AK: Të mos lejojmë projektin për zhdukjen e Spitalit Ushtarak. Është një krim

16 Tetor 2012, 13:09Politika TEMA

Aleanca Kuq e Zi, përmes një deklarate për shtyp pranë Spitalit Ushtarak në Tiranë, ka denoncuar procesin e shkrirjes dhe transferimit të departamentit të traumës së këtij spitali, e cila tashmë ka kaluar në formën e projektligjit në komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.

“Spitali Ushtarak Qendror Universitar ka qenë deri tash një nga institucionet shëndetësore më të shquara dhe më të shenjta në opinionin e mbarë shqiptarëve. Ai erdhi dhe u ngrit pas Luftës së Dytë Botërore duke sjellë një përvojë të re në shërbim ndaj njerëzve. Këtë spital, i cili ka shpëtuar me mijëra jetë njerëzish, shtetasi Sali Berisha dhe shërbëtori i tij, Arben Imami, duan ta kthejnë në shërbim të biznesit të oborrit qeveritar,” tha Sekretari i Përgjithshëm i AK, Myslim Pashaj.

“Papritmas, pa asnjë transparencë, qeveria shqiptare kërkon ta shkrijë dhe ta fshijë qenien e tij nga veprimtaria e tij e gjersotme, duke i bërë një kirurgji, duke e prerë dhe ndarë në projekte, të cilat fshehin pazaret me institucionet shëndetësore, që i kanë qëndruar aq afër jetës së shqiptarëve,” vijoi Pashaj.

Zyrtari i AK e quajti këtë një krim që po bëhet në favor të një spitali privat.

“Ky spital është ndërtuar dhe njihet nga të gjithë shqiptarët në një mjedis nga më të mirët në Tiranë për kushtet mjekësore, me një sipërfaqe prej 77.405 m2, me një kapacitet të lartë shtretërish, me një personal nga më të specializuarit në Shqipëri. Ky është një krim i ri në emër të privatizimit skajor që kërkon Berisha t’i bëjë pasurisë kombëtare dhe institucioneve të tillë si Spitali Ushtarak. Pas 55 vitesh ky spital shkrihet për t’i liruar mjediset në favor të një spitali privat që gjendet pranë tij. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka përgatitur procedurën për të transferuar qendrën e traumatologjisë pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ndërsa Spitalin Ushtarak si institucion do ta zhvendosin në Zallher. ku mund të shërbejë ushtarakëve,” tha Pashaj.

“I bëjmë thirrje opinionit shqiptar dhe atij shëndetësor në Shqipëri, që të ngrihet në këmbë për t’i thënë jo kësaj vepre antikombëtare. Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet ta kalojë këtë  projekt katrahurë, pa transparencën e duhur, për të mos e pranuar këtë VKM, që sapo iu është shpërndarë deputetëve”.

32 komente në “AK: Të mos lejojmë projektin për zhdukjen e Spitalit Ushtarak. Është një krim”

  1. loni says:

    u zgjuat ju te ak,,kreshnik trego pak nga jeta jote politike ne krah te babes ten sali berisha,,pastaj fol me gjasme cfare po behet,,me ke do bashkohesh ne 2013,,me ilirin apo me saliun,,cfare bere ne drejtesi gjat koherave qe ti i drejtoje,,vetem shkaterrim,,prandaj mos bej sikur te djeg shpirti malok hesapi…te gjithe ju maloket tradhetare dhe spiuna keni qene,,jeni dhe do jeni,,njerez te pabese dhe tradhetare..

    1. Albanos says:

      Nuk eshte hera pare qe AK ngre problematika te tilla si shqetesim per shqiptaret

    2. alma says:

      populli thote nje shprehje <me mire vone se kurre<,,,epo sot eshte dita praaa o sot o kurr,,ti hedhim keto mostra qe na qeverisin, bravo AK,te lumt Kreshnik Spaiu.je e vetmja shprese per shqiptaret e lodhur dhe te shgenjyer nga politika.

    3. fiku says:

      o Loni prej betoni, o njeriu i tosit, sales, edushit ciu ciu cerrit, po perse more laluc nuk e mbeshtet te rene por je ngulur si m..i tek pantoflat e vjetra qe kane 22 vjet qe alternohen dhe deri tani vetem sa kane deshtuar me sukses. PO ku e di ti more laluc qe frd apo ak jane te lidhura me sal vicidolin ? apo je nga dalezotsat e nanos apo ciu ciu cerrat e edushit ?

    4. xxxxx says:

      Pa i zot o Loni mylle at hale se na cave mener trapin mjaft mer trongull serash se nuk je per te komentu ket gjo ti meru me na i pune tjeter hajde me xakun sa nuk oshte vone

    5. geni says:

      Kreshnik Spahiu u ba nje tash FAQE ZI sepse shoku i Saliut eshte.Eshte nje tradhetar qe nuk e mbajti fjalen tek patriotat shqiptar,duke e kthyher Aleancen KUQ E ZI ne aleance Politike faqe zi.

  2. shqiptari says:

    O popull kapni armet para se te behet m…. mullar. Cmenduria po arrin kulmin.

  3. Latif Dreqi says:

    Enverin se duam ne, e shajme..por ca vepra i beri ama.Horrat shesin pasurite publike qe ndertoi ai.Nje cop varr mezi i dhane.Edhe hekurishtat e fabrikave shiten zagaret per tu pasuruar.Kane 22 vjet, skane ndertuar nje veper fitimprurese publike. Edhe sot jemi me HEC-et e partise.
    meqe ra llafi, ka ditelindjen xhaxhi sot:)

  4. rokobaroko says:

    Skandalet e kesaj qeverie sa vijne dhe behen me te te renda qe prekin thellesisht jeten e shtetasve te ketij vendi. Ketij abuzimi paskrupuj duhet ti vije fundi.

  5. mali says:

    Ku eshte OPOZITA E TREDHUR ???

    Mbetet tek taksa e bisnesit te vogel more derdimene!
    Pse duhet te beje punen tuaj AK!?

    1. iliri_uk says:

      Opozita e denoncoi dje dhe po t’u djege zemra juve beni koalicion me ps kunder saliut po ju jeni kollona e peste e Pd prandaj luftoni opoziten. Dhe ky qe shkruan per ak me nickname te ndryshem sa here ka lajm per ak duhet te jete me te vertete gjynah

  6. 100% Shqip says:

    Keshtu vazhdoni AK demaskoni dite pas dite kete sharlatan. Eshte per te ardhur keq te shohesh se si po shfytyrohet cdo qelize ee shtetit shqiptar. Eshte koha per ndeshkim!

  7. Hamzai says:

    LEH ME FORT KUR S’GUXON TE KAFSHOSH !
    BOMBARDOJ VESHET E VOTUSIT SHQIPCAR .
    MBUSHJA VESHET ME PORDH
    PLOT NGJYRA E PERKEDHELESE MASHTRIMI SEPSE
    VETEM AJO E BIE NE ORGAZM TRURIN MESJETAR .

  8. Ce Guevara says:

    Nuk ka kohe per fjale, hidhuni ne revolucion, ai po i ben fakt shitjet, neser kur ju te kujtoheni se ky nuk iken pa dhune, do te jete vone, se ekonomia do te jete ne duart e serbeve dhe sdo te kesh te drejte tja marresh, se e ka ble me pare, se si jane blere Europes nuk i intereson.
    Hidhuni ne revolucion, kjo eshte zgjidhja.

    1. bbb says:

      Cthua more? Prit sa te bej nje shkrim Ed Ram ne Twitter qe te dridhet Saliu bashke me Arxhiun e Amerikes

  9. jon says:

    Spitali Ushtarak eshte i vetmi qe mban ne kembe mjeksine e degraduar shqiptare…..tu heqim dhe kete shqiptareve dhe pastaj….kupa e durimit ka kohe qe eshte mbushur tashme ka nisur te derdhet, ne 2013 keta njerez duhet te largojne duart nga institucionet qe u perkasin e shtetasve shqiptare

  10. rokobaroko says:

    Skandal pas skandali dhe keta kane akoma pafytyresine dalin ne ekran. Po opozita ku eshte pse hesht?!……te vetmit qe reagojne dhe demaskojne jane AK.

  11. elio says:

    Mbase duhet kujtuar por spitalin ushtarak nuk e ndertoi Enveri por Zogu me ndihmen e italianeve (duket qarte projekti i vjeter)…Nejse pak rendesi ka..eshte monument i shendetesise shqiptare ne te mire e ne te keqe..

  12. sarandioti says:

    bravo ak, jeni gjithmone ne kerkim te se vertetes, shpresojm shume te fitorja juaj dhe berja realitet e projektit kuqezi

  13. Ida says:

    Eshte vertet per te ardhur keq qe cdo dite Ak po nxjerr keto te palara te shtetit shqiptar… Vazhdoni keshtu AK ne kemi vertet nevoj per ju dhe per zerin tuaj… ju lutem jepini zgjidhje kesaj diktature se po fundosemi me keq nmga cfar kemi qene…

  14. fiks fare says:

    Po me spitalin c’paten?

  15. ai says:

    Spitali i Përgjithshëm Ushtarak (sot Spitali Ushtarak Qendror Universitar), një ndër përkujdesjet e para të Mbretërisë Shqiptare, u themelua dhe nisi rrugëtimin e tij prestigjioz në nivel kombëtar më 26 shtator 1929. Vlera e përgjithshme e investimit arrinte shifrën 548 894 88 franga ari, një tregues domethënës për kohën. Themelimi i këtij Spitali lidhet ngushtë me emrin e madh të mjekësisë shqiptare, nënkolonel dr. Jani Basho, drejtori i parë i tij në vitet 1929–1935, njëherësh themelues i spitaleve qendrore të Shqipërisë.

  16. alban4eva says:

    kupa eshte mbushur dhe po derdhet?? Sali kafsh shpellari e ka pergjigjen per shqiptaret: “pijeni qe te mos derdhet”…

  17. alban4eva says:

    ne Shqiperi eshte bere zakon prej kohesh, nuk shikohet ujku, por gjurmet.. ujku eshte aty perpara sa nje ari, kurse ca pisa kane shume qejf te shohin gjurmet.. mbi keta pisa mbeshtetet edhe Berishovici, satrapi i Albanistanit.. jane te shumte ne numer per fat te keq.. por do vije se shpejti nje dite qe do shkojne ne p..th te motres se tyre qe te gjithe, duke filluar nga i pari, Sali kafsh shpellar varkar pedofil Berishovici…

  18. ajdin says:

    LAVDI GJITHE VEPRAVE TE ENVER HOXHES,I PA HARRUAR KUJTIMI TIJ.ISHALLA NE GJENET:

  19. ajdin says:

    ME THONI VETEM NJE SPITAL QE ESHTE RREGULLUAR NE SHQIPERI QE TI SHERBEJ POPULLIT Per 25 vjete ,,,,,prjashto private qe punojne per kapitalistave BERISHJAN.

  20. ? says:

    bravo ak,bravo trim i mallakastres myslim pashaj..!!!!kini mbeshtetjen e te gjithe emigranteve …do ju mbeshtesim c’do here qe ngrini zerin per padrejtesit qe sali serbi u ben popullit shqipetar..!!!rroft nena jone e shtrenjt shqiperi…vdekje sali serbit.

  21. arben vani says:

    HALLALL MIRE JA BONI KETIJ PALO MILET RRASJANI FORT ,MER FORT DERI NE
    RRONZE QE MOS TI DALI MO, SE BRESHKA DO FERRE,POPULL QE NUK PRODHON
    LIDER E HERONJ POR VETEM PEDERASTA E HAJDUTE. VAZHDONI SHITINI E MERRINI TE GJITHA,MOS KINI MESHIRE SE NUK KA OPOZITE POR VETEM LEGENA QE BOJNE
    MONOLOQE. MA GEZOFSH DITELINDJEN O KOMANDANT SE NA DOGJI MALLI SA TE
    RROJME DO TE TE KUJTOJ KY PIS MILET QE TE MERITONTE.

  22. interpoli says:

    Kini kujdes nga makuteria Berishiane parazgjerdhore!!! do tju nxjerre ne shitje me soj e sorrollop…. objektet s’jane gje fare para privatizimit mendor, shpirteror, intelektual…tharrje, drenazhim, djerre cdo gje… ashtu si tokat e pyjet e cveshur nga cmenduria njerezore…

  23. eli says:

    kjo eshte e papranueshme…si mund ta bejne nje gje te tille dhe po e bene ku mendojne ta zhvendosin sektorin e traumave apo do e sjellin ne qsut ku edhe pa kete eshte bere nje lemsh qe sdihet ku vete e per cfare sherbejn ….po shkaterron plotesisht sektorin e shendetesise

  24. LIN LESAJ says:

    ne po vuajm nje diktatur kriminelesh qe shtiren si demokrat me ne krye xhaxhin SALI por shpresoj qe tu vije fundi sa ms par sepse ata sjan tjeter veqse anti shqiptar te korroptuar dhe shpresoj nje dit te jen para drejtesis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje