Pasion apo skedinë?

5 Tetor 2012, 16:56Blog TEMA
Pasion apo skedinë?

Nga Jona Dervishi

Dikur ndeshjet e futbollit ishin një art më vete. Ishin një mënyrë e mirë jo vetëm për të kaluar një mbrëmje të këndshme, por edhe për t’u mbledhur me të afërmit apo me njerëzit e tjerë tifozë të skuadrës përkatëse, ku rishtas halleve e streseve të ditës, sporti, ose tekstualisht në këtë rast futbolli, ishte një moment relaksi dhe zbavitjeje, një fenomen që mund ta ndryshonte mbrëmjen duke e bërë atë të këndshme.

Ndryshe nga sot ku të shohësh ndeshjet nuk është me një heqje stresi, por një stres më vete.

Një stres ku shpesh herë mund të përfundojë edhe në zënka e sherre banale, një stres që mund të sjellë pasoja të rënda në shoqërinë tonë sidomos tek moshat e reja sepse pas çdo goli nuk fshihet me një emocion, por një hall e një shqetësim me të vërtetë i madh, një humbje ose fitim monetar, një shpërblim ose një borxh më shumë.

Aty ku tanimë emrat e futbollistëve nuk janë më ata yjet e sportit që jepnin spektakël, që na mbanin me frymën pezull e që na dhuronin kënaqësi pafund. Ata tashmë janë shndërruar për “pseudo tifozët” thjesht disa bileta që rrotullohen në fushë me qëllim që të bëjnë bingo e jo gol.

Po ndodh fatkeqësisht një venitje, një përhumbje e emocionit të vërtetë, e atij të pastër e të pakondicionuar nga faktorë të tjerë siç janë në rastin konkret skedinat e famshme, aspak me idenë e paragjykimit por thjesht të të qenit realist.

Të gjithë ne i kemi vënë re që këto bastet e famshme kanë bërë të mundur ndjekjen e ndeshjes jo me pasion e kënaqësi, por me një tërbim e me një agresivitet deri diku dhe të frikshëm.

E them këtë duke iu referuar shumë situatave të ndryshme sepse shpesh herë më ka qëlluar që të jem e pranishme në lokale apo mjedise ku mblidhen të rinj për të parë ndeshjet e futbollit, ku së bashku me alkoolin si dy shokë të pandarë shajnë e mallkojnë për çdo tentativë goli të humbur nga skuadra, të cilës kanë vënë bastin dhe sharje e fyerje për çdo gol që shënon skuadra kundërshtare.

Dhe gjithë ky “maraz” aspak për tifozllëk, por për trysni e stres nga vënia e skedinave ku jo rrallë herë janë shuma me të vërtetë të majme.

Mendoj hera herës me vete. “A do kishte fluks të madh të rinjsh nëse do të vihej bast edhe për shfaqet teatrale apo qofte dhe për baletin?!”. Duket deri diku ironike por me besoni nuk ka asgjë për t’u çuditur.

Apo mund të vihej një shumë e majme nëse dikush do ta e gjente fundin e një tragjedie të vënë në skenë me shumë mjeshtëri.

Duke mos dashur aspak t’i paragjykoj se fundja çdo individ është i lirë ta shohë botën me sytë e tij, unë thjesht ndiej deri diku keqardhje që përse qenia humane po humbet çdo ditë e më shumë emocionet dhe vlerat e vërteta njerëzore. Por në fund të fundit nga gjithë kjo “mesele” diçka domethënëse ka, pasi është pikërisht ajo…

Kriza ekonomike dhe papunësia masive që shteti ynë na servir pa kursim e në një farë mënyre e “detyron” rininë të veprojë në këtë formë.

33 komente në “Pasion apo skedinë?”

  1. koqezi says:

    Artikull i shkelqyer, i shkruar nga nje vajze.
    Per fat te keq, iken ato kohe te bukura te viteve 80. Atehere edhe skedina nuk kishte, por edhe ekipet ishin stabile per shume vite me ndryshime te pakta lojtaresh, dhe keshtu ishim me te lidhur me ekipet.
    Tani stresohemi vetem per skedinat, dhe shume nga lojtaret na shkaktojne neveri me shumat marramendes qe marrin.

    1. raimondi says:

      Sa e sakte qe eshte kjo Jona .
      O Jona mos u merzit zemra lol hahahahahahahahaa

      1. raimondi says:

        lexova gjithe komentet ketu dhe te gjithe e mburin shkrimin

        Une nuk e di ku jetojne keta njerez por keto qe shkruan Jona me syrin filxhan , jane gomarrlleqe me thes

        Baste per sportin hidhen kudo por kjo nuk e ul aspak interesin dhe pasionin per sportin as tek ata qe hedhin baste , perkundrazi .

        Une kur hidhja baste ne Vlore , me skuadrat e huaja, e shifja ndeshjen me emocion,
        ndersa kur nuk hidhja bast nuk e shifja me ndonje emocion te vecante, sepse nuk eshte skuader e zemres sime

        Me emocion une shof vetem skuadren e Kombetares shqiptare, por ndeshjet e tjera nuk i shof me emocion, mund te me pelqeje por nuk me bejne ndonje pershtypje sic me ben Kombetarja jone

        Ndersa kur hedh bast per ndonje skuader te huaj , ate ndeshje e shof me emocion .

        Dhe nuk ka azgje te keqe qe te kesh emocion sepse po ben lloto me sportin ,
        kjo eshte dicka normale

        Porse problemi nuk qendron tek dilema ..”Joniane” Emocion apo skedine

        Problemi qendron tek …..edukata qe duhet te kemi kur shikojme nje ndeshje ne lokal apo edhe ne stadium

        Njerezit duhet te jene te sjellshem edhe kur gezojne per skuadrn e zemres apo te …skedines , ne menyre qe t e mos helmojne ambjentin
        me fjale nga faqet e fundit te fjalorit qe i ka qejf shume ….Sala .loool

        DHe te lozesh lloto me ndeshjet nuk do te thote se te ka ikur pasioni apo humanizmi

        Jetojme ne kohe moderne dhe pasioni duhet te jete i shoqeruar edhe me mireqenien e cila vjen nga leket , apo nga lloto..lol

        Bota shpirterore eshte e madhe dhe ka vend per te gjitha

        Po ashtu qe te merresh me lloto sporti nuk do te thote se ka lidhje me krizen ekonomike,

        Lloto sporti bejne edhe ne vendet e zhvilluara nga ana ekonomike, ndaj ky mentaliteti i Jones per keto probleme eshte disi i drunjte…._

        Por natyrisht mentlaiteti i JOnes perputhet me mentalitetin e ketyre ketu qe megjithse shajne Enverin gjithe diten ,
        vazhdojne me ate mendesi __

        Ndersa ne qe e mburrim Enverin nuk e kemi kete mendesi qe shfaq Jona nen driten e gjasme te krizes ekonomike …

        Te mos i ngaterojme gjerat ne e mburim per ato qe beri mire, jo per ndalimin qe i bente kumarit e te tjera budalliqe me thes

        Nuk ka lidhje kriza aspak me kumarin e lloto sportit –Biles po te ishte mireqenia me e mire akoma me shume do loznin tifozat e sportit dhe mikrobcinjte e llotos –sic kam qene une dikur .

        Ketu ne USA eshte nje qytet i tere qe jeton me kete lloj biznesi ;..kumarin
        –Miami mbahet vetem nga biznesi i kazinove

        Ky shkrimi i Jones me kujton Plakun tim kur isha adoleshent qe na thoshte :..mos lozni kumar

        Natyrisht eshte mire te mos lozesh kumar se prish paratee vena me djerse,
        por edhe te lozesh nuk eshte mekat……

        1. fule says:

          Debil me bir. Krahason Las Vegsin me kumarin e Shqiperise qe praktikojne 15-18 vjecaret. Mortja qe s’te ha.

          1. raimondi says:

            O fshatar pa toke !

            -Ik ore bujk se nuk merr vesh ti nga ato qe them une

            Ti, shko shiko ne ara ,
            mbiu apo s’mbiu fara ……ok?

  2. Mi non says:

    nuk e morem vesh kush ishte autorja? gjithe kjo autore ?

    1. Uarda says:

      Autorja qela derr skedine…

      1. haker says:

        Po ti uarda je nje lilipute

        1. Uarda says:

          Une jam djale o tope. Dhe jam 187 cm i gjate.

          1. raimondi says:

            hahahahaaha

  3. kapo says:

    Jona me nigjo mu hiq dore mos shif futboll me.

  4. Henri says:

    Autores i uroj suksese te metejshme pasi ka talent dhe prek gjithmone tema aktuale, bravo

  5. Henri says:

    Autores i uroj suksese te metejshme pasi ka talent dhe gjithmone sjell tema aktuale e interesante bravo

  6. bija e Zotit says:

    bravo bre Jona. Ma e mira je, vec vazhdo.

    1. Titi says:

      bije e Zotit, cfare tka gjet mos ke gabu se ti nuk perdor fjale te mira

      1. bija e Zotit says:

        ndodh, ndodh kur has ne keso mendime gjeniale si ky i Jones “Po ndodh fatkeqësisht një venitje, një përhumbje e emocionit të vërtetë”…Kur has shume rralle ne kete thellesi te mendimit, nuk permbahem dot, nga une papermbajtshem shperthejne fjalet e mira. Autores suksese dhe e lus qe te shkruaj sa me shpesh se e ka zbukuru gazeten burrerore sic eshte Tema e mbushur spic mashkuj, shumica te konsumuar dhe palidhje….

        1. tepelensi says:

          Cinike e madhe! e di qe po talleni bije Zoti

        2. emigrant i frustuar says:

          —Bija e zotit —Je shume e kendeshme ne komente. Ne je femer lutju per mua zotit me qe je bija e tij. –Ne se je mashkull je legen

          1. bija e Zotit says:

            per bese emigrant femer jam. dhe te betohem ne Zotin tim qe kam nje respekt dhembshuri te paskajshme per emigrantet. I lutem Zotit te Madh te te plotesoj te gjitha nevojat dhe deshirat t’ua dhe njerezve t’u te dashur.

            1. emigrant i frustuar says:

              —te falenderoj per lutjen dhe jam i sigurt qe zoti do e degjoi lutjen tende dhe un do ta heq kete emer —emigrant i frustuar– qe jo me deshiren time ma quajti MERO BAZE., sepse per ca gjera sic i shikojme ne emigrantet i kemi kritikuar kandidatin per nobel z. KADARE –te falenderoj per pergjigjen dhe do te deshiroja sa me shume komente te seksit femer ne kete forum — ju edhe kur ironizoni te duket sikur te ledhatoni —mirutakofshim ne te tjera probleme ne kete forum
              ,

  7. erti says:

    Bravo jonas ,artikull shume interesant .ke gjetur nje teme aktuale . suksese ?

  8. Meshari says:

    Sa kendshem moj vajze e ke percjelle kete shkrim!
    E me e bukura eshte kur ne fund e nxjer koken qe je opozitare!
    Bukur bukur.. Me stil… Goxha e zgjuar autorja!

    1. artiles says:

      Habitem se sa e rendesishme eshte ne Shqiperi, qe te identifikojne ne je “opozitare” apo “me partine ne pushtet”!

    2. pasta flora says:

      kerkoje ndonje takim …se JONA DERVISHI ehte e gateshme ska asnje problem plak te jeshe …. me side te jeshe s;ka ashnje problem vetem pare te keshe……ben edhe partuza te mira z MESHARI!!!!!!!!.. vure edhe pak droge …..

  9. Super ... says:

    Eshte nji shqetesim qytetar i vertet nji shkrim i shkelqyer,
    e denje per nji shoqeri te civilizuar se ciles i drejtohet ne shkrimin e saj edhe vet autorja .
    Pamvarsishte ragimeve joqytetare ne disa komente lart qe nuk arrijne
    te kuptojn e marrin seriozishte nji teme te tille shkrimi ka vlera .
    Ti kujtosh fjalen futboll shqiptarit ai kupton ne te asgje serioze ,nuk shikon asnji pasoj qe vjen nga ky “biznes i marre” e bastet e tij qe jane pjes e kompanive te mafies se vet futbollit e qe qytetaret ethjeshte mbeten viktima te pasojave te tij .
    Pergezime autores e cila prek aq kendshem ne kte teme sociale , probleme te thjeshta ne dukje por qe kane efekte te medha ne ate shoqeri rrumpall.

  10. zum zum says:

    JONA URIME ,MOS U MERZIT KUR TE BEHET SPAHIY DEPUTET DO NDRYSHOJE TE GHITHA ,TE GHITHA DO JENE KOQEZI

  11. Fisniku says:

    Ehh mire thua o Zonjushe bukuroshe, iku koha e emocioneve dhe pasioneve te pastra!
    C’do gje ne keto kohe eshte e perlyer me eren e keqe te “parase” c’do gje rrotullohet rreth saj.
    Te pergezoj per temen qe ke trajtuar, eshte vertete nje problem social! Urime

  12. Artisti says:

    Hyj ne shtepi, ulem ne kolltuk, hap Temen dhe c’te shoh??
    Nje super artikull, Jo se ka ndonje gje te jashtezakonshme, por trajton nje teme Jo te zakonshme.
    Jona Dervishi a kushdo qofsh, te pergezoj per idene e ketij shkrimi!

  13. Mira Hajdari says:

    Urime per shkrimin e rri Jona.. Si gjithmone je shume e drejte dhe e sakte.. Suksese te metejshme!!

    1. Ben Chicago says:

      Shkrim tmerresisht medioker,kumari i ligjeruar ekziston kudo,dhe shteti merr taksat qe i duhen.Keta kokeboshet komuniste i thone “Bravo’,meqe kjo vajza duket simpatike apo,,se shkrimi eshte skandal.

  14. Dreqi vete says:

    Jona me pelqeu shune shkrimi por mbi te gjitha thjeshtesia me te cilen shkruan
    . Nje vajze fisnike dhe mjaft e angazhuar!
    keta fodullet qe shkruajne dokrra do jene “shoket” e tu inatcinj te cilet lakmojne te jene si ty por nuk ja dalin dot dhe nxijne!
    respekte Jona

  15. beso says:

    Kam pare edhe une qe ne Shqiperi ka shume pika bastesh.Fajin e kane anglezet,se ata vene bast per te tera.qe nga zgjedhjet ne Amerike e deri tek dy pasagjere,se kush do hipi i pari ne autobus.Sa per sportin,ashtu si thote Jona,ka humbur vertete pasioni tek vete sportistet,pale emocionet tek sportdashesit.Hiq menjane dopingun e kudondodhshem,eshte fakt qe edhe sportistet vete luajne lloto,biles luajne keq.Kete vit ne Itali jane kapur keq disa lojtare qe kane fituar shuma te medha ne lloto,madje edhe per ndeshje qe i kane luajtur vete.Ekziston dyshimi se ata e kane modifikuar rezultatin ne dem te sportivitetit.Eshte Bufon,portieri i kombetares italiane,Conte,trajneri i Juventusit e shume emra te tjere futbollistesh.Pra,perveçse ne thelb vete sporti nuk eshte me emocionues,ai eshte kthyer ne nje mekanizem te basteve,njesoj si dikur ishte dhe eshte sot boksi.Ne boks ekziston e derjta e revanshit,pra nese humbe sot ke te drejte ta rikrkosh titullin brenda nje harku te shkurter kohor,e keshtu kjo shfrytezohej per te shtuar shumat ne baste e qellimisht disa ndeshje humbeshin artificialisht.Ore,kam pasur nje profesor matematike me mbiemrin Dervishi,mos eshte e bija?

  16. Enric says:

    Eshte e trishte qe sporti eshte bastarduar ne kete menyre
    Jona thua bukur kur permend qe do i vije dita edhe artit te perlyhet.
    Por te shpresojme te kunderten, qe me ardhjen e Edi Rames
    ne krye gjerat te ndryshojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje