Ti nuk më nderon, Sali!

12 Tetor 2012, 18:32Politika TEMA

Nga Imer Mushkolaj

Fakti që Kryeministri i Shqipërisë është tash e tutje “Qytetar Nderi” i vendlindjes sime nuk ndryshon asgjë në bindjen time për të. Por as në biografinë dhe të bëmat e tij

Do të duhej të ndihesha krenar këto ditë, për shkak se bashkëqytetar imi është bërë Kryeministri i Shqipërisë. Në euforinë e shënimit të një shekulli pavarësi, Kuvendi Komunal i Deçanit ka marrë vendim që Sali Berishës t’i jepet titulli “Qytetar Nderi”. Një arsye që ai t’iu vijë për vizitë atyre që e nderuan, atyre që zgjodhën një emër të politikës, e jo të kulturës e artit për t’i bërë ndere të mëdha.

Por, përtej ekzaltimit e delirit kolektiv që shqiptarëve të Kosovës vazhdon t’ua sjell Berisha me fjalimet folklorike dhe qasjen populiste të tij, të vërteta të hidhura e veprime aspak të ndershme vazhdojnë ta ndjekin si hije bashkëqytetarin tim të ri, gjatë dy dekadave të tij politike.

Isha vetëm 16 vjeçar kur lufta e përgjakshme në Kroaci e Bosnjë po tmerronte botën, e në Kosovë Slobodan Milosevic po terrorizonte gjithçka. Sali Berisha, jo një tinejxher si unë atëbotë, por një burrë i pjekur, president i Shqipërisë, kishte zgjedhur ta ndihmojë atë duke i shitur armatim e naftë – duke shkelur embargon që ndaj ish-Jugosllavisë kishte vënë OKB’ja pikërisht për t’ia pamundësuar Milosevicit shfarosjen e njerëzve të pafajshëm.

Unë vazhdoja të isha tinejxher, e Berisha ishte 50 vjeç burrë dhe president, atëherë kur bërthama e rezistencës së armatosur kundër Milosevicit po ngjizej. S’kishte vend tjetër veç Shqipërisë, për njerëzit e parë të asaj që më pas u quajt UÇK, që ta shfrytëzonin për t’u përgatitur. SHIK’u famëkeq i Berishës i përndoqi ata këmba-këmbës. Pushteti i Berishës i ndaloi dhe arrestoi. Ka nga ta, viktima të Berishës së asaj kohe të cilët sot, për interesa politike, me vetëdije luajnë të padishmin dhe heshtin kur i thurin lavde e i bëjnë ndere atij.

Kisha mbushur 20 vjet, kur Shqipëria e udhëhequr nga Berisha u shkatërrua dhe mijëra veta vdiqën në trazirat që shkaktoi rënia e piramidave. Kush mund të ishte përgjegjës për kaosin, përveç tij?

Pasi u largua turpshëm nga pushteti, ai as në opozitë nuk u tregua i dashur me kosovarët. Kur lufta nisi në Kosovë, “marksistë-leninistë”, “banditë” e “terroristë” ishin pjesë të fjalorit të tij për pjesëtarët e UÇK’së.

Sot kur unë jam 35 vjeçar, e Berisha një plak, në vendin tim të lindjes ende nuk ka furnizim të rregullt me rrymë. Ka më shumë se një vit që ai ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë, duke i siguruar në këtë mënyrë Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë.

Ndërkohë, porti i Shëngjinit vazhdon të mbetet një premtim bosh i Berishës për kosovarët, në kohën kur mijëra sish çdo verë harxhojnë qindra milionë euro në Shqipëri.

Të kritikosh Berishën nga Prishtina, si një kosovar, mund të jetë edhe blasfemi. Sepse, kulti për burrin e ndershëm të Tropojës nuk është lehtë të sfidohet. Ai ende konsiderohet si personifikim i shqiptarizmës, demokracisë, atdhetarizmit.

Por, për mua s’është kurrfarë nderi që ai bëhet qytetar nderi i vendlindjes sime – për arsyet që i thashë më lart dhe jo vetëm.

Ai nuk më nderon, sepse SHIK’u i tij zhduku Remzi Hoxhën, familjarët e të cilit presin tash 17 vjet të vërtetën për të.

Ai nuk më nderon, sepse katër qytetarë të pafajshëm u vranë në janarin e 2011’s para selisë së Qeverisë që ai drejton dhe vrasja e tyre ende nuk është zbardhur.

Ai nuk më nderon, sepse ish-të burgosur politikë po digjen të lyer me benzinë në qendër të Tiranës, e çështja e tyre ende nuk është zgjidhur.

Ai nuk më nderon, sepse ka bërë fare pak për vendin tim në kohët më të vështira dhe hiç, asgjë për vendlindjen time, që ta meritojë një titull nderi.

Ai nuk më nderon, sepse ua vështirëson, e jo lehtëson kosovarëve shitjen e prodhimeve të tyre në Shqipëri.

Ai nuk më nderon, sepse respektin e kosovarëve ndaj tij shpesh e ka keqpërdorur për luftë me kundërshtarët e tij politikë.

Ai nuk më nderon, sepse shfaqet arrogant, mashtrues e hipokrit, ndonëse ka bërë betimin e Hipokratit.

Në mesin e atyre që sot i thurin lavde e i bëjnë ndere, ka plot që mendojnë si unë, por lakmia për pushtet ua ka mbyllur sytë dhe ua ka fshirë kujtesën përballë Berishës së vërtetë.

Berisha, ndërkaq, në vend se të jep mesazhe patriotike koti, do të ishte më mirë të jep përgjigje në pyetjet e dilemat e shumta të ngritura gjatë karrierës së tij politike.

Ai mund të fitojë tituj nderi pafund, por kjo nuk ndryshon asgjë në bindjen time për të. As në biografinë e tij. As në të bëmat e tij. As në nderin e tij.

Ti nuk më nderon, Sali!

*Imer Mushkolaj është një opinionist i njohur në gazetën Express në Kosovë

82 komente në “Ti nuk më nderon, Sali!”

  1. alban4eva says:

    mire e ke ti o Imer, po hajt mbushu mendjen kafsheve ketu ne shqiperi, pallave qe jane verbuar, qe lehin kunder atyre qe jane kunder kafshes se shpellave, berish pedofilit.. nuk flas per ata qe e mbeshtesin barbarin per interesa, sepse dihet qe leku eshte i embel.. kjo pune keshtu do vazhdoje, persa kohe populli te jete dele..

    1. DRITA HOXHA says:

      Te lumte ajo dore e ajo mendje!
      Sali berisha esgte TURPI I KOMBIT SHQIPTAR:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

      1. Nadia Shabani says:

        Bravo nje artikull shume i mire, ja vlen ta lexosh. Ishalla e lexon Hashim Thaci ai budallaj qe deri dje Saliu e beri terrorist ai i ul qafen dhe e ben qytetar nderi. O Mortja qe nuk te ha o Hashim Thaci, turp te kesh qe e ul qafen para Berishes. Uf rrace e keqe, gjynah te jesh kosovar ti.

        1. Argita_B says:

          Thaçi ne Zvicer akuzohej si trafikant droge, ashtu si qindra kosovare te tjerë, ça prêt ti te jeté!
          Ah kur thua gjynah te jesh kosovar, pa dashur te ofendoj njeri, kosovar me sa di un nuk eshte titull shkence apo nderi. Po te ishin kosovaret ashtu si po do ti paraqesesh, Kosova sdo ishte vendi me i prapambetur ne Evrope.
          Tung

          1. suzana(Kosove) says:

            Po moj Argite by..a, Kosova eshte vendi me i prapambetur, po na kallezo te lutem cili vend esht me psikopati ne Europe…argita kosovaret nuk po presin koka vajzash te bukura sic po ndodhe ne vende primitive, afganistan e shqypni, as njerezit nuk po djegin veten e tyre per ca para te qelbura. Hashimit nuk i rruhet fare as per Saliun as per myftiun, ai duhet te tregoj respekt per kryetar te shteteve te tjera. Deri sa ju ne Shqypni, jeni mbytur ne injorance, kriminalitete e shizofreni, sikur nuk ka fare kuptimi te merreni me “varferine”e vendeve perreth, Kosova nuk po kerkon ndihma ekonomike nga Shqiperia, nuk kam degjue deri tani.

    2. Epirioti II says:

      Shkrim i thjeshte por i shkelqyer. Imer ka ardhur koha qe pjesa e emancipuar e shtypit kosovar te luftoje per te rrezuar mitin super fallco te SRB-it. Te tregoje vazhdimisht faktet qe SRB-i i ka sherbyer besnikerisht Serbise.

      Eshte shume e rendesishme te behet kjo, sepse ndihmon ne emancipimin politik te Kosoves dhe te Shqiperise. Kjo ndihmon shume edhe ne kauzen “Nje komb, nje qendrim dhe se shpejti nje shtet”. Shume qytetar te Shqiperise nuk e honepsin dot fare perkrahjen qorre qe qytetaret e Kosoves i japin Berishes dhe kjo i shtyn drejt nje racizmi brenda kombit qe eshte kaq shume i demshem.

    3. roland says:

      Nje shkrim i sinqerte dhe i vertete.Personalisht me kryeministrin shqiptar nuk kam dhe sdua te keme ndonje ndjenje i thencin patriotike se i lumte kur gjen.Ky i pa udhe si ska turp qe ne mes te parlamentit shqiptare thure lavde dhe kekon monument per zogun e pare dhe pa pik turpi ve kurore tek busti i Ises qe po te ishte gjalle Ky Ise do ta kishte vare per ko…esh kete te paftyre.Denoi vrasesit dhe pastaj ndero trimat.Krenare per Decanin por jo per ata qe vendosen ta bejne qytetare nderi.Bir Selmani nenes cte te qaje me pare.-thote populli.

  2. buni says:

    Bravo Z Imer.kjo eshte e verteta e s’duhet mohuar.poshte fshatari sali

    1. fule says:

      Na nderojne te tille bashke-atdhetar nga Kosova. Do clirohen dhe te tjeret shume shpejt nga frika Saliut. Edhe pak muaj heshtje…

  3. durresstar says:

    bravo!!!!!!!!!!!!!!

    ky artikull i dedikohet disa injoratve,
    ne tirane, e prishtine..!!

    qe mbajne per “burre shteti”
    kte tradhtar te degjeneruar
    te interesave,te kombit shqipetare.

    turp,qe ne kte 100vjetor,ku bastard
    do te jete “kryeminister” i shqipetareve.

  4. Kallomi new york says:

    Heeeeeee pushka top o Z Imer,po e paske qa skrimin ,ske cfar ti shtoshme ,keshtu duhen njerzit trima jo si ca frika cake si puna e komandantit te U C K ,z thaci qe i bon servilizem sales ,qe ai i vuni shum epitete ne ate kohe i quante U cfar K me falni po oshte e vertet .

  5. Vlora says:

    imer, faleminderit per kete shkrim ku thuhet vetem e verteta.

    jemi te sigurt se po ta kishin kosovaret berishen ne krye te tyre ata nuk do ta duronin dot as 6 muaj dhe do ti kishin vene flaken.

    por ne shqiptaret e ketejmen jemi nje tufe me dele,qe na ka vene ne vath,dhe te mos na vije keq aspak.

    ju aritet te paaritshmen, shporet serbin, ndersa ne e vume ne “qoshe te shtepise’ i falem gjithe shqiperine.

  6. keli says:

    O Ymer Mushku edhe une jam dakort qe Berisha te mos jete qytetar nderi i yti.Ne vend te tije per ty duhet te jete TOMAS NIKOLIC o Ymer Mushku

    1. bija e Zotit says:

      Imer Mushkolaj, sikur ti te ishe dikushi dhe te mos ishe pasardhes i familjes qe i sherbeu serbise, qe kane qene ne sherbim te UDB-se rendome shumica e banoreve te decanit, do te kishte pasur nje kuptim ky shkrimi yt parashkollor. Po ti duhet te keshe kapital moral dhe krijues, qe te thuash fjalen: Nuk me nderon Sali….Ti je nje askushi, dhe Saliu as te nderon as nuk te turperon. Rritu.

      1. Ivani i madh says:

        Ti bija e zotit kur i ditke gjithe bashke punetoret e UDB dhe serbise a mund te na tregosh pak dosjen e babait dhe tezes sende shpirterore Berisha e Slobodanka apo e ruan top sekret .

        1. bija e Zotit says:

          Ivan i madh, une thashe se familja e Imer Mushkolajt kane qene dhe jane me Serbine, dhe NUK thashe qe Berisha e Sllobodanka jane te mire. Keshtu eshte puna: sherbetori i ri i serbise Mushkolaj, po e shan nje sherbetor te vjeter te serbise Berishen. Nje mut i njejte jane!…per te pasur vlere ky shkrim eshte dashur te shkruhet nga ndonje njeri i ndershem….kaq.

      2. Ramy says:

        Te rujt zoti o bija e djallit! sherbimin tek udb-ja kerkoje tek ky burri qe i dha nafte milloshevicit, qe thoshte se kush firmos rambujene eshte tradhetar, qe e ka mbushur shqiperine me investitore serbe etj etj. dakort e nderuar???

        1. bija e Zotit says:

          Dakord, Ramy!

      3. Ivani i madh says:

        Ti bija e zotit kur i ditke gjithe bashke punetoret e UDB dhe serbise a mund te na tregosh pak dosjen e babait dhe tezes sende shpirterore Berisha e Slobodanka apo e ruan top sekret .Se me sa po lexoj te gjithe ju qe mbroni kriminelin e SHqiperise rezik ju ose prindrit tuaj o kane dosje ne arkivin e UDB e se dredhin dot bishtin o i sherbejne asoj akoma dhe ti sje bija e zotit po e djallit.

      4. homeri says:

        —bija e zotit –Qe kur zoti te paska dhene dhuntin te mbash dosje per te tjeret?–Po bene gjithandej kritiken. Ne disa komente je fantastike , ne kete te sotmin e ke dhjer fare , se eshte pune dreqi se BERISHEN tashme e dime qe eshte bashkepuntor me serbet dhe artikullshkrusi keto gjera permend dhe nuk e kuptoj duan te djegin njeri tjetrin si agjent te serbeve—-Dhe do desheroja nje pergjigje nga ju —Bija e zotiti–BERISHA me gjithe keto te keqija qe i ka bere vendit dhe kombit juve ju nderon apo ju turperon —Se sa per mua ai eshte turpi dhe krimineli me i madh i kombit

        1. bija e Zotit says:

          Homer, as s’me nderon, as s’me turperon, nuk ndjej asgje… mendoj se berisha eshte nje plak i cmendur, i shpallur qytetar nderi nga disa sharlatane fshatare te decanit, shumica prej te cileve kane qene bashkepunetore te serbise, jetojne ne krim te organizuar deri ne fyt, as nje kioske nuk guxojne ta hapin nga frika prej daut haradinajt me banden e tij, ata jane njerez qe nuk dine ta bejne dallimin…kjo eshte perpjekje e deshperuar e bandes haradinaj per t’u bere dikushi ne politike! dhe, nuk eshte e vertete qe berisha e ka te garantuar dashurine e shqiptareve te kosoves, perkundrazi, dashuria e shqiptareve te kosoves eshte naive, siperfaqesore, kalimtare, e zevendesueshme, harrohet lehte…shqiptaret e kosoves nuk kane pasur zgjedhje, ke ta duan ne shqiperi, kur shumica jane te keqinj dhe duken te keqinj, ndersa berisha ka qene i keq, por nuk eshte dukur i keq….

          1. homeri says:

            —-E kjart —bija e zotit —nje analize a perkryer e mentalitetit turkoshak te politikaneve te Decanit, por gjithmon ne se me lejon te perdor shprehjen —e djallezur –si eshte e mundur te thuash se —-shumica ne shqiperi jane te keqij dhe duken te keqij —-( ne fakt thua nje te vertete) por per BERISHEN thua ka qene i keq( ne fakt ai vazhdon te jete me shume i keq) por juve nuk ju duket i keq —-pikerisht ne kete shprehje shikoj –“djallezin tuaj”—ta kuptoj si nxitese te debatit dhe ne se gjykoni seriozisht eshte e drejta juaj sepse diktatoret nuk jetojne dote pa perkrahe ose sic i quani ju ..fansa —Megjithate eshte kenaqesi qe komentoni – –kam konsiderat –ju pershendes

            1. bija e Zotit says:

              Epo, Homer, praktikisht “me mire eshte te dukesh i sinqerte, sesa te jeshe vertete i sinqerte”, se njerezit jane te prire ta keqperdorin sinqeritetin. E pata fjalen per fytyrat e PS-se, ne esence kane mundur te jene patriote e njerez te ndershem, ama, jane dukur pro-greke, pro-serbe, antishqiptare, debues, te neveritshem, antipatike, prandaj nuk e kane fituar simpatine e shqiptareve te Kosoves. E Berisha, ia ka dale te duket patriot-pa qene fare i tille…e kupton? Mashtrimi eshte shkathtesi e madhe! Vetem ata qe jane te koncentruar, te zgjuar, kane shume energji, mund te mashtrojne masa te gjera njerezish, nje komb, sikurse ia ka dale Berisha!…Mirepo, koha e tij ka perenduar. Ai tashme eshte nje karikature!…Dhe: mua nuk me intereson aspak politika…por, me konvenon te beje gjimnastike mendore, duke komentuar per gjera qe s’me interesojne si keto shkrime, nderkohe qe kryej pune te tjera….!

              1. cami says:

                NQS E KENI KUPTUAR MIRE KETU PO FLITET MBI S BERISHEN QYTETARE NDERI,KUR TE VIJE RRALLA DO TE FLASIM EDHE PER ATO QE SHKATERRUAN ATE SHQIPERI,QE DHE ESHTE AKOMA NEN SUNDIMIN E TYRE POR ME EMRIN DEMOKRACI,PASTAJ MOS HARRONI SE ATA ME NJE TAVOLINE HAJNE O VELLEZER E MOTRA,PO MJER AI BREZ QE VUAJTI NE KOHEN E MONIZMIT,E QE PO VUAN AKOMA SOT (PA LLOGARITUR TE TJERA E TE TJARA AKOMA.
                FLM.

          2. suzana(Kosove) says:

            bija e Zotit, je fantastike, nje analize e perkryer per ate qe ndjejne kosovaret…ky mushki imer nuk te ofrohet te thembra.

    2. cami says:

      dukesh qe qenke toc kaqoli,se kur nje rritet mes smushkave,atehere vetem ato mendon…

      TE LUMTE AJO DORE O VELLAI I KOSOVES.

  7. e verteta says:

    Po pastaj,bindja jote qenka e verteta,e drejta,e pergjithshmja dhe gjithcka.Edhe Linkolmin e Amerikes nuk e donin te gjithe,gjersa edhe e vrane ne atentat,por ay sot e ka bustin te gdhendur ne nje faqe mali ne zemer te Amerikes.Ti shiko punen tende dhe mbaj opinjonin tend,pa u merakosur se si mbetesh ti e si mbetet ay ne historine e kombit shqiptare…

    1. klara says:

      mos e trupero linkonin duke e krahasuar me berishen se qohet nga varri dhe te thot boll, ma edhe ketu spo me leni rehat, brava djalit per shkrimin se e ka then te v ertetn ashtu siq duehte vetem se ka harruar te thot se ai me ngjan mua me kadafin

  8. mira says:

    Te lumte pena Imer.
    Per kete moster, perdite edhe te tjra gjera, themi me njeri tjetrin ketu ne Shqiperi.
    Ky sojsez serb qe na ra per pjese ka shakteruar nje komb te tere.
    Turp per te gjithe ne shqiptare dhe kosovare bashke qe lejojme te mare fryme nje qenie e tille.

    ps ne rrjeshtin e fundit ne vend te “Ti nuk me nderon Sali! do te shkruaja “Ti je turpi i shqiptareve sali! me s- te vogel.

  9. e verteta says:

    Po pastaj,bindja jote qenka e verteta,e drejta,e pergjithshmja e gjithcka?Edhe Linkolmin e Amerikes nuk e donin te gjithe,gjersa edhe e vrane ne atentat,por ay sot e ka bustin te gdhendur ne nje faqe mali ne zemer te Amerikes.Ti shiko punen tende dhe mbaj opinjonin tend,pa u merakosur se si mbetesh ti e si mbetet ay ne historine e kombit shqiptare…Ato “mos nderime”qe ke renditur ti zoteri,kush nuk e kupton se jane te shikuara dhe te ujdisura nga kendveshtrimi i nje kundershtari politik,apo nga nje urrejtje per kushedi se c’shkak.. .?

    1. studenti says:

      megjithese emrin e ke “e verteta”, une po te quaj rrena. ato qe ka rreshtuar autori i shkrimit jane te gjitha TE VERTETAT e Sali Berishes. njeriu qe i dha nafte Millos, qe i ka hapur dyert mafies serbe ne ekonomine shqiptare, qe ju shet arme gjithe diten firmave serbe e malazeze, ja kush eshte kryeministri i shqiperise. ne qofsh prej kosove, ndalu nje cast e mendo, mos logjiko vetem gjysmen e trurit. ju ka hedhur trute e gomarit ky njeri te gjitheve si popull. turp t’ju vije!

  10. Kol Tivari says:

    Po Mushkolaj,ai ju “Nderon” ju Kosovareve.Me naften e tije u vrane e masakruan 8000 Bosnjake ne Serbrenice.Zhelko Raznjatevic,bridhte Tirane Shkoder,Podgorice me shefin e SHIK-Gazidede,ushtar i Sales qe zhduku Remzi Hoxhen.Nafta e Saliut vuni ne levizje makinen kriminale te Milloshit,per te vrare mijra Kosovare.Mos harroni.Levizjet e para te UCK filluan ne vitet 96-97.Prape ky pleh i kombit,ju gjet Slobodanit.Nje Shqiperi e forte do ishte nje baze jetsore per UCK.Slloboja kerkonte nje Shqiperi ne toke,te paafte me ndihmu nje levizje shqiptare antiserbe.Spiuni e shebyesi i tije Sali Kurva e Vicidolit i doli krah.Dogji Shqiperine dhe shembi kolonat e shtetit.Nuk pranoi me hy ne parlament,ku do ratifikonte Shqiperia nje marrveshje me NATO,per perdorimin e teritorit Shqiptar,ne favor te forcave te aleances ne sulmet mbi beogradin.PS asokohe ne pushtet e ratifikoi,ndermjetesoi tek SHBA per UCK,te cilen qarqe serbe edhe Berisha i quante terroriste.Ishte PS ne pushtet,qe e prezantoi UCK si ushtri clirimtare.Sa per mikpritjen e mijra familjeve kosovare,ajo ishte detyre e popullit shqiptar e nuk permendet.Cdo vella e mban hapun deren per vellan.Ne parlamentin shqiptar asht akuzu Fatos Nano per trafik armesh dhe ku?? Ne Kosove.E pane keta “Demokratet” e Sales se dergimi i armeve ne Kosove,per bijte qe luftonin,nuk ishte kontrbande por nder.Ateher e mbyllen gojen.E donin si denoncim per PS tek nderkombetaret.Nqs ka nje politikan shqiptar,anti kosovar e antikombetar ai asht Sali Berisha.Ai asht inferior ne malesine e Gjakoves,si fis i keq e i pandere.Jane tjera fise,qe perbajne fisnikrine e atyre trevave.Ne Gjakove me mbiemer Berisha jan dy tri fise Ashkali.Ky asht nji prej tyre,por i kryqezuem me serb.

    1. Kopenhagen says:

      Kol,
      nje korrektim.
      UCK-ja fillimet i ka ne vitet 90 ne Shqiperi.
      Kam qene ne Shkollen e Bashkuar ne ato vite, dhe na bente pershtypje qe vinin njerez civile ne ambientet tona te stervitjes dhe armatimeve.
      Njeri prej tyre ishte edhe i madhi Adem Jashari.
      “Rastesisht” u be nje “vjedhje” armatimi i kasetave tona tek kembesoria, dhe u zhduken shume arme, shume me teper se normalisht.
      Komisar kemi patur Ksenofon Conin nga Gjirokastra.
      Njeri nga “hajdutet” ishte edhe Vajdin Lame. Nuk e vrane rastesisht me eksplozivin me te sofistikuar te koherave te sotme.

  11. Shqiperia Etnike says:

    Paska dhe kosovar te mencem qe kuptojne te keqiat e ketij kllouni mafjoz.Do tu lutesha si shqiptar “nqs e doni”, aman na i mbani andej se ketej e duam vetem te vdekur kete kriminel hajdut. Bemat e ketij spiuni serb i ka zbuluar SHIKU kosovar dhe ja u dime per nder o vllezer. Ate dite qe kane ndodhur bombardimet e NATO-s 1999 une kisha ditelindjen dhe e kujtoj si nje nga ditet me te shejta te jetes time. Pas disa ditesh vajta te pallati sportit dhe mora nje cift kosovar nga Peja me n je femi 3vjec dhe i mbajta ne shpi deri sa mbaroi lufta.Zonja ishte nga DECANI dhe kishte 3 vllezer ne UCK. Une kam vajtur disa here ne Peje dhe Decan dhe populli i thjeshte kishte te n jejtin mendim si une per Saliqenin. Kam bindjen se vleresim si “qytetar nderi” po ja bejne njerezit si kallepi i tij(pune spiunesh, antishqiptar)Rrofte Shqiperia Etnike–Poshte tradhtaret e kombit.

  12. Elvis says:

    Imer nderimi i shqiptareve si ty eshte mision i pamundur sepse aq sa ngjith vaji me ujin aq ngjit dhe nderi me sorollopin tend.

    1 – Berisha nuk furnizoi si shtet Milloshevicn me nafte por kontrabanda e bere nga Shqiperia me varka i Malit te Zi (kryesisht) shkodra nga njerez private qe vetem nje fraksion i vogel i furnizimit te rregullt qe i benin asaj me trena shtetet e rajonit.

    2 – Berisha nuk ka furnizuar kurre me arme Serbine dhe ketu fillon e mbaron rrena jote

    3 – Fraksione te UCK ishin marksiste leniniste nderkohe qe shqiptaret nuk luftonin per ideologji por per flamur, Berisha ne deklaratat e bera ne ate kohe ka bere dallimin e qarte mes tyre dhe pjesen tjeter te UCK. E kam fjalen per ate pjese lum miku qe pas luftes vendosi qe voten e lire ta zevendesonte me plumba qorr per te zhdukur kundershtaret politike.

    4 – Piramidat ndodhin edhe sot ne Amerike madje me e madhja e rregjistruar ndonjehere ne histori ndodhi atje bash 2 vjet me pare. Dallimi eshte se atje opozita nuk doli me tre gishta ngritur si ata qe te vrisnin ty ne Kosove e t’u thoshte njerezve qe paret i vodhi Bushi, as nuk beri thirrje per te armatosur popullin, as nuk premtoi kthimin e parave. Lane ligjin dhe shtetin te funksiononte. Berisha ishte 8 vjet ne opozite e nese do kishte pasur gisht ne ate ngjarje socialistet do kishin pasur mjaftueshem kohe per ta hetuar e denuar.

    5 – Portin e Shengjinit duhet ta kerkoje dhe ta investoje qeveria e Kosoves. Berisha ua ka vene ne dispozicion por nuk eshte detyra e tij ta investoje per ju. Kurseni, merrni borxh , kerkoni nga sektori privat dhe ejani vendoseni vete ne pune

    6 – Berisha nuk kishte cfare te bente me sh per ty dhe patriotet e tij sesa te ndertonte nje rruge mes malesh per t’ju nxjerre ne det. Me ato para mund te kishte ndertuar gjithe rruget e Shqiperise por zgjodhi te bashkonte kombin

    7 – Ne Shqiperi i vetmi ze konstant per pavaresine e Kosoves ka qene Sali Berisha sepse qe ta dish ky vend ka pasur edhe kryeministra qe e donin Beogradin kryeqyet te Prishtines, ka pasur edhe kryetare partish qe i japin dekorata kompozitorit te kengeve te cetnikeve.

    Nuk besoj te kete shqiptar ne kete ane te kufirit qe te kete bere per Kosoven sa Berisha … e kane dashur si president, si opozitar e si kreminister dhe do vazhdojne ta duan e nderojne edhe kur ty ta kene harruar emrin dhe niperit.

    1. asterix says:

      disa genjeshtra qe sapo shkrove: 1. berisha ka qene per pavaresine e kosoves! rrene!!!! kur nato behej gati te sulmonte serbine, kur ne shqiperi kishte nje milion refugjate, berisha thoshte se kush firmos rambujene (qe do i hapte rruge sulmit), eshte tradhetar.
      2. ska bere berisha, por qytetaret kontrabande! RRENE!!!!!! di gje zotrote per kompanine shqiponja, qe tregetonte nafte ne ate kohe???? po per bisedimet e tij me bulatovicin???? nese jo, informohu dhe pastaj shkruaj marrezira.
      3. berisha patriot! RRENA ME E MADHEEEE! shiko cpo ben me detin, shiko si i ka hapur rruge greqise me shkollat, varrezat ushtarake dhe regjistrimin etnik.
      duket qe qenke komplet i painformuar o elvis presli! ne mos e pac emrin vesel priska!

    2. Ivani i madh says:

      O I LENE AI E KA DEKLARUAR VETE NE TV DHE E KA DEGJUAR NJE POPULL E BOTE E TERE E TI MUNDOHESH TA MBROSH NUK MBULOHET M… ME SHURE SE PRAPE MBAN ERE.

    3. iliriTirane says:

      Te gjitha keto pseudo argumente qe ti paraqet jane brrockulla dhe e verteta eshte se ne PD u ngrit firma “Shqiponja” qe ka trasportuar naften drejt Malit te Zi. Shumica e shoferave qe u moren me kete pune u eliminuan fizikisht, vetem kush iku ne emigrim eshte gjalle.
      Te gjitha keto qe ti paraqet jane te paverteta.

    4. BARDHI RKS says:

      [email protected] faktet flasin ndryshe,Shqiperia e vitetve te 90 nuk ishte demokratike e as qe funkciononte ekonomia e tregut,kush u jepte licenc per kontrabandim te naftes dhe duhanit atyre “individeve” nga Shkodra,a ishin te gjithe ata tregtar militant te PD,a e organizonte kontrabanden me nafte SHIK dhe UDB?
      Per UCK mos ja fut kote,kosovaret e kan nje te mete e duan secilin qe sundon ne Shqiperi e kan dashur ZOGUN,ENVERIN dhe e duan BERISHEN,kjo nuk i ben kosovaret monarkist,enverist e as berishist.Ne Kosove ka pase vetem nje levizje politike qe angazhohej per lirine e shqiptareve te ish-jug ajo ishte LPRK e cila perkrahej nga Shqiperia e Enverit,ne ate kohe jugosllavia ishte faktor dhe askush ne perendim e as ne lindje nuk donte te ndegjonte per te drejtat e shqiptareve ne jugosllavi,ishte Shqiperia qe legalisht ndihmoi me meues e me vone edhe me profesor univerzitar per themelimin e univerzitetit te PRISHTINES e ilegalisht perkrahte LPRK nga e cila lindi UCK.
      Piramidat ne Shqiperi nuk mund te krahasohen me krizen e bankave ne SHBA,ne Shqiperi populli shiti shtepit per te “kursyer” e fitu e i humbi te gjitha,ne SHBA njerzit moren kredi per te bler shtepi te cilat tani nuk mund ti paguajn edhe mos harro familja qe merr ndihma sociale ne SHBA jetonte me mire se shumica e shqipetareve ne vitet e 1990….
      Berisha si shume politikan i ka mekatet dhe “meritat”e tij,e mekati me i madhe eshte qe ky nuk don me dite me than une e perfundova misionin tim,20 vite jane shume per politikanet posaqerisht per vendet qe kaloin neper tranzicion te veshtire.

    5. saliu says:

      te lumte nuk kam cka me i shtua…..te lumte.

    6. Nadia Shabani says:

      Elvis nuk besoj se jeton ne Shqiperi por edhe jashte shtetit te jetoje prape do ta kishe marre vesh se cfar krimesh ka bere Berisha. Edhe ti i di te gjitha por ashtu te kane thene qe te hysh ne kompjuter dhe te komentosh kunder gazetarit qe ka shkruar artikullin. Gazetari ka shkruar vetem gjerat minimale por sa e sa korrupsion e vjedhje te pallogaritshme qe nuk jane shkruar ne kete artikull more Elvis djali qe sinqerisht me vjen keq per ty qe nuk i sheh.Ka ca kokrra si puna jote qe nuk i shikojne bemat e tij. Ata ne Kosove le ta gezojne kete kriminal se neve ketu nuk na hyn ne pune. Merreni ne zgjedhjet e tjera zgjidheni ju atje ne Kosove kryeminister qe te vjedhe atje ca prona se nuk ngopen femijet e tij as Argita as Shkelzeni jane te dy te babezitur per para, pa le e shoqja qe merret me fondacione mafiozesh duke pastruar parate qe vjedhin femijet e saj nepermjet fondacionit.Merreni atje, me mire do te jete per ne.

    7. Eri says:

      Elvis,
      te falenderoj per gramatiken korrekte perdorur ne koment, qe rralle here ndonje mbeshtetes i PD-se e ka.
      Ndersa permbajtja mund te jete 1% e vertete dhe 99% nje genjeshter e paster.
      Iu pergjigje z.Imer vetem per ato qe te interesonin ty duke dhene argumenta te pergjithshem, por nuk iu pergjigje per Remzi Hoxhen, viktimat e Gerdecit, 21 Janarin, linjen e interkonjeksionit dhe bizneset e qeverise me nipin e Mishkovicit, Damir Fazllic.

      Nuk po rri te analizoj cdo gje qe ke shkruar, por sa per piken tuaj te pare mos harro faktin qe SHIK-u i Gazidedes kishte zvendesuar Sigurimin e Shtetit duke kontrolluar gjithcka, keshtu qe e kishte te kollajte te ndalonte kontrabanden qofte dhe me varka e mushka, nese do ishte aq patriot i madh, megjithese sikurse u permend dhe me siper nga dikush qe ne ate kohe u krijua kompania Shqiponja vetem per kete tregti.
      Gjithashtu nga viti 1992-1997 jane ngritur nga baza e Kuçoves 230 avione me 31 tone armatime secili. Ku kane shkuar di te me thuash?

      Sa per piken gjashte, projektin e rruges e ka kerkuar Amerika nepermjet Tom Rixh dhe Damir Fazllic, sepse ajo rruge s’ka qene ndonjehere prioritet i qeverise dhe madje nuk ishte perfshire fare ne buxhetin e vitit 2006, por mbiu krejt papritur nga gjysma e dyte e vitit. Te njejten gje Amerika i ka kerkuar dhe qeverise se Kosoves me vazhdimin e rruges se Kombit. Shume mire qe u be si rruge, por mos harro qe u abuzua shume me te dhe Kryetari aktual i Bashkise se Tiranes i shpetoi gjykimit vetem me procedura.

      Dhe per ta mbyllur me piken 7, nuk mund te barazosh nje liber Celsi dhene nga Kryetari i dikurshem i Bashkise nje kengetari me fame boterore, me dashurine qe ka treguar qeveria Berisha me ate te Tadic apo me skandalet e perfshirjes ne mbledhjet e Keshillit te Sigurise se Damir Fazllic. Per te treguar patriotizmin e madh te Berishes dhe antiserbizmin e tij te lutem me thuaj pse u zhduk Remzi Hoxha dhe po pengohet zbardhja e se vertetes prej 17 vjetesh?

      Historia do tregoje qe Sali Berisha e ka vendin mes tradhetareve me te medhenj te kombit shqiptar.

  13. zylo says:

    Ymeri permend fakte qe idim te gjith.Ata qe ekritikojne kete shkrim, thon vetem fjal te nxjera nga mendja.

  14. shqip says:

    Imer, tinejxher ne shqip i thone adoleshent.

  15. Engjell says:

    Ore Elvis!
    Merre salen e fute ne b…. the se ta kemi fale ,atje e ka vendin sepse paske goxha dobesi per te.
    Po si thua qe e beri kontrabanden Shkodra mor i zi ,po ky per çfare ishte ,çoban per dhen e dhi ?!apo udheheqes shteti ?
    Po raportet e nderkombetareve qe e shkruajne shprehimisht kete fakt nuk te hyjne ne vesh ?
    Po per Rambujene apo mos ke qene i vogel dhe nuk e mban mend te kujtohet si e mbajti qendrimin?
    Po per U C K nuk mund te bente gje ,si thua ti ? Ai beri por beri vetem te keqia sepse fara e tij e mbjelle per perçarje per te sunduar u mboll edhe ne Kosove si edhe ne Shqiperi
    Po per piramidat ç’thua mor i zi ? A i lejohet nje shtetari qe te fute popullin ne nje grope te zeze dhe gjithe djersen dhe gjakun e bijve e bijave te tij ta bente rrush e kumbulla brenda nje nate? Ja ky eshte sala qe do ti ,merre se do te te gjejme mundesi te ta japim edhe me prike se na heq plehun nga dera .
    Ky djali qe ka shkruar artikullin mire e ka ,por e keqja nuk eshte vetem tek saliu dhe turpi qe na ze per te ,e keqja eshte tek servilat e tij qe nuk jane pak dhe i rrine si uturak pas bythe qe e ruajne dhe i sherbejne te mos duket qe ne çdo hap qe hedh vetem dhjet e permier ne surratet e tyre .
    Pthu … se perdorem dhe nje fjalor qe nuk na pershtatet , te na fale lexuesi dhe administratori i Temes

  16. ligji says:

    Elvis,
    te lumt,nje komet plotsisht skjarues dhe i vertete…

    Zyllof,
    Ato fjale qe thote ymeri i dine dhe i besojne vetem ata qe i kan shpifur si puna jote e ca te tjere,qe me shpifje e genjeshtra jeni marre e merreni gjith kohen…

  17. toni says:

    Po pse o Imer ca prisje ti nga dhendrri i Sllobodankes? Para disa ditesh me bene ftese disa shoke nga Isniqi per te shkuar ne Kosove dhe te merrja pjese ne festimet qe organizoheshin per nder te ngritjes te bustit te Isa Boletinit,gjithcka u be mire dhe ishim bere gati te niseshim nga Zvicra por ne momentin qe mora vesh se do ishte dhe Berisha atje dhe se do behej qytetar nderi e anulova udhetimin.Shoket e mi kosovare e kane idhull dhe akoma mendojne se gardhin Serbise ja prishi Berisha.flm

  18. Viktor says:

    Ndaj te njejtin mendim me ju per kete ceshtje.Nqs ka nje shqipetar qe me vepra ka demtuar interesat e Kosoves dhe te shqipetareve ne pergjithesi ne keta 2o vjet, ky eshte fatkeqesisht kryeministri i vendit tim Sali Berisha.

  19. Atdheu ne Rrezik- says:

    bashkohem me Imerin…
    Berisha ky plak Xhuxhumak i ka ditet e numeruara.

  20. Marko says:

    Me perjashtim te b…lepiresve per nje kocke dhe grabitesve qe po majmen me pasurite e shqiptareve, te gjithe te tjeret do ta shohin e kuptojne tamam kush ka qene Berisha kur ai te mos jete me ne pushtet.

  21. Èxcalibur says:

    Te lumte per guximin qytetar Zoti Mushkolaj.Ne decanasit duhet te protestojme per aktin diletant te komunes sone.Jo ndoshta per te gjitha ato qe i ke permendur karshi Kosoves dhe kosovareve,por per ato qe ia beri dhe po ja bene Shypnise.Qe dy dekada po e shkerdhen ai basdard,e beri pacavure.Ka krijuar kasta gangsteresh qe dhunojne gjithcka qe eshte kombetare vetem per interesat e klanit te vet.A ka njeri me te ulet,me bastard(nuk po theme tradhetar ngase “tradhetia” tani eshte legjitimuar)se sa ai qe dhunon institucionin e shtetit?Le te thone sejmanet e tij tani se nuk eshte e vertete.Shiqojeni se c beri me presidentin.Ka vene ne krye te shtetit nje mlysh qe pret cdo mengjes raportin e tij per ti treguar se cka ka per te bere ne diten ne vazhdim.Ku eshte nderi ketu?Ne duhet te nderohemi me shtetin dhe kombin qe do te duhej ta qonte para ai.Pastaj,imazhi yne ne bote dhe casja ndaj BE-se!Shqiperine po e bllokon Berisha.Te tere kombit ia ka zene frymen…Prandaj po them se,sot neve decanasve Sali Berisha na turperoj.

  22. xh nrgh says:

    ndaj mendimin e elvisit ju te tjeret merruni me mushkun dhe berishen,atje nga kosova,nuk ka njeri te persosur shqiptaret vazhdojn.

  23. alban4eva says:

    elvis, nese rroga qe te japin (nenkupto kocka) eshte e mire dhe e majme, ne nje fare menyre te falet, se do ushqehesh edhe ti si lango qe je.. por nese i ke seriozisht ato qe shkruan se Berish serbi nuk ka bere kontrabande me milloshevicin, qe nuk u ka shitur arme dhe nafte atyre, qe nuk i ka quajtur ushtaret e UCK terorista, qe nuk ka dale hapur kunder Rambujese, etj etj, pra nese i ke seriozisht, te eshte mbushur mendja top, atehere shko edhe shtrohu ne spital te raprti psikiatrik..
    e di i madh e i vogel ato qe ka bere Berish varkari, shpelllari, pedofili… je nje i mjere, nje i verber, asgje me shume.. gezoju kockes se Sal shpellarit..

  24. alban4eva says:

    o bije e djallit, po ik me e shkrete, se ti ka marr mendet Zoti.. qyqja ti, paske nevoje per ca “gjera themeltare” ne kete jete, se sqenke per te shkriuajtur ti.. ik e bej ndonje gje qe te kenaqesh hormanet e tua, se qenke shume e mjere (e permjere)..

    1. shqiperia says:

      Bravo bravo bravo keshtu e do qeni i biri qenit me data me prova.
      E VERTETA TRIUMFON DHE JO SALA ME 100 MASKA.
      POR POPULLI DERI NE VITIN 2013 DO TI CJERRI TE GJITHA MASKAT E TIJ.
      DO TA BEJME TE KAPITULLOJ.

    2. Veterani says:

      alban4eva, ti qenke nje idjot i madh. Bija e Zotit ndoshta eshte cinike por eshte shume e zgjuar me komentet e saj atraktive.

  25. toni says:

    Do kisha shume deshire te degjoja nga ky Elvisi ndonje fjale per firmen Shqiponja te PD.

  26. emigranti says:

    thyrjen e embargos se okb. per serbin e ka bere firma SHQİPONJA.qe i perkiste PD.shkodranet mund ta kene ba me bidona25 litersh..ndersa firma e pd dhe berishes nen drejtimin dhe mbikqyrjen e shikut e bente me çisterrna 30tonshe..ne vitin 92 ne kufijt e atehershem te tropojes me kosoven qe kontrollohej nga ushtria serbe..nga disa patriote nga kosova e tropoja asht sulmuar posta serbe ne kufi,,ku jane zhvilluar luftime per dy ore dhe jane vrare dy ushtare serbe e plagosur 8 prej tyre…ne ate kohe sapo kishte filluar lufta ne kroaci..dhe per kete akt heroizmi sali serbi ka vu ne levizje gjithe makinen shtetrore per te zbuluar kush e ka bere ,,se keta duan te fillojne luften ne kosove,,jane terrorista ,,duan te na fusin ne lufte me serbine..po ne 92 vjen si i derguar i tuxhmanit presidentit kroat dhe takon berishen,,,gjenerali BOBAN..ku i percjell mesazhin e Tuxhmanit qe kerkonte nga berisha hapjen e frontit te kosoves..por refuzohet ne menyre kategorike nga berisha e rugova,,qe ishin te pranishem ne kete takim..ky asht patrioti berisha..

  27. Treviso says:

    Kush nuk eshte dakort me kete shkrim te ketij kosovari qe ka pasqyruar vetem realitetin eshte tradhetar i kombit shqiptar.Kam menduar per Ligjin qe eshte rrogetar i sali vrasesit dhe po i bente yzmet rroges,
    por me kete nderhyrje qe ben ne kete artikull verteton tradhetine ekombit shqiptar. Ligji hiqe masken se e zbulove fytyren si Elvis. Per mua nuk ka rendesi pseudonimi juaj se e di qe jeni te lindur tradhetare dhe jeni agjende te U.D.B. Une tani nuk do merrem me me vrasesin e popullit por do merrem me ju te dy, Elvis e Lilgji.

  28. "Maloku" says:

    Eh.. çfare gallate..! Ku kemi shkuar..! Si ka mundesi..?!
    Çohet burri i botes e ç’nuk shkruan per shokun Enver ( me falni, shokun Sali) Si guxon. Por do ta paguash shtrenjt o Imer. Armiqte e brendshem e te jashtem do pelcasin nga inati. Ti je nga ata Shqiptare te shitur tek imperialisto – revizionistet. Ti don te demtosh edhe mardheniet tona historike me Serbine. Edhe ne se i dhame nafte apo arme. kjo e rrite figuren e udheheqsit tone besnik. Miku i mire ne dite te veshtire. Udheheqsi yne e nderon ate vend qe i jep titullin “Fshatar nderi”.

  29. xxl says:

    Paske mar ndonje kocke nga pjate e sales!!!!!!!!

  30. Mallakastrioti says:

    …Pershendes Artikull-Shkruesin..Bravo…Jane Fjalet e nje Shqipetari te Ndershem qe i dhimbset Atdheu….Shqiperia dhe Kosova jane nje..Jemi te gjithe Shqipetare…Le te Punojme se bashku per Bashkimin KOmbetare..

  31. Kely J. Andress says:

    Te lumte IMER !! As mua nuk me nderon ai njeri (ne mund ta quajme ashtu ). Qenke si Mustafa Nano i Shqiperise. Eshte gjynah qe jeni kaq pak opinioniste te tille te zgjuar dhe trima.

  32. SKENDER BEU I VJETER says:

    O VLLAZNIT E MI KOSOVARE ,CFARE JENI DUKE BANE .NDERONI ATE QE NA PERCAN,NA SHKATRON KETEJ DY ANEVE TE KUFINIT.TURP DHE MARE QE BIJTE E ISE BOLETINIT QE SHKJATE E VRANE ME PABESI PRESIN TU PRESE SHIRITIN E PERMENDORES DHENDRI I SHKJAVE.KODOSHI I TROPOJES DHE CUBI I SHQIPERISE .KY SPIUN DON LULEN NE BALLE.UNE E DUA BASHKIMIN ETROJEVE TONA TE SHQIPNISE DHE KOSOVES POR NUK E DUA KESHTU SI PO NA ISERVIR SERBI DUKE NA FUT PYKA DHE DUKE NAPERCAR,DUKE NA HEDH VLLAU KUNDER VLLAUT QE KOSOVARET TE VRASIN POPULLIN E SHQIPNISE AME DHE SHQIPTARET TE VRASIN NJERZIT E KOSOVES.UNE E DUA BASHKIMIN PA HAFIJET DHE SPIUNET NGA VETE POPULLI DHE PA KETO CEREMONI QE NE 100 VJETORIN E PAVARSISE ME PERPJEKJET PER TE VRARE TE PERNDJEKURIT POLITIKE,ME DUKET SI 100 VJETORI I VDEKJES DHE JO I LINDJES.

  33. ar says:

    Kerkohet AVNI RUSTEMI

  34. ligji says:

    Trevizioooo,
    Po u more ti “patrioti” i genjeshtert me Elvisin dhe ligjin i zgidhe hallet e Shqiperise.Po c’e do,je pak larg,dhe dukesh paksa i lehte e mendjelehte per keto pune te medha.E mira do te ishte te ishe dicka me afer,ne Durres,p.sh. dhe te mireshe direkt me keta pune.Sipas teje te pakten gjysma e shqiptareve,madje 142.000 me teper sa ata qe votuan krahun tuaj dhe 90 perqind e kosovareve qe e brohorasin Berishen, te dilkan tradhetare.Po sikur nxorre shum tradhetare,o z.Trevisio,e s’te beson njeri.O karafil,beji hyzmet kalamajve e gruas atje ku je se nuk dukesh brume per tu marre me politike.Ti je nga ata qe i bejne fresk ati regjimi qe ia mori shpirtin keti populli per gjysem shekulli.Tradhetare dhe antishqiptare te vertete jane ata qe e burgosen dhe e izoluan Shqiperine nga e gjithe bota,qe vrane e masakruan inteklektualet dhe patriotet me te shquar shqiptare dhe ata qe kane nostalgji per ate regjim dhe i dalin ne perkrahje asaj partije qe ne perberjen e saj,ka funksionare,ministra,bij e nipa te bllokmeneve qe, megjithse gjoja “pergjerohen”per demokraci,ne anje rast nuk proncuan kunder atij regjimi barbare dhe kurre nuk rinovuan…Ata jane tradhetaret e keti vendi e keti populli,qe s’lene gure pa levizur per ta penguar Shqiperine te ece perpara,sic bene para futjes ser saj ne NATO,sic bene per vizat,sic bene per kandidimin ne Bashkimin Europjam.Ata dhe perkrahesit e tyre,si puna e juaj…

  35. preng sherri says:

    Z.Ymer
    do te doja qe te kishim me shume shqiptare si ti ne Kosove,e me pak bajga,si puna e katrapuzit,e ndonjetjetri.
    Nuk kam cfate te them per Berishen,pasi emri i tij me i sakte eshte DOKTOR VDEKJA,por dua te shtoj dicka qe me ben pershtypje ne shtypin e Prishtines dhe me sakte te KOHA DITORE. E lexoj shpesh,dhe pothuajse nuk veren asnjehere asgje mbi veprimet negative te Doktorit.Te shkruash komente eshte e kote,pasi nuk ti botojne asnjehere.
    e pra,bashkimi kombetar nuk arrihet ne kete menyre dhe me keto metoda,nuk arrihet kur nje pjese e madhe e popullsise vazhdon ta konsideroje DOKTORIN patriot dhe kundershtaret e tij te shitur,kur duhet te ishte e kunderta.

  36. shqiponja says:

    Faleminderit z.Mushkolaj!

  37. e verteta says:

    E po,edhe keto genjeshtra s’besohej se do te ishin degjuar ndonjehere!I ka thene Brace fillimisht keto genjeshtra,e si mos te jene te verteta?Berisha i shiti nafte Serbise qe te furnizonte ushtrine per te lutuar boshnjaket dhe shqiptart.Se nuk kishte Serbija nga te mirte nafte, kur kishte ne krah Rusine,nje nga prodhuesit me te medhej te naftes ne bote,si dhe tere ate Danub qe i sillte mu ne dere sa nafte te donte.Shqiperija i ka shitur arme ruse a kineze Sebise,kur ajo ishte vete nje prodhuese masive armesh dhe qe ka blere dhe mund te blente nga me modernet ngae gjith bota e sidomos nga Rusija.Shqiperija paska qene dhe qenka kunder pamvarsise se Kosoves,kur per tu lidhur me te ndertoi nje nga rruget me veshtira dhe me te shtrejtat ne Ballkan!…e tj.,e tj…Kan se si behen genjeshtra me mendjelehta e me shprtliga se keto ?Vazhdoni ju, nje grusht shpifarakesh te apajonuar per genjeshtra e trillime, se dihet kush jeni,dihet se c’deshironi,dihet se sa jua vare njeri,dihet se cdo te shkruaj historija per ju…

  38. Drenica e Kuqe says:

    Bravo z. Mushkolaj! Sali Berisha nuk nderon me aske, asnje shqiptar, as Shqiperine dhe as popullin (kombin)shqiptar. Poshte edhe ky 100 Vjetor i tradhtise qe po e ngjalle Sali “burri” i Shkines… Serbisht i kendon qyqja te veshi gjithe naten atij monstrumi “shqiptar”!!…
    Popull shqiptar, zgjohu dhe shuaje kete moster te “shtetit shqiptar”! Zgjohu me!ZGJOHU, ZGJOHU ZGJOHU!
    Po digjen e vetedigjen grevistet dhe shqiptaret per buken e gojes, per nje vend pune, qe i perze nga puna pushteti i tij “shqiptar”, per mireqenjen e femijve te tyre dhe ai nderhyn me policine e tij “shqiptare”… Nese jane police shqiptare ata duhet lene uniformat se paguhen nga te ardhurat kombetare te popullit shqiptar dhe jo nga Sali Tradhtari…

    Drenica e Kuqe

  39. l says:

    Rreth flamurit të përbashkuar,
    Me një dëshirë dhe një qëllim,
    Të gjithë Atij duke iu betuar,
    Të lidhim besën për shpëtim.
    Prej lufte veç ay largohet,
    Që është lindur tradhëtor,
    Kush është burrë nuk friksohet,
    Po vdes, po vdes si një dëshmor,
    Në dorë armët do t’i mbajmë,
    Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
    Të drejtat tona ne s’i ndajmë,
    Këtu armiqtë s’kanë vend.
    Se Zoti vet e tha me gojë,
    Që kombe shuhen përmbi dhé,
    Po Shqipëria do të rrojë,
    Për te, për te luftojmë ne !

  40. ELENA GJIKA says:

    E MEGHITHATE SALIU NDERON KOMBIN SHQIPTAR ;VIZITA E TIJ PARA 3VITEVE NE PRIZREN;GJAKOVE SHPALLET QYTETAR NDERI TANI NE DEQAN.NE UNIVERSITETIN E KOSOVES NDEROHET SI HERO I KOMBIT KOMBIT SHQIPTAR.VETEM LUFTA E TIJ ME SLLAVOKOMUNISTET EDI RAMES QE BENE CMOS PER TA PENGUAR RRUGEN E KOMBIT E BENE KETE NJERI HERO.BYLYZYKET E GRAVE DO I SHESIM E RRUGET DO TA NDERTOJME;KETO FJALE NE KUVEND ISHIN TE TIJ NE KUVEND KUNDER KOKEDERRIT RAMA QE ENDE AI NUK UDHETON NEPER KETE RRUGE VETEM PSE ESHTE NDERTUAR NGA SALIU.

  41. edhe ti drenica komuniste bashk me hashimin te beni vetvrasje si danoja,forca salo forca kryeje amanetin e te pareve te lumt ,kush do te mirret me mushkun problem i tija,mushku jet veq mushk shqiptaret jo me ballkanas por europjan prandaj ti malok mos i ndegjo zorragjit e sheherlive dhe komunistat e berbetum ndaj atedheut ke perkrahjen e nipave te atdhetashuris dhe qenurit komb,rroft shqiperija dhe shqiptaret pa tradhetar.

  42. qytetar says:

    Kur e nderuara zonja Ollbrajt bente përpjekjet maksimale për aritjen e marveshjes në Rambuje të Francës ndërmjet Kosovarëve dhe Serbëve, I vetmi që dilte neë krah të Millosheviçit ishte ky njeri tradhëtar i Kosoves. Por Kosovarët se përfillen, pasi dhe sot Kosova do të ishte nën Sërbi dhe e larë në gjak. Le të festojne Thaçi e Mustafa populli Shqiptar nuk harron. Në mënyrën më fyerse ky serbo-grek deklaron se I duhet shtuar një strofë himnit, “kjo për tu treguar patriot”por himni I shqiptarëve e ka strofën, kjo tregon se ky “democrat I flaktë” nuk di himnin kombëtar Shqiptar sepse ai mesohet fëmi kur ai mesonte himnin serb. Shikoni ne çdo rast si e trajton jo pa qëllim Flamurin Kombëtar, si një copë leckë, shikoni pritjet e ndryshme, në asnjë rast nuk eshte I njëjti flamur. Ishte qeveria e tijë që “do të sillte” eshtrat e Ismail Qemal Bej Vlorës nga Italia kur ato ishin në Kaninë të Vlorës. Shikoni shkatrrimin e muzeve në të gjith vëndin, “ju duket e rastësishme”jo është rrënimi sistematik I memorjes së identitetit kombetar, shikoni përdorimin e simboleve serbe e greke me vkm të kësaj qeverie.
    Hajdutët nuk ka atëdhe, janë qënja më e korruptuar e nje shoqërie, ne I kemi në elitë.

    1. skenderbeu says:

      BRAVOOOO !

  43. sadiku says:

    Te lumte dora dhe mendja,JA KE QENDISUR TE GJITHA TE VERTETAT.AI e don me fjale KOSOVEN e jo me zemer.
    Ai ka punue kunder Kosoves,vec ai qe eshte qorr nuk shikon. Sa Kosovar jane burgosur dhe vrare nga SH I K -u i GAZIDEDES?
    KAFSHET E DECANIT I JAPIN TITULL- TANI THURNI EDHE KENGE O BUDALLEJ SE JENI BA ME U MBERTHYE NE PARMENDE DHE ME LERUA TOKEN.

  44. altini says:

    Te sugjeroj te mesosh shqip..pastaj hajde komento.

  45. england says:

    Me kete shkrim ke ndryshuar dhe opinioni tim z.Imer!
    Fill pas ndeshjes mes Zvicres dhe Shqiperise bere nje shkrim qe me teper i sherbente percarjes midis kosovareve dhe shqiptareve,po shkrimi i sotem tregon se ke filluar ti shohesh te vertetat ne sy,dhe per kete te pergezoj,eshte shume e rendesishme qe ju gazetaret e kosoves ti thoni te vertetat sic jane,dhe jo ti beni fresk Sali zagarit…

    1. suzana(Kosove) says:

      engeland, problemi eshte se neve si popull, nuk po dijme cila eshte e verteta…eshte e verteta apsolute ajo qe thoni ju te PS-se??!!!
      Nese Saliut i numeroni gjithe ato tradheti, pse nuk u numeroni edhe PS_ve (komunisteve)?. Populli i di te gjitha, nuk i ka harruar takimet Nano-Milosevic, Edi Rames nuk i falet kurre gabimi “i vogel” apo me mire me thene skandali i madh qe beri me Goran Bregovic, pastaj sabotimet idiote ne prag te cdo periudhe te rendesishme per Shqiperine ne arenen nderkombetare, kjo e fundit me grevistet dhe me djegiet, kaloi cdo kufi, derisa Shqiperia priste Statusin…vertete nje njeri normal po te ndalet dhe te analizoi te gjitha keto qe ndodhin ne Shqiperi, ateher na del se ne Shqiperi te gjithe, absolutisht te gjithe (Partite Politike), jane tradhetare dhe shpirtin ia kane shitur djallit vet. Zoti u ndihmofte.

  46. Gjergji i Madh says:

    nga Fan Noli:

    “A të duhen sharlatanë
    Që lëpijnë çdo sahanë
    Që të përçajnë vatanë
    Ke sa të duash tropojanë. “

  47. Bashkohesi says:

    Aq te verteta jane ato fakte per tradhetarin e kombit sa as deti nuk do ti laje dote. Une jam nje nga njerzit aktive te ketyre 22 vjeteve dhe sot me vjen turp kur njerzite e thjeshte me te cilet kame punuar ma bejne me gishte ome ju te demokracise. Qendrova ne Shqiperi se enderova si te gjithe shqiperia si evropa. Jami njohur si sindikaliste me Remzi Hoxhen qe ne vitin 92 se ai ishte kryetare i sindikates te tregtareve dhe zejtarve te Kosoves dhe u beme miq familjesh. Sa here degjoj emri me dhemb shpirti dhe nuk e haroj kurre dhe gishtin e kam vene nje here e pergjithmon qe ne vitin 94 ke ky kryeqeveritare qe po diskriminon dhe poshteron qytetaret e tij dhe une nuk haroj kur bertiste ju te vonuarit hypni ke treni i demokracise., jam deshmitare kur PD ndante drejtonte kontrabanden e e naftes.Po Rambyjeja cfare ishte,po humbja e refendumit te 96 c,fare ishte,po 97 kushi i pagezoji piramidat, po ekstremizmin fontementalist qe na vinin ne shtepi dhe na thoshin fike televizorin se eshte shejtani. Po kutit e votimit qe mbusheshin neper shtepia ne 96 a duhen haruar. Kam punuar me mikun Azem Hajdari ne kohen e renjes se piramidave deri ne Qershor te 97. Ata qe e prjashtuan nga grupi parlamentare, ata qe e shane e fyen publikishte me lloj epitetesh me sherbetorin e tyre kryedaktorin e gazetea Ylli Rakipin. Fatkeqsishte mbas nje viti shikoj qe ata qe e vrane mikun tim per aq kohe sa kam punuar e vlersoj e moren dhe e perdoren per lufte politike trupin e tij. Nga podium i PD bertiste i cmenduri e vrau,e vrau Fatos Nano. Po grushti shteti i 98 c,fare ishte, po te cmendurit qe deshen te shembin bustin e Skenderbet a jane akom. Nuk dua te zgjatem po o zot hapju syte te verbereve dhe te gjykojne faktet dhe pasojat dhe jo te behen pasjon i verberise se sa per qene dhe eshane lepires do kete gjithmon cdo pushtet. Pergjegjsi eshte e madhe ne se kemi pak identitet dhe duhet te gjithe te demaskojme kete agjent te serbeve me fazllicete qe drejon vendin tone. Do jemi pasoj apo do biem ne prerin e debateve qe i sherbejne ati qe po cnderon kombin S hqipetare. Shpesh te verteta dalin me vone po pse te vazhdojme te jemi pjese e dhimjeve per faj te injorances dhe padies ton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje