E drejta për të treguar e Spartak Ngjelës

9 Tetor 2012, 09:29Blog TEMA

Nga Rudina Xhunga

“Unë jam i bindur se një ditë njerëzit do t’i marrin vesh të gjitha. Ato do të tregohen. Dhe ne që jemi të pafajshëm, duhet të dimë mirë një gjë: duke na burgosur me vite të tëra pa asnjë faj, duke na keqtrajtuar gjer në poshtërim e uri, në të njëjtën kohë na kanë dhënë një mundësi të madhe: të drejtën për të treguar…”

Kështu shkruante Spartak Ngjela në fletën e ditarit të 9 majit, e mërkurë 1984.

Një fletë e papërfshirë në librin e tij për burgun.

Në fakt nuk ka përfshirë asnjë fletë ditari, asnjë letër burgu, asnjë kujtim patetik. Avokati është sfidant, jo viktimë.

Kur i them që duhet t’i fusë patjetër, në ribotim, më bën të besoj se gaboj, ngaqë si gjithë femrat bëhem me viktimën. Mëshiroj kë ankohet.

Ngjelës nuk i pëlqen të ankohet në vëllimin e dytë, që pason të parin me të njëjtin titull: “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, të cilin UET Press e nxjerr në librari këtë javë.

Nuk është as Guliver, as Odise, është mjaftueshmërisht Ngjela, që rrëfen udhëtimin e Ngjelës së ri, në ferr. Nga blloku i parajsës së vëllimit të parë, direkt në burgun e ferrit. Nga udhëtimet në Paris, në Spaç edhe Ballsh. Pse, çfarë ndodhi, çfarë bëri?

Sonte në mbrëmje po pres me shumë kënaqësi ta dëgjoj në studion e emisionit “Shqip”. Ai është vetë audienca, kur bën debat. Sonte do të jetë ndryshe. Do të vijë për të rrëfyer.

Fjala rrëfim e ka humbur kuptimin në televizionet tona, sepse nuk mund të ketë rrëfim kur nuk ka njerëz.

Njerëzit që kanë ende për të thënë, kanë mbetur pak në këtë vend.

Të shumtët janë të padurueshëm. Por Spartak Ngjela nuk është nga të shumtët. As historia e tij nuk është nga të shumtat. Jo për faktin se është e rrallë. Por ai e ka përjetuar me aq krenari dhe di ta tregojë me aq dinjitet, sa e bën të rrallë.

Nuk e di ende nëse avokati është iluzionist apo ëndërrimtar, apo dashnor i fjalës, apo tjetër. Dhe nuk më është e rëndësishme çfarë njerëzit janë, por çfarë ata ngacmojnë tek unë. Ngjela është nga ata që të shtyn sinorët. Kufijtë e imagjinatës, të harresë, të debatit. E bën aq lehtësisht, aq normalisht sa ti pas bisedës me të, e quan produkt tëndin, idenë e tij. Jo, është kimi e bisedës me Spartak Ngjelën.

Ky yni është një vend dhe kjo jona është një kohë ku çfarë të mungon më shumë është orientimi. Jemi si në një rrugë pa semaforë e vija të bardha, ku përplasen makina e njerëz dhe ti s’kupton më kush është fajtori e kush viktima.

Ngjela nuk është as semafor, as vijë e bardhë. As mëton të jetë. Por ka stof, ka sfidë. Di të thotë jo, di të mos pranojë ta fyejnë. Di të të nxisë krahasimin me ç’burra politikë ka përreth.

Duke e lexuar, të bëhet edhe i besueshëm. Duke e lexuar, unë iu riktheva kohës së regjistrimit të dialogut të tij me Berishën. Kush tjetër veç Ngjelës mund ta bënte?!

Këtë bën edhe në libër. Nuk ka frikë të tregojë, të sfidojë. Edhe veten. Nuk kam lexuar së fundmi kujtime politikanësh shqiptarë që nuk gënjejnë, ose nuk zbukurojnë, ose nuk mendojnë përse iu shërben ajo që do të thonë më pas.

Ngjela nuk i jep llogari as vetes për çfarë do të thotë. Nuk shqetësohet, kë do të shqetësojë. Nuk kërkon asgjë nëpër rreshta. Kërkon vetëm të tregojë.

Dhe ia del. Ia del të tregojë burgun e tij. Burgun e një burri të çuditshëm, që nuk ke për ta njohur dot, nëse nuk e lexon. Po qe se do ta njohësh. Me gjithë largësinë dhe distancën që ai ka nevojë të krijojë mes vetës dhe teje si lexues. (Distancë higjienike e quante Arbën Xhaferi).

Dhe sërish nuk e njeh dot plotësisht, por një ide më shumë e krijon, nëse ia del të hysh në ato faqe, nëpër ato dhoma, ato burgje, ato monologje të brendshme, ato dialogje me njerëz të mençur e të çmendur, që popullonin Burrelin e viteve të burgut të Ngjelës. Njerëz që flasin për kapitalizmin, socializmin, Enverin, Marksin, Kinën, marrëdhëniet ndërkombëtare, fenë, nacionalizmin.

Njerëz që jo të gjithë ia dolën të dalin. Edhe kush doli, mbeti aty gjithsesi, në Burrel. Aty ku hyn e s’del.

Aty është ende Shpëtim Karamuça. Ndonëse fizikisht lëngon në grevën e urisë, pa pranuar të shkojë në spital. Ai s’ka ç’të kurojë. Kanceri i tij është Burreli. Ka qenë bashkë me Ngjelën atje. Ka qenë gjithë besim e shpresë kur la burgun.Tani s’ka as zë për të treguar.

Ngjela ka zë. Ka edhe detyrimin të tregojë. Edhe për Shpëtimin, edhe për Daut Gumenin, edhe për…

Siç di vetëm ai, burri që të sfidon ta lexosh.

“Në Spaç e në Ballsh kam njohur persona që e kishin pasion spiuninë. S’mund të jetonin dot asnjë çast pa menduar si të gjenin një rast për të informuar. Dhe shkruanin, shkruanin gjithë ditën, e në më të shumtën e herës ca gënjeshtra, …mitomanë që ndihmojnë me gënjeshtra për të mbajtur gjallë terrorin”, shkruante Ngjela një të diel prilli të ’85, për grafomanët mitomanë që vazhdonin luftën e klasave në burg.

Ndërsa për vete, nuk ta thotë, por i pëlqen ta dëgjojë se është tregimtari që ndihmon të mbash gjallë kujtesën. Sepse mesa duket, kjo është thembra jonë e Akilit. Ne nuk mbajmë mend./MAPO

19 komente në “E drejta për të treguar e Spartak Ngjelës”

  1. Dean says:

    MALOKU i vicidolit ,kur shkruante Ngjela keto mendime te veta ,ishte duke vu synin pas vrimes se celsit me SPIUNU ”shoket” e vet.Ne thonjeza,pasi vetem shoke nuk ka pas KURRE ai BARBAR malesh.

    1. raimondi says:

      Nuk e ve njeri ne dyshim qe Ngjela e te tjeret qe u denuan per politke ishin te pafajeshem ,
      porse Ngjela nuk e kupton se ai dhe te denuarit e tjere ishin Cmimi qe Shqiperia
      paguante per Progresin qe bente
      per daljen
      nga prapambejta feudale otomane ku e kishte lene Zogu dhe per kalimin
      ne nje shtet modern industrialo-agrar , sic thote edhe Enciklopedia Britanike

      Ngjela nuk e kupton se ne kete bote nuk ka azgje pa cmim, dhe pikerisht fatkeqisa e ketyre ishte cmimi qe Shqiperia paguante per progresin e saj

      Porse ka dicka se nqs ne ditkature ishte dicka normale lufta e klasave ne dmeorkaci lufta e klasave eshte e pa imagjinueshme, mirpo Ngjela me shoket e tij po bejne te pa imagjinueshmen tani :–Ushtrojne lufte klasash ne demokraci

  2. Marta says:

    E ndoqa thuajse te gjithe emisionin e mbremshem. Dhe me pelqeu Taku.
    Ca gjera i thote shume sakte dhe qarte!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/

  3. shqiptari qe lef nuk te ha says:

    Ngjelen e kam degjuar dhe pare shume here. Meqenese e kam kuptuar heret si njeri, nuk e kam degjuar per ta njohur dhe as se thote ndonje gje, Ngjela shpesh kundershton edhe veten sic beri nja dy here edhe mbreme. Une e kam degjuar Ngjelen si njeriu qe fjala e tij nxit aksion opozitare, biles me shume popullor, edhe pse Ngjela eshte jo vetem njeri pa shtylle kurrizore (te pakten politikishte. por njeriu nuk mund te jete asgje pa karakterin dhe moralin), por edhe nje i diskredituar publik si pasoje e hedhjeve e perdredhjeve te panumerta qe ka bere gjate 22 viteve te fundit. Prandaj nuk vlente ky shkrim per Ngjelen. Duke dashur te prodhojme sa me shume opozitare po ngaterrohemi keqazi. Mjaftojne ata qe jane, Mero Baze dhe Fiks Fare, bile edhe ti Rudina vete. Ne si popull kemi nevoj per nje tjeter lloj Rame nga ky sharlatan.
    Dikush me ka treguar nje histroi, peraferishte eshte keshtu: Kur i thane nje shkencetari te madhe se femrat jane po aq shkencetare dhe te zonjat sa edhe meshkujt ai u pergjigje, mund te ndodhe qe te dalesh per gjah per elefante dhe te vrasesh dinosaur.

  4. anticensurë says:

    “çdo gjë zgjat tre ditë”
    po bëhet çmos që aktin sublim dhe unik për shqiptarët!aktin e parë e të vërtet e të pastër DEMOKRATIK të ndodhur ndonjëherë në shqipëri!
    po përpiqen ta mbyllin më shpejtë se tre ditë!!
    të gjithë politikanët duke filluar nga berisha e duke përfunduar tek pretenduesi si kundërshtar i berishës,edi sabotator mafishja,po mallkojnë gjergj ndrecën për këtë akt që bëri!
    berisa e mallkon se i kërcënon pushtetin!rama e mallkon se i nxjerr në shesh tradhëtinë,frikën,bashkpunimin me krimin qeveritar!të tjerët e mallkojnë sepse ju prish qetësinë e tyre të llumit ku jetojnë!
    të vetmit që e lavdërojnë janë ata që kanë kërkuar demokracinë në shqipëri!ata që nuk duan të jetojnë në skallavërinë e radhës!

  5. bija e Zotit says:

    “si gjithë femrat bëhem me viktimën”- thote fansja e Spartak kriminelit….Cfare dogme? Kategorike, pra te gjitha femrat si gjini behen ne anen e viktimes. Rudica, ti je dashuru ne pleqeri dhe je e magjepsur me barkun, ke harru qe Ka femra manipulante, tinezare, vrasese, spiune, tradhtare, mashtruese, kurva,dinake, luftenxitese, te pabesa (ne te njejten kohe jane ne pozita te larta, nena, motra, teze, halla, gjyshe, familjare, gazetare), etj etj, kurse sipas kesaj nuses plake, te gjitha femrat jane me viktimen. Nayrisht, ka harru te thote se te gjitha jane me viktimen pervec atyre femrave qe krijojne viktima….Gazetaria ne shqiperi eshte gjimnaziste, maturante, keto jane hartime shkollore….mamma

    1. Liri Serbja says:

      hahahaha ky koment ishte humor i zi.

    2. homeri says:

      —-Klasifikimi qe ju ben femrave eshte i sakt,por nje klasifikim te tille kemi dhe ne meshkujt—-Ajo qe me habit ne kete komentin tuaj moj –bija e zotit –eshte ky shperthimi juaj i urrejteshem karshi RUDINES , megjithese edhe un kam pershtypjen se ajo ne intervistat e saj te duket si nje —kokete e lastuar , prap nuk e urrej dhe intervistat e saj me duken interesante —-ne se ju e ureni sepse ajo tregohet opozitare e regjimit eshte problem tjeter dhe ju ftoj qe kete problem se bashku me problemin e regjimit te siris ta zgjidhim se bashku sic e zgjidhi sillua me nafijen problemin e lindjes se mesme

      1. bija e Zotit says:

        jo bre homer cfare shperthimi, cfare urrejtje! urrejtjen e kam te shtrenjte, e kam te rezervuar per do njerez tjere….ndjenja ime ndaj ketyre njerezve qe me cdo kush mundohet te behen dikush qe sjane, si kjo “gazetare” per shembull, quhet neveri e castit…lexoje edhe njehere, tamam e manipulon ate fare tipin, ta bind me zor qe te flas, duke e nxitur me metoda primitive….ky shkrim eshte perpjekje e deshperuar per manipulim.

      2. bija e Zotit says:

        sillua me nafijen….kush jane keto personazhe homero! mos u mundo te tallesh tani kishe po them dicka interesant…une spo mundem ti zgjedh problemet e mia jo te nafijes e te sirise e te mutit te maces…

        1. Aishja prej Sauku says:

          Ti je thjesht bija e Zhole-fines oj tarrallake,..qi je bosh ka trut.
          Si moj na shan Rudinen tone ti??Qonke injorante moj bija e nones tate,qi u qirofsh ka ment e kaptines.
          Juve ju bon te pelcisni kur femnat me kultur dhe me sjellje si Rudina nuk jua varin.
          Ti moj Bija e Nane tate do ishte mir te metesh shterp si lopa e Xhevries,se soji yt nuk e meriton te shtohet.
          Meshiroje oj Pereni ket dele budalle se nuk din se cfar komenton.

    3. Bora e Korabit says:

      Jeni i peshtir,ose e peshtir ne komentin tuaj.
      Vetem fyeni duke kaluar ne urrejtje primitive.
      Ju keni te drejte ta gjykoni nje gazetare per stilin e saj te te shkruarit dhe menyren e te shprehurit,pa kaluar dhe cenuar jeten e saj private.
      Komento me mendje te kthjellet moj Bija e Djallit.
      Argumento,ashtu siç ke bere ne disa reshta,por ruaj etiketen morale
      Un kam rezervat e mia per shkrimin e Rudines te cilin pasi e lexova kerkova te dija se per çfar e ka shkruajtur,..do te ishte me mire ta kishte vendosur si parathenie ne librin e tij por jo ne nje gazet-online.
      Keto reshta dua ti komentoj..”Ky yni është një vend dhe kjo jona është një kohë ku çfarë të mungon më shumë është orientimi. Jemi si në një rrugë pa semaforë e vija të bardha, ku përplasen makina e njerëz dhe ti s’kupton më kush është fajtori e kush viktima.

      Ngjela nuk është as semafor, as vijë e bardhë. As mëton të jetë. Por ka stof, ka sfidë. Di të thotë jo, di të mos pranojë ta fyejnë”..
      E dashur Rudina ne keto kohe te veshtir ne kemi nevoj per SEMAFORE dhe vija te BARDHA,çdo gje tjeter esht argetim ose mbushje e kohes se lire.

      1. bija e Zotit says:

        Bore, se paku nuk jam e ftohte si ti, ne komentet e mia! pse po cuditesh me komentin tim, kur ne memedheun tend, shqiperine, merreni me jeten private te rudicave ne menyre institucionale. kreret e shtetit merren me thashetheme dhe me jeten private te popullit. pastaj, une e perkryer nuk jam. qellimi im nuk eshte te jem e perkryer, se pastaj sdo te kisha me ke te debatoj, sdo tme kuptonin te reshurat e ftohta si ti. Mos me quaj bije Djalli se te vret Zoti im.

  6. e verteta says:

    Respekte per Avokatin. Mendoj se di me shume dhe duhet te flase me hapur me emra konkrete kafshesh qe jane akoma ne qeveri e parlament.

  7. mira says:

    Asgje nuk eshte e perkryer. Por vezen e Takut nuk e ben kushdo. Defiçentet dhe mjeranet me komplekse inferioriteti perpiqen te gjejne minuse per ta sulmuar.
    Taku eshte simbol i flales se lire.

  8. emigranti says:

    kush asht ngjela..nje politikan i korruptuar,,nje njeri i pa karakter,,nje bashkpuntor e mik i trafikanteve te droges,,nuk kam te drejte te hyje ne zgjedhjet sexuale te askujt por nuk me rrihet pa thenese ngjela asht nje homosexual pasiv-per sqarim -kur u ba minister ne qeverine finos,,e ka patur shofer….nje furrxhi nga rruga e e lbasanit,,i njohur si pederast aktiv ne te njejten kohe dashnori i -burrit-ngjela…kush nuk beson te interesohet e verteton kete qe po shkruaj…prandaj çfare mund te pritet nga ky njeri..vetem per tu martuar me edi ramen mund te hyje ne pune…se sala ka vite qe asht ba impotent….

    1. andi says:

      E para, nga ky koment qe ke shkruar nuk tregon veçse se qenkerke homofobik i frustruar, e dyta na tregove se ty te intereson shume fakti ku na e çokerka ‘bythen’ Ngjela, pra nje interesim i ‘cuditshem’ per privatesine seksuale te tjetit….beji pyetjen vetes ‘Pse’, dhe aty do ta gjesh pergjigjen.

      Perfundimisht, per tu çliruar nga keto ngerçe mendore, te sugjeroj te kontaktosh nje psikolog ku subjekti per trajtim te jete: ‘Homofobizmi dhe nje interesim i tejskajshem se ku e cojne ‘B..’ individet’.

      Punet e korrupsionit, lerja prokurorise ti gjykoje. Perpiquni te kapni mendimin te tjeri, çka ai tjetri thote nepermjet rrefimit dhe mos u merrni me gjera personale, ideja duhet t’ju interesoje, faktet qe rrefehen, per tu thelluar ne analiza te atyre koherave. Mos u verboni nga urrejtja e pallogjikshme, qe buron nga frustracionet seksuale, qe shprehni. Perpiquni ta lexoni me objektivitet dhe ‘armikun’ tuaj se do ju ndihmoje shume ne marrjen e informacionit dhe mos u verboni se ju erresohet llogjika, duke i bere dem jo vetem vetvetes, por edhe shoqerise qe ju lexon.

  9. Dean says:

    Rri urte,o emigranti,se nuk eshte muhabet bythe ky per te cilin flitet ne artikullin e mesiperm.Behet fjale per tjeter gjo,por ti dukesh shume i trash me e kuptu.
    p.s.,qeveria e berises ka votu ene ligjin per martesat Gay dhe ti vete e del kunder BACES se maleve.
    Shut up….

  10. pelivan says:

    Te lumte Andi,me ne fund pam nje koment me tru…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje