INTERVISTA/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojnë maxhorancën

16 Tetor 2012, 09:55Politika TEMA

I ashpër, i drejtpërdrejtë dhe unik, politikani veteran i opozitës Skëndër Gjinushi analizon politikën shqiptare dhe heq paralele të habitshme për Shqipërinë në dy dekada pluralizëm. Nga studentët e Dhjetorit 90’ që garantoheshin se nuk do të prekeshin me shkopinj gome, tek demonstruesit që ekzekutohen në 2011-ën me plumb në Bulevard, nga minatorët e urisë së Valiasit që përmbysën një qeveri në 91-in, tek të përndjekurit politikë që po vetëdigjen me benzinë nga një qeveri që i akuzon si të përdorur politikisht. Paraleja tjetër, Berisha dhe Nano, shanset dhe dështimet e tyre, sipas drejtuesit të PSD-së. Për Gjinushin, rrënja e të keqes në Shqipëri janë zgjedhjet dhe fakti që Shqipëria është i vetmi vend evropian që nuk garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Statusi? “Ndihmë për qeverinë, por jo për Shqipërinë”, thotë ai. Dhe akuzon: kjo maxhorancë është e kapur nga hijet e të shkuarës së ish-sigurimit të shtetit dhe agjenturat e huaja

Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

Prej gati dy javësh, ish-të përndjekurit politikë po zhvillojnë një grevë urie dhe madje, dy nga ta dhe një i tretë në tentativë, kanë kryer një akt vetëflijimi me zjarr. Politika i ka afruar një qasje të dyfishtë, opozita i ka përkrahur, pozita e ka akuzuar si grevë politike. Ju si e konsideroni këtë grevë?

Kjo është një tjetër çudi shqiptare, është një absurd i vërtetë. Vetëm në Shqipëri mund të konsiderohet akuzë etiketimi për grevë politike apo përdorim politik të grevës. Për të qenë më të saktë, kjo ndodh vetëm kur në pushtet është Saliu. Nën qeverisjen e tij, çdo grevë, çdo protestë, çdo pakënaqësi popullore e denoncim kundër tij quhet politike. Kur ai ndodhej në opozitë, të gjitha këto konsideroheshin legjitime. Në botën demokratike ku duam të integrohemi, por pa mundur ta bëjmë një gjë të tillë, greva politike nuk janë ato që i quan si të tilla qeveria, tellallët e mercenarët e saj, por janë ato akte që i deklarojnë politike vetë protagonistët e grevës dhe që për nga natyra e kërkesave të shtruara, janë të tilla. Në një vend demokratik, grevistët nëse kanë qëllime politike, nuk kanë asnjë arsye për t’i fshehur ato. Prandaj, të gjithë ata që duan ta sfumojnë e kompromentojnë grevën e ish-të përndjekurve politikë duke e etiketuar atë si politike, në thelb pranojnë faktin se në Shqipëri nuk ka demokraci reale. Akoma më anakronik tingëllon refreni i këtij regjimi e mercenarëve të tij që edhe kur vret, edhe kur vjedh, edhe kur i djeg shqiptarët me barutin e propagandës së Gërdecit apo me naftën e korrupsionit, akuzon opozitën për politizim të fatkeqësive??? Greva e ish-të përndjekurve politikë është qartësisht me kërkesa ekonomike, është qartësisht mëse legjitime sepse premtimi për të marrë dëmshpërblim ka 20 vjet që zvarritet, sepse në vend të pagesave bëhen rritje fiktive të listave dhe kuotave në ligj, sepse dihet se me abuzimet e kryera dhe fryrjet duhen edhe 20 vjet të tjerë për të bërë dëmshpërblimin. Sepse trajtohen njëlloj si të persekutuarit e vërtetë, edhe spiunët e birucave, sepse po aq sa është dëmshpërblimi i tyre vjetor, sekserët qeveritarë i fitojnë nga tenderi i Llotarisë Kombëtare në një javë, sepse vetëm sasia e fondeve publike të grabitur në rrugën Durrës-Kukës do të mjaftonte për të dëmshpërblyer të persekutuarit e vërtetë me një këst të vetëm e jo pas vdekjes. Sepse më parë dëmshpërblehen qeveritarët e korruptuar e të shpallur padrejtësisht të pafajshëm sesa të dënuarit pa faj të regjimit diktatorial.

Në vitin 1991, mbas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, një tjetër grevë urie, ajo e minatorëve të Valiasit rrëzoi qeverinë Nano. Gjeni paralele dhe ndryshime mes këtyre dy akteve të sakrificës?

Greva e minatorëve të Valiasit, krahas kërkesave ekonomike, kërkonte haptazi edhe dorëheqjen e qeverisë Nano, gjë që ishte një kërkesë me karakter të pastër politik. E theksoj, në mentalitetin dhe praktikat demokratike, kërkesat ekonomike dhe politike ndërthurren. Vetëm mendësitë e vjetra totalitare përpiqen të maskojnë një protestë apo grevë duke e etiketuar si politike apo si lojë të opozitës. Në atë kohë, në 1991, patëm një debat të nxehtë në presidencë, në të cilin ndodhej Ramiz Alia e krerët e partive politike të kohës. Një i njohuri ynë i përbashkët bëri atëherë një akuzë se greva po përdorej dhe po nxitej nga opozita e asaj kohe. “Pse lodhesh kot, i thashë, kjo është një gjë normale. Në demokraci, roli i opozitës është pikërisht ky: të mbështesë kërkesat e kujtdo, qoftë dhe përballë neglizhencës, mashtrimit, dështimeve të qeverisë”. Dhe kjo gjë nuk ndryshon. Opozita, në çdo vend demokratik, shfrytëzon pakënaqësitë e aq më tepër dështimet e mashtrimet qeveritare. Roli i opozitës nuk është të qetësojë popullin kur vjedh qeveria, kur abuzon qeveria, kur qeveria shkel çdo premtim të dhënë. Roli i opozitës nuk është për të thënë, mos protestoni se të gjitha qeveritë gënjejnë, për të thënë, duroni sa të vimë ne në pushtet që të zgjidhin problemin tuaj, duroni deri në ditën e zgjedhjeve sepse deri atëherë qeveria ekzistuese ka mandat të bëjë çfarë të dojë me paratë tona, me pasuritë, me lirinë e të drejtat tona. Ky është një nga atentatet më të mëdha që kërkohet t’i bëhet demokracisë shqiptare, është krim të “këshillohet” apo kërcënohet e akuzohet opozita se protestat e bojkotet dëmtojnë demokracinë, se qeveritë hiqen vetëm me votë dhe nuk largohen edhe me dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme kur dështojnë si qeverisja aktuale. Aq më tepër, kur i kërkohet opozitës të fërkojë barkun e majmur të qeverisë edhe kur ajo vret qytetarët e shtresave më të përvuajtura të shoqërisë me plumbat e gardës, djeg me barut dhe ushqen zjarrin me naftë kontrabandë.

Sipas kësaj logjike, a mund të ngrihet një tjetër paralele dhe të shenjohen veçanti, mes ditëve që paraprinë shpalljen e pluralizmit dhe rrëzimin e sistemit komunist në dhjetor 1990, kur policia ndërhyri me shkopinj gome kundër studentëve dhe 21 Janarit 2011 kur demonstruesit e opozitës u goditën me plumba?

Në mënyrë absolute, deformimi më i madh dhe më skandaloz që i është bërë mjeteve dhe praktikave demokratike në Shqipëri, është trajtimi i 21 Janarit. Në asnjë vend demokratik nuk mund të justifikohen vrasje si ato të 21 Janarit. Në asnjë vend demokratik nuk mund të legjitimohet përdorimi i armëve ndaj protestuesve të opozitës, në asnjë vend demokratik, mbas një krimi të tillë shtetëror, nuk mund të kërkohet ndalja e protestave. E kundërta duhet të ndodhte dhe është në natyrën e demokracisë: duhet të ndodhte largimi dhe gjykimi i menjëhershëm i qeverisë dhe përgjegjësve politikë të kësaj vrasjeje politike. Këtë të vërtetë të madhe e të hidhur e nënvizoi në mënyrë mjaft lakonike edhe ish-ambasadori danez në Tiranë, i cili u shpreh se asnjë popull evropian, pra në asnjë vend demokratik, populli nuk do të reagonte si populli shqiptar mbas 21 Janarit. Fatkeqësisht, post 21 Janari, dëshmoi standartin e dyfishtë që kanë disa emisarë evropianë ndaj jetës dhe lirive të shqiptarëve, në krahasim me ato të popujve të tyre. Madje edhe në raport me popujt e Afrikës veriore. Ish-Presidenti francez Sarkozi deklaronte atëherë se kudo në vendet demokratike ka dhunë e eksese gjatë protestave, por përdorimi i armëve të zjarrit me plumba luftarakë është i papranueshëm. Dhe ky është standart. Kurse tek ne, u pranua një akt i tillë kriminal dhe qeveria edhe sot vazhdon të kërcënojë e të vrasë me benzinë. Eshtë alogjike; e gjithë Evropa dënoi vrasjet qeveritare që ndodhën në vendet arabe dhe mbështeti protestat, kurse në Tiranë, përfaqësues zyrtarë të Evropës dënuan dhunën e protestuesve dhe mbështetën qeverinë që vrau. Edhe më të çuditshëm e bën post 21 Janarin fakti që në krye të vrasësve qeveritarë dhe urdhërues të vrasjeve, janë ata apo disa nga ata që në dhjetor 90’, shprehnin gjoja indinjatën për shkopinjtë e gomës që goditën studentët që u ngritën kundër diktaturës. Personalisht e kam shumë të vështirë të kuptoj këtë metamorfozë në këto dy dekada, kur në 90-ën, bashkë me Saliun siguronim studentët se nuk do t’i prekte njeri jo me plumb, por as me shkop gome edhe pse ata kërkonin rënien e diktaturës dhe sot të dëgjosh të njëjtin Sali që mburret se qëlloi kundër opozitës se kërkonin dorëheqjen e qeverisë së tij. Mjafton ky fakt për të kuptuar se kush është Saliu dhe cili është roli i atyre që e mbrojnë dhe bashkëpunojnë me të mbas 21 Janarit.

Shqipëria mori të mërkurën statusin e vendit kandidat me kusht, si do ta komentonit një gjë të tillë?

Eshtë lehtësisht e kuptueshme dhe të gjithë e kuptojnë se ky është një vendim politik për të ndihmuar qeverinë dhe jo Shqipërinë. Mjafton të shihet fakti se për dy vjet rresht kishim kushte për marrjen e statusit dhe tani kemi status me kushte. Statusi real parakupton arritje standartesh për shqiptarët, ndërsa një një status pa standarte të tilla, një status kur situata reale për shqiptarët është shumë më keq se një vit më parë, është fshehje e të vërtetës dhe një alibi e dëshpëruar për qeverinë.

Çfarë mendoni se nuk shkon seriozisht me zhvillimet e këtij vendi, kur fjala reformë është tashmë në inflacion të plotë. Për shembull, kur vjen puna tek zgjedhjet, flitet për plotësim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe garantim të standardeve të tyre dhe kjo histori përsëritet sa herë ka zgjedhje?

Tek ne, si në një mallkim që nuk vjen nga Perëndia, por nga politika, çdo gjë deformohet. Një ndër to është dhe inflacioni dhe keqpërdorimi i fjalës reformë. Vetëm në Tiranë mund të ekzistojë pyetja absurde, je pro apo kundër reformës? Dhe nuk shihet se çfarë afrohet si reformë, nuk shihet nëse bëhet fjalë realisht për reformë dhe çfarë efektesh ka e synon të realizojë reforma. Për shembull, a ka gjë më qesharake sesa të quash reformë ndryshimin e rregullores së Kuvendit mbas 20 vjetësh demokraci? Që nga viti 1991, Kuvendi ka funksionuar në bazë të një rregulloreje konsensuale, të rishikuar po me konsensus deri në vitin 2005. Rregulloret janë hartuar në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar dhe asistencën e tij. Mbas 2005-ës, maxhoranca e ndryshoi rregulloren me votat e saj duke e deformuar, duke hequr votën e fshehtë që është baza e demokracisë. Ka një vit rresht që thuhet se po bëhet reformë për të rregulluar rregulloren. Tani shpallet si sukses fakti që rregullorja do të lihet siç ishte. E njëjta lojë edhe me reformën zgjedhore. Të gjithë e dinë të vërtetën e thjeshtë se reforma reale janë ndërmarrja e një sërë masash që përfshijnë ndryshime thelbësore të institucioneve që përfshijnë ndryshime po thelbësore të institucioneve që veprojnë në fushën përkatëse., ndryshime e përmirësime në infrastrukturë, largim të personave përgjegjës për dështime dhe zëvendësim të tyre me individë më të përshtatshëm. Në rastin e reformës zgjedhore tek ne, qëllimisht, gjithçka reduktohet vetëm në amendim të Kodit Zgjedhor, ndonëse vetë BE rekomandon që krahas amendimeve sipas rekomnadimeve të OSBE/ODIHR-it, të merren masa për garantimin e standarteve zgjedhore. Shumë miq të Shqipërisë dhe këtu citoj edhe ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, kanë theksuar se reforma të reduktuara vetëm në ndryshimin e Kodit janë eksperimentuar dhe më parë, por pa sukses. Pikërisht kjo lojë apo kjo përqasje ndaj reformave ka bërë që vetë BE-ja të arrijë në dy konkluzione kontradiktore se suksesi më i madh i arritur në këtë vit nga Shqipëria është reforma zgjedhore dhe se kushti kryesor për statusin mbetet zhvillimi i zgjedhjeve sipas standarteve evropiane.

Tabloja e jetës shqiptare siç e pikturoni ju, duket e zymtë, mendoni se mund të normalizohet jeta politike e më pas, edhe vetë jeta në përgjithësi në Shqipëri?

Normaliteti në demokraci fillon dhe mbaron me garantimin dhe realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Ne po hiqemi zvarrë se vazhdojmë të provojmë nëse mund të mbajmë zgjedhje të lira me qeverinë e drejtuar nga individë që kanë qenë shkaktarët dhe organizatorët e manipulimeve në masë industriale. Kush do vërtet një Shqipëri normale dhe një demokraci funksionale për shqiptarët, ose e detyron qeverinë të bëjë zgjedhje sipas standarteve, ose detyron largimin e qeverive që i shkelin këto standarte. Evropa nuk e pranonte hyrje-daljen e shqiptarëve pa u vendosur standartet e saj në kontrollet në kufi dhe tek pasaportat, Evropa nuk lejon hyrje-daljen e mallrave që nuk plotësojnë standartet e saj. Pyes, pse atëherë pranon një qeveri të dalë nga zgjedhje jashtë standarteve dhe që ka tejkaluar çdo “standart” korrupsioni?

Heqja e imuniteteve u konsiderua si hap në luftën kundër korrupsionit, pse mendoni se u kërkua pikërisht tani kur maxhoranca morri Presidentin dhe do të marrë dhe institucionin e akuzës? Eshtë kjo rruga e vetme për luftën kundër korrupsionit apo është një mjet më shumë në dorë të maxhorancës për luftën e saj jo vetëm politike me opozitën?

Në kuptimin e kushteve dhe situatës kur u krye kufizimi i imuniteteve, këto ndryshime të reja kushtetuese janë po aq të papërshtatshme sa ndryshimet e vitit 2008. Imuniteti në demokraci nuk është një mjet mbrojtës ndaj korrupsionit, por një nga mjetet e balancimit midis institucioneve. Në kushtet kur institucionet janë në konsolidim, kur midis tyre ka bashkëpunim, por ka edhe konflikt interesash, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, atëherë ato mbrohen ndaj njëra-tjetrës. Imuniteti synon të mbrojë gjykatat, prokurorët dhe deputetët ndaj sulmeve subjektive të shumicës që qeveris apo sulmeve brenda llojit si rezultat i përdorimit politik të luftës ndaj korrupsionit. Të kufizosh imunitetet apo të heqësh këtë masë mbrojtëse në një kohë kur tek ne qeveriset nga qeveria më e korruptuar në Evropë, në një kohë kur të gjitha institucionet janë vënë nën kontrollin e saj që nga Presidenti e deri tek Prokurori i Përgjithshëm që do të vijë, do të thotë t’i japësh këtij klani korruptiv një armë më shumë në dorë kundër kujtdo që nuk i bindet diktatit të qeverisë apo guxon të denoncojë aferat e kësaj qeverie. Pra, kjo masë që trumbetohet si arritje, në fakt është kapitullim përpara regjimit aktual dhe alibi për të justifikuar mosrealizimin e rekomandimit kryesor, luftën kundër korrupsionit.

Berisha dhe Nano, si e shihni ju si politikan veteran këtë çift që ka dominuar jetën politike në vend?

Saliut ju dha mundësia që të bëhej figura kryesore për t’u vlerësuar si shembës i komunizmit dhe kontributor i vendosjes së demokracisë në Shqipëri, por ai dështoi të jetë i tillë. Nëse shihen të gjitha ngjarjet kulmore të mëtejshme, zgjedhjet e vitit 1996, thyerja e embargos ndaj Serbisë, piramidat financiare, vrasjet politike dhe sulmi i armatosur ndaj institucioneve në 1998, dalja kundër marrëveshjes së Rambujesë në 1999, zgjedhjet e 2009-ës e deri tek 21 Janari, duket e dëshmohet qartë se në veprimet e qëndrimet e tij ai nuk ka pasur qëllim ndërtimin e Shqipërisë, por shkatërrimin e saj. Sot Shqipëria është e fundit në rajon në të gjithë treguesit e mundshëm, është vendi i vetëm që nuk bën zgjedhje sipas standarteve për shkak të klanit dhe prapavijës së Berishës.

Nano pati shansin e misionin të rikthente demokracinë në Shqipëri mbas 97-ës, mision që e kreu vetëm në mënyrë relative, por dështoi të nxjerrë përfundimisht jashtë skenës politike lojën dhe misionin antishqiptar të Saliut. Këtë gjë ai nuk e realizoi. Nuk mundi ta bëjë për gabime e dobësi të atij vetë të cilat u shtuan dhe nga shitjet brenda për brenda PS-së. Për më keq, gabimet e tij shërbyen si alibi për rikthimin e Saliut në pushtet në vitin 2005. Dhe çfarë është më e keqja, nga misionar për zhdukjen dhe eliminimin e metodave qeverisëse të Saliut, gjatë vitit 2007 e më pas, ai u kthye në faktor të rëndësishëm të mbijetesës së Saliut në pushtet.

Revista Java ka publikuar dyshime serioze duke cituar ish-Presidentin e Republikës Topi, ish-shefin e SHISH Klosi dhe burime të saj të rezervuara se në Kuvendin e Shqipërisë, në qeverisje, në media dhe në administratën e lartë të shtetit, ka agjentë të fuqive të huaja. Cili është komenti juaj apo historitë me agjentë e agjentura duken “të tejkaluara” në këtë botë globale?

Shërbimet sekrete janë konsoliduar dhe jo tejkaluar në këtë epokë të globalizmit. Ato kanë forcuar rolin dhe misionin e tyre në luftë kundër terrorizmit, sidomos mbas 11 Shtatorit, sulmit terrorist mbi SHBA. Tek ne, qartazi PD ka bërë tërë manovrat e mundshme për të mos hapur dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Shikoni, Saliu ka qeverisur në 92-97-ën dhe u rikthye në 2005-ën. Në të dy këto periudha e ka hartuar ligjin për dosjet që miratohet me shumicë të thjeshtë vetëm në prag fushate. E ka bërë jo për pastrim të politikës, por për kontroll e presion mbi të. Të dy herët qëllimisht ata kanë bërë bashkë ligjin për dosjet me atë të lustracionit, kështu që ligji është bërë antikushtetues dhe nuk ka mundur të marrë mbështetje në epiqendrat antikomuniste të botës, SHBA e BE. Akoma më e shëmtuar e më kompromentuese është loja me kundërzbulimin e huaj apo me bashkëpunëtorë të agjenturave të huaja. Këta as nuk kanë përmendur e jo më të jenë prekur me ligjin e dosjeve apo të pastrimit. Kjo dëshmon se këto struktura arrijnë të kontrollojnë dhe komandojnë politikën dhe sidomos, kontrollojnë shumicën aktuale.

22 komente në “INTERVISTA/ Gjinushi: Agjenturat kontrollojnë maxhorancën”

  1. Alisa Xhelili says:

    Ju zoti Gjinushi (bashke me opozitare te tjere), keni nje pergjegjesi te madhe te gjithanshme qe lejuat Sali Berishen te vije e te qendroje ne pushtet, ne nuserimin e dyte!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html

    1. 8maji says:

      E tha Gjinushi qe para vitit 2005 ne miting te opozites qe LSI ishte Loja e Saliut me Ilirin. Kur erdhi Saliu ne pushtet ne 2005-en thoshte gjithmone qe Saliu ska ndryshuar por eshte ai i pari, kurse Rama Meta e te tjere thoshnin qe Saliu ka ndryshuar. Ne vitin 2007 kur ishte shume kollaj te largohej saliu sepse opozita kishte celesin e 84 votave, Gjinushi kerkonte vetem zgjedhje te parakohshme, kurse Rama thoshte qe Saliu te mbaronte mandatin, dhe shume te tjere te PS thonin qe duhej stabilitet dhe zgjedhjet e parakohshme prishnin stabilitetitn. Ate vit u humb nji shanc i arte per te larguar Saliun pa asnji lloj konflikti.

      1. Vangjeli says:

        Ne Shqiperi ka patur dhe vazhdon te kete dy klane. Klani Kapo dhe klani Hoxha.
        Ne vitet 1990, per te ruajtur ekuilibrat, Ramiz Alia vendosi ne krye te partive shqiptare nje pasues te klanit Kapo (Sali Berisha) dhe nje te klanit Hoxha (Fatos Nano). Ideja ishte qe kushdo nga keta te dy qe do te ishte ne pushtet, te mos i prekte komunistet. Per t’u bindur mjafton te kujtoni qe Berisha bente pjese ne stafin e mjekeve te Kapos kurse Nano ishte beniamini i Nexhmije Hoxhes. Paktin e prishi Berisha kur futi Nexhmijen ne burg.
        Nga ana tjeter Edi Rama nuk eshte ne asnje klan. Pervec kesaj ai eshte nje i kastruar (i tredhur) qe ben cfare e urdheron Gramoz Ruci. Edhe partine ja kane marre te fortet e tipit Sterkaj, Doshi, Ndreu etj…
        Ne keto kushte, me keqardhje me duhet t’ju them qe PS sa te kete Edin ne krye, nuk vjen dot ne pushtet. Me vjen keq…

    2. Beni says:

      Pergjegjesin nuk e ka gjinushi me te tjere! E ka vetem nano i cili drejtonte opoziten duke qene kryetar i partis me te madhe, ashtu sikurse tani fajin e ka vetem edi rama i cili nuk eshte i afte( ose nuk do) ta rrezoje saliun pas gjith kafsherive qe ka bere. Opozitarte vertet si gjinushi gjithmon kane folur sot dhe atehere se kryetaret e ps nuk benin gje tjeter vecse i sherbenin saliut por shqiptaret me mire degjojne pordhet e kryetarve “te medhenj” se sa zerat e vertet opozitar.un vete nuk votoj me per ps, ka parti te tjera vertet te majta dhe opozitare duke filluar nga gjinushi etj

      1. xhatemja says:

        Bukur ke folur.

  2. Dean says:

    Malok hesapi.E kane ne gjak TRADHETIN,ata ”trima”.C’a me prit prej tyre????Ata ,historikisht,keshtu kan vepruar.

    1. Tani says:

      “Roli i opozitës nuk është të qetësojë popullin kur vjedh qeveria, kur abuzon qeveria, kur qeveria shkel çdo premtim të dhënë. Roli i opozitës nuk është për të thënë, mos protestoni se të gjitha qeveritë gënjejnë, për të thënë, duroni sa të vimë ne në pushtet që të zgjidhin problemin tuaj”
      I vetmi politikan qe sulmon hapur politiken e deshtuar dhe te shitur te edi rames,POR pa vajtur ne krahun tjeter si disa spiune te tipit kaci dhe nano. Bravo per qendrimet reale gjinushit dhe disa PAK te tjereve por fatkeqsisht jeni shume pak ne numer ne krahasim me ata qe jane shitur

  3. SH.KOLONJA says:

    SHKRIM BINDES E ME PERMBAJTJE-Po rruget e daljes nga tuneli?

  4. baca mertur says:

    euuu , kurse ti je i lare eee?
    kete e di edhe bufi mor burre , ne kena 100 vjet qe qeverisemi nga te huajt…i dime krejt se flasin veprimet qe bejne
    njeri hap rrugen kurse tjetri shtron petet e byrekut qe do te na helmoje perfundimisht

    meqe ra llafi ..te kane ngelur ndonje lek nga ato te skafeve se eshte bere keq ha ha …
    gjuan me me arme cuni me oficerat e gardes apo jo ..apo harrova ..nuk je me ne pushtet tashi …bashibozuk!!!

  5. shpatar says:

    Nuk eshte ndonje konstatim i vecante .Shqiperia edhe ne kohen e Dulles ka qene nene presjonin e agjenturave te huaja.Nuk u qelbem atehere se kishim obrella.Si miqe te Rusve nuk guxonin te fusnin duart lirshem. Tani qe jemi te shqyer derrat livadhisin pa ju trembur syri.Jemi popull shume mikprites per kedo.
    Nga statistikat e arshivave te M/B zona veriore e Shqiperise ka qene me problematikja.Kjo eshte dhe nje nga arsyet qe ne veri ka me shume te ekzekutuar nga pushteti komunist.Por nuk duhet harruar se ka dhe burra qe kane dhene nje kontribute te jashtzakonshem ne mbrojtje te Shqiperise.
    Tani cdo gje eshte ne krize mosbesimi.Paraja dhe jeta lluksoze, nga nje jete nenepresjon,ka devijuar cdo interesim per ndjenjen kombetare. Shqiperia eshte vetem nje treg i lire per kedo qe do te pasurohet.

    1. Paris says:

      Une personalisht nuk jetoj ne shqiperi prej gati 20 viteve, por shpreh keqardhje per vendin tim.
      ngjarjet e shqiperise i ndjek hap pas hapi dhe nuk shoh nje demokraci reale, shikojqe cdo dite
      e me shume ,ky vend po shkn drejt diktatures se meparshme.
      dhe per kete nuk ka faj qeveria , por opozita e cila nuk luan rolin e saj te vertete.
      populli nuk duhet te pajtohet kurre me kete qeveri kaq korrupte.
      QENDRIMI I KETIJ POPULLI ESHTE I PAJUSTIFIKUAR .KY POPULL HARRON QE DEMOKRACIA
      I TAKON POPULLIT DHE AI DUHET TE NGRIHET VAZHDIMISHTNE PROTESTA .
      ME KETE QENDRIM QE MBAN KY POPULL NE VITIN 2013 FITORJA ESHTE E PADISKUTUAR
      QE KJO QEVERI DO TI FITOJ PERSERI.
      ME BERISHEN PERSERI SHQIPERIA DO TE SHKATAROHET FARE.
      ME VJEN SHUME KEQ PER SHQIPERINE DHE PER POPULLIN
      QE KA RENE NE DUAR TE KEQIA. ARMIQTE E JASHTEM I KA ARDHUR
      RASTI PER TA GLLABRUAR SHQIPERINE. GJE TE CILEN NUK ARRITEN
      TA BENIN AS NE LUFTEN E PARE BOTERORE.

      ZOTI E NDIHMOFTE SHQIPERINE.

      1. ar says:

        Fajin nuk e ka hajduti qe vjedh,por roja qe nuk e kapi hajdutin! Na kenoqet!!!

  6. debatiku says:

    Ne pergjigje te shkrimet dhe komenteve jua them me plote goje..
    ENVER HOXHA …UDHEHEQES I LAVDISHEM,I LUFTES NAC-CLIRIMTARE,NDERTIMIT TE VENDIT DHE EMANCIPIMIT SHOQERISE,ZHVILLIMIT EKONOMISE,+ELEKTRIFIKIMIN E VENDIT ETJ…PA FUND QE SOT SI SHEH FARE KY BREZ I SALIANEVE RAMIZJANE…ENVERI ISHTE KOLLOZ BURRE,I PA ZEVENDESUAR,AI S’LA AGJENTURE NE KEMBE I ZHDUKU ,DUKE JUA BERE GJYQIN PARA GJITHE POPULLIT,PAMVARSISHT NGA DETYRA QE ATO KISHIN,SI EDHE ANTERET E BYROSE POLITIKE QE KA 22 VJET QE JUA LEXOJME DOSJET SE VERTETE AGJENTURA TE RREZIKSHEM TE U.D.B.E RUSI-GREQI ETJ…NACIONALISTI ME I MADH NE BOTE,SLA KEMBE TE HUAJI TE FUTET BRENDA,AHERE VININ ME SHUME TURISTA SE SOT,BILE NJEREZ TE ZGJEDHUR,QE I SHOPQERONIN QE NE HYRJE E DERI NE DALJA,SI ZOTER TE VENDIT TE VET.SEPSE LISHTE SHTET,NDER ME TE MIRET NE BOTE SHTET SOCIAL PER NJEREZIT=KAPITALI ME I CMUAR ,NE HISTORINE NJERZORE,NDAJ SHE SHERBIMIN SHENDETSORE E KISHTE FALAS,PA FOLUR PER ZHDUKJEN E MALARJES E TURBERKULOZIT…FLITET SHUME SIKUR ISHTE TRIM XHEVDET MUSTAFA E TE TJERE AGJENTURA ZOGISTE FASHISTE QE KERKONIN SHKATERRIMIN E EKONOMISE VENDIT,POR SA QE GJALLE ENVERI,NUK ARRITEN SE I TILLE E KISHTE BERE NENA KETE BURRE SHTETI..POR ME RAMIZIN JANE FAKTET QE HISTORIA DO T’I STUDJOJE E DO LEXOJE LIDHJET E TIJ ME ARMIQT E VENDIT,NDRYSHE NUK KUPTOHET SHKATERRIMI TOTAL I EKONOMISE ME UZINA E FABRIKA ,NEN UDHEHEQJEN E AZEM HAJDARIT,APO SHITJA E VENDIT TEK RUSO-SERBET NGA SALI SERBI ME 1 EURO/M.KATRORE..NUK ARRITI TI GEZOJE PASURITE QE I VODHI POPULLIT E SHTETIT SHQIPTARE AHMET ZOGOLLET,ASHTU ESHE AGJENTET E SALIRAMBERISHES,USHTRINE QE THEMELOJ E NDERTOJ RAMIZ ALIA,E HODHI NE ZBATIM NE NENTOR VITIT 1990,NUK KANE PER TE GEZUAR SALINANOTOPALLETIMAMET ETJ PAFUNDESI FUNDERRINA TE SHOQERISE QE VETEM SHKATERRUAN GJITHJE VENDIT,NUK KA MBETUR GJE NE KEMBE….E PRA VEPRAT E ENVERIT LEXONI DHE SOT BALLAFAQONI VEPRAT ME FAKTET ,SEPSE JU LARGUAM POROSIVE TE CMUARA QE AI NA LA…EDHE SOT NE PERKUJTIMIN E DITELINDJES SE TIJ TE 104,UROJE POPULL E NDERSHEM E PATRIOTE…TA KUJTOJME GJITHMONE SH.ENVER,E PAVDEKSHEM VEPRA DHE PUNA E TIJ NE SHERBIM TE ATDHEUT DHE POPULLIT,QE AI E VLERSOJ,E DESHI AQ SHUME…4-5 ARME PER KOKE I LA POPULLIT TE THJESHTE,CETAT E DEPOT E ARMATIMIT NE CDO LAGJE E FSHAT,SOT JANE SHITUR DHE PARAT I VODHEN HAJDUTET E POPULLIT DUKE MBAJTUR KARRIKET E PUSHTETIT…SOT TE VIJNE E TE NA GODASI ARMIQT SKEMI ARME TE MBROHEMI SE IMAMET E PUSHTETIT ,QE JANE TRADHETARET E KOMBIT SHQIPTARE DO GENJEJNE POPULLIN SE JEMI ANETARE TE NATOS..MALLKIMI PER AGJENTET E TRADHETARET..

  7. saliheqenefi says:

    po ne 98 mbas gjemes se luftes qe projektoi pse e pranuat ne politike,he se edhe ju keni gjynahe per te lare ,su ngope kurre nga politka buke e vjeter

  8. media e lire says:

    Qe nga Zogu deri ne Saliu dhe kushdo qe mer fronin ne Shqiperi punet qeveritare jane bere,behen e do behen nen rogos,populli as qe mer vesh se c’behet me kete truall,me keta te quajtur politikane o pasurite qe ka
    Shqiperia.

  9. hemo NERO-ne says:

    WOW GJINUSHI PASKA BER NJI ZBULIM !!!!!!!
    OKAY E PASKAN KUPTUAR ME NE FUND .
    PERSE NUK I PLASET NE SURRAT AGJENTEVE QE HAPUR I NJOHIN TE GJITHE SHQIPTARET ?????
    WOLFART SEQIU ARVIZU FASLLIC TOM& XHERRI etj etj FIGLI DEI PUTATINE !
    PERSE BENI GAM HAM SI QENE TE RRAHUR FSHEHUR ?
    JA KU I KE GJINUSHE TE JAN ULUR NE SHTEPI KEMB KRYQ E PO TA SHKERDHEJNE
    NENEN SHQIPERI ZARBOT ANTISHQIPTARE .
    RREMBE HURIN E BJERU …APO HARROVA UN (ZAKONI SHERIHATIT THOT “MIKUN” NW SHTEPI LERE TE TE SHKERDHEJ CTE PERMBAN) PTUUU .

    PSE JU ISH KOMUNISTAT NUK E MENDUAT KRU U BE SHNDRIMI SISTEMIT
    SE DUHEJ RUAJTUR VENDI DHE INSTITUCIONET E SDUHEJ LEN SHQIPERIA NE DOR TE RASTESISE ,TE HORAVE E CAKEJVE MAFIES NDERKOMBETARE TE KSAJ BOTE TERESISHT ANTISHQIPTARE ????!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    CFAR BET JU PATRIOTET ALLATURKA QE JU DHMEB AQ SHUME BYTHA PER PAREN ME SHUME SE PER KTE VEND ?
    JU VODHET E PLACKITET CMUNDET DHE E LATE KTE VEND NE MESHIR TE AGJENTURAVE TE HUAJA , I LATE DOR TE LIRE CDO LLOJ PROSTITUCIONI
    E SHKERDHATE E CAKALLI TA SHKERDHENTE E SHQYENTE KETE VEND.
    APO KUJTONI JU E GJITHJE TE ASHTUQUAJTUR BOSA SOT SE JU RANE NGA LART
    PASURITE PRRALLORE QE KENI BERE E TALLENI TANI ME ATE POPULL ?
    JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO FARE E KEQE JOOOOOOOOOOOOOOOOOOO POPULLI
    ASNJIHER NUK HARRON , E KEQJA E KTIJ POPULLI NE SHEKUJ KA QEN E MBETET VETEM NJI GJE E CILA PO I HA DHE KOKEN ESHTE AJO QE KURR NUK JU NDENSHKON JUVE TRADHETARET POLITIKANET ME TE NDYRE TE PLANETIT .

    1. ar says:

      Fajin nuk e ka vrasesi qe vret,por polici qe duhet te shkoje ne vendin e ngjarjes pera se te ndodhe krimi!!! BUF! Na knoqet me turbulliren e mendjes.

  10. LILOLABJA says:

    Vetem zoti Gjinushi nuk ka asnje arsye te ndjehet pergjegjes per ardhjen e Berishes ne pushtet .Zoti Gjinushi gjithmone e ka dhene alarmin e rrezikut Berishian, sa here ai behej dele e ulej me kreret e PS per te bere marreveshjet e rradhes .Nuk e di ku qendron faji i Gjinushit per ligjin elektoral te dale nga marveshja Rama -Berisha .
    Sa per Gjinushin eshte i vetem politikane qe deri me sot çdo parashikim dhe llogaritje e tij ka dale .Do deshiroja qe si Gjinushi te kish me shume politikane por fatkeqesisht parlamentin Shqiptar e kane mbytur trikoleshet -medioker dhe militantet qe skane asnje rrudhe ne tru.Po te kish qene Gjinushi kreu i PS kete hale qe sot kemi ne krye Gjinushi do e kish flakur nga politika per 5 min.Megalomania e krereve te Ps na ka bere peshqesh ketu e 20 vjet kete hale .Lerini turufatat por ti rrime m….siper se s’eshte faji i Gjinushit qe jemi ketu .Faji i Gjinushit eshte vetem se po te kish pranuar te ish agjente i ndonje fuqie ai do ishte sot president .Vetem kete gjunahe ka Gjinushi dhe mos filloni te na çani koken qe ka qene minister i diktatures e nuk duhet te jete ne politike se po ti hapim ato hale i bie qe asnjeri nga keta qe ja,e sot dhe ata qe do vine ne politike te mos jene politikane ,mesohuni te mos ti shihni njerzit me syze te zeza por ti vleresoni me aktet qe bejne .

  11. al says:

    shqiperise ne shumicen e rasteve e keqja i ka ardh nga brenda. nje popull qe te kete prosperitet mbi te gjitha duhet te jete i bashkuar dhe jo i ndare. duhet te ulet urrejtja per njeri tjetrin dhe te shtohet bashkepunimi. vetem keshtu ecet para.nje shoqeri e emancipuar zgjedh ne krye njerez te zgjuar dhe mbi te gjitha te ndershem dhe patriot.

  12. geri says:

    je politikani me i kompletum.e ke hallall voten ne 2013.

  13. AGJENTUARA SERBE ..... says:

    SHUME E VERTETE:
    AGJENTURA SERBE E LIRI DHE SAL KRIMINELIT
    KONTROLLOJNE GJITHE SHQIPERINE.

  14. i persekutuari says:

    Sa njeri te paanshem paskeni zgjedhur per te marre ne interviste!Gjinushi,qe ferkonte duaret si Uljah Hipi ne krah te R.Alise perpara studenteve te dhjetorit,do te kishte marre arratine si refugjat neper bote po te mos e kishte afruar Berisha qe e beri deputet ne Lushnje.Pastaj,”zeri i te pareve”e thirri te kthehet operseri ne kopene e tij e te ulerij pa pushim…O benike te partise,permendjani nje here emrat e atyre agjenteve,se na hengert duke hedhur bomba tymse,ku nuk shihet asgje.Ndoshta,ky Gjinushi,Klosi e tjere,mos e kan fjalen per armiqt e partise se shokut Enver qe i nxirrte ne vend agjente e poliagjente te te gjithe globit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje