“Qeveria e përjashtoi Vlorën nga festimet e 100 vjetorit, por shqiptarët do i japin madhështi festës”

16 Tetor 2012, 17:29Politika TEMA

Nga Shpëtim Gjika, Kryetar i Bashkisë së Vlorës

Jam këtu sot për të komunikuar me gjithë opinionin publik, jo vetëm qytetit të Vlorës por të mbarë Shqipërisë, në lidhje me pengesat dhe sabotimet e vazhdueshme që qeveria e kryeministrit Sali Berisha po i bën kremtimit dinjitoz të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Më pak se dy muaj nga dita e festimit të këtij përvjetori kaq të rëndësishëm, më duhet të them me keqardhje se Vlora duket se është përjashtuar plotësisht nga axhenda e qeverisë, se mungon çdo lloj komunikimi dhe ndërveprimi, se nuk ka asnjë projekt, sado i vogël, që mund të përfshijë qytetin në këto kremtime prej qeverisë së Tiranës.

Përkundrazi, në mënyrë të turpshme dhe të pashpjegueshme, Sali Berisha jo vetëm nuk ka akorduar asnjë grant financiar, asnjë ndihmë, asnjë shenjë, por ka ndërprerë edhe financimet vjetore që Bashkia e Vlorës ka marrë ndër vite prej buxhetit të shtetit.

Asnjë planifikim i duhur për këtë ngjarje të rëndësishme nuk është komunikuar ende dhe duket sikur Vlora po përpiqet të anashkalohet për efekte politike.

Një sjellje e tillë ka bërë që për fat të keq të gjendemi në një situatë aspak të këndshme, e cila në thelb nuk i shërben askujt. Por jo vetëm kaq.

Në mënyrë të beftë, përfaqësues të palegalizuar të Partisë Demokratike në Vlorë po përpiqen që të gjithë këtë turp të madh që po i bëjnë qytetit tonë, të fusin në hullinë e politikës së tyre të konfliktit dhe amoralitetit.

Në vend që këta përfaqësues të bashkonin zërin e tyre me qytetarët e Vlorës në këtë njëqind vjetor, po i bien burive të urrejtjes dhe përçarjes, duke zgjedhur të marrin pjesë në korin e stonuar të qeverisë.

Janë këta pushtetarë që në vend të shpjegohen se pse Vlora është dënuar të mos përfshihet në festimet e njëqind vjetorit, bëjnë propozime infantile për patriotizëm viziv prej ballkoneve të legalizuara.

Qytetarët e Vlorës kanë mbi 15 vjet që ua kanë dhënë përgjigjen e merituar këtyre personazheve periferike, ndaj nuk do të ishte e arsyeshme të merreshim sot më gjatë me ta.

Qytetarë të Vlorës!

Shqiptarë kudo ku jetoni e punoni!

Ky çast i madh për të gjithë ne, të rinj e të reja, nxënës e studentë, mësues e pedagogë, punëtorë e biznesmenë, intelektualë, motra e vëllezër, nëna e baballarë, është çasti i kontributit tonë më të madh shpirtëror e kombëtar, është çasti për t’i thënë “PO” flamurit tonë, dinjitetit tonë atdhetar, kulturor historik e njerëzor.

Qytetarë të Vlorës!

Shqiptarë kudo ku jetoni e punoni!

Koha që po kalojmë po na përball me sfida të mëdha, sa ekonomike, aq edhe sociale e politike.

Prandaj më shumë se kurrë, dita e madhe e FLAMURIT kërkon që ne të kontribuojmë të gjithë së bashku për të festuar me krenari ditëlindjen e 100-të të historisë sonë moderne, për t’i dhënë dinjitetin e merituar me entuziazëm dhe dashuri.

Ne jemi krenar që jetojmë në Vlorën tonë, në qytetin nga lindi një shekull më parë çdo gjë që bën të gjithë qytetarët e sotëm ta quajnë veten shqiptarë.

Së bashku e me gjithë ju do të presim atë ditë të shënuar për çdonjërin prej nesh nga çdo vis i Shqipërisë, nga Kosova e Presheva, nga Çamëria, Mali i zi e Maqedonia, nga arbëreshët dhe shqiptarët e Amerikës, prej emigrantëve kudo.

Vlonjatët do t’i presin të gjithë me bujarinë dhe flamurin kuq e zi, virtytet tona të pandara.

Të gjitha përpjekjet e qeverisë për ta anashkaluar, për ta shmangur, mos përfillur apo zvogëluar peshën e Vlorës, qytetit të Ismail bej Qemalit dhe flamurit, qytetit nga ku lindi shteti ynë shqiptar, do të rezultojnë të dështuara.

Ndaj për të fundit herë i bëjmë thirrje qeverisë të lërë mënjanë gjuhën e urrejtjes partiake dhe të ndëshkimit politik për kundërshtarët dhe të vendosë që së bashku të kremtojmë 100 vjetorin në mënyrë sa më dinjitoze.

Ne do të jemi të gjithë bashkë më 28 Nëntor duke mikpritur të gjithë shqiptarët nga çdo cep i botës për të festuar në mënyrë dinjitoze këtë ngjarje shekullore.

Deti kuq e zi i dashurisë për atdheun dhe flamurin do të fundosë cilindo që do të përpiqet të errësojë këtë takim të rëndësishëm me historinë.

Qytetarë të Vlorës!

Shqiptarë kudo ku jetoni e punoni!

Unë jam i bindur se së bashku ne do t’ia dalim t’i japim madhështinë e merituar festës sonë kombëtare, 28 Nëntorit, ditës së themelimit të shtetit tonë shqiptar.

Unë jam i bindur, sepse unë besoj tek çdo vlonjat, sepse unë besoj  tek çdo shqiptar!

Kontribuoni për VLORËN tonë!

Kontribuoni për FLAMURIN tonë!

Kontribuoni për SHQIPËRINË tonë!

75 komente në ““Qeveria e përjashtoi Vlorën nga festimet e 100 vjetorit, por shqiptarët do i japin madhështi festës””

    1. Vlora says:

      RROFTE VLORA!

      Vlores,Festes se 100 vjetorit, dhe Sheshit te Flamurit, do ti bente nje nder te madh po mos te vinte ky kriminel.

      vlora e mban mend kur shurosi ne ate shesh te flamurit pas kasaphanes qe kishte bere me vloren ne 97-ten.

      nuk e meriton hipjen ne ate shesh, edhe kur e di shum mire se vlonjatet nuk dalin per ta pritur, por do ta mbushte sheshin me autobuza kuksianesh e tropojanesh.

      me mire ti qendroje larg. Vlora dhe e gjithe shqiperia do ta festojne ate dite te shumpritur.

      le te plase duke e pare ate feste neper ekranet e tij.

      1. Fred.Dibrani says:

        Vlora per mua eshte ATDHEU.
        Vlora per mua eshte FLAMURI Kuq e Zi.
        Vlora per mua eshte Shqiperia.
        Asnje qytet tjeter ne BOTE nuk ka aq merita per nje vend sa Vlora per Shqiperi.
        Pas Shetimit e ka rradhen Aleanca Kuq e Zi dhe Fryma e Re Demokratike qe tu bejn thirrje shqiptarve ane e mbane globit qe me 28 Nentor te mblidhen ne Vlore.
        JOOO me u mbledh neper kufinj siç ka deklaru AKZ,si jevxhit( te me falin dhe i meshirroj se nuk kan atdheun e tyre),por te mblidhemi ne Vlore…ne VLORE.
        Ne shqiptaret duhet te jemi krenar se kemi Vloren.
        Zemra e shqiptarise.
        Shpetim ju duhet te organizoni kete fest ne menyre madheshtore,se ke popullin e vlores me vete.
        Ju jeni pasardhesi i Ismail Qemalit dhe duhet te mbledhesh ne Vlore gjith Patriotat e vertet.
        Dritero Agollin e Rexhep Qosjen,familen e Adem Jasharit,e shum e shume te tjere.
        Ate qe ju duhet te beni por nuk e beni dot i nderuar Shpetim eshte qe te Ftoni Familjen e Ahmet Zogut,Familjen e Enver Hoxhes dhe Sali Berishen, te treja Familjet qe kan dominuar Shqipnine ne keto 100 vjetet e Pavarsise.
        Ahmet Zogun si Hajduti i Kombit,Enver Hoxhen si Diktator i popullit dhe Sali Berishen si TRADHTAR dhe SHKATERRUES.
        Duhet ti bashkosh te treja keto familje ne ne podium.
        Ather do ta kuptojn shqiptaret se Enver Hoxha ishte me i miri prej tyre.
        Pershendetje Labi-Vlora dhe mir u takofshim ne Vlore miku im.

        1. Hithri says:

          Shqipetare, kudo qe jeni:

          Shkoni ne Vlore per 100 vjetorin! Mblidhuni ne Shesh e festoni 100 vjetorin dhe ngritjen e FLAMURIT!

          Vlora s’eshte e shpetim Gjikes apo e sali qenit!

          VLORA ESHTE E GJITHE SHQIPETAREVE!

          aHTU SI ATDHETARET TANE TE NDERUAR u MBLODHEN te GJITHE ne VLORE NGA te GJITHA ANET e SHQIPERISE, ASHTU te MBLIDHEN GJITHE ATA sHQIPETARE

        2. Hithri says:

          Shqipetare Mblidhuni ne Vlore per 28 Nendor!

          Vlora s’eshte e Gjergj Gjikes apo e sali qenit!

          Vlora eshte e atdhetareve Shqipetare!

          Mblidhuni te nderoni ngritjen e Flamurit ashtu si u mblodhen Patriotet tane te shquar me 1912!

          Cdo kush qe mundet te shkoje ne Vlore per 28 Nendor! Le ta nderojme Shqiperine tone te sakatuar me nje gjest te tjeshte dashurie!

    2. A says:

      RROFTE VLORA!
      RROFTE 100 VJETORI I PAVARSISE SE SHQIPERISE!
      POSHTE TRADHETARET!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

    3. AK says:

      TE GJITHE NE ELBASAN DHE VLORE PER 28-29 NENTOR!

  1. Profesori anglishtes says:

    Kam qene nje profesor i dhjere anglishteje. 350 mije leke ne muaj merrja. Tani kam nja 50 milione euro pasuri se kam dhene leje ndertimi per mbi 100 pallate ne Vlore. Kam s class 65 amg qe kushton 60 mije euro kam dhe nje audi q7 80 mije eurosh. Per kete popull mundohem. Une jam Shpetim Gjika.

    1. tak fak says:

      Hahaha, o Shpetim, shqiptaret nuk do vine ne Vlore te shohin si te ka katandisur korrupsioni, se Vlora eshte e te gjithe shqiptareve. Zotin dhe Vloren nuk i blen dot kush me para.

  2. elona says:

    ca do shpetja,do leke?se s ka hic?se s ja ka dhene ky lejen lulkes per pallatin?se s u ka dhene leje fshatareve te vlores te ndertojne ne tokat e te tjereve?ik or shpetim pirdhu!legen burr kurv!

    1. elio says:

      @elona Dakord me opinionin tend…edhe dallkauk

    2. anticensurë says:

      o legene,k.. e bijë e një të tille!
      këtu po flitet për 100 vjetorin e pavarsisë!moj ndyrësirë nuk i intereson kujt në shpëtimi është bir k.. o thjeshtë k….ar!këtu flitet për sabotimin që po i bëhet 100 vjetori nga bastard sërb berisha!kështu dhe ti moj ndyrësirë e kara k… mos ha mut!thuaj që jam kundër shqipërisë e mos e dridh bishtin sipas zakonit!
      ju rracë e ndyrë që vetëm shqiptarë nuk mund të jeni,
      100 VJETORI I PAVARSISË FESTOHET VETËM NË V L O R Ë dhe askund tjetër!
      nuk festohet as në tiranë as në preshevë as në prevezë e aq më pak në MORINË!
      V E T Ë M NË V L OOOO R Ë!
      atje është shpallur pavarsia!për fat a për fatkeqsi,por atje është shpallur kështu që një jubileum vetëm atje festohet!
      mund të përpiqen anti shqiptarët si ti e berisha,ose ata që e mbajnë veten për nacionalist,kreshnik brilantina,por festa e e shqiptarëve do të bëhet në V L OOOO R Ë!

  3. Ramizi says:

    Shpjego cik pallatin e Bashes ne mes te detit pastaj patriotizmin

  4. shkelqim socajalisti says:

    Ik ere Bajge, ti je me PD-ist se shum antar te PD. Ate pallatin e ndertoi Luli ne mes te detit e ti s’the nje fal, se e ke mbyll ate pazar si shum pazare te tjera per pallate te djatht ne Vlore. Tani po ben nje deklarat sa per te na kujtuar qe je socialist. Ti je me partin e lekut dhe pazareve dhe mos na hap barkun, lere Vloren ne hallin e vet.

    1. Ben Chicago says:

      Ky Gjika perfaqsuesi tipik i komunisteve kur kane pushtet.Hajdut te paskrupullt,vjedhje,shkatrrim ,abuzim ne extrem te postit.E ka betonizuar Vloren njesoj si Rama Tiranen,,,,vazhdojne hajdutet nen shembyllin e Rames,Nanos,Metes,Angjelit e co.

      1. Labi Vlore says:

        Sa i ditur qe je mor Beni ecen Vete.Jam i sigurte qe ti je gjakrishur,tipik nga ata njerezit qe Saliu u ka futur urrejtjen per Vloren.Ndiheni shume keq qe Vlora eshte qyteti Pavaresise,por s’keni c’fare te beni.Kushdo qytet tjeter ne Shqiperi te ishte qyteti Pavaresise pervec Vlores,ju do te ishit te kenaqur.Por ja qe nuk ishte e thene.Ju jeni llumi i Kombit Shqiptar.Nuk shkoni dot me kenaqesi dhe pa komplekse ne nje nga qytetet me te bukur ne Shqiperi dhe aq e pasur me Histori,antike dhe moderne.Ju e perjetoni Vloren si nje qytet qe nuk i èerket Shqiperise.Ne mendjen tuaj Vlora dhe Vlonjatet nuk jane pjese e Shqiperise.Po Shqiperia nuk do kishte kuptim pa Vloren dhe rrethinat e saj.Edhe kete e dini mire.Te mjeret ju.Keni rene shume poshte.Saliu u ka ndrydhur krenarine Kometare dhe dashurine per qytetin e Pavaresise.Ashtu sikunder u ka tredhur mendimin.E keni trurin te mpire dhe te fryre me urrejtje ndaj Vlores.Te lutem mos me thuaj qe nuk e urren Vloren,sepse do thoshe nje genjeshter me bisht.

        1. Ben Chicago says:

          Ore labush,ku e shikon ti urrejtjen ndaj Vlores????.Ju kelyshet e kuq beni te bardhen te zeze.Une nuk urrej asnje krahine te Shqiperise,,urrejtja eshte karakteristike e komunisteve dhe pasardhesve kokebosh si puna jote,,, mos je gje nga Terbaci i Hysniut ti a i vrare ???.I

          1. Labi Vlore says:

            Une jam vetem 27 vjec.Per me teper rrjedh nga familja e Hysni Lepenices,qe nuk ishte aspak Komunist,por nenKryetar i Ballit Kombetar mbas Mithat Frashrit.Megjithate une nuk i urrej njerezit me bindje Komuniste.Respektoj c’do Shqiptar,pavaresisht bindjeve te tij.Familja ime ishte nen shenjesteren e Komunisteve pergjate regjimit te kaluar,megjithate Babai im,nuk fajeson aspak Komunistet e thjeshte te atyre koherave per perndjekjen politike dhe ne te gjitha sferat e jetes qe i eshte bere familjes time,sepse thote.Komunistet e athershem nuk kane faj,sepse ai regjim ishte i eger me te gjithe.Nqs nuk bashkpunoje me regjimin kunder familjeve si e jona,atehere keta njerez denoheshin rende nga regjimi.Ishte nje kohe e keqe per te gjithe thote babai im,dhe per kete i jap te drejte,sepse ai nuk kultivon ne shpirt urrejtjen ,por respektin dhe dashurine per Bashkombasit e tij.Hakmarrja asnjehere nuk eshte e frytshme,ajo thjesht sa i shton dhimbjeve te se kaluares dhimbje dhe plage te tjera te fresketa.Falja,vlerat morale dhe shikimi drejt se ardhmes i sherbejne Shqiperise,nderkohe qe ju kerkoni te futni urrejtjen midis Shqiptareve per shkak te kaluares se tyre te dhimbshme.Shko pi ndonje gote Raki tani,llum i ndyre haleje pa fund si je Ben Chicago.Injorant i ndyre,prej shejtan Budallai ashtu sikunder je.Plehre e pashembullt.Kujtoni se do fusni urrejtjen dhe percarjen midis Shqiptareve,ngaqe mendoni se te gjithe Shqiptaret jane shpirtzinj dhe te pa Moral e ndyresira ashtu sikunder jeni ju dhe te ngjashmit tuaj.”Hedh budalli nje gur ne pus,dhe 100 te mencur nuk e nxjerrin dot gurin nga pusi”.Zgjidhja e vetme eshte te mos lejohen me,shejtan budallenj te pa fytyre ashtu sikunder je ti,te hedhin me gure ne pusin e percarjes Kombetare.Peercarje midis Komunisteve dhe Ballisteve,te majte e te djathte,Veri-Jug etj.Qelbanik i ndyre.

              1. OPOZITARI says:

                O Labi qe te kam bashkombas dhe bashkpatriot, perse merresh me Ben Qikagon pjatalaresin. Eshte humbje kohe dhe tendosje e panevojshme nervash.Ai sikurse dhe YMERJA(RAMY),hALepini demokrati dhe ndonje tjeter jane thjesht ushtare te perdhunua menderisht nga kapterri i tyre Sali.Rendesi ka fakti qe VLORA dhe e gjithe SHQIPERIA te festoj 100 vjetorin e Pavaresise, pa qente le te lehin.Eshte me mire qe Saliu nuk vjen ne Vlore psai do tia prishte bukurine festes. Nqs te kujtohet ne 98 kur beri miting ne Vlore ai dhjeu ne breke.

            1. sazan says:

              Si ka mundesi ti djal i lepenices te mbrosh socialiste ose demokratet ata nga nje shkolle erdhen.Po Yllin e keni me Salin per ballancim forcash.Po te ishte gjalle Hysniu Lepenica sbesoj ta pranonte keto qe thua ti djalosh.

          2. Labi Vlore says:

            Per fatin e keq te Benit une jam nga pasardhesit e Hysni Lepenices.Gjithmone pasardhes i Hysniut,por nga ana tjeter e barrikades se dikurshme,qe sot kerkojne ta ringrejne perseri Ben Chicago-t e Vucidolit.

            1. O ZOT says:

              Si gjithmone duke i “rene fort me dore” ashtu sic e thote edhe kenga e gjoksvrymit Selam. Po te pakten sipas perralles ai u hodh mbi telat me gjemba i veshur, kurse ky miu juaj krietar nen shembullin e gomarit te gjate do hidhet pa gje fare…Per ju labet ka shume te forta…po i the nje labi te c….a motren ai te godet me pushke si “Selami” por po ja q…e me te vertet motren te ben vella…xhanem nuk keni faj o lab “koke lashe e koke mora”… hahahaha

              1. Hithri says:

                He mor ju fuksat e sales e moret rrogen sot? Harbuter keni qene e harbuter keni mbetur. Nqs ky Gjika eshte i korruptuar, rraces tuaj jua ka leshuar fillin jo socialisteve. E dini cfare eshte e keqja juaj, pasi lexoni shpjegimin qe jep Labi Vlore, ju suleni si ujq te uritur me sy te ndezur nga urrejtja. Po te vinit nga e njejta shtrese qe vjen Labi Vlore, do te mendoheshit pak per ato qe shkruan, por ju jeni e njeta rrace e qelbur qe kushdo qe ka pasur pushtetin ne Shqiperi ju i jeni bere ure e keni lepire duart e atyre ne pushtet. E di cfare emri ka per rracen tuaj?

                TRADHETARE te lindur!!!!!!

                Zaten e keni ne gen tradhetine se te shohesh cfare po ben ky QEN-qeni sali bisha me Shqiperine dhe te vazhdosh ta mbeshtesesh ate shites e shkaterrues te kombit, tregon se vini nga rrace me faren me te keqe qe ekziston ne Shqiperi. Edhe nje here

                Fare TRADHETARESH!

                Labi Vlore te respektoj. Ti ke shprehur ne komentin tend te njejten gje qe Prof. Sami Repishti, nje njeri i respektuar, shprehu dy-tre jave me pare ne nje interviste qe i kishte dhene Mapo’s. Te lumte bre djale se njerez si ti jane e ardhmja e ketij vendi te sakatuar nga kjo bande e keqe qe na ka mbire ne kete toke te bukur!!!

              2. trojani says:

                po ti nga je !!?? trego dhe ti origjinen dhe te tregoj dhe une per motren dhe fisin jot.mos je gje nga veriu i sales qe motrat tuaja po shkerdhehen per nje pale brek dhe nje pale atlete me 82.apo e kam gabim!!! po je burre trego nga je ,mos me thuaj tirons i vjeter nga bythorja…

  5. ben says:

    Vlora

    Vlora ngriti ne kemb Shqiperin
    Vlora pruri te madhin ndryshim,
    Vlora vendosi kufit,
    Vlora e beri Shqiperin.

    Vlore ti je forca e fjales,
    Me Malon e shpalle mevetesin,
    Vlore te ty u mblodhen delegatet,
    Te ty moj Vlore ndien sigurin.

    Ne Vlore shqipetaret firmosen testamentin,
    Shikoni emrat dhe vendet nga jane,
    Ato jane firmat qe shqiperin tregojne,
    Ato jane historia jone e gjalle.

    Ky testament ne na larteson,
    Dhe i tregon Botes qe ne jemi shqipetar,
    Degjojeni kete gjuh qe eshte me e vjetra ne bot,
    Dhe respektojeni kete popull qe e ka mbajtur gjalle

    Vlore ti bashkove njerzit qe donin lirin,
    Ti je autoriteti i shtetit tone te pare,
    Ti je kerkesa e shqipetarve per drejtesi
    Vlore u hape rrugen shqipetarve te punojne per vatan

    Vlore per ty thurin hymn e kendojne shqipetaret,
    Vlore ti je simboli i liris,
    Vlora u ven emrin vajzave shqipetaret,
    Vlore je e bukur dhe me natyr.

    Nga do te shikosh je e bukur moj zonje,
    Natyr me te bukur nuk ka,
    Gjiri jot flet me goje,
    Zoti te skaliti me dore te beri qe te dalloje.

    Te ti moje Vlore bashkohen kaltersit,
    Karaboruni thot tek une jane mrekullit,
    Pashalimani baza ushtarake me e vjetra ne Bote,
    Te ti ndahen detet Adriatik me Jon.

    Male e kodra si vello te qendrojne,
    Me burimet e vjetra qe rrjedhin nga lashtesit,
    Sazani e Zvernecin mahnitesh kur i shikon,
    Vlore kush te pa dhe nuk e shprehu habin.

    Topalltia me kodrat e veshura me ullinj,
    Kanina eshte ballkoni jot,
    Dielli te sheh nga lindja ne perendim,
    Vlore te magjeps dhe vec te frymezon.

    Nga ti u njoh Shqiperia ne Bot,
    Vlore je kryeqyteti i par i Shqiperis,
    Me ty krenohet Shqiperia sote,
    Ti je forca dhe nervi i Kombtaris.

    Vlore shume djem me helm ti helmuan,
    Shume te tjer ne prita ti vrane,
    Familiet ua internuan,
    Shqipetari vrau e poshteroj Shqipetar.

    Disa me ideologji i afruan,
    Ky helm qe i shkaterroj ngadal,
    Djemte dhe niperit e tu na i vran dhe me turp i mbuluan,
    Ti Vlore e di c’far thane te fundit fjale.

    Sot kohrat kane ndryshuar,
    Po jane te njejtit vrastar,
    Qe perher duan te poshterojne,
    Per helem keta radh perdorin paran.

    Ka dhe nga ata qe jetojne te ty,
    Dhe Himaren tone e quajne Greqi,
    Ai palo shtet i stimulon,
    Fiashkot ne Tirane ndihmojne traverstit.

    Ti moj Vlore di te gjykosh,
    Je e vuajtur dhe e duruar,
    Ti i njeh djemt e tu qe me mburrje thon ” Jame i Vlonjat”,
    Emri jot i bashkon edhe i ka burreruar.

    Eshte koha jote moj Vlore,
    Ti vet ta shkruash historin,
    Me antikitetin ta fillosh,
    Malua eshte Gjigandi qe bashkoj dhe vuri kufit

    Arben Dulaj

    Jacksonville FL 01/12/12

    1. Shen Kozmai says:

      Rreshtin e fundit do ta kishte zili dhe Ismail Kadare………..Hajde trap hajde………..shume nxehte ne florida te falet

  6. alba aba says:

    Ketu po iken tatepjete Shqiperia mbare, bashke me Vlore e me Flamur. Keshtu qe: me mire do te ishte te mblidhemi jo per festa llafesh e kukllash por per rilindjen e shtetit shqiptar

  7. feniks says:

    Sali Berisha nuk e do Vloren dhe vlonjatet se ai NUK ESHTE SHQIPTASR,POR SLLAV!!!
    Sali Berisha eshte AGJENT I UDB-se,qe ne vitin 1976-ten dhe ka punuar e punon per interesar serbe ne Shqiperi!!!
    Berisha eshte ARMIKU ME I URRYER I SHQIPTASREVE,ndaj ai nuk e do Vloren,se nuk e do HISTORINE TONE TE LAVDISHME!!!
    Ai nuk e njeh LUFTEN E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE,HERONJTE KOMBETARE,por njeh vetem TRADHETARET E KOMBIT si Ahmet Zogollin,Esat Pashe Toptanin etj!!Ai nuk vlereson Avni Rustemin,Bajram Currin ,Isa Boletinin,Luigj Gurakuqin,Hasan Prishtinen,Adem Jasharin etj,por njeh vetem FAZLLICET,qe po e RJEPIN SHQIPERINE!!!
    Ai po tallet me ish te perndjekurit,aq sa po i detyron te DJEGIN VETEN ME BENZINE!!!
    Ku jane AKZ-ja populiste,qe nuk NDIHET FARE???
    Ku eshte FRD-ja e Topit,apo flet me HESHTJE!!!
    Te gjithe jane kelyshet e Berishes!!!
    POPULL,NGRIHU NE KEMBE KUNDER FASHIZMIT BERISHIAN!!!

  8. Toshi says:

    …ti mos u fshih mbrapa Vlores dhe flamurit se ajo eshte e shqiptarve qe edhe nese Saliu nuk e feston ajo eshte historia jone qe askush nuk e zhben dot, por ti ore kaposh sqarohu pak per pallatin e Lulkes ne det se akoma nuk ta kemi degjuar zerin.

  9. Neim says:

    Karta e patriotizmit është kthyer në një profesion për të mbijetuar

    Ne kete fryme per keto probleme lexoni dhe kete interviste marre nga Tribuna Shqiptare, Kanada:

    Intervistë eksluzive e z. Kastriot Frashëri, President i Institutit të Çështjeve Kombëtare në Tiranë dhënë Tribunës Shqiptare

    Intervistoi Ajet Nuro

    Të nderuar lexues të Tribuna Shqiptare. Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, kur më shumë se kurr flitet për çështjen kombëtare, kam kënaqësinë t’u paraqes një mendim intelektual dhe të specializuar siç është mendimi i z. Kastriot Frashëri (lexoni në fund një biografi të këtij personaliteti…) Ndërkohë që ne ishim duke përgatitur intervistën e mëposhtëme, z. Frashëri u paraqit si kandidat i shoqërisë civile në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ju ftoj t’a lexoni, komentoni dhe t’a shpërndani këtë intervistë, sigurisht nëse do t’u pëlqej.

    Ajet Nuro – Tribuna Shqiptare

    Kastriot Frashëri
    EKSKLUZIVE- Tribuna Shqiptare

    Tribuna Shqiptare: Z. Frashëri! Së pari, faleminderit që na dhatë mundësisë për të bashkëbiseduar me lexuesit e Tribunës Shqiptare. Ju jeni i njohur për lexuesit tanë, sidomos për artikujt mbi Kanadanë. Sidoqoftë do të dëshironim pak fjalë për Ju dhe institucionin që Ju drejtoni?

    Kastriot Frashëri: Faleminderit! Është kënaqësi të komunikoj me lexuesit e për me tepër me ata të një vendi mik e të dashur për mua si Kanadaja. Kam lindur më 11 gusht 1969, në Ersekë. Studimet e larta i kam përfunduar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Kam ndjekur Gjuhën Angleze në “Derby Multicultural Center”, Derby, në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2004 kam fituar titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve të Shqipërisë. Jam krenar që kam lindur në një trevë që identifikohet me djepin e Rilindjes sonë kombëtare…

    Instituti i Çështjeve Kombëtare që drejtoj është një ent (Think Tanks) kërkimor dhe studimor i pavarur, i cili synon të konsolidojë parimet demokratike të zhvillimit të shoqërisë dhe institucioneve, sigurinë kombëtare, zhvillimin social-ekonomik të vendit, të drejtat e njeriut dhe integrimin europian të Shqipërisë. Ai u shërben interesave kombëtare, duke përmirësuar bërjen e politikave dhe strategjive kombëtare dhe për të gjetur zgjidhje publike dhe private për probleme të përbashkëta. Që nga themelimi i tij në vitin 2001, instituti ka nxitur kërkimin, analizën, zgjidhjen dhe diskutimin e çështjeve, fenomeneve dhe problemeve kryesore të brendshme dhe atyre ndërkombëtare. Në ushtrimin e funksioneve të tij INA, mbron në çdo rast interesin publik dhe të drejtat ligjore dhe kushtetuese të shtetasve.

    Tribuna Shqiptare: Zoti Frashëri, në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, shumë flasin për çështjen kombëtare, nga e majta, nga e djathta, njerëz që në fakt deri dje ishin për internacionalizmin dhe sot janë për nacionalizmin… Dëshiroj një opinion nga një “Dekan” i cështjeve kombëtare, pra nga një autor i njohur që kryeson një organizëm si institucioni Juaj. Si e shikoni çështjen tonë kombëtare sot?

    Kastriot Frashëri: Në jetën e një kombi, padyshim që dita më e spikatur është dita e pavarësisë së tij. Kjo ditë është një nga ngjarjet më kulmore e më të rëndësishme në historinë e tij, sepse ka të bëjë me vetë identitetin dhe prosperitetin e tij kombëtar.Meqënëse shqiptarët kudo në botë po përgatiten të festojnë 100- Vjetorin e Pavarësisë, lutjeve të mia për kremtimin e tij, do të dëshiroja t’ubashkohen edhe aktivitetet e organizatave dhe rretheve patriotike e shkencore brenda e jashtë vendit, ashtu siç e meriton ky eveniment. Por me keqardhje më duhet të them se përkundër kësaj fryme konstatojmë se nuk ka asnjë përpjekje serioze nga qeveria për të përkujtuar një jubile të përmasave të tilla dhe për më tepër vlen të theksohet që këtë eveniment e ka privatizuar kryeministri për merita dhe lavdinë e tij personale, duke mos krijuar asnjë hapësirë për institucionet apo organizatat e tjera në vend. Duke u rikthyer tek pyetja juaj do të theksoja se sot, karta e patriotizmit është kthyer në një profesion për të mbijetuar. Nuk do të dëshiroja që në këtë intervistë të analizoj veprimet e disa individëve të cilët këto kohët e fundit, krejt papritmas dhe pa asnjë lidhje kanë veshur xhaketën e ‘patriotit’, por do të ndalem tek mënyra se si i trajton qeveria dhe institucionet e vendit interesat kombëtare apo më gjerë faktin nëse Shqipëria zhvillon një politikë kombëtare për çështje të caktuara. Unë do të përgjigjem se Tirana zyrtare deri më sot, nuk ka ndjekur dhe as ndjek ndonjë politikë kombëtare, si në aspektin politik, ekonomik apo kulturor. Shëmbuj të shumtë me privatizimet e shumta në sektorin strategjik si në telekomunikacion, banka, burimet minerale, sektorin e naftës etj., dëshmojnë qartë se gjithë ekonomika kombëtare është tjetërsuar tek ato vende të cilat tradicionalisht kanë patur pretendime teritoriale dhe kanë qenë pushtuesit dhe agresorët e këtij vendi. Në këtë kontekst do të theksoja se shërbimi që mund ti bëjë qeveria çështjes kombëtare është pothuajse i kritikueshëm. Institucionet e pavarura, siç është dhe instituti ynë, janë në mëshirë të fatit për shkak të mungesës së fondeve dhe indiferencës së qeverisë. Nëse do të ekzistonte kjo përkrahje, sigurisht që shumë prej këtyre problemeve edhe pse të krijuara artificialisht do të neutralizoheshin ose shpresa për zgjidhje do ishte evidente. Së fundi, për sa i përket pyetjes tuaj se si e shikoni çështjen tonë kombëtare sot, kam përshtypjen se në rrethanat e reja të krijuara për shqiptarët në këtë fillim mijëvjeçari të ri, çështja shqiptare në tërësinë e saj ka avancuar duke njohur një dimension të ri, që as që nuk mund të imagjinohej dy apo tre dekada më parë. Në këtë kontekst do të theksoja se Kosova, falë ndërhyrjes ushtarake të trupave të NATO-s në vitin 1999 u shkëput nga thundra e egër shtypës serbe dhe më vonë me mbështetjen e fuqishme të Komunitetit Ndërkombëtar me në krye SHBA, Britanine e Madhe, Kanadanë, Gjermaninë, Francën dhe vende të tjera të BE, ngriti institucionet e saj dhe arriti të krijohet si shtet i ri, i pavarur dhe sovran. Po ashtu shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Republikën e Maqendonisë për gjatë këtyre dy dekadave të fundit me gjithë vështirësitë e krijuara kanë aritur të konsolidojnë pozitën e tyre në shoqërinë maqedonase, kanë organizimin e tyre politik, gjuha shqipe është futur si gjuha e dytë zyrtare në këtë shtet. Kanë institucionet e arsimit të cilat lejojnë arsimimin në gjuhën amtare, si dhe marrin pjesë në jetën social-shoqërore nëpërmjet organizimit në partitë politike, ku disa prej tyre janë në një koalicion qeverisës që udhëheq drejtimin e vendit dhe institucioneve të tij. Kam mendimin se si shoqërisë shqiptare të Kosovës, ashtu edhe shoqërisë shqiptare në Maqendoni, e në veçanti elitave politike të tyre, u bie barra të emancipohen drejt një shoqërie të hapur perëndimore. Sigurisht që ky mision është i vështirë, po të mbahet parasysh vështirësitë e shumta të tyre në drejtim të arsimimit, të përfaqësimit në jetën publike etj, por pa përpjekje nuk mund të arrish asgjë. Nga ky koncept dhe kjo filozofi nuk mund të përjashtohen as edhe shqiptarët e Malit të Zi. Por, në se popullsia shqiptare dhe shtetformuese në këto vende është në lëvizje dhe evoluim të pandërprerë e kundërta ndodh me shqiptarët e Greqisë, të njohur si popullsia çame, e cila është dëbuar me forcë nga pronat dhe trojet e tyre nga qeveria greke pas Luftës së Dytë Botërore. Dihet se mijëra njerëz për shkak të atij genocidi dhe dëbimi kolektiv me dhunë nga qeveria greke përfunduan në Shqipëri. Të gjithë këta njerëz kanë një të drejtë legjitime, e cila nuk mund t’ju mohoet kurrë- e drejta për tu kthyer në shtëpitë dhe në pronat e tyre. Se si mund të realizohet kjo, mendoj se ekzistojnë shumë opsione, por mungon vullneti politik dhe juridik nga qeveritë e të dy vendeve tona. Është e pakuptueshme se si përgjatë këtyre njëzet viteve kur nga ana e politikanëve tanë trumbentohet me të madhe deri në delir marrëdhëniet e mira dhe miqësore shqiptaro-greke, nuk kemi parë asnjë përpjekje serioze nga ana e diplomacisë shqiptare për të gjetur nje modus vivedi për zgjidhjen jetike të mijëra qytetarëve të ardhur nga Çamëria të cilët kërkojnë të kthehen në trojet e tyre. Ky është një problem madhor kombëtar që kërkon zgjidhje dhe i përket qeverisë, e cila ka detyrim ligjor të përdorë të gjitha instrumentet ligjorë për realizimin dhe finalizimin e të drejtës ligjore të anëtarëve të këtij komuniteti të rikthehen në vendin e tyre.

    Tribuna Shqiptare: Z. Frashëri, një pyetje edhe më konkrete. Si e shikoni Ju bashkimin kombëtar të shqiptarëve?

    Kastriot Frashëri: Shpesh herë shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në përpjekje për të argumentuar idetë e tyre mbi bashkimin kombëtar dhe për t’ju kundërvënë pikëpamjeve të ndryshme mbi këtë aspekt janë të prirur të përmendin fjalën “bashkim” në mbrojtje të ideve të tyre. Mirëpo duket qartazi se kjo nuk është shumë shqetësuese për shumicën pasi ky term është futur në fjalorin e politikës së ditës për shkak të debateve të mbarsura me interesa politike të caktuara. Pyetja në thelbin e saj transmenton një aspiratë kombëtare përballë zhvillimeve globale në të cilat janë drejtuar shoqëritë e sotme. Rjedhimisht përkundër këtyre zhvillimeve identiteti kombëtar në marrëdhëniet ndërkombëtare ka njohur një dobësim, duke u orjentuar drejt globalizimit.Në këtë kontekst, duke njohur dinamikën e marrëdhënieve ndërkombëtare, aktorët dhe Fuqitë e Mëdha në gjeopolitikën globale mund të themi me siguri se faktorët më me ndikim në gjeopolitike janë elementët e fuqisë të cilët shërbejnë për t’i dhënë formë skenarëve gjeopolitikë. Fuqia kombëtare e një vendi është relative, dhe jo absolute. Një komb (shtet) nuk ka fuqi abstrakte në vetvete, por vetëm fuqi në lidhje me një ose disa aktorë të tjerë të arenës ndërkombëtare. Së bashku ato përbëjnë burimet për arritjen e objektivave dhe qëllimeve kombëtare. Nisur nga perceptimet më të fundit të zhvillimit të këtyre marrëdhënieve në të cilën për ditë e më shumë po reduktohen barrierat kufitare drejt një lëvizjeje të lirë mund të themi pa hezitim se hapësirat e komunikimit të shqiptarëve në Ballkan janë rritur. Është e vërtetë që shqiptarët sot, nuk janë të bashkuar në një shtet administrativisht shqiptar dhe jetojnë të ndarë në 4 shtete të ndryshme për shkaqe që dihen, por kjo nuk do të thotë se për ato janë pakësuar, por përkundrazi janë shtuar hapësirat e tyre të lëvizjes dhe komunikimit. Sot, promotor i këtij bashkimi shpirtëror është bërë media, ku valët e saj depërtojnë, jo vetëm në hapësirën mbarëshqiptare, por edhe në të gjithë botën. Sot, njerëzit nuk mund ti ndajnë kufijtë apo territoret, por janë dallimet social- kulturore, gjuhësore, arsimore, ekonomike, fetare ato që shpesh kanë vështirësuar komunikimin midis tyre. Në këtë kontekst gjykoj se bashkimi kombëtar do të arrihet atëhere kur të jenë shkrirë të gjitha barrierat që përmenda më sipër dhe ata do ta ndjejnë më afër njeri-tjetrin.

    Tribuna Shqiptare: Një pyetje që më vjen në mendje tek sa flasim për çështjen kombëtare. Si e shikoni ju gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë? Pas vitit 2001 duket se ata do të ecnin përpara në konsolidimin e të drejtave të tyre falë edhe marrëveshjes së Ohrit. Por, realiteti është ndryshe. Keni ndonjë mendim rreth asaj se çfarë nuk funksionon atje?

    Gjatë promovimit të librit të z. Frashëri “Crazy Republic”

    Kastriot Frashëri: Pak kohë më parë kam lexuar një libër interesant, të cilin kam mendimin se duhet ta lexojnë sidomos ata që kanë vendosur të merren me politikë. Ai quhet “Përse dështojnë kombet” dhe është një studim interesant nga Daron Acemoglu dhe James Robinson që analizon, krahason, komenton dhe konkludon në lidhje me arsyet se përse disa kombe përparojnë dhe pse disa të tjerë dështojnë. Udhëheqës egoistë, të pangopur dhe që nuk njohin historinë janë arsyeja kryesore përse kombet dështojnë, ky është përfundimi i librit. Pikërisht kur mendon se kontrollon çdo gjë dhe ke pushtet absolut, ky është momenti kur në fakt fillon të humbasësh gjithçka. Ndaj i përket lidershipit të shqiptarëve të Maqendonisë të gjejnë gjuhën e përbashkët jo vetëm mes tyre, por edhe me pjesën tjetër shtetformuese maqendonase për të punuar dhe konsoliduar së bashku institucionet politike dhe administrative të shtetit të tyre dhe demokracia të jetë sa më funksionale. Sigurisht që gjendja dhe të drejtat e shqiptarëve në këtë vend nuk janë më ato që ishin në vitin 2001, në kohën e marrëveshjes së Ohrit, por edhe pse ato janë përrmirësuar dukshëm këto vitet e fundit, mendoj se duhet të punohet më shumë nga ana e shumicës etnike për reduktimin sa më shumë të këtyre dallimeve që çdo komunitet të ndihen të barabartë mes tyre. Gjithashtu do të inkurajoja lidershipin shqiptar në këtë vend që nëpërmjet dialogut, urtësisë dhe pragmatizmit të punojnë më shumë jo vetëm për emancipimin e shoqërisë, por edhe të vendosin ura komunikimi më të mira, të jenë më bashkëpunues me etnitetet e tjera në shërbim të sigurimit të paqes sociale dhe begatimit të vendit.

    Tribuna Shqiptare: Si e shikoni perspektivën e çështjes sonë kombëtare?

    Kastriot Frashëri: Ashtu si dhe theksova më sipër ky shekull ka ardhur i mbarë për shqiptarët. Sot marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera apo Fuqitë e Mëdha nuk janë të njëjta, sikundër karakterizoheshin një shekull më parë. Është fat i madh që këto vitet e fundit në përpjekjet tona për anëtarësimin në strukturat Euro-Atlantike dhe të BE ne kemi patur në krah për realizimin e objektivave tona kombëtare USA, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Italinë e vende të tjera të rëndësishme Perëndimore. Kjo është një arritje që duhet vlerësuar. Por nga ana tjetër i përket lidershipit të vendit të punojë me shumë maturi për të krijuar urra të reja bashkëpunimi, për ti thelluar më tej marrëdhëniet miqësore me këto vende. Integrimi dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian janë dhe duhet të jenë sfidat më të mëdha për shqiptarët. Pa një lartësim si komb europian, ne jo vetëm që nuk mund të përparojmë, por nuk do të mundemi të ecim përkrah kombeve të qytetëruar. Si rrjedhim perspektiva e interesave kombëtare do të kushtëzohet nga këto faktorë. Në vitet që do të vijnë kam përshtypjen se faktori shqiptar në Ballkan do të jetë një zë i konsiderueshëm. Shqiptarët jashtë trevave të Shqipërisë nuk do të jenë më pjesë e konflikteve ndëretnike. Të vetmin problem të vështirë për t’u zgjidhur shoh realizimin e të drejtës së qytetarëve çamë për tu kthyer në shtëpitë dhe pronat e tyre në Greqi. Përmbushja e këtij detyrimi gjykoj se duhet të jetë misioni kryesor i diplomacisë shqiptare në vijim.

    Tribuna Shqiptare: Ku mendoni se kemi nevojë të korrigjojmë veprimet tona?

    Kastriot Frashëri: Kam mendimin se shoqëria shqiptare për të ecur përpara ka nevojë sot më shume se kurrë të punojë për emancipimin, konsolidimin e institucioneve të saj, zbatimin e ligjit, si dhe forcimin e marrëdhënieve me faktorin ndërkombëtar dhe ridimesionimin e tyre me ato vende që udhëheqin lidershipin e botës Euro-Atlantike.

    Në këtë kuptim do të doja të theksoja se shoqëria shqiptare ka nevojë për njerëz që duan ta lartësojnë veten e vet dhe kombin, duke u ngritur përmbi logjikën dhe politikën e ditës, për njerëz që dinë ta kuptojnë kohën, që njohin fund e krye nevojat e saj e që kanë guximin të marrin përgjegjësipër të ndryshuar këtë realitet që na identifikon me shoqëritë primitive. Kam besimin se ekziston gjithmonë momenti që në këtë vend të shfaqen njerëz të një dimensioni të madh me vizione dhe kurajo në luftën e Qytetërimit, në luftën e rrënjosjes së themeleve kombëtare, në betejën e fitimit të vlerave morale, pasurimit të shpirtit dhe përqasjes europiane.

    Tek varfëria jonë shpirtërore, duket që sundon e kaluara. Mbi të qëndron kapadaillëku, tribalizmi, dembelizmi, trishtimi, hakmarrja, melankolia, tek të cilat kanë zanafillën e tyre plagët tona sociale dhe shoqërore. Në problemet e shumta që kanë sot shqiptarët gjendet ende e rrënjosur hija e pushtimeve të huaja dhe fryma e keqe, që ata krijuan dhe na lanë si dhuratë. Era e rëndë orientale, që ka filluar të fryjë, në këtë mijëvjeçar të tretë, e nuk na shqitet, që nga epoka bizantine i ka bërë dhe vazhdon ti bëjë dëme të mëdha shpirtit shqiptar. Ky nuk është vetëm një sistem të menduari në shekullin e XXI, por edhe një ripushtim shpirtëror, ekonomik, politik dhe mbi të gjitha një mënyrë komunikimi dhe veprimi që prodhon krizë, që nga fjala deri te shprehja përditë me dhunë e predikimit fetar të islamit. Kjo nuk është vetëm një ndotje akustike, apo prishje e qetësisë publike siç njihet në gjuhën e ligjit, por një betejë e ashpër për të na larguar nga Europa që për fat të keq zhvillohet nën bekimin e qeverisë tonë.

    Koha vërtet ka ecur përpara, por nga pikëpamja shoqërore koha shqiptare ka mbetur në vend. Problemet shqiptare, po përsëriten, po koklaviten dhe po bëhen të pamundura për t’u zgjidhur. Kompleksi i Kalasë së Rozafës, thelbi i moskuptimit, hipokrizisë dhe mosbashkimit, që në thelb do të thotë të mos gjendet një gjuhë e përbashkët mes njëri-tjetrit, është një nga dobësitë tona shoqërore dhe një nga pengesat kryesore të mospërparimitsi komb. Kjo është një gangrenë që duhet të na shqetësojë të gjithëve dhe të mendojmë për të ardhmen. Lufta e egër që ka shpërthyer kundër njeri-tjetrit, egoizmi cmira dhe klientelizmi në të gjithë hapësirën e shtetit shqiptar, median dhe organizimin politik e shoqëror po e minimizojnë mundësinë për të zgjidhur problemet e mëdha social-ekonomike dhe kombëtare që ka Shqipëria. Plaga e vjetër e përçarjes kombëtare sot ka agravuar në konjuktura të ditës, ku e fundit për të cilën mendohet në këtë vend është kjo Republika jonë. Këto psikoza, përçarje, marrëzira i frymëzon një politikë që konfliktin e ka bërë një mjet shpëtimi, për të mbijetuar përjetësisht…

    Tribuna Shqiptare: Një pyetje që në dukje ndoshta del pak nga tema. Keni (bashkë)shkruar një libër për Kanadanë dhe ç’do 1 Korrik që është dita e themelimit të Federatës Kanadeze, Ju ngrini flamurin në Tiranë. Çfarë u ka bërë të ndiheni kaq afër këtij vendi. A mendoni se iu shërben modeli kanadez si shembull për kombin tonë?

    Kastriot Frashëri: Po është e vërtetë se së bashku me zotin Shpëtim Cami jemi autorë të një libri për Kanadanë. Qëllimi ynë ishte të prezantomim për publikun shqiptar një vend si Kanadaja dhe për ta bërë këtë vend sa më atraktiv tek shqiptarët dhe rezultati ishte surprizë të gjitha kopjet e librit u mbaruan brenda një muaj.

    Z. Kastriot Frashëri duke ngritur flamurin kanadez në ditën e Kanadasë në Tiranë, 1 korrik 2012
    Është fakt që prej disa vitesh ne kremtojmë Canada Day dhe ngrejmë flamurin e Kanadasë në Tiranë. Ky aktivitet është pjesë e veprimtarisë së Institutit për të promovuar dhe forcuar më tej marrëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kanadasë. Një festë e tillë -jubile- vjen vetvetiu edhe si një ndërgjegjësim për rolin dhe fuqinë e Kanadasë në botë, për atë çfarë ajo mund të ofrojë ndaj vendeve të tjera; si një përçuese e mundësive investuese, vlerave demokratike. Shqipëria si një vend në tranzicion ka se çfarë të mësojë nga eksperienca e pasur kanadeze. Vizitat e fundit në Tiranë të personaliteteve të lartë të shtetit kanadez, zhvillimi i forumeve të biznesit tregojnë më së miri nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira midis dy vendeve tona. Nga ana tjetër rritja e investimeve kanadeze në Shqipëri, organizimi i kontakteve politike, ekonomike, ushtarake, kulturore, diplomatike, shtron si impenjim të domosdoshëm aktivizimin e strukturave të qeverisë, shoqërisë civile, të biznesit në vendin tonë për të patur një prezencë më të madhe kanadeze. Ndaj nuk mund të mos evidentojmë në këtë rast prezencën e disa kompanive të rëndësishme kanadeze që operojnë në treg dhe kontribuojnë fuqishëm në ekonominë shqiptar si “Bankers Petroleum”-Ltd; “Petromans”-Inc., “Tirex Resources”-Ltd; etj., të cilat me aktivitetin e tyre të njohur kanë dëshmuar fuqinë kanadeze në botë.

    Tribuna Shqiptare: Mesazhi Juaj për lexuesit e Tribuna Shqiptare

    Kastriot Frashëri: Do të dëshiroja t’Ju uroja jo vetëm lexuesve Tuaj, por gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen suksese e begati në jetë dhe në familjet e tyre. Nga ana tjetër, duke përfituar nga rasti do të theksoja rëndësinë e ekzistencës së mjeteve të informimit në gjuhën shqipe, si shprehëse të opinionit publik dhe ente komunikimi të komunitetit shqiptar me mbarë botën. Ndaj do të dëshiroja t’Ju tërhiqja vëmendjen të gjithë lexuesve kudo që ndodhen të mbështesin “Tribunën Shqiptare” si mjet i domosdoshëm i informimit publik, e cila me ekzistencën dhe veprimtarinë e saj, do t’i japë një peshë më të madhe komunitetit shqiptar në Kanada.

    Po ashtu do të dëshiroja të inkurajoja ju zoti Ajet Nuro, si botues, që, me gjithë vështirësitë e shumta që ndeshen përditë në këtë mision të vështirë, të bëhen të gjitha përpjekjet për përmirësimin, pasurimin dhe vazhdimësinë e saj, si i vetmi zë në gjuhën shqipe në Kanada.

    BIOGRAFI E Z. KASTRIOT FRASHËRI

    Kastriot Frashëri, Drejtor i Përgjithshën i Institutit të Çështjeve Kombëtare, Tiranë
    Veprimtaria e tij është kontribuese në disa fusha si shoqëria civile, në publicistikë, kulturë dhe studime të ndryshme në histori dhe jurisprudencë.

    Ka qënë dhe mbetet aktivist i njohur i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe i konsolidimit të parimeve demokratike të zhvillimit të shoqërisë dhe institucioneve në Shqipëri. Zoti Frashëri është angazhuar që ditët e para të luftës për përmbysjen e diktaturës komuniste, duke kontribuar në themelet e pluralizmit në Shqipëri.

    Është pjesëmarrës i shumë forumeve, aktiviteteve dhe konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare. Në krye të Institutit të Çështjeve Kombëtare dhe forumeve të tjera, brenda dhe jashtë vendit ka mbrojtur interesat kombëtare.

    Ai është ekspert i njohur në përgatitjen e raporteve për Pushtetin Gjyqësor dhe Sistemin e Drejtësisë, Sigurinë Kombëtare, Zgjedhjet, Median dhe Shoqërinë Civile në Shqipëri, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet dhe organizatat ndërkomëtare për problemet shqiptare.

    Është autor, bashkëautor, redaktor dhe recensent i disa librave. Ka botuar librat “Mary Edith Durham-Një Zonjë e Madhe për Shqipërinë”, Geer, Tiranë 2004, “Kanada”, INA, Tiranë 2008, dhe “Crazy Republic”, MediaPrint, Tiranë, 2011.

    Është editor i “The National Interest”-Albanian Political Science Quarterly .

    Është anëtar i International Peace Research Association (IPRA).

    Prej vitit 2001 është Drejtor i Përgjithshën i Institutit të Çështjeve Kombëtare, Tirane

    Për më shumë informacion rreth autorit mund të vizitoni faqen e internetit të institutit: http://www.ina.org.al

    Foto nga veprimtari të z. Kastriot Frashëri:

    Canada Day , Tirana 2010

  10. Tepelena. says:

    GJAKU YNË S’BËNET UJË/
    Në është kështu si thonë,
    Lumi që mori Vunonë,
    Himarën e Qeparonë,
    Dhisevonë*,e kërkojnë
    **********************
    Rroftë Kurveleshi thoi,
    U përpoq sa e shpëtoi/
    Nga Konja n’Himarë e prunë
    Gjaku inë s’bënet ujë…/

    këngë e periudhës së pavarësisë…Kam shpresë se do të këndohet nga e gjithë Shqipëria,në këtë 100 vjetor të Pavarësisë..

    Një këngë tjetër patriotike bie një mesazh tjetër:Të gjithë do jemi aty,jo për bashkinë e as se dikush na thërret…Do jemi atje,për Festën e madhe..

    DELVINË E ZEZA DELVINË/
    STOLIS PORTAT ME DAFINË
    TË PREÇ,Ç’ATDHETARË VIJNË,
    ÇEÇON,E AVDUL MERSINË.
    EDHE MIHAL KORÇALLINË…/

  11. Malo. says:

    Ja si e përjetëson në kujtesën e historisë kënga 28 Nëntorin e shpalljes së PAVARËSISË….
    Në njëzet e tetë nëntor/
    Më këmbë u ngre Shqipëria…/
    ‘Smail Qemali në Vlorë/
    Me gjithë shokët e tija/
    Ngriti flamurin me dorë/
    Shpallet me një zë liria/
    Ç’i tha popullit me gojë/
    Posht’ tiran’e robëria,/
    Evropa le ta dëgjojë/
    Se s’ka vent këtu turqia/
    Skënderbenë do ta ndrojmë/
    Do ta marrë historia/
    Shqipëria do të rrojë/
    Sa të rrojë gjithësia/
    Çdo i huaj do të shkojë/
    Serbi,mali izi,greqia/
    Këtë vend do ta gëzojë/
    Shqiptari,me bijt’ e tia/
    Me djersë e gjak do e mbrojmë/
    Të rrojë vëllazëria…/

  12. trust-no1 says:

    Rrofte Vlora!

  13. vlora 1 says:

    Shpetim Gjika edhe 100 vite te tjera te kandidosh per kryetar Bashkie ne Vlore do fitosh gjithmone jo se ke punuar mire sepse je zhytur ne korrupsion por sepse populli i Vlores eshte i majte ,sepse kjo qeveri e Berishes eshte antikombetare
    Vlora nuk ta fal ty Shpetim ate pallat te shemtuar te Lul Bashes qe na ka zene frymen brez pas brezi.E degjon Vloren cfare thone per pallatin?-te tuneli i pare-thone.
    Sa te jete ai pallat pa kuptim ,ti do kujtohesh per lejen tende per ate shemtire ne kembim te favoreve personale korruptive qe vetem kjo qeveri antikombetare di te beje.
    Sa per festen ke te drejte

    1. vlora 2 says:

      Jo, ore jo. Shpetim Gjika do fitoje, nese kandidon edhe 100 vjet, se e nxori Vloren nga balta. Shikoni, Colen, Isa Boletinin, 4-kateshet e shume e shume blloqe banimi ne Vlore. Nese jeton ne Vlore, vetem nese s’ke sy te shohesh mund te flasesh keshtu.
      Shpetim Gjika fiton se di te punoje, se di c’duan vlonjatet. Kujtoni Vloren para ca vitesh.
      Sa per pallatin e “LULKES”, pse s’e prish SALIU, se ligjin e ka, INUK-un e ka si shpate kur do… Pse e ngriti shpaten ne rrethinat e Durresit, po ne Jal, apo aty jishin interesat e FAMILJES…???

      Vlora dhe 28 nentori jane te te gjithe shqiptareve dhe duhet ta festojme te gjithe shqiptaret, edhe nese SALIUT i ka “mbetur” mendja tek ZOGU apo ZOCKAT e tij qe i vijne rrotull perdite.

      Pse o njeri…!
      Mendon vertet se SALIU eshte pro te TE PERSEKUTUARVE..?
      A mendon se vertet SALIU ka ndryshuar lekure, duke bere SHOW me antikomunizmin e tij…???!!!
      Ata qe e kane hequr ne kurriz DREJTESINE e tij, le te flasin.

      Mjaft me me ndarje e percarje krahinore.
      Njerez, persa kohe shkrujme e flasim kete gjuhe, jemi te gjithe SHQIPTARE, qofshim ne Shqiperi, por qofshim edhe ne CIKAGO (??)

  14. Malo FLAMURI says:

    Hajde shqipo,ziu, hajde… Ku 100 – Vjetori i Pavarësisë Kombëtare e ku një pallat , qoftë dhe i pa përshtatshëm , në breg të detit..
    Na ka errësuar kaq shumë mendjen politika berishiane e ndarjes dhe përçarjes sa nuk dallojmë dot më se kush rëndon më shumë , “bishti” apo “sqepari”.
    Kryetari i Bashkisë së Vlorës po jep kushtrim për një problem më shumë se kombëtar e ca delfinë të berishës merren me ndonjë pallat që ka dalë nga vija. Harrojë se në këto afro dhjëtë vite Vlora është transformuar e është bërë e preferuara jo vetëm e shqiptarëve.
    Kryetari i Bashkisë së qytetit të Flamurit jep alarmin për anashkalimin e deformimin që kërkon ti jap këtij eventi, të jashtëzakonshëm e të pa përsëritshëm, qeveria e Berishës e ca të pa din e të pa fe i turren vetëm e vetëm për ti dalë në krah e për ti dhënë frymë atij që jo vetëm Vlorën por gjithë jugun e ka aneksuar nga axhenda e të ndërtuarit me infrastrukturën e kohës.
    Harrojnë këta kalemzinj se apeli i kryetarit të Bashkisë së Vlorës nuk është për salinjtë e vegjël por për shqiptarët e vërtetë që parti kanë Atdheun, Flamurin, Kombin…
    Dhe ata do dinë të përgjigjen ; me plot krenari e dinjitet , me shpirt e zemër, siç janë e siç dinè vlonjatët dhe shqiptarët e vërtetë, kudo që rrojnè në kontinente.

    .

  15. nila vl says:

    O Shpeto, e mbarove hotelin ne Amerike ti apo te jane shteruar fondet? Pa pavarsise ia keni bere topin ne koke ju te majtet dhe te djathtet bashke me ju. Majmuni dhe boll na u hoqet si te ndershem se ndershmeria ka vdekur tek ju te gjithe!

  16. ncuk says:

    Rofte Sali Berisha qe e ka bere zap Vloren e tere Jugun. Boll me me jugore e co. Tani e ka radhen Tropoja heroike me Saliun si yll drite.

  17. Ashtu si njeriu se harron kurre vendlindjen e vet, edhe shteti shqiptar s’duhet te harroj se Pavaresia e ka rrenjen ne Vlore aty ku u mblodhen rreth Ismail Bej Vlores gjithe burrat me ne ze te Kombit Shqiptar ne 28 Nentor 1912 ! Kush kerkon te prishe rrenjet e shtetit, do ta gropose hitoria jashte njeher e pergjithmon ! VLORE,, je perher zemra e Shqiperise !

  18. aldi says:

    Nuk kam durimin qe te lexoj te gjitha komentet. Me c’kuptova, ndersa flitet pr 100 vjetorin, komentuesit, me shume, merren me Saliun, me Edin apo Shpetimin. Nese e quani veten shqiptare (sepse ne kete cope toke, ka lloj-lloj njerzish qe e mohojne), mendoni me mire c’mund te beni per lartesimin e vendit, per festimin e kesaj dite te shenuar (ku do jemi ne te gjithe pas 100 vjetesh?), dhe pse jo, per te qene te europianizuar.

  19. Vlora është e Shqipërisë
    është e nderit dhe lavdisë
    Ndaj dhe rrënjën do ta vadisë
    s’le njeri qe te te bej pis

    Vlora është e Shqipërisë
    është vlera e lirisë
    Ndaj te liqtë te kane frik
    patriotet te kane shpirte

    Vlora është e Shqipërisë
    është e besës e miqësisë
    S’ka nevoje për lëmosh
    për para more kodosh

    Vlora është e Shqipërisë
    e te ardhmes e rinise
    Vlora festen e bene vet
    ka flamurin qe beri shtet

    Vlora është e Shqipërisë
    është e fjalës e burrërisë
    nuk i do Vlora tradhtarët
    Vlora do Ismail Qemalët

    Vlora është e Shqipërisë
    është lavdia e historisë
    Jam krenar për ty moj Vlorë
    ta gëzosh 100 vjetor

    Engjell Shehu
    Belgjike
    16/10/2012

  20. alban4eva says:

    rrofte Vlora, poshte Sali kafsha, Sali ndyresira, shpella, pedofili..

  21. Treviso says:

    Zoti Shpetim,ti mos u preukupo shume per 100vjetorin e Pamvarsise por puno per elektoratin qe te ka zgjedhur, i pa anshem dhe i pa komprementuar.Festimin e pamvarsise e ben populli. Qeveria mafjoze do te dale mbi popullin si gjithmone por do sfidoje vetvehten para nderkombetareve, se historine nuk e ndryshon dot vrasesi i popullit sali Berisha.Bota e din me mire se sali Berisha se ku eshte formuar shteti Shqiptar.Neper bote ka me patriote se vrasesi sali Berisha.

  22. saliheqenefi says:

    pallatit te vjerrit lul bashes qe e ka bere ne breg te detit i dhe leje zotrote,ketej hiqesh si i persekutuar ,zagar qe ha ne dy sahane,turkoshaf

  23. Vlonjati says:

    Bravo Labi i Vlores !
    Me pelqeu komenti yt.
    Vlora s’duhet te pranoje kurre,
    te hyje brenda saj,
    krimineli Sali Berisha!
    Vlora nuk eshte e Shpetim Gjikes,
    por e vlonjateve dhe e gjithe Shqiperise !
    Festa e 100 vjetorit do behet ne Vlore.
    Vlora – kryeqytet !

  24. VLONJATI NGA VLORA says:

    O POPULL I TRASH MBETET DUKE U ZENE,PER PARTITE E MAJT E DJATHTE,KETA JANE TE GJITHE PA NDER E SKANE NDJENJE PATRIOTIZMI,TE GJITHE SA JANE…PO FESTA E PAVARESISE ESHTE E TE GJITHE SHQIPETAREVE E GJITHE SHQIPERIA DUHET TE BERRTAS NJE ZERRI SA TE DEGJOHET DERI NE BEOGRAD E NE ATHINE… RROFTE SHQIPERIA RROFTE PAVARESIA…NDERI I KOMBIT TONE JANE SKENDERBEU E ISMAIL BEI VLORA…. VARRU LESHTE PARTIVE…..

  25. Udheheqesi says:

    Poshtersite e ketij KRYEMINISTRI,ndaj historise se popullit SHqiptar nuk paskan te sosur.Po do tja arrije qellimit,qe te mohoje Vloren dhe Ismalil Qemalin, si biri i Vlores, dhe te ngreje ne lartesI BURGAJETIN Ehajdutin -tradhetarin me damke Ahmet ZOGUN? Kurren e kurres.Vetem ne mendjen e tije e te disa bije kujslingesh e bashkpunetoreve te nazi fashisteve po.Le ta mbajne me shendet!Populli e di shume mire se kush eshte qyteti i landishem i pavarsise dhe figurat e shquara Ismail Qemali e Isa Buletini me shoke. Populli heroik iVLORES dhe gjithe SHQIPERIA dine
    ta tundin vallen LABE,TROPOJANE ,KORCARE E MYZEQARE te sheshi iflamurit.Nuk kane nevoje per fondet e nje kryeministri mohues te historise se vendit te tij. RROFTE DITA 28 NENTORI DITA E PAVARSISE SE SHQIPERISE
    RROFTE POPULLI SHQIPTAR.
    RROFTE POPULLI HEROIK I VLORES.

  26. ai says:

    Kete vit duhet festuar ne gjith SHqiperin por Vlora ka fatin e 100 vjetorit te ngritjes te flamurit ne VLORE…un personalisht jam me mendimin e AK e cila do te prishi barikaden SHqiperi-SHqiperi dhe Vlores asnje nuk ja heq vlerat….RROFTE VLORA!RROFT SHQIPERIA DHE SHQIPTARET KUDO QE NDODHEN… HISTORIKISHT KOSOVA ESHT SHQIPERI E KA NJE ENDER GJERI TASHTI TE PA REALIZUAR NGA SHKOPIJT E SEBIS DHE TE GREQIS PRANDAJ DUHET NDIMUAR TROJET SHQIPTARE TE NDODHEN BRENDA KUFIVE SHQIPTARE….

  27. alba aba says:

    E lexuam intervisten e lavderueshme te Kastriot Frasherit. E pergjithshme, por… bukur. Lexuam edhe biografine. Dhe, atje u ngaterrova pasi nuk mora vesh se cfare shkolle ka, cfare zanati ka, cfare ka bere per kete vend nese ka ndonje moshe te pjekur, cfare ben atje ku jeton dhe punon? A ka nevoje Kanadaja ti ngrene flamurin ne Tirane, apo Tirana ti ngrene flamurin ne Kanada? Pastaj.Pervec atyre antaresimeve neper shoqata etj., etj., qe nuk eshte ndonje zor; ku ka mbajtur ndonje fjale patriotike zoteria e tij? Sot. Te lutin te antarsohesh apo te maresh pjese neper mbledhje si degjues. Dhe.Eshte ndryshme kur ligjeron, kur boton, kur deklaron ne mediat etj. Zoteri:shpalosuni konkretisht qe t’iu kuptojme dhe besojme.

  28. hawk999 says:

    Shpetim,te kam “gjysem patriot” (Terbaci) sic te thashe dikur ne telefon,por ke dhe ti ca “haqe”.As vlonjatet dhe as shqipetaret s’jane “gogla tespiesh” qe t’i hidhni sa andej -kendej si “plaku Mere”.Disa te kane kujtuar pallatin e “Lule” Bashes,ne kundershtim me ligjin ,dhe jo vetem ate urbanistik,ndersa une te kujtoj disa “dokumenta” me firmen tende per perfshirjen ne databaze te personave qe kishin objekte informale.Jane dokumente te fallsifikuara o Shpetim,por t’u pranuan se ishe dakort me Shaben.Nga cdo njeri e prisja,por jo nga njerez te asaj krahine.(nipi i Mitat Gjondedes-ALUIZNI…e di vete ti se kush)

  29. Engjell Shehu says:

    Vlora është e Shqipërisë

    Vlora është e Shqipërisë
    është e nderit dhe lavdisë
    Ndaj dhe rrënjën do ta vadisë
    me këto strofa te poezisë

    Vlora është e Shqipërisë
    është vlera e lirisë
    Ndaj te liqtë te kane frik
    patriotet te kane shpirte

    Vlora është e Shqipërisë
    është e besës e miqësisë
    S’ka nevoje për lëmosh
    për para more kodosh

    Vlora është e Shqipërisë
    e te ardhmes e rinise
    Vlora festen e bene vet
    ka flamurin qe beri shtet

    Vlora është e Shqipërisë
    është e fjalës e burrërisë
    nuk i do Vlora tradhtarët
    Vlora do Ismail Qemalët

    Vlora është e Shqipërisë
    është Nëna e pavarësisë
    vuri emër identitet
    Shqipërinë e beri shtet

    Vlora është e Shqipërisë
    është lavdia e historisë
    Jam krenar për ty moj Vlorë
    ta gëzosh 100 vjetorë

    Engjell Shehu
    Belgjike
    16/10/2012

  30. skelari says:

    ore i ka trute ne regull ky, na mbine deiktatoret nga njeri krah ne tjetrin, nuk na del Saliu dhe Edi Rama, por do degjojme budallalleqet e Gjikes, me flamuj dhe monumente per Ismail Bene,, nukmka nje rruge vlora ku te udhetosh per ne Jug, me beter sbehet, a thua se i ka rene resku te na beje vloren me keq se Haxhi qamilet me kombera dhe flamuj,,,, hajde varia Gjikes, skemi cti bejme,, tek Monumenti Pavaresise, vazhdojne dhe era shurre mban edhe pse kane hedhur punonjesit e Gjikes, me qindra tone clorr.

  31. perseu says:

    o Ben “gangster” Chicago,thua qe s’ke urrejtje per asnje dhe tjetrin e fyen se mund te jete nga Terbaci.Ah qe ju doni njerez me origjine nga “Krbaci” se ata ju bejne fajde.Meso dicka o “hu”,urrejtjen s’e pjell emri(komunizem),por njerezit…si ti.Komunizem vjen nga komune=bashkesi,dhe jo ndarje o faqezi.Majtas e djathtas vjedhin,t’i etiketon krahinat.Po pse fshataret e Terbacit apo zonave per rreth po e shesin detin dhe objektet ushtarake,apo maloket qe hapesira me e madhe me uje qe kane pare,ka qene perroi?Le koqen e namit duke commentuar ne cdo teme..ose je gazetar,ose truthar,nganjehere jane nje e te pandare( e ke me rime,o e hengsh ne brime,meqe mbrojtke Saline)

  32. salo says:

    Këshilli Bashkiak i Vlorës shpall Fatmir Limajn “Qytetar Nderi”
    Gjika. po kete kriminelin pse na e solle ne Vlore, apo na duhej se mos blinte flamurtarin? clidhje ka ky kriminel me Vloren?

  33. Endri M. says:

    Perpara se te hedhim balte mbi kryetarin e bashkise ftoj ata “kritiket e pavarur” qe u dhimbset Vlora dhe vlonjatet ne nje retrospektive.
    S.B e URREN Vloren!dhe ky eshte FAKT!
    S.B. nuk ka dhene asnje ndihme ne keto 7 vjet!FAKT!
    S.B. ndertoi “Petroliferen”! FAKT!
    S.B. shiti hapesiren detare te Qarkut Vlore!FAKT!
    Dhe meqe jemi ne 100 vjetorin e Pavaresise moos harroni qe ish ministri i Turizmit nuk dinte ende qe eshtrat e Ismail Bej Vlores ndodhen ne Vlore!Aroganc dhe injoranc primitive ndaj qytetit tone,ndaj qytetareve,ndaj kultures vlonjate dhe historise se saj me te cilen KRENOHET nje Shqiperi e tere!
    Ndaj kursejini kritikat tuaja pasi jane fallco!FAKT!

  34. IT says:

    Vlora është qytet i Shqipërisë, është lavdia e historisë sone kombetare.
    Ky momenti i duhur për të gjithë ne SHQIPETAR, është çasti ku ne duhet te japim kontributet tona kombëtare, nuk eshte me koha qe te merremi me njeri tjetrin, eshte koha te REAGOJME, Sali Berisha po e con kete vend nga keq e me keq.
    Jemi ne, si popull , i bashkuar dhe pa dallime me njeri tjetrin , te cilet duhet
    veprojme TANI dhe ti japim shtysen kryesore organizimit te 100 vjetorit te pavaresise. Së bashku ne do t’ia dalim te arrijme madhështinë e merituar ne festën tonë kombëtare, ne ditën e krijimit të shtetit tonë Shqiptar.

    ………edhe mos harroni veprat e doktorit……..
    “Gjergj Ndrecës,që po kurohet në spitalin e Selanikut, i thanë mjeket
    grekë: “Pse nga Shqipëria je ti, po ai kryeministri juaj na ka falur detin!”

  35. ce says:

    Unë njoh një shqiptar – atë e njeh edhe ti

    Unë njoh një shqiptar, që do ta ndryshojë alfabetin,
    njoh një shqiptar, që do ta ndryshojë gjuhën
    edhe një, që do ta ndryshojë flamurin,
    një tjetër, që do ta ndryshojë himnin
    dhe një, që do ta ndryshojë historinë.

    Unë njoh një shqiptar, që do ta ndryshojë emrin,
    unë njoh një, që do ta ndryshojë mbiemrin,
    njoh një shqiptar, që do të ndryshoje edhe emrin, edhe mbiemrin,
    një tjetër, që do ta ndryshojë origjinën.

    Unë njoh një shqiptar, që do ta ndryshojë kombin
    dhe ta ndërtojë një komb për vete
    sipas dëshirës:

    Komb privat
    Histori private
    Hero privat
    Gjuhë private
    Alfabet privat
    Për ditë të liga, për ditë të mira
    dhe,
    unë njoh këtë shqiptar trazovaç,
    që do të ndryshonte çdo gjë, edhe Tokën
    por, kurrë, veten!

    E njoh unë atë! Edhe ti…
    Dhe e dua, ashtu si është, trazovaç…
    kërcënues, mburracak, kokëfortë, plëngprishës.
    E dua se po bërtet nga dëshpërimi.
    Bota rreth tij po ndryshon
    E ai mbeti…

    ANONYMOUS………..

  36. Hamzai says:

    DO FESTOJN FEMIJET SHQIPTARE !00-vjetorin
    NDERKOH QE SHQIPERIA ESHTE SHQYER KEMB E KOKE
    E ESHTE SHTRIRE PER DHE !
    PO TE KISHTE VERTET BURRA AI VEND
    NJI 100 VJETOR ME DNER DO DUHEJ TE FESTOHEJ
    PAS RREXIMIT TE KRYEANTISHQIPTARIT NE PUSHTET
    SALI RAHMAN GADAF BERISHA .
    KJO LLOGJIK E PERDORUR NGA KRYETARI BASHKISE
    VLORES DIKUR PATRIOTIKE SOT DEMORRATIKE ,
    ESHTE E PERSHTATESHME PER CERDHET E KOPESHTE ;
    NJI LLOGJIKE QESHARAKE E CINIKE PERBALL REALITETIT SHQIPTAR .
    SI NUK FESTUAM NJIHER EDHE NE SHQIPTARET ME DINJITET
    POR GJITHMON ME BREK NEPER SHALE .

  37. E&M says:

    Fest unike!Date unike!Ismail Bej Vlora na ka lene pergjegjesine e perkujtimit te festes se Pavaresise!Eshte detyre e cdo qeverie te lartesoje Vloren sepse kjo fest nisi 100 vjet me perpara ne kete qytet dhe ketu do festohet per cdo vit!
    S.B. nuk feston dot njesh me vlonjatet,jo se ne nuk dime te mirepresim ate si qytetar(pavaresisht nje mije te zezave qe ka bere) , por sepse ai eshte njeri primitiv e nuk di te ndaj sherret politike me festat kombetare!Sa here gjendet ngushte perball popullit fillon te shaje e te shpif ,bashke me zagaret e tij.
    Por kesaj here e ka ekzagjeruar pasi po fyen nje komb te tere,po fyen daten kur ne Vlore u shpall Pavaresia e Shtetit tone!Turp per ty S.B.!

  38. vlonjati says:

    Z. Shpetim ne kur kemi zgjedhur juve me voten tone kemi qene te ndergjegjshem se ju do te punoni me devotshmeri dhe perkushtim ashtu sic keni bere edhe me pare per te miren e vlores. Nuk ka cna duhet mbeshtetja e qeverise se saliut. Punimet ne sheshin e ri te flamurit po shkojne per se mbari. Bashke me Festen tone do perurojme dhe sheshin e ri te Flamurit, trotuart e bukur dhe nisjen e shetitores tone te re. Jam i bindur se shume vlonjat e shume shqipetar te qyteteve te tjera do dalin ne sheshin e madherishem te flamurit dhe do festojne bashke me ju, ashtu sic shume shqipetare vijne ne vere per te kaluar pushimet me qejf per te pare bukurite natyrore qe zoti i ka falur vlores. Pervec bukurive natyrore vlora ka dhe nje te shkuar heroike qe ben krenar cdo vlonjat e cdo shqipetar. Rrofte Vlora! Rrofte Shqiperia! Rrofte Shpetim Gjika!

  39. koli says:

    Me bene pershtypje qe disa njerse shajne se skane cfare te bejne…
    Eshte 100 vjetori pavarsise dhe kryetari bashkise tha nje te vertet nuke tha une clirova vloren….Po kta njers pelqejne te kene jopingat me balte dhe festojne me qeverin berisha tek ura e lanes,eshte 100 vjet o njers shikon gjithe bota dhe qeveria ska derdh asnje investim per qytetin tone…dhe nqs kryeministri i hajdutllekut mundohet niset per vlore ate dite …nuke i takon te vije ne po te festoj tek ura e lanes se seshte shqipetar por serb….

  40. Bardhi Tolabi says:

    NJE BRAVO TE MADHE SHPETIM GJIKES PER KETE THIRJE!
    Flamuri i Pamvaresise,mund te ngrihej ne cdo qytet te Shqiperise.Fati,ja beri kete nder Vlores.Vlora dhe ne vitet e mevoneshme e ka justifikuar plotesisht nderin qe i eshte bere ate dite te 28 Nentorit te vitit 1912.Kontributi i saj ne Luften e Vlores me 1920, ne luften NaCl dhe ne cdo levizje,ku eshte kerkuar sakrifica per mbrojtjen e Atdheut,ka qene dhe eshte i vleresueshem.
    Persa i takon Thirjes se zotit Shpetim Gjika,kam kete mendim:
    Shqiptaret,nga gjithe trojet ku banojne shqiptare,te gjejne mundesine per te vajtur ne Vlore.Nuk eshte problem ushqimi.Sejcili te marre ushqim te thate dhe uje per nje dite me vehte.Te festojne bashkarisht me njeri tjetrin ne Vlore ate dite-nate dhe te nesermen te kthehen ne vendet e tyre.Bashkia,nga ana e saj te organizoje brenda mundesive te saj,por edhe me kontributin vullnetar te Vlonjateve patriote,aktivitet festiv muzikor per gjithe diten dhe naten per nder te Festes se Flamurit dhe te mysafireve te nderuar qe marrin pjese.
    Ka dhe biznesmene apo pronare mjetesh te transportit publik,te cileve ju bej thirrje qe te marrin persiper transport falas per qytetaret qe nuk kane mundesi ekonomike per te perballuar shpenzimet e rruges per ne Vlore,por qe kane deshire te zjarrte per te marre pjese ne festimet e 100 Vjetorit te Pamvaresise.
    Festimi i 100 vjetorit te Pamvaresise ne Vlore,nuk ofendon askend ne Shqiperi,perkundrazi na ben me Patriote,me shume njerez qe vleresojme Historine,vendet ku eshte zhvilluar kjo Histori.Kur kremtojme Luften legjendare te Skenderbeut dhe mbrojtjen heroike qe ai i ka bere Shqiperise dhe posacerisht kryeqendres se saj ne ate kohe,Krujes,kete nuk mund t’a bejme me mire se ne Kruje.Kur festojme pervjetorin e Tiranes si kryeqytet,nuk mund t’a bejme kete ne Korce apo ne Shkoder.Kur festojme pervjetorin e Normales se Elbasanit,nuk mund t’a bejme ato ne Fier apo ne Tropoje.Kur festojme rezistencen kunder pushtimit fashist ne Durres,nuk mund te shkojme dhe t’a festojme ate ne Kukes apo Lushnje e keshtu per cdo rast specifik.
    Saliu me qeverine e tij,le ta kremtoje ne Tirane,me eshtrat e tradhetarit te kesaj pamvaresie,Ahmet Zogut,te cilat po nxiton ti sjelle me kete rast,sepse Zogu eshte ai qe dhuroi pjese te teritorit Jugosllavise ne kembim te pushtetit te tij,le t’a festoje dhe me Damir Fazllicet e sojin e tyre,me te cilet po e shet apo fal Shqiperine per nje Euro.
    Nje thirrje te vecante ju bej vellezerve Kosovare,pasardhes te Isa Buletinit dhe Adem Jasharit:Shkoni dhe festoni 100 Vjetorin e Pamvaresise ne Vlore,sepse aty vajti per te ngritur Flamurin Isa Buletini yne,sepse per Flamurin e ngritur 100 vjet me pare,u vrane dhe derdhen gjakun Adem Jashari dhe 58 pjestaret e familjes se tij dhe qindra bij dhe bija te Kosoves kreshnike,te cilet luftuan qe ky Flamur te valevitej edhe ne Kosove.
    Shkurt:Ne Vlore si 100 vjet me pare,te gjithe te bashkuar per nje Shqiperi te bashkuar,mbase jo me kufij sot persot,por shpirterisht dhe dore per dore me njeri tjetrin.Festimi ne Vlore,i 100 Vjetorit te Pamvaresise dhe nga forcat politke te atij qarku,qe jane sot ne pushtet,do ju bente nder dhe vete atyre,ndryshe do te tregonin se nuk vleresojne vehten dhe kontributin e te pareve te tyre ne historine e Vlores dhe te gjithe Shqiperise,do te poshteronin ate popull dhe kontributin e tij ne Histori.
    TE GJITHE NE VLORE ME 28 NENTOR 2012.VLORES I TAKON NGRITJA FESTIVE E FLAMURIT SI NJEQIND VJET ME PARE NGA PLAKU I URTE ISMAIL QEMAL BEJ VLORA.

  41. Andet says:

    Shqiperia kete vit hedh syte mbi hapat e pare te shtetit te tij ne 100 vjetor te themelimit. Pergjate gjithe vitit trumpetimi politik i pushtetit qendror ka zene frymen e hapesires mediatike dhe ngerdheshur krenarine qytetare. Perpos kesaj, disa here, pushteti qendror ka patur si qellim te distancoje Vloren prej madheshtise qe i takon me te drejte e qe derivon prej historise se nje dekade, te cilen askush nuk mund ta shes apo ta blej. Festa e shtetit tone ne kete 100 vjetor nuk eshte nje “premium” ne duart e nje Kryeministri per vetkenaqje politike; nuk mund te dal zvarre sic trajtohet prej retorikes diktatoriale , prej ballkonit te skeles e sheshit te flamurit. Pushteti lokal gjendet i vetem dhe vetem me vullnetin e moralin qytetar te Kryebashkiakut, i cili edhe pse nen trysnine e organizimit te festes se madhe gjendet perball maskarades politike te pushtetit qendror, por pa pasoje. Sepse Vlora dhe Kryevlonjati i ketij qyteti nuk ja japin kete kenaqesi askujt qe nuk meriton te quhet Shqiptar sepse Shqiptari i vertete e me ndergjegje te tille nuk e denigron nje qytet te tille ne percapjet per harese, mjerim e dhunim moral. Ashtu sic e thoni edhe vete , vetem zoti mund te jete ne gjendje t’ju bej te ndjeni se sa e dhimbshme eshte e ka qen dora juaj keqmenaxhuese e ketij vendi. Ne jetojm ketu, ne kete qytet ku cdo dite mendohet e punohet se si te perkujtohet akti me i madherishem i ketij vendi, ketu ku cdo dite ndertohet e rikonstrukturohet nje pjese e qytetit e cila te ben te ndalosh nje moment e te mendosh se ne kete qytet triumfon perhere puna mbi llafet boshe, festimet mbi baltosjen e veprave historike, madheshtia qytetare mbi prejardhjet e dyshimta . Ne jemi krenare qe jemi Shqiptar e mbi t gjitha qe vijme prej qytetit te sheshit te Flamurit.

  42. Anonim says:

    Të nderuar bashkëfolës!
    Festa e Pavarësisë është e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit tonë të dashur. Është festa që na e mundësoi kryetrimi i zgjuar dhe guximtar “Ismail Qemali”, plaku i Vlorës dhe qindra shqiptarë të tjerë që në zemrat dhe mendjet e tyre kishin të rrënjosur dashurinë dhe dëshirën e mirë për ta bërë atdheun tonë të dashur një shtet të fortë dhe të zhvilluar…Ndaj dhe ne në këtë 100-vjetor madhështor duhet tu kushtojmë atyre respektin dhe përkujdesjen e duhur si shqiptarë të mençur dhe të dashur duke kontribuar të gjithë me sa të kemi mundësi që festën ta bëjmë HISTORIKE, sepse kështu e meriton… Jam i shqetësuar për opinionin e disa prej vëllezërve tanë. Do ju lutesha atyre ta lexonin me kujdes kryetitullin dhe jam i bindur se do ta kuptojnë më së miri se Z.Shpëtim Gjika po thotë se shqiptarët do ta bëjnë festën dhe jo bashkia apo qeverria. Më vjen keq për arsyetimet e cekta që bëhen, jo ai pallat ashtu dhe jo ky pallat kështu. Këtu po diskutohet një temë madhore që ka të bëjë me Pavarësinë kombëtare, e cila patjetër dhe në mënyrë të pashmangshme u shpall në Vlorë. Në Vlorën e ngjarjeve të mëdha, në Vlorën e HISTORISË, të burrave dhe grave trima, në Vlorën e bukurisë së rrallë, në zemrën e Shqipërisë së madhe. Mos e harroni Vlorën se do harroni veten tuaj… Mos i harroni njerëzit që dhanë kontribute dhe tu tregojmë vendin atyre që duan të ndryshojnë historinë, të cilët janë aq të paaftë, saqë nuk dinë se ku prehen eshtrat e të ndjerit, trimit “Ismail Qemali”… Edhe diçka, dua t’ju kujtoj disave se Tërbaçi që në kohët e hershme i ka dhënë Shqipërisë djemtë dhe vajzat më të mira, sepse ata ishin trima dhe atdhedashës dhe jo frikacakë që fshiheshin skutave. Tërbaçiotët kanë bërë, bëjnë dhe do të bëjnë historinë e Shqipërisë tonë të dashur me qindra vëllezër dhe motra të tjerë nga Vlora dhe tërë Shqipëria… Për ta mbyllur, do ju lutesha ta festonim 100-vjetorin e Pavarësisë ashtu si e meriton dhe të bashkohemi për kauzën më të lartë dhe fisnike që na bashkon, duke lënë mënjanë inatet apo qoshkat politike. Shqipëria është një, partitë janë shumë. Zoti është një, të shumta janë mëkatet…

  43. Andet says:

    Shqiperia kete vit hedh syte mbi hapat e pare te shtetit te tij ne 100 vjetor te themelimit. Pergjate gjithe vitit trumpetimi politik i pushtetit qendror ka zene frymen e hapesires mediatike dhe ngerdheshur krenarine qytetare. Perpos kesaj, disa here, pushteti qendror ka patur si qellim te distancoje Vloren prej madheshtise qe i takon me te drejte e qe derivon prej historise se nje dekade, te cilen askush nuk mund ta shes apo ta blej. Festa e shtetit tone ne kete 100 vjetor nuk eshte nje “premium” ne duart e nje Kryeministri per vetkenaqje politike; nuk mund te dal zvarre sic trajtohet prej retorikes diktatoriale , prej ballkonit te skeles e sheshit te flamurit. Pushteti lokal gjendet i vetem dhe vetem me vullnetin e moralin qytetar te Kryebashkiakut, i cili edhe pse nen trysnine e organizimit te festes se madhe gjendet perball maskarades politike te pushtetit qendror, por pa pasoje. Sepse Vlora dhe Kryevlonjati i ketij qyteti nuk ja japin kete kenaqesi askujt qe nuk meriton te quhet Shqiptar sepse Shqiptari i vertete e me ndergjegje te tille nuk e denigron nje qytet te tille ne percapjet per harese, mjerim e dhunim moral. Ashtu sic e thoni edhe vete , vetem zoti mund te jete ne gjendje t’ju bej te ndjeni se sa e dhimbshme eshte e ka qen dora juaj keqmenaxhuese e ketij vendi z.Kryeminister. Ne jetojm ketu, ne kete qytet ku cdo dite mendohet e punohet se si te perkujtohet akti me i madherishem i ketij vendi, ketu ku cdo dite ndertohet e rikonstrukturohet nje pjese e qytetit e cila te ben te ndalosh nje moment e te mendosh se ne kete qytet triumfon perhere puna mbi llafet boshe, festimet mbi baltosjen e veprave historike, madheshtia qytetare mbi prejardhjet e dyshimta . Ne jemi krenare qe jemi Shqiptar e mbi t gjitha qe vijme prej qytetit te sheshit te Flamurit.

  44. hawk999 says:

    “Anonimi” nqs do ruante dhe “anonimitetin” e mendimit pa bere koment,mbase do ishte me mire.E shikojme titullin,e shohim qe festen do e bejne shqiptaret dhe jo bashkia apo qeveria,por mos harro qe te shqipetaret futen dhe ata qe “shkelin” ligjin,”ata” qe nga administratore jane kthyer ne pronare te pasurive publike.Si thua ti,t’i hedhim te gjitha pas kraheve se eshte feste??Komentet s’jane te ceketa,por mbase perceptimi i tyre s’eshte ne lartesine e duhur.Aspak s’i zbehet vlera ketij evenimenti ,pasi pavaresia eshte shpallur,nuk pritet ta shpallim ne ne 12 nentor te ketij viti.Pra eshte thjesht feste pervjetori?(100) Duhet te kuptojme te gjithe qe ndarja s’behet ne “ata” qe shkelin ligjin shume dhe “ata” qe e shkelin pak,por ka vetem “shkeles” dhe “te shkelur”…p.s- per Terbacin jemi ne te njejten frekuence.

  45. kushtrimi says:

    Nese nuk festohet ne Vlore atehere qfare po festojm ne me 28 Nentor. Shqipetare kudo qe jeni te gjithe ne Vlore. Injoroni thirrjet e kesaj qeverie. Turpi nuk ka te ndalur me kete kryeminister.

  46. FAP says:

    Jo,Shpetim!Eshte Vlora me vlonjatet e vertete qe e kane perjashtuar Saliun dhe banden e tij nga festimet e 100 vjetorit te Pavaresise.Kete t’a thote nje patriot Vlonjat,Tragjasjot,Terbaçjot,…t’a thone pasardhesit Kanijote te Ismail Qemal Vlora dhe bashkeluftetareve te Tij nga çdo ane e treve Shqipetare.Eshte ne nderin e Vlores e gjithe patrioteve te paster distancimi nga festa e 100 vjetorit e Saliut dhe bandes se tij,tradhetarve zogista dhe mbeturinave te tjera otomane.Une e kam kundershtuar qysh me daljen ne skene (’91-shin) Saliun kur shumefytyrshat e skiles i benin elozhe dhe jam ndeshur dhemb per dhemb me Saliun edhe ditet e para te demostratave te Vlores,e kam akuzuar per tradheti…Fjala e tij e fundit ishte:”S’du me pa vlonjake me sy!”.Dhe une i thashe,eshte ne gén urrejtja jote per vlonjatet dhe i premtova se do te perballemi ne Hage!.Kjo ore po afron!Ju uroj te gjitheve:Gezuar 100 vjetorin e Pavaresise! (F.Pulo Trgjasjoti).

  47. edi says:

    eshte turp per vloren qe ne ne kete 100 vjetor perfaqesohet nga nje komunist rrjepacak mustaqemi hajdut legen

  48. besnik says:

    po je burre me zakone shpetim gjika ( po ke bythe , sic themi ne vlonjatet) mos e lere ate serbin te zbres ne vlore.e para e dhe e dyta thuaj atij lapangjozit kreshnik spahiut te mos ulurij shume se dhe ai e do festen e 100 vjetorit e do ne kosove . mos u tallni me ate popull..se ai popull i pergatit vet festat dhe vlora e ka treguar ne menyren me te shkelqyer ne cdo kohe… POPULLI VLONJAT ESHTE TRIM I BESES MIKEPRITES I NGROHTE ME ZAKONE DHE TRADITA I PUSHKES DHE I KENGES dhe kete e di mire cdo shqipetar .. PRANDAJ o POPULL HEROHIK I VLORES DHE NJEHERE me GJAKEFTOHTESI dhe ZGJUARSI tregoj ATIJ serbit se dhe emrin nuk ja shkruaj dot ,, dhe gjithe botes kush eshte VLORA dhe SHQIPERIA . gezuar 100vjetorin VLORA ime e dashur,,,

  49. namik says:

    TE GJITHE NE VLORE ME 28 NENTOR 2012.VLORES I TAKON NGRITJA FESTIVE E FLAMURIT SI NJEQIND VJET ME PARE NGA PLAKU I URTE ISMAIL QEMAL BEJ VLORA.

    me respekt namik..

  50. VERONIKA says:

    se çfare do te thote me ate shprehjen:festime infantile,me patriotizem viziv nga ballkone te legalizuara,vetem ky e kupton.nejse,,,DO JEMI KRYETAR,KJO ESHTE NJE CESHTJE MADHORE–KANE PAK VEND DISKUTIMET!!!

  51. Dukati says:

    Z- Gjika kë quan qeveri? Bandën sllave me në krye shërbëtorin e saj kundër Shqiptar, i cili e shbëri Shqipërinë si pasuri shoqërore dhe natyrale. Shiti Shqipërin në akant. Realizoi çarjen veri jug. Tashmë po përfundon objektivin stradegjik të Sërbisë, për shbërjen e Shqipëris si komb, të cilin po e shbën me një shpejtësi marramëndëse.
    Pra mos i thua qeveri në rast se je nga Vlora Heroike, por thuaj sikurse është: “Banda e shkatërrimit”.
    Z- Gjika! Je para provës historike, sepse do të duhet një punë dhe organizim i math dhe i përsosur për të pritur Shqipërinë reale, e cila njeh vlorën si kreqytet të flamurit Ata që do shkojnë mbas tiranit tradhëtar, i cili po pshurr historin tonë të lavdishëme përbën një bandë kryesisht veriore, të pa qartë ose agjente e udb-së:
    Ju që e akuzono z- Gjika se kqa siguruar miliona, së pari ku i kini dokumentat, së dyti vërtet të lerë tirani i Vuçitolit para për të tjerë?Zotënij Gjika në se mori një thes me ullij, bimën e ruajti dhe ulliri do japi prodim në dhekuj, ndërsa tirani e shoi gjithçka shqiptare me zjarr dhe hekur. Forca gjika mos u tërhiq. Vlora është e Shqipëris. Kushdo që e urren rrjedh nga sperma e sërbit. Ptu!.
    Rroft Shqipëria e Ismail Qemal Vlors!
    Rroftë Shqipëria natyrore etnike.!
    Rroftë Vlora, kryeqytet i flamurit kombtar!
    Poshtë tradhëtia e madhe e tiranit sërb dhe banda kreesisht veriore që e mbështet!
    Rroftë Kosova e Barjam Currit, Isa Boletinit dhe gjithë veriu patriot!

  52. Klodi Gj. vlora says:

    Bravo Shpetim, te lumte goja. Ishin fjale te sinqerta nga nje njeri i drejte. Ia u mbylle gojen te gjithe ketyre hajduteve te qeverise, leri ca thone ca komente idiote ketu, jane te gjithe injorante. Pak kohe me pare, une mendoja se kjo qeveri e donte me dru, por tani jam i bindur se edhe me pambuk ta godasesh do ti dhembe… Sa per bashkine e Vores jam i bindur qe ti ke shance ta fitosh edhe nje mandat tjeter..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje