Nga Greg Rama
Ça ke që shef?
– Alo?
– Alo mirëdita…
– Mirëdita…
– Unë jam Gregu dhe doja të flisja me…
– Kush?
– Gregu.
– Bengu?
– Jo, G-r-e-g…
– Beni?
– Jo, nuk jam Beni…Nejse. A mund të flas me Filanin?
– … Ja, një sekondë, të shoh a është këtu Filani… si quhesh ti the, Fegbu?
– Jo… jo…
1. Kthim në parajsë
U ktheva në Shqipëri nga Greqia në vitin 1996. Ndodhi ajo që ndodhi dhe unë, i pamësuar me realitetin e ri, fillova të koleksionoj, i mahnitur prej të panjohurës dhe prej gjërave të reja, gëzhojat e zbrazura të fishekëve që mund t’i gjeje kudo: në çdo rrugë, në çdo kthesë rruge, në çdo tarracë tullace pallati, në çdo ballkon, në çdo sirtar. Koha kaloi dhe shqiptarët e gjetën rrugëzgjidhjen për armëpushim, kështu që familja u zhvendos bashkë me mua në një lagje pranë Shkollës së Bashkuar dhe të shkuarën time si koleksionist nuk e di ku e çova. Në fillim, kjo lagje më ngjante me një çetë që kishte grumbulluar një pjesë të mirë të analfabetëve të kohës, të cilët, për kushtet e atëhershme të jetesës, ishin padyshim më të diturit dhe ata që kishin një zgjidhje për çdo gjë. Zgjidhjen gjërave e jepnin me anë të dhunës dhe pushtetit të frikës apo fajit. “Mos më fol. Si guxon? Ta hap ballin!”
Gjëja e parë që më ndodhi kur u ula me këmbë në tokë, në sipërfaqen e kësaj bote të re, ishte intervistimi që më bënin të panjohurit, banorët e lagjes. Nuk është akoma koha kur im at është i famshëm dhe unë njihem prej të tjerëve si djali i ministrit, djali i kryebashkiakut të Tiranës apo në rrugë edhe më diplomatike si djali i Ramës, por të panjohurit e mi, të familjarizuar ndërkohë me mamanë time, aktoren Matilda Makoçin, duke menduar që më njihnin, sepse e njihnin, i jepnin vetes të drejta… “Sa grua e bukur ka qenë mamaja jote! Dhe është akoma, më beso mua ç’të them sepse unë të flas sikur ti je djali im! Oh, sa e bukur ka qenë kur dilte në televizor, sa elegante… Edhe ti i ke ngjarë, por jo tamam. Ja, këtu për shembull, te pjesa e syve dhe e ballit i ngjan krejt mamasë. Kurse te pjesa e mjekrës nuk dihet kujt i ngjan…”
Këto biseda miqësore filluan të bëhen monotone sepse ishin thuajse përditore. Edhe bisedat armiqësore ishin thuajse përditore, por armiqësoret, duke pasur natyrë abstrakte, është e vështirë të riprodhohen me saktësi. Mosha bën të vetën. Në atë kohë, në moshë unë isha tjetër njeri. Kështu thuhet në Shqipëri, që kur je i vogël, nuk i kupton dot disa gjëra. Të rriturit dinë më shumë se të parriturit. Kështu thuhet në Shqipëri të paktën.
U mor vesh që unë kisha ardhur nga Greqia. Nuk vonuan pyetjet për emrin:
“-Si e ke emrin?
-Gregor…”
Ata që më pyesnin për emrin dhe si përgjigje dëgjonin fjalën Gregor, zmadhonin sytë nga habia dhe hapnin me ngadalë gojën për të folur edhe njëherë; mbase për të pyetur edhe njëherë për emrin… Mbas ngurrimit vinte pyetja:
“-Ti je grek?
-Jo, unë nuk jam grek. Më quajnë Gregor dhe nuk jam grek.
-Ty të quajnë Grek sepse ke jetuar në Greqi?
-Kam jetuar në Greqi, por nuk jam grek dhe nuk më quajnë grek. Emri im është G-r-e…
-Pra ti je grek? Pse ke ardhur në Shqipëri? Çfarë kërkon këtu? Pse je kaq i dobët? Pse e ke kokën kaq të madhe? Po buzët pse i ke si femër? Po atë në dorë ç’e ke? Ma trego pak dorën… edhe dorën si femër e paske! Po sa e paske kokën! Kokën e paske më të madhe se një kazan plehrash! Ha-ha-ha! Me rob shpie, nuk tallem, sa një kazan plehrash për shpirt të plakës! O, po ti qenke edhe idiot komplet! Kush ta ka von kët emër, mqafsh mu? Plaka apo plaku?”
Natyra… Ç’ti bësh, duhet të mësohesh me bezdinë që të shkakton një vend si ky. Të paktën kur s’ke ç’bën… Është natyra dhe me ç’po shoh, njerëzit këtu nuk dinë të bëjnë ndryshe. Dinë si të bëhen vazhdimisht të bezdisshëm, i thoja vetes kur vendosja kokën mbi jastëk.
O greko, o koke! O kokmodh! Ha-ha-ha! Pa shih sa të modhe e ka kokën greku më vdektë plaka, më vdekshin robt e familjes, vdeksha unë dhe të gjithë njerëzit e botës! Ha-ha-ha! O grek, po kush ta vuni emrin ty kshu, plaka apo plaku?
Që shoku im i lagjes t’i vriste në mendjen e tij, me një shpejtësi gjakftohte dhe të pabesueshme njerëzit e tij të afërt dhe ata që ishin pak më larg se të afërmit e tij, vetëm për të vërtetuar që unë e kisha kokën të madhe, kjo quhet sakrificë. Sakrifica e çuditshme e psikovrasësit, ngjalli kuriozitetin tim të ardhshëm. Kur u rrita mjaftueshëm dhe kur filluan përpjekjet e para dhe të vështira për tu bëre burrë, rrugës drejt fisnikërimit, më kujtoheshin fjalët inkurajuese të babait mbi burrërimin “Burrërohu o i mjeri ti!” dhe i ingranuar në një mënyrë të paparë për të kuptuar më shumë veten dhe shoqërinë në të cilën kalova vite të rëndësishme të fëmijërisë, fillova te rivija në duart e mia, fotografi të shkrepura në ambientet e zymta pranë shkollës së bashkuar dhe studioja me vëmendje kokën time, e cila sipas komshinjve të atëhershëm, ishte një kokë shumë e madhe. Fillova të kuptoj që koka ime, pa modesti, jo vetëm ishte brenda standardeve, por ishte edhe e bukur, e rrumbullakët, e lëmuar dhe me flokë. Nuk ishte e vështirë të kuptoje, me një analizë aspak të zgjatur, që bota e lagjes ku pata jetuar, pranë Shkollës së Bashkuar, ishte botë me ligje të tjera.
2. Të fortët dhe të dobëtit
Se kush u burrërua më shpejt, unë apo ata që vinin në lojë kokën time, kjo është për tu verifikuar. Kënaqësinë e vërtetë të një bisede intelektuale e provova për herë të parë në moshën 9 vjeçare në bashkëbisedim me një nga të fortët e lagjes. Po flisnim për mundësinë e ardhjes të fundit të botës së shpejti dhe të dy ne ndiheshim keq sepse fundi i botës do na gjente të virgjër.
Padyshim që historia e të fortëve lyp durim dhe kohë për tu analizuar. Për një moment në historinë e Shqipërisë, të ishe analfabet ishte krenari përpara shoqërisë, sepse tregonte që ishe i fortë dhe nuk të interesonte shumë për gjërat e rëndomta të jetës si shkronjat, numrat, poezitë, sepse, ka zgjidhje të tjera për gjërat o burrë! Po shokët? Për çfarë janë shokët? Shoqëria mbi të gjitha! Nuk e di si e mendon ti, po shoqëria vendoset sipër kokës! Po prindërit që thonë “shkollimi dhe shëndeti mbi të gjitha”? Jo. Ata s’marrin vesh nga disa gjëra.
Pastaj femrat… Eh, ç’të them për femrat e këtij momenti historik? Vajzat dhe gratë në këtë moment historik, vendosën të tërhiqen nga skena dhe të mos ngatërrohen me problemet e burrave.
Regjimit komunist herët apo vonë do t’i vinte fundi. Kështu edhe ndodhi në 1990 dhe botëkuptimi dhe botëveprimi i jetëve shqiptare spastroi rregullat e ish-regjimit duke e kthyer çdo gjë mekokënposhtë.
Një grup shqiptarësh u turr mbi pronën private. Një grupim tjetër filloi të merrej me ndërtim pallatesh pa estetikë. Grupi i klandestinëve, edhe pse në arratisje e sipër me zhurmë dhe me bujë, drejt vendeve fqinje si Italia apo Greqia, situata e krijuar i detyroi të kthenin kokën mbrapa duke shpresuar që më të vendosur disa baza jashtë Shqipërie, kur të ktheheshin me baza të vendosura, të viheshin në zbatimin e tendencës së argjendtë “për të kap noi lek”.
Të fortët qëndruan. Jo më kot, Alen Aiverson, ish-basketbollisti i “76ers”, ka lënë një gjurmë shkrimi në krahun e tij: Only the strong survive, pra vetëm te fortët mbijetojnë. Mbas vdekjes natyrale të Enverit, në Shqipëri, të fortët zëvendësuan intelektualët dhe sjellja prej te forti shumë shpejt erdhi në modë. Demokracia shqiptare, i dha mundësinë të fortëve, që ta pasuronin kulturën e vendit me një dandizëm të ri. Ata filluan të shpallin potencialin e tyre me impostimin e sforcuar të zërit “O çun, hajt ktu! Hajt ktu po t’them… o, mos mboj tvij un aty pastaj se…” Ata filluan të njihen prej makinave të zeza me të cilat shëtisnin në lagje dhe veshjeve me po këtë ngjyrë. Mund të ketë qenë uvertura 1812 e Çajkovskit apo nuk e di të frymëzuar prej cilës uverturë, mesi i ditës apo mesi i natës, do të gjente ndonjë të fortë bashkë me shok apo shokë, duke shkarkuar karikatorë të tërë armësh në ajër. Mënyrat festive te vitit te ri, fati më mundësoi ti provoja dy apo tre vite, në lagjen e zymtë pranë shkollës së bashkuar. Festimi i vitit të ri në këtë lagje mbetet edhe sot e kësaj dite një përvojë e paharrueshme për mua. Për familjarët e mi nuk e di sepse pyes ndonjërin prej tyre “ej, po të kujtohet si festohej viti i ri te Shkolla e Bashkuar?” dhe ne këmbim, marr përgjigje të padeshifrueshme, të natyrës: “Ç’të bëjmë dhe ne?” apo “Ç’të bëjnë dhe ata? Njerëz janë… njerëz ishin po do thuash ti si? Po ti prit se ata… jo me të vërtetë pse nuk është ashtu? Apo thuaj ti ata dhe unë thuaj, kur u bë kjo thuaj… por s’e thua dot!”
Në 31 dhjetor, detaji që bashkonte të fortë dhe të dobët, në fqinjësi dhe largësi, ishte dëshira për të festuar mbrëmjen e ndërrimit të viteve me tingujt e armëve. Të gjithë burrat e shtetit dhe të miletit, do të dilnin në ballkon apo në shkallët e pallatit apo familjarisht së bashku në avllinë e ndërtuar pa leje në katin e pare të pallatit, dhe kështu, me një gur ata vrisnin disa zogj madje mund të të vrisnin edhe ty, sepse të dehur siç ishin brëndapërbrënda breshërisë gjithëpërfshirëse të plumbave, kremtonin iluzionin e ndërrimit të viteve dhe iluzionin e demokracisë.
Dandizmi i burrave të fortë shqiptar, filloi të imitohej prej të gjithë grupmoshave. Nuk ishte e nevojshme të ishe dandy si ata, për ta kuptuar. Fëmijët e lagjes, edhe ata më të vegjlit, i thonin njëri-tjetrit “ta qi mamin” apo “ta qi babin”. Ata të moshës së mesme, shkëmbenin thuajse përditë me zë të lartë batuta kundër ose pro njëri-tjetrit, nga ballkoni në ballkon e nga pallati në pallat. Kur plaste një sherr në lagjen e rrethuar në formë katrore prej pallateve parafabrikate, midis fëmijëve, të rriturve apo grave, në momentin e shkëndijës së parë të flakës mbi kashtë, prej minaresë fillonte të shpërndahej në atmosferë edhe një herë tjetër, si gjithmonë, vala e zakonshme e këngës të hoxhës me playback. Por jo më e Enver Hoxhës.
Burrat e shtëpisë, burrat e familjes, burrat e shoqërisë por edhe vetmitarët, e bënë me marrëveshje të heshtur apo të përfolur, që të pajiseshin me armë. Ata që nuk u pajisen me armë u cilësuan prej pronarëve të rinj të armëve, si “ngordhalaq”, “budallenj”, “gomarë” madje ndonjëherë edhe si “elefantë”. Kur mbas disa vitesh u hapën thashetheme që gomari na qenkërka një nga kafshët më të zgjuara, të fortët e dikurshëm rrudhnin ose kafshonin buzën.
Një ditë kur po kthehesha nga shkolla, një nga dyert e shtëpive në katin e dytë, ishte hapur. Në korridorin e shtëpisë silueta metalike e një kallashnikovi më bëri të mendoja për pjesën e varfër të dekorit. Mbeta i ngrirë për një moment. Brenda në shtëpi dëgjoheshin zhurma të mbytura bisedash. Një erë gatimi filloi të shpërndahej me ngadalë në korridorin e katit të dytë dhe unë para-marsh. Kjo armë, me siguri pret me padurim të zotin për të dalë si zakonisht shëtitje mbasdite.
Nuk besoj që ekziston një shqiptar, të cilit frazën rebele “Ça ke që shef?” mos t’ia kenë përdorur një herë kundra. Rregullat e Shqipërisë së re përmbysën hierarkinë e vjetër. Hierarkia e re në krahasim me atë të vjetrën ishte njësoj sikur të krahasoje të bardhën me të zezën; të verdhën me rozën; të kuqen me blunë; të kuqen me të zezën. Në hierarkinë e vjetër të fortët ishin Enveri dhe sigurimi i shtetit, apo jo?
3. Modernizmi i të fortëve
Një nga ngjarjet që do ushqejë me vëmendje brezat e ardhshëm është revolucioni estetik që ndryshoi pamjen e Tiranës. Ngjyrat që im at përdori në njërin prej mandateve të tij si kryetar bashkie për të ndryshuar pamjen e Tiranës pati sukses sepse duke ndryshuar pamja e qytetit, të fortët, ndoshta ngaqë u ndjenë si të lënë mbas dore, duke u përpjekur për tu harmonizuar dhe përshtatur me ambientin e ri, filluan edhe ata të ndryshonin estetikën e tyre. Kështu, ndoshta pa dashjen e tyre, jo vetëm karakteri por edhe veshja e tyre u bë më mikpritëse dhe miqësore. U mësuam që për një kohë të gjatë ta personifikonim një te fort si “the man in black” por me ndryshimin e ngjyrave të Tiranës, edhe të fortët, dhe jo vetëm ata të Tiranës kryeqytetase por edhe periferikët, ndryshuan ngjyrat dhe kushedi sa do jenë gëzuar vejushat e kombit për këtë ngjarje, të cilave sikur i ra nga qielli edhe një herë, privilegji për të qenë autentike.
Sikurse fasadat, të cilat përpara dorëvënies përmbanin diçka të njëjtë midis tyre, edhe të fortët përpara ndryshimit të pamjes së Tiranës, dalloheshin që shumë larg dhe nuk ishte e nevojshme të bëhej pyetja: ai aty larg, është i fort apo i dobët?
Fryma moderniste që po furnizonin ngjyrat e reja të Tiranës, filloi të përhapet deri te veshët e ndonjëherë deri te mendja e një të forti. Për herë të parë në historinë e të fortëve, një i fort mund ti dhuronte vetes një makinë të bardhë sepse tani që çdo ndërtesë e Tiranës ishte pikturuar me të paktën tre ngjyra të ndryshme, eh, tani vëlla, s’dua t’ia di më unë. Puna e tyre është puna e tyre. Puna ime është puna ime.
4. Po sot, kush është i fort dhe kush i dobët?
Serioziteti me të cilin përjetohet një lajm në Shqipëri, është i çuditshëm. Megjithatë, botëkuptimi logjik me të cilin trajtohet një lajm mund të jetë tepër joshës por edhe aspak joshës. Më ndodh shpesh që një nga burrat e panjohur për mua, brenda qytetit apo brenda shtetit, të më ndalojë në rrugë për të më thënë “Unë babin tat e njoh që t’vogël…” dhe ky është një lajm. Si e njeh? Nuk ka përgjigje. Edhe fakti që nuk ka përgjigje, lajm është.
“Ai baba jot nuk osht n’terezi fare, mnigjo mu; ene nqofse do me e dit, un kom qen nga tparët qe ça kisha ia thash msy… po ai snigjon, ku do me ia dit ai mër, a mer vesh ça tthem apo ku e ke mendjen…”
Një tigër i vërtetë i debatit dëshiron të sigurohet që ti je duke ndjekur fillin e tij të mendimit ndërkohe që në të vërtetë ti je duke menduar nëse i ke mar vesh të rejat e fundit apo jo dhe kur kujtohesh që të rejat e fundit nuk i zbulon nëqoftëse nuk shkëputesh nga tigri, atëherë ti vendos ti thuash tigrit “mirupafshim tigër” dhe të vazhdosh me hallet e tua por tigri këmbëngul edhe pse nuk është e thënë qe ai të sillet në këtë mënyrë…
“- Je tu hik ë? Boi t’fala babit kur ta takosh.
– Nga kush t’i bëj të fala?
– S’ka gjo, ç’ke ti mos e lodh trunin fare ti, se ai mnjef mir mu…
– Nuk e vë në dyshim që ju mund të njiheni që të vegjël por si quhesh përderisa i lejove vetes të ma kritikoje babanë si shoku i tij i vjetër dhe ndërkohë nuk më ke thëneë as emrin dhe as mbiemrin…
– Nuk ka gjo po hec. Boi t’fala kur ta takosh ene thuj që… thuj që… hajt pra, shnet!”
I panjohuri ngre gotën e vogël me raki për të bërë gëzuar në ajër dhe rrëkëllen pijen me fund. Ndërkohë unë kthej kokën drejt rrugës. Shoh kalimtarë të ngjashëm me njëri-tjetrin. Lokalet e qytetit janë populluar nga njerëz që duket sikur janë në pritje të vazhdueshme për diçka të madhe apo të vogël. Hiqen të pavëmendshëm, por janë vazhdimisht të ngrysur dhe syçelur në mënyrë që të mos lejojnë tundimin prej halleve të reja apo tundimin prej të qeshurave të sinqerta. Të fortë dhe të dobët… Burra, gra… Të fortë apo të dobët?… I fortë apo i dobët?… Sa i fort je?… I dobët the?… Pse i dobët…?
“Të fortët levizin mbi katër rrota o vllai im… thuj pra babit, pse s’ta ble i makin ai ty? Kët gjo nuk kuptoj un, baba jot ngeli tu majt shokt e vet me lek kurse ty t’ka lon me ec nkom…sikur s’ka lezet kshu o vllai im, më kupton? Nja pa lek kshu! Hajt gzuar e për tmira!”
Shoku i babit ngriti edhe njëherë gotën e vogël me raki dhe me shpejtësi kërkoi fundin e gotës.
Më ndodh që të largohem prej disa vendeve me pikëpyetje të shumta në kokë. “Si do të jetë moti të nesërmen?” dhe ndonjëherë gjatë torturimit të vetes me pyetje gjumi më zë.
S’mund ta harroj që një papagall mu shfaq një natë në ëndërr. Një papagall me pupla shumëngjyrëshe u afrua dhe më foli. Edhe pse në ënderr, e dëgjova me veshët e mi, atë që papagalli më tha me timbër radiofonik:
“ Greeeeg… Shkolla e Bashkuar nuk është më e bashkuar…!”
– Alo…
– Po zonjë?
– Dëgjo; Filani nuk është këtu, ka dalë… nuk e di ku ka vajtur… nuk më tha gjë kur do kthehet.
– Falemnderit zonjë. Natën e mirë!
– Dale çuno, se e paske zërin e trashë ti… Si të quajnë?
– Më quajnë Gregor…
– Grigor? Po ç’është ky emër o djalo? Kush ta ka vënë këtë emër?
– Eh. Nuk e di kush ma ka vënë emrin.
– Nuk e di kush ta ka vënë emrin? Uo! Po kjo ç’na qënka! Nejse djalo, natën e mirë. Gjithë të mirat.
– Natën teto!
Në ëndrrën me papagall, të fortë dhe të dobët nuk më zunë sytë. Do vijë dita që edhe në realitet, të fortë, të dobët, të shkathët, të ngathët, të lirshëm, të ngurtë, të shëmtuar apo të bukur, të gjithë do jenë të barabartë.
Ke harruar edhe dicka Greg.Paramendo se ci bejne shqiptaret atyre qe me te vertete e kane koken e madhe,veshet e medhenj,apo s’kane nje sy apo te dy,nje kembe,nje dore,apo te dyja,ose u merret pak goja atj etj.
Natyrisht, jane defekte qe njeriu nuk i zgjedh vete ashtu sic blen dicka ne treg por ja qe shqiptaret si kokshkrehte qe jane nuk duan t’ja dine.
Nuk besoj qe ndokujt te mos i kene ndoshur fenomene te tilla.
Eh cte them tjeter Greg,perfundimisht jemi rrace e poshter.
Jo me kot Europa na shperbehu si popull ne 1913 sepse shume njerez te poshter bashke shkatojne me shume probleme.
Nice..o Greku me floke Mozarti.
Nuk qenke muhamedan zotrote..
August, jo Agush
Fegbu,, facebuk.. alo , mbaro biseden me mamin e filanit.
Urime te sinqerta. Pershkrimi i vitit te çmendur 1997 me solli shume kujtime te miat. Nena e nje shoqes sime kish shkuar tek motra ne Gramsh nga meraku dhe pas dy ditesh u kthye. Shoqja ime me tregonte se, mami erdhi nga Gramshi me nje traste me bomba. Ne fillim qesha shume se mu duk nje shaka shume e zgjuar, por kur pash fytyren serioze te shoqes sime e kuptova se nuk bente shaka. Jo-tha ajo nuk po tallem, tezja ja kishte mbushur ate traste me bomba mbase i shiste ketu ne Tirane, sepse ne Gramsh po behej pare e madhe me shitje municionesh.
Ndersa sa per ate lagjen tek Shkolla e Bashkuar, mu duk sikur ke shkruar mendimin tim sepse aty kam punuar tre vitet e fundit dhe te them te drejten, ne kthim kur mbrija tek nentkateshet e me tej me dukej nje bote krejt tjeter…
“dita qe do te ishin te gjithe te barabarte” (per arsye filozofike) nuk e uroj te vije, por sikur te ishin te gjithe njecik me shume qytetare, nuk do te ishte keq!
Per pjesen tjeter, komplimente per shkrimin.
djali po perpiqet qe te shprehe kujtimet e tij ne menyre paksa humoristike qe te jete sa me e durueshme gjate leximit ajo periudhe e zeze, dhe foton qe ka vene e ka vene qe te tregoje se artikulli eshte nje realitet me ngjyra kanrnavalesh. tani jo te gjithe e kemi kaluar 97-n tek shkolla bashkuar por jam i sigurt se episode te ndryshme ose dhe te ngjashme ka pasur ne cdo cep te shqiperise, por kjo gje nuk e nxjerr djalin as genjeshtar dhe as gjithperfshires. une do thoja qe kur nje njeri po mundohet te thote dicka, degjoje, sepse ai po thote dicka.
“-Ti je grek?
-Jo, unë nuk jam grek. Më quajnë Gregor dhe nuk jam grek.
….. ” -Ty të quajnë Grek sepse ke jetuar në Greqi?
-Kam jetuar në Greqi, por nuk jam grek dhe nuk më quajnë grek. Emri im është G-r-e…
-Pra ti je grek? Pse ke ardhur në Shqipëri? Çfarë kërkon këtu? Pse je kaq i dobët? Pse e ke kokën kaq të madhe? Po buzët pse i ke si femër? Po atë në dorë ç’e ke? Ma trego pak dorën… edhe dorën si femër e paske! Po sa e paske kokën! Kokën e paske më të madhe se një kazan plehrash! Ha-ha-ha! Me rob shpie, nuk tallem, sa një kazan plehrash për shpirt të plakës! O, po ti qenke edhe idiot komplet! Kush ta ka von kët emër, mqafsh mu? Plaka apo plaku?”…”
ky eshte realiteti ne shqiperi, ose me sakte, ne albanistan.. jemi kafshe prehistorike..
une nuk shoh asnje lloj arti te ky paragraf i shkrimit, vec perpjekjes per art.
Ngelet shume rremuje, mundohet te imitoje ndonje lloj stili, po nuk ja arrin fare, bile ben aludime sikur emri Gregor ne Shqiperi nuk eksiston dhe sikur shqiptaret jane amerikane dhe nuk arrijne dot te shqiptojne g dhe k..keto mungesa jane me shume per kombet me pak germa.
Kemi 36 vellacko dhe gjuha jone shqipton me mire se mendja jote.
kot nuk te thira Grek dhe une ne komentin tim te pare, se ke bere nje pershkrim deri diku me humor, pastaj ke humbur neper psiqiatri mendore.
Mundohesh te paraqitesh disident ne ambjentin ku jeton,,Kadare do thosha, megjithese Tema mi fshin tere komentet qe lidhen me emrin Kadare, perfshi komentin per Cmimin Nobel qe mori kinezi.
por prape as Kadare nuk je dot.,.je nje mbartes memorjesh te Cakjkovskit me krehje te Moxartit.
I paformuar dhe i papjekur si kokboshet e Tiranes qe mundohen te shesin modernizem.
Me kete modernizem qe cfaredo perfaqesuesi i stilit tend, mundohet ta nxjerri ne perbuzje qytetare.
Mos harro,,babi jot ka kendu kenge per Tironen,,ashtu si eshte eshte e jona thote babi..
GREG mos u habit realitet shqiptar , si gjithmon te eksagjiruar ne feudalizem , komunizem , kapitalizem gjithnje te vonuar dhe ekzagjerur . na shkoj jeta TRANZICION ………………
Po pse mi durrci, ku ka lind Gregu keshtu,,nuk eshte pjelle e ketij realiteti apo e kemi dhurate nga Greqia.
Keshtu eshte Gregoo..Grekk,
jo, Craig..eshte me perendimore.
Greg, te uroj per shkrimin. U ndjeva mjaft mire kur mendova se nje brez i mencur po vjen. Nje shkrim i thjeshte por i mrekullueshem.
Fleminderit Grek! per artikullin na ben dhe ne te rinjve te jemi me afer realitetit Shqiptar ku pothuajse ne cdo gje te paret na dalin injorantet ata te fortit ku fatkeqesisht skane as 4klas shkolle por aktualisht jane me te \diturit e te zgjuarit\se i ngjajne atij burrit dumbabes,cti besh do ti durojme se shume shpejt do te vije dita qe sdo te jene te barabarte me NE,por te barabarte perpara LIGJIT, se per ligjin e ka fjalen Gregori alba,se keta kurre nuk behen njecik me shume qytetare,pershendetje alba.
Shkrim mjaft interesant, me perngjet deri diku me satiren qe ka pas perdorur kengetari madh Rino Gaetano!
Vazhdo te shkruash Greg, se talenti eshte virtyt I rralle!
Suxese ?
çju ka bërë ky djal që e mashtroni?
moj vajza përse doni të përfitoni nga naiviteti i tij?nuk ju mjaftojnë që ju mashtrojnë të tjerët juve?thjesht për të përfituar disa momente kënaqësie?nuk mjafton që të jatin ja kanë mashtruar dhe ska njeri që e heq nga karrigja që ka zënë!
grego mos i dëgjo këto,thjesht dun me përfitu!janë thejsht trape në tru e skuptojnë budallalliqet që ke shkru,e duke qënë biri i tyteti të bëjnë disa furça!
o njerëz lejeni çunin rehat,është i vogël i shkreti,pavarsisht e njeh mirë si kohën e enverit bile de atë të zogut!lëreni të ritet me këmbë në tok,se kështu si po oe fryni do të bjerë nga shumë lartë!
ps:aman të keqen o mero mos i fshi si radhëne kaluar komentet!
O Anticensure, si mund te quhet i vogel nje djale 21 vjeçar? Po nga kush do prese ky vend nga te plakurit? Sa vjeç ishte ai djali qe vrau Gadafin? Po gjithe revolucionet nuk jane bere nga te rinjte 21 vjeçar?
Pastaj ç’eshte ky servilizem qe po na tregoke, te kishim qene servila nuk do ishim ketu duke komentuar, por ‘atje ku ndajne paret hajdutet’
sulmuso ke të drejtë!
ndoshta duhet të futen në një kurs kundër anafalbetizmit përpara se të lexoj këto shkrime të shkëlqyera të gjeniut të ardhshëm!ky kurs do të më shërbejë që të mësoj të kuptoj dhe komentet tuaja!të mos i ngatërroj për servilizem a për injorancë!!
ajo çanta me bomba ishte e fortë!!
saliu është kopja e keqe e enverhoxhës!
kurse gregu i ed mafishes qënka kopja shumë e keqe e
bledi manes!
bledi është origjinal në shkrimin e tij,kurse ky i biri i të jatit qënka i rrjedhur fare!
Alo………… Greg……
Shume e vecante nje risi e re menyra e te shkruajturit
kam lexuar dy shkrime tendet ketu ne gazete.
vazhdoo… keshtu …
bravo…….
Haha. Sa vjec je Greg? Mbaj mend qe rreth 2003 luaje me dhe dhe balte tek vasil shanto. Ne fakt, ishe aq I rritur dhe I mencur sa kur te bertita me tregove shtepine e gjyshes ne kat te katert. Nje menyre e zgjuar per te me thene qe ishe djali I Kryetarit te Bashkise.
Sa per te te thene ke qene I Vogel ne ’97,dhe ja fut pak kot tek ky shkrimi mesiper.
Te ka ngelur ora Greg, ose me mire, po I bie te njejtes melodie ne shkrimet qe je bere. Mos u merr me te fortit e lagjes dhe servilet qe te komplimentojne ketu.
Komentues i dashur, ti dhe shume te tjere; po te drejtohem ty, meqenese komenti yt m’u duk mjaft i dobet:
Pse paskeni derdhur kaq shume mllef neper komentet tuaja? Ndoshta sepse tu kujtua paaftesia e popullit shqiptar per te vendosur drejtesi mbas ngjarjes se piramidave? Ndoshta sepse tu kujtuan zhurmat e armeve te 1997 kur Gregu ishte i vogel dhe kur ti po ben sikur rrezikoje koken, ne nje kohe kur koken e rrezikonin te gjithe moshat?
Ndoshta sepse jeni thjesht te çmendur dhe terhiqni me veten tuaj dhe shprehjen e krijuar vetem ne Shqiperi ” hapi rruge budallait”?
Prandaj i hapet rruget Saliut dhe sot po vuani dhe po mbani mllef. Po mbani mllef sepse pyesni veten:” si nuk u tregova me i zgjuar une se Saliu por Saliu u tregua me i zgjuar se une?” dhe me kete mllef mbani larg kulturen, estetiken, poezine, kenget, e çdo gje tjeter veç tendences per te kap noi lek si shprehet edhe autori i shkrimit.
Ed, mos rreziko koken Ed, perdore koken per te mos e rrezikuar! : )
Qe ky djal ka talent duket!
Qe ju qe shani jeni nje tufe deshtakesh…edhe kjo duket!
Jo cdo kompliment eshte servilizem, e jo cdo krijimtari eshte cmenduru
po ju qe komentoni duke share do jeni nga ata emigrantet
qe kan lare gjithe jeten wc-te e botes e i jepni mend ketij djali
qe rrjedh nga nje familje intelektualesh!
ndersa ju vete vini nga nje gen fshatar qe maximumi
Pinokun ka lexuar…
kshuqe smund te gjykoni dot se skeni nivelin perkates!
ikni me mire e komentoni te Gazeta atij patates 55 se
per aty jeni fix!
urime Greg…
mirupafshim o fodulla katunar qe shani kot!
Uroj suksese Gregorit e komplimentoj per shkrimin dhe I them te vazhdojne
Te shkruaj se eshte nje mundesi me shume qe nepenrmjet ke tyre shkrimeve jep nje
Mundesi per te kontribuar per kete vend qe e kane Kanpur nga futi disa dallkauke dhe po e
Shkatarrojne qe o Zot se deri ku do shkojne.i them well done per moshen qe ka suksese
Edhe te jesh krenar Per babis e mos ndigjo se cfar thone disa ketu e gjithandej ok .