Për 22 vjet me radhë shqiptarët pritën me padurim realizimin e ëndrrës për një Shqipëri Evropiane. 22 vite më radhë dëgjuam premtimet shpresëdhënëse të shumë kujt që mori çelësat e zyrave shtetërore duke bërë asgjë më shumë se sa abuzuar me besimin që ne, shqiptarët i dhamë verbërisht, por që kurrë krenarinë e të qenit të barabartë në rrugën drejtë BE me vendet e rajonit nuk e morëm. Dhe nuk do ta marrim.
Nesër Shqipëria me shumë gjasa do të marrë statusin e kandidatit pas refuzimit dy herë radhazi prej krizave të krijuar në këto 22 vjet nga politika shqiptare por jo e shqiptarëve. Vendi ynë qëndroi në pritje për 22 vjet duke parë dhe ndjerë se si vendet e rajonit kaloni në autostradën drejtë BE shumë pranë nesh duke na treguar targën. Këtë autostradë e kaluan me shpejtësi edhe vende që nuk kanë kremtuar as një të katërtën e viteve të pavarësisë shqiptare.
Megjithatë, ne, pritëm, duruam përbuzjen e dinjitetit me shpresën se një ditë dhe ne do të jemi si ata, edhe pse me vonesë, por rëndësi ka të jemi. Dinjiteti ynë u përbuz dhe vijon të përbuzet nga fqinjët që na treguan targën në autostradën drejt Bashkimit Evropian, por ne kurrë nuk ngritëm zërin për të kundërshtuar atë politikë që po na bën të ndihemi inferiorë në rajon dhe me gjerë.
Nesër Bashkimi Evropian do të shqyrtojë dhënien e statusit të kandidatit BE, me shumë gjasa Shqipëria do ta marrë këtë status por do ta marrë me kushte. Sërish dinjiteti i shqiptarëve po përbuzet jo për faj të tyre por prej politikës së gabuar e cila dështimet nuk ka ditur ti kthejë në instrument zhvillimi por manipulimi. Si i vetmi vend që iu refuzua statusi i kandidatit dy herë nga BE, Shqipëria do të marrë statusin por do ta marrë cunguar, duke na bërë ndjehemi sërish inferiorë për shkak të kushteve që do të vendosen, që pritet të jenë më shumë se një. Shqipëria nuk ja doli dot kurrë me vepra të sfidonte vendet e rajonit ndërsa me fjalë sigurisht, qëndrojmë në vend të parë. Sherret e brendshme të politikanëve aspak vizionarë u transferuan në sallat e godinave moderne të Brukselit duke treguar as më shumë dhe as më pak që nuk jemi të zotët të zgjidhim “sherrin” brenda oborrit të shkollës, por pa diskutim duhej ndihma e “mësuesit kujdestar”, ndërkombëtarëve. Dëshmitar kemi qenë të vizitave të pafundme të trojkave evropiane të cilat kohën e tyre për të analizuar plotësimin e kushteve dhe standardeve ua merrnin politikanët e lartë me ankesat për kundërshtarin respektiv.
Sot ne shqiptarët do të gëzohemi për marrjen e statusin e vendit kandidat dhe nuk do t’ia vënë shumë veshin kushteve sepse politikisht do të përdoret vetëm fjalia e parë e raportit të Brukselit si sukses i njërit apo dështim i tjetrit, e ndërkohë shqiptarët do të turbullohen sërish nga ndonjë deklaratë e gjatë e kryeministrit të vendit i cili do të përgatitet të presë shiritin e inaugurimit të rrugës drejtë BE, një rrugë që për 22 vjet mbeti në kilometrin e parë duke i lënë shqiptarët të fundit në radhë.
Me shumë gjasa sot do të jemi dëshmitarë të ndonjë spektakli fishekzjarrësh bombastik në llojin e vet i cili do të krijojë shumë tym, aq tym sa do të harrojmë lodhjen dhe pritjen e gjatë 22 vjeçare të realizimit të premtimit për një Shqipëri Evropiane. Spektakël, dritat dhe zhurma e te cilit nuk do të dëgjohen e shikohen dot as deri në Durrësin e lashtë që ishte porta e shqiptarëve drejtë perëndimit, jo me përmbushjen e standardeve, por me anijet e tej mbushura.
Nese do te ishte autor i shkrimit dikush tjeter, do te thoja qe autori ka te drejte, ndonese si analize le shume per te deshiruar (keshtu eshte kur fakultetin e gazetarise e merr se je vellai i Sokol Balles). Ti Rezar Balla ketij shteti i ke ngrene po sa keta qe ke cituar. Pervecse deri 6 muaj me pare punoje ne Televizionin Publik Shqiptar i hipje avionit dhe shoqeroje Sali Berishen, Jozefina Topallin dhe ish presidentin Bamir Topi dhe fituar aq shume leke nga dietat sa per 7 rroga gazetari ne nje muaj. Mos te them, qe ti merrje edhe nje rroge nga Keshilli Larte i Drejtesise kur ne krye ishte Kreshnik Spahiu, rroge qe e ke marre deri nje muaj me pare. Pra ketyre njerzve do te na i tregosh inferioritetin e pamerituar…..tregoi qe nje pjese te ketyre perrallave qe thurr qeveria, JA KE THURRUE TI dhe familja jote. Mos harro qe edhe babai yt punon ne TVSH. Dy pjesetar te se njejtes familje qe vetem i vidhnin ketij populli. Dhe me te vertet je mosmirenjohes por, mbi te gjitha hajdut.
o lypen…..ju jeni gati ti uleni dhe ne gjunje sali berishes laj gojen kur tye flaesh per familjen balla…..
BESOJ SE ZOTI LYPEN TI JE NJE NGA PJELLAT ME HIBRIDE QE FATKEQESISHT KE HYRE NE ATE GODINE TE NDERUAR.NESE JE NE PRAG PENSIONI TE LARGOHESH NJE ORE E ME PARE SE KUNDERMON ERE .NESE NUK KE LIDHJE PUNE ME DJALIN E NJE FAMILJE TE NDERUAR TI AS ME SHUME E AS ME PAK NUK JE PENSIONIST ,JE PJELLE E NJE HAJDUTI QE KA DALE NE PENSION ME GJURMAT QE DO TA DENONCOJ PER PAISJET QE KA VJEDHUR ATY KU TI KE ZENE NJE QOSHE DHE FSHIHESH SI FANTAZMAT E NATES.NESE DO TE VAZHDOSH TE REPLIKOSH ME FEMIJET E ASAJ FAMILJE DOTE TE RRESHTOJ EDHE FAKTE TE TJERA PER TE TE CJERRRE MASKEN QE MBULON SURRATIN ME MASKEN E FELLIQUR LYPEN.JAM NE PRITJE KUSHDO QOFSH!!!!1
Ky shkrim eshte shume i sakte –Tamam shkrim i bukur qe jep gjendjen tone se si na trajtojne me perbuzje te huajte dhe qe politka jone as nuk reagon aspak , por e ka mendjen tek sherret e brendeshme
Bravo Rezar Balla ! Nje permbledhje shume e sakte e asaj qe perjetojme per dite ne kete demokraci fyese
O Lypen paske dore ne te shkruar me siguri duhet te jesh ndonje gazetar i tvsh nga ata te deshtuarit qe nuk bejne asgje tjeter pervecse te hetojne per militantizem dhe spiunojne per servilizem. Megjithate komenti yt le shume per te deshiruar, duke nisur qe nga emri, ndaj do ti sugjeroje sages Balla te vijoje e qete misionin e saj sepse njerez si kategoria jote nuk i duhen ketij vendi ndaj nuk ja vlen te konsiderohen. ?
Aty punoj ne TVSH dhe nuk e fsheh dhe, ndaj i shkorva rreshtat. Me autorin s’me ka lidhur puna por ama e di shume mire aftesine e tij. Ndaj dhe me siper, tek komenti i pare, e kam cituaar ne saje te kujt (te vellait Sokol) e ka marre shkollen, madje kudo qe ka punuar e ka prej vellait. Komenti im kishte lidhje me te berin moral dhe pikerisht nga rezar Balla. ndonese analize e dobet nuk i heq asnje presje. Shpresoj te kuptohemi. Hajduti gerthet ”Kapeni Hajdutin”……….
Inat personal ky i joti more Lupen ndosht vjen nga fakti se ti ke mbet te TVSH-ja dhe z. Balla ka ecur me lart ;). Uthulla e forte prish enen e vet thote populli. Dhe nje pyetje kisha sa miq ke fut per te hyre ne TVSH? Kete na thuaj mos u merr me te tjeret…
kam hyre para se te vinte demokracia. Dal pas ca kohesh dal ne pension biro.
Eeeeee qenka inati me babain……
Shkrim shume i goditur dhe me argumente te sakta. Bravo autorit te shkrimit, Rezar Balla!
popull legen!
shif kur te fryhen malokt e sales dhe sala bashk me ta.
se jan krenar te dhjere ata…………..
Shkrim qe parqet realitetin e Shqiperise sot..Ajo cka do doja dhe qe une mendoj se duhet bere eshte qe te gjithe ne se bashku te perpiqemi per ta ndryshuar kete realit…Mjaft me me fyerje me politizime, une mendoj se secili nga ne mund te jape kontributin e tij(ne menyra te ndryshme) per ta permisuar gjendjen ne te cilen ndodhet Shqiperia sot….
klasa politike e nje vendi eshte treguesi me i qarte i nivelit te emancipimit dhe zhvillimit te nje populli.Eshte shprehja me konkrete e kultures politike mbizoteruese dhe e gjendjes se shoqerise civile.Cdo popull ne nje mase te konsiderueshme meriton qeverine dhe sistemin politik qe ka (pervec kur i imponohet nga jashte si ne evropen lindore gjate luftes se ftohte)……
populli gati gjithnje e meriton ate qeveri qe ka.Jemi nje popull aq neglizhent ne keto pune,sa shumica kenaqen me ato pagesat qe behen para zgjedhjeve dhe mendojne se me kete pune i kane mbaruar hesapet me shtetin. Qeverisemi nga njerez qe e kane blere mendjen e ketij populli,dhe bejne tani cfare tju shkoje nder mend,duke harruar keshtu qe po prishin te ardhmen.Jemi shit per 1 euro me pak fjale,krenaria e shqiptarit nuk dihet se nga ka humbur.Ata pak njerez qe revoltohen duken si dallgeza te vogla ne nje liqen komplet te izoluar.
Ndryshimi duhet te filloje nga populli,nese mblidhen shume dallgeza te vogla,fillon shtrengata,furtuna qe ben te mundur hapjen e rrugeve te reja…….
Kur te vij Raimondi ne pushtet do te rregulloher Shqiperia. Ai ka IQ te larte dhe duke konsideruar “social darwinism” si nje vektore normale ne nje vend anormal ai mund ta shpetoj memedheun nga vuajtjet. Prandaj i pelqen edhe ky artikull bagel i R. Balles. Fatkeqesi per artikullshkruesin dhe rajmondin.
NDRICIMI TVSH nuk e di per ke maske e ke fjalen por sa per hajdut REZAR BALLES ne televizion nuk ja kalonte askush. Meqe doje te me cirrje masken REZAR BALLA per vjedhje la punen. Arriten ta kapnin duke vjedhur, pas shume dyshime. Me vjen keq per familjen e nderuar, pro mos e zgjasim me shume.