A ka qenë Berisha vërtet në atë gjyq? Ose historia 10-vjeçare mes kryeministrit dhe koordinatorit Tufa të grevës së urisë

16 Tetor 2012, 10:41Politika TEMA

“Shoshori?!! Kush është ky? … Për këtë person që thoni, shikoni njëherë se mos nuk është i dënuar fare“. Njeriu që flet është Sali Berisha, kryeministër i Republikës së Shqipërisë. I sapo kthyer nga Forumi Ekonomik botëror në Davos, më 2 shkurt 2009, Berisha dha një përgjigje të llojit të vet për një nga akuzat më të rënda që i janë bërë gjatë karrierës së tij politike: ka qenë dëshmitar në një gjyq politik që dënoi me vdekje Hysen Shoshorin, një qytetar tiranas i akuzuar për terrorizëm, agjitacion e propagandë në 1975.

Dëshmia e Shoshorit për prezencën e Berishës në gjyqin e tij në 1975 u botua në gazetën “Plaga” organ i shoqatës së të ish të përndjekurve politikë në 22 maj 2002. Botuesi i saj ishte… Skënder Tufa (në foto), koordinatori i sotëm i grevës së urisë që prej disa ditësh është nën sulme e akuza pa fund nga vetë Berisha dhe mediat afer tij. Disa muaj pasi botoi intervistën e Shoshorit, Tufa u arrestua dhe bëri burg pas një akuze për favorizim prostitucioni.

Shkruan gazetari Lorenc Vangjeli për fatin e “Plagës” pas botimit të Shoshorit: “Tirazhi modest i saj, nuk mundi as të dalë në qarkullim, sepse u asgjësua në rrethana të dyshimta. Në atë numër Hysen Shoshori dëshmonte: “Gjatë gjykimit pashë shumë dëshmitarë që nuk i njihja…Në mendje më mbeti vetëm njëri që ishte i veçantë nga të tjerët. Trup i gjatë dhe energjik, me hap të sigurt u paraqit për të dëshmuar. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me një theks malësori, me eufori, filloi të flasë para trupit gjykues duke treguar se si e kishte gjetur traktin që kishte përmbajtje të theksuar armiqësore, të cilën e tundte para trupit gjykues dhe sallës: “…ky është armik i betuar i partisë, prandaj duhet varur”!

Për tiranasit e vjetër, emri Hysen Shoshori ka qenë mjaft i njohur. Ai konsiderohej si një nga mendjet më të “krisura” të kohës, krejt i vetëm, kishte vendosur të sfidonte diktaturën komuniste. Gjatë periudhës 1961 – 1974 ka shpërndarë 41 100 trakte. Në një prej tyre me një guxim që edhe sot ngjan i jashtëzakonshëm, ai arrinte deri aty sa të shkruante: “…ai njeri që ka një armë dhe nuk shtie në udhëheqësit kryesorë dhe në levat e tyre si të këshillave të lagjeve… është i lig, është frikacak, është servil…” Ky trakt mban datën 22 janar 1968.

Intervista e Shoshorit për Berishën ripa dritën e publikimit 3 vjet më parë në një emision televiziv të gazetarit Artan Hoxha. Shoshori nuk është më gjallë, kaseta e transmetuar, u dha për publikim nga botuesi i hershëm i dëshmisë në “Plaga”, pikërisht Skënder Tufa, i cili përherë ka deklaruar se burgimi me akuzën e favorizimit të prostitucionit ishte një kurth i lidhur pikërisht më atë botim.

“…E vërteta është se disa prej tyre janë denoncuesit e mëdhenj të Berishës. Skënder Tufa regjistroi me kamera dëshminë e fundit të Shoshorit, i cili deklaroi në emisionin Xhungël se Sali Berisha e ka denoncuar dhe e ka çuar në burg. Pas kësaj Tufa u arrestua dhe sipas dëshmive të tij, Agron Kuliçi i ka shkuar në qeli të tërheqë denoncimin ose do ta akuzojnë për trafik femrash. Tufa po e mbron të drejtën e tij deri në Strasburg, – shton për këtë histori Mero Baze në editorialin e kësaj mbrëmje në TemA-n e tij online.

Po a ka qenë Berisha vërtet në gjyqin Shoshori? Nëse rikthehemi te deklarata me të cilën e hapëm këtë shënim, nga njëra anë është dëshmia e vetë viktimës dhe dosja voluminoze e hetimit. Nga ana tjetër, është mohimi i kryeministrit. Një mohim, që të paktën në një nga dy pikat e tij është i pasaktë: viktima Shoshori ekziston dhe është i burgosur politik. Madje, në listat e ish të përndjekurve që janë publikuar (janar 2009), emri i tij figuron me numër rendor “një” për të marrë dëmshpërblim për ditët e burgut, në masën 8 milionë lekë.

http://respublica.al/artikuj/2012/10/15/a-ka-qene-berisha-vertet-ne-ate-gjyq-ose-historia-10-vjecare-mes-kministrit-dhe

29 komente në “A ka qenë Berisha vërtet në atë gjyq? Ose historia 10-vjeçare mes kryeministrit dhe koordinatorit Tufa të grevës së urisë”

  1. loni says:

    sa larg shkoni dhe ju o zotrinje,,a ka qene saliu ne ate gjygj apo jo,,edhe po pati qene cfare te keqe ka ketu,,si atehere dhe si tani ai po ben punen e vete si killer,,ku e shikoni habine ju ketu,,ne 2013 mos harroni o popull dhe ju te presekutuarit bashke me dy partite e tjera frd dhe ak te votoni per saliun,,kjo eshte progresi juaj i tere i ketij 22 vjecari demokraci,,saliu pergjithmone ne drejtim te shtetit dhe ju fisniket ne mbrotje te tij deri ne vdekje,,..mire jua ben,,mos harroni voten ne 2013,,populli i gerdeci nuk e harroj kete kryeminister,,dhe ne 2009 nuk e tradhetoje se jane te betuar deri ne vdekje qe voten e ka ky qe i shkerdhen fort,,prandaj edhe e votuan,,edhe ju te presekutuarit bashke me AK DHE FRD voten ne qershori e ardhshem mos ja kurseni ketij kryeministri,,pacit fat ne te ardhem tuaj…

  2. albana says:

    Personalisht jam kunder shkrimeve qe mbyllen me pyetje si ne kete rast.
    Jam kunder ngase duket qarte se kerkohet te spekulohet dhe jo te informohen njerezit, gje qe vjen ne kundershtim me misionin e gazetarit.
    Ai shtet, qe e mbajtem me deshiren dhe perpjekjet tona per gati 50 vjet e ka te dokumentuar gjithcka. Nese z.Berisha ka qene deshmitar, ne dosjen hetimore dhe ne dosjen gjyqesore (tek kjo ruhet procesverbali i cdo seance gjyqesore)emri i tij dhe ato qe ka deklaruar jane atje. Ne qofte se emri dhe deklarimet nuk ndodhen, atehere ndaj tij shpifet.
    Te shpifesh eshte nje gje e shemetuar, edhe kur shpifja behet ndaj zotit Berisha qe nuk u kursen shpifjet as per grate kur ia do interesi.

    1. Tarrasi says:

      Ti ,oj zonja Albana je shume e leshte nuk e shikon se cafre perbindeshi eshte Berisha ai po zhduk njerex si magjistar e jo me dosje gjysem shekulli te vjetra. Me njerez “naiv” Shqiperia do behet akoma me keq se eshte tani….

      Pa Shkolla dhe Edukim te mirfillte (jo diplloma qe blihen me leke)

      Me Kriminialitetin me te larte ne Evrope

      Me Korrupsionin me te larte ne Evrope

      Pa Drejtesi dhe me Gjygje qe zgjasin me dekata

      Me vjedhje te paskrupult nga ARI I ZI deri te kanoceve qe mblidhin jevgjit e varfer.

      Me nje shtet qe ish te persekutarit politik i ben Komuniste e spihuna dhe ish-komunistet si Sali Berisha i ben Demokrat.

      Mjere Shqiperia per njerzit qe ka si ti moj Albana

      1. antonio says:

        Doni nje rast te fresket se si eshte DREJTESIA TEK NE?
        -Jam nje prej ish ushtarakeve,qe kerkoj drejtesi nga GJYKATA E SHKALLES SE PARE TIRANE,SEPSE SHTETI DEMOKRATIKO-FASHIST nuk me ka dhene PENSION sipas STATUSIT TE USHTARAKUT,qe nga viti 1993 e deri me sot!!
        Me jane mbajtur PASDREJTESISH me shume se 50% e PENSIONIT!!!
        -Gjykatesi malesor Shkelqim Mustafa i GJYKATES SE SHKALLES SE PARE NE TIRANE,pasi u njoh me LLOGARITJET,qe eksperti specialist kishte bere per DEMSHPERBLIMIN TIM,ULURIN NE SALLE:
        “CFARE KERKONI JU?
        MOS DONI TE RREZONI QEVERINE???
        JA ,KJO ESHTE DREJTESIA JONE!!!
        KY ESHTE GJYKATESI MILITANT I PD-se!!!
        Keto udhezime u jepen gjyqtareve per mbylljen e gjyqeve,qe te mbrojne qeverine e PADREJTESIVE e jo DREJTESINE SIPAS LIGJIT!!!

        1. Tarrasi says:

          Mos e ler coje deri ne Strasburg ceshtjen deri sa te jepet e drejta juaj.

    2. Belaja says:

      Skënder Tufa u dënua për shfrytëzim prostitucioni/Gjykata e Tiranës, me vendimin nr.715, datë 23.6.2005 ka vendosur të dënojë shtetasit Skënder Bedri Tufa, së bashku me një shtetas tjetër, me 7 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit të kryer në bashkëpunim të mbetur në tentative dhe bazuar në nenin 114/a paragrafi 6 dhe 23 të Kodit Penal dënimin e tij me 7 vjet burgim. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit në Tiranë më 23.1.2006.

  3. penicilina says:

    te vihet ne dyshim ka qene apo jo ne gjyq SRB.per te deshmuar eshte e kote sepse dihet qe ka qene anetare i PPSH per 22 vjet spiun i sigurimit, prandaj dhe deshmia ne gjyq ka qene detyre e tije normale,problemi nuk eshte i SRB. por i popullit tone qe votojme qe nga 1991 dhe deri me sot nje SPIUN

  4. orli says:

    Prandaj nuk hapen dosjet!!ato duhen pastruar mire,po keshtu edhe deshmitaret e vertete duhet te mos jetojne me ne kete jete.Kush eshte ai qe ka patur shumicen ne pjesen dermuese te ketyre 20 vjeteve ne parlamentin shqiptar dhe nuk i ka hape por i ka masakruar dosjet?!ai eshte agjenti i sigurimit,i udb-es,komunisti me i degjeneruar i te gjitha kohrave,varkari,zvarraniku prane oxhakut hoxhist,kopili i lindur nga incesti i xhaxhait me nenen e tije:sali rame berisha.Sikur te ishin hapur dosjet me kohe,nuk do dilte spiuni te bente moralistin,nuk do kishim pjesen me te madhe te politikanve e drejtuesve qe kemi sot,nuk do te ekzistonte institucioni i dizinformacionit(qe ramizi ja la trashgim sali udb-es)qe degjeneron te ndershmit dhe hype ne piedestal spiunet e maskarenjte,nuk do jepnin intervista ne shtype spiune e hajdute ordiner si lusha,hidri,nuk do beheshin deputet,mesila,jozi e patozi,nuk do dilte ne krye te levizjes studentore,hajdari,berisha,imami,pashko etj.nuk do denohej ramizi e nexhmija per kafe..duhet nje jete e tere per te pershkruar ndyresite e nje sistemi pseudodemokrat,trashgimtar i komunizmit.

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Trafik femrah !!! Po ky rrezik zi hun ne greve urie se s’ ka para per
    te jetuar e krim Berisha e akuzon per trafik femrash !!! Perralla komunistash e kriminelash qe tallen me viktimat e tyre !!!
    Edhe ne Aushvic kriminelat talleshin me viktimat e tyre.
    Bravo BE e Mikut Tim Etore Sekui !!!! Heshtja eshte flori per ju !!!!

  6. Rilind says:

    Te mos ishte e vertete, Berisha do ishte i pari qe do ta bente publike rastin dhe dosjen e Shoshorit nepermjet sejmeneve tij ne TV qe te pastronte emrin e tij. Por se eshte shume e vertete, ai mundohet ta injoroje.

  7. Ramy says:

    Serish nuk na thate gje te re ju bythosocialistet. Qe Berisha ka qene ne ate gjyq, kete se luan as topi. Mos prodhoni lajme koti, njerez pa fantazi!

  8. alban4eva says:

    po po, akuzohet per prostitucion.. dhe pastaj del ne greve urie.. une nuk e kuptoj, cili njeri me llogjike normale mund tu besoje pislliqeve te tilla.. ky njeri eshte kafshe, prehistorik, shpellar.. Saliu eshte kryekarakurva e Shqiperise..

  9. HORRI bulevardit says:

    Te nderuar komentues.
    Kush ka vemendjen dhe di historine e Enver Hoxhes, kjo dhe fale deshmive qe dolen mbas vitit 90-te, kupton se si Enver Hoxha, arriti te pastroje ne menyre te njeanshme, figuren e tij.
    Dihet tashme qe Enver Hoxha vjen nga nje familje e mesme gjirokastrite, njihet tashme dhe veprimtaria e baba Cenit, atdhetar qe mori pjese si nenshkrues i deklarates se panvaresise, por vetem kaq dhe per kaq sa kane bere ajo familje, ata jane nderuar si atdhetare, gje qe solli edhe krushqi me familje te shquara shqiptare, si pershembull motra e Enver Hoxhes, e cila u martua me nje nga koloset e atdhetarizmit shqiptar.
    Por fakti eshte se Enver Hoxha, ishte nje person i dyshimte qe diti te kamufloje dhe te zhduki te gjithe ata deshmitare qe e njihnin te kaluaren e tij te erret, megjithese e kishin ndihmuar, kjo fale familjes nga vinte.
    Enver Hoxha nuk donte te linte gjalle asnje deshmitar, qofte e dhe dhenderin e vet, te cilin e pushkatoi, qofte edhe ish ministrin e mbreterise, qe e kishte derguar me burse ne France, apo me vone ne konsullaten e mbreterise, ne Belgjike, e likujdoi.
    Kjo eshte historia e shefit te partise, zhduki faktet qe neser mund te jene bumerang ne karieren tende politike.
    Me thoni ju te nderuar komentues;
    A nuk po perseritet historia e liderit politik?
    A nuk po ben te njejten gje edhe Sali Berisha, me ata qe ja njohin te shkuaren e tij?
    Ne fund te fundit, a nuk vjen edhe Sali Berisha, nga e njejat kauze qe ishte edhe Enver Hoxha?
    Fjalet jane te teperta, sot vetem nje gje duhet te bejne shqiptaret, te shkaterrojne sistemin komunisto bolshevik te shartuar me politiken sllave ne Shqiperi dhe po nuk u ndeshkuan kesaj rradhe teper rende fajtoret e ketij tarnzicioni te tejzgjatur, ku femija lindi ne tranzicion dhe u be burre po ne kete tranzicion, atehere vete do te jemi fajtore.

    Nje gje te fundit, Ilir Meta deklaroi se mbaroi tranzicioni, ky do ti thote shqiptareve se ju nuk jetoni ne tranzicion, se tejzgjatja e tranzicionit, shifet nga politika qeverisese, si urrejtje popullore qe do ti fshije keta te mallkuar.

    Sali Berisha-pjella me solide e komunizmit enverian bolsheviko-sllavist.

  10. saliheqenefi says:

    o tema a jeni ne vete apo jo,ne kemi fakte te gjalla cfare monstre ka zgjedhur ky popull per kryeminister, ju germoni fakte nderkohe qe monstruoziteti i tije ka 20 vjet qe shfaqet pa nderprerje,dhe po ky popull e rizgjodhi perseri , duke e ditur qe ka qene sekretare partie nga me te egrit,

  11. ALBAN DEGA says:

    SOT ME VJEN TURP QE JAM BASHKEKOMBAS…. I KETIJ KATILI !

    – Jo sot por te pakten tash 20 vjet me vjen turp qe jam bashkevendas e bashkekombas i Sali Berishes, marrja e Malesise se Gjakoves dhe zjarrvenesi i mbare Shqiperise

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Me mire nje fund me tmerr se nje tmerr pa fund!

    … Ish- diktatori komunist Enver Hoxha dhe ushtaret e tij i denoi me arrestime, ndeshkime, lincime, burgje.
    Ushtari i tij besnik deri ne vdekje Sali Berisha i denoi me spiunime dhe thirrje cartane ” armiqte ne litar” deri ne sallat e gjyqeve dje.
    Sot Demokratori po i denon me vdekje per se gjalli. E me nje vdekje jo dosido. Me nje vdekje te llahatarshme.
    A ka vdekje me te rende se te lyesh trupin me benzine e t’ia vesh flaken vetevetes!!! Vdekje permbi cdo vdekje!!!
    Pse !? Sepse nuk kane ne c’te humbin me pervec prangave te urise!
    Pse!? Sepse nuk kane me c’te humbasin pervec tmerrit te varferise!
    Pse!? Sepse nuk kane me c’te humbasin pervec jetes qe ua ka bere me te rende se vetdjegja me benzine!
    Pse!? Sepse nuk kane me c’ te humbasin pervec politikes katile te ketij fosili enversit me emrin Sali Berisha!
    Pse!? Sepse vetdjegja me benzine eshte me e lehte se te shurdhohen nate e dite e dite nate nga leksionet e tij ndaj Evropes dhe Amerieks demokratike per “mrekulline e tij ekonomike reganiane” !
    Pse !? Sepse me mire nje fund me tmerr, se nje tmerr pa fund. Jo tmerr dosido, por llahtaria vete !

    Greve vdekjeje

    A nuk eshte e tille greva e vdekjes. Vete emri i saj shkakton llahtari!
    E demokratori, demokrat me pallavra, me fjale dhe diktator fanatik me vepra, fara me e keqe e diktatorit, i detyroi te futeshin ne greve urie, ne greve vdekjeje, ne greve sakrifice sublime me vetdejegje me benzine!
    Cili eshte ajo qenie njerezore ne Bote qe e ben nga qejfi apo per heroizem, apo tangallek nje akt te tille vetsakrfikimi sublim, vetflijimi te shkalles me te larte!?
    Le ta pyesi komunisti Sali Berisha vetedijen e tij diktatoriale, autokratike, tiranike, jo aspak maskat e tij te cjerra demokratike, jo betimin e tij te rreme te Hipokratit se cfare mund ta shtyje nje qenie njerezore deri ne kete greve vetdjegijeje me benzine!?
    Ish – te Persekutuarit Politike jane vetem viktime e kesaj zjarrvenie. Ata jane vetem autoret e ksaj llahtarie per nje jete me te mire.
    Regjizori dhe shkaku i saj eshte pikerisht Sali Berisha me politiken e deklaratat e tij zjarrvenese!

    Zjarrevenesi i Shqiperise

    Pse !?
    Zjarrevenesi i Shqiperise ne 1997-en, me me shume viktima se gjysem shekulli diktature, nuk mund te mos i vinte zjarrin edhe vendlindjes sone te perbashket
    Zjarrvenesi i Malesise se Gjakoves per nje fyerje femije, me mbi 170 viktima te moshes nen 50 vjec!
    Ia vuri zjarrin Malesise se Gjakoves dhe Shqiperise per te ngrohur poltronen e tij qe pikon gjak e korrupsion, uri e vekdje ne cdo pore te tij,
    Nese Shqiperia kishte diktaturen me te eger komuniste ne mbare Boten dje , sot ka demokraturen me te sterkorruptuar e pergjakur ne mbare Boten.
    Nje demokrature shtrigane qe pjell gjak e vdekje ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit’ ku nuk guxoi te ekzekutonte as nazi- fashizmi dhe as diktatura katrahure, sic veproi diten per diell Sali Berisha dhe soldieri i tij kusar i autostrades se kombit dhe vrastar i kater deshmoreve te 21 janarit 2011, qe sot komandon Bashkine e kryeqytetit me vota te vjedhura Lulezim Basha.

    Nga diktatura tek demorkatura

    Dje Shqiperia kishte katrahuren komuniste me barbare ne krejt Boten. Aq barbare sa edhe Rumania e Causheksut apo Kuvba e Kastros ishte Perendim ne krahasim me te.
    Sot Shqiperia ka demokraturen- katrahure me te korrutpuar ne mbare Boten ku vidhet vota e sovranit per te vjedhur pasurine e demosit, ku vidhen pasurite dhe jeta popullit per te vjedhur me to votat e demosit dhe te ardhmen demokratike te Shqiperise, qe e kane kthyer ne nje ciflig per klanin dhe oligarkine e vet .
    Nese Shqiperia kishte monstren komuniste Enver Hoxha, sot ajo ka perbindeshin neo-komunist Sali Berisha.
    Ata i dallojne vetem emrat e asgje tjeter. Nese Berisha vjell vrer e helm kunder babait te tij ideologjik e shpirteror po aq shtrigan sa vete ky, kete e ben vetem e vetem se ai ishte me i pashem, me i zoti, me dhelprak
    Sepse sot ne 68 vjetorin e tij ai e shikon dhe e parandjen se kurre nuk mund te matet me te as per kohezgjatjen staliniste ne poltrone, cka babai i politik boterore Uinston Chuirchill e cilesonte si peshoren e zotesise se nje politikani.
    Ne fund te fundit Enver Hoxhen e komandonte vetem Enver Hoxha dhe jo cfaredolloj ambasadori pispiruq, qe jane turpi i demokracise boterore.

    Nje dallim thelbesor

    Po u kujtoj deklaraten e famshme te antikomunistit et sprovuar francez Sharl De Gol dhene “Le Monde” ne vitete 60-te se ” I vetmi vend me te vertete i pavarur sot ne Bote, politika e te cilit behet ne Tirane dhe jo ne kryeqytetet e fuqive te medha eshte Shqiperia e Enver Hoxhes”.
    Po u kujtoj gjithashtu deklaratat e mbretit te shtypit boteror ” The New York Times” qe shkruante ne mars te vitit 2008 se Shqiperia komandohet nga ” Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”
    ” The Times” te Londres qe e quante qeverine e Sali Berishes si nje ” bande gangsterash” qysh ne 1997-en.
    Po sot!?

    Sot me vjen turp qe jam tropojan

    Jo sot, por te pakten tash 20 vjet me vjen turp qe jam bashkevendas i Sali Berishes, marrja e Malesise se Gjakoves dhe zjarrvenesi i saj dhe i mbare Shqiperise!
    Jo sot, por te pakten qysh prej Nenit nazist 24, qe formalisht dhe de jure nuk e kishte as ish diktatori Enver Hoxha, te cilin e duartrokiti edhe nje fare Uilliam Rajerson, turpi i Amerikes, qe e beri ate president te Shqiperise me garancite dhe rekomandimet e UDB-se se Milloshevicit.
    Sot me vjen turp qe jam tropojan, bashkevendas i Sali Berishes !
    Sot me vjen turp qe te jem jo vetem bashkevendas por edhe bashkombas i ketij katili qe po con me vetdije te plote prej katili 24 karat komunist drejt vdekjes me vetdjegje me benzine viktimat e ish- diktatures komuniste.
    Viktimat sublime te ish diktatures komuniste jane sot viktima te katrahures saliiste. Viktima dje ! Viktima sot!
    Po ana tjeter e barrikades!?
    Zengjin dje! Zengjin sot!
    Bythelepires se ish- diktatures dje!
    Lepires prapanicash te ambasadoreve sot!

    “Sot me vjen qe jam shqiptar” !

    Sot me vjen turp qe te jem bashkevendas por edhe bashkekombas i ketij perbindeshi enverist qe me vetdije te plote prej katili .24 karat enverist po rivret me benzine e me greve vdekjeje ish- viktimat e persekutimit barbar te babait te tij ideologjik e shpirteror!
    Sot me vjen e do te me vije turp te jem bashkevandas e bashkekombas i ketij turpi te shqiptarise dhe marrje pa fund te Malesise se Gjakoves.
    Na e mori fytyren para shqiptareve dhe para Botes demokratike qe per karrike e pushtet te pakufizuar ala Luigj 14-te apo ala stalinist “Vse Vllasam Sovjetam” ia vuri , po ia ve e do t’a vere deri ne vdekje zjarrin e benzinen jo vetem vendlindjes sone te perbashket Malesise se Gjakoves por edhe Nenes sone te madhe Shqiperise!
    Sot ne prag te njeqintvjetorit te Pavaresise se Shqiperise mu ringjall Gjergj Fishta !
    “Sot me vjen turp qe jam shqiptar”
    Do te shkruante Fishta e pvadekshem po te jetonte sot .
    Nuk do te ishte cudi qe edhe te ishte ne radhen e grevisteve te vdekjes per shishen me benzine
    Sot me vjen turp qe jam bashkevendas e bashkekombas i ketij katili !

    1. Vangjeli says:

      Ty qe te vjen turp se je shqiptar shko qihu me Dean! Mbase jeton ne Hollande dhe te merr per “grua” dhe keshtu fiton pasaporte edhe ti.

    2. Belaja says:

      Alban hamit Dega!
      Normal qe duhet me t ardh turp se je ish byroist ish sigurims i Tropojes. Gjithashtu je pjese e grabitjes se lekve te bankes bujqesore. Je turp i Tropojes dhe i te gjithe Malsise se Gjakoves.
      Sali Berisha ka mandatin e popullit me perfundu ate qe nisi ne 1990 Degjenerimin, cfarosjen e komunizmit, klysheve, spiuneve te sigurimit te shtetit por edhe idhulltareve te tyre.

  12. Budallenjte says:

    Lajmerim

    Simpatizantet e pd dhe budallenjte te komentojne vetem te shtune e te djele.
    Te mencurit dhe simpatizantet e partive te tjera nga e hena deri te premte.
    Kjo behet sepse jane shtuar shume numri I komentuesve ne gazeten tema dhe skemi kohe te lexojme te mencurit dhe jo me budallenj si ramy dhe ca te tjere.
    I lutna komentusve te kene durim dhe te komentojne vetem ne ditet e caktuara.

  13. Iliri says:

    More Skender Tufa,shko more hape nej bordele per prostituta ne ndonje qytet te Shqiperise,Italise a Greqise,e mos e njollos kombin shqiptar dhe Shqiperine.Me vet merre edhe ate BIXHOZGJIN E KALLUR ne Greqi.

    1. realiteti says:

      Populli shqipetar mendon se Sali Berisha ka qene dhe eshte komunist dhe si i tille
      kerkon qe shqiperine ta kthej perseri ne diktaturen e meparshme.
      Une mendoj qe me keto veti qe ne e njohim ky as qe ka qene komunist
      dhe as eshte si i tille , sepse asnje komunist shqipetar nuk do te sillej kaq poshtersish
      me vendin e tij , duke e shitur e. coptuar vendin e tij .
      Duke grumbulluar faktet gjate 22 viteve , ky eshte vetem nj armik i shteti shqipetar i popullit shqipetar
      por kurresesi nje komunist.
      Hysni Milloshi ka qene dhe mbetet komunist nuk do ta bente kete qe ben ky kurrrreeeeeeeee.
      Qenkemi qare nga komunistet , por paska dhe ma te zinj
      cfar emri ti veme ketij ?
      por opozites perse hesht , ku eshte roli i saj ?
      Perse populli eshte kthyer ne dele dhe ben sehir , se si ai po e shkataron vendin tone ?
      Perse populli pret votat , kur eshte i bindur qe ai manipulon perseri?

  14. VERONIKA says:

    I nderuari H.Shoshori,deshmonte apo jo Berisha-do denohej,ishte nje Rebel .Asnje nuk mund te krahasohet me guximin,dhe zgjuaresine e tij.Problemi qendron:Pse Berisha kishte kaq histeri ne deshiren per ta varur—SEPSE ESHTE KRIMINEL-SADIST!!!!!Pse sot ,*antikomunisti*,i terbuar,Berisha ,nuk del dhe te thote:Une nuk kam qene ,une ju garaaaantoooojjjjj juuuuuvvvvveeeee.ose siç do ishte ne karakterin e nje malesori:Po kam qene,deshmova.Nuk do ishte as i pari as i fundit.Ne njefare menyre askush nuk do kishte gje per te thene,sepse :koka e falur nuk pritet.Ne i kemi perdite para syve,thuajse dhe i *duam* shume.Kjo eshte jeta,kultura e tolerances,pastaj mendoj qe me keq ndihet ai qe ka ndergjegjien e piste.Berisha,kjo nuk ishte per ty,ti nuk ke ndergjegjie.Berisha,sot H.Klinton,doli para amerikaneve,dhe tha qe ajo ishte pergjegjese,per vrasjen e njerezve te saj,ne Siri,—kupton malok–kjo eshte kulture demokratike,pergjegjesi per ate karrige ,ku ai popull te ka ulur.Jo ,nuk eshte kaq e thjeshte,nuk eshte karrigia…TE KANE DHENE BESIMIN-TI I PREVE NE BESE–KJO TE BEN PERBINDESH,NUK KA GJE ME NEGATIVE SE KJO.TI JE ….NUK KA FJALE TA SHPREH!!!!!

  15. king says:

    Mir mor vlla ky Tufa qe pretendon qe e ka fut ne burg Sali Berisha /me sa dij un ai esht futur dhe akuzuar ne 2004 ku Berisha ishte ne opozit /kyt a e dini ju te famshmit te gazetes Tema apo ja futni kot se ne ate koh me sa dij un edhe Meroja i juaji ka kandiduar per deputet i PDse dhe populli i dhe ner tre nje me te gjatin si burre i mire qe eshte

    1. bari says:

      hej hej o kingo prej jush naivet e saliut qe ju ka bo lavazh trunit
      po shkatarohet ky vend si mos me keq . mshele gojen ate boj
      .nuk mundesh ti vesh mutit kapak florini.

  16. hysen sh says:

    EDHE I VETEM TRIM NE LUFTE!!!KJO ESHTE HISTORIA E DISIDENTIT TE PARE DHE TE FUNDIT TE KESAJ SHOQERIE TE SEMURE!!!HYSEN SHOSHORI ISHTE I VETMI DISIDENT QE ME SUKSES KREU VEPREN E TIJ NE KULMIN E FUQISE TE DIKTATURES TE PROLETARIATIT!!!MONUMENTI I TIJ DUHEJ TE ISHTE BASHKE ME ATE TE SKENDERBEUT!!!

  17. luani Londer says:

    Cirruni e berisni fort por sliut nuk i hyne gje ne kembe ai i ka shkateruar dosjet personat qe e inkriminuan Saliun sot kane vdekur atyre i shkofte shpirti ne parajse se po te ishin gjalle duhet te prenoncoheshin vetem persona te afert me ta dine shume le te thone te verteten e ska me sali,por saliu i ka marre masat kane mbetur besnike te Idris (shehut,sadikaj ,seiti)ata dine shume per UDB dhe personat qe ishin spiun te dyfisht .Pyesni Sparak Brahon?

  18. Sum Gruda says:

    Eshte me te vertete nje Ironi per shqipetaret qe nuk solidarizohen me ket “kauze” burgosjen e te denuarit politike nen regjimin “Staliniste” kur lexojsha librat e Arshi Pipes mendoja se po humbte kohen me ato shkrime se do vije se shpejti nje “demokracii” si ne Poloni qe u rrezue komunizmi nga “Solidarnosti”.
    Por shif se ku jemi me Shqiperine e drejtuar nga nje “Stalinist” i cmendur ka marrur disa pushtetare marrun dhe ment disa u pelqen diktatura disave paraja dhe i behen sherbetor. Me shkrimin e Alban Deges i cili eshte si kur thote ai vete nga Tropoja eshte nje shkrim qe duhej tu jepe si Josefines qe shitet si anti komuniste por sidhej si mrrude e zeze. Arbenori qe e perkrahu pa rezerve Stalinistin Berisha dhe e perkrahen gjithe Shkodranet dhe vazhdojne te heshtin kur shoket e tyre jane tuj vdekur! Ku jane fetaret apo nuk kane fe qe duhej te skrifikohen si u sakrifikuan shejtereshat Ilire ne 60 e 250 pas Krishtit ose nuk po shkojm aqe large por prifterinjte e para luftes dhe masakren e pas luftes te orkestruar nga jugosllavet. Ku jane fetaret qe nuk shifen dhe nuk ndigjohen por heshtin muhamedan, katolike dhe ortodoks me Kisha e Xhami te tyre pse nuk ndermjesojne?
    Por presin qe te behet nje “katakomb” persegjalli! Aty jane te lire mu ne zemer te Tiranes ngjitur me kisha e xhami ne greve te urise te “perndjekurit” politike!

  19. H. Malo says:

    Shpifje komunistésh. Njélloj siç shpifén se gjoja Berisha ka qené si
    i shtépisé tek Enver Hoxha. Tani ngrihet njé komunist si Skénder Tufa
    e shpif pér burrin e shtetit Sali Sheqere Berisha, se gjoja paska dé-
    shmuar né gjygjin e njéfaré Hysen Shoshori i cili nuk ekziston gjéku-
    ndi. SSaliu éshté qelibar. Ai éshté transparent. Ju té gjithé e paté
    kur hapi dosjen e tij té parén. Familje e persekutuar nga ana e gruas.
    Megjithaté, burré i ndershém, kurré nuk ka kérkuar shpérblim pér vuaj-
    tjet. As e shoqja. As fémijét. Tani ngrihen ca horra, pijanecé e tra-
    fikanté, qé deri dje bénin qejf burgjeve té komunizmit, ndérkohé qé
    Saliu vuante nga i ftohti né mes té liqenit té pogradecit mbi njé copé
    barké. e kérkojné shpérblime.

  20. Mark Gjonaj says:

    Jo, Alban ta keshe per ndere qe je bashkombas me Berishen. Ai ne moshen 18 vjec ka shkuar ne Tirane dhe nuk eshte kethyer me ne Tropoje, as nuk ka dashur dhe as mundur ta ndryshoje ate vend. Per mire e keq, ai perfaqson veten e tij), Ai mundohet te lidhe zakonet e mira te asaje krahine te urte, puntore dhe atdhetare me demokracine, por harron se eshte i mbruajtur me nje shkolle komuniste dhe vete po i prishe punet, dhe nuk do te mbetet ne histori, masa, nuk po vlersohet puna dhe lufta e Enver Hoxhes. Berisha do te mbetej ne histori dhe demokrat, te vepronte si Valessa i Polonise. Ai ua ka marre fitoret duke e lidhur thesin e produktit te demokratve te vertete. Berisha e ka zhytur vehten ne nje pellg te tille qe nuk mund te pastrohet me. Ate, duan ta shqyejne persegjalli, pra edhe ata qe e mbajten dhe po i fusin zjarrin vehtes ne shenjen ma te madhe te urrejtjes. Per Berishen duhet paguar nje Garde sigurimi dhe nuk do t’i dilte. Enver Hoxha u fut me dashje dhe sipas direktivave komuniste dhe ndarjes se Evropes dhe i sherbej me ndergjegje gjithe aktivitetit te tij, duke krijuar frontin kryesore ideollogjik, luften e klasave; dhe likujdimin e intelektualve ndersa Berisha po si ai rrembeu fitoret e demokratve, i spostoi ato, i vrau, dhe i shqelmoj jashte intelektualet dhe u vetvu ne krye te nje sistemi qe e deshi populli, por ai realisht e ka mprehur shpaten komuniste qe nga mungesa e kultures politike per t’u dorheq, qe nga vrasjet me dashje duke u dhene leje demonstrimi dhe deri tek pjella e ti qe e shfrytzoi sa zuri pozicionet dhe tani u thote digjuni, se nuk kam me nevoje per ju. Pra nuk eshte e gjithe Tropoja qe ju bieni ne pezimizem. Mos te shkoje ma gjate, por nese do te ishit ju, me keto qe shkruani ju kutoj shume mire se qe ne momentin qe programi i qeverise nuk do te miratohej, do te kundershtohej, ju do te dorhiqeshit dhe kjo eshte NJESHI i DEMOKRACISE! Faleminderit dhe tunde nga nje here dhe andej nga Albdreams. Net, ke kohe qe s’ke dale. Andej kemi mjaft pune se fshatari po u mesua me mish, ai e don perdite dhe ne ketej kemi mjaft nga keta, qe nuk njohin autoritet ma te madh se Kishen dhe profet ma te madhe se priftin, ngelen me duar shtrie duke punuar me lopate, bujareine, burrnine dhe besnikerine, Vatikianit i ka ra shi ne lakra, nuk mund te gjeje ma te denje se malsoret tane. Megjithate, po punojme me to dhe ua kemi nxjerre friken deridiku, dhe shprehen te sigurte, pa shikuar majtas e djathtas, ndersa per pseudonimet i kane mesuar nga Tito Rankoviqi!. Intelektualet, bejne gjume artilerie, bejne ndonje vjershe, shkruajne ndonje lavdate per kleriket dhe kaq…! Diten e mire!

  21. Mark Gjonaj says:

    A Malo Malo, qenke per te nxjerre syte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje