Gardhi i policisë tek grevistët e urisë është shembulli më i pastër dhe më i freskët i shpirtligësisë më të fundit të këtij pushteti dhe këtij kryepushti që drejton sot Shqipërinë.
Dërgimi i policëve të Flamurit, mes tyre ose drejtues të tyre, rrezik edhe ish- të persekutuar, nuk është bërë se iu hap barku Berishës për jetën e grevistëve të urisë. As se nuk do që ata të mos vdesin, por do që edhe vdekjen dhe vetësakrifikimin t’ua kontrollojë ai, si gjithçka në atë vend.
Tallja shkon deri aty sa ai u thotë nga larg që ju nuk bëni grevë urie dhe nënkupton mbijetesën e deritanishme të tyre. Ndaj dhe u dërgon policë që të kontrollojë gjithçka që hyn e del në ambientet e grevës në emër të jetës, kur ajo është në fije të perit.
Në mendjen e tij tinëzare, kryeministri mendon se kurrë nuk janë bërë greva të mirëfillta urie në Shqipëri dhe ju që pretendoni se bëni grevë kundër meje dhe pushtetit do ju demaskoj, duke mos u lënë asgjë që të hyjë e dalë prej andej. Edhe Ramizi nuk e bëri me studentët këtë që bën i deleguari i tij sot.
Kontrollet për benzinë e lëndë djegëse nuk bëhen që ish- të persekutuarit të mos i vënë flakën vetes, por nuk do që pamjet filmike të vetëdjegieve të tyre të djegin imazhin e tij në botë.
Atij nuk i bën më përshtypje imazhi i tij i urryer në Shqipëri, përkundrazi e sheh si shenjë të ngadhënjimit të tij personal mbi shqiptarët, por e shqetëson ringjallja e tij dhe qeverisë së tij sërish si qeveri gangsterësh në sytë dhe mediat e botës, siç e quante në ‘97-ën ‘The Guardian’ e Londrës.
Ai e di shumë mirë aksiomën në mendjet e editorëve në median botërore se “if it bleeds, it leads” për daljen e lajmeve në krye të buletineve nëse ka lajm të keq deri në ekstrem, dhe pikërisht këtë kërkon të shmangë, që bota të mos marrë vesh sakrificat spektakolare, por atë të heshtur dhe të telekomanduar prej tij.
Pamjet e përflakura të Gjergjit e Lirakut nëpër botë e kanë trembur atë dhe ia kanë minuar lajmin e statusit me kondicion të Evropës. Ndaj edhe policët janë dërguar aty për të mos pasur me zjarr në trupa të persekutuarish politikë shqiptarë pa alternativë tjetër, por kontroll prej katili nga ana e tij për kohën dhe mënyrën e vetësakrifikimit.
Nëse vërtetë do kishte merakun që ata të mos vetësakrifikoheshin, edhe pse pretendon ne skërmitjen e dhëmbëve se ua respekton vullnetin për të qenë kundër sundimit të tij, do ta gjente mënyrën për ta shfryrë gjithë këtë dramë të rëndë, që dëmton më shumë pushtetin e tij dhe reputacionin e popullit tonë letargjik.
Por ai tallet si një nekrofil i vërtetë me vdekjen dhe gëzohet me heshtjen e tulatjen e një populli dhe sidomos intelektualëve të tij të vulëhumbur, madje edhe ikonave dhe simboleve të gjalla të krenarisë së kombit që ende s’bëzajnë….
Ky absolutizëm i tij mbi mendjet dhe jetët e qytetarëve të këtij vendi është kënaqësia më e madhe që ai shijon sesa çdo kontroll absolut mbi çdo pasuri tjetër e rrëmbyer, materiale dhe shpirtërore e këtij vendi.
Siç po rrjedhin ngjarjet, nuk kanë më rëndësi as kërkesa ekonomike, as ngjyrimi politik që po merr tanimë kjo grevë urie, e disa qenieve njerëzore me gjak shqiptari, sesa tejkalimi i saj nga qëndrimi dhe mosqëndresa ndaj autoritarizmit dhe despotit veri-afrikan në Shqipëri, që nuk pyet as për “guvernatorët e huaj” në vend, që i lutën përvuajtshëm që ai të bëjë diçka.
Sa e shëmtuar gjithçka!
Këtë përpara nesh e ka ditur skanerografi Faik Konica, kur thoshte Shqipëri…., por ai nuk e dinte se 70 vjet pas vdekjes së tij do ta citonim sërish me të njëjtin aktualitet si atëherë, kur na njihnin më shumë si shprehje gjeografike e jo si sot, kandidat për në BE.
Faleminderit Ben!
Po te ishte gjalle Konica i madh do kishte qendisur ndonje nga ato “Doktor Gjilperat” e tij.
Po s’ka gje, kemi Antenen, perdite!
Asht në hekë Sali Berisha
Moj Shqipni, shqipja Evropit
Nuk po mundesh me flutrue
Njiqind vite ke çue dam
Zotat ty t’paskan harrue!
M’dhimbesh n’kyt njiqindvjetor
E përvuejtun, e përçarë,
Por nuk kam kurgja në dor’
Kangës vajit, ja kam marrë!
Moj Shqipni të ka myt hasmi
Të ka ndry, të ka pushtue,
Moj e pasun, mbete e vorfën
Djelmt e tu të kan vorfnue!
Zoj e randë, të shiti shkjau
S’del kërkush me e ndalue,
Kamb mbi kamb, e n‘kry të votrës
Asht’ krenor qy t’ka tradhtue!
Thyn rekorde kur ban notin
Thyn rekorde tuj ngjit malin,
Ky kalors, ka kalërue
Të tanë jets, veç magjarin!!
Asht i zoti në të tana,
Asht doktor e profesor
Penicilin nuk ban ma nana
Kaq kangtar, kaq orator.
Ban humor, në mortin tand,
Veç instiktin e njeh bisha,
Darsëm kem me pas të tan
Asht në hekë Sali Berisha!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html
Te lumte 1000 here mendja dhe dora per keto vargje
te dala prej shpirtit.
Nuk mund te rri pa shprehur komplimentat e mija si komentus i rregult i gazetes —Vargje MIGJENIANE —-bravo—-Per ARBENIN—Sa me shume shkrime te tilla qe na frumezon ne popullin e thjesht.qe tregon se kemi intelektual qe me kurajo dhe ndjenje njerezore dine te luftojne per dinjitet dhe demokraci
Keto VARGJE jane nje KUJE e vertete per gjemen qe na ka gjetur.
Hasmi qe na poshteron per llogari te te huajit, eshte shtruar kembekryq mbi kryevendin dhe po ben baterdine.
Ka vjedhur e vrare çdo gje, por mbi te gjitha na ka mpakur gjallerine.
DERI KUR? KUR DO TE NA SOSET DURIMI?
RRESPEKT MANAJ. FATKEQESISHT TE RRALLE I KEMI INTELEKTUALET E TILLE.
I nderuari Arben,ju ja keni pershkruar mire fytyren vrasesit te popullit shqiptar dhe agjendit multi-nacional por sa do vazhdoje me shtypjen e tije?Jemi lodhur duke i bere verejtie, duke e demaskuar por paska qene kaluar gomarit.Une si emigrand nuk me ka ngelur gje tjeter per vrasesin sali Berisha dhe per skuadren e tije mafjoze perveç pritjes se demostratave masive ne te gjithe Shqiperine per rrezimin e tije.
Pershendes grevistet e urise dhe te rrojne qe te arrijne te shofin nje demokraci te vertete.
RRofshin gazetaret e gazetes Tema qe kan luftuar me mish dhe me shpirte kunder vrasesit dhe tradhetarit sali Rom Berisha qe i humte emri.
Populli sduhet te rije kembekryq, duhet te shkoje atje dhe tja u kaleroje motrat me police e civila te shikut
Nuk e dinte Konica per 70 vjet me pas?
Ju ftoj te gjitheve te sillni ne vemendje filmin “Koncert ne 1936”.
Skenari eshte shkruar ne kohen e diktatures, kurse ngjarjet jane te kohes se Zogut. Te besh nje detajim te filmit duke e perqasur me aktualitetin, duhet te analizosh cdo dialog,por eshte e sigurt qe i gjendet shembellimi edhe sot. Sillni ne mendje personazhet dhe beni nje paralelizem si funksiononte shteti, shtetaret, bejleret turkoshake, xhandaret e Flamurit(Nokes se sotem).
-Prefekti me ngjan si Lul Basha-oksidenti,
-togeri si Noka.
-Pergjim ne film, pergjime sot;
-toka te zena me dhune atje- tok e xanun sot;
-tellall si ne film keta sot kane Klanin(thjesht si tellall, jo si karakter tellalli, se “Birce Haskua” me Frangajn jane si gurgullima e burimit me baltrat kenetore qe bie dhe sot lumi Drin).
-malarja e kininave te filmit, po rishfaqet.
-zyrtaret e drejtori i shkolles servile-sot nga keta zyrtare e drejtore shkollash gjen deri ne neveri;
-cingiet e beut-Ciljeta tone;
-Vetem ne vend te gomereve,sot ka makina dhe
-ne vend te ligjit te ferexheve dhe te festeve qe kishte nxjerre Zogu qe te dukej “perendimor”, sot kemi ligjin per mbrojtjen e homove dhe lesbikeve, keto jane dallimet- te tjerat njesoj funksionojne.
Eh,sa mund te gjesh akoma!
Kush ka le te plotesoje.
Voica me nje emer teper interesant, paske nje pene qe une te sugjeroj te provosh te dalesh me nje editorial. Pergezime
edhe une besoj se berisha eshte karakter nekrofil.Interesante,se tek mjeket perplasen dy karakteret me ekstreme,karakteri thellesisht humanist dhe karakteri nekrofil.Si Mengele edhe berisha eshte kurioz,nekrofil demagog,por si gjithmone ndodh qe atje ku hap gropen e tjetrit do biesh heret ose vone me kembet e tua.Ky eshte destino i berishes dhe shpresojme te ndodhe shpejt.
Se shpejti do te ndodhe. No other way
Bravo! Ndre Mjeda ne tranzicion. A i lexon Zeni dhe Gita keto mijera shkrime qe do mbeten ne breza per te? Sa volume bejne vjershat dhe prozat per te urryerin?
Do vije shpejt ajo kohe qe ti lexojme si vepra te popullit 1,2,3 etj?
Ndyresirat duhet te kene nje fund te “nderuar”.
Apo jo Zeni dhe Gita?
Te lumte ajo dore! Me bukur Prishet!
Mos u trishtoni, njerez! Eshte vetem nje kaste qe ka bllokuar, do cahet shpejt e do lere te lire shpirtin e ndrydhur te ketij kombi. Flaka e atyre trimave ndricon rrugen.
Bravo Manaj, respekt!
Sa urdhra për arrestime politike ka firmosur sekretari i parë i komitetit të ppsh-së në gjirokastër, shoku ali manaj? këtë përgjigje jep ti arben manaj se per të tjerat e dimë çfarë dashurie, urrejtje e në fund sa mend ke.
Çfarë, prisni të lavdërojë PD-në arben ali manaj? jo vetëm ka një mungesë sinqeriteti, por edhe gëngla pa fund. dihet urrejtja bioligjike që ka brezi i çunave të sekretarëve të parë për shtresën e të përndjekurve