Arvizu: Qeveria të lërë statistikat dhe të komunikojë me grevistët

16 Tetor 2012, 21:00Politika TEMA
Arvizu: Qeveria të lërë statistikat dhe të komunikojë

Ambasadori amerikan: Politikanët shqiptarë janë më të këqijtë për komunikim, të tmerrshëm

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, zgjodhi një ekran pro qeveritar si ABC News për të folur për çështjen e ish- të përndjekurve dhe grevën e tyre të urisë.

Ambasadori amerikan tha në fillim të intervistës se nuk mund të mos shkonte për të dëgjuar grevistët për problemet e tyre.

Duke folur për aktet e vetëdjegies, ai tha se: “duhet të ketë një mënyrë më të mirë për të shprehur ankesat e tua se dhuna ndaj vetes”.

I pyetur për çështjen e përdorimit të grevës nga politika, ai tha: “pyetja që dëgjon më shumë këto ditë është se a ka manipulim me këtë grevë. Por kjo nuk është pyetja më aktuale. Për mua kjo është një pyetje e pafrytshme. E them këtë me shumë respekt për ndjenjat e njerëzve”.

Madje ambasadori ka sjellë shembullin e Kamboxhias, ku edhe ka shërbyer. Ai tha se në atë vend një çështje kryesore ka qenë gjykimi i drejtuesve të Kmerëve të Kuq. Ai solli në studio një libër, për historitë e tmerrshme të regjimit brutal të tyre.

Arvizu tha se për amerikanët, të përndjekurit nuk janë statistikë, duke dhënë kështu një përgjigje për qeverinë, që përgjigjet me statistika ndaj një greve urie.

Arvizu tha se qeveria mund të kontaktojë me grevistët pa letra e dokumente, por për t’i dëgjuar.

“Mendoj se qeveria mund të bëjë një punë më të mirë për të komunikuar me njerëzit që kanë këto ankesa veçanërisht,” tha ai.

I pyetur për rolin e ndërkombëtarëve në ndërmjetësimin e këtyre çështjeve, ai tha: “e di që ndonjëherë ndërkombëtarët mund të luajnë rolin e një ure që të lehtësohet komunikimi. Jo që të shërbejë si ndërmjetës, por që të lehtësojë njëfarë komunikimi”.

Dhe nisur nga problemi i komunikimit, Arvizu preku një plagë të këtij tranzicioni.

“Nga të gjitha vendet ku kam shërbyer, kam gjetur që zyrtarët e politikanët shqiptarë janë komunikuesit më këqij, të tmerrshëm,” tha ai.

“Më duket se nëse qeveria do kishte dashur të kishte një komunikim të sinqertë me ta, me kamera apo pa kamera, mund ta kishte bërë, por gjithnjë nëse do të kishte dashur,” tha ai.

11 komente në “Arvizu: Qeveria të lërë statistikat dhe të komunikojë me grevistët”

  1. mesuesi says:

    ti e mbeshtet sali berishen
    ti kerkove te vrasesh opoziten
    ti shkele mbi gjakun e 21 janarit
    ti dhunove protestat
    ti lejove vjedhjen e mandatit te tiranes
    ti e ke kthyer diplomacine ne birre dasma dhe qofte

    ti je fati i keq dhe zhgenjimi i madh i e gjithe shqipetareve

    na bej nje nder, HESHT!!!!

    1. FAKT! says:

      Doktori shpenzon miliarda per propagande dhe manipulim njerezish!FAKT!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html

  2. Shkupi says:

    Nese ka dikush nga nderkombetaret qe me shpirt na duan,pa dyshim se ata jane amerikanet,prandaj ate qe thote Arvizu duhet kuptuar si dicka te shenjte per shqiptaret.

    1. Ben Chicago says:

      Mos u merr me komunistet z.Arvizu,ata jane te pandreqeshem,ti nuk i njeh,,leri ne mjerimin e tyre.

  3. joni says:

    Ky eshte ambasadori me i dobet qe ka pasur amerika ne 22 vjet, as mish as peshk, sikur perfaqeson luksemburgun apo ndonje shtet afrikan

    1. Tredimensionali says:

      o Joni, me te vertete e ke shume te drejte. Ne njeren ane Hillary Clinton, i con selame Berishes, here me fjale e here i thote ne sy “Je aleati i SHBA me i besueshem dhe ke mbeshtetjen tone”, nga ana tjeter, ky horri Arvizu kritikon dhe ben “gafa” ne politike. Eshte politike ne njeren ane te besh ndytesira me politiken, nga ana tjeter asaj t’i ngulesh thiken pas shpines. Ky ate e ben. Shkuarja e tij te grevistet, jo qe rregullon qe, por i hedh benzine flakes. Eshte provokim, eshte tradheti SHBA-se, eshte mosprofesionalizem te te qenit ambasador. Ky duhet me trus bythen, me u ul aty ku eshte ulur, e tmos beje shume gili mili, se i vie puna sikurse i erdhi ambasadorit DElL ne Kosove, qe shkoi dhe askush se percolli me dashuri e me mall. Thjeshte u gezuam qe te gjithe qe na u hoq nje monstrum qe edhe neper “kanagjeqe”-dasma-dite grash shkonte…pshtillte e qpshtillte me qeverine., dhe iku i keqi. Edhe ky arvizjuu eshte asaj rruge…thjeshte sun bon gjo, se edhe popullit i ka ardh ne maj te hunes politika,…

  4. VERONIKA says:

    Ka diçka qe nuk eshte e sakte ktu,ose anglishtja jote,nuk eshte e qarte ,ose perkthyesi nuk te ka kuptuar mire.Keshtu a priori,justifikoj perkthyesin,sepse ju keni qene dhe here tjeter i *paqarte*.QEVERIA NUK DUHET TE LERI VETEM STATISTIKAT,DUHET TE LERI BIOGRAFITE,ATE ZANATIN E VJETER QE KA PASUR.KJO QEVERI NUK PO SHPREH ME TE VOGLIN INTERESIM,PO I PERBALT ME CDO LLOJ MENYRE,NUK PO DENJON PER NJE PERGJIGJE ASNJE ISTITUCION,DHE JO ME NJERI…KJO NE ATDHEUN TUAJ DO QUHEJ PA FRIKE–INSTALIM I NJE DIKTATURE TE RE—JU VETEM SA RROTULLONI CA FJALE NEPER GOJE,–STATISTIKA—KOMUNIKUS TE KEQINJJJJJ—MOS NA BEJ PER TE QESHUR-SE PER TE QARE KEMI ARSYE TE VERTETA!!!!PERSE NUK I THONI NE SY:-DEGJO KTU TI BURRI I SHTETIT,DUKE QENE SE NE JEMI MBESHTETESIT E DEMOKRACISE REALE,DUKE QENE SE UNE,ARVIZUJA GABOVA QE TE PERKEDHELA PAK SI TEPER,DUA ZGJIDHJE URGJENTE–PARA SE TE NDODHE NDONJE INCIDENT DIPLOMATIK!!!!KU ESHTE PROBLEMI ZT.ARVIZU???MOS NDOSHTA LOBIMET JU KANE ZENE SYTE???MOS NDOSHTA HAMIT MELI,PO NA I THOTE TE VERTETEN,PO JEMI NE NAIV?!SIDOQOFTE ZT.ARVIZU,SHTETI JOT DREJTON SHUME VENDE DHE PERDOR SHUME NJEREZ,POR MOS HARRONI:BOTA DREJTOHET PREJ ATYRE QE KANE GJITHCKA–PERVEC FYTYRES!!

  5. Claus says:

    Ky Arvizu perse nuk i fut ne pune tek ambasada e tij?
    Aty punojne nje dyzine ish-sigurimsash, do te ishte teper e logjikshme qe Arvizu tu jepte atyre nje vend pune.

    Kjo do te ishte zgjidhja me e mire. Pothuaj te gjitha ambasadat perendimore duhet tu japin ketyre nje vend pune si shperblim per vuajtjet qe kane kaluar dhe jo te punesojne shofere dhe punonjes qe i kane sherbyer dikur sigurimit dhe nomenklatures se kuqe.

  6. ILIRET says:

    Budallait hapi rruge, thone shqiptaret, ambasador. Po ketij budallit tone, si shume ja kena lshu rrugen…

  7. Jona says:

    Ka te drejte kur thote qe eshte e pamundur komunikimi ne Shqiperi, politika dhe dhuna jane sporti nacional i kombit tone.

  8. Delli USA says:

    Me vones Z. Arvizu,por me mire vone se kurre thot populli yne,dije pra se Sali Berisha nuk eshte per te komunikuar por per te sunduar.Mos e harro kete qe te mos gabosh si ne post 21 Janar kur na e quajte burre shteti nje kriminel si Sali Berishen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje