Shqipëri pamë pak shenja që metota të tilla po zbatohen në ndonjë masë të konsiderueshme. »
Vizita e ekspertëve, e zhvilluar nga datat 21 deri më 25 maj, ka prekur dhe çështjen e imunitetit, disa muaj para heqjes, gjë e cila sipas tyre nuk mjafton për të luftuar korrupsionin tek politikanët dhe gjyqtarët.
« Heqja e imunitetit të gjykatësve, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë është e nevojshme, megjithëse nuk përbën një kusht të mjaftueshëm për të zgjidhur problemin e korrupsionit në këto institucione. Ekzistenca e imunitetit gjyqësor ka gjasa pothuajse në çdo rast të paraqesë një pengesë të pakapërcyeshme për hetuesin. Kjo ndodh për shkak të natyrës së korrupsionit. Përveçse nëse pala tjetër e aktit korruptiv është e gatshme të dalë me prova – e kjo rallë ndodh kur ka ndonjë sherr mes hajdutëve – hetimet nuk kanë gjasa të kenë sukses nëse nuk mund të përdoren metoda të fshehta. Sidoqoftë, nëse sistemi vepron nëpërmjet një kërkese për heqjen e imunitetit, gjykatësi i korruptuar do të mësojë për këtë e do të ndërmarrë hapa evazivë për të parandaluar vijimin e hetimit. Probleme të ngjashme ekzistojnë në lidhje me hetimin e politikanëve të korruptuar. »
«Zvarritja që ka ndodhur mbi këtë çështje këto pesë vitet e fundit është një provë e qartë e mungesës së vullnetit politik për t’u përballur me problemin e korrupsionit në Shqipëri. Fatkeqësisht është e vështirë t’i rezistohet përfundimit se kjo reformë nuk do të kishte ndodhur pa presionin ndaj autoriteteve shqiptare nga Bashkimi Europian dhe organizma të tjerë të jashtëm. »
« E shpjegova këtë reformë si të nevojshme, megjithëse jo një kusht i mjaftueshëm për t’u përballur me problemin e korrupsionit tek politikanët dhe gjyqtarët sepse edhe nëse do të ndryshohet ligji, në praktikë do të jetë sërish ekstremisht e vështirë sigurimi i provave të korrupsionit për politikanët dhe gjykatësit. Duhet theksuar shumë shpesh se në rastet e korrupsionit dëshmitarët janë ekstremisht ngurrues për të denoncuar, prandaj për t’u marrë me problemin e korrupsionit është thelbësore një qasje proaktive nga organet e përforcimit të ligjit. »
Në lidhje me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndër të tjera ekspertët europianë kritikojnë mungesën e masave kundër korrupsionit apo kompetencën ekskluzive të Ministrit të Drejtësisë për proçedurat disiplinore ndaj gjyqtarëve.
« Ka vazhdimisht fjalë se për të siguruar votën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me transferimin e gjykatësve, kryhen pagesa. Nuk kemi mjete për të vlerësuar vërtetësinë e këtyre fjalëve. Megjithatë, në parim një nga dobësitë e Kushtetutës Shqiptare është mungesa e masave mbrojtëse në lidhje me disa çështje si emëmrimi apo transferimi. KLD është e aftë të vendosë mbi lëvizjet në gjyqësor pa asnjë kontroll dhe ekuilibër që garanton se nuk ka korrupsion. Duhet të konsiderohet ndryshimi i Kushtetutës për të siguruar që ky pushtet të ushtrohet vetëm pas verifikimit nga ndonjë organ tjetër. E duke patur parasysh vështirësinë e të qenit të sigurtë se çdo institucion në Shqipëri është krejtësisht jashtë çdo dyshimi, për të ndihmuar në këtë pikë duhet konsideruar përfshirja e disa personave nga jashtë. »
« Shqetësime u shprehën gjithashtu në lidhje me kompetencat disiplinore që ushtrohen nga KLD. Kompentenca e vetme e nisjes së një proçedimi disiplinor është në duart e Ministrit të Drejtësisë. Anëtarë të KLDsë na u ankuan se pas hetimeve nga inspektoriati ka pasur raste që janë mbyllyr apo që nuk janë proçeduar nga Ministri i Drejtësisë. Në këto raste KLD nuk ka autoritet të merret vetë me ankesat disiplinore. »
« Një tjetër shkak shqetësues është ekzistenca e dy organeve të ndara inspektimi në gjyqësor. Njëri ndodhet në ministrinë e drejtësisë dhe tjetri nën kontrollin e KLDsë. E vlerësoj faktin që raportet e dy inspektoriateve janë disi të ndryshme pasi nëse ministria shqetësohet kryesisht me çështje mondane, si respektimi i orareve të punës nga gjyqtarët apo prania në salla e gjëra të tilla, inspektoriati i KLDsë anon nga cilësia e gjykimit. Megjithë përpjekjet për të shmangur duplikatat, më duket se dy inspektoriate për të inspektuar gjyqësorin është një lluks që një vend i vogël si Shqipëria nuk mund t’ia ofrojë vetes. Nuk njoh asnjë vend tjetër që ka dy inspektoriate për gjyqësorin e megjithë përpjekjet për të shmangur duplikatat disa prej tyre janë të pashmangshme. »
Për çështjet e korrupsionit, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kritikohet më pak, ndërsa lavdërohen veprimet e pavarura e jopopullore me qeverinë.
« Ndërsa dëgjuam shumë akuza se korrupsioni është i shtrirë gjerësisht në gjyqësor, nuk dëgjuam asgjë të të njëjtit nivel akuzash përsa i përket korrupsionit në Prokurorinë e Përgjitshme. »
« Prokurorja e Përgjithshme ka vendosur reputacionin e të pasurit pavarësi mendimi dhe e të qenit e përgatitur për të marrë vendime jopopullore me qeverinë dhe parlamentin. Në veçanti, vendimi i saj për të urdhëruar arrestimin e anëtarëve të Gardës së Republikës që qëlluan për vdekje një numër protestuesish gjatë përleshjeve të Janarit 2011, megjithë refuzimin nga policia për të ndjekur udhëzimet e saj, shfaqi përgatitje për të marrë vendime jopopullore me ekzekutivin. Prokurorja aktuale e përgjithshme parashikohet të tërhiqet gjatë vitit që vjen. Do të jetë e rëndësishme të garantohet se zëvendësuesi i saj është një person i përgatitur të shfaqë të njëjtën pavarësi mendimi dhe veprimi. Sipas Kushtetutës, gjithsesi, Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Parlamentit. »
Në takimin e zhvilluar me Shërbimin e brendshëm të kontrollit në Ministrinë e Brendshme, ekspertët kanë vërejtur se rastet e hetuara të korrupsonit, përveçse nuk janë ndëshkuar si duhet, kanë qenë më shumë raste me profil të ulët.
« Ky shërbim ishte një prej organeve në Shqipëri që na u duk se ndërrmerte një qasje proaktive ndaj problemit të korrupsionit. Me këtë dua të them se ata nuk kënaqen vetëm duke pritur ndenjur për ndonjë ankesë por dalin e kërkojnë aktivisht shembuj korrupsioni. Autoriteti dhe kompetencat e tyre shtrihen mbi të gjitha rastet kriminale që kryhen nga oficerët e policisë por në praktikë kanë të bëjnë kryesisht me korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. Kur pyetëm cilat ishin rreziqet madhore të korrupsionit, na u tha se këto ishin policia rrugore që vë gjoba në vend, policia kufitare dhe e emigracionit, patrullat e përgjithshme veçanërisht natën, dhe policia private e sigurisë. »
Pavarësisht nga këto të dhëna përgjithësisht pozitive, fakt mbetet se shumica e oficerëve të policisë që janë kapur të përfshirë në korrupsion janë trajtuar me ndëshkime disiplinore në vend të ndjekjeve penale dhe shumica e rasteve përfshijnë korrupsionin e vocërr në vend të rasteve më serioze. Deri në një masë, shërbyesit e kontrollit të brendshëm ia lanë fajin për këtë ngurrimit të prokurorëve për të ndjekur penalisht. »
Drejtoritë e ministrive të ngarkuara me luftën kundër korrupsionit, sipas ekspertëve, përveçse nuk kanë kapacitetet e duhura nuk shfaqin as qasjen e duhur ndaj fenomenit.
« Një numër ministrish kanë ngritur drejtori përgjegjëse për për t’u marrë me korrupsionin e zyrtarëve brenda ministrisë. U takova me oficerë që punojnë në drejtoritë e shërbimeve të doganave dhe zyrës së taksave. »
« Në përgjithësi druaj se pashë dëshmi të pakta të një qasjeje proaktive dhe mua më duket se këto drejtori veprojnë kryesisht duke pritur për ankesa që të nisin hetimet. Drejtoritë nuk kanë burimet e duhura. Drejtoria e taksave ka vetëm katër punonjës. Me burime të papërshtatshme dhe mungesën e qasjes proaktive nuk është e habitshme që janë shënuar pak raste. »
Pyeta mbi proçedurën që aplikohet kundër doganierëve që marrin rryshfet në pikat kufitare. Më thanë se aty kishte kamera sigurie. Dyshoj se ky është kontrolli i duhur. Doganierët që punojnë në pikat kufitare do ta dinin mirë se ku ndodhen kamerat. Pyeta nëse ka proçedura për të kontrolluar nëse deklarohen saktë sasitë e mallrave që kalojnë në doganë. Më thanë se nëse kishte dyshime për ndonjë parregullsi, më në hyrje të rrugës mund të bëheshin kontrolle të mjeteve. Gjithsesi, kontrolle rutinë nuk duket se ndodhin. E sa për pyetjen se rryshfeti mund të paguhet nga brenda makinës, më thanë se kontrollet realizohen gjithnjë në prani të një oficeri policie. Megjithatë, unë dyshoj nëse kjo është një garanci e duhur. Përvoja nga vende të tjera tregon se kur doganierët përfshihen në korrupsion, ata zakonisht punojnë dyshe me një oficer policie të korruptuar. »
« Megjithëse drejtoria e taksave punon ngushtë me Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive-në, u befasova që informacionet që përmbajnë deklaratat e pasurisë së doganierëve nuk i kalojnë përgjegjësit të tyre të linjës për anti-korrupsionin. Mendoja se kjo duhet të ndodhë si çështje rutinë. Doganierët që marrin rryshfet shfaqin shpesh shenjat e një stili jete që s’do të ish i mundur nga rroga e tyre e rregullt. Në këtë drejtim do të ishte e rëndësishme që inspektorët e tyre të linjës të dinë se çfarë pasurish janë deklaruar. »
« Për sa i përket drejtorisë kundër korrupsionit në zyrën e taksave, kjo njësi ekziston që prej vitit 2009, dhe konsiston në një drejtor dhe katër inspektorë. Sërish, kjo është një njësi shumë e vogël për të kontrolluar një fushë shumë të gjerë. Më informuan se rreziku kryesor i korrupsionit lidhet me mosdeklarimin nga kompanitë të numrit të punëtorëve apo nga personat e vetëpunësuar. Qëllimi është shmangia e pagesës së sigurimeve shoqërore. Megjithëse kjo dëmton vetë punëtorët që humbasin të drejtat e tyre sociale, shumica nuk mendohet të ankohen pasi kanë kuptuar se nëse nuk janë të punësuar në këtë formë, alternativa është ndoshta të mos jenë fare në punë. Sërish, për të kapur persona të përfshirë në këtë lloj mashtrimi do të ishte e nevojshme të kishte një qasje proaktive, por unë pashë pak dëshmi që të ishte kështu. Shumica e rasteve të hetuara nga kjo njësi ishin përcjellë nga agjensi të tjera, kryesisht nga inspektoriati i Punës. Gjithë e gjithë, 15 raste janë referuar nga agjesi të tjera që nga viti 2010. Shumica e këtyre rasteve janë nën hetim, vetëm dy kanë përfunduar me dënime dhe ndëshkim me burg. »
« Përshtypja ime e përgjithshme mbi drejtoritë është se ndërsa bëjnë një punë të denjë, nuk ata nuk janë proaktivë dhe veprimet e tyre rezultojnë në kapjen e disa shkelësve relativisht të vegjël, në vend të personave të përfshirë në korrupsion të shkallës së gjerë. »
Sipas raporteve konfidenciale, Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive vepron sipas një modeli moldav, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është i pafuqishëm ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk e konsideron korrupsion, korrupsionin.
Më ngjan se Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive mbledh një dorë të mirë informatash të dobishme, por me to duket se bëhet shumë pak. Kam komentuar më parë dështimin e drejtorive anti-korrupsion nëpër ministri për të përdorur informatat e ILDKP-së. Përveç kësaj, duhen forcuar kompetencat e ILDKP-së për të analizuar dhe hetuar informatat që iu jepen. Në këtë drejtim, më informuan se agjensisë së deklarimit të pasurive në Moldavi i janë dhënë të njëjtat kompentenca ekzistuese, për efekt të mirë. Mendoj se do t’ia vlente të hidhet një vështrim mbi të tjera agjensi të ngjashme, me qëllim rritjen e fushës së autoritetit dhe kompetencave të ILDKP-së. »
(Komisioni Qendror i Zgjedhjeve)
« Ndërsa vlerësoj se janë bërë përpjekje, si me sistemin e shumicës së cilësuar ashtu edhe me selektimin e anëtarëve nga të gjitha partitë kryesore politike për të garantuar disi eleminimin e njëri-tjetrit me vota, kjo sipas mendimit tim nuk duhet të zëvendësojë të pasurit e një komisioni zgjedhor vërtet të pavarur dhe të palidhur me partitë politike. Vlerësoj se mund të jetë e vështirë të gjënden persona që janë me të vërtetë të pavarur nga sistemi politik në rrethanat e veçanta të Shqipërisë. Në sisteme të tilla si në Shqipëri (që përputhen me një model të përbashkët në Europën Lindore) ekziston gjithnjë rreziku që partitë e vjetra të grupohen kundër partive aspiruese apo partive të reja që krijohen, dhe në të vërtetë ashtu duket se ndodh deri diku, pasi partitë e sapokrijuara nuk kualifikohen për fonde shtetërore për zgjedhjet, edhe kur rezultatet e tyre në zgjedhje tregojnë mbështetje të dukshme. »
« Në opinionin tim KQZ-ja nuk ka fuqitë e përshtatshme për të parandaluar lidhjet e fuqishme mes biznesit dhe partive politike. Komisioni nuk më ngjan të ketë as burimet dhe as pushtetin për të garantuar zbatimin e plotë të rregulloreve që ekzistojnë. Për të këputur lidhjen mes biznesit dhe politikës, që është një burim potencial korrupsioni, është e nevojshme të ndalohen donacionet e korporatave. Në opinionin tim, kompanitë që ofrojnë donacione ndaj partive politike presin gati gjithnjë diçka mbrapsht. Nëse donacioni bëhet vetëm për altruizëm, atëherë është një mashtrim ndaj aksionerëve. »
(Ministria e Shëndetësisë)
« Takova zyrtarët e Ministrisë të Shëndetësisë që merren me çështjet e korrupsionit. Është një njësi shumë e vogël me burime shumë të kufizuara. Shqetësimi kryesor i tyre, shumë i kuptueshëm, kishte të bënte me mbrojtjen e publikut në lidhje me prokurimet e ilaçeve. Ndërsa e gjithë kjo dukej të ishte shumë çështje e ndjeshme, për aq sa munda të zbuloj, nuk mu krijua përshtypja se kishte ndonjë ndjekje efektive të regjistrimeve që mbaheshin. Përshembull, e bëra të qartë se nuk ka asnjë dobi t’i kërkosh spitalit të regjistrojë sa ilaçe marrin dhe sa prej tyre përdorin, nëse askush në ministri nuk i ka kontrolluar kurrë këto shifra. Në fakt, unë dyshoj se inspektorët do të ndalojnë shumë shpejt kontrollin e të dhënave sapo të kuptojnë se nuk janë kontrolluar kurrë nga askush apo se raportet mund të rezultojnë një punë e trilluar. Sërish, pata përshtypjen se në Shqipëri është më shumë problem ndjekja nëpërmjet zbatueshmërisë dhe jo mungesa e legjislacionit apo e regullave. »
« Ngrita pyetjen e mitmarrjes nga personeli mjekësor. Bashkëbiseduesit u dukën se e përjashtuan këtë pyetje, si të një rëndësie jo fort të madhe. Në të vërtetë ata sugjeruan se ishte e ekzagjeruar. Megjithatë, ishte e qartë nga përgjigjet e tyre se të gjithë ata ishin të ndërgjegjshëm për ekzistencën e këtij fenomeni dhe ajo që u duk se thanë në të vëretetë ishte se të ashtuquajturat ‘pagesa informale’ nuk janë korrupsion. Megjithë respektin, unë nuk do të pajtohesha me një vlerësim të tillë. Pritshmëria se një pacient do ti japë një dhuratë doktorit, infermieres apo ndonjë personeli tjetër mjekësor krijon një presion mbi pacientin për ta bërë një dhuratë të tillë. Nuk duket se Ministria e Shëndetësisë ka ndonjë plan për të çrrënjosur këtë praktikë e cila është endemike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Në të vërtetë, është e qartë se ata shohin si një problem pa pikë rëndësie. »
(Konfiskimi i Pasurive të vëna me korrupsion)
« Shqipëria nuk ka asnjë sistem për konfiskimin e pasurive të vëna nga krimi në rastet e veprave të rryshfetit dhe korrupsionit. Ligji për konfiskimin e pasurive kufizohet vetëm për krimin e organizuar dhe gjendet në të ashtu-quajturin ligji ‘Anti-Mafia’. »
« Në opinionin tim konfiskimi i pasurive mund të jetë një mjet i fuqishëm kundër korrupsionit, veçanërisht nëpërmjet një ligji të pabazuar vetëm në ndjekjen penale si në Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Afrikën e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara. Në Irlandë përshembull, kur një person ka një pasuri për të cilën nuk mund të japë llogari se si e ka arritur ligjshmërisht, kjo mund të shihet si dëshmi se kjo pasuri është vënë nëpërmjet krimit. Në Shqipëri shumica e informatave që morrëm sugjerojnë se një numër i madh personash ekspozojnë shenja pasurie që nuk kanë lidhje me asnjë burim të ligjshëm që kanë apo që kanë patur. »
Për pjesën e antikorrupsionit kanë raportuar dy ekspertë. Njëri prej tyre ka zbuluar se në vend nuk e kanë idenë se ç‘është qasja proaktive ndaj korrupsionit, me shembuj konkretë.
(Eksperti antikorrupsion)
« Për të zbuluar korrupsionin është ekstremisht e rëndësishme një qasje proaktive. Të gjithë individët e përfshirë janë autorë dhe normalisht ata nuk kanë interes të raportojnë krimin. Për këtë, plani i veprimit kërkon që të ketë një rritje të hetimeve proaktive me 6%. Por kam frikë se ka një keqkuptim totalisht të gjerë se çfarë është në të vërtetë hetimi proaktiv. »
« Pyeta zyrtarët e lartë të policisë dhe Prokurorisë se si e kuptonin ata, dhe mora këto shpjegime :
1. Jam ulur në zyrën time dhe dikush troket në derë. Ai më informon se të nesërmen një zyrtari publik do t’i dorëzohet një rryshfet. Sigurisht që unë do të nis menjëherë hetimin.
2. Vepra kriminale është në zhvillim e sipër dhe nuk ka përfunduar ende. Kur ne marrim një informatë të tillë ndërrmarrim sigurisht masat e nevojshme. »
« Nuk gjeta analiza sistematike terreni për rreziqet e larta të korrupsionit (prokurimet, gjyqësori, emërimet e shërbyesve civilë etj…). Burimet ekzsistuese me informatat fillestare për të nisur hetimet mbeten të papërdorura. Përshembull raportet e Auditit dhe të ILDKP-së. Shkëmbim i pamjaftueshëm informatash mes institucioneve dhe autoriteteve relevante prej mungesës së kuadrit ligjor apo atij praktik. »
I njëjti ekspert ngrë pikëpyetje për rolin e strukturave antikorrupsion dhe planeve të shumta të veprimit, si dhe për ndikimin politik mbi këto struktura që veprojnë nën urdhrat e Kryeministrit.
« Në vitin 2011 numri i stafit të Departamentit të antikorrupsionit dhe kontrollit të brendshëm u vlerësua si i pamjaftueshëm. Në vitin 2012 ky departament numëron dy nëpunës më pak. Kjo u justifikua me detyrimin e përgjithshëm për të ulur numrin e nëpunësve në autoritetet publike. Gjithsesi, lufta kundër korrupsionit është prioritet kyç dhe DAKB ëshë një aktor kyç, për këtë arësye ky fakt duhet reflektuar në termat e burimeve të pamjaftueshme njerëzore. Forcimi i kapacitetit të stafit por edhe të kompetencave është një parakusht që DAKB të mund të përmbushë detyrat si një lojtar kyç i masave anti-korrupsion.
« Për faktin se inspektimet e DAKB do të zhvillohen me urdhër të Kryeministrit, bazuar në planin vjetor të punës dhe njësoj për arësye të jashtëzakonshme, unë ngre sërish çështjen e ndikimit politik dhe rekomandimin për të provuar një qëndrim më të pavarur në këtë departament.
Një plan veprimi gjithpërfshirës për vitet 2011 – 2013, i cili përmban plane veprimesh të integruara nga ministritë e linjës u hartua dhe miratua nga Grupi ndërministror i punës antikorrupison(GNP). Përveç këtij, ekziston një plan i dytë veprimi për prioritetin kyç numër 8 me 62 objektiva dhe një numër të stërmadh veprimesh të planifikuara. Mbetet e paqartë për mua se ç‘kuptim kanë dy plane veprimi ekzistuese me qëllim zbatimin e një veprimi të vetëm. Për më shumë, nuk pashë një institucion qëndror të fuqishëm me staf të mjaftueshëm për të vëzhguar dhe koordinuar zbatimin e këtij numri të lartë veprimesh të planifikuara. Gjithë e gjithë përshtypja ime është se formalisht GNP është përgjegjës për zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit, por në fakt, vetëm një person, drejtori i DAKB, po punon për këtë çështje. »
« Për faktin se zakonisht nuk ka viktima fizike në rastet e korrupsionit, askush nuk është i interesuar të raportojë krimin. Megjithëkëtë, për të zbuluar korrupsionin është e nevojshme një qasje proaktive e agjensive të përforcimit të ligjit. Ekziston një kërkesë e fortë për të vendosur një kuptim korrekt. Hapi i radhës duhet të jetë analiza sistematike e rrezikut. Fushat e dukshme janë prokurimet, gjyqësori, sektori i shëndetësisë, diplomat false që jepen nga universitetet private. Kjo duhet të ndiqet nga një orientim i synuar mbledhjeje i të gjitha informatave të gatshme nëpërmjet të gjitha mjeteve ligjore. Kjo do të thotë përdorimi i të gjithë masave standarte dhe atyre të veçanta të hetimeve (burime të ndryshme, media, regjistrat publikë dhe privatë, informatorët, agjentët e infiltruar, interceptimet, etj…). »
Ekspertët europianë, të gjithë profesionistë të fushave që mbulonin, kanë zhvilluar takime e biseda në Shqipëri me të gjitha institucionet e strukturat e përfshira në fushat përkatëse. Eksperti për luftën kundër krimit të organizuar, pjesë e fushës së sundimit të ligjit, nxjerr përfundimet të pandryshuara me vitet e mëparshme e mjaft kritike.
(Eksperti per luften kunder krimit te organizuar)
« Shqipëria mbetet një zonë burimi ose tranziti i aktiviteteve kriminale që prekin kontinentin Europian, si heroina, kokaina dhe kontrabanda e marijuanës, kontrabanda e emigrantëve dhe trafikut të qenieve njerëzore. Pozicionimi i saj mes dy vendeve anëtare të BEsë (Italisë dhe Greqisë) bën që të jetë një udhëkryq rajonal. Për këtë arësye Shqipëria është një territor kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkan. Anëtarë të organizatave kriminale me kombësi shqiptare janë të pëfshirë rëndshëm në trafikimin e drogës dhe në plaçkitje, në disa vende anëtare të BEsë dhe vlerësimi i rrezikut duhet gjithashtu të marrë parasysh aktivitetet kriminale që zhvillohen jashtë vendit por që kanë lidhje me Shqipërinë. Përshembull, disa raste dëshmojnë përfshirjen e qytetarëve shqiptare në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt BEsë.
Situata e përgjithshme është përmirësuar, kryesisht për shkak të ngritjes së kuadrit ligjor dhe strukturave. Vazhdon të mbetet e vështirë analiza e zbatimit të masave të marra përderisa statistikat janë të vështira për tu siguruar dhe nuk janë gjithnjë të besueshme apo të krahasueshme. Ka ende nevojë për një qasje strategjike mbi statistikat dhe indikatorët. Përcaktimi dhe monitorimi i treguesve thelbësorë të performancës mbetet një prej rekomandimeve kryesore që i duhet bërë autoriteteve shqiptare.
Treguesit e paraqitur nuk tregojnë një përmirësim të qartë në luftën kundër krimit të organizuar. Sekuestrimi i drogës dhe mbi të gjitha, hetimi i organizatave të tipit mafioze, nuk janë të besueshme. Rastet që janë menaxhuar me sukses janë shpesh të një niveli mesatar dhe nuk përfshijnë në të vërtetë kriminelë të profilit të lartë. Për të përmirësuar situatën, është e këshillueshme të qartësohet se çfarë bën SHISH në këtë fushë si dhe të përmirësohet roli i tij.
Rezultatet më të mira gjenden në fushën e konfiskimit të pasurive kriminale, dhe në luftën kundër pastrimit të parave. Ligji i ashtu-quajtur anti-mafia ka filluar të japë rezultate të mira dhe Njësia e inteligjencës financiare shqiptare është mjaft aktive.
Rezultatet më të këqia gjenden në luftën kundër kultivimit të cannabis ku ka një rënie të qartë të prishjes së plantacioneve, ndërkohë që cannabis prodhohet qartë në një shkallë të gjerë në Shqipëri në rrethet e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Vlorës.
Nuk u gjetën ndryshime madhore në fushën e bashkëpunimeve ndërkombëtare, vazhdon të mbetet përshtypja se operacionet më delikate janë të nxitura nga jashtë. Tashmë pritet që një rast madhor të nisë nga vetë Shqipëria. Disa vëzhgues shprehin keqardhjen se disa raste të trafikut ndërkombëtar të drogës nuk u ndoqën në përputhje me seriozitetin e këtyre rasteve.
Çështja e mardhënies së pakënaqshme mes shërbimeve të prokurorisë dhe të policisë nuk ka shënuar ndonjë përmirësim madhor dhe duhet të vijojë adresimi i saj.
Sugjerohet të zhvillohet një bashkëpunim ndërkombëtar proaktiv duke ngritur një rrjet informatorësh në bashkëpunim me vendet anëtare të BEsë.
Pas analizës së korrupsionit në gjyqësor, një tjetër ekspert është marrë me funksionimin, duke veçuar, ndër të tjera, ndikimin e politikës mbi gjyqësorin dhe kohën që kalon nga miratimi i një ligji deri në zbatimin e tij.
(Eksperti i gjyqesorit)
« Zhvillim pozitiv është që parlamenti nisi të marrë gjithashtu në konsideratë ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar për t’u miratuar. Një hap i madh përpara ishte miratimi i ligjit për gjykatën administrative. Fatkeqësisht, konsensusi për të gjetur më shumë zgjidhje të përbashkëta ndërkohë po dobësohet sërish dhe disa çështje të rëndësishme si përzgjedhja e gjykatësve të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese dhe të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është e bllokuar.
Ajo që mund të vëzhgohet në mënyrë të përsëritur është koha që kalon nga një miratim i një ligji deri tek zbatimi i tij.
Nuk ka ndryshime të kuadrit kushtetues i cili për momentin i jep politikës (Parlamentit dhe Qeverisë) një impakt të fuqishëm mbi gjithçka, përfshirë impaktin mbi sistemin e drejtësisë.
Problemet më serioze në fushën e drejtësisë janë zvarritjet, korrupsioni dhe mosbesimi në sistemin e drejtësisë. Përmirësimi i kësaj situata varet nga përmirësimi i kodeve të proçedurave, rritja e informacionit, dhe veprimi me transparencë dhe arësyetim i të gjitha aktiviteteve. Ekziston vetëdijësimi i palëve të interesuara për rëndësinë e këtyre nevojave, por zbatimi ndonjëherë kërkon më shumë kohë se ç‘pritet.
Përveç emërimeve të lartpërmendura në pozicionet e nivelit të lartë në gjyqësor, një reformë e Gjykatës së Lartë dhe e Këshililt të Lartë të Drejtësisë duhet të kenë prioritetin më të lartë, dhe duhet të ndiqen nga zvogëlimi i imunitetit, kontrolli efektiv i deklaratave të pasurisë, përmirësimi i statusit të shërbyesve civilë, trajnimi i vazhdueshëm dhe ofrimi i personelit dhe burimeve financiare të mjaftueshme.
« Edhe më shumë se vitin e kaluar, përshtypja e ekspertit është se shpejtësia e reformave është ngadalësuar edhe më shumë. Disa prej projekteve, të cilat ishin deklaruar si gati të përfunduara gjatë misionit të fundit, akoma presin të zbatohen. Sërish, duket se afër datës së misionit, ishin përgatitur me nxitim të madh disa hapa. Fatkeqësisht, rezultatet e këtyre hapave nuk u vlerësuan dot. »
Duke bërë sikur bën reforma Shqipëria ka humbur shumë kohë. Shembulli më i gjallë është krahasimi me Kroacinë, e cila e nisi këtë rrugë pas nesh, më 1 qershor të vitit 2000, dhe anëtarësohet në Bashkimin Europian më 1 korrik të vitit 2013. Nëse do të ishte ecur me të njëjtat hapa, ëndrra e shekullit, bashkimi i Shqipërisë me familjen e madhe europiane, do të kishte qenë e realizueshme për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Por në vend të kësaj, bazuar në meritat e vetë vendit, Komisioni Europian pritet të japë lëmoshën e radhës : një rekomandim ndaj vendeve anëtare për një gjysëm statusi.
Integrimi europian nënkupton, përveç votimit, edhe zbatimin e ligjeve, për transformimin e vërtetë të vendit sipas standarteve europiane. Apo më troc, siç e ka thënë një eurodeputet slloven, nga përvoja: «Një vend nis të integrohet në Bashkimin Europian ditën kur kupton se sa herë gënjen Brukselin, gënjen veten. »
rregulloni tiutllin.
More Sali!-Po na kerdise a te qifja udhet,nga
Sabahu gjer ne Haksham duke na genjyer…
Po nashti qe po e lexone kete raport;-
A ndihesh ndonje cike i Turperuar?…E po cthem
edhe une,pyes ate qe turpin e ka tualet…
Degjo o Mavri;-E di se cthote raporti;
Ti japim sejcilit ate qe i takone.dhe me konkretisht.
-Deri me 2005,Shqiperia thote Raporti,ka bere progres ne
perforecimin e institucioneve te saja si Gjyqesori,Administrate Publike etj.me vone erdhe zotrote ne Pushtet;-
Ne 2006,Raporti theksone nje varferi Ligjore per bizneset,si edhe
mangesi per ligjerimin e prones,qe permbledhtazi thuhet se:-
Korupsion eshte i perhapur gjithandej…(pergjegjese Qeveria jote…
Ne 2007,Korupsioni perbene nje problem serioz.(pergj.Qeveria Jote)
Ne 2008,ryshfeti perfshine;Gjyqesorin,Policine,
Shendetesi dhe Dogana…(pergjegjese qeveria jote )
Ne 2009,gjurmet e besueshme te provave te korupsionit
u bene te pabesueshme…(pergjegjese qeveria jote)
ore po nuk po na del gjakundi Opozita si bllokatore…)
nejse vazhdojme dhe lexojme me poshte;
Ne 2010,mungese e theksuar e Transparences dhe nje korupsion
gjitheperfshires,por edhe ne ritje,(pergjegjese qeveria jote o Sali)
Ne 2011,korupsioni vazhdon te mbizoteroje ne shume fusha
dhe mbetet nje problem vecanerisht serjoz.(pergjegjese qeveria berisha)
me tej shohim Betreja te humbura kunder krimit dhe korupsionit
spas mendimit tim:-Shume zhurrem per asgje.(pergj.qeveria Berisha)
Shume zvarritje i adresohen qeverise tuaj z.Berisha.te gjitha te
qellimsheme,pasi ka prova te pakontestueshme te mungeses se vullnetit
tuaj dhe te qeverise tende…
Ne Dogana,korupsion dyshe.duke u perfshire keshtu edhe
nje oficer policie… (pergjegjese e vetme qeveria berisha)
Modeli i KQZ,duke qene si ato te evropes Lindore,
e ka bere te veshtire pavaresine e ketij institucioni.(pergj,qeveria berisha)
Ne Shendetesi,me shume problem zbatueshmeria se sa kuadri ligjor.
(pergjegjese qeveria berisha)
Nuk paskemi asnje ligj per te konfiskuar pasurite e vena
nga korupsioni dhe ryshfeti. (pergjegjese qeveria berisha)
Veprat kriminale ne zhvillim… (pergjegjese qeveria berisha)
Ne 2011,Departamenti antikorupsion u vleresua
si i pamjaftueshem. (pergjegjese qeveria berisha)
Shqiperia eshte percaktuar si nje zone burimi tranziti i aktiviteteve
kriminale qe prekin kontinentin Evropjane.(pergjegjese qeveria berisha)
Kemi rezultate shume te keqija ne luften kunder kultivimit
te canabisit. (pergjegjese qeveria berisha)
Se fundi disa projekte u cilesuan si hapa te nxituara,fatkeqesisht
ky projekt nuk u vleresua. (pergjegjese qeveria berisha)
Dhe me keto prioritete KE,do i japi Qeverise tende o Sali,
lemoshen e rradhes,nepermjet nje rekomandimi
per nje gjysem Statusi……
Atehere kam nje pyetje direkt per ty o Sali:
Perse genjene veten duke u perpjekur te na mbushesh mendjen se
Eshte Opozita ajo qe nuk e do integrimin!!!Kur ate nuk e pame
asgjekundi qe te kishte ndonje faj!…
perkundrazi,ne total,lexojme se pergjegjese eshte vetem
qeveria berisha,ndaj mos genje me,se genjene veten…
…po ku do tja dish Ti,se cfare thone te tretet….
…nje vend nis te integrohet ne BE diten kur kupton se,sa here genjen Bruxeles,genjen veten……..pune korrakesh!!!!!
Sikur per kete punen e genjeshtrave per Brukselin, jane me te specializuar vellezerit e tu, turkofagos. Kane kater vjet qe jane bere qerpaze e tallet gjithe bota me ta per menyren e pafytyre si genjyen. Nganjehere eshte mire te shohesh veten ne pasqyre. Se pastaj ajo nofka idiote “korrake” duket si e bere per ty. Mbaje nganjehere gjuhen pas dhembeve. Trap
Ti pilaf i qelbur kur ste pelqen pse futesh srrin ne punen tende mbas kuintave ashte e lehte te hash m….une kam adrese e po deshe ta jap jo per gje po te te shikoi se qligesi je sa veta ke futur ne burg duke spiunuar edhe hitleri i perdorte pasta i vriste po ju spunoni dh pjestaret e families tua nga 5 pjestar 6 jeni spiuna.nese je burre i bindu se jo sje jepe ndonje adres ose qepe pleh
Te gjitha rrotullohen vetem rreth nje emri:
Sali Harram Berisha!
http://imazheshqip.blogspot.com/
Ky shkrim duhet studjuar. Atehere mund te kuptosh te verteten e hidhur ?
Jemi mesuar per ti vene bishtin me fjale per cdo gje qe diskutohet jo vetem ne politike por edhe ne familje,uni asnjehere ska faj vetem tjeteri apo kendershtari -kur krijohet familje ska me une edhe ti por ne -keshtu te dyja palet jane fajtor edhe pd edhe ps -derisa neve se kuptojme qe pseodemokrat e socialist jeni vellezer keshtu do iki kjo pune -por do zoti na japin ndihme se ne vete jemi ne nje gjendje kritike se kuptojme qe europi fillon nga shtepia jone ne radhe te pare pastaj shkalle shkalle fundi eshte politika-vret pret vjedhe -me preteksin se ska po gjermani mbas luftes 2 ishte shkrumbe hi por nuk vriste e priste por perveshi menget ne per pake kohe duam te krahasohemi me bosat pa pune pa industri punen e fshatit se bene njeri –
ANALIZE : Silazhi eshte ushqim qe pregatitet per bagetite e trasha si lopa, demi, vica etj … Teknika e pregatitjes eshte kjo : Bima e misrit, kalliri, pasi coptohet neporcione hidhet ne vaska te medha betoni. Kallirit te coptuar i hidhet dhe kripe e zeze dhe ure. Kjo pune behet ne muajt gusht, shtator kur kalliri eshteakoma i njome. Vaska pastaj mbulohet me plasmas dhe perdoret per ushqim ne muajt e dimrit duke fidhuar nga dhjetori e deri ne prill kur fillon bari perseri.
E trajtova silazhin pasi kuartikull i politikes i ngjason silazhit te zooteknikut.
Ky artikull eshte pregatitur ne guzhinen e OSBE e cila si gjithmone po don me ba rollin e inteligjences e ne jena bagetite e trasha !!!
Si eshte e mundur qe ne kete artikull nuk shkruhet asnje rresht per korrupsionin e OSBE – se !!!
Vetem ne zooteknike, veterenire, mjeke, juriste jemi te korruptuar OSBE eshte e paster !!!
Si eshte e mundur qe nuk shkruhet asnje rresht per vrasjet e krim Berishes !! Apo krim Berisha nuk vret. Gjithe vetevriten dhe vriten nga kriminele qe nuk kane te bejne as me Mediun as me Bashen, as me Zhelefinen e as me krim Berishen!!!
Korrupsioni eshte deri det rojet apodhe ato qe bejne analizat mjeksorw, laborantet. Po laborantet e dentistat lane te korruptuar e te lidhur me krimin ….ha ha ha …
Ate kontraten kur e ka per ta riperterire OSBE ????