Telendarku i Shqipërisë

5 Tetor 2012, 17:02Blog TEMA
Telendarku i Shqipërisë

Nga Arben Manaj

Litari që la jashtë varrit komunizmi në Shqipëri dhe që drejton sot administratën shqiptare, i përmbys të gjitha vetitë e mallkimit për këtë vend dhe këtë popull, që fillimisht nuk e meritonte këtë zgjatim. Dhe si çdo litari që luan me zjarrin dhe marr flakë, i vjen fundi. Fjala është për Sali Berishën.

Tërë jeta e tij politike në këta 22 vjet pas kapërcimit të ylberit komunist drejt demokratit të deleguar, është një enciklopedi sjelljesh prej grash të liga për nga fjalori dhe pashpirtësia njerëzore e veprimeve politike me vdekjet e shkaktuara, që kapin mijërat e jetëve të shqiptarëve.

Përveç frustrimit dhe gjymtimit psikologjik, që mund të ketë pësuar ky njeri i shndërruar në “bishë politike” gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës së izoluara, nëpër thepe malore e majë shkëmbinjsh të derdhjes së Valbonës, nuk ka sesi shpjegon prototipin e tij.

As ata që vuajtën tërë egërsinë e ish-regjimit komunist nuk kanë aq vrer dhe ligësi sa ç’demonstron ky njeri me të gjithë, majtas, djathtas e në qendër. Ky malësor i pabesë bëhet i tillë sa herë çdo njeri, bashkëpunëtor apo i njohur i del nga rreshti i diktatit të tij, duke të shndërruar nga engjëll në djall brenda ditës.

Ata që janë marrë intensivisht me jetën politike në Shqipëri nuk kanë sesi harrojnë fjalorin prej rrugaçi politik dhe jo vetëm, të këtij individi me arsim të lartë dhe çuditërisht mjek.

Shumë nga bashkëpunëtorët e tij orgazmohen me nivelin e tij intelektual dhe thellësine e kulturës së tij poliedrike, e cila mund të jetë krijuar nga “peshkopllëku” i bibliotekave, që në jo pak raste ishte produkt sa i këmbënguljes për tu pasaportizuar pas studimeve në kryeqytet ose mungesës se jetës sociale dhe injorimit nga moshatarët dhe mospasja e një jete dhe botëkuptimi qytetar të mirëfilltë.

Kjo shpjegon faktin që ky njeri di vetëm të ngulet në zyrat e partisë dhe qeverisë pa ditur as në fundjavë, siç do njeri normal, të shijoj gjërat e bukura apo edhe hedonizmin e pastër që ofron jeta e cila jetohet vetëm një herë.

Ky kompleks provinciali duket se shpërthen si çdo vullkan sa herë mbushet me llavën e urrejtjes ndaj të tjerëve, që janë më mendjehapur dhe më fin në jetë.

Profili psikologjik i këtij njeriu do të duhet te jetë një minierë e thelle për psiko-analistët për të shpjeguar sjelljet dhe karaktero-patinë e Berishës.

Askush nga politikanët bashkëkohorë të tij nuk ka pasur dhe nuk një fjalor dhe humbje kontrolli sa të frikshëm aq edhe keqardhëse, si ai, i cili pa imunitet përbën padyshim vepër penale në një shoqëri normale civile.

Ky telendark edhe atë kulturë të fituar e ngel në klasë me ndotjen verbale që shkakton sa herë bëhet pjesë e diskursit, kur e ka pisk politikisht dhe ekzistencialisht.

Vetëm një njeri normal dhe i cilësuar i kulturuar, nuk mund të jetë aq harbut dhe i pistë në fjalor sa ky, i cili kam gjithë të drejtën të mendoj se edhe në familje dhe në komunikimin brenda shtëpisë së tij biologjike, do duhet të jetë i tillë.

E keqja është se ky duhet të jetë edhe shembulli më i keq dhe më deformuese për fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij, nëse komunikon kështu dhe brenda derës së jashtme të shtëpisë së tij, siç sillet në publik.

Fatkeqësia është se është vonë ta mbledhësh këtë rast klinik akut në këtë stad të jetës, që edhe normal të jesh ose kesh qenë, degjeneron në sjellje të pakontrolluara për shkak të moshës.

Sali Berisha ka krijuar edhe mostrën, dhe modelin për shumë jargavitës dhe zvarranikë të tij të afërt, të cilët e imitojnë shëmtueshëm në sjellje dhe fjalor, duke i shndërruar në gra shumë burra politik dhe jo pak gra në “burrnesha” me mercedeska.

Dhe kjo do të jetë trashëgimia më e keqe e këtij njeriu, kur historia ta analizoj ftohtë duke na përbuzur dhe përqeshur që të gjithë neve që jetuam kohën e tij e tij politike, duke na përdhunuar epokën tonë.

Përveç se një telendark, epiteti më i shpeshtë që të imponon të përfytyrosh për të, është ai i njeriut katil në shpirt. Shembulli i fundit i këtij pseudo-Theçeri shqiptar, janë grevistët e urisë, por edhe fëmijët e viktimave të 21 janarit dhe kunati i tij në Gërdec.

Mungesa totale e dhembshurisë më elementare njerëzore e cila nuk pyeti as për mijërat e atyre jetëve njerëzore që humbën gjatë 97-ës për menderen e tij presidenciale, apo të të tjerëve pas shansit të dytë, që shqiptarët naiv i dhanë dhe i ridhanë, është ajo që frikëson më shumë me mallkimin me fytyrë njeriu.

Kjo e skualifikon atë edhe nga diploma e mjekut. Stresanti më i madh i një populli të thinjur edhe prej ligësisë dhe pranisë gërditëse fizike të tij në jetën shqiptare, Sali Berisha, ky frikacak me antiplumb, është nënprodukt i vetë shoqërisë sonë e cila lejon që të mbijetoj politikisht një ish-kufomë politike një dekadë më parë, të shndërruar në litarin jashtë varrit të komunizmit, si një mallkim të vet-imponuar dhe vet-toleruar, për të na kujtuar çdo sekondë se sa larg shkon poshtërimi dhe tallja, që mund ti bëhet një kombi, nga një pervers politik, kur nuk luajmë siç duhet dominon politike dhe mbajmë dopio-gjashtën në dorë.

29 komente në “Telendarku i Shqipërisë”

  1. tomori i beratit says:

    Bravo Arben Trimi.Bukur epitet i ke vene ketij banditi qe edhe ne fytyr ngjan me nje perbindesh.TELENDARK.Ahaaa e bukur kjo.Poshte berisha dhe klani i tij faqezi.

    1. Vlora says:

      tamam.

      telendar si grate e liga te radheve te peshkut dikur.

  2. amani bra says:

    ke shkruar gjera te llahtareshme per kete specie e duhet shkruar akoma shume me shume,qe njerezit te kuptojne cfar egersie mbart ne vehte ky njeri,e cfar eshte i afte te beje keq kjo monster.ky nuk eshte komunist i vjeter,ky eshte fashist me gjakosje si hitleri.ku e ku ky me bishen enver??!!ky eshte bishe mbi bisha.por antiplumbi i tij edhe ne misione palacoje me femijet e shkollave,tregon se e ka ndjere rrezikun,ndaj egersia e ketij njeriu nuk njeh kufij.ka faj dhe xhuxhmaxhuxhi i amerikes apo miu i be,se ky njeri i pafytyre nuk do i bente dot i vetem kaq dem ketij vendi e ketij popullit.kush e ka pjelle kete shemtire qe akoma nuk e dime??

  3. lexuesi... says:

    Kokes i ke rene, Ben! Te lumte!

  4. Ben Chicago says:

    te lumte Z.ARBEN MANAJ
    por une nuk e kam klasifikuar te njerezit
    thjesht perbindesh
    Zoti te ruajt nga hakmarja e saliut

  5. alban says:

    Nuk ke c’fare ti heqesh dhe c’fare ti shtosh keti shkrimi , mbase te shkruash historin e keti kerme nuk do dilnin as 100 000 faqe por ti eke mbledhur vetem ne nje <.

    1. analist says:

      Ke cfare ti shtosh dhe ti heqesh shkrimit,per shembull:Nuk eshte gje negative qe dikush punon si kafshe duke privuar qejfet dhe jeten e tij private,ashtu si perpiqet femijerisht te paraqese autori Berishe vicidolsin qe punon aq shume dhe kjo tregon fshatarllekun e tij?!

      1. Rrok says:

        Si analiste qe jemi te dy ti dhe une, po perpiqem te te ndihmoj sadopak lidhur me kete shkrim.
        Ky qorri tullac, qe me kujton Ducen, ka pershkruar komplet te atin e tij biologjik.
        Vini re; e ka perjetuar vete tipin qe pershkruan, ne forme dhe sens qe vetem ai qe jeton me te mund te perkufizoje me kaq “ndjenje” e “pasion”
        Ai perpiqet te beje psikologun ne shkrim, por nuk mund t’i shpetoje vete arketipit te origjines tij familjare dhe genit te tij familjar.
        Dhe me e bukura, perpiqet ta pershkruaje ate per dike tjeter!!!

  6. Devolliu says:

    Një festë të madhe ka përpara Shqipëria.
    Dita kur do ta shporrim këtë monstër nga pushteti, këtë kriminel vrasës, këtë katil; do të jetë dita më e bukur për shqiptarët.
    E imagjinoj atë ditë të bekuar kur gjithë Populli do të gëzoje e do të dalin të gjithë, në fshatra e në qytete, për të festuar nëpër sheshe e nëpër rrugë.
    Nuk di ku do të futen e nga do të marrin arratinë pastaj zagarët e talebanët e të çmendurit të Viçidolit, si puna e lulërve, rulërve, ponërve, kuliçërve, nishanërve, imamërve, nokërve, çilërve, çupërve fevzinjërve, ballinjërve, zenërve e tërë stanit të qenërve.

  7. Ramy says:

    te gjithe i kemi thene keto fjale per monstren
    por kaq burrerisht dhe sakte nuk i ka thene njeri
    ne pas tastjeres bejme namin, po me emer dhe mbiemer vetem MERO BAZE,A.Stefani,M. Nano,dhe tani ARBEN MANAJ JANE TRIMA

  8. Heron says:

    Brilant kur shkruan realen!

  9. LORA says:

    Zoti Manaj,e rreshtuat edhe ju veten me aradhen mediatike qe i meshon pergjegjesise se shqiptareve per mbijetesen politike te dr.dhjeramanit????
    Nuk eshte aspak e vertete.Po te ishte, nuk do te fiksohej mostra ne kujtesen historike si hajduti me i paskrupullt i votes se shqiptareve;si rrafinuesi i masakrave elektorale,si dhunuesi i cdo procesi zgjedhor,si armiku i perbindshem i vullnetit te njerezve.
    Do te isha me ju nese do t’i meshoje te vertetes se shenjte se ai qendron ne politike si produkt, vetem, i kurverimit politik.Mos hyni ne gjynah zoti Arben,shqiptaret i ka zene per gryke nje e keqe e madhe qe nuk po i le te marrin fryme.Kjo e keqe eshte pothuaj gjithe klasa politike e dy dekadave te fundit(si produkt i vetes se vet),e cila pasi ua vjedh voten u kthen shpinen me moton:-“Kalova lumin,te dhjefsha kalin”.
    Nuk do te ishte me mire te fusje ne pergjegjesine e mijra jeteve te humbura ne llahtarine e 1997-es edhe socialistet qe rrinin e ferkonin barkun per rrokullimen e piramidave?? Apo qeverisjet e pas 97-es ,qe me precedentin e dr.zgjyres (te pandeshkuar qellimisht)i rane me top korrupsionit?????
    Jo zoti Arben,themelisja e Shqiperise ne 22 vjetet e fundit nuk mund t’i faturohet vetem TELENDARKUT (sipas jush),dr.dhjeramanit (sipas meje).Nuk e ndihmojme ardhmerine tone,pa e vene gishtin ne plage.

    1. dymi says:

      Lora, ne pergjithesi ke te drejte per ato qe thua.Jo vetem Sal-iu ka faj per c’ka ndodhur e ndodh sot ne Shqiperine tone.Shqiperia ka mijra e mijra halle e veshtiresi, por ta kemi te gjithe te qarte,qe kryehalli jone eshte TELENDARI. Gjerat behen me radhe.Imediate eshte te shporet nga skena politike FATKEQESIA dhe TERSI i Shqiperise, pastaj te tjeret ose vene mend ose populli do te jete ne gjendje t’u vere drune.Une keshtu besoj se eshte e udhes dhe shpresoj qe te ndodhe keshtu.

    2. artiles says:

      Ke shume te drejte Lora, Saliu eshte produkt i “kurverise politike” ne shkalle te gjere qe ka treguar klasa politike, e cila per here te pare u kristalizua me fenomenin Xhuveli, dhe me pas u kthye ne platforme dhe u shtresezua me LSI!
      Asnje nuk e pati parashikuar se infeksioni Xhuvelit do te bente kerdine tek e majta. Ne fakt permmbi klasifikimet “i majte” e “i djathte” duhet te qendroje morali. Klasa politike qe nga 1996 e ka humbur moralin, dhe tashme asnje nuk i sheh me cudi se cfare mutacioni mund te krijoje nje situate politike.

  10. Joni says:

    Shume te verteta kini shkruar. Vertetesia me te madhe dhe pa shume komente e lexova ne “është ai i njeriut katil në shpirt”…..

  11. fox says:

    pershendetje arben manaj
    kam jetuar midis tropojanesh dhe i ndaj ne dy kategori:
    1…malsore
    2…maloke
    Malsoret fisnike te tropojes jene absolutisht ndryshe nga kryeqelbesira e lugut te zi te tropojes.
    Nje malok egomaniak si fuckberisha nuk ka problem se dikush e vret biles ai ne nje fare menyre po ja ben “hyzmetin”.100 here me teper se vrasje per te eshte poshtrimi.Dhe me kete artikull tuajin ju e keni perdhosur,e keni pshurrur.
    Vetem mos harro se ai mbahet gjalle nga nje perdorimshat si arvizu-volfardh
    dhe opozitari me kriminal i te gjitha kohrave pas 21 janarit
    Edvin Kristaq Aneta Rama (EKAR) pa harruar dhe monstrat meta,nano,islami etj..

  12. rasputini nga shengjini says:

    ke harru me thon qe:
    “Sala osht rrot kari”……….

  13. isa i kadarit says:

    ja kush osht sala:
    trap me shkoll t’lart
    skrap komunizmi
    hajdar demokratik
    pervers partie
    mastrubus pylli
    zhuls breglumi
    peder virtual
    malok myzeqeje
    “karderr” me bibilush kinez
    notar me kemb ne tok
    klloshar hoteli diplomatik
    klloun qyteti(shteti)
    hajgare mileti
    beqir historik
    zeqir biblik
    shaqir monumental
    maliq lugine
    ……..transvestit magazine

  14. AHA says:

    Sikur vetem paragrafin e fundit te lexosh ….pergezimet e mija!

  15. erion tirona says:

    arben t epaska zone kriza edhe ty o vella andej nga anglia?…..Vazhdo shaj salen o vella merr shembull nga meroja qe po kalon jeten duke shkrujt vetem per sali berishen..me kete rast i fut edhe nga nje fresk ketyre pensionisteve socialiste se temes

    1. antraktida says:

      Manaj je i pa pare! Telendarku hahaha! po ku i gjen o burre. nje perdorimsh i ke qujat amabsdaoret dhe te huajt qe vijne e bejne propagande ne shqiperi, ujku me antiplumb dikur berishen dhe tani Telenarku. bravo. analize e shkelqyer kjo e mesipermja.

    2. emigrant i frustuar says:

      —-Na rrofsh trapin , po ai ka ngelur per te share

  16. Sali Pedofili says:

    Bravo Mane, e ke qare! Ore po kur do ngrihemi ta terheqim zvarre kete Pedofilin ne?

  17. anticensurë says:

    “del nga rreshti i diktatit të tij”
    këto 7 fjalë tre tregojnë fare thjeshtë atë që ju doni të thoni,por që nuk keni guximin ta thoni,zoti manaj!
    DIKATOR!
    ju bëni njëyrje alla kohë socialiste,ku duhej sharë kapitalizmi,dhe po të shkruhej për ilirët a pellazgët!doshta sot sharja e komunizmit duhet të jetë fjalë kyçi për të qënë në rrjedhën e situatës!
    zoti manaj çdo diktator është një pacient jo vetëm për psikollogët por duhet të jetë pacient për psikiatërit!akoma sot psikanalizohen diktatorët e së shkuarësü!bëhen nga historiane dhe nga psikanalistë!diktatura dhe diktatorët kanë egzistuar që kur ka egzistuar shoqëria njerëzore!që kur ka egzistuar psiqika njezore!ata nuk janë pjellë e kapitalizmit,komunizmit a çdo lloi të shkuar të sistemit shoqëror dhe as të atij që do të vijë!ata,diktatorët,janë një keq funksionim i psiqikës shoqërore!psiqikës së shoqërisë ku ata lindin,më mirë ku ata ngjishin shkallët e pushtetit!ata dalin në krye të popujve në kohëra të frustrimit shoqëror!ata janë në jetën e përditëshme:në familje e shoqëri!në ato familje dhe shoqëri të poshtëruara të përulura të sëmura,ata vihen në krye të vëndit!në shoqëri të shëndosha ata përfundojnë si jul çezari!
    në familje diktator berisha,nuk ka probleme.si e thoni dhe vetë ata që i dalin kundër i anatemon,jo ata që i shkojnë pas!familja e tij është në krah të tij,niprit dhe mbesat jaftohen me një karamele dhe gejm boi,dhe për këtë ai nuk mund të përdorë gjuhën e parlamentit!po ashtu është i dashur me imamët e alibejt,që i shkojnë pas që qeshin me “humorin”e tij!është i ashpër deri në vrasje me ata që i vënë pegea në rrugën e tij!nuk kanë qënë kështu të gjithë diktatorët?si para dhe pas lindjes së komunizmit???
    nuk kanë qënë të tillë diktatorët,pa asnjë interes në pasuri?në veshje?nuk kanë pasur të gjithë vetëm një dëshirë PUSHTETIN e pa kufizuar?nuk kanë sunduar me vrasje e dhunë deri në ditët e fundit të tyre?mos vallë janë larguar me dëshirën e tyre??
    përsa kohë shoqëria të jetë e sëmurë,e dobët,e varur ajo nuk është në gjëndje që heqë diktaturën!mund vetëm ta zëvëndësojë!
    zoti manaj duhet shëruar shoqëria!por ajo nuk mund të shërohet me sharje fallse ndaj kmunizmit!ajo shërohet duke u civilizuar.duke u ngritur në këmbë për të mbrojtur të drejtat e saj,për të mbështetur njerëzit e saj në të drejtat e tyre!
    zoti manaj më keq se një diktator,janë dy diktatorë!kështu si po vepron shoqëria shqiptare nuk do të kemi rrëzim diktature,por rëzim diktatori!shoqëria nuk është pjekur,populli nuk është ndarë nga “udhëheqësi” i radhës!populli akoma nuk e ka kuptuar se ai është punëdhënësi i qeverive dhe jo qeveritë janë shpëtimtarët e popullit!
    përsa kohë populli nuk do ta kuptojë një gjë të tillë nuk ka për të pasur civilizim,nuk ka për të pasur demokraci!ndoshata mund të ndërohet diktatori por ska per të rrënë diktatura!

  18. fatmiri says:

    “elita” e mendimit shqiptar dhe gazetaret e media e te gjitheformave sa kohe qe ti veje faj komunizmit dhe jo “komunistit”, behet nje shtrese e pakperxyeshme per demokracine e vertete dhe rruga do te vazhdoje keshtu si e kane shtruar: demokraci per te vjedhur, vrare kundershtaret dhe qytetaret kur reagojne, per te sunduar pa lejuar zgjedhje te lira (se s’ka si te kete zgjedhje te lira e te ndersheme me njerez te pandershem), per te shitur dhe kombin kur eshte nevoje e tyre etj etj. Nuk jam kunder shkrimit, por kunder mendimit per komunismin qe ngaterrohet shume fare me njeriun “komunist”. Sali Berisha e ka per nder sot (pavaresisht se vete e shane , shane veten) qe i thone komunist dhe te gjitha fajet ja hedh komunizmit, Leninit, Marksit dhe OKB e beri komuniste para ca ditesh…

  19. beso says:

    telendarka i quajen ato gra qe bejne sherr me tere lagjen.Po kuriozisht e ndava fjaòlen dhe me doli Tele-ne-darke,tama saliu eshte ne televizor darke per darke,si ajo gjella e zier.S’e ha njeri po prape ta nxjerrin ne tavoline.

  20. sigurimsi i vjeter says:

    O i biri komunisti u strehuat politikisht ne Angli
    http://www.proletari.com/ne-kerkim-te-se-vertetes-2/html

  21. fede says:

    LORA KA TE DREJTE..
    MOS SHIKO ME NJE SY….
    KETE ANALIZE BOMBE,GJITHE TRAZICIONIT DREJTOJA!
    SOOOOOOOOOS TRAZICIONIT:ANTINJEREZOR,ANTISHQIPTARE,ANTIKOMBETARE!
    IKU SALA ,VJEN LALA..AI I THESARIT RRI STRUKUR,AI I FLORIRIT QEVERIS,AI I PRONAVE KURDIS,AI I OPOZITES NUK NDIHET HIC…!
    O OPOZITE PER LIRINE KOMBETARE VERTE OSE BENI MIRE SHIGJETEN TA DREJTONI NE SHENJE!JEMI NE BETEJE,RINIA KU FLE??

  22. Lefteri says:

    Delenxhi thuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje