Dyfytyrësia e Shkupit dhe patriotizmi i Besimit

4 Tetor 2012, 20:03Blog TEMA

Nga Halil Matoshi

Juristi i famshëm gjerman (ishte jurist zyrtar i nazizmit) Karl Schmid, politikën si dije dhe politikjen si veprim, e shihte të mundshme vetëm në raportin mik/armik. Ky raport, sipas tij është i përjetshëm, ngase me një armik ndahet dashuria për luftën dhe përtej këtij horizonti, nuk ka shtet!?

Sipas Schmidit, politikja si e tillë as më pak dhe as më shumë nuk do të ekzistonte pa figurën e armikut dhe pa mundësinë vendimtare të një luftë të vërtetë.

Të humbësh armikun, do të humbasësh thjesht vetë politikën.

Nëse vetë politikja është dallim, ajo nuk do të mund të mbijetonte në padallim, ose në miqësi. Ajo që e përcakton politikjen është pikërisht dallimi. Dhe kur ky dallim fshihet, e më këtë edhe lufta, lëmi i quajtur “politika” humb kufijtë e saj, përkatësisht specifikat.

FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë) është vendi pa emër të njohur ndërkombëtarisht, por me nam të zi për nga kulturëfashizmi që i shquan elitat politike të saj.

Nëse, së këndejmi, të qenmit – renomeja e këtij shteti është seriozisht në zgrip, sepse emri i trashëguar (ose i vjedhur) dhe renomeja e kësaj shoqërie janë në shpërputhje të madhe.

Maqedonia aktualisht është vendi më i çmendur në Europë, një vend i varfër, me deficite ekonomike e demokratike, por tepër megaloman, që prodhon më shumë histori se sa bukë për krye banori. FYROM ose Republika e Maqedonisë (emri kushtetues) me GDP vetëm  $5.012 për krye banori dhe me shkallë papunësie prej 33 %, duke lënë prapa vetëm edhe Bosnjën e Hercegovinën, Shqipërinë, Ukrainën, Kosovën dhe Moldavinë.

Shteti qeveriset me një koalicion të përbërë nga partia nacionaliste e maqedonasit Petar Gruevski (VMRO-DPMN) dhe partia kuazi-demokratike (BDI) e shqiptarit, Ali Ahmeti, që në rajonet e tyre etnike sillen si dy qeveri paralele.

Pas dy veprimeve të guximshme e të mençura, ministri i Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, dëshmoi se lufta institucionale për të drejtën dhe lirinë e një bashkësie etnike dhe shoqërie politike, është e mundshme dhe njëkohësisht patriotizëm ligjor dhe lë të themi, nacionalizëm shtetëror.

Por që të të respektojë tjetri, së pari duhet vetërespekti.

Veprimi i parë, politikisht i denjë i ministrit Fatmir Besimi ndodhi në Slupçan ku ai me eprorët shqiptarë të ushtrisë maqedonase nderoi luftëtarët e rënë të UÇK-së, pikërisht në momentet kur ky shtet po e jetonte krizën më të rëndë identitare, kurse në Parlament po vazhdonte debati për ligjin për “branitellat” (mbrojtësit) që i barrikadoi deputetët në dy istikame etnike.

Veprimi i Besimit shkaktoi një tërmet në qarqet nacionaliste maqedonishtfolëse. VMRO-DPMNE menjëherë propozoi projekt ligj për të drejtat e të ashtuquajturve “branitella” që janë përfaqësues të forcave të armatosura të Maqedonisë që morën pjesë në konfliktin me shqiptarët në vitit 2001.

Sipas ministrit Besimi, qëndrimi se në malin Sharr, në rajonin e Kumanovës e në Haraçinë, gjithandej vdiqën armiq, varret e të cilëve duhet të pështyhen përgjithmonë, është pyka që e çan shtetin dhe e bë të pamundshme ekzistencën e tij.

Ndarja në dy qeveri (atë të maqedonasve dhe tjetrën të shqiptarëve) ka ndodhur si rezultat e kulturëfashizmit sllav-ortodoks, kështu që nëse Gruevski ngrit kryqe në çdo maje mali, në çdo rrugë dhe para hundëve të partnerëve shqiptarë në shtet, pse atëherë Fatmir Besimi ta pyesë atë apo secilin nacionalist maqedonas për t’i nderuar luftëtarët e lirisë?

Kurse veprimi i dytë, fjalimi edhe në gjuhën shqipe i ministrit Besimi para kadetëve të ushtrisë maqedonase ishte edhe më domethënës. Ky akt e tërboi Shefin e shtabit të përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë, gjeneralmajorin, Goranco Koteski, i cili e mendon një ushtri thjesht maqedonase dhe kundërshqiptare, por më shumë  rekrutë  shqiptarë në radhët e veta, të cilët u dashka të luftojnë për flamurin maqedonas dhe për nderin e këtij shteti, por të cilët e kanë të ndaluar gjuhën shqipe!?.

Kjo mësymje që bie ndesh me synimet për integrime në NATO, dëshmon se në fushëbetejën (tashti në rrafshin e politikjes) ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve po barazohen forcat!?

Duke mësyrë shtetin një-etnik, ku supremacinë do ta kishin shtetasit që veten e identifikojnë si maqedonas sllavë, e duke i përjashtuar shqiptarët, ky shtet mundet lehtë të përfundojë në rrënoja dhe ku pastaj, secili do të marrë hisen që pretendon se i takon.

Ministri Besimi me këto akte e dha fotografinë më të gjallë dhe më reale për këtë shtet, që në thelb është shtet i përbashkët i dy etnive të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve etnikë, me të drejta dhe obligime të njëjta.

Natyrisht se këto veprime dëshmojnë për një rritje të përgjegjshmënisë tek faktori shqiptar në shtetndërtim. Nëse shteti i përbashkët duhet të nderojë ‘branitellat”, pse u dashka t’i mallkojë ata të UÇK-së, të cilët po ashtu luftuan për mbrojtjen e lirisë dhe dinjitetit njerëzor në këtë shtet, e më pas edhe vetë hynë në projektin e shtetit të përbashkët përmes procesit të Ohrit!?

Në këtë situatë, veprimet e Besimit mbyllin lojën pa fitues dhe hapin kapitullin e ri, atë të të bërit politikë, gjithnjë brenda primesave mik/armik.

Në anën tjetër, Shkupi zyrtar bjerr kohën kot duke i shkaktuar kombit të ri shumë të çara në trupin e brishtë, shqiptarëve diskriminim e fqinjëve nervozë.

Pa shqiptarët si faktor shtetformues, ky shtet nuk ka perspektivë për të ekzistuar në bashkësinë e shteteve, prandaj sa më shpejt e pranon këtë fakt, Qeveria e Maqedonisë, aq më i shpejtë do të jetë konsolidimi i shtetit qytetar.

Por elita nacionaliste maqedonishtfolëse po harxhon së koti kohë të çmueshme duke menduar se do t’i zmbraps shqiptarët nga të drejtat e tyre të ligjshme për t’i nënshtruar ata, sipas modelit serb.

Dhe kjo lidhje fatale me modelet hegjemoniste serbe, realisht e shpie Maqedoninë në theqafje.

Derisa Republika e Maqedonisë e ka njohur Republikën e Kosovës dhe zotohet për marrëdhënie të mira, në anën tjetër e ka votuar Vuk Jeremiqin në OKB krahas Rusisë dhe miqve tradicionalë të Serbisë.

Nëse këtyre raporteve ndërballkanike u qasemi sipas teorisë së lojës, atëherë, çmimet në këto pazare mund të ndryshojnë brenda ditësh, pra nëse nuk merr shpagim për atë që jep, pretendo të marrësh krejt dhe merr atë që mundesh…

Ose së paku mesazhi duhet të jetë kërcënues, armiku i armikut tim është miku im!

Nga fqinjët e shqiptarëve, Jeremiqin e kanë mbështetur Mali i Zi,  Maqedonia, Greqia, kurse Kroacia, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania u përcaktuan për lituanezin.

Është po ashtu interesant fakti se Rumania e cila nuk e ka njohur Kosovën ka votuar për kandidatin lituanez e jo për serbin Jeremiq, kurse është befasues votimi për Jeremiqin i Turqisë, e cila, deklarohet zëshëm në publik se i rri përkrah Kosovës, kurse vepron prapa krahëve të saj.

Kur e kemi parasysh faktin se stabiliteti, por edhe vetë ekzistenca e këtij shteti varet në masë të madhe nga vullneti dhe luajaliteti i shqiptarëve – si partner në shtet – dhe kur shohim deklaratat e zyrtarëve maqedonas për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Kosovën dhe Shqipërinë, është mjaft shqetësues veprimi politik dyfytyrësh i Shkupit zyrtar, sipas postulatit mik/armik, përderisa ai nuk kuptohej si i tillë edhe nga pala tjetër, nga shqiptarët, për të cilët, sidomos me aktet e fundit patriotike të Fatmir Besimit, loja po merr fund dhe po nis politika.

Nëse Shkupi zyrtar shfaqet i ngurtë në zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit për shtetin bietnik dhe bilingual, shqiptarët (gjithnjë sipas raportit Schmidian mik/armik), do të duhej ta rivlerësonin qëndrimin e tyre të mëtutjeshëm përkrah maqedonasve në shtetndërtim. Dhe, ky fillim premtues i politikës edhe në radhët e shqiptarëve në Maqedoni, determinon edhe pozicionimin e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Shkupit zyrtar, në favor të tij ose kundër tij!?

Ka disa arsye që shqiptarët brenda administrimit të Maqedonisë së sotme, ata të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës duhet ta rimendojnë qasjen ndaj këtyre politikave armiqësore të Shkupit, të cilat, ndonëse ndonjëherë duken naive, janë plot sherr. Por në hap është vetë shteti.

E padrejtë është vota e përhershme e Maqedonisë në krah të Serbisë në forumet ndërkombëtare, por është politikë dhe shqiptarët, duhet të ndërveprojnë, me parametra të njëjtë politikë.

Nëse Shkupi e voton Jeremiqin në OKB, a do të duhej që Prishtina dhe Tirana të rreshtoheshin, që atë ditë me Athinën rreth emrit kushtetues të fqinjit besëpremë!

Si shpagim Athina njeh pavarësinë e Kosovës dhe përkrah Shqipërinë në rrugën e saj për në BE, e nesër të dyja bashkë e mbështesin Kosovën në procesin e integrimeve në BE dhe NATO, e një ditë edhe në OKB.

Janë këta vetëm pak indikatorë që dëshmojnë se në postulatin politik miku formal e i deklaruar për sot, nesër mund të trajtohet si armik politik dhe anasjelltë.

Në këtë botë hobbesiane, asgjë s’është falë!

Nuk është e drejtë as morale.

Aq më pak t’i thuash shqiptarit mik, sa për ta larë gojën, e t’ia votosh armikun në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së!

Derisa, klasa politike maqedonishtfolëse nuk trandet që ta pranojë realitetin shumetnik dhe shumëkulturor, veçanërisht ta pranojë fatin se ky shtet mund të ruhet me shqiptarët, por jo kundër tyre, Republika e Maqedonisë nuk e ka siguruar të ardhmen.

Çelësi i suksesit nuk është tradita mijëvjeçare e Maqedonisë së Aleksandrit të Madh sipas asaj që thoshte Aristoteli: “O miqtë e mi – miq nuk ka”, por një Maqedoni pa të shkuar, por më të ardhme të lavdishme, një shtet i ri mbinacional që brenda qenies së vet e rikthen miku, pra e relativizon raportin mik/armik.

Një Maqedoni e re e cila mendon për “mikun që kthehet sërish – në emër të demokracisë” (Jeacque Derrida) ka gjasa.

Nëse shfaqen politikanë të guximshëm dhe patriotë konstituicionalë si Fatmir Besimi, edhe nga pala tjetër, që angazhohen për deetnizimin e shtetit, pakësojnë dhunën dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve dhe braktisin kryqet-gogolë për t’i trembur shtetasit, që i konsiderojnë të ndryshëm nga vetja, të tjerë, armiqësorë…

Ka gjasa…

3 komente në “Dyfytyrësia e Shkupit dhe patriotizmi i Besimit”

  1. Aleksandar makedonski says:

    Ja dhe nje taliban tjeter. Je shkrimi I pare ne Tema qe nuk ke asnje koment. O cecen, po maqedonia eshte shtet model, do ishim me fat sikur te kishim mentalitet dhe kulture si maqedonasit. Me cfare krenohesh ti, me minarete si raketa, me grate e mbuluara, me shtepite e rrethuara me mure te larta mos ju shohin grate nag jashte, me bashkesine ku jetoni, ku familia me e emancipuar shqiptare (nese jeni te tille), ka minimalisht 10 femije. Me cfare krenoheni ju talibanet e maqedonise? Fati juaj e donte qe te jetonit ate shtet, sju ra maloku Sali per pjese, po ju ra ortodoksi Nikolla. Ah more enver…

    1. PARAK says:

      Aleksandar makedonski, ne nuk jemi talebanë, dhe as çole dhe as çobanë.

      Ne jemi thjesht shqiptarë, me gjuhen dhe fete tona, me kulturen, traditen dhe zakonet tona dhe, mbi te gjitha, jetojme ne trojet tona prej mijera vitesh.
      Pra, sic i thone, jemi autoktone dhe autoktone prej se verteti, në origjine.

      Por edhe mund te ishim talebanë,çole ose çobanë. Nuk kemi asgje kunder tyre.
      Njohim te drejten e tyre te egzistences, atje ku ju ka rene fati te jetojne si dhe respektojme dhe tolerojme gjuhen,zakonet dhe menyren e jetses se tyre.

      Na ka qelluar nga rrjedhat historike, te bashkjetojme edhe me te tjere, sic eshte rasti konkret me ne shqiptaret brenda kufijve te FYROM-it, qe po bashkjetojme me ata qe, permes shekujve kane pasur emra te ndryshem, por qe sot e quajne veten maqedonas etnike. Nuk u kemi rene ne qafe atyre, as sot e as mot, perkundrazi, jane ata qe mund te kene ca gjynahe qe ende nuk i kane lare me shqiptaret.

      E kuptoj bezdine qe te shkakton shkrimi i Matoshit, qe çështë e vetrteta, nuk ju drejtohet as çoleve, as çobaneve dhe as maqedonasve te FYROM-it.
      Matoshi, ne fakt, u drejtohet shqiptareve ne pergjithesi dhe, në vecanti, ju drejtohet politkberesve shqiptare, ne te tre shtetet ku jetojne shqiptaret, dmth politkaneve shqiptare te FYROM-it, Kosoves dhe Shqiperise.

      Matoshi, me nje gjuhe filozofike dhe diplomatike, po ju thote ketyre shqiptareve model per nga tolerenca ndaj çoleve, çobaneve dhe maqedonasve qe bejne politiken e FYROM-it, se kalit çapraz qe hedh shkelma i duhen vene frere e mengojza dhe jo ti perkedhelet shpina.

      I vetmi mesazh i Matoshit per çolet, çobanet dhe maqedonasit e FYROM-it eshte qe, nese doni nje FYROM te qendrueshem qe te mund te mbijetoje, duhet qe, pervecse te flisni maqedonisht, te kuptoni edhe gjuhen shqipe; pa që duhet tu mesohen syte me, pervec kupolave ortokse te Nikolles, edhe me elegancen islame te minareve; ashtu sikurse ne shqiptareve te FYROM-it na pelqejne dhe i shijojme jo vetem “ferexhete” e grave tona por edhe minifundkat e maqedonkave.

      Dhe me tej, i dashur Aleksandar maqedonski, perse te shqeteson fakti qe familjet shqiptare bekan 10 e kusur femije? Edhe sipas ortodoksise tende, lindesh dhe te rritesh femije eshte nje bekim nga zoti dhe kush e kundershton, kush e perbuz apo kush e ndalon dhe saboton kete akt hyjnor, ka misionin e djallit ne bark.

      Pikerisht, ky pasazh i komentit tend, nxjerr zbuluar fytyren tende raciste, shoviniste dhe genocidiste.

      Pikerisht, kjo urrejte dhe frike e llahtarshme nga lindshmeria natyrore e shqiptareve, nxjerr ne pah shpirtin primitiv tendin dhe jo vetem tendin. Sepse pas kesaj qendron nje politike e tere primiteive ne FYROM dhe me gjere, ne gjithe ideologjite dhe genocidin pansllavist.

      Megjithate, i dashur maqedonski, si fqinj te mire qe jemi, ne e kuptojme hallin tuaj dhe mund tu ofrojme nje ndihme krejt pa interes, ne shtimin e lindshmerise natyrore te maqedonkave. Kudo qe te ndodheni, kerkojini ndihme meshkujve me te afert shqiptare dhe te jeni te sigurte se eshte pune e mbaruar.

      Dhe se fundi o Aleksandar i vogel maqedonski, meqe i atribuon miresi orthodksit Nikolla, pse nuk i drejtohesh kesaj orth hodoksie te nderhyje pak tek fqinjet tuaj orthodokse greke, te cilet po ju mohojne emrin dhe identitetin tuaj bazal, te cilet ju kane shpallur si biçim kopilesh ne Ballkan dhe nuk po ju lene ti afroheni Europes dhe NATO-s. Apo, nga qe jeni nga i njejti soj orthodoks me keta greke, i dini mirefilli se kur vjen puna tek nacionalizmi dhe shovinizmi, sllavet dhe greket bashke, fshijne bythen me orthodoksine.

      Ptu, fare e keqe!

      Dhe kurre,mos e harro! Ju, çole, çobane dhe maqedone, ta keni per nder dhe miresi te bashkejetoni me shqiptaret.

  2. raimondi says:

    Mire e ka autori qe Shqiperia dhe Kosova nuk duhet ta njohin Emrin e Maqedonise ,

    Politka e Tiranes dhe e Prishtines duhet ti kundervihen me agrezivitet Maqedonise ne cdo aspekt

    Por nga ana tjeter duhet te jemi te ndergjegjeshem se Greqia perseri nuk do e njohi Kosoven ,
    cfaredo favori qe politka shqiptare ti beje politkes greke

    Greket jane nje shtet Armik, biles shume me armiqesore se Serbia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje