Kush e fitoi debatin e zëvendësve?

12 Tetor 2012, 13:10Politika TEMA

Pas debatit mes zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden (demokrat) dhe kandidatit për zëvendëspresident, Paul Ryan (republikan), BBC sjell këtë analizë të shkurtër

Nga Mark Mardell

Ky ishte një debat serioz dhe substancial mes dy burrave, të cilët ishin të mirinformuar.

Po ashtu debati kishte një moderatore të shkëlqyer, Martha Raddatz, e cila mbajti mirë lojën për një debat me çështje që nisnin nga tatimet deri tek Irani, nga aborti deri tek Afganistani.

Shumica e njerëzve të angazhuar politikisht do të pretendojnë se njeriu i tyre fitoi dhe argumentet nuk do mungojnë nga të dyja palët.

Zoti Biden ndoshta fitoi me pikë, por sjellja e tij mund të ketë stepur disa votues të pavendosur.

Ai ishte më i fortë, më agresiv dhe më i sigurt në pozicionin e tij- por qeshte, buzëqeshte, ngërdheshej me kundërshtarin e tij, në një mënyrë që ishte mospërfillëse, por që disa mund ta quajnë irrituese.

Topi në fushën e Obamës

Paul Ryan, për dikë pa shumë përvojë në politikën e jashtme, bëri një shfaqje të mirë, por nuk ishte në gjendje të përgjigjej për disa pyetje të vështira, veçanërisht për Afganistanin dhe Sirinë.

Dobësia e tij u shkaktua drejtpërdrejt nga një dëshirë ideologjike për të sulmuar presidentin Obama si të dobët, pa qenë i qartë se çfarë është një politikë e fortë.

Ai nuk ishte në gjendje të thoshte se çfarë do bënin ndryshe në Siri, çfarë do bënte që trupat të qëndronin më shumë në Afganistan ose çfarë gropash tatimore do të mbyllnin.

Debati për papunësinë dhe taksat në fakt ishte më i qetë dhe më i matur. Zoti Ryan është portretizuar nga demokratët si gogol, por në fakt ai doli përgjithësisht si serioz dhe i këndshëm.

Ndoshta disa do e shohin Biden si një kloun. Ndoshta ka qeshur shumë, por njeriu në skenë nuk ishte budalla.

Debati ndoshta nuk do të ndryshojë shumë- topi është akoma shumë në fushën e Obama-s për javën që vjen.

21 komente në “Kush e fitoi debatin e zëvendësve?”

  1. miu says:

    Kujt i plasi trapi?! Ketu njerzit djegin veten per se gjalli shqipot kane hallin tju lepine bythen amerikaneve qe e tallin ate gjithe diten me shqipot. E pike e zeze

    1. Ti says:

      Paul Ryan e fitoi. Do i humbi zgjedhjet Obama

    2. Ti says:

      Se harrova Biden do futet ne burg se shpejt prandaj ishte aq i acaruar

  2. Ramy says:

    Ryan padyshim. komunisti biden doli i humbur. ashtu do dali dhe marksisti obama pas nje muji. fitorja eshte e demokrateve (dreq o pune, ne amerike demokratet jane majtas). hajt le ta fitoje kush te doje.

    1. Ben Chicago says:

      Ramy ne USA nuk ka parti te majte,te dyja jane te djathta,por kuptohet Republikanet perfaqsojne te djathten extreme dhe shtresat e pasura.Amerika e luftoi dhe nuk e lejoi murtajen e kuqe ne vendin e saj,ndaj eshte ketu ku eshte.

      1. Lugat says:

        America me Bush-in eshte kthyer ne diktature te mirefillte te “proletariatit”, vetem se proletariati ne amerike eshte aq budalla sa qe komandohet qorrazi nga manjatet e armeve e industrialistet qe permbushin 100% shprehjen qe agjenti Smith te filmi Matrix i thote Morpheus, pra qe njeriu eshte virus dhe jo gjitar.

  3. mirashi says:

    neqoftese kane probleme ne i japim kete berishen e vogel qe e kemi tani si president,e gezofshin i japim me gjithe qef

  4. fieraku4u says:

    JOE BIDEN E FITOI…ASHTU SIC PRITESH

  5. Mergimtari USAD says:

    NDONESE JETOJ NE ASISTENCE E JETOVA KOHEN E ARTE TE BILL KLINTONIT, NDERSA DEKADENCA E AMERIKES QE SHKOJE GATI NE O AMERKA E SHKAKETOJE POLITIKA E MBRAPESHT E XHORXH BUSHIT,. KJO ESHTE E VERTETA E PROGRAMIT TE REPUBLIKANEVE SI PERFAQESUES TE SHTERESAVE TE LARTA. VETEM NJE NJERI ME MEND NE KLOKE E KUPTON SE SI FILLOJE TE NDRYSHOJE PER MIRE JETA E AMERIKANEVE NE PERGJITHESI E NE VECANTI E SHTRESAVE TE MESME PJES E SE CILES JAM EDHE UNE. PROGRAMI I OBAMES EDHE PER NJE LEGJISLATURE TJETER ESHTE NGA METE MIRET PER GJITHE POPULLIN AMERIKAN, PAMVARESISHT SE MIJRA MILIONEREVE DHE MILIARDEREVE NUKE U VJEN MIRE. mose e dhente zoti te fitojne republikanet se e provuam 8 vjetet e bushit ku mbi 20 milion njerez humben vendet e punes dhe industria e automobilave thuajse falimentoj. Eshte presidenti OBAMA AI QE E SUVENSJONOJE DHE E STIMULOJE KETE INDUSTRI QE MBAN ME MIJRA E MILONA NJEREZ NE PUNE MIDIS TYRE DHE SHUME SHQIPETAR. ME KETE RAST U BEJ THIRJE GJITHE SHQIPETARO AMERIKANEVE QE ME DATEN 6 NENDOR TE VOTOJME PER PD ME PRESIDENT BARAK OBAMEN.

  6. miri says:

    Biden pa dyshim,
    Ryan dukej si mi gjirizesh.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Me gjithe ato studime brockulla te nxjerra nga kompani qe nuk perfaqesojne ekonomine Federale Amerikane (qe Obama e la te ligjeroj me qetesi e deshire) qe tha Romney, te presi stuhine e Obames qe do ta nxjerri si palaco…

  8. keli says:

    Fitoji Ryan me 48% ndersa Biden 44%.Biden gaboji ose ishte dobet 8 here ndersa Ryan vetem 1 here.Biden ishte mire ne 5 raste ndersa Ryan 8 here.
    Biden qe me agresiv madje here here i pa edukate me ngerdheshje e me gjeste aktorale sa edhe analistet e tije e denuan ate qenderim.
    Ryan fitoji ne debatin per ekonomine por suprizoji kur e vuri me shpatulla per murit per vrasjen e ambasadorit ne Libi.
    Partija demokratike e Obames eshte e majte ndersa republikanet te djathet .Keshtu Ben Cikago nuk tek e din mire.Obama e ka cuar Ameriken drejt nje shteti social gje qe eshte e pa pranueshme per amerikanet.Amerika nuk eshte vendi i dembelave por duhet te jete vendi ku punojne dhe me pune jetojne te gjithe.Obama e mori me 8000 trilion dollare borxhin publik sot eshte 16000 trilion.Pra mbi 100% te prodhimit bruto.

    1. eagles says:

      ryan fiton biden ishte si nje karagjos tipik demokrat amerikan ryan i qete dhe i sakte si do ta justifikoje dhe si do ta argumentoje se cfare do te thoshte obama ne biseden me putin ”me lini te qete se jam ne fushate se me vone do te jem me i bute me ju” shume permendin bushin por ishte bushi qe deklaroi qe kosova do te behet republike dhe e beri puna e obames si e enverit kerkon ti beje te gjithe njesoj shpenzime kolosale me firma fantazme qe ai i financion dhe shume te tjera

  9. mirel says:

    Sam mire qe i keni lexuar grafiket.
    Per mua mendimi im Biden e pordhi fare Ryan.
    Ky u perpoq te ishte i qete, po kompetenti ishte Biden.
    Nuk gjykohet biseduesi nga temperamenti, por nga faktet.
    Ne fakt-check, doli qe Rayan kish genjyer me shume.

    1. shqiperia says:

      Per Mirel ! Te lutem mos kERKO ti absolutizosh gjerat.
      kur nuk merr vesh mos ja fut pordhes kot( me qense te pelqeka kjo fjale)
      SA PER DIJENI NE AMERIKE DHE EUROPE KERKOHET JO VETEM INTELIGENC
      POR EDHE MIRSJELLJE NE KOMUNIKIM , NDRYSHE TE ULEN PIKET SI NJERI.
      SIC TI ULA DHE UNE TY ME KETO SHPREHJE BANALE.
      NJE KESHILLE PER TY . FEMRAVE I KA HIJE ETIKA.

      1. mirel says:

        Etika ka dhe ajo hapesira te lira ku shkelet..dhe me vend.
        Dhe mua me pelqen shume stili Biden..dhe temperamenti i tij.
        Ishte i tille qe do te thote: Mua qe jam i mencur do ma hedhesh ti?

        Dhe ato pordhet i kam per ata qe e barazojne Obamen me komunizmin,.eshte qesharake per be.
        Tjetra, meqenese dhe ti i perdore, ti ula dhe une po aq pike.
        Po te ishe me i mencur do ishe pergjegjur si Rayan.
        Genjeshtar, po me “kulture”.
        Ndersa ishte fjala te meqenese zotrote e ke shkruar, me vetedije dhe jo lapsus,”me qenese”, gje qe une e konsideroj gabim te forte drejteshkrimor.
        domethene shenje inj-
        oranancie.,..
        Kjo ndarje ishte si te te tregosh si ke gabuar,,dhe te mos me ulesh me pike per mungese etike.

  10. keli says:

    Mirel
    Faktet i dha pas debatit CNN.Biles CNN eshte perkrahes i Obames,
    Shifrat i dhane vete CNN dhe te tjeret.Biles nje strategjist i Obames deklaroji se Ryan fliste me shifra dhe fakte ndresa per ngerdheshjet e Biden strategjisti tha se i denonte.Por Biden dihet se eshte i cejkulibruar dhe del jashte strategjise te pregatitur.Specalistet thane se Bideni shte me mire se cmendonin sepse shume here ja fut kot si per homot

    1. mirel says:

      Si duket e kuptojme anglishten ndryshe.
      Ndersa Biden u kritikua per qendrimin dhe qeshjet e tepruara, qe nuk besoj jane tipar i etikes se tij te ulet, por keshilla te dobeta te stafit te Obames, ata ne fakt donin te benin te njejten gje qe beri Romney me Obamen.
      Dhe pretenduan nga Biden qe ky te ishte gacmues me qellim.
      Ndoshta e kaloi pak masen, gje qe dukej, por ne fakt check Biden fitoi, dhe doli Rayan me shume deklarata false.

  11. ToriUSA says:

    Ti miu pse thua ashtu? Ty nuk te plasi trapi per Ameriken, po edhe per ata, aty per mentalitetin njethundrak te vete djegjes kujt i plasi do thuash ti? Shqipetaret vec veteflijimit nuk kane mesuar tjeter ne kete jete. Eshte terhequr filli aq shume miku im sa edhe botes tani nuk i vjen me keq po neveri per veprime te tilla. Njerezit neper bote kunder padrejtesive nuk i vene flaken vetes po shkaketarit te fatkeqesise se tyre. Nuk mendon se edhe Shqipetaret duhet te ndalojne nje dite se qeni gazi i dynjase…?

  12. albi says:

    EMIGRANTEVE KETU ME MIRE U INTERESON NJE FITORE E DEMOKRATEVE PASI ATA JANE ME PRANE SHTRESES SONE.REFORMA SHENDETESORE DHE TAKSAT TRAJTOHEN ME SE MIRI NGA DEMOKRATET DHE BESOJ SE DO NDIHMOJNE SHUME EMIGRANTET NE AMERIKE.PRANDAJ MENDOJ SE VOTIMI PER OBAMEN ESHTE ZGJIDHJA E VETME SEPSE NJE ARDHJE E REPUBLIKANEVE PERKTHEHET ME TAKSA TE LARTA DHE NJE SISTEM SHENDETESOR SUPER TE SHTRENJTE.MOS HARRONI QE KY ESHTE NJE PROBLEM KYC DHE TEPER I RENDESISHEM PER TE GJITHE NE,PASI DIHET QE SHUME NGA EMIGRANTET NUK KANE AKSES NE SISTEMIN SHENDETESOR PASI ESHTE I PAPERBALLUESHEM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje