Kur lindi Sali Berisha, Ramazan Spahia ishte 7 vjeç. Dhe jetët e atyre vogëlushëve morën rrugë krejt të kundërta qysh nga ai moment. Sepse vogëlushi Ramazan kishte bërë një “faj të pafalshëm” – kishte ardhur në jetë nga një baba që nuk e pranoi ardhjen e komunistëve në pushtet dhe që u vra duke luftuar me armë në dorë kundër tyre. Ndërsa babai i Berishës e përkrahu ardhjen e komunistëve në pushtet dhe, eventualisht, e dërgoi të birin e tij me një valixhe druri në Tiranë, për të filluar ngjitjen meteorike në karrierën mjekësore dhe në aktivitetin në radhët e Partisë së Punës.
Kur Sali Berisha voziste me varkë në Drilon të Pogradecit me të birin e Enver Hoxhës, Ramazani u arrestua në Klosin e Burrelit sepse kishte sharë këtë të fundit. Dhe në 23 muajt që pasuan, ai u torturua çnjerëzisht në hetuesinë e Peshkopisë, për të treguar nëse kishte ndonjë bashkëpunëtor në “aktivitetin armiqësor” të tij. Pasi hetuesit u bindën për të kundërtën, Ramazanin e dërguan në burgun e Spaçit për të vuajtur dënimin që i dha partia ku Saliu militonte.
Në vitin 1992, rrugët e jetës së Saliut dhe Ramazanit u takuan më së fundi. Saliu, pasi ishte larguar nga partia e babait të shokut të tij të vozitjeve në Drilon, kishte dalë në krye të Partisë Demokratike dhe, gjatë fushatës zgjedhore të atij viti, e takoi në Ramazanin në Klos. Që prej atij viti e deri në 2009-ën, Ramazani votoi rregullisht për Partinë Demokratike, sepse, nga shtrëngimi i dorës që kishte bërë me ish-komunistin Berisha, kishte krijuar një bindje të brendshme se ishte penduar sinqerisht për militimin në partinë që i kishte shkatërruar jetën atij dhe mijëra bashkëvuajtësve të tjerë.
Por zvarritjet e pafundme pas zgjedhjeve të 2009-ës, për të marrë këstet e dëmshpërblimit të premtuara nga Saliu para zgjedhjeve, e bindën më së fundi Ramazanin se atij i interesonte vetëm vota e të burgosurve politikë dhe jo dëmshpërblimi dinjitoz i tyre. Dhe kur mori vesh se bashkëvuajtësit e tij ishin futur në grevë urie në Tiranë, Ramazani hipi në një furgon dhe shkoi e u ngujua edhe ai me ta.
Dhe vijmë kështu tek dita e djeshme. Dje Saliu festoi me nipër e mbesa datëlindjen e tij, ndërsa Ramazanin kishin ardhur ta vizitonin nipërit dhe mbesat, por policia nuk i lejoi të futeshin në çadrën e grevës… Saliu gëzon shëndet të plotë, ndërsa Ramazanin 45-kilësh deshin ta dërgonin dje mjekët në spital, por ai refuzoi të dilte nga greva…
Dhe ironia nuk mbaron me kaq. Në ditën kur Ramazani u deklaroi mjekëve se do të vetëflijohej, Saliu u deklaroi deputetëve të tij, me rastin e datëlindjes së vet, se do të jetojë edhe 34 vjet të tjera dhe se do të qeverisë edhe kaq vjet sa ka qeverisur… Dhe kjo deklaratë e Saliut na çon 10 mijë kilometra në jug të Shqipërisë, ku 88-vjeçari i rrjedhur nga trutë Mugabe po garon për t’u rizgjedhur për të n-tën herë president i Zimbabves…
Shënim: Në foton shoqëruese, Ramazan Spahia është në cepin e poshtëm, djathtas.
http://respublica.al/opinion/2012/10/16/ramazan-spahia-sali-berisha-robert-mugabe
O Ju te temes,mos e shani Salen kaq shume se s’eshte i rrjedhur,thjesht eshte ne dimesion tjeter.Pastaj sipas fizikes quantistike asgje s’e ndan endrren nga realiteti,persa kohe jane te njejtat qeliza qe veprojne ne te dy rastet.Mero,po deshe dicka “nicely” per te botuar,me thuaj.E di Niku numrin tim…p.s- ahh mor Ramazan qe sipas emrit po te ecen dhe jeta…duhet te quheshe Sali ose “bajram” qe te te ecte “fjolle”!!
Sal Hundrrensi genjeshtar!
Sal 1 prilli shqiptar!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-e-pinoku-sali-berisha.html
Bravo Zaloshnje. Thjesht po ne menyre therrese.
Qente e PD trufellojne ? I duhet kujtuar perdite pseudo-demokratve se kush eshte babai i tyre shpirteror.
Ironi e fatit…!Rastësia,tha Avni Rustemi,në gjyq…në Paris…Por ai,e tha -Kur kishte mbaruar punë me tradhëtarin e pabesë Esat pashë Toptanin…E kishte hequr qafe…Rastësia ishte me trimin e madh,patriotin e mençur Avni Rustemi!-Sot me Ramazanin,nuk është fati…Mbase,ditët në vijim janë më fatlume edhe për këtë hero të ditëve tona…I uroj Kurajo,Ramazanit dhe gjithë grevistëve në sheshin e betejës….!
ZOTI ZALOSHJA TE KAME NDJEKUR NE SHUME RASTE NE KOMENTET,PARASHIKIMET DHE STATISTIKAT QE JEPNI NE EMISIONE TELEVIZIV DHE MENDOJ NE 80% TE RASTEVE GABONI NUK MUND TA NDAJ QE GABONI NGA PAAFTESIA JUAJ APO NGA MILITANTIZMI PARTIAK. BENI MIRE TI LIRONI VENDIN GAZETARVE DHE ANALISTVE ME TE RINJE NE MOSH. JU UROJ SUKSESE NE NDONJE FUSHE TJETER QE MUND TE JENI TE SUKSESSHEM.
Ke shume te drejte o POLITKANICHICAGO. Zaloshnja ne keto vite te demokracise eshte dalluar per pikpamjet e tija te qendres se djathte. Keshtu eshte normale qe nuk mund ti perputhen bindjet me komunistin e vjeter dhe neokomunistin Sali Shpellari. Keshtu mor trim.
Gazetaria eshte profesion i lire dhe kushdo mund te shkruaj sipas deshires. Ndersa ai qe duhet ti leshoj vendin te rinjve eshte ai barbari qe kerkon te mbreteroj 100 vejt.
O Zaloshnje nuk po lini fjale pa e share Sali plehren dhe me shume te drejte. Po une desha me dit pse sot mor njeri?! Si ti, si Ramazani ashtu dhe gjithe te tjeret qe jane sot ne greve e keni mbajt ne krah kete komunistin Sali te pakten deri ne zgjedhjet e shkuara. Pune shqiptaresh…
O lepur, cdo me thene kjo? Nuk ka te drejte Zaloshnja e te tjeret te ndryshojne? Po kur ke ndryshuar ti dhe une qe i thurrnim lavde Enverit pse te mos ndryshojne ata? Sa keq me vjen per ty qe ne vend te trurit te kane mbjelle tallash ne koke!
zaloshnja ti më befason gjithnjë me shkrimet e tua!je aq naiv sa kujton se të gjithë njerëzit janë idjotë!
shkruan një artikull të mirë por e dhjet që në fillim thua këtë frazë”kishte ardhur në jetë nga një baba që nuk e pranoi ardhjen e komunistëve në pushtet dhe që u vra duke luftuar me armë në dorë kundër tyre”!përse mor zaloshnje ti që e ke zakon të na shpjegosh se si shqiptohet emri i ndonjë të huaji,përse nuk nuk u tregove pak i zgjuar e ta lije jashtë këtë fjali!ose ta shpjegoje se në krah të kujt ishte!mos vallë në krahë të gjermanit.jo këtij të sotmit por atij të djeshmit!në krah të pushtuesit dhe jovetëm pushtues i thjeshtë,por dhe nazist!mor njerëz që bëtë shkolla të larta përse jeni kaq idjotë sa të mos përmëndni një diçka që e turpëron të mbrojturin tuaj!përse nuk jeni aq të zgjuar sa të mos përmëndni një tradhëti,të paktën atëherë kur nuk është e nevojshme!do të të mjaftonte të thoshe i persekutuar!do të mjaftonte të flisje vetëm për dënimin e padrejtë të spahisë për një fjalë goje!ti je në radhën eintelektualëve me zgjuarsi të kufizuar!