Nik Xhelilaj dalëngadalë po bëhet një nga emrat më të kërkuar në tregun kinematografik turk. Nuk kanë kaluar shumë javë qëkur ka filluar të transmetohet seriali ‘’Qyteti i humbur’’ ku Niku aktron rolin e Kadirit dhe aktori i njohur shqiptar ka dhënë edhe intervistën e tij të parë për gazetën më të madhe turke “Hurriyet”, ku tregon eksperiencën e tij si aktor dhe jetën në Turqi.
-Keni ardhur nga Shqipëria këtu, mund të na tregoni më shumë rreth historisë suaj?
Në fakt, para se të vij këtu, unë kam qenë në Londër. Kam lindur në Shqipëri dhe për herë të parë Turqinë e vizitova në moshën 12 vjeç për të ndjekur shkollën e lartë ushtarake “Kuleli” të Stambollit, ku fillova të mësoj edhe leximin e parë në gjuhën turke, por pas pesë muajve unë u largova nga këtu për shkak të disa ngjarjeve që ndodhën në jetën time.
-Ishe ti ai që vendose të studioje në shkollën e lartë ushtarake?
Jo, ishte babai im ai që vendosi dhe kërkoi, ndaj më dërguan këtu.
-Pas largimit nga “Kuleli” ku u vendosët?
Atëherë unë shkova në Itali, kam qëndruar për një kohë te disa kushërinj të mi e më pas jam kthyer në Shqipëri, ku vendosa të studioj dhe punoj.
-Në lidhje me shikueshmërinë e serialeve në Shqipëri, sa ndiqen?
Ndiqen shumë, madje televizionet furnizohen me seriale edhe nga jashtë si nga Turqia e Brazili, por ka raste që televizionet turke transmetohen nëpër platforma të ndryshme televizive në Shqipëri.
-Cilat seriale ndiqen më shumë atje sipas jush?
Unë nuk mund të them të vërtetën në këtë rast, sepse nuk shikoj seriale për shkak të kohës së limituar. Por nga ajo që kam dëgjuar nga familja ime, mund të them lirisht se “Gümüº” dhe “Ezel” kanë thyer çdo rekord të shikueshmërisë…
-Cila është pika kthesë e karrierës sate deri më tani?
Ka qenë ky projekti im i tretë me shkollën time që më ka hapur dyert gjithandej, një film shqiptaro-gjerman që në vitin 2010 ka marrë pjesë dhe është shpërblyer në Festivalin Internacional të Filmit në Moskë. Gjergji mori çmimin si “Aktori më i mirë”, ndërsa gjithashtu edhe në festivalin e filmit në Nuremberg mori çmimin për aktorin më të mirë, përfshi këtu edhe në tjetër festival në po të njëjtin vit.
-Cili ishte objektivi i këtij filmi?
Një i ri i cili kishte premtuar se do të martohet me një vajzë nga fshati, por më pas ai për të mbledhur para largohet jashtë vendit…
-Në projekt-serialin ‘’Qyteti i humbur’’, si keni arritur të depërtoni?
Për këtë projekt unë kam marrë ftesë nga producenti i mrekullueshëm -Uygur Faysal Soyal, që menjëherë më tregoi rolin e Kadirit.
Çfarë roli aktron Kadiri?
Për shkak të vështirësisë së gjuhës është një rol i rëndë dhe i komplikuar për mua. Përveç kësaj, Kadiri gjithmonë kërkon të ruajë nderin e familjes së tij. Një familje e ardhur nga Deti i Zi dhe e vendosur në Stamboll. Ky qytet i madh dhe me shumë mënyra për t’u argëtuar, Kadirit nuk i bën shumë përshtypje për faktin se qëndron gjithmonë pranë nënës së tij dhe te biznesi dhe fëmija i tij. Për mua është një karakter shumë i bukur, sepse këta dy të rinj janë shumë të pjekur.
-Po si është mënyra e të punuarit në Stamboll?
Si për fillim shumë e vështirë, do një përpjekje të madhe, edhe pse partnerët e artit janë miq të mi. Puna është punë kudo që të shkosh, ka një detyrë qoftë në Mars apo në Hënë është e njëjtë, sepse kërkon punë.
-Ndiheni rehat këtu?
Shumë, është njësoj si Shqipëria. Hera e parë që vizitova vendin Bostançi, unë u dashurova me atë vend, nëse një ditë do të kisha vendosur të jetoj në Turqi, sigurisht që do kisha zgjedhur Bostançin./KD
te lumte xhelilo
Nik Xhelilaj ka shume sukses ne Turqi dhe eshte bere i parapelqyeri i telenovelave turke.
Shikoni me poshte foto dhe video nga filmi i tij me i fundit ne Turqi: “Kayıp Şehir”
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/nik-xhelilaj-vs-ezel-new-tv-star.html
BRAVOOOOOO NIK DHE SUKSESE/PARE TE METEJSHME SE I MERITON!
TE LUMTE NIK,SUKSESE TE METEJSHME.
per rolin e jabanxhiut qe i kane dhene, mire eshte